Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Analiza/ Si po transformohen qeveritë e majta europiane nga kërcënimi i ekstremit të djathtë

By: user 8
19 September 2024 at 14:42

Suksesi i partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet në vendet kyçe europiane po i shtyn edhe qeveritë e qendrës dhe të majta që të shtrëngojnë politikat për migracionin, duke krijuar çarje në unitet dhe duke shkaktuar shqetësim midis aktivistëve.

Me daljen e së djathtës ekstreme gjermane në krye në dy zgjedhjet shtetërore në fillim të këtij muaji, qeveria kombëtare e Berlinit e udhëhequr nga socialistët ka rivendosur kontrollet kufitare në kufijtë perëndimorë që supozohet të shohin lirinë e lëvizjes në zonën Shengen të Bashkimit europian.

Qeveria e Holandës, e cila përfshin partinë e liderit të ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, njoftoi të mërkurën se kishte kërkuar nga Brukseli një tërheqje nga rregullat e BE-së për azilin, me kryeministrin Dick Schoof që deklaroi se kishte një “krizë” azili.

Lexo më tej: DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin 

Ndërkohë, kryeministri i ri britanik Keir Starmer i Partisë Laburiste të krahut të majtë bëri një vizitë në Romë për bisedime me homologen italiane Georgia Meloni, partia e së cilës ka rrënjë neofashiste, për të diskutuar mbi strategjitë e përdorura nga Italia në kërkimin e reduktimit të migracionit.

Lexo më tej: Analiza/ Starmer, mos u nxito të kopjosh Melonin për Shqipërinë! 

Partitë e ekstremit të djathtë performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane të qershorit, duke dalë në krye në Francë, duke bërë që presidenti Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme, të cilat rezultuan në emërimin kryeministër Michel Barnier, i krahut të djathtë, ni cili më parë ka bërë thirrje për një moratorium mbi emigracionin.

Lexo më tej: Çfarë është Fronti i Ri Popullor, fituesi surprizë i zgjedhjeve franceze 

Ne jemi dëshmitarë të “vazhdimit të një zhvendosjeje djathtas në politikat e migracionit në Bashkimin europian”, tha Jerome Vignon, këshilltar për migracionin në institutin e mendimit Jacques Delors.

Ky trend pasqyroi rritjen e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet europiane në qershor, dhe së fundmi në dy zgjedhjet rajonale në Gjermani, tha ai, duke iu referuar një “prirjeje mjaft të qartë proteksioniste dhe konservatore”. 

“Pozicionet kundër imigracionit që më parë ishin në pronësi të së djathtës ekstreme tani po ndotin partitë e qendrës së djathtë, madje edhe partitë e qendrës së majtë si Social Demokratët” në Gjermani, shtoi Florian Trauner, një specialist i migracionit në Vrije Universiteit Brussel.

Ndërsa qeveria laburiste në Londër ka hequr dorë nga plani i administratës së saj paraardhëse konservatore të krahut të djathtë për të dërguar azilkërkues në Ruandë, ajo ka qartësisht interes për një marrëveshje që Italia ka arritur me Shqipërinë për të ndaluar dhe përpunuar emigrantët atje.

Lexo më tej: Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si “kosh” refugjatësh 

Brenda Bashkimit europian, Qipro ka pezulluar përpunimin e kërkesave për azil nga aplikantët sirianë, ndërkohë që janë shfaqur ligje që autorizojnë bllokada në kufirin në Finlandë dhe Lituani.

Me pretekstin e trajtimit të situatave “emergjente” apo “krize”, lista e përjashtimeve dhe devijimeve nga rregullat e përbashkëta të përcaktuara nga Bashkimi Europian vazhdon të rritet.

E gjithë kjo është në kundërshtim me paktin e ri të BE-së për migracionin, i rënë dakord vetëm në maj dhe që hyn në fuqi në vitin 2026.

Në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse në Mannheim dhe së fundmi Solingen për të cilat fajësohen islamistët radikalë, qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz dëboi gjithashtu 28 afganë të kthehen në vendin e tyre për herë të parë që nga pushtimi i Kabulit nga talebanët.

Lexo më tej: Dëbime dhe ndalime në kufi/ Gjermania do ndryshojë politikat për emigrantët 

Gjeste të tilla nga Gjermania janë edhe më simbolike duke pasur parasysh se si vendi që nga Lufta e Dytë Botërore është përpjekur të kthehet në një model integrimi, duke marrë një milion refugjatë, kryesisht sirianë në 2015-2016 dhe më pas më shumë se një milion të mërguar ukrainas që nga pushtimi rus.

Lexo më tej: Ukraina po e humb luftën/ Çfarë duhet bërë 

Gjermania po dërgon një “mesazh të fortë” për publikun e saj si dhe për partnerët e saj europianë, tha Trauner.

Presioni migrator “mbetet i rëndësishëm” me më shumë se 500,000 kërkesa për azil të regjistruara në Bashkimin Europian për gjashtë muajt e parë të vitit, tha ai.

Gjermania, e cila mori vetëm një të katërtën e tyre, kritikon vendet e Europës Jugore për lejimin e emigrantëve të qarkullojnë pa përpunuar kërkesat e tyre për azil, por shtetet jugore denoncojnë mungesën e solidaritetit të pjesës tjetër të Europës.

Lëvizjet e Gjermanisë u dënuan nga aleatët e BE-së, përfshirë Greqinë dhe Poloninë, por Scholz mori vlerësimin ndoshta të padëshiruar të lavdërimeve nga kryeministri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban, miku më i ngushtë i Moskës në Bashkimin europian, kur ai u shpreh: “Mirë se erdhët në klub”. 

Dështimi i Komisionit të BE për t’i mbajtur vendet përgjegjëse “vetëm nxit një klimë mosndëshkimi ku politikat dhe praktikat e njëanshme të migracionit mund të përhapen”, tha Adriana Tidona, Hulumtuese e Migracionit e Amnesty International.

Por pas retorikës, të gjitha shtetet europiane janë gjithashtu të vetëdijshme për rolin vendimtar që luajnë migrantët në mbajtjen e sektorëve në zhvillim, përfshirë transportin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe rëndësinë e tërheqjes së fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Pas fjalimeve simbolike, liderët europianë, veçanërisht ata gjermanë, mbeten pragmatikë: kontrollet kufitare janë në shënjestër,” tha Sophie Meiners, një studiuese e migracionit në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Edhe qeveria e Melonit ka lejuar hyrjen në Itali të 452 mijë punëtorëve të huaj për periudhën 2023-2025.

“Paralelisht me këtë lloj masash të reja kufizuese, ata e dinë se duhet të adresojnë nevojat e fuqisë punëtore të kualifikuar,” tha ajo.

Barron’s, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Analiza/ Si po transformohen qeveritë e majta europiane nga kërcënimi i ekstremit të djathtë appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së

By: user 8
19 September 2024 at 14:05

Më 3 tetor në orën 09:00 është shtyrë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga SPAK. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.

Ilir Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake për shkak të dosjes voluminoze e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa u la në masën detyrim paraqitje. Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së appeared first on Lapsi.al.

Trupat britanike zbarkojnë në Shqipëri

By: user 8
19 September 2024 at 12:48

Forcat tona të Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë Stërvitjen e Përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri.

Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës. Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s.

Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore.

The post Trupat britanike zbarkojnë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Diplomat false në Kolegjin Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: user 8
19 September 2024 at 12:36

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ne lidhje me skandalin per dhenien e diplomave  false qe kolegji Wisdom jepte ne vendin tone në këmbim te pagesave. Hetimet kane nisur prej muajit korrik, pas kallezimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se ne disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratoret e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardia di Financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

SKANDALI

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për secilën.

Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e institucioneve në Shqipëri, e cila ka favorizuar pronarët e Kolegjin Wisdom, Savino Cianci dhe Lucia Catalano.

Në dosje thuhet se kësaj zyrtareje i është dhënë një çantë e firmës “Louis Vuitton” që ka kushtuar 1150-1200 euro.

Dhurata i është dorëzuar gjatë një darke, ndërsa e gjithë situata zhvillohet në gusht të 2022.

Në krye të kësaj skeme, qëndron çifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit.

Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një agjendë e ngjeshur universitare.

Ndërkohë referuar të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke përmendur emrin e Evis Kushit.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet nder të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

The post Diplomat false në Kolegjin Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet appeared first on Lapsi.al.

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: user 8
19 September 2024 at 11:45

Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Por kërkesa e dorëzuar në Komisionin e BE-së nuk ka shumë shanse për sukses.

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit.” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës” 

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS) . Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./DW

The post Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Aksident me vdèkjè rrugën në Plepa-Shkozet

By: user 8
18 September 2024 at 18:40

Në Unazën Plepa-Shkozet, është përplasur për vdekje nga një makinë një person.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka qenë duke udhëtuar me motor.

Lajmi në përditësim… 

The post Aksident me vdèkjè rrugën në Plepa-Shkozet appeared first on Lapsi.al.

Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe

By: user 8
18 September 2024 at 18:15

Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonisë së Veriut u hoqën tabelat e sinjalistikës rrugore që përmbanin edhe gjuhën shqipe. Kjo krijoi një zemëratë tek shqiptarët e shtetit fqinj.

Tabelat që ishin vendosur në rrugën Bllacë-Shkup nuk përmbanin gjuhën shqipe, ndërsa ato janë zëvendësuar sapo rasti u bë publik në media. Në lidhje me këtë ngjarje, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin situatën si kthim mbrapa në kohë, por që janë të vendosur se nuk do ta lejojnë të ndodh. Qytetarët e Dibrës së Madhe shprehen se është luafutar në gjithë këto vite për gjuhën shqipe dhe se nuk mund të ketë një kthim në vitin 2001. Të tjerë qytetar thonë se fillimisht do të organizojnë protesta nëse do të ketë një tentativë për ta hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Shumë tabela në rrugët e Maqedonisë së Veriut u dëmtuan duke iu hequr gjuhën shqipe. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklrauar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkrur në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse,” u shpreh një qytetar.

The post Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet 59-vjeçarja në Selenicë, kultivoi kanabìs në pronën e saj

By: user 8
18 September 2024 at 18:11

Një 59-vjeçare me inicialet L.M është arrestuar ditën e sotme në Selenicë. Bëhet me dije se në pronën e saj në fshatin Gjorm, janë gjetur të kultivuara 6 bimë kanabis.

Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

Njoftimi i policisë: 

Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

The post Arrestohet 59-vjeçarja në Selenicë, kultivoi kanabìs në pronën e saj appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi shtyn seancën e nesërme plenare, zhvillon homazhe për Gerti Bogdanin

By: user 8
18 September 2024 at 16:29

Kuvendi nesër do të mbajë homazhe për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Homazhet do të mbahen nesër në sallën ku mbahen seancat plenare. Homazhet mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00. Seanca e rregullt plenare shtyhet për të premten.

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

Faleminderit”, thuhet në njoftim.

The post Kuvendi shtyn seancën e nesërme plenare, zhvillon homazhe për Gerti Bogdanin appeared first on Lapsi.al.

Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS

By: user 8
18 September 2024 at 14:38

Mijëra njerëz janë plagosur në Liban, pasi biperët (paisje komunikimi të ngjashëm me telefonët) e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah për të komunikuar shpërthyen në mënyrë dramatike pothuajse njëkohësisht në të gjithë vendin të martën.

Të paktën 12 persona u vranë, përfshi dy fëmijë, thanë zyrtarët libanezë. Rreth 2,800 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Është e paqartë se si ndodhi sulmi, i cili duket të ketë qenë shumë i sofistikuar. Megjithatë Hezbollahu fajësoi kundërshtarin e tij Izraelin. Zyrtarët izraelitë deri më tani kanë refuzuar të komentojnë.

Ja çfarë dimë deri tani.

Kur dhe ku ndodhi?

Shpërthimet filluan në kryeqytetin e Libanit, Bejrut dhe disa zona të tjera të vendit rreth orës 15:45 me orën lokale.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë tym që dilte nga xhepat e njerëzve, përpara se të shihnin shpërthime të vogla që dukeshin si fishekzjarre dhe të shtëna armësh.

Në një klip, pamjet nga kamerat e rrugës dukej se tregonin një shpërthim në xhepin e pantallonave të një burri teksa qëndronte në një dyqan.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, New York Times tha se biperët morën mesazhe që dukej se vinin nga udhëheqja e Hezbollahut përpara se të shpërthenin. Mesazhet në vend të kësaj u duk se shpërthenin pajisjet, raportoi Times.

Shpërthimet vazhduan për rreth një orë pas shpërthimeve fillestare, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Menjëherë pas kësaj, një numër i madh njerëzish filluan të mbërrinin në spitalet në të gjithë Libanin, me dëshmitarë që raportuan skena të konfuzionit masiv.

Si shpërthyen biperat?

Analistët kanë nxituar të shprehin tronditje për shkallën e sulmit të së martës, duke thënë se Hezbollahu krenohet me masat e tij të sigurisë.

Disa sugjeruan se një hakerim mund të ketë shkaktuar mbinxehjen e baterive të biperave, duke shkaktuar shpërthimin e pajisjeve. Një akt i tillë do të ishte i paprecedentë.

Por shumë ekspertë thonë se kjo nuk ka gjasa, me pamjet e shpërthimeve që nuk janë në përputhje me mbinxehjen e baterive.

Në vend të kësaj, disa analistë thonë se një lloj sulmi i zinxhirit të furnizimit, i cili përfshinte manipulimin e biperave gjatë prodhimit të tyre ose gjatë tranzitit, ishte më i mundshëm.

Sulmet e zinxhirit të furnizimit janë një shqetësim në rritje në botën e sigurisë kibernetike me shumë incidente të profilit të lartë të shkaktuara së fundmi nga hakerat që fitojnë akses në produkte ndërsa ato janë në zhvillim.

Por këto sulme zakonisht përmbahen në softuer. Sulmet e zinxhirit të furnizimit të harduerit janë shumë më të rralla pasi përfshijnë marrjen në dorë të pajisjes.

Nëse ky do të ishte vërtet një sulm i zinxhirit të furnizimit, do të kishte përfshirë një operacion të madh për të manipuluar fshehurazi biperat në një farë mënyre.

Zyrtarët e sigurisë në Liban thonë se biperat ishin të mbushur me një sasi të vogël eksplozivi muaj para se pajisjet të hynin në vend. Duke folur për BBC, një ish-ekspert i municioneve të Ushtrisë Britanike, i cili kërkoi të mos emërohej, spekuloi se pajisjet mund të ishin aktivizuar më pas nga një sinjal në distancë.

Çfarë dihet për viktimat?

Një burim i afërt me Hezbollahun i tha AFP se dy nga të vrarët ishin djemtë e dy deputetëve të Hezbollahut. Ata thanë gjithashtu se vajza e një anëtari të Hezbollahut u vra.

Mes të plagosurve ishte edhe ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani. Raportimet në mediat iraniane thanë se plagët e tij ishin të lehta.

Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah nuk u lëndua nga shpërthimet, raportoi Reuters duke cituar një burim.

Ministri libanez i Shëndetit Publik Firass Abiad tha se dëmtimet në duar dhe fytyrë përbënin shumicën e lëndimeve.

Duke folur për programin Newshour të BBC-së, ai tha: “Shumica e lëndimeve duket se janë në fytyrë dhe veçanërisht në sy dhe gjithashtu në dorë me disa gjymtime, qoftë në duar apo gishta, dhe disa prej tyre kanë lëndime nëpër krahë”. 

Ministri libanez shtoi: “Shumica dërrmuese e njerëzve që po paraqiten në dhomat e urgjencës janë me rroba civile, kështu që është shumë e vështirë të dallosh nëse i përkasin një entiteti të caktuar si Hezbollahu apo të tjerë… 

“Por ne po shohim në mesin e tyre njerëz të moshuar ose njerëz shumë të rinj, si fëmija që fatkeqësisht vdiq… dhe ka prej tyre që janë punonjës të shëndetësisë”, tha ministri.

Jashtë Libanit, 14 persona u plagosën në shpërthime të ngjashme në Sirinë fqinje, sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kush është përgjegjës?

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë , megjithëse kryeministri i Libanit dhe Hezbollahu kanë fajësuar Izraelin.

Kryeministri Najib Mikati tha se shpërthimet përfaqësonin një “shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve”. Një burim sigurie në vend akuzoi agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad se qëndron pas sulmit, raportoi Reuters.

Në deklaratën e tij duke akuzuar Izraelin se qëndron pas sulmeve, Hezbollah tha se e mbante vendin “plotësisht përgjegjës për këtë agresion kriminal që synonte gjithashtu civilët”. 

“Ky armik tradhtar dhe kriminel sigurisht që do të marrë dënimin e tij të drejtë për këtë agresion mëkatar, pavarësisht nëse e pret apo jo”, shtoi ai.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe izraelitë i thanë Axios se shpërthimet fillimisht ishin planifikuar si hapje të një ofensive “të gjithanshme” kundër Hezbollahut. Por ditët e fundit Izraeli u shqetësua se Hezbollahu ishte vënë në dijeni të planit, kështu që ata u shpërthyen herët.

Zyrtarët izraelitë nuk i kanë komentuar akuzat, por shumica e analistëve pajtohen se duket se ai qëndron pas sulmit.

Profesor Simon Mabon, kryetar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Lancaster, i tha BBC-së: “Ne e dimë se Izraeli ka një precedent të përdorimit të teknologjisë për të gjurmuar objektivin e tij”, por ai e quajti shkallën e këtij sulmi “të pashembullt”. 

Lina Khatib, nga Chatham House me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se sulmi sugjeron se Izraeli është infiltruar “thellë” në “rrjetin e komunikimit” të Hezbollahut.

(Tre gra mbërrijnë në një spital në Bejrut për të mësuar për të dashurit e tyre, pas shpërthimeve)

Pse përdor bipera Hezbollahu?

Hezbollahu është mbështetur shumë në biperat si një mjet komunikimi me teknologji të ulët për t’u përpjekur të shmangë gjurmimin e vendndodhjes nga Izraeli.

Një biper është një pajisje telekomunikacioni me valë që merr dhe shfaq mesazhe alfanumerike ose zanore.

Telefonat celularë janë braktisur prej kohësh si thjesht shumë të cenueshëm, siç tregoi vrasja e Izraelit ndaj prodhuesit të bombave të Hamasit, Yahya Ayyash, qysh në vitin 1996, kur telefoni atij i shpërtheu në dorë.

Por një operativ i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve AP se biperat ishin një markë e re që grupi nuk e kishte përdorur më parë. Një zyrtar libanez i sigurisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rreth 5,000 bipera u sollën në vend rreth pesë muaj më parë.

Etiketat që shihen në fragmente të biperave të shpërthyer tregojnë për një model të quajtur Rugged Pager AR-924. Por prodhuesi tajvanez Gold Apollo ka mohuar çdo përfshirje në këto shpërthimet. Themeluesi, Hsu Ching-Kuang, tha se kompania e tij kishte nënshkruar një marrëveshje me një kompani europiane për të prodhuar pajisjet dhe për të përdorur emrin e kompanisë së tij.

Kur BBC vizitoi kompaninë Gold Apollo të mërkurën, policia lokale po grumbullonte zyrat e kompanisë, duke inspektuar dokumentet dhe duke marrë në pyetje stafin.

Emily Harding, një ish-analiste në CIA, tha se kjo goditje që minon sigurinë e Hezbollahut ishte thellësisht e turpshme për organizatën.

“Një shkelje e kësaj përmasash nuk është vetëm e dëmshme fizikisht, por gjithashtu do t’i bëjë ata të vënë në dyshim të gjithë aparatin e tyre të sigurisë,” tha ajo për BBC.

“Unë do të prisja t’i shoh ata të kryejnë një hetim të brendshëm intensiv që do t’i shpërqendrojë ata nga një luftë e mundshme me Izraelin.” 

A do të përshkallëzohet konflikti Hezbollah-Izrael?

Hezbollahu është aleat me armikun kryesor të Izraelit në rajon, Iranin. Grupi është pjesë e Boshtit të Rezistencës të Teheranit dhe është përfshirë në një luftë të nivelit të ulët me Izraelin për muaj të tërë, duke shkëmbyer shpesh raketa dhe bomba përgjatë kufirit verior të Izraelit. Komunitete të tëra janë zhvendosur nga të dyja anët.

Shpërthimet erdhën vetëm disa orë pasi kabineti i sigurisë i Izraelit e bëri kthimin e sigurt të banorëve në veri të vendit një qëllim zyrtar të luftës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i tha një zyrtari vizitues amerikan se Izraeli “do të bënte atë që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e tij”. 

Më herët të hënën, agjencia e sigurisë së brendshme e Izraelit tha se kishte penguar një përpjekje të Hezbollahut për të vrarë një ish-zyrtar.

Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme, vëzhguesit thonë se deri më tani të dyja palët kanë synuar të frenojnë armiqësitë pa kaluar kufirin për një luftë të shkallës së plotë. Por ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit, me Hezbollahun që tashmë kërcënon se do t’i përgjigjet shpërthimeve të së martës.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS appeared first on Lapsi.al.

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve

By: user 8
18 September 2024 at 13:26

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ndërpreu mbledhjen ku po diskutonte mbi çështjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi shtyrjen e mbledhjes, duke njoftuar deputetët se një koleg, ish-deputet i PD-së, Gerti Bogdani, ishte ndarë nga jeta.

“Një kolegu ynë është ndarë nga jeta, bëhet fjalë për ish-deputetin Gerti Bogdani. Në kushte të tilla ne deputetët e PD, por besoj edhe ju, nuk jeni në gjendje të vijojmë këtë mbledhje, ndaj propozoj shtyrjen e saj”, tha Bardhi.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërpreu mbledhjen.

“Të prehet në paqe kolegu ynë, dritë shpirti i tij”, tha Spiropali.

The post Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve appeared first on Lapsi.al.

Shokohen italianët, shqiptari me 93 kg kokaìnë në banesë

By: user 8
18 September 2024 at 13:10

Në një apartament në Seregno, policia italiane ka sekuestruar 93 kilogramë kokainë me vlerë 4 milionë euro dhe ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar.

Operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano.

Operacioni i komisariatit të policisë së Milanos nisi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano, të koordinuar nga Prokuroria e Monzës.

Policia italiane pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim për këtë sasi të madhe droge të sekuestruar.

The post Shokohen italianët, shqiptari me 93 kg kokaìnë në banesë appeared first on Lapsi.al.

Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

By: user 8
18 September 2024 at 12:33

Ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në të gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.

Në Rumani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën.

Situata është më e keqe sesa pritej.

Në Hungari dhe Poloni janë mobilizuat ushtarët për të përforcuar argjinaturat e lumenjve me thasë rëre. Shumë ndërtesa historike në të dy vendet janë mbyllur përkohësisht.

Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet.

Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Në fotot në media shihet se qytetarët janë evakuuar me ndihmën e varkave dhe se shumë qytete janë përmbytur.

Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

The post Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e BE-së “fshin” gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google

By: user 8
18 September 2024 at 11:40

Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online.

“Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit [Evropian] në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”.

Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.

Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës” – që mund të përfshijnë edhe apelin.

Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim të dominimit përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave.

Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës.

Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google.
Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu.

Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet.

Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e shqiptuar ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës./REL

The post Gjykata e BE-së “fshin” gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon ish-ministrja Kushi

By: user 8
17 September 2024 at 19:08

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM kundrejt shumave që shkonin deri në 8 mijë euro.

Në dosjen e bërë publike nga mediat italiane përmendej edhe emri i Kushit, por kjo e fundit ka mohuar të ketë marrë ndonjë dhuratë nga pronari dhe administratori i WISDOM, të dy të arrestuar.

Lexo më tej: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton 

Kushi më tej nënvizon se MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Lexo më tej: Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University 

Akreditimi i institucioneve arsimore, thotë më tej Kushi, bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Reagimi: 

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla. 

The post I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon ish-ministrja Kushi appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet atentatì në Greqi, autori shqiptar ndodhet në burg

By: user 8
17 September 2024 at 18:42

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjecari, qe fatmirësisht përfundoi pa viktima dhe ka identifikuar autorin, pikërisht një shqiptar me precedentë të rëndë penal.

Prokuroria greke ka ngritur akuzë ndaj shtetasit Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar akuzohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar, teksa ishte në makinë me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale. Tentativa për vrasje ka ndodhur dhjetorin e kaluar, konkretisht më 8 dhjetor, pak para orës 6 të mëngjesit.

Dy persona me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri hapi zjarr drejt shoferit dhe për fat plumbat nuk e kapën atë. Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge të caktuar ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk. Drejtuesi i mjetit duke ecur me shpejtësi të madhe u larguar drejt “Iera Odo”.

39-vjeçari shqiotar në gjendje shoku nuk ka mundur të tregojë asnjë autor të mundshëm për sulmin ndaj tij dhe se nuk kishte dallime me askënd. Siç ka thënë ai në polici, ka tentuar të ndiqte autorët por nuk ka arritur pasi kanë ndjekur rrugë të ndara. Vëllai i viktimës, i cili gjithashtu zotëron kamionin, ka dëshmuar pranë autoriteteve duke ka deklaruar se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për nje biznes të tijin. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak.

Autoritetet identifikuan të dyshuarin nga kamerat e sigurisë. Ai është Geni Cato, 37 vjec nga Përmeti, person me precedentë të rëndë penalë.

Avokati i tij, Aleksandros Papaioannidis, tha për mediat greke se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret.

“Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e “vendos” në skenën e të shtënave. Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mjedisin e tij. Gjatë hetimit do të ekspozojmë te gjitha faktet”

Cato u arrestua në prill të këtij viti bashkë me disa shqiptarë të tjerë, i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një karburant në Pire. Cato njihej nga policia greke si pjestar i grupit të “kryekumbarëve” grekë të vrarë, Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

Profili penal i Geni Catos

Geni Cato 37 vjec, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”.

The post Zbardhet atentatì në Greqi, autori shqiptar ndodhet në burg appeared first on Lapsi.al.

Pikëpyetje të reja për atentatin e dytë ndaj Donald Trump

By: user 8
17 September 2024 at 17:06

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan.

Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

“Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha Biden.

Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të duhura gjatë atentatit të parë ndaj zotit Trump më 13 korrik. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i tha agjencisë së lajmeve ‘Fox News’ se incidenti i dytë tregon nevojën për ndryshim.

Lexo më tej: Edhe Trump nën plumba/ Historia e gjatë e dhunës kundër presidentëve të SHBA 

“Mendoj se tek Shërbimi Sekret ka njerëz që janë vërtet patriotë, njerëz të mrekullueshëm. Problemi është udhëheqja. Nuk kemi besim”, tha Johnson.

Po në ‘Fox News’ Ish-Presidenti Trump tha se fajin për atentatin e ka retorika e demokratëve. Por, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e dënoi atentatin të hënën.

“Nuk ka vend në Amerikë për asnjë lloj dhune politike”, tha ai.

I dyshuari, Ryan Routh, akuzohet se qëndroi i fshehur dhe i armatosur në shkurre jashtë fushës së golfit të Trump në Florida.

Aktivisti 58 vjeçar është mbështetës i fortë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, gjë që e kishte shprehur edhe në një intervistë për agjencinë ‘Newsweek Romania’ më 2022.

“Ky konflikt është padyshim bardh e zi, e mira kundër të keqes”, pat deklaruar ai.

Rusia tha dje se atentati ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

“Të luash me zjarrin ka pasojat e veta”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë gazetarëve se masat shtesë pas atentatit të parë ndihmuan në mbrojtjen e Trump të dielën.

“Sistemi mund të funksionojë, sepse i dyshuari as nuk arriti të afrohej. Ne e kapëm dhe e dorëzuam para drejtësisë“, tha Ric Bradshaw, sherif në bashkinë Palm Beach.

I dyshuari Routh u paraqit të hënën në një gjykatë federale në Florida, ku u njoh me akuzat e para për shkelje të ligjit të armëmbajtjes.

The post Pikëpyetje të reja për atentatin e dytë ndaj Donald Trump appeared first on Lapsi.al.

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti

By: user 8
17 September 2024 at 16:33

Gjykata e Posaccme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.

Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohorë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.

Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.

Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO pëe Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

The post GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti appeared first on Lapsi.al.

Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS

By: user 8
17 September 2024 at 16:20

Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Fokusi i mbledhjes ka qenë tek shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Rama ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Burimet thonë se kreu i qeverisë ka kërkuar krijimin i të dhënave të sakta mbi emigrantët dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të gjithë të punojnë maksimalisht për garantimin e votës së diasporës.

The post Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS appeared first on Lapsi.al.

Mbyllet raundi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka takim trepalësh

By: user 8
17 September 2024 at 16:13

Kanë përfunduar takimet e ndara të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, ndërsa pala evropiane nuk ia doli që t’i bindë ata për një takim të përbashkët.

Faktin se nuk do të ketë takim trepalësh, këtë e konfirmoi Besnik Bislimi, i cili dy herë është takuar me Lajçakun gjatë ditës. Kryenegocitorët kanë zhvilluar takime të ndara me Lajçak gjatë kësaj të marte.

Është ky një nga tentimet e palës evropiane që të organizojë një raund dialogu në nivel te kryenegociatorëve, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do të vijë deri tek takimi i përbashkët.

Një zyrtar evropian i informuar lidhur me takimet ne fjalë kë thënë se është vështirë të parashihet nëse do të ketë takim të përbashkët dhe se gjithçka do të varet nga atmosfera që do të dominojë gjatë bisedave të ndara.

Bislimi 2 orë takim me Lajçak
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës ka përfunduar takimin e ndarë më Lajçak i cili kishte filluar në orën 9 dhe ka zgjatur gati 2 orë. Një takim të ngjashëm, me pas ai e ka zhvilluar edhe me homologun e Bislimit nga Beogradi, Petar Petkoviç, kryenegociatori serb.

Një ditë më parë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian kishte paralajmëruar se në raundin e radhës do të diskutohen mënyrat si të shkohet tutje me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër në mars të vitit 2023, si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat sipas Stanos, po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Paqartësitë lidhur me mbajtjen e takimit të përbashkët nisën qysh të premten që shkoi, kur kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për mbajtjen e takimit trepalësh, por se Serbia e ka refuzuar agjendën e ndërmjetësit.

Se kishte keqkuptime rreth agjendës, këtë e kanë konfirmuar disa burime në Bashkimin Evropian. Por këta zyrtarë shpjeguan se të dyja palët janë përgjegjëse për dështimin eventual të mbajtjes së takimit trepalësh. Gjithnjë sipas këtyre burimeve të dyja palët u përpoqën të diktojnë agjendën e takimit trepalësh dhe nuk u dakorduan me kërkesat e ndërsjella, teksa kanë injoruar propozimin origjinal të palës evropiane. /RTK

The post Mbyllet raundi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka takim trepalësh appeared first on Lapsi.al.

❌
❌