Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Valë e re sulmesh në Liban, Izraeli vijon ‘fushatën e zgjeruar’ ushtarake

By: fra nc
25 September 2024 at 14:54

Të paktën 6 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në Liban, pasi ushtria izraelite kreu një tjetër valë sulmesh të mërkurën në jug të vendit.

Më herët gjatë ditës ishte Hezbollahu që qëlloi një dyzinë raketash ndaj shtetit hebre, përfshirë një me rreze të gjatë që aktivizoi sirenat e alarmit në Tel Aviv.

Autoritetet izraelite deklaruan se e kishin interceptuar në ajër raketën dhe se ajo nuk kishte shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Ndërkohë, gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur baza të shumta të Hezbollahut, përfshirë depozita armatimesh.

Shteti hebre saktësoi gjithashtu se kishte identifikuar, goditur dhe shkatërruar një ndërtesë në jug të Libanit, prej nga ishte lëshuar një raketë ndaj Izraelit.

Të martën u vra një komandant i lartë i lëvizjes islamike, në kuadër të fushatës së bombardimeve, që lanë mbi 560 të vdekur dhe disa mijëra të zhvendosur nga jugu i Libanit.

Familjet që u larguan u vendosën në qytetet Beirut dhe Sidon, duke fjetur në makina, shkolla dhe parkingje të kthyera në streha, si dhe përgjatë plazhit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Valë e re sulmesh në Liban, Izraeli vijon ‘fushatën e zgjeruar’ ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Real Madrid vendos rekord, “Los Blancos” 1 vit pa humbje në kampionat

By: fra nc
25 September 2024 at 14:34

Ndeshja ndaj Alaves ishte e një rëndësie të veçantë për Realin e Madridit edhe pse kundërshtari nuk ishte i një niveli të lartë, për “Los Blancos” 3 pikët ishin edhe më domethënëse. Kjo për faktin se skuadra e Ancelottit nuk humbet në kampionatin spanjoll që prej 24 shtatorit 2023, pra në 12 muaj numëron vetën fitore e barazime në ligë, duke vendosur kështu një rekord personal në Spanjë. 39 ndeshje të cilat kanë zhvilluar “Los Blanco”s duke nisur që nga java e gjashtë e edicionit të shkuar të La Ligas e deri në javën e 7-të të këtij sezoni janë 28 fitore dhe 11 barazime, duke mos humbur asnjë përballje.

Një performancë fantastike e madrilenëve të cilët synojnë që ta vijojnë rrugëtimin e tyre pozitiv dhe në Ligën e Kampionëve dhe kupën e Spanjës. Ndaj Alaves mbrëmjen e së martës, Reali i Madridit fitoi në shifrat 3-2, teksa ky ishte dueli i 300-të për Carlo Ancelotti si trajner me 216 fitore, 45 barazime dhe vetëm 39 humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Real Madrid vendos rekord, “Los Blancos” 1 vit pa humbje në kampionat appeared first on Euronews Albania.

Ulet tatimi, sa pritet të mbajë shteti gjatë shit-blerjes së një prone

By: fra nc
25 September 2024 at 14:14

Sot tatimi është 15% dhe rëndon buxhetin e qytetarëve në shitblerjen e një prone, dhe ulja e normës pritet të zyrtarizohet në pjesën e parë të tetorit.

Rivlerësimi është një proces, ku qytetari përfiton, pasi rrit vlerën e pronës, paguan një taksë më të ulët nëse dëshiron ta shesë, krijon lehtësi në marrjen e kredisë dhe mban larg zyrat përmbarimore.

Me një shembull të thjeshtë, nëse pas viteve 90’ keni blerë në Tiranë një pronë 20 000 euro dhe do e shisni sot 120.000 euro, matematikisht do të fitoni 100.000 euro. Por, nga ky transaksion shteti do t’u mbajë tatim 15 mijë euro, ndërsa me rivlerësimin që do të hyjë në fuqi, do të paguani 10 mijë euro më pak.

Nga publikimi i nismës së mazhorancës për të ofruar rivlersim pronash me një tatim të reduktuar që nga fillimi i vitit, tregu ka pësuar stanjacion pasi qytetarët dhe bizneset kanë frenuar shitjet.

Me miratimin e tatimit të ri, në procedurë, ka dy rrugë rivlerësimin e pasurive të luajtshme; me ekspertë të Agjencisë së Kadastrës ose me ekspert privatë të licencuar.

Nisma për rivlerësimin u propozua në pranverë, por nuk u miratua pasi mungonte një hartë e plotë dhe e përditësuar me çmimet referencë, si për Tiranën, ashtu edhe për bregedetin, të cilat mbajnë peshën më të madhe të transaksioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulet tatimi, sa pritet të mbajë shteti gjatë shit-blerjes së një prone appeared first on Euronews Albania.

“Nuk jam shërbëtor i SHBA”- Deklaratat dhe takimet e Vuçiç në OKB

By: fra nc
25 September 2024 at 13:16

‘Nuk jam shërbëtor i Rusisë dhe as i SHBA-ve kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ne fjalimin e tij ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë në takimet e veçanta të tij në OKB, Kosova ishte çështja kryesore e bisedave  me diplomatet nga Kina dhe Irani.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, u shpreh se shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”.

Ai shtoi  se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha se shtetet nuk respektojnë rezolutën 1244 dhe “integritetin territorial të Serbisë”.

Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.

Gjatë qendrimit në SHBA Vuçiç u takua edhe me presidentin e dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë.

Vuçiç ka shkruar në Instagram se e falënderoi Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Kosova ishte një nga temat e bisedës së Vuçiqit edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi. Vuçic ka theksuar gjithashtu se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës pasi në maj të këtij viti votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

The post “Nuk jam shërbëtor i SHBA”- Deklaratat dhe takimet e Vuçiç në OKB appeared first on Euronews Albania.

Paralajmërohet Donald Trump, Irani kërkon të vrasë ish-presidentin

By: fra nc
25 September 2024 at 13:04

Zyrtaret e fushatës se Donald Trump pretendojnë se Irani po përpiqet te vrasë kandidatin republikan për president!

Donald Trump është informuar nga inteligjenca amerikane se Irani është duke e kërcënuar për ta vrarë. Të Paktën kështu bën me dije ekipi i tij i fushatës.

‘’Kandidati republikan presidencial u informua “në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë atë në një përpjekje për të destabilizuar dhe shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara”,  u tha në deklaratën për media.

Në njoftimin për media  nuk u dha detaje mbi pretendimet dhe nuk ishte e qartë nëse kërcënimet të cilave iu referua ekipi i Trump  ishin të reja apo ishin raportuar më parë.

‘’Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë shtuar në muajt e fundit”, tha në deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës së Trump.

Një deklaratë e tillë vjen pasi Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani. Nuk dihet asnjë motiv për këtë ngjarje e cila vijon të jetë nën hetim.

Muajin e kaluar, zyrtarët e fushatës së Trump thanë se disa nga komunikimet tyre të brendshme ishin hakuar dhe pretenduan se ishin në shënjestër nga hakerat iranianë.

Qeveria iraniane nuk  ka reaguar për asnjë koment, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA për ndërhyrje në çështjet e brendshme amerikane.

The post Paralajmërohet Donald Trump, Irani kërkon të vrasë ish-presidentin appeared first on Euronews Albania.

Nis sezoni i ri i Europa League, në fushë zbresin 18 skuadra

By: fra nc
25 September 2024 at 12:56

Europa League nis sot garën për edicionin e ri të kompeticionit të dytë për nga rëndësia për klubet evropiane, aty ku emra të mëdhenj të futbollit luftojnë për fitimin e trofeut. Në ditën e parë të garës luhen 9 duele, ku padyshim sytë janë drejt ekipeve si Manchester United, Lazio apo Galatasaray. Ashtu si edhe në Champions, ndeshjet nuk do të luhen në një ditë të vetme, duke u shtrirë edhe të mërkurën, për të plotësuar në total 18 sfida, që priten me shumë interes.

Djajtë e kuq të udhëhequr nga Ten Hag nisin rrugëtimin e tyre përballë Twentes, ndërsa luajnë në Old Trafford.

4 futbollistë nuk janë në dispozicion të holandezit, por nuk pritet të ndikojnë në ndeshje, duke qenë se yjet nuk mungojnë. Britanikët janë favoritë për fitimin e 90 minutëshit. Paralelisht luhen dhe Dinamo Kiev-Lazio e Galatasaray-Paok. Italianët do të luajnë në Gjermani, duke qenë se skuadra ukrainase nuk luan në shtëpi për shkak të luftës.

Sa i përket Galatasarayt, me nje ofensivë të jashtëzakonshme do të provojë të bëjë mirë në Europa League, me synim fitimin e trofeut. Ndeshjet janë të ndara në 2 orare, 18:45 dhe 21:00.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis sezoni i ri i Europa League, në fushë zbresin 18 skuadra appeared first on Euronews Albania.

Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët

By: fra nc
25 September 2024 at 10:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të njihen zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministrit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve.

Berisha, nuk do të paraqitet personalisht këtë të mërkurë në zyrat e SPAK, por do të përfaqësohet me avokatët e tij të cilët do të firmosin mbylljen e hetimeve.

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të paraqitet sërish në SPAK në orën 12”00 për të firmosur edhe për ish-kryeministrin dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09:00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begejas, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14a:00 Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaccme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begejas.

Që nga dhjetori i vitit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në “arrest shtëpiak”, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët appeared first on Euronews Albania.

Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

By: fra nc
25 September 2024 at 09:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, raporton KosovaPress.

Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.

The post Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

​Thellohet deficiti tregtar në Kosovë: Nga cilat vende importon më së shumti mallra?

By: fra nc
24 September 2024 at 15:36

Importi i mallrave në Kosovë ka arritur 582 milionë euro në muajin gusht të këtij viti, që është një rritje prej 11. 2 për qind. Ndërsa, vlera e mallrave të eksportit kishte vlerën 83. 5 milionë euro, që është një rritje prej 24 për qind, krahasuar muajin gusht të këtij viti me muajin e njëjtë të vitit 2023.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës shihet se eksporti dhe importi i mallrave ka dallim të madh në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave, deficiti tregtar është 9. 4 për qind në muajin gusht 2024, krahasuar me muajin gusht 2023, raporton KosovaPress.

“Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milion Euro, ndërsa importi 582,0 milion Euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas kësaj Agjencie, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 264. 6 milionë euro, ose 45,5 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,1%) dhe Kina (12,9%)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,9% e përbëjnë produktet minerale; 14,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë mjetet e transportit; etj.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

ASK bën të ditur se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,8 milionë euro, ose 18,9%.

“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (2,2%)”.

Këtë herë, për muajin gusht ASK nuk ka treguar për importet e prej vendeve të BE-së dhe raportet tregtare me vendet e CEFTA-s.

Në korrik eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,4 milion Euro, ose rreth 30,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6%), Italia (3,58), Holanda (2,4%), etj.

Po ashtu në korrik importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 270,9 milion Euro, ose 46,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,8%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Në korrik Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 45,0 milion Euro, ose 52,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 63,1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,9%), Maqedonia e Veriut (16,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (5,8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 66,7 milion Euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (1,5%)./Kosovapress

The post ​Thellohet deficiti tregtar në Kosovë: Nga cilat vende importon më së shumti mallra? appeared first on Euronews Albania.

“Ikni nga Libani tani”- SHBA thirrje qytetarëve të saj, dërgon trupa shtesë në rajon

By: fra nc
24 September 2024 at 15:25

Teksa sulmet e Izraelit në drejtim të jugut të Libanit vijojnë, qytetarët në ato zona vijojnë largimin masiv drejt Bejrutit por dhe më në veri të vendit.

SHBA u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që ndodhen në Liban që të largohen menjëherë nga vendi.

“Amerikanët në Liban duhet të largohen tani, ndërkohë që ka ende fluturime”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Zoti Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale.

Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm.

Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, i tha Zërit të Amerikës një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ikni nga Libani tani”- SHBA thirrje qytetarëve të saj, dërgon trupa shtesë në rajon appeared first on Euronews Albania.

Uzuni në formacionin e javës në La Liga 2, sulmuesi shënoi ndaj Malagas

By: fra nc
24 September 2024 at 15:05

Myrto Uzuni dalëngadalë po rigjen formën e tij më të mirë, ndërsa arriti të realizojë një tjetër gol me fanellën e Grandaës.

Tanimë në La Liga 2, skuadra e tij synon dhe një herë tjetër kthimin në elitë, teksa situata në tabelë nuk është dhe aq favorizuese. Pavarësisht kësaj, sulmuesi 29-vjeçar nga Berati arriti të realizojë golin e dytë në këtë nisje sezoni, në përballjen e fundjavës me Malagën.

Jo vetëm kaq, por Uzuni është përfshirë dhe në formacionin më të mirë të javës, me lojtarët të cilët lanë gjurmë në ndeshjen e 6-të në ligë. Granada renditet e 16-ta me 6 pikë, 8 më pak nga kryesuesit e Racing Santander. Sa i përket Uzunit ai ka shënuar 2 gola deri më tani, nga 8 që numëron i gjithë ekipi që nga nisja e kampionatit.

Me formën pozitive në La Liga 2, 29-vjeçari shpreson në rikthimin në kombëtare, ku prej muajsh mungonte, teksa u thirr nga trajneri Sylvinho në 2 duelet e Ligës së Kombeve, ku arriti të marrë vetëm 10 minuta në sfidën me Gjeorgjinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Uzuni në formacionin e javës në La Liga 2, sulmuesi shënoi ndaj Malagas appeared first on Euronews Albania.

Rritet çmimi i arit, arrin në rekorde historike

By: fra nc
24 September 2024 at 13:57

Çmimi i arit është rritur në nivele të reja historike. Në fillim të vitit ai kuotohej 2040 dollarë për onz, ndërsa sot ai po blihet me çmim 2630 dollarë.

Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.630 dollarë me rritje vjetore 37%.

Rritja e inflacionit e viteve të fundit, dhe vlerësimet se vlera e tij nuk bie ndonjehërë, ka ndihmuar në rritjen e çmimit të arit dhe ngjarjet e kaluara me luhatje të fortë çmimesh kanë faktuar këtë ecuri.

Po ashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për metalin e verdhë.

Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.

Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.

Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili.

The post Rritet çmimi i arit, arrin në rekorde historike appeared first on Euronews Albania.

Londra duke u shkatërruar nga sulmi bërthamor, videoja kërcënuese e Rusisë

By: fra nc
24 September 2024 at 13:33

Një simulim rrëqethës që tregon Londrën duke u goditur me armë bërthamore është shfaqur në një televizion rus si një kërcënim nga Vladimir Putin.

Një sulm shkatërrues bërthamor në Londër, që shkakton 850,000 viktima dhe dy milionë të plagosur, është simuluar nga një kanal televiziv propagandistik pro-Putin. Transmetimi i videos katër minutëshe me një koment në anglisht duket se është lëvizja më e fundit në një fushatë të bashkërenduar për të frikësuar Britaninë nga dhënia e lejes për Ukrainën për të lejuar raketat Storm Shadoë të godasin objektivat brenda Rusisë.

Rrethi i Vladimir Putinit ka paralajmëruar vazhdimisht se ai mund të përdorë armë bërthamore.

Videoja e shfaqur në kanalin Telegram fillon me mesazhin: ‘Imagjinoni për një moment që të ndodhë e paimagjinueshme.

“Një armë bërthamore shpërthen mbi Londër. Në këtë dokumentar, ne eksplorojmë pasojat shkatërruese të kësaj katastrofe’ thuhet në mesazh.

Kjo nuk është hera e parë që rusët kanë eksploruar idenë që Britania të jetë shkatërruar nga një sulm bërthamor.

Në fillim të këtij muaji, agjentët mediatikë të Putinit bënë thirrje që Britania të zhytet nën një cunami radioaktiv.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Londra duke u shkatërruar nga sulmi bërthamor, videoja kërcënuese e Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Provokojnë serbët, ndezin qirinj te vendi ku u vranë sulmuesit e Banjskës

By: fra nc
24 September 2024 at 13:13

Ndërsa shënohet sot një vit nga masakra e Banjskës, ku një grup terroristësh serbë sulmoi policinë e Kosovës dhe la të vdekur rreshterin Afrim Bunajku, familjarët e tyre kanë mbërritur në vendin ku u krye sulmi dhe kanë ndezur qirinj.

Babai i një prej serbëve të vrarë u shpreh se ai ka paguar shumë për kryqin që po vendos dhe se kur të vijë koha do të vendos  një shenjë të përjetshme në vendin ku humbi djalin.

“Njerëzit ende nuk e dinë vendin ku vdiq djali i tyre. Ndaj, ju lutemi pyesni, që njerëzit të vijnë të ndezin një qiri. Le të vendosim një shënues. Unë kam paguar për kryqin që duam të vendosim këtu. Situata aktuale është nuk na lejon, por kur të vijë koha, do të vendosim një shenjë të përjetshme, këtu në vendin ku vdiq djali im Stefan’’-, deklaroi Dragan Nedeljkoviç, babai i Stefan Nedeljkoviçit i cili u vra një vit më parë në përballje me policinë e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Provokojnë serbët, ndezin qirinj te vendi ku u vranë sulmuesit e Banjskës appeared first on Euronews Albania.

Drejtonin rrjetin e prostitucionit në Tiranë, kush janë tutoret e arrestuara

By: fra nc
24 September 2024 at 13:03

Një rrjet prostitucioni u godit këtë të martë nga policia e Tiranës.

Euronews Albania mëson se janë arrestur në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”.

Shtetasja ruse e arestuar nga policia është Elena Maslova, ndërkohë që ukrainasja është identifikuar si Anna Tkachenko.

Elena Maslova

Polcia zbuloi se shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, iu transferoheshin organizatorëve të kësaj faqeje, të cilët janë shtetas ende të paidentifikuar.

Anna Tkachenko

Në total janë proceduar penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, si dhe janë sekuestruar shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për vveprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drejtonin rrjetin e prostitucionit në Tiranë, kush janë tutoret e arrestuara appeared first on Euronews Albania.

Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur”

By: fra nc
24 September 2024 at 11:57

Të paktën 492 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që synonin Hezbollahun në Liban. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë së Libanit duke e cilësuar ditën më të errët të konfliktit. Mes viktimave sipas të dhënave kishte gra dhe fëmijë.

Mijëra familje janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1600 objektiva të Hezbollahut në një operacion për të shkatërruar infrastrukturën që grupi i armatosur kishte ndërtuar që nga lufta e vitit 2006. Hezbollahu, ndërkohë, lëshoi më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit.

Mijëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor pas valës së sulmeve të të hënës.

Tani mund t’ju sjellim disa fotografi që tregojnë njerëzit duke udhëtuar mbrëmë dhe duke mbërritur në kryeqytetin Bejrut këtë mëngjes.

Një burrë që arriti në Bejrut këtë mëngjes i tha BBC se udhëtimi i tij nga jugu zgjati 17 orë. Ai tha se Izraeli kishte bombarduar vende përgjatë rrugës kryesore, duke i detyruar ata që iknin të përdornin rrugë alternative.

Ndërkohë brenda Bejrutit ka më pak trafik se normalja. Disa biznese janë hapur, porshumë të tjera janë mbyllur, ndërsa shkollat ​​po përdoren si qendra pritjeje për ata që ikin nga bombardimet.

Ndërkohë Izraeli vazhdon të zhvillojë fushatën e tij më agresive kundër Hezbollahut që nga lufta e vitit 2006. Sakaq përgjigja e grupit militant të mbështetur nga Irani mbetet çuditërisht e heshtur.

E gjithë kjo ngre pyetjen nëse Hezbollahu nuk dëshiron apo thjesht nuk është në gjendje të çlirojë arsenalin e tij më të madh, apo është në pritje të momentit të duhur.

The post Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur” appeared first on Euronews Albania.

UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024

By: fra nc
24 September 2024 at 11:27

UEFA ka pranuar zyrtarisht gabimin e arbitrimit në ndeshjen Spanjë-Gjermani.

Sipas UEFA-s prekja e diskutueshme me dorë e Marc Cucurella në çerekfinalen e Euro 2024 kundër Gjermanisë, duhet të ishte një penallti,

Prekja e topit me dorë brenda zonës nuk u akordua 11 metërsh për gjermanët, megjithëse përsëritjet e VAR treguan se krahu i futbollistit spanjoll ishte i shtrirë jashtë trupit, duke rritur përmasat dhe duke devijuar goditjen që po shkonte në port.

Komiteti i Arbitrimit të UEFA-s ka pranuar se vendimi i arbitrit ishte një gabim.

Ky vendim ka zemëruar shumë njerëz, përfshirë ish-futbollistin gjerman Lothar Matthäus, i cili shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se Gjermania ishte u eliminua nga kompeticioni për shkak të një vendimi të gabuar.

Nëse penalltia do të akordohej, fati i ndeshjes mund të shkonte ndryshe.

Gabimi kontribuoi në humbjen e Gjermanisë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, çka i lejoi Spanjës të vazhdonte rrugën drejt fitores së turneut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024 appeared first on Euronews Albania.

Goditet rrjeti i prostitucionit i faqes “Escort Tirana”, tutoret nga Ukraina e Rusia

By: fra nc
24 September 2024 at 10:43

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Escort”, pas një hetimi të kryer me metoda speciale.

Një rrjet prostitucioni është goditur këtë të martë nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit arrestuan në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”.

Polcia zbuloi se shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, iu transferoheshin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në total janë proceduar penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, si dhe janë sekuestruar shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për vveprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing””, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet rrjeti i prostitucionit i faqes “Escort Tirana”, tutoret nga Ukraina e Rusia appeared first on Euronews Albania.

​Mediat spanjolle zbulojnë fituesin e Topit të Artë

By: fra nc
24 September 2024 at 09:57

Gazeta spanjolle “Marca” ka sugjeruar, se Vinicius Junior do të fitojë Topin e Artë këtë vit, një trofe që do të jepet më 28 tetor në Paris.

Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin trofe individual në skenën botërore të futbollit.

Sipas “Marca”, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodri, mesfushori i Manchester Cityt, përcjellë KosovaPress.

Në listën përfundimtare prej 30 lojtarësh janë edhe lojtarët portugez Vitinha (PSG) dhe Ruben Dias (Manchester City).

Sezonin e kaluar, Vinicius Junior shënoi 24 gola dhe 11 asistime në 39 ndeshje për Real Madridin, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

The post ​Mediat spanjolle zbulojnë fituesin e Topit të Artë appeared first on Euronews Albania.

Kujtonin se flisnin me Brad Pitt, dy gra bien pre e supermashtrimit 300 mijë euro

By: fra nc
24 September 2024 at 09:54

Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona të akuzuar për mashtrimin e dy grave duke iu paraqitur si ylli i Hollivudit, Brad Pitt.

Të dyshuarit kontaktuan me gratë në një faqe interneti për fansat e aktorit dhe i shtynë ato të besonin se “kishin një marrëdhënie sentimentale me të”. Sipas policisë spanjolle, 5 personat në fjalë arritën t’i merrnin secilës prej grave nga 150 000 euro.

Sipas mashtruesve paratë do të shkonin për projekte të ndryshme të ndërmarra nga aktori, por që në realitet nuk ekzistonin.

“Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin bërë një profil psikologjik të tyre, duke zbuluar se të dyja gratë ishin dy persona të pambrojtur, me mungesë afeksioni dhe në gjendje depresioni”, tha policia.

“Ata përdorën gjithashtu platforma të mesazheve të çastit për të shkëmbyer mesazhe dhe emaile me dy gratë derisa arritën në një pikë ku ato besuan se po bisedonin përmes ËhatsApp me vetë Brad Pitt, i cili u premtoi atyre një lidhje romantike dhe një të ardhme së bashku”.

Policia arrestoi pesë persona në rajonin jugor të Andaluzisë, duke përfshirë udhëheqësit e dyshuar të grupit.

Policia bastisi pesë shtëpi si pjesë e operacionit, duke sekuestruar disa telefona celularë, karta bankare, dy kompjuterë dhe një ditar “në të cilin ishin shkruar frazat e përdorura nga mashtruesit për të mashtruar viktimat e tyre”.

Oficerët ishin në gjendje të rikuperonin 85,000 euro të marra nga dy gratë.

The post Kujtonin se flisnin me Brad Pitt, dy gra bien pre e supermashtrimit 300 mijë euro appeared first on Euronews Albania.

❌
❌