Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Plagoset 42-vjeçari në Tiranë/ Autori ende i paidentifikuar, zbardhet dëshmia e të lënduarit

By: V K
23 September 2024 at 12:25

Pak momente më parë, një plagosje me thikë është regjistruar në Tiranë. Policia ka njoftuar se i plagosur është një 42-vjeçar, i cili është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT.

Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, në afërsi të spitaleve, një person i panjohur e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar.

I plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë, duke e plagosur në këmbë.

Sipas tij, nuk e ka identifikuar autorin dhe as vendin e ngjarjes, duke shprehur se nuk e mban mend. I plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42-vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njofton policia.

Policia po punon për identifikimin e autorit.

The post Plagoset 42-vjeçari në Tiranë/ Autori ende i paidentifikuar, zbardhet dëshmia e të lënduarit appeared first on Albeu.com.

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë

By: V K
23 September 2024 at 12:04

Ditën e sotme, Vangjel Tavo, betohet si kryetar i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën.

Tavo fitoi zgjedhjet si kryebashkiak më 4 Gusht, përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

The post Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: V K
23 September 2024 at 11:51

Prokuroria e Posaçme, shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish-zëvendës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

The post SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Albeu.com.

Aplikacionet e krimit në telefonat e policëve? Paralajmërimi i ministrit Hoxha: Kush ka përdorur SKY dhe EncroChat rrezikon të…

By: V K
23 September 2024 at 11:44

Këtë të hënë, në komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji, në lidhje me efektivët që sipas një urdhri të ish- ministrit Taulant Balla ,duhet të deklaronin nëse kanë përdorur ose jo aplikacionin SKY, ministri Hoxha u shpreh se kushdo që e ka përdorur, do të përballet me ligjin.

Salianji: “Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY”.

Ervin Hoxha: “Në lidhje me Sky dhe aparatet e komunikimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi”.

The post Aplikacionet e krimit në telefonat e policëve? Paralajmërimi i ministrit Hoxha: Kush ka përdorur SKY dhe EncroChat rrezikon të… appeared first on Albeu.com.

Gara par kreun e Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë (EMRAT)

By: V K
23 September 2024 at 11:18

Këtë të hënë, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar  se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit.

“Po kryhen proceduat. Brenda kësaj jave propozohet emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit tek Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.

Bëhet fjalë për:

Shemsi Premci

Ibrahim Disha

Hajrulla Xhivini

Sami Rasha

The post Gara par kreun e Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo s’e kupton ai mentalitetin tim, Alba: Vetëm po të jetë biznesmen dhe…

By: V K
23 September 2024 at 11:17

Duke diskutuar në “Trotuar” në “E Diell” lidhjen mes çifteve dhe jetëgjatësinë e marrëdhënieve, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse vajzat do të martoheshin me një djalë që jeton në fshat.

Renee u shpreh se nuk do të martohej kurrë me një djalë nga fshati, pasi sipas saj, nuk përputhen botët e tyre.

“Nuk mendoj se do më lidhte gjë me atë, sepse unë frekuentoj vende të tjera, ai në vend tjetër… nuk e kupton dot ai mentalitetin tim se unë jam rritur në New York, nuk jemi rritur njësoj”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alba Pollozhani, tha se do të martohej vetëm nëse është nga veriu, mysliman dhe biznesmen.

The post Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo s’e kupton ai mentalitetin tim, Alba: Vetëm po të jetë biznesmen dhe… appeared first on Albeu.com.

Salianji pyet ministrin Hoxha: A do të ketë polici në shtetin e ri Bektashi?

By: V K
23 September 2024 at 11:11

Këtë të hënë, mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ka nisur me debate,  ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.

Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?

Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.

Thatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri.

Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.

Po ashtu, deputeti demokrat e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi.

“Do ketë polici më vete, apo si do të funksionojë”, iu drejtua Salianjit ministrit.

The post Salianji pyet ministrin Hoxha: A do të ketë polici në shtetin e ri Bektashi? appeared first on Albeu.com.

Ishte grua e mrekullueshme/ Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari

By: V K
23 September 2024 at 09:23

Mëngjesin e kësaj të hëne, ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi, u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

 

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari, ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua Brigada 111 “Adem Jashari”.

The post Ishte grua e mrekullueshme/ Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari appeared first on Albeu.com.

Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO)

By: V K
23 September 2024 at 09:04

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 2”, Armaldo Kllogjeri, ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Këngëtari duke iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare.

Ai shtoi më tej, se Teatrin e Operas dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

The post Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga aksi Elbasan-Qafë Thanë: Po punohet në disa lote paralelisht (VIDEO)

By: V K
23 September 2024 at 08:37

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga puna në kantierin e Korridorit VIII.

Rama shkruan se puna po ecën paralelisht në disa lote dhe se po avancon çdo ditë.

Postimi:

“Mirëmëngjers, dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një punë voluminoze, që po avancon çdo ditë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan pamjet nga aksi Elbasan-Qafë Thanë: Po punohet në disa lote paralelisht (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet pronari: Nuk kam pasur asnjë problem

By: V K
23 September 2024 at 08:28

Mbrëmjen e djeshme, në derën e shtëpisë së Filip Dodajt në Bushat, është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.

Pronari i banesës të cili i vunë tritol në portën e jashtme, Filip Dodaj, ka thënë për mediat se nuk ka probleme me asnjë njeri dhe nuk e di se kush mund të jetë autori.

Ai tregoi se kamerat kanë fiksuar një person të maskuar. Dodaj tha se në shtëpi jeton me babain dhe gruan, ndërsa fëmijët i ka jashtë.

“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.

The post I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet pronari: Nuk kam pasur asnjë problem appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të evakuuar

By: V K
23 September 2024 at 08:03

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta, në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë.

Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytja, e cila filloi të shtunën.

Të dielën, të dy qytetet panë dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit mesatar, raportuan mediat lokale.

Dhjetëra lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur rrugët dhe duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën.

Dy nga personat që humbën jetën, u gjetën pranë një tuneli të bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Wajima. Njëri prej tyre ishte një punëtor ndërtimi që kryente riparimet e rrugëve.

Agjencia meteorologjike e Japonisë, lëshoi nivelin më të lartë të alarmit “kërcënues për jetën” për Ishikawa të shtunën dhe e uli atë në një paralajmërim të rregullt të dielën.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme pasi shiu i rrëmbyeshëm ka të ngjarë të vazhdojë deri të paktën mesditën e së hënës.

Rajoni është ende duke u rikuperuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 në janar, i cili vrau të paktën 236 njerëz, rrëzoi ndërtesa dhe shkaktoi një zjarr të madh.

Më shumë se 40,000 banorë në katër qytete në Ishikawa – përfshirë Wajima, Suzu dhe qytetin Noto – janë evakuuar gjatë fundjavës.

16,000 banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të IshikaWa u tha gjithashtu të evakuoheshin, tha agjencia e lajmeve AFP.

The post Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të evakuuar appeared first on Albeu.com.

Paketa fiskale deri në vitin 2027/ Ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale

By: V K
23 September 2024 at 07:57

Dy vitet ardhshme, qeveria do të rishikojë në skemën e taksimit të pagave, duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027, synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale”.

Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë:

Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së;

Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët;

Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

Sipas projektit të qeverisë, drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim.

Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

Në dy vitet në vijim, do të aplikohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri, të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik dhe eficencën e tregut të punës.

Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh.

Për të rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagat administrata tatimore, do të rrisë më tej luftën ndaj informalitetit. Në kuadër të strategjisë nën këtë komponent, janë parashikuar 7 masa që do ndërmerren për të adresuar fenomenin.

Ndërmarrja e këtyre masave pritet të sjellë një rritje të ardhurave tatimore me 4.9 miliard lekë, për tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Prioritetet për periudhën 2024-2027, janë rritja me 0.18% e PPB të të ardhurave nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Rritja e deklarimit të pagës reale të 16 % të punësuarve. Përfshirja në skemën e kontribuuesve me 5.5 % pozicione të rinj pune dhe hartimi i planit sektorial, për identifikimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklaruar./Monitor

The post Paketa fiskale deri në vitin 2027/ Ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
23 September 2024 at 07:34

Sot, më 23 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.5 lekë.

Euro, blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 23 Shtator 2024/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
23 September 2024 at 07:26

Ditën e sotme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për javën që presim përpara, vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë, ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë, pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët, deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Enjte, pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu, edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë:

-në bregdet: 17 / 26 °C

-në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

-në vendet malore: 10 / 20°C

The post Parashikimi i motit 23 Shtator 2024/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Tërmet në rajonin kinez të Tajvanit, sa ishte magnituda

By: V K
21 September 2024 at 15:52

Këtë të shtunë, një tërmet me magnitudë 5.3 goditi pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien. Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore.

Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.

The post Tërmet në rajonin kinez të Tajvanit, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë

By: V K
21 September 2024 at 15:31

Më 1 gusht, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hapi rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, prej 1 shtatorit, hyri në fuqi rritja e pagave në të gjitha bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor.

Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit varion nga 30-40 % për secilin pozicion.

Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme.

Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë?

Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj.

Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullsie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj. Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.

Po ashtu, është përafruar niveli i pagave për pozicion për nëpunësit civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullsisë që kanë bashkitë. Konkretisht, pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj.

Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.

Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Për pjesën mbi këtë nivel do të jenë vetë bashkitë që do ta mbulojnë.

The post Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Shpërthen Lefter Maliqi: Demokratë plot vrere ndaj Berishës, pse nuk shajnë Ramën dhe të bashkohemi

By: V K
21 September 2024 at 14:53

Ish-deputeti Lefter Maliqi, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, shprehet kritik ndaj demokratëve që shajnë Berishën.

Mes të tjerash, Maliqi shkruan se; pse duhet të shajnë Berishën, por të shajnë Ramën dhe të bashkohemi.

Sipas Maliqit, këta duhet të merren me Ramën dhe jo me Berishën.

Gjithashtu, ai shton se çfarë kanë me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur, ndërsa Rama po shpopullon vendin.

Reagimi i Maliqit:

“E pabesueshme e dënueshme e pamoralshme!

Ç’ janë këta/këto demokratë e opozitarë që dalin në Media plot vrere, akuza ndaj PD e Berishës! Kujt i shërbejnë keta? Kush i çon në Media kush i keqpërdor? Po pse nuk shajnë Ramën, por merren me Berishën? Çfarë janë këta që i japin oksigjen Regjimit?! A janë Patriotë këta? A e duan vendin këta? Po mirë more kë doni ju të fitojë Rama i Regjimit apo Berisha i Demokracisë, se e sigurt njëri fiton, s’ka shanc të fitojë njeri me këtë “Kod Zgjedhor”?

Çfarë keni me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur. Po Rama që shpopulloi vendin, i varfëroi, kapi Drejtësinë e çdo Institucion, plot skandale korruptivë, bleu Ndërkombëtarët, mbushi vendin me drogë, prishi familjet, po vret djali babanë vëllai vëllanë, mik i Vuçiçit dhe kundërshtar i Kurtit etj.

Po si ka mundësi i bëni qejfin dhe i shërbeni në opinionin publik Regjimit të Ramës? Thirrja ime është: Bashkohuni nëse e doni vendin, familjen të ardhmen e përbashkët Europiani, Demokracinë e nëse jeni patriotë. Koha për Bashkim jo për Diversione! Koha për përballje, jo për përfitime nga Regjimi! Koha për aksion opozitar, jo akuza boshe Mediatike, koha për Revolucion, jo për “Shoë Mediatik”! Koha për ta bërë natën ditë, deri në fitore.! Reflektoni!  Bashkohuni se koha është tani! Të shpëtojmë vendin nga shpopullimin, nga rrëshqitja në Diktaturë! Fitore”, shkruan Maliqi.

The post Shpërthen Lefter Maliqi: Demokratë plot vrere ndaj Berishës, pse nuk shajnë Ramën dhe të bashkohemi appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët

By: V K
21 September 2024 at 14:29

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen minimale të pensioneve prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor.

Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë.

Ajo theksoi se ndërkohë që qeveria socialiste mburret me këtë rritje milimetrike, fondet publike po shkojnë për një pakicë të privilegjuar.

“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë, kur çmimet e jetesës janë në rritje të vazhdueshme? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve tanë, që janë ndër shtresat më të nënpërkrahura të shoqërisë”, -tha Tabaku.

Ajo e cilësoi këtë situatë si pasqyrë e keqmenaxhimit të buxhetit nga qeveria, që mbështet pakicën në kurriz të shumicës së popullit.

Gjithashtu, Tabaku paralajmëroi se familjet shqiptare po varen gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e emigrantëve, pasi rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes shtetërore po i shtyn të rinjtë të largohen në masë nga vendi.

Ajo nënvizoi faktin se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë të ardhurave nga jashtë, ndërsa qeveria vijon të mospërfillë nevojat e tyre reale.

”Ne duhet të ndryshojmë këtë situatë dhe të mbështesim shtresat në nevojë, përfshirë pensionistët, të cilët kanë kontribuar për këtë vend dhe meritojnë më shumë se një rritje simbolike që nuk i mbulon as nevojat minimale” ,-përfundoi Tabaku.

REAGIMI:

25 lekë në ditë është rritja e pensioneve që ka premtuar Qeveria për 750 mijë pensionistët duke nisur që nga fillimi i muajit Tetor. Cfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë në ditë shtesë? Cmimet janë rritur pothuajse 30%, duke nisur nga qumështi, djathi, perimet, vaji,orizi , sheqeri, cdo lloj cmimi gjatë 3-4 viteve të fundit është rritur deri në maksimumin 30% ndërkohë që rritja e Qeverisë ka qenë milimetrike. Cfarë mund të blejë një pensionist me këtë 25 leksh në ditë? Si mund t’ja dalë të mbijetojë në një vend ku cmimet e rritura përditë gllabërojnë pagat e të gjithë shqiptarëve? Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse janë rritur të ardhurat nga emigracioni. Familjet shqiptare sot po varen nga të ardhurat e emigracionit. 26% e familjeve shqiptare sot jetojnë me të ardhurat e fëmijëve të tyre që janë jashtë. Përvec faktit shqetësues që nga 700 mijë pensionistë , në vitin e fundit kanë shkuar në 750 mijë e të rinjtë largohen.40% e forcës së punës sot është larguar.Qeveria e majtë socialiste krenohet e përmallohet me 25 lekë në ditë. Këtë situatë duhet të ndryshojmë ne. Këtë situatë, për të mbështetur të rinjtë që t’ja dalin këtu e për ta cuar atë te gjithë shtresa sociale e duke e cuar tek pensionistët që janë sot shtresa më e nënfinancuar.

The post Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Bathore/ E moshuara dhunohet nga djali dhe nusja e tij (EMRAT)

By: V K
21 September 2024 at 14:03

Një e moshuar banuese në Bathore, është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja, është vendosur në prangat e policisë për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja, u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

The post E rëndë në Bathore/ E moshuara dhunohet nga djali dhe nusja e tij (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌