Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI)

By: V K
20 September 2024 at 13:50

Prokuroria e Kukësit, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i cili ka qenë i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Pasuritë që organi i akuzës ka kërkuar të konfiskohen janë:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Fatjon Dautaj ka qenë arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

“Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

The post Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

By: V K
20 September 2024 at 13:43

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike ku tha se Prokurorët genjejnë, kur shkruajnë emrin e tij se ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës.

Malltezi tha se në fakt të gjitha ia ka përballuar e bija e Berishës, Argita. Ai tha se ka paguar vetëm për gjyqin në Francë dhe shtoi se me shumë kënaqësi ia mbulon, por nuk e kanë pranuar, ndaj, sipas tij, është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP.

Më pas, tha Malltezi, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. Ai tha se më pas gënjehet që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat janë zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Ai shtroi pyetjen se përse prokurorët e shënojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës në dosjen hetimore.

DEKLARATA:

Prokurorët politikë genjejnë kur shkruajnë se Jamarber Malltezi ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka perballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamiresine si krim apo vepër penale. Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor.

Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion. Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek.

Atëherë, pse sherbetoret politike të Edi Ramës e shenojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë. Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

The post Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik appeared first on Albeu.com.

Zhduken tre të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, policia në kërkim të tyre

By: V K
20 September 2024 at 13:29

Sipas policisë së Elbasanit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan.

Ka qenë përgjegjësi i qendrës sociale, i cili ka kallëzuar largimin e të miturve.

Uniformat blu thonë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zhduken tre të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, policia në kërkim të tyre appeared first on Albeu.com.

Mbretëresha e Champions League, Eva Murati në qendër të vëmendjes së medias britanike

By: V K
20 September 2024 at 12:58

Imazh i ngjarjeve sportive në Tring, Eva Murati, ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave të huaja. Këtë herë, ka qenë media britanike “The Sun”, që i ka kushtuar një artikull moderatores.

The Sun, shkruan për rikthimin e Eva Muratit në sezonin e ri në Tring, duke e quajtur “Mbretëresha e Champions League”.

“Prezantuesja mahnitëse shqiptare, Eva Murati, është rikthyer për një sezon të ri, duke fituar zemrat e tifozëve të futbollit në të gjithë Evropën.

Eva prezanton mbulimin e turneut për transmetuesin shqiptar Tring TV”, kështu e nis artikullin prestigjozja britanike, për Muratin, e cila ka arritur t’i magjepsë të gjithë.

Eva është një ndër vajzat të cilat ku ka shkuar, ka arritur të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, e këtë gjë e kanë treguar më së miri fjalët dhe lëvdatat që të huajt kanë bërë për të.

 


 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

The post Mbretëresha e Champions League, Eva Murati në qendër të vëmendjes së medias britanike appeared first on Albeu.com.

Protesta para Bashkisë/ Këlliçi akuza SPAK: Jeni nën presionin e Erion Veliajt

By: V K
20 September 2024 at 12:36

Këtë të premte, drejtues politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Prokurorëve të SPAK.

Gjithashtu, Këlliçi ka hedhur akuza edhe ndaj Carlo Bollinos, i cili sipas tij është bërë pronar i mbi 4 mijë m2 në pronat e familjes Begeja.

Këlliçi tha se Bolino po na del edhe ndërkombëtar edhe tirons i vjetër, i cili sulmon pronarët legjitimë, sepse ka mentalitet komunist.

“Bolino është i vetmi ndërkombëtar që po sulmojmë ne, ai është italian, por po na del edhe tirons i vjetër, përderisa na del si pronar në mbi 4 mijë metra në pronat e familjes Begeja. Tani Bolino sulmon pronarët legjitimë në Tiranë, që kërkojnë pronën e tyre”, tha Këlliçi.

Mes të tjerash,  ai u shpreh se “Dritan Prençi, Prokurori i SPAK, i cili prej 4 vitesh ka nën hetim dosjen e inceneratorit të Tiranës, nuk e sheh ky firmën e Erion veliajt?”.

“Me çfarë i ushtron presion Erion Veliaj këtyre prokurorëve të SPAK? Mos vallë me dosjen e atij prokurorit të Vlorë që është arrestuar? Mos vallë në atë dosje kemi edhe emrat e prokurorëve të SPAK.

Flitet se janë paguar 3 mln euro që janë paguar për të shpëtuar Erion Veliajn. E kuptoni se për çfarë drejtësie flasim? Nuk kemi parë në drejtësi të tillë në asnjë vend të Botës, një drejtësi me dy standarde.

Prokurorët janë peng të Erion Veliajt. Kjo mënyrë vjedhjeje që ka instaluar Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës është i pashembullt në Botë, ndërsa Altin Dumani e quan krim intelektual dhe vazhdon të godasë opozitën”, tha Këlliçi.

Ai paralajmëroi vijimin e protestave të opozitës para Bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar ato si një qëndresë e qytetarëve prej 26 javësh.

Këlliçi gjithashtu njoftoi se javën e ardhshme protesta para Bashkisë do të mbahet ditën e mërkurë, pasi besimtarët myslimanë e kanë kërkuar një gjë të tillë, për shkak se ditën e premte kryejnë ritin e faljes në xhami.

“Ne do e respektojmë këtë kërkesë të tyre”, u shpreh Këlliçi, duke bërë të ditur se javën e ardhshme protesta do të mbahet ditën e mërkurë.

The post Protesta para Bashkisë/ Këlliçi akuza SPAK: Jeni nën presionin e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet (VIDEO)

By: V K
20 September 2024 at 12:29

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar në “Facebook” videon e një pensionisti, i cili thotë se edhe pse është i majtë, Edi Rama po ua merr shpirtin.

“Pensionet nuk rriten sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe hajnat e tij ministra dhe zyrtarë”, shkruan Berisha.

Gjithashtu, pensionisti thotë se nuk ka rritje pensionesh, por vetëm indeksim. Aq më tepër, indeksimi që bëhej në prill, tani bëhet në tetor duke u vjedhur nga xhepi i pensionistëve.

“Rama po na merr shpirtin. Kur indeksimi bëhet në prill, pse Edi Rama e bën në tetor? Ka dy vjet që na vjedh nga tetë muaj. Indeksimi nuk quhet ngritje pensioni”,– thotë i moshuari.

The post Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Balliu: Pushtetarët, gati të helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat

By: V K
20 September 2024 at 12:16

Ditën e sotme, shefi i Organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë Klevis Balliu, në protestën e 26 para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se arsyeja për të cilën opozita nuk fiton zgjedhjet, është sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, bëhen votime.

Gjithashtu, ai shtoi se pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, dhe janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.

“Sado të vijmë e të flasim, të gjithë i dimë problematikat. E rëndë të thuash në 2025, që po duhet të fitojë opozita e duhet ndryshimi.

I dëgjon nga njerëz që edhe paguhen nga pushteti aktual. E thonë pastaj, po nuk mund të fitohet, Sepse në subkoshiencë e dinë se këtu zgjedhje nuk ka, ka vetëm votime.

Pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.
Përkundër gjithçkaje që ndodh, në gjyq është opozita dhe masa sigurie merren për opozitën. Ka ardhur koha të nisim ne lëvizje të reja, të nisim veprime e akte. Duhen jo fjalime opozitare por akte opozitare”, u shpreh Balliu.

The post Protesta e opozitës/ Balliu: Pushtetarët, gati të helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, raportohet për një të plagosur

By: V K
20 September 2024 at 12:10

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mitrovicë. Meidat e Kosovës, raportojnë se është plagosur një person, informacion i konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Nuk dihen ende detaje të tjera, teksa policia e Kosovës, po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, raportohet për një të plagosur appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

By: V K
20 September 2024 at 11:55

Këtë të premte, opozita po mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”.

Protesta ka nisur me një minutë heshtje, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë, si pasojë e një ataku kardiak.

Kjo është protesta e 26 e opozitës para Bashkisë, ndërkohë që një protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj.

The post Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO)

By: V K
20 September 2024 at 11:47

Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij, këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, njoftoi biznesmeni ditë më parë.

Teksa sot ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet për besimin e tij dhe në çdo hap falenderon Zotin, përmes këtij postimi s’ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak, të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi, u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

 

The post U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali

By: V K
20 September 2024 at 11:21

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera, në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Emrat e policëve në hetim dhe masat e sigurisë:

1-.N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal “Arrest me burg”

2. Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”

3. Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg

4. Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg

6. Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest ne shtepi.

7. Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi”

8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi

9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi”

10. Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan,” Detyrim paraqitje”

11. N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, “Detyrim paraqitje”

12. N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.

13. N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

14. Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, “Detyrim paraqitje”

15. Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

16. Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës,” Detyrim paraqitje”

17. Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

18. Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

19. Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje

20. Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

21. Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

The post Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali appeared first on Albeu.com.

Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve

By: V K
20 September 2024 at 11:04

Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një reagim përmes rrjeteve sociale, thekson se rritja e pretenduar nga qeveria të pensioneve, është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Duke nisur nga muaji Tetor, pensionet do të indeksohen me 4.1%, sipas vendimit të fundit të qeverisë shqiptare. Mirëpo, ky indeksim do të thotë një shpërndarje e ndryshme për secilin nga llojet e pensioneve, duke i qëndruar rritjes shumë të lehtë, krahasuar me nevojat e pensionistëve në Shqipëri.

Me këtë indeksim, pensionet urbane rriten me afër 752 lekë. Nga 18,241 lekë që është pensioni mesatar, pensionistët në qytet do të marrin muajin tjetër 18,993 lekë.

Për qytetarët në zonat rurale rritja është më e ulët, në vetëm 453 lekë. Nga 11,051 lekë që është pensioni mesatar rural, do të shkojë në 11,504 lek.

Në ndryshim nga dy kategoritë më sipër, rritja pak më e madhe është për qytetarët që marrin pensione nga trajtime të veçanta, sikurse ish- ushtarakë, minatorë, naftëtarë etj.

Për ata që përfitojnë 20.000 lekë, rritja është 800 lekë. Ndërsa ata që përfitojnë 30.000 lekë, do të marrin 1200 lek më shumë.

REAGIMI I PLOTË:

Rritja e pensioneve është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Indeksimi me 4.1% nuk kompenson në asnjë moment rritjen e kostove të jetesës.

Mesatarisht, një pension rritet me 752 lekë në muaj, pra vetëm 25 lekë të reja në ditë! Çfarë mund të shtojë një pensionist në tryezë me kaq para? Praktikisht asgjë!

Edhe pse kanë punuar dhe kontribuuar një jetë të tërë, pensionistët janë të varur nga fëmijët emigrantë për ushqimet, ilaçet, energjinë elektrike e ujin.

Frutat dhe mishi janë luks për shumicën dërrmuese të pensionistëve shqiptarë.
Kanë marrë vota qyl nga pensionistët për 11 vite dhe kujtohen tani duke u tallur me një rritje qesharake. Kjo qeveri nuk është e majtë por në funksion të klientëve, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Pensionistët dhe gjithë shoqëria duhet ta ndëshkojë sa më parë këtë qeveri që nuk punon për ta por për një grusht njerëzish duke e bërë Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët.

The post Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin

By: V K
20 September 2024 at 10:34

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, eshte paraqitur ne Kuvend ku do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Prokuroria e Posaçme, ka dhënë lejen që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht në komisionin në orën 10:00, për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit në Kuvend. Ai do të shoqërohet nga forcat e policisë.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.

Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

The post Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin appeared first on Albeu.com.

“5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një vazjë (EMRI)

By: V K
20 September 2024 at 10:19

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës, kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili akuzohet se shantazhonte dhe përndiqte një vajzë dhe familjarët e saj, për dhënien e një shume prej 5 mijë eurosh, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj në rrjete sociale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Phone fiend”, është vënë në pranga shtetasi Indrit Vucaj, 30-vjeç, banues në Bulqizë, i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Sipas autoriteve policore, ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

“Nga veprimet hetimore të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post “5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari që shantazhonte një vazjë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj

By: V K
20 September 2024 at 10:06

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7”, është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama, në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.

The post Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj appeared first on Albeu.com.

Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
20 September 2024 at 09:35

Sinoptikani i njohur Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, në një lidhje direkte për Klan News, shprehet se gjatë këtyre ditëve pritet që të kemi temperatura të larta që shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Sipas tij, do të kemi vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave.

Hakil Osmani:Vendi ynë ditën e sotme mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpesha, të cilat herë pas here parashikohet të kenë zhvillimet e tyre. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi edhe mundësira për reshje shiu. Në pjesën Lindore do të kenë më të dukshme, por edhe në Ultësirën Perëndimore do i kemi prezente reshjet në sasira më të pakëta. Në mbrëmje kemi përmirësim gradual të kushteve të motit.

Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj,.

Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, gjatë orëve të pasdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat juglindore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit nga dita e sotme do të jenë të larta duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 29 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Regjistrohen në qarkun e Elbasanit, Beratit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Por jo vetëm ditën e sotme do të kemi temperatura të larta. Edhe gjatë fundjavës kemi maksimumet në qytetet e ultësirës perëndimore do të jenë në vlerën 28 apo 29 gradë Celsius në orët e mesditës. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit”.

The post Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT)

By: V K
20 September 2024 at 09:27

Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme.

Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar.

Ndërsa në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar, janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

The post Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar

By: V K
20 September 2024 at 08:49

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës.

Ky projekt është pjesë e Unazës së Madhe, ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve.

Postimi:

“Mirëmëngjes

dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

The post Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
20 September 2024 at 08:10

Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë.

Euro, blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE

By: V K
20 September 2024 at 07:59

Mbrëmjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë. Në Australi janë arrestuar shqiptarë. Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE appeared first on Albeu.com.

❌
❌