Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

“Çështje e sigurisë kombëtare”, Ukraina ndalon përdorimin e Telegram, ja shkaku

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 17:58

Ukraina ka ndaluar instalimin e aplikacionit popullor të mesazheve Telegram nga zyrtarët në pajisjet e lëshuara nga shteti.

Qendra Kombëtare e Koordinimit të Sigurisë Kibernetike bëri thirrje për ndalimin, duke e përshkruar masën si të nevojshme për sigurinë kombëtare gjatë luftës me Rusinë.

Kjo u njoftua të premten nga Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës në një deklaratë në Facebook.

Gjatë një takimi të enjten, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thanë se Telegram përdoret në mënyrë aktive nga Rusia për sulme kibernetike, përhapjen e tyre, vendosjen e vendndodhjeve të përdoruesve dhe kalibrimin e sulmeve me raketa.

Një përjashtim nga ndalimi do të lejohet për njerëzit që përdorin aplikacionin në detyrat e tyre zyrtare. Ukrainasit janë të lirë të përdorin aplikacionin në pajisjet e tyre personale.

Aplikacioni përdoret gjerësisht në Ukrainë jo vetëm për mesazhe, por edhe për të lexuar lajme, duke përfshirë përditësimet mbi sulmet ajrore ruse.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se shërbimet e inteligjencës ruse janë në gjendje të aksesojnë mesazhet personale të përdoruesve të aplikacionit, përfshirë mesazhet e fshira, si dhe të dhënat e tyre personale.

“Unë gjithmonë kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj lirinë e fjalës, por çështja e Telegramit nuk është çështje e lirisë së fjalës; është çështje e sigurisë kombëtare”, tha Budanov, sipas deklaratës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Çështje e sigurisë kombëtare”, Ukraina ndalon përdorimin e Telegram, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, Elbasani çel ekspozitën “Muaji i Monumenteve”

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 17:16

Në kuadër të  “Muajit të Monumenteve të Kulturës”, dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë  në muzeun etnografik Elbasan është çelur një ekspozitë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Ekspozita solli për publikun materiale grafike të monumenteve kulturore të cilat janë dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur.

Specialisti Andrea Pambuku  thotë se qëllimi kryesor është  promovimi i trashëgimisë kulturore.

“Jemi vendosur në Elbasan meqenëse kemi të bëjmë me një monument të trashigimisë kulturore, por njëkohësisht edhe përsa i përket vlerave të saj unike. Ekspozita jonë “Muaji i Monumenteve” është një iniciative krahas Shtatorit që është muaji i monumenteve dhe 80 vjetori i çlirimit të atdheut, është inicative IKTK për të nxirrë në pah fotografi, dhe grafika që janë punuar që nga fillimi i institutit,” –tha ai.

Me këtë ekspozitë,  synohet ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke shërbyer si një urë lidhëse mes të kaluarës së pasur dhe brezave të rinj.

” Kjo i shërben si shpalosjes dhe njohjes së ketyre monumenteve, por me shumë është çështje edukimi. Në fakt këtu është një ambjent i veçantë sepse dhe vetë ky ambjent është monument i trashigimisë kulturëre e Elbasanit. Është një ekspozitë që ngjall mjaft interes dhe siç e shifni edhe ne keto momente që e frekuentojnë dhe shofin gjitha ketë trashigimi të pasur që kemi si komb,” –u shpreh Drejtor i Agjensisë së Turizmit dhe Kulturës, Artur Guni.

Elbasani është një nga qarqet më të pasura arkeologjike dhe për rrjedhojë edhe i monumenteve të kulturës çka ka rritur interesin e vizitorëve për to.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, Elbasani çel ekspozitën “Muaji i Monumenteve” appeared first on Euronews Albania.

Skënderbeu përballet me Laçin, Gvozdenoviç: Sfidë delikate, 4 pikë janë shumë pak

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 17:06

Përballja me Laçin mund të konsiderohet si një duel direkt për Skënderbeun, me të dyja ekipet të cilat qëndrojnë në fundin e tabelës së klasifikimit.

Këtë të premte korçarët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa atmosfera duket pozitive në prag të ndeshjes me bardhezinjtë, të cilën e luajnë në shtëpi.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, që deri më tani nuk ka asnjë fitore.

“Mund të them është delikate pasi kemi nevojë për pikë. Edhe java e parë ishte e tillë edhe nesër po njësoj. Presioni është në futboll, stafi, lojtarët, por pa presion nuk ecet përpara. Presioni është pjesë e futbollit, por nuk kemi problem,” –u shpreh ai.

Tekniku serb i korçarëve nuk është aspak i kënaqur me atë çka skuadra ka përfituar deri më tani.

“Nuk shikoj asnjë problem veç me pikët, 5 javë 4 pikë është shumë pak. Kjo është situata, tani nuk do bëjmë shumë analiza, sepse jemi të përqëndruar, do shohim si do dalim e pastaj do flasim,” –tha tekniku.

Skënderbeu vjen pas humbjes me Dinamon në Elbasan, ndërsa Laci pas një barazimi shpresëdhënës me Partizanin në shtëpi. Superliga shqiptare zhvillon dy përballje të shtunën, Skënderbeu-Laci dhe Partizani-Tirana.

The post Skënderbeu përballet me Laçin, Gvozdenoviç: Sfidë delikate, 4 pikë janë shumë pak appeared first on Euronews Albania.

Nis Festivali i Kërcimit, koreografi francez: Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 16:55

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit vjen për të tretin vit radhazi në Tiranë, duke tërhequr artistë, nga e gjithë bota.

Ky festival do të hapet me dy performanca premierë të “Liqenit të Mjellmave”, nga koerografi me famë botërore Angelin Preljocaj më 20 dhe 21 shtator në Teatrin e Operës dhe Baletit.

“Populli shqiptar e meriton artin kontemporan”, tha koreografi francez, i cili u shpreh i emocionuar për këtë festival.

“Jam shumë i emocionuar që po bëhet ky festival i tretë kontemporan. I pari ishte si një lloj prove, i dyti u zhvillua jashtëzakonisht shumë mirë, po ky i treti është jashtëzakonisht si emblema e festivalit. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e artit shqiptar. Ku erdha këtu thashe se populli shqiptar e meriton të zbulojë artin kontemporan. Në këtë festival të tretë i kam dhënë shtysë shumë artistëve shqiptar të fushave të ndryshme që të bëhen pjesë e këtij festivali,” –u shpreh koreografi më tej.

Preljocaj, foli në lidhje me shfaqjen e “Liqenit të Mjellma” ku rrëfehet historia e mjellmës që përballet me problemet e epokës tonë.

“Çdo gjë është më kontemporane dhe më e zhvilluar. Koreografia është komplet ndryshe. Janë tre fjalë që e përshkruajnë, tekst kontekst dhe pretekst. Të tre elementet bashkohen në një. Kjo është mënyra e të punuarit tim,” –tregoi Preljocaj.

Koreografi franko-shqiptar dhe drejtori artistik i festivalit, është i angazhuar për të promovuar artin e kërcimit në të gjithë Shqipërinë

“E ndjej veten si në shtëpinë time.  Është një ndjenjë që dua të ja jap këtij vendi siç ma kanë dhënë prindërit e mi. Është kjo qqë më bën të angazhohem shumë thellë për këtë festival,” –tha ai.

Përgjatë 3 javëve, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit, specifikisht atij bashkëkohor.

Ky Festival që do të zgjasë deri më 12 tetor do të përmbajë gjithashtu seminare, masterklasa dhe takime interaktive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis Festivali i Kërcimit, koreografi francez: Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time appeared first on Euronews Albania.

3 vite punë ose paguaj tarifën/Miratohet projektligji për studentët e mjekësisë

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 16:44

Ditën e enjte parlamenti miratoi me 74 vota pro projektligjin për tudentët e Mjekësisë në Universitetin Publik që i detyron ata të kryejnë punë të detyruar, jo më pak se 3 vite në Shqipëri ose të paguajnë tarifën e studimit.

Ligji shtrin efektet nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 deri në vitin akademik 2029-2030.

Në fillim ligji parashikonte 5 vite, por ai u ul në 3 vite për ata studentë pas diplomimit, më pas ata që janë në vit të dytë e deri në vitin e katërt, do të duhet të punojnë 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë një vit.

Të gjithë ata studentë që kundërshtojnë këtë ligj dhe nuk pranojnë të firmosin kontratën, duhet të paguajnë tarifën e plotë për vitet e studimit, shifër e cila do të përcaktohet brenda ditësh përpara se të nisë viti i ri akademik, 7 tetor 2024.

Ndërkohë pjesa tjetër, e cila do të qëndrojnë për punësim, diplomën do ta marrin pasi të mbarojnë vitet e punësimit.

Ndryshime ka pasur dhe sa i takon punësimit. Sipas rregullave të reja, ministria e Shëndetësisë duhet që brenda 3 muajve pas licencimit të punësojë mjekun sipas notës mesatare, pa zhvilluar procedura konkurrimi.

Studentit fillimit do ti shihet si mundësi për t’u punësuar në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria e shëndetësisë dhe përzgjedhja e vendeve të punës bëhet nga mjeku i licencuar, në bazë të renditjes sipas notës mesatare të përfundimit të studimeve.

Në rastet kur mjekut të ri nuk i ofrohet mundësi punësimi, ai ka të drejtë ta gjejë atë në institucionet shëndetësore jopublike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, por gjithëmonë duke pasur prioritetet  punësimin  brenda 9 mujave në institucionet shëndetësore publike.

Nëse studenti nuk punësohet për 9 muaj atëherë ai ka të drejtën e pagës 80% gjatë kësaj periudhe 9 mujore.

Studentët e kanë kundërshtuar ‘punën e detyruar’ që u është vendosur me ligj dhe në qershor 2024 e kanë bërë padi në Gjykatën e Strasburgu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 3 vite punë ose paguaj tarifën/Miratohet projektligji për studentët e mjekësisë appeared first on Euronews Albania.

Hungari| Rritet niveli i ujit të lumit Danub, arrin muret e ndërtesës së parlamentit

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 16:35

Lumi Danub në Budapest pothuajse ka arritur kulmin e tij dhe arriti në ndërtesën e parlamentit hungarez të premten.

Niveli i ujit pritet të rritet edhe 50 centimetra (1.64 këmbë) deri në mbrëmjen e së shtunës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Ujërave.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban bëri thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen gjatë fundjavës.

Niveli i Danubit arriti në 780 cm (25.5 ft) të enjten në mbrëmje dhe pritet të arrijë në 850 cm (27.8 ft) të shtunën.

Fotot në rrjetet sociale dhe mediat hungareze tregojnë se urat dhe brigjet e Danubit, ku ndodhet edhe ndërtesa e parlamentit në qendër të Budapestit, janë përmbytur.

Përmbytjet e rënda morën jetë njerëzish në fillim të kësaj jave, ndërsa pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore po përballen me stuhinë Boris.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në një pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hungari| Rritet niveli i ujit të lumit Danub, arrin muret e ndërtesës së parlamentit appeared first on Euronews Albania.

Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit

By: Ela
20 September 2024 at 15:26

Rritja e netë-qëndrimeve të të huajve dhe vendasve përgjatë muajit korrik të këtij viti është ngadalësuar ndjeshëm në korrik. Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e net-qëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u […]

The post Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet

By: Ela
20 September 2024 at 15:07

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi në një konferencë për shtyp programin ekonomik të partisë së tij. Meta tregoi gjithashtu se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidojë si deputet. “Jemi në […]

The post Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet appeared first on BoldNews.al.

Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT

20 September 2024 at 14:52

Një nga gratë transgjinore më të njohura të Gjeorgjisë është vrarë në shtëpinë e saj, një ditë pasi parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të madh anti-LGBT.

Zyrtarët lokalë thonë se Kesaria Abramidze, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje në banesën e saj në kryeqytet, Tbilisi, të mërkurën.

Ministria e Brendshme tha se po hetonte një “vrasje me paramendim të kryer me mizori të veçantë dhe rrethana rënduese për baza gjinore”.

Një 26-vjeçar është arrestuar në rastin që ka tronditur kombin e vogël të Kaukazit Jugor. Mediat gjeorgjiane raportuan se ai ishte i njohur me viktimën.

Grupet e të drejtave e kanë lidhur vrasjen me ligjin e ri anti-LGBT, duke argumentuar se promovimi i tij nga qeveria kishte nxitur krimin transfobik të urrejtjes.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili, e cila kundërshtoi ligjin e ri, tha se “vrasja e tmerrshme” ngriti pyetje urgjente në lidhje me krimet e urrejtjes dhe diskriminimin.

Legjislacioni nga qeveria e kryeministrit Irakli Kobakhidze kufizon ashpër të drejtat për personat LGBT.

Ai prezanton ndalimin e martesës së të njëjtit seks, operacionet që konfirmojnë gjininë, birësimin e fëmijëve nga joheteroseksualët dhe promovimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks në shkolla.

Projektligji kaloi në parlament të martën me një votim 84-0, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave.

 

The post Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT appeared first on Euronews Albania.

Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe

20 September 2024 at 15:20

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare, një iniciativë e përbashkët me OSCE-në dhe prijësit fetarë të qytetit, për të promovuar vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar në Pejë.

Në këtë edicion, tema qendrore e diskutimeve ishte “Edukimi, Arti dhe Kultura”, në përputhje me frymën e harmonisë ndërfetare që karakterizon komunitetin e Pejës.

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet prijësve fetarë, komunës dhe organizatave ndërkombëtare si OSCE-ja, për të mbështetur dialogun ndërfetar dhe për të forcuar ndjenjën e unitetit mes qytetarëve.

Toleranca Fetare/ Foto Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari Muhaxheri e theksoi iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare, komunës dhe OSCE-së dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare. Po ashtu, Kryetari Muhaxheri falënderoj OSCE-në për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë në sferën e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës”, ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri, transmeton Telegrafi.

Toleranca Fetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Ndërsa nga ana tjetër, prijësit fetarë përçuan mesazhe të qarta për rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës mes komuniteteve. /Telegrafi/

The post Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe appeared first on Telegrafi.

Pensionistët vendosin qindarka në dyert e Ministrisë së Ekonomisë, Lëvizja Bashkë: Qeveria Rama po tallet

By: Ela
20 September 2024 at 13:16

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË, së bashku me përfaqësues të pensionistëve dhe minatorëve, mbajtën ditën e sotme një aksion simbolik përpara Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Aksioni kishte për qëllim të denoncojë rritjen qesharake të pensioneve me vetëm 11 deri në 23 lekë në ditë, duke theksuar se shumica e pensionistëve jetojnë nën minimumin jetik. […]

The post Pensionistët vendosin qindarka në dyert e Ministrisë së Ekonomisë, Lëvizja Bashkë: Qeveria Rama po tallet appeared first on BoldNews.al.

Nga java e ardhshme Toka do të ketë një ‘mini hënë’ të dytë, do zgjasë dy javë

By: Ela
20 September 2024 at 13:08

Këtë vjeshtë, për një kohë të kufizuar, Toka do të ketë një hënë të dytë. Sipas një studimi të publikuar këtë javë, një asteroid afërsisht me gjatësinë e një autobusi të qytetit do të kapet nga tërheqja gravitacionale e Tokës dhe do të rrotullohet rreth planetit tonë për rreth dy muaj, duke u shndërruar në […]

The post Nga java e ardhshme Toka do të ketë një ‘mini hënë’ të dytë, do zgjasë dy javë appeared first on BoldNews.al.

Zhduken 3 të mitur nga një qendër sociale në Elbasan

By: Ela
20 September 2024 at 12:57

Tre të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. Ditën e djeshme, përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar. “Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një […]

The post Zhduken 3 të mitur nga një qendër sociale në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria Rama s’ka vullnet për zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR

By: Ela
20 September 2024 at 12:39

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjeve Evropiane, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimet e saj lidhur me Udhërrëfyesin për Integrimin në Bashkimin Evropian. Tabaku u shpreh se qeveria dhe shumica socialiste ka treguar mungesë vullneti politik në implementimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Tabaku vuri në dukje se, një […]

The post Tabaku: Qeveria Rama s’ka vullnet për zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR appeared first on BoldNews.al.

Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në Shqipëri janë rritur në nivele alarmante

By: Ela
20 September 2024 at 12:34

Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në vend janë rritur në nivele alarmante në raport me disa dekada më parë. Një raport i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit tregon se nga matjet e bëra në disa rajone si Dërmenas dhe Libofshë në Qarkun e Fierit, niveli i kripësisë është rritur edhe në ato që më herët […]

The post Sipërfaqet e kripëzuara të tokës në Shqipëri janë rritur në nivele alarmante appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës

By: Ela
20 September 2024 at 12:12

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se sot jemi në një moment jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani. Këlliçi tha se SPAK mbahet peng […]

The post Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës

20 September 2024 at 13:23

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjecar Vaun e Dejës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit kombëtar të koduar territor i pastër shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke përdorur dronë për monitorim ajror, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër në fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimë kanabisi.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Rr., 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. N., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1

20 September 2024 at 13:09

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia po blen versionin më të ri dhe më modern të avionëve luftarakë Rafal 4.1 nga francezët dhe se po vazhdojnë diskutimet për paketën e armëve që do të kenë.

“Është versioni i fundit 4.1, i cili është përgatitur për ushtrinë franceze një muaj më parë. Pra, versioni më i fundit dhe më modern”, – tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si po i komentonte disa pretendime mediatike se Serbia po merr një version më të dobët i Rafale.

“Ata kanë sistemet më moderne të radarëve dhe mbrojtjen më të mirë. Ne kemi blerë të gjitha të mirat. Dhe me ne gjithçka është e re, e modernizuar, kushtojini vëmendje helikopterëve tanë, ata janë të gjithë të armatosur. Kjo nuk është për ne për shfaqje dhe për të bërë foto, por për të penguar në fakt ata që donin të bënin agresion ndaj vendit tonë”, theksoi Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1 appeared first on Euronews Albania.

Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh”

20 September 2024 at 13:01

Babai i Max Verstappen ka rënë dakord me Toto Wolff që piloti i Red Bull të transferohet te Mercedes në vitin 2026. Aktualisht skuadra gjermane ka finalizuar formacionin për sezonin e ardhshëm. Andrea Kimi Antonelli do të zëvendësojë Lewis Hamilton dhe do të garojë përkrah George Russell.

Zërat që e lidhin Verstappen me Mercedes përforcohen akoma më shumë kur Toto Wolff nuk e fsheh dëshirën e një kontrate me 3 herë kampionin në fuqi si zëvendësuesin ideal të Hamilton që u transferua te Ferrari.

Forma e Verstappen ka pësuar një rënie drastike dhe suksesin e fundit e ka arritur në “Spanish Grand Prix”. Ecuria më e gjatë pa fitore prej vitit 2020. Për rrjedhojë kryesimi ndaj Lando Norris është reduktuar në 59 pikë. Ndërsa gara e radhës është “Singapore Grand Prix” të cilën Verstappen nuk e ka fituar asnjëherë. Nga ana tjetër Red Bull humbi kryesimin e klasifikimit për konstruktorë prej Majit të vitit 2022. McLaren kryeson me 20 pikë dhe gjithçka duket se lidhet me largimet e Adrian Newey te Aston Martin dhe Jonathan Wheatley te Audi.

Në përpjekje për të rikuperuar terren, Red Bull njoftoi ristrukturim në start duke promovuar inxhinierin e garave të, Verstappen, Ganpiero Lambiase në postin e Drejtuesit Teknik. Ndërsa nuk mungojnë zërat se Newey po përpiqet ta bindë Verstappen t’i bashkohet te Aston Martin, agjenti Raymond Vermeulen beson se Mercedes është destinacioni i duhur për vitin 2026. Në kontratën e Verstappen deri në vitin 2028 te Red Bull ka klauzola që do ta lehtësonin largimin e tij pas dy viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh” appeared first on Euronews Albania.

Shifrat e turizmit, zhgënjen korriku. Vendasit ikën. Numri i netë qëndrimeve me rritjen më të ulët në 12 muaj

20 September 2024 at 13:38

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin korrik 2024, në Shqipëri erdhën 526.293 vizitorë, me rritje 36% nga një vit më parë.

Numri më i madh i vizitorëve ishte i atyre jo-rezidentëve, mbi 362 mijë me rritje 53%, ndërsa për vendasit rritja raportohet minimale, 9%, rreth 164 mijë në total.

Ndonëse në shifra nominale, gjatë këtij korriku ka pasur më shumë vizitorë, ritmi i rritjes është më i ulët se ai i korrikut të shkuar, kur rritja raportohej 39%.

INSTAT tregon se për të huajt, rajoni qendror dhe jugor ishte më i vizituari, ndërsa për shqiptarët, jugu dhe veriu.

Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve është rritur shumë më ngadalë se një vit më parë, vetëm 16%, në total pak mbi 1.2 mln netë qëndrime. Korrikun e 2023-shit, ky tregues ishte mbi 48%.
Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6.2% (korrik 2023 ishte 61%).
Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 21.3 % (korrik 2023 ishte 42.3%).

Sipas grafikëve të INSTAT, ecuria e netë qëndrimeve të korrikut 2024 është më e ulëta e raportuar në 12 muajt e fundit.

Shtetasit nga Kosova kryesojnë numrin mëbtë lartë të netë qëndrimeve në Shqipëri me 14.3% të totalit, ndjekur nga polaket me 9.2% dhe italianët e 6.9%.

The post Shifrat e turizmit, zhgënjen korriku. Vendasit ikën. Numri i netë qëndrimeve me rritjen më të ulët në 12 muaj appeared first on Gazeta Si.

❌
❌