Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Udhëheqësi i Hezbollah për sulmet në Liban: Kapërcyen kufjitë, do të ndëshkohen

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:50

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, i quajti një “akt lufte” dy ditët e shpërthimeve vdekjeprurëse të lidhura me pajisjet elektronike në Liban këtë javë nga Izraeli.

“Armiku i kapërceu të gjithë kufijtë dhe vijat e kuqe”, tha Nasrallah në një fjalim të shumëpritur të enjten në mbrëmje në lidhje me sulmet, të cilat vranë të paktën 37 njerëz dhe plagosën gati 3,000 të tjerë.

Ishte “një sulm i madh mbi Libanin, sigurinë dhe sovranitetin e tij, një akt lufte”, shtoi ai, dhe ato i dhanë një “goditje të paprecedentë” Hezbollahut dhe Libanit.

Teksa fliste, në një fjalim televiziv, zhurma e avionëve dhe zhurmave të mëdha të zërit mund të dëgjoheshin mbi kryeqytetin libanez.

Por Nasrallah gjithashtu dha një notë sfiduese, duke thënë se operacionet e grupit nuk do të ndaleshin derisa Izraeli të përfundojë luftën e tij në Gaza.

“Ata do të përballen me një llogari të ashpër dhe një ndëshkim të drejtë, pavarësisht nëse e presin apo jo,” tha Nasrallah për Izraelin, duke shtuar se natyra dhe vendndodhja e çdo sulmi hakmarrës do të mbahet sekret.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Udhëheqësi i Hezbollah për sulmet në Liban: Kapërcyen kufjitë, do të ndëshkohen appeared first on Euronews Albania.

“Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:39

Mijëra izraelitë morën këtë të enjte mesazhe “të rreme” me tekst që i kërkonin të shkonin në strehimet kundër bombardimeve.

“Duhet të hyni në një zonë të mbrojtur”, thuhet në mesazhin e cituar nga gazeta The Jerusalem Post.

Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite mohoi se kishte dërguar mesazhet.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se Irani dyshohej se kishte dërguar mesazhe të rreme emergjente.

Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë në pritje të një përgjigjeje nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani pas dy valëve të shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën që vranë dhjetëra libanezë në të gjithë Libanin dhe plagosën mijëra të tjerë.

Shpërthimet erdhën në mes të një përshkallëzimi në luftën ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 41,200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:04

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Shkaqet për këtë vendim nuk dihen ende.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

Elsa Toska ka lindur në 1976 në Kavajë dhe është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Vijon…

The post Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska appeared first on Euronews Albania.

Restaurohet “Mëngjese lufte”,filmi i Kristaq Dhamo shfaqet te Drejtoria e Arkivave

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:01

Në vazhdën e nismës për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën e vendit, Kinemaja Verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) shfaqi filmin e radhës kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Mëngjese lufte” i regjisorit Kristaq Dhamo në vitin 1971, është ekranizuar në hapësirën kulturore të DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Kjo nismë e DPA-së, synon të njohë veçanërisht të rinjë me kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut nëpërmjet formave bashkëkohore dhe argëtuese.

Kinemaja Verore e DPA-së çeli siparin në muajin maj të këtij viti me shfaqjen e një prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

 Në listën e përzgjedhur të filmave që janë transmetuar deri tani, bëjnë pjesë titujt:

“Lulëkuqe mbi mure”;

“Partizani i vogël Velo”;

“Njeriu me top”;

“Gjeneral Gramafoni” .

LEXONI GJITHASHTU:

The post Restaurohet “Mëngjese lufte”,filmi i Kristaq Dhamo shfaqet te Drejtoria e Arkivave appeared first on Euronews Albania.

Rriten rastet e dhunës ndaj grave, 27 raste të reja në pak muaj në Gjirokastër

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 16:44

Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë në rritje në vendin tonë.

Këtë e dëshmojnë edhe shifrat e larta që raporton qendrat e trajtimit të rasteve të dhunës në Gjirokastër.

27 raste të grave të dhunuara janë regjistruar që nga fillimi i këtij viti në Gjirokastër.

“Qendra e trajtimit  të rasteve të dhunës në familje  në Bashkinë Gjirokastër,  që prej fillimit të vitit  2024 dhe deri tani  është duke trajtuar rreth 27 raste  të cilat janë të referuara kryesiht  nga Komisariati i Policisë,” –tha Ledian Tuke, përgjegjëse e qendrës.

-Cilat janë rastet më të shumta të dhunës?

“Rastet janë  nga më të ndryshmet por kryesisht kryesojnë femrat e dhunata nga bashkëshortët, –u shpreh më tej ajo, -Akomodimi që bëhet në qendrën tonë për një afat  rreth 72-orësh dhe më pas në varësi  të rastit bëhet edhe menaxhimi , ofrojmë këshillim psikologjik  falas, ndihmën juridike,  kopshtet dhe çerdhet i kanë falas si edhe  referimin tek zyrat e punës, dhe më pas bëhet edhe monitorimi edhe pasi ka mbaruar urdhri i mbrojtjes.”

Sensibilizimi i shoqërisë po çon në rritje të denoncimit të rasteve të dhunës në familje duke evituar pasojat e rënda që mund të kenë konfliktet midis bashkëshortëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten rastet e dhunës ndaj grave, 27 raste të reja në pak muaj në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 16:33

Kërkesa për të blerë banesa dhe rritja e kostove në ndërtimi kanë ndikuar në rritjen e cmimit të pasurive të patundshme.

Konstatimi vjen nga Banka Qendrore, e cila thotë se çmimi i pronave u rrit 8% këtë vit.

Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.

Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.

Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.

Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.

Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8% appeared first on Euronews Albania.

Aksident në “Krahës-Memaliaj”, kamioni përplaset me automjetin, 4 të plagosur

By: Ela
19 September 2024 at 15:26

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin “Krahës-Memaliaj” rreth orës 13:30. Një kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët e automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. […]

The post Aksident në “Krahës-Memaliaj”, kamioni përplaset me automjetin, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës

By: Ela
19 September 2024 at 15:18

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj. Në një shkrim në X […]

The post Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës appeared first on BoldNews.al.

Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante shqiponjën në kushte të papërshtatshme/ FOTO

By: Ela
19 September 2024 at 14:59

Policia ka vënë në hetim aktorin e humorit, Dritan Brahimi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një shpend e mbrojtur me ligj, konkretisht një shqiponjë. Kontrollet u ushtruan pasi aktori postoi një video në TikTok. Shpendi aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër. “Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë […]

The post Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante shqiponjën në kushte të papërshtatshme/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak zjarret vdekjeprurëse në pyje

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:56

Presidentja peruane, Dina Boluarte shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën në tre rajone të vendit ku një valë zjarresh pyjore po përhapet dhe po shkatërron mijëra hektarë pyje.

Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile ka raportuar 34 zjarre aktive në pyje që kanë vrarë 16 persona dhe kanë lënë 140 të plagosur që nga korriku. 

Boluarte shprehu keqardhjen që një përqindje e madhe e më shumë se 230 zjarreve pyjore të regjistruara ditët e fundit ishin shkaktuar nga njerëzit, ndoshta nga praktikat kulturore stërgjyshore për të përgatitur tokën për kultivim dhe për të zgjeruar kufijtë bujqësorë.

Ajo tha se rreth 80% e tyre ishin “të kontrolluara”, por u kërkoi komuniteteve bujqësore të ndalonin djegien e kullotave.

12,355 hektarë janë djegur nga flakët dhe disa qytete në vend kanë mbetur pa ujë në atë që ekspertët thonë se është një nga thatësirat më të këqija në më shumë se një dekadë.

Boluarte tha se 20 tonë ndihma humanitare janë dërguar tashmë në Iquitos për të trajtuar mungesën e ujit të shkaktuar nga mungesa e shiut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak zjarret vdekjeprurëse në pyje appeared first on Euronews Albania.

Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:45

Të dhënat e rreth 6 milionë taksapaguesve në kombin e katërt më të populluar në botë, Indonezi, dyshohet se janë zbuluar dhe shitur.

Miliona numra identifikimi të tatimpaguesve janë “shitur për 10,000 dollarë në faqen e internetit të “Breach Forum” nga një llogari që pretendon se i përket një hakeri të njohur si Bjorka.

Shitja thuhet se u krye të mërkurën.

Të dhënat e rrjedhura përfshijnë numrat e ID-së kombëtare, emailet, adresat, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale, tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e kombit të Azisë Juglindore, shtëpia e rreth 275 milionë njerëzve, po heton shkeljen e supozuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën appeared first on Euronews Albania.

Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:34

Mes kandidatëtve që kanë shprehur interesin në Ministrinë e Brendshme, ditën e sotme janë bërë publik emrat e 15 prej tyre.

Kjo është lista e emrave që Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të enjte:

  • Adriatik Tafçiu
  • Altin Mena
  • Ardian Çipa
  • Gentjan Shehaj
  • Hajrulla Xhivini
  • Ibrahim Disha
  • Idajet Faskaj
  • Ilir Proda
  • Lutfi Minxhozi
  • Neritan Nallbati
  • Pëllumb Seferi
  • Rebani Jaupi
  • Sami Rasha
  • Shemsi Prençi
  • Skënder Hita

Kushtet të cilat duhet të plotësonin këta kandidatë ishin këto:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Erdhi për turizëm në Shqipëri, ndalohet në Rinas pakistanezi i dënuar me vdekje

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:18

Muhammad Riaz ish-pjesëtar i forcave te Policisë, në një operacion të shkuar keq, akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje që ka ndodhur në një kishë.

Kur u akuzua padrejtësisht , ai u largua në Britaninë e Madhe ku jeton prej 16 vitesh dhe kishte përfituar statusin e azilantit politik.

Erdhi të hënën në Shqipëri për turizëm me bashkëshorten, ku kishin planifikuar të shkonin në Ksamil, por 45 vjeçari u ndalua në aeroportin e Rinasit në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar nga Pakistani për dënim me vdekje.

Gjykata e Tiranës lejoi gjatë një seance me dyer të mbyllura paraditen e së enjtes, arrestimin e kërkuar nga prokurori, edhe pse mbrotja ngriti 3 çështje si kundërshtim, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin, bëhet fjalë për një dënim me vdekje dhe ky shtetas ka një stasus azilanti të njohur nga autoritetet britanike.

Tashmë pritet qëndrimi politik i Ministrit të Drejtësisë i parashikuar nga ligji brenda 10 ditësh dhe mbrojtësit e pakistanezit , avokatët anglezë dhe shqiptarë do të apelojnë edhe tek autoritetet britanike rastin.

Shqipëria prej vitit 1998 ka hequr dënimin me vdekje dhe nuk i lejohet të ekstradojë shtetas që rrezikojnë jetën në vendin kërkues.

Si i tillë rasti në fjalë mund të apelohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Strasburgut në bazë të rregullit 39 të statutit të gjykatës.

Kujtojmë që Shqipëria është dënuar më parë për një rast të ngjashëm edhe pse kërkuesi ishte SHBA dhe jo një vend si Pakistani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdhi për turizëm në Shqipëri, ndalohet në Rinas pakistanezi i dënuar me vdekje appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor

19 September 2024 at 14:34

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.

Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionere për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.

 

The post Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

Aftësia paguese e shqiptarëve u dobësua gjatë 2024-s. Familjet s’kanë në plan të marrin kredi

19 September 2024 at 14:00

Nga Gazeta ‘SI’ – Në pjesën e parë të vitit 2024, përballë kostove të rritura të jetesës, familjet shqiptare raportojnë një dobësim të aftësisë së tyre paguese.

Në raportin e Bankës së Shqipërisë, për stabilitetin financiar, thuhet se 42% e familjeve të anketuara shprehën një situatë më të keqe financiare se një vit më parë.

Anketa tregon se të paktën 41% e familjeve kishin një hua për të paguar gjatë kësaj periudhe.

Familjet presin një ngadalësim të mëtejshëm të kërkesës së tyre për kredi, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024. Rreth 60% e atyre që janë përgjigjur kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm”.

Nga krahu tjetër, bankat perceptojnë se do të ketë rritje të kërkesës për kredi nga individët.

Pozicioni kreditor i individëve rezidentë ndaj sektorit bankar u zgjerua lehtë gjatë periudhës, për shkak të rritjes më të madhe të depozitave në krahasim me kreditë. Në terma relativë, rritja e kredisë, si në terma vjetorë ashtu edhe gjashtëmujorë, ishte më e madhe sesa rritja e depozitave.

Kërkesa për kredi u mbështet nga nevoja për konsum dhe për blerje pasurish të paluajtshme, kryesisht në monedhën vendase. Normat e interesit të kredisë së re për individët mbetën pothuajse të pandryshuara gjatë periudhës.

Bankat lehtësuan kushtet e përgjithshme të kredisë për individët, por sinjalizuan një shtrëngim të standardeve të kredidhënies.

The post Aftësia paguese e shqiptarëve u dobësua gjatë 2024-s. Familjet s’kanë në plan të marrin kredi appeared first on Gazeta Si.

Gjermani – Shqiptari kapet me 3 kilogramë drogë kristal

By: Ela
19 September 2024 at 13:53

Policia federale gjermane në Kranenburg-Wyler sekuestroi 3 kilogramë drogë kristal meth në një makinë të marrë me qira nga një shqiptar. Oficerët Federal të Policisë Kleve kontrolluan udhëtarët nga Holanda  në Kranenburg-wyler. Në një makinë me qira është kontrolluar edhe një 24-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë mundur të gjejnë gjithsej 3 kg […]

The post Gjermani – Shqiptari kapet me 3 kilogramë drogë kristal appeared first on BoldNews.al.

Përfundojnë homazhet në Kuvend, Gert Bogdani përcillet për në banesën e fundit

By: Ela
19 September 2024 at 13:11

Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, po përcillet drejt banesës së fundit. Homazhet në nder të ish-deputetit kanë përfunduar pas rreth tre orësh në ambientet e Kuvendit. Familjarë, të afërm, miq, kolegë e shumë figura të njohura nga çdo sferë, i […]

The post Përfundojnë homazhet në Kuvend, Gert Bogdani përcillet për në banesën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i rënduar në Vlorë, ofendime e grushta mes disa personave

By: Ela
19 September 2024 at 13:06

Trafiku dhe bllokimi i rrugës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka degraduar në një konflikt fizik mes disa personave. Teksa prindërit merrnin fëmijët nga shkolla, është bllokuar rruga nga trafiku dhe si pasojë ka nisur debat mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, pasuar me sharje dhe grushte. Policia ka mbërritur duke hapur rrugën e bllokuar […]

The post Trafiku i rënduar në Vlorë, ofendime e grushta mes disa personave appeared first on BoldNews.al.

Skandali me diplomat false, Prokuroria e Tiranës nis hetimiet pas kallëzimit nga rektori

By: Ela
19 September 2024 at 12:26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave. Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma. Disa ditë më parë autoritet italiane, […]

The post Skandali me diplomat false, Prokuroria e Tiranës nis hetimiet pas kallëzimit nga rektori appeared first on BoldNews.al.

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

By: Ela
19 September 2024 at 12:04

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht shumave […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on BoldNews.al.

❌
❌