❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj

By: fra nc
3 October 2024 at 16:28

Ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion. Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e  gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.

Megjithatë në letër theksohet gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të ndihmnuar me opinone Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion.

Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë. Ky grup do të përgatisë materiale përkatëse mbi sfidat që hasin ky institucion dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Gjykata thekson: “Duke marrĂ« parasysh kĂ«tĂ« funksion tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« nĂ« raport me pushtetet e tjera, vlerĂ«sojmĂ« se kĂ«rkesa pĂ«r pjesĂ«marrjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« gjyqtarĂ«ve tĂ« kĂ«saj Gjykate si anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« nĂ«ngrupi teknik, nĂ« varĂ«si tĂ« Grupit tĂ« EkspertĂ«ve tĂ« Nivelit tĂ« LartĂ« tĂ« Komisionit tĂ« Posaçëm, nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me misionin e saj. Si e tillĂ«, kjo kĂ«rkesĂ« nuk vlerĂ«sohet si njĂ« zgjidhje e pĂ«rshtatshme pĂ«r pĂ«rmbushjen e detyrave tĂ« Komisionit.”

Gjykata e Lartë shpreh gatishmërinë për të ofruar opinione lidhur me projektligjet që prekin funksionin e saj. Ajo ka vlerësuar se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për ndryshime në ligjet procedurale, të miratuara nga Kuvendi me kontributin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të saj, kanë ndikuar pozitivisht në shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimeve.

Në fund, Gjykata e Lartë thekson se është e vetëdijshme për rëndësinë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe se, si një institucion i rëndësishëm në shtetin e së drejtës, është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, duke ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë

By: fra nc
3 October 2024 at 16:12

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiç.

Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiç ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.

Avokati i saj, Musa Damati, ka konfirmuar për KosovaPress, se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiç është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.

“Nuk ekziston asnjĂ« provĂ« e vetme pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s mund tĂ« formulohen eventualisht veprime tĂ« cilat do ta krijonin figurĂ«n e posaçme tĂ« veprĂ«s penale qĂ« ndĂ«rlidhen me keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s apo autoritetit zyrtar. Klientja ime Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht e pafajshme, dhe njĂ«kohĂ«sisht ajo Ă«shtĂ« cak dhe shĂ«njestĂ«r e sulmeve politike tash e njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. I gjithĂ« ky hetim ka tĂ« bĂ«jĂ« me spektakĂ«l politik dhe ne do tĂ« arrijmĂ« tĂ« vĂ«rtetojmĂ« pafajĂ«sinĂ« e klientes time shumĂ« shpejt”, ka thĂ«nĂ« pĂ«r KosovaPress Damati.

Burimet e KosovaPress-it brenda policisë, bëjnë të ditur se hetimet janë komplekse dhe kanë filluar rreth dy vjet më parë ndaj disa ish zyrtarëve komunalë të Mitrovicës Veriore, një numër i të cilëve është intervistuar sot nga Departamenti i krimeve ekonomike , ndërsa intervistimi ndaj ish zyrtarëve tjerë do të vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe, politikanja kosovare me pĂ«rkatĂ«si etnike boshnjake, njihet pĂ«r angazhimin dhe kontributin e saj nĂ« krijimin e urave tĂ« komunikimit dhe mirĂ«besimit ndĂ«rmjet komuniteteve, sidomos nĂ« MitrovicĂ«, gjatĂ« viteve tĂ« ‘nxehta’ dhe me pĂ«rplot tensione nĂ« periudhĂ«n e pasluftĂ«s./KosovaPress/

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi

By: fra nc
3 October 2024 at 15:47

Gjykata e LartĂ« ka refuzuar rekursin e radhĂ«s tĂ« JamarbĂ«r Malltezit, dhĂ«ndrit tĂ« ish-kryeministrit, i marrĂ« i pandehur nga SPAK pĂ«r dosjen “Partizani”.

Ky vendim u mor gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi. Malltezi ankimoi veprimet ligjore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme, që lidhet me administrimin e provave dhe kërkesat e palëve.

Po ashtu, Malltezit i është referuar edhe nenit 43 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat lidhen me procesin e rregullt ligjor.

Më herët, Malltezi ka ngritur pretendime se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të dorëzuara nga ana e tij, si dhe dokumente të tjera që ai ka paraqitur për të mbështetur mbrojtjen e tij. Ai theksoi se ka ofruar një ekspertizë private që kundërshton akuzat e ngritura nga organi procedues, por këto prova nuk janë pranuar nga gjykatat përkatëse.

Sipas Malltezit, kjo refuzim për të pranuar materialet e tij të paraqitura përbën një shkelje të të drejtave të tij ligjore. Aktualisht, ai është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për krime të tilla si korrupsioni dhe pastrimi i parave.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi appeared first on Euronews Albania.

Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundĂ«r ish-presidentit pĂ«r trazirat

By: fra nc
3 October 2024 at 15:34

Donald Trump ‘kreu krime’ kur u pĂ«rpoq tĂ« pĂ«rmbyste humbjen nĂ« zgjedhjet e 2020-s dhe nuk duhet t’u shpĂ«tojĂ« akuzave. NjĂ« dokument i ri gjyqĂ«sor e sfidon pretendimin e Trump se ai duhet ta shmangĂ« gjyqin falĂ« njĂ« vendimi tĂ« marrĂ« sĂ« fundmi nga Gjykata Supreme, qĂ« thotĂ« se presidentĂ«t duhet tĂ« jenĂ« imun nga procedimet penale kur veprojnĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« kompetencave zyrtare.

Trump ishte president në kohën kur krimet për të cilat akuzohet u kryen, por prokurorët thonë se ai po vepronte privatisht dhe jo zyrtarisht.

Duke reaguar, Trump ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020-s ishin të manipuluara dhe ka sugjeruar se koha e ngritjes së akuzave të reja synon të dëmtojë fushatën e tij për zgjedhjet e 2024-s.

Në një intervistë, ai kritikoi edhe hetuesin e posaçëm Jack Smith, prokurori që po udhëheq hetimet mbi ndërhyrjen në zgjedhje, që dorëzoi dokumentin e ri.

Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat Trump është përballur që pas zgjedhjeve të 2020-s, një prej të cilave çoi në dënimin historik të tij në Nju Jork.

Ai akuzohet se u përpoq të bllokonte certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden, por mohon që të ketë kryer veprime që bien ndesh me ligjin.

Çështja ka ende rĂ«ndĂ«sinĂ« e vet edhe pse 4 vjet mĂ« vonĂ«, pĂ«r faktin se vendi ndodhet pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« nĂ«ntorit, ku Trump do tĂ« ketĂ« pĂ«rballĂ« Kamala Harris.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundĂ«r ish-presidentit pĂ«r trazirat appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar

By: fra nc
3 October 2024 at 14:48

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur rreth orĂ«s 13:15 tĂ« kĂ«saj tĂ« enjteje nĂ« aksin “Korçë-Pogradec”.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 48 vjeçar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, mjeti tip BMW ka përfunduar disa metra larg nga karaxhata dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit, A. Gj., dhe pasagjerja J. Gj., të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar appeared first on Euronews Albania.

Pas 10 dekadash me Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi njofton largimin

By: fra nc
3 October 2024 at 14:19

Ermir Lenjani, mbrojtĂ«si i majtĂ«, ka vendosur tĂ« tĂ«rhiqet nga KombĂ«tarja shqiptare pas njĂ« dekade tĂ« pasur me emocione. Pas pĂ«rvojĂ«s sĂ« tij tĂ« jashtĂ«zakonshme, duke pĂ«rfshirĂ« pjesĂ«marrjen nĂ« “Euro 2016” nĂ« FrancĂ«, 35-vjeçari ka lajmĂ«ruar largimin nga KombĂ«tarje

Në këtë vendim, Lenjani i bashkohet dy ish-lojtarëve të tjerë, Gjasula dhe Cikalleshi, të cilët u tërhoqën nga Kombëtarja disa javë më parë.

Aktualisht pjesë e FC Schaffhausen në Zvicër, 35-vjeçari, i lindur në Prishtinë, ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola me Kombëtaren e Shqipërisë. Debutimi i tij si kuqezi ndodhi më 15 nëntor 2013, në një miqësore që Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Bjellorusisë, nën drejtimin e trajnerit De Biasi.

Gjatë karrierës së tij, Lenjani ka luajtur për disa klube, përfshirë Uinterthur, Grasshoppers, St. Gallen, Stade Rennais, Nantes, Sion, Umraniyespor dhe FC Schaffhausen.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:
Pas 10 viteve si kuqezi, Ermir Lenjani merr vendimin pĂ«r t’u tĂ«rhequr nga KombĂ«tarja, duke shprehur falĂ«nderimet e tij dhe duke reflektuar mbi emocionet e shumta qĂ« ka pĂ«rjetuar gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

The post Pas 10 dekadash me Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi njofton largimin appeared first on Euronews Albania.

Proda kryen betimin, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

By: fra nc
3 October 2024 at 14:05

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte.

Proda kreu betimin në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e lartë të strukturave drejtuese të policisë dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha shprehu besimin se Ilir Proda do të sjellë një ritëm dhe dinamikë të re në organizatën e policisë.

“Kam besim tĂ« plotĂ« se, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tij procesi reformues pĂ«r strukturat drejtuese tĂ« policisĂ«, do tĂ« krijohen kushtet e nevojshme pĂ«r tĂ« arritur synimin e madh: ndĂ«rtimin e njĂ« policie moderne, e cila do tĂ« jetĂ« e krahasueshme me strukturat e vendeve tĂ« Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 2 tetor.

Ai ka një karrierë 19-vjeçare në strukturat e Policisë, duke përfshirë rolin e tij si shef i disa drejtorive të ndryshme brenda këtij institucioni.

Proda iu poropzua kryeministrit Rama nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas një konkursi të zhvilluar gjatë muajit shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Proda kryen betimin, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Thyente iCloud-in dhe merrte të dhënat e qytetarëve, arrestohet 36-vjeçari

By: fra nc
3 October 2024 at 13:40

NjĂ« 36-vjeçar, pronar i njĂ« biznesi tĂ« shit-blerjes sĂ« aparateve telefonikĂ«, Ă«shtĂ« arrestuar gjatĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Wiper” nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve Kibernetike. Ai akuzohet pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« paligjshme nĂ« sistemet operative iOS dhe Android tĂ« smartphoneve, duke pĂ«rvetĂ«suar tĂ« dhĂ«nat e kĂ«tyre pajisjeve dhe duke thyer sistemin online iCloud.

Specialistët kibernetikë zbuluan aktivitetin e dyshuar duke përdorur metoda të avancuara hetimi. Operacioni u realizua pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat.

Arrestimi i shtetasit E. V. u bĂ« pĂ«r disa vepra penale, pĂ«rfshirĂ« “NdĂ«rhyrjen nĂ« tĂ« dhĂ«nat kompjuterike”, “NdĂ«rhyrjen nĂ« sistemet kompjuterike”, “KeqpĂ«rdorimin e pajisjeve”, “NdĂ«rhyrjen nĂ« tĂ« dhĂ«nat e topografisĂ« sĂ« gjysmĂ« pĂ«rçuesve” dhe “Shitjen e paautorizuar tĂ« kartave SIM”, sipas nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d tĂ« Kodit Penal.

“Ky shtetas dyshohet se ka pĂ«rdorur pajisje dhe programe tĂ« palicencuara, tĂ« cilat tregtohen nĂ« tregun e zi online (Dark Web). Ai ka arritur tĂ« thyejĂ« elementĂ«t e sigurisĂ« sĂ« smartphoneve, duke pĂ«rvetĂ«suar tĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdoruesve tĂ« mĂ«parshĂ«m dhe duke i kthyer pajisjet nĂ« gjendje fillestare pĂ«r t’i shitur ato”, thuhet mes tĂ« tjerash nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Deri tani janë dokumentuar 473 raste të përvetësimit të fjalëkalimeve të ndryshme. Puna për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale vazhdon, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë| Thyente iCloud-in dhe merrte të dhënat e qytetarëve, arrestohet 36-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Barcelona firmos me porterien e ri

By: fra nc
3 October 2024 at 13:30

Barcelona e ka zgjidhur çështjen e katĂ«rkĂ«ndĂ«shit, me Ter Stegen tĂ« dĂ«mtuar pĂ«r disa muaj. Wojciech Szczęsny do tĂ« jetĂ« zĂ«vendĂ«suesi i tij, me shpresĂ«n se do tĂ« dhurojĂ« tĂ« njĂ«jtat paraqitje si gjermani. Hansi Flick nuk i besoi portierit tĂ« dytĂ«, Iñaki Peña, duke kthyer nga pensioni polakun, i cili u prezantua nĂ« ambientet e klubit pasditen e sĂ« mĂ«rkurĂ«s. NjĂ« kontratĂ« e cila e mban tĂ« lidhur me blaugranĂ«t deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij sezoni, ndĂ«rsa 34-vjeçari do tĂ« pĂ«rfitojĂ« 3 milion euro, shumĂ« mĂ« pak se ajo qĂ« merrte nĂ« Torino me Juventusin.

Katalanasit po kalojnĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« errĂ«t sa i pĂ«rket dĂ«mtimeve, ku prej javĂ«sh vuajnĂ« mungesĂ«n e 8 lojtarĂ«ve, njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilĂ«ve janĂ« rikuperuar plotĂ«sisht. NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, gjithsesi, Flick ia doli tĂ« ruajĂ« kreun nĂ« SpanjĂ« me vetĂ«m 1 humbje, ndĂ«rsa nĂ« Champions ka 3 pikĂ« nĂ« 2 ndeshje, tĂ« cilat mund t’i pĂ«rmirĂ«sojĂ« nĂ« vijim.

Sa i pĂ«rket Szczęsny, ai Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« menjĂ«herĂ« nĂ«n urdhrat e teknikut gjerman dhe me gjasa mund tĂ« luajĂ« qĂ« nĂ« fundjavĂ«, pavarĂ«sisht se pĂ«r disa muaj nuk ka luajtur pĂ«r shkak tĂ« njĂ« tĂ«rheqjeje. Rol kryesor nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje tĂ« pĂ«rmbyllur me sukses ka pasur Robert Lewandowski, kapiteni i kombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barcelona firmos me porterien e ri appeared first on Euronews Albania.

Flet mjeku që operoi Ramën: Si është gjendja e kryeministrit

By: fra nc
3 October 2024 at 12:55

Kryeministri Edi Rama është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua për shkak të një problemi me hernien inguinale. Mjeku që kreu ndërhyrjen, Arben Gjata, konfirmoi për Euronews Albania se operacioni ka kaluar me sukses dhe se kreu i qeverisë është zgjuar.

“Operacioni shkoi nĂ« rregull dhe kryeministri Ă«shtĂ« zgjuar,” deklaroi Gjata pĂ«r Euronews Albania.

Rama u operua tĂ« enjten nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza,” ku pritet tĂ« kalojĂ« natĂ«n e sotme. Prej disa kohĂ«sh, kreu i qeverisĂ« vuante nga njĂ« problem me hernien. Kryeministri Rama e paralajmĂ«roi kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje mĂ« 29 gusht, gjatĂ« njĂ« inspektimi nĂ« spital.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flet mjeku që operoi Ramën: Si është gjendja e kryeministrit appeared first on Euronews Albania.

Ilir Proda u zgjodh drejtor i përgjithshëm, ja kush e zëvendëson në Elbasan

By: fra nc
3 October 2024 at 12:37

Komisar Ulian Shpataraku do të zëvendësojë përkohësisht Ilir Prodën në krye të Policisë së Elbasanit. Ky i fundit u miratua nga qeveria të mërkurën në krye të Policisë së Shtetit pas largimit të Muhamet Rrumbullakut. Shpataraku, i cili aktualisht është shef sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve, do të jetë i caktuar në detyrë deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të DVP Elbasan përmes një konkursi për drejtorët e qarqeve, që pritet të hapet së shpejti.

“PĂ«rshĂ«ndetje tĂ« nderuar, paraprakisht ju bĂ«j me dije se, duke filluar nga data 03.10.2024, deri nĂ« pĂ«rfundimin e pĂ«rzgjedhjes sĂ« kandidaturĂ«s pĂ«r Drejtorin e PolicisĂ« Vendore tĂ« Elbasanit, sipas nenit nr. 61 pika 2 germa d, ushtrimi i delegimit tĂ« kompetencave do t’i kalojĂ« punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«, Komisar Ulian Shpataraku, i cili aktualisht Ă«shtĂ« me detyrĂ« Shef Sektori nĂ« Sektorin pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve dhe Trafiqeve, nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Elbasan”, ky Ă«shtĂ« njoftimi i siguruar nga Euronews Albania qĂ« ka mbĂ«rritur nĂ« adresĂ« tĂ« efektivĂ«ve tĂ« PolicisĂ« Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Proda u zgjodh drejtor i përgjithshëm, ja kush e zëvendëson në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut

By: fra nc
3 October 2024 at 12:13
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç. Banesa, që ishte në ndërtim e sipër, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak pas mesnatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga kreu aktual i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për mediat se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, pasi objekti ishte ende pabanuar. Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

“Ende nuk dihet se çfarĂ« e ka shkaktuar shpĂ«rthimin, por njĂ«sitet policore janĂ« nĂ« vendin e ngjarjes,” tha Elshani pĂ«r mediat vendase.

Ditë më parë, më 29 shtator, një shpërthim tjetër u raportua në një qytet tjetër të veriut të Kosovës, në Zveçan. Asokohe, policia njoftoi se nuk kishte të lënduar, megjithatë kishte dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe automjeteve aty pranë. Edhe për këtë incident, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut appeared first on Euronews Albania.

Biden i “prerĂ«â€: Nuk mbĂ«shtesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bĂ«rthamore iraniane

By: fra nc
3 October 2024 at 11:59

Frika për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme është në rritje, teksa sytë e të gjithë botës janë drejtuar drejt Izraelit për të parë se cila do të jetë përgjigja ndaj Iranit pas sulmit më të madh raketor. Mediat ndërkombëtare raportojnë se përgjigja hakmarrëse do të ndodhë së shpejti.

“Ajo qĂ« ndodhi mbrĂ«mĂ« ishte njĂ« pĂ«rgjigje e paprecedentĂ« dhe, siç thashĂ« sot nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit, do tĂ« jetĂ« njĂ« pĂ«rgjigje shumĂ« e fortĂ«, e dhimbshme. Do tĂ« ndodhĂ« sĂ« shpejti,” deklaroi ambasadori i Izraelit nĂ« Kombet e Bashkuara, Danny Danon, pĂ«r CNN.

Mirëpo, shefi ushtarak i Iranit paralajmëroi për sulme edhe më të gjera nëse Izraeli kundërpërgjigjet.

MegjithatĂ«, “hakmarrja” e Tel Avivit nuk mbĂ«shtetet nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Presidenti Joe Biden deklaroi se ai nuk e mbĂ«shtet njĂ« sulm tĂ« mundshĂ«m izraelit ndaj zonave bĂ«rthamore iraniane.

Të martën, Teherani nisi mbi 200 raketa drejt Izraelit, në atë që ishte sulmi më i madh raketor ndaj këtij shteti. Raketat u kapën nga sistemi mbrojtës izraelit dhe aleatëve të tij.

Edhe pse po shqyrton mundësitë për një kundërpërgjigje, Izraeli nuk tërhiqet nga luftimet që synojnë shkatërrimin e dy grupeve terroriste në Gaza dhe Liban. Të paktën 6 persona raportohet se janë vrarë në orët e para të së enjtes në qendër të Bejrutit pas një sulmi ajror izraelit.

ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« Izraeli godet kĂ«tĂ« zonĂ« qĂ« nga viti 2006. Sulmet e Izraelit kanĂ« vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 1,000 njerĂ«z nĂ« Liban dhe kanĂ« zhvendosur rreth 1 milion banorĂ« qĂ« nga pĂ«rshkallĂ«zimi i luftĂ«s sĂ« tij me Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden i “prerĂ«â€: Nuk mbĂ«shtesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bĂ«rthamore iraniane appeared first on Euronews Albania.

Rezultate surprizë në Champions: Zhgënjejnë Bayern e Real Madrid

By: fra nc
3 October 2024 at 11:50

E mërkura mund të konsiderohet si dita me surprizat më të shumta në Champions League që prej nisjes së sezonit të ri, ku pretendentët për fitimin e trofeut pësuan disfatë. Bayerni dhe Reali i Madridit u mposhtën në transfertë: gjermanët nga Aston Villa, dhe Los Blancos në Francë nga Lille. Këta të fundit e dënuan Realin me një penallti të shndërruar në gol nga Jonathan David, ndërsa për Bayernin, një gabim i Neuer bëri që Duran të realizonte një gol të bukur. Më herët, anglezëve iu anulua një gol për pozicion të parregullt.

Atletiko pati po ashtu të njëjtin fat, por me rezultat më të thellë, duke u mposhtur 4-0 nga Benfica në transfertë. Liverpool nuk e vendosi në diskutim Bolognan, të cilës i shënoi dy gola, që vlejnë tri pikë. Juventus ishte në superformë, ku, edhe pse për një pjesë loje luajti me 10 lojtarë, përmbysi Leipzigun me rezultatin 2-3. Goli i fitores erdhi nga këmbët e yllit Conceicao.

Club Brugge mposhti Sturm Grazin minimalisht, ndërsa Dinamo Zagreb barazoi 2-2 me Monacon. Më herët, fitore regjistruan Feyenoord dhe Atalanta, ku te bergamaskët një prej golave u shënua nga Berat Gjimshiti.

The post Rezultate surprizë në Champions: Zhgënjejnë Bayern e Real Madrid appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa

By: fra nc
3 October 2024 at 11:32

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar refuzon ftesĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« komisionin e posaçëm parlamentar tĂ« ngritur nga mazhoranca, “PĂ«r thellimin e reformave pĂ«r mirĂ«qeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« Bashkimin Evropian”, qĂ« drejtohet nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i njohur gjithashtu si ‘arkitekti’ i reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, pas një kërkese për informacion, SPAK thotë se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

SPAK thekson se nuk e sheh të nevojshme pjesëmarrjen në komision, pasi i ka bërë publike të gjitha problematikat përmes raporteve periodike në KLP dhe Kuvend.

“NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesimit tuaj, ju bĂ«jmĂ« me dije se kĂ«rkesa e Komisionit tĂ« Posaçëm Parlamentar ‘PĂ«r Thellimin e Reformave pĂ«r MirĂ«qeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumĂ« kujdes nga ana jonĂ«, duke u trajtuar nĂ« mbledhjen e ProkurorĂ«ve tĂ« Posaçëm tĂ« datĂ«s 03.09.2024.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

NĂ« mĂ«nyrĂ« unanime, tĂ« gjithĂ« ProkurorĂ«t e Posaçëm nuk e konsideruan tĂ« nevojshme pjesĂ«marrjen me ekspert nĂ« kĂ«tĂ« Komision, pasi vlerĂ«suan se tashmĂ« institucioni ynĂ« i ka pĂ«rmbushur detyrimet ligjore pĂ«r bĂ«rjen publike tĂ« problematikave tĂ« hasura gjatĂ« ushtrimit tĂ« funksioneve tĂ« tij, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu dhe nevojat pĂ«r ndryshime ligjore pĂ«rkatĂ«se. Ky detyrim ligjor Ă«shtĂ« realizuar pĂ«rmes publikimit tĂ« Raporteve Vjetore tĂ« SPAK nĂ« faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike pĂ«rballĂ« KLP-sĂ« dhe Kuvendit. Nga ana tjetĂ«r, Prokuroria e Posaçme cilĂ«soi se Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r tĂ« ofruar kontributin e saj pĂ«rmes dhĂ«nies sĂ« mendimeve ligjore sa herĂ« qĂ« do tĂ« konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotĂ« SPAK nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati.

SPAK ndau qëndrimin edhe me mediat e tjera pas interesimit dhe lajmit të publikuar nga Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa appeared first on Euronews Albania.

Problemet me hernien, kryeministri Edi Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: fra nc
3 October 2024 at 10:58

Burime pĂ«r Euronews Albania bĂ«jnĂ« me dije se kryeministri Rama Ă«shtĂ« operuar kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi me hernien.

Detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurën kirurgjikale nuk janë bërë ende publike, por mësohet operacioni ka kaluar me sukses.

Prej disa kohësh, kreu i qeverisë, kryeministri Rama, vuante nga një problem me hernien.

Më shumë informacione priten në vijim.

Vijon


The post Problemet me hernien, kryeministri Edi Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Euronews Albania.

Përfundon aksioni i opozitës në Kuvend, Bardhi: Parlamenti ka rënë, Rama si Putini

By: fra nc
3 October 2024 at 10:43

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deklaroi pas përfundimit të aksionit opozitar këtë të enjte në Kuvend se parlamenti në Shqipëri tashmë ka rënë.

Bardhi shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën në parlamnet, ku sipas tij deputetët e opozitës përjashtohen dhe nuk lejohet të kryejnë detyrën e tyre.

Ai shtoi se kryeministri Rama sjell deputetët e PS që të përplasen me kolegët e opozitës dhe vetë nuk vjen ne parlament.

“Kryetarja e Parlamentit hyn si miqĂ«sore nĂ« Kuvend, por pĂ«r mua kjo nuk duket normale parlamentare. Ligjet mund tĂ« mblidhen dhe tĂ« miratohen edhe nĂ« vilĂ«n e RamĂ«s nĂ« Surrel. Problemi Ă«shtĂ« se sot ka rĂ«nĂ« parlamenti. Ne sot kemi njĂ« regjim ku deputetĂ«t e opozitĂ«s nuk lejohen tĂ« ushtrojnĂ« funksionin e tyre brenda sallĂ«s me forca sigurie. Nuk bĂ«n asgjĂ« mĂ« shumĂ« apo mĂ« pak Putini se sa kjo qĂ« po bĂ«n Edi Rama. Ai sjell deputetĂ«t e tij si dele qĂ« tĂ« pĂ«rplasen me opozitĂ«n, ndĂ«rsa ai vetĂ« fshihet nĂ« Surrel. Kjo Ă«shtĂ« tipike pĂ«r politikanĂ«t qĂ« fshihen pas grave, pas deputetĂ«ve, dhe pas njerĂ«zve qĂ« i keqpĂ«rdorin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« qĂ«ndron dhe shijon luksin e parave tĂ« vjedhura tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« Surrel,” tha Bardhi.

The post Përfundon aksioni i opozitës në Kuvend, Bardhi: Parlamenti ka rënë, Rama si Putini appeared first on Euronews Albania.

Tym e flakë në Kuvend, PD djeg manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve

By: fra nc
3 October 2024 at 10:21

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur në hyrjen e parlamentit katër manekinë të veshur me rroba të burgosurish, me portretet e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, si dhe deputetit të PS Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj.

Pasi i pozicionuan në hyrjen qendrore të parlamentit, manekinët u spërkatën me benzinë dhe më pas u dogjën nga deputeti Flamur Noka.

Duket se simbolika e protetsës së PD në parlament dhë këtë të enjte është sërish zjarri.

Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.

The post Tym e flakë në Kuvend, PD djeg manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve appeared first on Euronews Albania.

Hetimet pĂ«r “21 janarin”, Artan Hoxha nĂ« SPAK pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar materialin audio

By: fra nc
3 October 2024 at 10:07

Gazetari Artan Hoxha Ă«shtĂ« thirrur kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« dĂ«shmi nĂ« lidhje me dosjen e “21” janarit. Hoxha pritet tĂ« ofrojĂ« sqarime rreth njĂ« materiali audio qĂ« pĂ«rmban komunikimet e punonjĂ«sve tĂ« GardĂ«s sĂ« RepublikĂ«s, pĂ«rpara dhe pas protestĂ«s sĂ« 21 janarit.

Gjithashtu, Hoxha do të dorëzojë diktofonin/kasetën ku dëgjohen urdhrat e zinxhirit komandues të Gardës për të qëlluar mbi protestuesit.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i kërkoi të rihapë çështjen. Prokuroria e Posaçme po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në vrasjen e katër protestuesve gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Fokusimi i hetimeve është mbi veprimet e Gardës së Republikës dhe urdhrat e dhëna për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

SPAK ka thirrur dëshmitarë, përfshirë ish-deputetë, analistë dhe ish-punonjës të Gardës, për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe vendimet e marra gjatë protestës.

Hetimet po vijojnë nga ana e organit të akuzës për të zbardhur ngjarjen.

The post Hetimet pĂ«r “21 janarin”, Artan Hoxha nĂ« SPAK pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar materialin audio appeared first on Euronews Albania.

“E provojmĂ« me forcĂ« nĂ«se do”- Tension nĂ« Kuvend, Noka pĂ«rplaset me Sterkajn

By: fra nc
3 October 2024 at 09:57

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar deputetët socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Pjesë nga debati:

Paulin Sterkaj: “Hape rrugĂ«n se nuk jemi mirĂ« as nga ana shĂ«ndetĂ«sore.”

Flamur Noka: “UnĂ« jam shpallur armik nga regjimi, opozita Ă«shtĂ« shpallur armike dhe ju po provokoni opozitĂ«n.”

Frrok Gjini: “Hapeni rrugĂ«n, Paulini do futet, unĂ« do rri jashtĂ«.”

Noka: “O Frrok, s’ka lidhje. Ne jemi nĂ« njĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje, ju e keni kthyer nĂ« njĂ« betejĂ« humori. Ai po pĂ«rpiqet tĂ« zhdukĂ« opozitĂ«n.”

Sterkaj: “Nuk kam dĂ«shirĂ« tĂ« tĂ« shtyj me forcĂ«, por mund ta provojmĂ« nĂ«se do. Nuk mĂ« ndalon dot tĂ« hyj brenda.”

Noka: “Jam nĂ« njĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje, kjo Ă«shtĂ« betejĂ« pĂ«r parime, pĂ«r pluralizmin dhe vendin.”

Sterkaj: “O Flamur, na dogje karriget. S’kemi ku rrimĂ« nĂ«se dalim nĂ« opozitĂ« pas 5 ose 10 vjetĂ«sh.”

The post “E provojmĂ« me forcĂ« nĂ«se do”- Tension nĂ« Kuvend, Noka pĂ«rplaset me Sterkajn appeared first on Euronews Albania.

❌
❌