Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

19 September 2024 at 19:56

Real Madridi e bëri Kylian Mbappe lojtarin e tyre më të paguar këtë verë, kur nënshkroi me të si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, megjithëse ai fiton më pak para se sa ftonte në Francë.  

Megjithatë, Los Blancos thuhet se do ta bëjnë të qartë se ai është ylli i tyre kryesor i ekipit – së bashku me dy të tjerë. 

Sipas OK Diario, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur t’i japë rritje masive pagash Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, duke i sjellë pagat e tyre në përputhje me ato të Kylian Mbappe.  

Bellingham u fut në nivelin më të lartë të shkallës së pagave të Real Madridit, por me sa duket Bellingham dhe Vinicius do të fitojnë më shumë tani e tutje. 

Mbappe aktualisht fiton 15 milionë euro neto, ndërsa Bellingham dhe Vinicius janë rreth 10 milionë euro në vit, në marrëveshjet e tyre janë deri në 2029 dhe 2027 respektivisht.  

Fituesi tjetër më i madh sipas pagave është David Alaba me 11 milionë euro. 

Real Madridi do të duhet të konsiderojë fillimin e bisedimeve me Vinicius verën e ardhshme në çdo rast, kur ai të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij. /Telegrafi/   

The post Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave appeared first on Telegrafi.

Torino konfirmon dëmtimin e Mërgim Vojvodës

19 September 2024 at 19:32

Mërgim Vojvoda pësoi lëndimit në ndeshjen që Torino e zhvilloi në fundjavë ndaj Lecces në Serie A. 

Sipas njoftimit të klubit, lojtari i Kosovës, ka pësuar zgjatje të muskulit të këmbës së majtë.  

Vojvoda u zëvendësua në minutën e 20-të, ndërsa Torino nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushës mbrojtësi 29-vjeçar i krahut të djathtë. 

Vojvoda është prej lojtarëve kyçë te skuadra elitare e Italisë dhe ka luajtur katër ndeshje në Serie A dhe një ndeshje për Kupë të Italisë. 

Mbrojtësi i djathtë për “Dardanët” ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ndaj Rumanisë u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3-0. /Telegrafi/  

The post Torino konfirmon dëmtimin e Mërgim Vojvodës appeared first on Telegrafi.

Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet

19 September 2024 at 17:49

Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit kishte degjeneruar në dhunë. Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve, ndërsa dënime kanë marr edhe lojtarët që janë përfshirë në zënkën që ndodhi në këtë përballje. 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar fillimisht klubin e Deçanit për dhunën e shfaqur. 

Ndeshja për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit u ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas.  

“Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive. Kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së”, shkruan në arsyetimin e FFK-së. 

Lojtarët e përfshirë në përleshje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj të Deçanit si dhe Bill Willson i Prizrenit janë dënuar me gjashtë ndeshje moslojë.

Megzon Rogova i Deçanit u suspendua me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori për shkak se kishte tërhequr për flokësh Willsonin e Prizrenit.

Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve. Vendimi është marrë të enjten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/   

 

The post Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet appeared first on Telegrafi.

Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen

19 September 2024 at 17:37

AC Milan nënshkroi me Tammy Abraham dhe Alvaro Moratan për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.  

Megjithatë, sipas Sky Sport në Itali, kuqezinjtë bënë një përpjekje të vonuar për të tërhequr Victor Osimhen nga Napoli. 

Osimhen ishte drejt një transferimi midis Chelsea dhe klubit saudit Al Ahli pasi Napoli donte ta hiqte sulmuesin nga fatura e tyre të pagave. Megjithatë, ai përfundoi duke iu bashkuar asnjërës palë pasi lëvizja dështoi në lidhje me mosmarrëveshjet për pagën dhe tarifën e transferimit. 

I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për ish-numrin 9 të Napolit, drejtori i Milanit, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një buzëqeshje përpara se të thoshte: “Unë do të hesht për këtë gjë”. 

Ndoshta Milani mund ta kishte anashkaluar nënshkrimin e Abrahamit nëse do të kishte marrë dritën jeshile për Osimhen.  

Megjithatë, pyetjet se si Milani planifikoi të përballonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh, mbeten pa përgjigje. 

Osimhen përfundimisht zbarkoi në Galatasaray si huazim për një sezon, duke u konsideruar si një nga transferimet më të mëdha që kanë arritur në Turqi tash e një kohë të gjatë. /Telegrafi/ 

The post Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen appeared first on Telegrafi.

Kosova ngrihet për dy pozita në FIFA, Shqipëria bie për një

19 September 2024 at 13:33

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka bërë ngritje në ranglistën e fundit të FIFA-s, të cilën Shtëpia e Futbollit Botëror e ka publikuar të enjten. 

Në ranglistën e re që vlen deri më 24 tetor, Kosova ka përparuar për dy pozita falë ndeshjeve që i pati në fillim të muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Prej pozitës 106-të, Kosova është ngjitur në vendin e 104-të në renditjen e re dhe tani ka 1205 pikë të tubuara, në krahasim me 1203 pikët që i kishte në ranglistën e shkuar. 

“Dardanët” i luajtën dy ndeshje në Ligën e Kombeve, ku fillimisht pësuan 3-0 nga Rumania në Prishtinë, përpara se ta mposhtin Qipron në udhëtim me rezultatin e thellë 4-0. 

Në ranglistën e re, Kosova është mbi Namibinë kurse ka tri pikë më pak se Taxhikistani që renditet i 103-ti. 

Për dallim prej Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në ranglistën e re të FIFA-s dhe këtë për shkak të rezultateve në dy ndeshjet e fundit. 

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2-1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1-0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s. 

Shqipëria, aktualisht renditet e 67-ta me 1377 pikë duke u parakaluar në ranglistë nga Gjeorgjia, e cila tani ka zënë vendin e 66-të dhe ka 1378 pikë. 

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar shumë nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë. 

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s. /Telegrafi/ 

The post Kosova ngrihet për dy pozita në FIFA, Shqipëria bie për një appeared first on Telegrafi.

Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik

18 September 2024 at 23:42

Ish-sulmuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, ka pranuar se është alkoolist, ndërsa është akuzuar  se ka kryer një akt seksual përpara një gruaje të re në makinën e tij, ndërsa ishte i dehur me pije alkoolike. 

Ben Yedder akuzohet se ka vozitur një grua të re, të lindur në vitin 2001, në një parking nëntokësor, duke tentuar të masturbojë para saj dhe duke i prekur kofshën, raporton RMC Sport. 

Ish-sulmuesi i Sevillas dhe Monacos, tani 34 vjeç, do të dalë në gjyq për sulm seksual më 15 tetor, pasi u arrestua në fillim të këtij muaji në Cap d’Ail, afër Nices. 

Mbrojtja e tij këmbëngul se pretendimi për prekjen e kofshës së gruas “nuk është një fakt serioz” dhe ai u arrestua në gjendje të dehur mes natës të së premtes së 6 shtatorit dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Ben Yedder është i ndaluar të largohet nga rajoni Alpes-Maritimes dhe është nën mbikëqyrjen e policisë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, ku nuk mund të shkojë në asnjë bar apo klub dhe nuk lejohet t’i afrohet viktimës së tij të supozuar.  

Ai gjithashtu duhet të paraqitet në komisariat dy herë në javë deri në gjykim. 

Prokuroria Publike në Nice dhe Prokurori i Përgjithshëm kërkuan që Ben Yedder të mbahej në paraburgim deri në gjykim, megjithatë, trupi hetimor vendosi që ai të mos ishte nën mbikëqyrjen gjyqësore deri atëherë. 

Ben Yedder dyshohet se mori pjesë në një takim të “Alkoolikëve Anonim” si pjesë e rehabilitimit të tij dhe tha se shpresonte të shërohej dhe gjithashtu vizitoi një psikolog. 

Sulmuesi luajti për herë të fundit për kombëtaren franceze (19 ndeshje, tre gola) në qershor 2022. Ai ka bërë karrierë në Toulouse, Sevilla dhe Monaco, ku ka shënuar 259 gola në 513 ndeshje. 

Futbollisti me përvojë ishte dënuar më parë me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal dhe ai dhe vëllai i tij ishin akuzuar më parë për ngacmim seksual ndaj dy femrave. /Telegrafi/  

The post Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik appeared first on Telegrafi.

“Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror

18 September 2024 at 23:18

Gazetari Daniel Riolo i RMC Sport në një emision ka thënë se Edon Zhegrova mund të jetë nënshkrimi i mundshëm nga liga franceze për Real Madridin. 

Francezi besonë se ardhja e Kylian Mbappe nga Franca nuk do të jetë e fundit për vitet në vijim, pasi Ligue 1 është atraktive për Real Madridin.  

Në një emision të Radio Montecarlo, Riolo njoftoi për nënshkrimin e mundshëm të yllit të ligës franceze, Edon Zhegrova, për mbretërit e Evropës, shkruan Defensa Central, medium i afërt me Real Madridin. 

Daniel Riolo dhe RMC Sport janë vendosur aktualisht në kryeqytetin e Spanjës dhe ndjekin lajmet rreth Kylian Mbappe, si dhe lëvizjet që mund të bëjë Real Madridi nga ligat kryesore të Evropës.  

“Edon Zhegrova ende nuk është stabil. Në kokën e tij ai e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt. Në kokën e tij ai e sheh veten duke mbërritur në Real Madrid, duke parë Vinicius dhe duke i thënë: Vini, je i sjellshëm, të lutem largohu, rri me fëmijët, më jep vendin tënd”, deklaroi Daniel Riolo në RMC Sport. 

Anësori nga Kosova është një nga lojtarët që është rritur më së shumti në një sezon të Ligue 1 ku në Lille komandon sulmin nga krahu i djathtë dhe ka një profil të një anësori që krijon dhe është emocionues për skuadrën franceze. 

25 vjeçari tani është lidhur me Real Madridin nga Daniel Riolo dhe RMC Sport, ndërsa në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me klube si Milan, Arsenal dhe Manchester United. 

Çmimi i tij llogaritet të jetë afër 25 milionë euro sipas Transfermarkt, ndërsa kontrata e tij përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/  

The post “Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të” – Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin

18 September 2024 at 21:31

Ish-mesfushori legjendar i Milanit, Zvonimir Boban kishte disa ankesa për ish-skuadrën e tij pas humbjes të së martës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit dhe ishte veçanërisht i mërzitur nga vendimi i klubit për të shitur Sandro Tonalin te Neëcastle verën e kaluar. 

Kuqezinjtë u mundën 3-1 nga Liverpool në tokën të martën mbrëma. Paulo Fonseca ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tij të para konkurruese në krye të ekipit ndërsa në fundjavë takohet me Interin. 

Boban ishte veçanërisht i hutuar nga përzgjedhjet e Fonseca në mesfushë. Ai e pyeti trajnerin për vendimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në Sky Sport. 

“Reijnders nuk është një lojtar që luan numrin gjashtë, por tetë. Loftus-Cheek nuk është një numër dhjetë, por tetë. Nuk mund të mendoni të luani 4-3-3 me ata të dy së bashku? A po mendoni të bëni ndryshime apo të vazhdoni kështu?”, e pyeti kroati trajnerin. 

Më vonë Boban vuri në dyshim vendimin e klubit për të shitur italianin Sandro Tonali te Neëcastle verën e kaluar. 

“Milani shiti Tonalin, lojtarin e tyre më të mirë italian dhe një lojtar që ishte vërtet i lidhur me klubin. Të shohësh të largohet nga Milani është turp, këto gjëra kanë pasoja”. 

“Ai refuzoi Juventusin, i cili i kishte ofruar 42 milionë euro Bresician, por ai vendosi për Milanin: Këto janë vlerat që nuk duhet t’i humbni kurrë”, deklaroi Boban. /Telegrafi/  

The post “Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të” – Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje

18 September 2024 at 19:39

Fundjavën e kaluar, Tottenham humbi ndaj Arsenalit në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premier.  

Anësori Brennan Johnson (23) ishte në formacionin titullar të Tottenhamit dhe u largua nga fusha në minutën e 68-të. Mediat angleze shkruajnë se pas ndeshjes, tifozët kanë fyer në rrjetet sociale të riun uellsian, i cili më pas ka fshirë profilin e tij në Instagram. 

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou doli në mbrojtje të Johnson. “Unë e urrej që këto gjëra janë bërë normale. Ne po flasim për një të ri që nuk ka vetëbesim për momentin. Gjërat nuk shkuan ashtu siç donte. Por ai punon shumë dhe saktë çdo ditë, kërkon reagime dhe përpiqet shumë të bëhet lojtari që ai dëshiron të jetë”. 

“Nuk është se ai qëndron jashtë vonë ose nuk i intereson. Çfarë fshehu ai? Është faji i tij që nuk luan në nivelin që njerëzit presin prej tij. Si futbollist profesionist duhet të pranosh që do të kritikohesh për këtë, është pjesë e progresit tënd. Brennan është ende i ri, mendoj se do të marrim ende shumë prej tij”, deklaroi Postecoglou. 

Tutje trajneri australian shtoi se: “Është e trishtueshme të shohësh që gjëra të tilla janë bërë normale. Është abuzim, të cilin nuk e kuptoj. Çfarë lloj personi i shkruan mesazhe fyese dikujt? Kritika dhe zemërimi për një ndeshje është një gjë. Por të ulesh dhe të shkruash diçka fyese. … Më thuaj në fytyrë, do të të godasin në hundë Nuk do ta bësh më, miku im”. 

Tottenham i pagoi 55 milionë euro për uellsianin 

Johnson e filloi karrierën e tij në Nottingham Forest, ndërsa sezonin e kaluar arriti në Tottenham për një transferim prej 55 milionë eurosh. Ishte një surprizë duke pasur parasysh se publiku i gjerë sportiv nuk kishte dëgjuar për të. 

Këtë sezon ai ka bërë katër paraqitje për Tottenhamin, ndërsa në total në 38 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime.  

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.  

Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 48 milionë euro. Ai ka 31 paraqitje dhe tre gola për kombëtaren e Uellsit. /Telegrafi/  

 

The post Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje appeared first on Telegrafi.

Pse Stutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” pa sponsorin kryesor në fanella

17 September 2024 at 23:48

Nënkampioni gjerman Stuttgart luajti sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku pësoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve. 

Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta. 

Konkretisht, sponsor i Stutgartit është kompania e basteve Winamax, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim. 

Edhe pse UEFA nuk ka asgjë kundër reklamimit të shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre të qarta, ndaj Stutgarti do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit nga Torino më 22 tetor në orën 21:00. 

Nuk dihet ende nëse sponsori i lartpërmendur do të zëvendësohet nga një tjetër apo do të luajë thjesht pa sponsor në këto vende ku reklamimi i basteve është i ndaluar. /Telegrafi/  

The post Pse Stutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” pa sponsorin kryesor në fanella appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Milan 1-3 Liverpool: Gakpo enigma e pazgjidhur e kuqezinjve 

17 September 2024 at 23:23

Liverpooli e ka nënshtruar Milanin në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve. 

Kuqezinjtë shënuan fillimisht me Cristian Pulisic, por Reds u kthyen dhe morën fitoren fal golave të Ibrahima Konate, Virgil van Dijk dhe Dominik Szoboszlai. 

Por edhe pse nuk shënoi, Cody Gakpo ishte larg më i miri në fushë me notën 8.0 nga Sofa Score.  

 

Victory in Milan ✨ pic.twitter.com/r7abXd1UpB

— Liverpool FC (@LFC) September 17, 2024

Pas tij vlerësim të lartë morën edhe Mo Salah (7.9) dhe Konstantinos Tmimikas (7.8). 

Te Milani më të mirët ishin Christian Pulisic (7.7) dhe Mike Maignan (7.7). 

Më i dobëti në fushë ishte kapiteni i Milanit, Davide Calabria me notën 5.8. 

Notat e lojtarëve të Milanit dhe Liverpoolit 

/Telegrafi/    

The post Notat e lojtarëve, Milan 1-3 Liverpool: Gakpo enigma e pazgjidhur e kuqezinjve  appeared first on Telegrafi.

Spektakël me katër gola në “San Siro”, Liverpooli nënshtroi Milanin   

17 September 2024 at 23:04

Liverpooli e ka nënshtruar Milanin në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve. 

Kuqezinjtë me të filluar ndeshjen arritën të marrin epërsinë pas një aksioni model. 

Alvaro Morata bukur asistoi te Cristian Pulisic i cili mori topin dhe me një vrapim nga gjysma e fushës doli i vetëm me Alisson duke shënuar për 1-0. 

 

Pulisic put Milan in front 🙈💫🔥pic.twitter.com/RWst8Fzxj7

— Football Goals (@agendahim12) September 17, 2024

Por Liverpooli nuk u ndal dhe arriti fillimisht të barazojë rezultatin. Zhvillohej minuta e 23-të, kur Ibrahima Konate shënoi pas asistimit të Trent Alexander-Arnold. 

 

Ibrahim Konate levels it for Liverpool
1-1 🗣⚽
Follow me @agendahim12 pic.twitter.com/0aOwRTjUnE

— Football Goals (@agendahim12) September 17, 2024

Pas pak mbyllur pjesa e parë, Virgil van Dijk në minutën e 41-të, shënoi me kokë, duke zënë në befasi mbrojtësi e Milanit për 2-1. 

 

Virgil Van Dijk makes it 2-1 Against Milan😲🫡🫡
Follow me @agendahim12 pic.twitter.com/ltGC3XAEbM

— Football Goals (@agendahim12) September 17, 2024

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpoolit është falë një super paraqitje nga Cody Gakpo, shtoi epërsinë, ku holandezi asistoi te Dominik Szoboszlai që shënoi për 3-1 në minutën e 67-të. 

 

3-1 Liverpool.

SZOBOSZLAI HAS MADE IT THREE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! GREAT WORK BY GRAVENBERCH & GAKPO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/nvWMPLnWlq

— Football Goals (@agendahim12) September 17, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Liverpooli iu gëzua fitores së parë në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/ 

 

The post Spektakël me katër gola në “San Siro”, Liverpooli nënshtroi Milanin    appeared first on Telegrafi.

Bayen Munich e shkatërron Dinamo Zagrebin – rezultati 9-2, Harry Kane shënon ‘poker’ 

17 September 2024 at 22:56

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë Ligën e Kampionë me sistemin e ri, duke e mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 9-2. 

Bavarezët ishin dominues në pjesën e parë duke e mbyllur me rezultat 3-0. 

Harry Kane, Raphael Guerreiro dhe Micheal Olise shënuan golat për vendasit. 

 

⏸ Pause! Eine ganz starke erste Hälfte unserer Jungs! 👏

💫 #FCBDIN | 3-0 | 45’ 💫 pic.twitter.com/XhrNwvYXnN

— FC Bayern München (@FCBayern) September 17, 2024

Por me të filluar pjesa e dytë, kroatët e hapën ndeshjen me dy gola të shpejtë ku shënuan Bruno Petkovic dhe Takuya Ogiëara për 3-2. 

Por pas kësaj Bayern Munich arriti të shënojë edhe gjashtë herë të tjera. 

Harry Kane shënoi edhe tri herë të tjera, ndërsa nga një tjetër gol shtoi edhe Olisen, ndërsa po ashtu rrjetën gjetën edhe Leroy Sane dhe Leon Goretzka. 

 

WAS.
FÜR.
EIN.
SPIEL.

💫 #FCBDIN | 9-2 | 90’ 💫 pic.twitter.com/VoV42yoojw

— FC Bayern München (@FCBayern) September 17, 2024

Kjo ishte fitorja më e lartë e një ekipi në ditën e sotme në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Bayen Munich e shkatërron Dinamo Zagrebin – rezultati 9-2, Harry Kane shënon ‘poker’  appeared first on Telegrafi.

Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron  

17 September 2024 at 22:48

Në fundjavën që sapo lamë pas, gazetari Baton Haxhiu ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ku ai foli për zhvillimet e fundit në FFK, duke kritikuar klubet për mbështetjen sipas tij deri në nënshtrim ndaj kryetarit Agim Ademi, ku pas kësaj shumë nga klubet kryesore në vend kanë reaguar ndaj kësaj deklarate.  

Haxhiu si i ftuar të dielën e kaluar vazhdoi me kritikat e tij drejt FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi. 

“Agim Ademi është produkt i klubeve që janë të nënshtruara”, kishte deklaruar Haxhiu. 

Kjo deklaratë ka bërë që shumë klubet dhe persona rreth klubeve të reagojnë drejt Haxhiut, duke i dal në mbështetje Agim Ademit.  

“Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional” thuhet në komunikatën që nisi nga Ballkani dhe vazhdoi nga pjesa dërruemuese e klubeve.

“Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyjmë përpara agjendën kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë”, vazhdoi komunikata.  

Dy klubet e vetme elitare që nuk iu bashkua kësaj thirrje ishin Prishtina dhe Drita, ndërsa të gjitha të tjerat reaguan, gjë që iu bashkuan edhe ato të Ligës së Parë, madje edhe disa nga Liga e Dytë.    

FFK të hënën, kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë ndaj fyerjeve, shpifjeve, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj FFK-së dhe anëtarëve e saj. 

Këtë kërkesë të FFK-së, nuk e mori parasysh AGK-ja, që e konsideroi si formë të presionit ndaj mediave dhe gazetarëve. /Telegrafi/  

The post Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron   appeared first on Telegrafi.

Juventusi zjarr në ‘Champions’, nënshtron PSV-në në ndeshjen hapëse  

17 September 2024 at 20:37

Juventusi ka shënuar fitore ndaj PSV-së me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. 

Zonja e Vjetër kthehet në këtë garë pas një mungese prej dy vitesh, ndërsa konfirmoi që në start seriozitetin e klubit të madh italian.  

Në një ndeshje të hapur që në start, Juventusi mori epërsinë në minutën e 21-të kur Kenan Yildiz me një goditje të bukur shënoi për 1-0. 

 

WHAT A GOAAAAAAAAAAAAL! YILDIZ 🔥 pic.twitter.com/fnxTA01vkf

— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024

Pas vetëm gjashtë minutash bardhëezinjtë shtuan epërsinë me golin e Weston  McKenniet për 2-0.

 

GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! MCKENNIE pic.twitter.com/zVlr0bvE18

— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024

 Guus Til (PSV) dhe Teun Koopmeiners (Juventus) kishin raste të mira në fundin e pjesës së parë, por nga rastet ideale nuk gjetën rrjetën. 

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë, me Zonjën e Vjetër që kishte dominimin, duke arritur që të shënojë dhe të mbyll dilemën e fituesit. 

Zhvillohej minuta e 62-të, kur Nico Gonzales arriti të shënojë për 3-0. 

 

GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! GONZÁLEZ pic.twitter.com/2PXTGK9PZX

— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024

Deri në fund nuk munguan rastet, ku Ismael Saibari shënoi golin e vetëm për holandezët në kohën shtesë.

Juventusi mori tri pikë e para në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa PSV do të tentojë më shumë në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

The post Juventusi zjarr në ‘Champions’, nënshtron PSV-në në ndeshjen hapëse   appeared first on Telegrafi.

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve

17 September 2024 at 20:13

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli përshkruan strategjinë e transferimeve në klub si pjesë e një ‘procesi’ për t’u fokusuar te lojtarët më të rinj me paga më të ulëta, por duke i trajtuar ata si një ‘investim’ i rëndësishëm. 

Ndeshja hapëse e Ligës së Kampionëve po zhvillohet mes PSV Eindhoven dhe Juventus në “Allianz Stadium” në Torino, ku “Zonja e Vjetër” po udhëheq me rezultat 2-0. 

Bianconerët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 684 ditësh, pasi u përjashtuan sezonin e kaluar nga garat evropiane për parregullsi financiare. 

“Unë nuk jam i ri në këtë turne, por të rikthehem në të për Juventusin është sigurisht emocionuese”, deklaroi Giuntoli për Sky Sport Italia. 

Opta thekson se mosha mesatare e 11-shes startuese këtë mbrëmje është vetëm 25 vjeç e 149 ditë, një rekord i ri si më i riu i luajtur ndonjëherë nga Juventus në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

Janë katër nënshkrime të reja në formacionin startues, që u blen nga klubi. 

“Ne sapo filluam këtë proces, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, duke u përpjekur të forcojmë një klub që po humbte shumë para, kështu që u përpoqëm të investonim në lojtarë nga 24-26 vjeç, duke ulur faturën e pagave dhe duke rritur grupin”. 

“Nënshkrimet që bëmë ishin të shtrenjta, por për lojtarë shumë të rinj me paga relativisht të ulëta, kështu që ne ishim në gjendje të balanconim kostot si investim”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

The post Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve appeared first on Telegrafi.

❌
❌