Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj
Ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion. Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e  gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.
Megjithatë në letër theksohet gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të ndihmnuar me opinone Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion.
Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë. Ky grup do të përgatisë materiale përkatëse mbi sfidat që hasin ky institucion dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.
Gjykata thekson: âDuke marrĂ« parasysh kĂ«tĂ« funksion tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« nĂ« raport me pushtetet e tjera, vlerĂ«sojmĂ« se kĂ«rkesa pĂ«r pjesĂ«marrjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« gjyqtarĂ«ve tĂ« kĂ«saj Gjykate si anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« nĂ«ngrupi teknik, nĂ« varĂ«si tĂ« Grupit tĂ« EkspertĂ«ve tĂ« Nivelit tĂ« LartĂ« tĂ« Komisionit tĂ« Posaçëm, nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me misionin e saj. Si e tillĂ«, kjo kĂ«rkesĂ« nuk vlerĂ«sohet si njĂ« zgjidhje e pĂ«rshtatshme pĂ«r pĂ«rmbushjen e detyrave tĂ« Komisionit.â
Gjykata e Lartë shpreh gatishmërinë për të ofruar opinione lidhur me projektligjet që prekin funksionin e saj. Ajo ka vlerësuar se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për ndryshime në ligjet procedurale, të miratuara nga Kuvendi me kontributin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të saj, kanë ndikuar pozitivisht në shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimeve.
Në fund, Gjykata e Lartë thekson se është e vetëdijshme për rëndësinë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe se, si një institucion i rëndësishëm në shtetin e së drejtës, është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, duke ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata Kushtetuese refuzon pjesëmarrjen në Komisionin Antikorrupsion
- Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa
The post Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj appeared first on Euronews Albania.