Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Izraeli sulm masiv në Bejrut, objektiv pasardhësi i Nasrallah: S’dihet gjendja e tij

By: fra nc
4 October 2024 at 10:46

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Hashem Safieddine, i cili konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, thuhet se ishte një nga objektivat e sulmeve izraelite gjatë natës së djeshme në Bejrut, që shkaktuan shpërthime masive.

Neë York Times citon zyrtarë izraelitë që thonë se ushtria kishte informacione që sugjeronin se Safieddine, kushëriri i Nasrallah, dhe udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, po takoheshin në një bunker në lagjen jugore Dahieh të kryeqytetit libanez.

Sipas Axios, një zyrtar izraelit ka thënë se Safieddine ishte në një bunker të thellë nën tokë, dhe ende nuk është e qartë nëse ai u vra nga sulmet. Mediat libaneze raportojnë se sulmi izraelit ishte shumë më i madh se ai që vrau Nasrallah javën e kaluar.

Deri më tani, Hezbollahu nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar për ngjarjen.

The post Izraeli sulm masiv në Bejrut, objektiv pasardhësi i Nasrallah: S’dihet gjendja e tij appeared first on Euronews Albania.

Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:33

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Euronews Albania.

Surpriza në Europa League: Tjetër barazim për Man United, Roma mposhtet në Suedi

By: fra nc
4 October 2024 at 10:27

Europa League mund të konsiderohet gjithnjë e më e paparashikueshme me rezultatet të cilat gjithmonë janë surprizë, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe të enjten në kontinentin e vjetër. Manchester United mori një tjetër barazim në transfertën me Porton, duel i mbyllur në shifrat 3-3, Roma u mposht nga Elfsborg në Suedi me rezultat minimal, ndërsa Lazio e Tottenham shijuan 3 pikët e radhës. Në Dragao ekipi i Ten Hag e nisi mirë duelin me dy gola të shpejtë, por u përmbys nga Porto në rezultat 3-2, e më pas u ndëshkua me kartonin e kuq. Në limite ishte mbrojtësi Harry Maguire që barazoi shifrat, e i tha 1 pikë djajve të kuq.

Eksperimenti i Romës nuk funksioni, me lojtarë stoli nuk ia doli të marrë dot pikë ndaj Elfsborg në Suedi e në 2 përballje ka vetëm 1 pikë. E enjtja ishte e suksesshme për Tottenham që edhe pse jo me titullarët në fushë ia doli të mposhtë Ferencvarosin 1-2 e duke grumbulluar 6 pikë pas 2 sfidave.

Lazio duket ekipi më në formë, 2 ndeshje 2 fitore, 7 gola të shënuar dhe 1 të pësuar në kreun e klasifikimit. Ndeshja e radhës ishte ajo ndaj Nice, e fituar në shfrat 4-1 me një dominim absolut në fushë. Të enjten poashtu u luajtën dhe 16 sfida në Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Surpriza në Europa League: Tjetër barazim për Man United, Roma mposhtet në Suedi appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:17

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Enea Themollari ka shkaktuar një valë trishtimi dhe dhimbjeje në Elbasan, duke tronditur thellë komunitetin lokal. Enea, i cili ishte një viktimë e pafajshme e shpërthimit të tritolit më 14 korrik 2024, ndërroi jetë pas tre muajsh luftë për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.

Fqinji i tij, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se është e papranueshme që një ngjarje e tillë mund të ndodhë në shtëpinë e dikujt, ku ai duhet të ndihet i sigurt.

Fqinji tha se Enea ishte i vetmi që punonte në familje, duke mbajtur dhe dy prindërit e sëmurë.

“Shumë djalë i mirë, i veçantë nga të tjerët, nuk ka pasur fjalë. Është e pabesueshme. Tre muaj në gjendje kome. As e mendonim të ndodhte një gjë e tillë. Dhimbje e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për ne gjithë lagjen. I ati sakat, e ëma e sëmurë, ai punonte dhe mbante gjithë shtëpinë. Katastrofë e madhe për ta. Për çfarë arsye të ikë ky djalë? Ku është shteti, çfarë po bën? I pafajshëm, pa asnjë lloj arsyeje, në shtëpinë e vet. Ka gjë më të rëndë se të jesh në shtëpinë tënde dhe të ikësh? E pabesueshme!”- tha fqinji.

29-vjeçari ishte viktimë e pafajshme e shpërthimit me tritol që u vendos në portën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.

Në media dhe rrjete sociale motrat Nikollai kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Pavarësisht deklaratave të tyre ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj

By: fra nc
3 October 2024 at 16:28

Ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion. Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e  gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.

Megjithatë në letër theksohet gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të ndihmnuar me opinone Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion.

Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë. Ky grup do të përgatisë materiale përkatëse mbi sfidat që hasin ky institucion dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Gjykata thekson: “Duke marrë parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, nuk është në përputhje me misionin e saj. Si e tillë, kjo kërkesë nuk vlerësohet si një zgjidhje e përshtatshme për përmbushjen e detyrave të Komisionit.”

Gjykata e Lartë shpreh gatishmërinë për të ofruar opinione lidhur me projektligjet që prekin funksionin e saj. Ajo ka vlerësuar se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për ndryshime në ligjet procedurale, të miratuara nga Kuvendi me kontributin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të saj, kanë ndikuar pozitivisht në shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimeve.

Në fund, Gjykata e Lartë thekson se është e vetëdijshme për rëndësinë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe se, si një institucion i rëndësishëm në shtetin e së drejtës, është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, duke ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë

By: fra nc
3 October 2024 at 16:12

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiç.

Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiç ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.

Avokati i saj, Musa Damati, ka konfirmuar për KosovaPress, se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiç është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.

“Nuk ekziston asnjë provë e vetme përmes së cilës mund të formulohen eventualisht veprime të cilat do ta krijonin figurën e posaçme të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Klientja ime është tërësisht e pafajshme, dhe njëkohësisht ajo është cak dhe shënjestër e sulmeve politike tash e një kohë të gjatë. I gjithë ky hetim ka të bëjë me spektakël politik dhe ne do të arrijmë të vërtetojmë pafajësinë e klientes time shumë shpejt”, ka thënë për KosovaPress Damati.

Burimet e KosovaPress-it brenda policisë, bëjnë të ditur se hetimet janë komplekse dhe kanë filluar rreth dy vjet më parë ndaj disa ish zyrtarëve komunalë të Mitrovicës Veriore, një numër i të cilëve është intervistuar sot nga Departamenti i krimeve ekonomike , ndërsa intervistimi ndaj ish zyrtarëve tjerë do të vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe, politikanja kosovare me përkatësi etnike boshnjake, njihet për angazhimin dhe kontributin e saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, sidomos në Mitrovicë, gjatë viteve të ‘nxehta’ dhe me përplot tensione në periudhën e pasluftës./KosovaPress/

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi

By: fra nc
3 October 2024 at 15:47

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e radhës të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit, i marrë i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”.

Ky vendim u mor gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi. Malltezi ankimoi veprimet ligjore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme, që lidhet me administrimin e provave dhe kërkesat e palëve.

Po ashtu, Malltezit i është referuar edhe nenit 43 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat lidhen me procesin e rregullt ligjor.

Më herët, Malltezi ka ngritur pretendime se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të dorëzuara nga ana e tij, si dhe dokumente të tjera që ai ka paraqitur për të mbështetur mbrojtjen e tij. Ai theksoi se ka ofruar një ekspertizë private që kundërshton akuzat e ngritura nga organi procedues, por këto prova nuk janë pranuar nga gjykatat përkatëse.

Sipas Malltezit, kjo refuzim për të pranuar materialet e tij të paraqitura përbën një shkelje të të drejtave të tij ligjore. Aktualisht, ai është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për krime të tilla si korrupsioni dhe pastrimi i parave.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi appeared first on Euronews Albania.

Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundër ish-presidentit për trazirat

By: fra nc
3 October 2024 at 15:34

Donald Trump ‘kreu krime’ kur u përpoq të përmbyste humbjen në zgjedhjet e 2020-s dhe nuk duhet t’u shpëtojë akuzave. Një dokument i ri gjyqësor e sfidon pretendimin e Trump se ai duhet ta shmangë gjyqin falë një vendimi të marrë së fundmi nga Gjykata Supreme, që thotë se presidentët duhet të jenë imun nga procedimet penale kur veprojnë në bazë të kompetencave zyrtare.

Trump ishte president në kohën kur krimet për të cilat akuzohet u kryen, por prokurorët thonë se ai po vepronte privatisht dhe jo zyrtarisht.

Duke reaguar, Trump ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020-s ishin të manipuluara dhe ka sugjeruar se koha e ngritjes së akuzave të reja synon të dëmtojë fushatën e tij për zgjedhjet e 2024-s.

Në një intervistë, ai kritikoi edhe hetuesin e posaçëm Jack Smith, prokurori që po udhëheq hetimet mbi ndërhyrjen në zgjedhje, që dorëzoi dokumentin e ri.

Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat Trump është përballur që pas zgjedhjeve të 2020-s, një prej të cilave çoi në dënimin historik të tij në Nju Jork.

Ai akuzohet se u përpoq të bllokonte certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden, por mohon që të ketë kryer veprime që bien ndesh me ligjin.

Çështja ka ende rëndësinë e vet edhe pse 4 vjet më vonë, për faktin se vendi ndodhet përpara zgjedhjeve të nëntorit, ku Trump do të ketë përballë Kamala Harris.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundër ish-presidentit për trazirat appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar

By: fra nc
3 October 2024 at 14:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:15 të kësaj të enjteje në aksin “Korçë-Pogradec”.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 48 vjeçar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, mjeti tip BMW ka përfunduar disa metra larg nga karaxhata dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit, A. Gj., dhe pasagjerja J. Gj., të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar appeared first on Euronews Albania.

Pas 10 dekadash me Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi njofton largimin

By: fra nc
3 October 2024 at 14:19

Ermir Lenjani, mbrojtësi i majtë, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një dekade të pasur me emocione. Pas përvojës së tij të jashtëzakonshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në “Euro 2016” në Francë, 35-vjeçari ka lajmëruar largimin nga Kombëtarje

Në këtë vendim, Lenjani i bashkohet dy ish-lojtarëve të tjerë, Gjasula dhe Cikalleshi, të cilët u tërhoqën nga Kombëtarja disa javë më parë.

Aktualisht pjesë e FC Schaffhausen në Zvicër, 35-vjeçari, i lindur në Prishtinë, ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola me Kombëtaren e Shqipërisë. Debutimi i tij si kuqezi ndodhi më 15 nëntor 2013, në një miqësore që Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Bjellorusisë, nën drejtimin e trajnerit De Biasi.

Gjatë karrierës së tij, Lenjani ka luajtur për disa klube, përfshirë Uinterthur, Grasshoppers, St. Gallen, Stade Rennais, Nantes, Sion, Umraniyespor dhe FC Schaffhausen.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:
Pas 10 viteve si kuqezi, Ermir Lenjani merr vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke reflektuar mbi emocionet e shumta që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

The post Pas 10 dekadash me Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi njofton largimin appeared first on Euronews Albania.

Proda kryen betimin, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

By: fra nc
3 October 2024 at 14:05

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte.

Proda kreu betimin në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e lartë të strukturave drejtuese të policisë dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha shprehu besimin se Ilir Proda do të sjellë një ritëm dhe dinamikë të re në organizatën e policisë.

“Kam besim të plotë se, në përfundim të këtij procesi reformues për strukturat drejtuese të policisë, do të krijohen kushtet e nevojshme për të arritur synimin e madh: ndërtimin e një policie moderne, e cila do të jetë e krahasueshme me strukturat e vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Hoxha.

Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 2 tetor.

Ai ka një karrierë 19-vjeçare në strukturat e Policisë, duke përfshirë rolin e tij si shef i disa drejtorive të ndryshme brenda këtij institucioni.

Proda iu poropzua kryeministrit Rama nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas një konkursi të zhvilluar gjatë muajit shtator.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Proda kryen betimin, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Thyente iCloud-in dhe merrte të dhënat e qytetarëve, arrestohet 36-vjeçari

By: fra nc
3 October 2024 at 13:40

Një 36-vjeçar, pronar i një biznesi të shit-blerjes së aparateve telefonikë, është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Wiper” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Ai akuzohet për ndërhyrje të paligjshme në sistemet operative iOS dhe Android të smartphoneve, duke përvetësuar të dhënat e këtyre pajisjeve dhe duke thyer sistemin online iCloud.

Specialistët kibernetikë zbuluan aktivitetin e dyshuar duke përdorur metoda të avancuara hetimi. Operacioni u realizua pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponjat.

Arrestimi i shtetasit E. V. u bë për disa vepra penale, përfshirë “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrjen në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimin e pajisjeve”, “Ndërhyrjen në të dhënat e topografisë së gjysmë përçuesve” dhe “Shitjen e paautorizuar të kartave SIM”, sipas nenet 293/b, 293/c, 293/ç, 149/b dhe 293/d të Kodit Penal.

“Ky shtetas dyshohet se ka përdorur pajisje dhe programe të palicencuara, të cilat tregtohen në tregun e zi online (Dark Web). Ai ka arritur të thyejë elementët e sigurisë së smartphoneve, duke përvetësuar të dhënat e përdoruesve të mëparshëm dhe duke i kthyer pajisjet në gjendje fillestare për t’i shitur ato”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Deri tani janë dokumentuar 473 raste të përvetësimit të fjalëkalimeve të ndryshme. Puna për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale vazhdon, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë| Thyente iCloud-in dhe merrte të dhënat e qytetarëve, arrestohet 36-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Barcelona firmos me porterien e ri

By: fra nc
3 October 2024 at 13:30

Barcelona e ka zgjidhur çështjen e katërkëndëshit, me Ter Stegen të dëmtuar për disa muaj. Wojciech Szczęsny do të jetë zëvendësuesi i tij, me shpresën se do të dhurojë të njëjtat paraqitje si gjermani. Hansi Flick nuk i besoi portierit të dytë, Iñaki Peña, duke kthyer nga pensioni polakun, i cili u prezantua në ambientet e klubit pasditen e së mërkurës. Një kontratë e cila e mban të lidhur me blaugranët deri në fund të këtij sezoni, ndërsa 34-vjeçari do të përfitojë 3 milion euro, shumë më pak se ajo që merrte në Torino me Juventusin.

Katalanasit po kalojnë një periudhë të errët sa i përket dëmtimeve, ku prej javësh vuajnë mungesën e 8 lojtarëve, një pjesë e të cilëve janë rikuperuar plotësisht. Në këtë situatë të vështirë, gjithsesi, Flick ia doli të ruajë kreun në Spanjë me vetëm 1 humbje, ndërsa në Champions ka 3 pikë në 2 ndeshje, të cilat mund t’i përmirësojë në vijim.

Sa i përket Szczęsny, ai është vënë menjëherë nën urdhrat e teknikut gjerman dhe me gjasa mund të luajë që në fundjavë, pavarësisht se për disa muaj nuk ka luajtur për shkak të një tërheqjeje. Rol kryesor në këtë marrëveshje të përmbyllur me sukses ka pasur Robert Lewandowski, kapiteni i kombëtares së Polonisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barcelona firmos me porterien e ri appeared first on Euronews Albania.

Flet mjeku që operoi Ramën: Si është gjendja e kryeministrit

By: fra nc
3 October 2024 at 12:55

Kryeministri Edi Rama është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua për shkak të një problemi me hernien inguinale. Mjeku që kreu ndërhyrjen, Arben Gjata, konfirmoi për Euronews Albania se operacioni ka kaluar me sukses dhe se kreu i qeverisë është zgjuar.

“Operacioni shkoi në rregull dhe kryeministri është zgjuar,” deklaroi Gjata për Euronews Albania.

Rama u operua të enjten në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza,” ku pritet të kalojë natën e sotme. Prej disa kohësh, kreu i qeverisë vuante nga një problem me hernien. Kryeministri Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje më 29 gusht, gjatë një inspektimi në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flet mjeku që operoi Ramën: Si është gjendja e kryeministrit appeared first on Euronews Albania.

Ilir Proda u zgjodh drejtor i përgjithshëm, ja kush e zëvendëson në Elbasan

By: fra nc
3 October 2024 at 12:37

Komisar Ulian Shpataraku do të zëvendësojë përkohësisht Ilir Prodën në krye të Policisë së Elbasanit. Ky i fundit u miratua nga qeveria të mërkurën në krye të Policisë së Shtetit pas largimit të Muhamet Rrumbullakut. Shpataraku, i cili aktualisht është shef sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve, do të jetë i caktuar në detyrë deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të DVP Elbasan përmes një konkursi për drejtorët e qarqeve, që pritet të hapet së shpejti.

“Përshëndetje të nderuar, paraprakisht ju bëj me dije se, duke filluar nga data 03.10.2024, deri në përfundimin e përzgjedhjes së kandidaturës për Drejtorin e Policisë Vendore të Elbasanit, sipas nenit nr. 61 pika 2 germa d, ushtrimi i delegimit të kompetencave do t’i kalojë punonjësit të policisë, Komisar Ulian Shpataraku, i cili aktualisht është me detyrë Shef Sektori në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, ky është njoftimi i siguruar nga Euronews Albania që ka mbërritur në adresë të efektivëve të Policisë Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Proda u zgjodh drejtor i përgjithshëm, ja kush e zëvendëson në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut

By: fra nc
3 October 2024 at 12:13
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç. Banesa, që ishte në ndërtim e sipër, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pak pas mesnatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga kreu aktual i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për mediat se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të lënduar, pasi objekti ishte ende pabanuar. Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

“Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por njësitet policore janë në vendin e ngjarjes,” tha Elshani për mediat vendase.

Ditë më parë, më 29 shtator, një shpërthim tjetër u raportua në një qytet tjetër të veriut të Kosovës, në Zveçan. Asokohe, policia njoftoi se nuk kishte të lënduar, megjithatë kishte dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe automjeteve aty pranë. Edhe për këtë incident, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim i fuqishëm në pronën e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut appeared first on Euronews Albania.

Biden i “prerë”: Nuk mbështesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane

By: fra nc
3 October 2024 at 11:59

Frika për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme është në rritje, teksa sytë e të gjithë botës janë drejtuar drejt Izraelit për të parë se cila do të jetë përgjigja ndaj Iranit pas sulmit më të madh raketor. Mediat ndërkombëtare raportojnë se përgjigja hakmarrëse do të ndodhë së shpejti.

“Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një përgjigje e paprecedentë dhe, siç thashë sot në Këshillin e Sigurimit, do të jetë një përgjigje shumë e fortë, e dhimbshme. Do të ndodhë së shpejti,” deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, për CNN.

Mirëpo, shefi ushtarak i Iranit paralajmëroi për sulme edhe më të gjera nëse Izraeli kundërpërgjigjet.

Megjithatë, “hakmarrja” e Tel Avivit nuk mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Joe Biden deklaroi se ai nuk e mbështet një sulm të mundshëm izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane.

Të martën, Teherani nisi mbi 200 raketa drejt Izraelit, në atë që ishte sulmi më i madh raketor ndaj këtij shteti. Raketat u kapën nga sistemi mbrojtës izraelit dhe aleatëve të tij.

Edhe pse po shqyrton mundësitë për një kundërpërgjigje, Izraeli nuk tërhiqet nga luftimet që synojnë shkatërrimin e dy grupeve terroriste në Gaza dhe Liban. Të paktën 6 persona raportohet se janë vrarë në orët e para të së enjtes në qendër të Bejrutit pas një sulmi ajror izraelit.

Është hera e parë që Izraeli godet këtë zonë që nga viti 2006. Sulmet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 1,000 njerëz në Liban dhe kanë zhvendosur rreth 1 milion banorë që nga përshkallëzimi i luftës së tij me Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden i “prerë”: Nuk mbështesim sulmet e Izraelit ndaj zonave bërthamore iraniane appeared first on Euronews Albania.

Rezultate surprizë në Champions: Zhgënjejnë Bayern e Real Madrid

By: fra nc
3 October 2024 at 11:50

E mërkura mund të konsiderohet si dita me surprizat më të shumta në Champions League që prej nisjes së sezonit të ri, ku pretendentët për fitimin e trofeut pësuan disfatë. Bayerni dhe Reali i Madridit u mposhtën në transfertë: gjermanët nga Aston Villa, dhe Los Blancos në Francë nga Lille. Këta të fundit e dënuan Realin me një penallti të shndërruar në gol nga Jonathan David, ndërsa për Bayernin, një gabim i Neuer bëri që Duran të realizonte një gol të bukur. Më herët, anglezëve iu anulua një gol për pozicion të parregullt.

Atletiko pati po ashtu të njëjtin fat, por me rezultat më të thellë, duke u mposhtur 4-0 nga Benfica në transfertë. Liverpool nuk e vendosi në diskutim Bolognan, të cilës i shënoi dy gola, që vlejnë tri pikë. Juventus ishte në superformë, ku, edhe pse për një pjesë loje luajti me 10 lojtarë, përmbysi Leipzigun me rezultatin 2-3. Goli i fitores erdhi nga këmbët e yllit Conceicao.

Club Brugge mposhti Sturm Grazin minimalisht, ndërsa Dinamo Zagreb barazoi 2-2 me Monacon. Më herët, fitore regjistruan Feyenoord dhe Atalanta, ku te bergamaskët një prej golave u shënua nga Berat Gjimshiti.

The post Rezultate surprizë në Champions: Zhgënjejnë Bayern e Real Madrid appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa

By: fra nc
3 October 2024 at 11:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzon ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar të ngritur nga mazhoranca, “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që drejtohet nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i njohur gjithashtu si ‘arkitekti’ i reformës në drejtësi.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, pas një kërkese për informacion, SPAK thotë se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

SPAK thekson se nuk e sheh të nevojshme pjesëmarrjen në komision, pasi i ka bërë publike të gjitha problematikat përmes raporteve periodike në KLP dhe Kuvend.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK në një përgjigje për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati.

SPAK ndau qëndrimin edhe me mediat e tjera pas interesimit dhe lajmit të publikuar nga Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive: SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Xhafa appeared first on Euronews Albania.

Problemet me hernien, kryeministri Edi Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: fra nc
3 October 2024 at 10:58

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Rama është operuar këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të një problemi me hernien.

Detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurën kirurgjikale nuk janë bërë ende publike, por mësohet operacioni ka kaluar me sukses.

Prej disa kohësh, kreu i qeverisë, kryeministri Rama, vuante nga një problem me hernien.

Më shumë informacione priten në vijim.

Vijon…

The post Problemet me hernien, kryeministri Edi Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Euronews Albania.

❌
❌