Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit

By: Ela
20 September 2024 at 11:44

Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”. Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Kjo është protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së korrupsionit ku protestuesit kërkojnë largimin […]

The post Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit appeared first on BoldNews.al.

Dorëheqja e habitshme e Elsa Toskës shton njollat e errëta mbi Gjykatën Kushtetuese

By: Ela
20 September 2024 at 11:33

Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese e pas-Reformës në Drejtësi nuk është një institucion që shquhet për integritet të lartë profesional, sidomos në çështjet me karakter dhe përplasje politike. Një mori e gjatë vendimesh të trupës gjyqësore kanë favorizuar deri në skaj interesat e maxhorancës së kryeministrit Edi Rama. Edhe në ndonjë rast sporadik, kur, vetëm në […]

The post Dorëheqja e habitshme e Elsa Toskës shton njollat e errëta mbi Gjykatën Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

ZBARDHET skema si policët e Rrugores zhvasnin të huajt, kush ishte “koka” – EMRAT

By: Ela
20 September 2024 at 11:26

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skemën e vjedhjeve që 22 efektivët e njësisë për sigurinë e Autostradave kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e […]

The post ZBARDHET skema si policët e Rrugores zhvasnin të huajt, kush ishte “koka” – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Skandali me diplomat false nga “Wisdom”, reagon Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë

By: Ela
20 September 2024 at 11:10

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka reaguar për skandalin e falsifikimit të diplomave nga kolegji universitar Wisdom, ku nga hetimet e Guardia di Finanza del se është e implikuar edhe kryetarja e Bordit të Akreditimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj. Bordi i Akreditimit të Cilësisë në Arsimin e […]

The post Skandali me diplomat false nga “Wisdom”, reagon Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet – VIDEO

By: Ela
20 September 2024 at 10:41

Kryedemorkati Sali Berisha ka publikuar në Facebook videon e një pensionisti, i cili thotë se edhe pse është i majtë, Edi Rama po ua merr shpirtin. “Pensionet nuk rriten sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe hajnat e tij ministra dhe zyrtarë,” shkruan Berisha. Pensionisti thotë se nuk ka rritje pensionesh, por […]

The post Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë për ta ndaluar

By: Ela
20 September 2024 at 10:07

Një rast i veçantë u regjistrua në aeroportin e Memmingenit në Gjermani. Një 36-vjeçar u ndalua nga policia për shkak se u fut në pistë për të kapur avionin e humbur. Sipas medieve gjermane, pasagjeri kishte mbërritur vonë në aeroport. Por kur pa se dyert ishin mbyllur, ai doli nga një derë emergjence dhe përfundoi […]

The post I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë për ta ndaluar appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur

20 September 2024 at 11:41

Gazetarja serbe, Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen popullin serb lidhur me Kosovën, duke thënë se “Kush është akoma i çmendur të mendojë se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se procesi i pavarësisë nuk ka përfunduar?” Ajo ka shkruar se “Kosova është shtet i pavarur- duhet të jetë lëndë mësimore në shkollën fillore”.

Në një analizë për Danas ajo thotë se “Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është frikacak sepse nuk e thotë të vërtetën dhe gënjen njerëzit e tij. Shumë besojnë në atë që ai thotë. Është e trishtueshme”.

“I besojnë njeriut që është një gënjeshtar i provuar, i prirë për të tërhequr zvarrë popullin e vet drejt vdekjes, urisë dhe varfërisë, në mënyrë që partia e tij të marrë sa më shumë vota në të ashtuquajturat zgjedhje, të kontrolluara nga shërbimet sekrete, të zhytura thellë në krim dhe vdekjen”, shprehet ajo.

“Kosova është shtet i pavarur. Kjo është fjalia që, duke pasur parasysh shkallën e verbërisë së njerëzve, me të cilën duhet emëruar lëndën në shkollën fillore. Në vend të materies që bazohet në propagandën e një politike kriminale lufte. Politikat e Aleksandër Vuçiçit, Vojisllav Sheshelit, Ivica Daçiçit, Sllobodan Millosheviçit dhe të gjithë shërbimit sekret, vrasësve, kriminelëve dhe hajdutëve janë ende të përfaqësuara në media, shkolla, në politikën e kulturës dhe arsimit… Gjë që në Serbi po vazhdon pa ndërprerë ndaloni për më shumë se tridhjetë vjet”, shkruan gazetarja serbe.

Më tej ajo shkruan, “Ndaloni së helmuari fëmijët, po i ruani pasuritë tuaja bazuar në politikën e rritjes së urrejtjes ndaj joserbëve dhe pjesëtarëve të popujve të Jugosllavisë së vjetër”.

“Epo, shtoni se një përfundim të tillë e solli politika e kriminelëve të cilët, të mos harrojmë, diskriminuan dhe vranë mijëra shqiptarë të Kosovës derisa Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Gjatë viteve nëntëdhjetë. “Ne” shkelëm me tanke shtëpitë e tyre, i dëbuam gati një milion prej tyre. Gjithçka është e shkruar në dokumentet e OKB-së, anëtare e së cilës jeni”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur appeared first on Euronews Albania.

Biden do të presë Zelenksy në SHBA më 24 shtator

20 September 2024 at 11:25

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për bisedime mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate të zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Presidenti Zelensky do të takohet më vete me Nënpresidenten Kamala Harris.

“Udhëheqësit do të diskutojnë mbi gjendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë planin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit në mbrojtjen ndaj agresionit rus. Presidenti dhe Nënpresidentja do të nënvizojnë angazhimin e palëkundur për të qëndruar në krah të Ukrainës derisa ta fitojë luftën”, tha ajo.

Presidenti Zelensky ka deklaruar se ai ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Biden.

Në një deklaratë të premten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se agresionet, si ai i Rusisë ndaj Ukrainës, mund të marrin fund pozitivisht, qoftë duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese në fushën e betejës, ose përmes diplomacisë, nëpërmjet së cilës vendi i pushtuar fiton lirinë dhe ruan pavarësinë.

“Në të dyja rastet, Ukrainës i duhet një pozicion i fortë”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara mund të na ndihmojnë për këtë; nëse me partnerin tonë kryesor, përpiqemi së bashku për fitoren”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Zelensky ka shprehur zhgënjimin që nuk është dhënë ende leja nga aleatët – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Britania – për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.

Të dyja këto vende kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tërheqjes në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden do të presë Zelenksy në SHBA më 24 shtator appeared first on Euronews Albania.

A do ta pushtojë Izraeli Libanin?

20 September 2024 at 11:06

Diplomatët janë përpjekur të lehtësojnë tensionet në Lindjen e Mesme pasi pajisjet elektronike të lidhura me anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në sulmet për të cilat u fajësua Izraeli, që vranë dhjetëra dhe e shtynë rajonin drejt konfliktit të gjithanshëm.

Sulmet ndaj ‘pagers’ dhe radiove të grupit islamik vranë 37 persona dhe plagosën rreth 3,000. të tjerë Ato besohet se janë kryer nga Izraeli, i cili të enjten bombardoi Libanin jugor, në të njëjtën ditë kur të dërguarit nga SHBA dhe Evropa u takuan përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Ekziston frika se konflikti i ndezur midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani, mund të përshkallëzohet, teksa një analist gjeopolitik izraelit i tha Newsweek se “nuk kemi qenë kurrë më afër një lufte gjithëpërfshirëse”.

Një tjetër ekspert tha se lufta është “një opsion real, por nuk është i pashmangshëm” dhe sulmet mund të detyrojnë Hezbollahun të tërhiqet nga Libani jugor dhe negociatat me Hamasin për luftën në Gaza, që filloi me sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael nga militantët.

Të martën, pajisjet sinjalizuese (pagers) e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në pjesë të Libanit dhe Sirisë, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Izraeli nuk ka komentuar, por një zyrtar amerikan i tha Associated Press se kishte informuar Uashingtonin për operacionin.

Të mërkurën, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiomarrëset shpërthyen.

Operacionet pasojnë zotimin e Izraelit për të zgjeruar qëllimet e luftës së tij në Gaza për të përfshirë kthimin e banorëve në Izraelin verior të cilët ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Hezbollahut, i cili është në linjë me Hamasin.

Në një fjalim të zjarrtë të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah i quajti sulmet “terrorizëm i pastër” si dhe “krime lufte ose të paktën një shpallje lufte”, pa treguar se çfarë përgjigje ushtarake do të ndërmerrte grupi i tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do ta pushtojë Izraeli Libanin? appeared first on Euronews Albania.

‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit për trajtimin e profesionistëve të lirë që parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti)

20 September 2024 at 10:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputetët e opozitës i kanë ofruar qeverisë një “recetë” për trajtimin e profesionistëve të lirë, që parapaguan taksën tatim-fitimit, kundërshtuar më vonë nga Gjykata Kushtetuese.

Drafti i publikuar, që mban firmën e Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, propozon që 5 mln eurot e paguara nga 6.542 profesionistë të lirë t’u llogaritet atyre për detyrimet e ardhshme, ose t’u rimbursohet.

Po ashtu për ato biznese me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, të cilëve u janë akumuluar kamatëvonesa, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatëvonesat.

Në relacionin shoqërues të projektligjit thuhet se nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rezulton se 6,541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 deri me 30 Qershor 2024 në vlerën 500 mln lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mos pagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.

Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve sipas draftit të propozuar nga grupi parlamentar i opozitës, synohet që të përcaktohen rregullat se si do të trajtohen shumat e paguara nga profesionistët e lirë, si dhe detyrimet e papaguara dhe kamatëvonesat, të cilat janë akumuluar mbi nenin 69, pika I, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë, e Ligjit nr. 29/2023, të shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese.

– Ndërhyrja e parë ka të bëjë me të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 – 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se në këtë kategori janë 6,541 tatimpagues që kanë paguar një shumë prej 500 milionë lekë. Duke marrë për bazë modelin e përcaktuar në nenin 75, të Ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,
është parashikuar që administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi.

Pas kësaj, me kërkesë me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit. Nëpërmjet këtij modeli synohet që shumat e tatimit të parapaguar nga profesionistët e lirë të kompensohen me detyrime të tjera tatimore aktuale apo të ardhshme, ose të rimbursohen në llogarinë e tatimpaguesit, sipas vullnetit të këtij të fundit.

-Ndërhyrja e dytë ka të bëjë më të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Financave nuk ka ofruar të dhëna sa i përket numrit të tyre apo shumës totale të detyrimeve tatimore. Këtyre tatimpaguesve për shkak të mospagimit të detyrimeve iu janë akumuluar edhe kamatëvonesa. Në këto kushte, propozohet që administrate
tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatvonesat. Këto ndërhyrje përbëjnë një zgjidhje përfundimtare të problematikës, që u krijua për shkak të aplikimit të tatimit 15% për profesionistët e lirë, duke filluar nga 1 janari 2024, i cili siç u shpjegua gjerësisht, u gjet nga Gjykata Kushtetuese në shkelje të neneve 4 dhe 2 të Kushtetutës. Për rrjedhojë u shfuqizua”, përcaktohet në relacion e projektligjit.

Propozimet e tyre janë konsultuar edhe me përfaqësues të profesioneve të lira.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend me tej sqarohet se sipas nenit 69, pika I, shkronja “dh”, të Ligjit, lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8348/1998 vazhdojnë të zbatohen. Kështu për individët tregtare, të vetëpunësuarit dhe entitetet, me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0%, do të aplikohet deri më 31 Dhjetor 2029.

The post ‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit për trajtimin e profesionistëve të lirë që parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti) appeared first on Gazeta Si.

Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë 2024-s. Sulmet kibernetike dhe kursi i këmbimit ‘trembën’ sektorin

20 September 2024 at 10:40

Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, raporton Banka e Shqipërisë.

Edhe pse bankat e huaja kanë ecuri më të mirë se ato shqiptare, Indeksi tregon se në krahasim me fundin e vitit 2023, bankat me kapital të huaj paraqitën dobësim të të gjithë treguesve me përjashtim të cilësisë së aktiveve. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, indeksi tregon për situatë të qëndrueshme dhe nuk paraqet ndryshime. Për bankat me kapital vendas vërehet rënie e lehtë e cilësisë së kapitalit, likuiditetit dhe veçanërisht eficiencës gjatë periudhës.

Sipas vrojtimit me bankat për perceptimin e rreziqeve sistemike, ka një zbutje të perceptimit të rreziqeve nga faktorë të brendshëm dhe rritjes së rrezikut nga goditjet e jashtme.

Bankat kanë vlerësuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” si rrezikun kryesor sistemik të periudhës dhe vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar krahasuar me periudhën paraardhëse.

Rreziku kibernetik renditet në vendin e dytë, dhe nota e rrezikut është rritur krahasuar me periudhën paraardhëse.

Perceptimi i bankave mbi rrezikun e inflacionit është zbutur ndjeshëm gjatë periudhës.

Bankat theksojnë nevojën e monitorimit edhe të kursit të këmbimit pas dobësimit të shpejtë të euros dhe dollarit, por rreziku nuk perceptohet ende i lartë. Gjithsesi frika për këtë factor është rritur nga fundi i vitit 2023.

Mundësia e materializimit të një/ose disa prej rreziqeve të rëndësishme sistemike në të ardhmen afatshkurtër vlerësohet e ulët, por ajo paraqitet disi më e lartë kur diskutohet për një horizont më të gjatë kohor.

The post Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë 2024-s. Sulmet kibernetike dhe kursi i këmbimit ‘trembën’ sektorin appeared first on Gazeta Si.

Skandali me kryeministrit britanik, fustane luksoze për gruan dhe 40 mijë € bileta për të parë Arsenalin

By: Ela
20 September 2024 at 09:45

Kryeministri britanik Keir Starmer po kritikohet pasi mediat kanë publikuar të dhëna se ka pranuar donacione me vlerë mbi 100,000 paund që nga fundi i 2019-ës, më shumë se çdo anëtar tjetër i parlamentit. Donacionet përfshijnë fustane të stilistëve më të njohur për bashkëshorten e tij, bileta për ndeshje futbolli dhe një koncert të Taylor […]

The post Skandali me kryeministrit britanik, fustane luksoze për gruan dhe 40 mijë € bileta për të parë Arsenalin appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në SPAK, ja lëvizjet e firmosura nga Dumani

By: Ela
20 September 2024 at 09:24

Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme. Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, […]

The post Ndryshime në SPAK, ja lëvizjet e firmosura nga Dumani appeared first on BoldNews.al.

Jahti rrezikonte të fundosej, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit

By: Ela
20 September 2024 at 08:51

Katër të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare mes Velipojës dhe Shëngjinit. Mësohet se ata kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt. Konkretisht bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, për […]

The post Jahti rrezikonte të fundosej, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit appeared first on BoldNews.al.

Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar”

20 September 2024 at 09:46

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në qytetin port holandez të Roterdamit kur një sulmues, duke bërtitur “Allahu akbar”, sulmoi njerëzit me thikë, njoftoi transmetuesi publik holandez NOS mëngjesin e sotëm.

I dyshuari për sulmin e mbrëmshëm në afërsi të urës Erasmus është arrestuar dhe dërguar në spital, si dhe personi i plagosur nga sulmi.

Dëshmitarët i thanë policisë se i dyshuari po bërtiste Allahu Akber.

Zëdhënësi i policisë Vesel Stole tha se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sipas të përditshmes holandeze De Telegraaf, duke iu referuar dëshmitarëve, sulmuesi kishte dy thika, dhe një kalimtar e goditi sulmuesin me dy shkopinj dhe arriti t’i grisë thikat.

Dëshmitari tha se në fillim kishte menduar se ishte një përleshje, por kur u afrua, pa se sulmuesi mbante në duar dy thika dhe po godiste me to kalimtarët.

 

The post Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar” appeared first on Euronews Albania.

Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban

20 September 2024 at 09:22

Komponentët e përdorur në mijëra pagera të shpërthyer në Liban të martën në një sulm vdekjeprurës ndaj anëtarëve të Hezbollahut nuk janë bërë në Tajvan, tha sot Ministri i Ekonomisë i Tajvanit Kuo Jih-hui.

“Përbërësit janë kryesisht qarqe të integruara dhe bateri më të lira”, u tha gazetarëve ministri tajvanez i Ekonomisë Kuo Jih-hui, raporton Reuters.

Kur u pyet nëse pjesët e pagerit që shpërthyen ishin prodhuar në Tajvan, ai tha:

“Mund të them me siguri se ato nuk janë të prodhuara në Tajvan”, duke shtuar se rasti është duke u hetuar nga autoritetet gjyqësore.

Kompania “Gold Apollo” me seli në Tajvan njoftoi në fillim të kësaj jave se nuk ka prodhuar pajisjet e përdorura në sulm dhe se kompania “BAC” me qendër në Budapest ka licencë për të përdorur markën e saj tregtare.

Nuk ishte e qartë se si dhe kur pajisja ishte pajisur për t’u shpërthyer në distancë, siç ishin qindra telekomandë të përdorur nga Hezbollah që shpërthyen të mërkurën në një valë të dytë sulmesh. Në dy incidente në Liban, 37 njerëz vdiqën dhe rreth 3,000 u plagosën.

Burimet e sigurisë thanë se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimet e pager-it, por Tel Avivi nuk komentoi drejtpërdrejt mbi sulmet.

The post Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban appeared first on Euronews Albania.

Rama: Marrëveshja për emigrantët “ekskluzive” për Italinë, asnjë vend tjetër

20 September 2024 at 08:17

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës  Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë  brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet . Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte Shqipërisë një avantazh në përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: Marrëveshja për emigrantët “ekskluzive” për Italinë, asnjë vend tjetër appeared first on Euronews Albania.

Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban

20 September 2024 at 07:45

Turqia po rishikon masat e saj për të siguruar pajisjet e komunikimit të përdorura nga forcat e saj të armatosura pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban, tha sot një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes.

Radiot e dorës të përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah u shpërthyen në të gjithë Libanin jugor dje në ditën më vdekjeprurëse të vendit që nga luftimet ndërkufitare midis grupit dhe Izraelit gati një vit më parë, duke nxitur tensionet pas shpërthimeve të ngjashme me pager nga militantët një ditë më parë, njoftoi Reuters.

Një zyrtar turk, i cili nuk donte të identifikohej, tha se ushtria turke përdor vetëm pajisje të prodhuara në vend dhe se Ankaraja ka mekanizma kontrolli shtesë nëse një palë e tretë përfshihet në prokurimin ose prodhimin e pajisjeve.

“Pavarësisht nëse janë operacionet që po kryejmë, lufta e vazhdueshme në Ukrainë, si dhe shembulli i Libanit, masat rishikohen dhe masat e reja zhvillohen si pjesë e mësimeve të nxjerra pas çdo zhvillimi”, tha zyrtari.

Ai shtoi se në kuadër të incidentit të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë po kryen hetimet e nevojshme, pa specifikuar detaje të tjera.

Gjatë shpërthimit të pagerëve dhe pajisjeve të tjera elektronike në Liban, të paktën 20 njerëz vdiqën dhe pothuajse tre mijë u plagosën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për incidentet dhe premtoi hakmarrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban appeared first on Euronews Albania.

Goditen 100 raketahedhëse të Hezbollahut, Izraeli kryen sulme më të ashpra në Liban

20 September 2024 at 07:05

Avionët luftarakë izraelitë kryen të enjten vonë në mbrëmje sulmet më intensive ndaj pjesës jugore të Libanit në gati një vit luftë, thanë burimet libaneze të sigurisë, një zhvillim që duket se ka përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, pavarësisht thirrjeve për vetëpërmbajtje.

Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente. Po kështu edhe Britania bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut. SHBA “druhet dhe është e shqetësuar për përshkallëzim të mundshëm të konfliktit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtypin.

Breshëritë intensive pasuan sulmet në fillim të javës për të cilat Libani dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin, që hodhën në erë radiot e dorës dhe biperat e grupit militant, duke vrarë 37 persona dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë në Liban.

Në operacionin e së enjtes, Izraeli lëshoi dhjetëra bomba në të gjithë Libanin jugor, thanë tre burime libaneze të sigurisë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Radio stacionet izraelite njoftuan se dhjetëra avionë luftarakë goditën objektivat e Hezbollahut, përfshirë rreth 100 raketahedhëse.

Ushtria izraelite nuk e konfirmoi këtë gjë, por tha më herët se kishte goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë raketahedhëse dhe depo armësh në Libanin jugor.

Në një fjalim televiziv të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën “kaluan të gjitha vijat e kuqe”.

“Armiku doli përtej çdo kontrolli, ligji dhe morali”, tha ai, duke shtuar se sulmet “mund të konsiderohen si krime lufte ose shpallje lufte”.

Izraeli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet e biperave dhe radiove të dorës, për të cilat burime të sigurisë thonë se ndoshta janë kryer nga agjencia izraelite e spiunazhit Mossad, e cila ka një histori të gjatë të kryerjes së sulmeve të sofistikuara në tokë të huaj.

Misioni libanez në OKB tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të enjten se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimin e pajisjeve nëpërmjet mesazheve elektronike dhe eksplozivëve të vendosur në to, përpara se të arrinin në Liban.

Lidhur me këtë çështje të premten do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditen 100 raketahedhëse të Hezbollahut, Izraeli kryen sulme më të ashpra në Liban appeared first on Euronews Albania.

Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

20 September 2024 at 06:59

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç, tha policia.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

 

 

The post Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌