Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mirëpret pesë gjyqtare të reja, ja emrat

7 October 2024 at 15:33

Fier, 7 Tetor 2024 – Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar sot shtimin e pesë gjyqtareve të reja në radhët e saj, të caktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gazetarja Marsela Topi raporton se Zëvendëskryetarja e gjykatës, Znj. Olkeda Lice, së bashku me trupën gjyqësore, mirëpriti Znj. Elira Hroni, Znj. Erolda Tarelli, Znj. Aurora Tusha, Znj. Iva Bregasi dhe Znj. Amantja Levanaj.

Me këtë shtesë, numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë arrin në 17, çka pritet të përmirësojë ndjeshëm përpunimin e çështjeve gjyqësore, të ulë vonesat dhe të balancojë numrin e çështjeve me gjyqtarët e disponueshëm. Ky zhvillim vjen si një hap i rëndësishëm për të siguruar shpërndarjen e barabartë të drejtësisë në rajon dhe për të rritur besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

The post Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mirëpret pesë gjyqtare të reja, ja emrat appeared first on Sot News | Lajme.

U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, habit babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon, s’më thanë…

7 October 2024 at 15:29

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

“Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije.

Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane. Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma.

Nuses i ka rënë tre herë të fikët, pse ma lanë të futej nusja brenda kur fëmija kishte ndërruar jetë? Nëse kishte diçka djali, pse s’ma thanë? Nusja i kishte dhënë për të pirë, i kishin bërë vaksinën, nusja kishte vajtur për t’u ndërruar, ajo zonja kishte marrë bebin për ta ndërruar, nusja priste në dhomë, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar të dhoma dhe kishte parë të gjithë aty, i kishin thënë ka një rast urgjence, nusja kishte thënë ‘dalë se mos është çuni im’, dhe e kishte parë aty të nxirë.

Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

Unë nuk ia fal kurrë asaj mjeke se ajo ma ka marrë jetën e djalit, do t’i shkojë deri në fund. E di që djali im nuk ka qenë i sëmurë. Pse i mori jetën? Pse? E kanë mendjen duke luajtur me telefon? Sa herë që veja e gjeja në telefon duke luajtur në telefon e ulur në tavolinë. A u ka rënë nga dora, a nuk e di…. Në polici na pyesnin ne ‘mos i ka rënë nga dora kunatës?’, ndërkohë që kunata nuk ka qenë aty”, ka deklaruar ai.

The post U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, habit babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon, s’më thanë… appeared first on Sot News | Lajme.

Bllokim i rrugëve dhe protestë përtej orës 22.00? Erisa Xhixho tregon skenarin: Nuk duhet të frikësohemi, por…

7 October 2024 at 15:24

PD dhe partitë e saj aleate në opozitë do të zhvillojnë prej orës 18.00 të pasdites së sotme një protestë kombëtare të konsideruar atipike nga ato të kaluarat. Njoftimi paraprak është se protesta do të zgjasë 4 orë me radhë, por ka të dhëna se ajo pritet të shkojë përtej orës 22.00.

Detaje lidhur me skenarin e protestës dha zv/presidentja e PL, Erisa Xhixho. Ajo tha se nuk duhet patur frikë nga protestat pasi siç shprehet Xhixho, i bëjnë mirë demokracisë dhe vendit. Tubimi i sotëm, tha Xhixho, do të jetë pikënisja e një vale protestash të organizuara nga opozita kundër qeverisë.

“Protesta i bën mirë demokracisë dhe Shqipërisë, nuk duhet të frikësohemi nga protestat apo çfarë ndodh. Në protestat e kaluara nuk ka patur përplasje, as incidente. Ka patur qytetarë të shoqëruar në masë, pa ligj, edhe pse vendimi i GJK thotë se arrestimet nga policia duhet të bëhen në mënyrë të arsyetuar, por arrestimet kanë ndodhur masivisht. Duhet të respektojnë ligjin që të mos kemi asnjë incident, apo kalim të kompetencave të tyre. Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar në çdo shesh. Unë do të jem në protestë, do të jetë lidershipi i PL, zoti Meta dhe anëtarët tanë do të jenë aty. Nuk mendoj se do të jetë thjesht një protestë e radhës, por do të jetë në vazhdën e shumë protestave derisa ky regjim të dëgjojë thirrjet e opozitës dhe qytetarëve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria”, u shpreh numri 2 i PL, Erisa Xhixho.

BalkanWeb ka mësuar se skenari i protestës së sotme parashikon bllokimin e akseve kryesore rrugore në Tiranë. Mbështetësit do të mblidhen fillimisht te Kryeministria dhe më pas do të marshojnë drejt pikave nevralgjike të kryeqytetit, për të paralizuar qarkullimin. Protestuesit pritet të mblidhen edhe para Parlamentit, Bashkisë së Tiranës dhe disa institucioneve të tjera.

The post Bllokim i rrugëve dhe protestë përtej orës 22.00? Erisa Xhixho tregon skenarin: Nuk duhet të frikësohemi, por… appeared first on Sot News | Lajme.

Familja e këngëtares së famshme në zi/ Artistja humb njeriun e shtrenjtë, prek me postimin e ndjerë

7 October 2024 at 15:20

Familja e këngëtares së famshme, Madonna ndodhet në zi. Kjo pasi ka ndërruar jetë nga kanceri vëllai i artistes, Christopher Ciccone, në moshën 63 vjeçare. Sipas një deklarate nga familja e tij, Ciccone vdiq i qetë, i rrethuar nga të dashurit e tij, përfshirë bashkëshortin e tij, aktorin britanik Ray Thacker.

Madonna nderoi vëllain e saj me një postim që tregonte lidhjen e tyre të ngushtë dhe pranonte natyrën të turbullt të marrëdhënies së tyre.

“Ai ka qenë njeriu më i afërt me mua për kaq shumë kohë. Është e vështirë të përshkruash lidhjen tonë. Por ai u rrit nga të kuptuarit se ne ishim të ndryshëm. Bëra maksimumin për ta mbajtur atë gjallë sa më gjatë. Ai kishte aq shumë dhimbje deri në fund. Edhe një herë, ne mbajmë duart, mbyllëm sytë dhe kërcyem së bashku. Më vjen mirë që nuk është duke vuajtur më nuk do të ketë njeri si ai’- shkroi Madonna.

The post Familja e këngëtares së famshme në zi/ Artistja humb njeriun e shtrenjtë, prek me postimin e ndjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Dy autobotë me ujë jashtë godinës, çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës

7 October 2024 at 15:14

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara. Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë.

Nga ana tjetër policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen. Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Dy autobotë me ujë jashtë godinës, çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën

7 October 2024 at 14:52

Ambasada e SHBA ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

Monitoroni mediat lokale

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Mbani një profil të ulët

The post Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën

7 October 2024 at 14:39

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Kreu i PD-së ndodhet prej 10 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

The post Kërkon lirinë, ja kur do të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese për Sali Berishën appeared first on Sot News | Lajme.

Reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë/ Sinoptikania Gjoni jep paralajmërimin: Këtë javë rriten…

7 October 2024 at 14:32

Reshjet e shiut që përmbytën qytetin e Vlorës më 4 tetor janë më të mëdhatë ndonjëherë tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë. Nivieli i reshjeve në Vlorë ka qenë 184.2 mm në harkun kohor prej 6 orësh, ndërsa tregon vitet kur janë shënuar reshjet më të larta.

“Në shtator të 1984-ës në Vlorë kemi pasur 150.9 mm, në tetor të 1981 kemi pasur sasinë e reshjeve 146 mm në harkun kohor të 2024, edhe nëntor të vitit 1960 brenda 24 orëve kemi pasur 128.8mm”, i ajo.

Po si pritet të jetë moti këtë javë?

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se reshjet do të vijojnë por do të jenë me intensitet të ulët. Ndërkohë që pritet të kemi ritje të temparturave me 2 – 3 gradë.

“Nga dita e mërkurë e në vazhdim presim të kemi një rritje të minimale me 2-3 gradë, pra temperaturat do të jenë më të larta se java e parë e tetorit e cila konsiderohet si java më e freskët e këtij muaji”, tha ajo.

Në zonat bregedetare temperaturat do të jenë 14°C deri në 22°C

Në zonat e ulëta malore temperaturat do të jenë 12°C deri në 24°C

Në zonat malore temperaturat do të jenë 7°C deri në 21°C

The post Reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë/ Sinoptikania Gjoni jep paralajmërimin: Këtë javë rriten… appeared first on Sot News | Lajme.

Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët

7 October 2024 at 14:25

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita. Përmes një deklarate për shtyp, Mediu renditi disa arsye për të cilat qytetarët duhet të bëhen pjesë e protestës. Ai tha se qytetarët duhet të protestojnë për veten, për familjen e tyre dhe për Shqipërinë.

“Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë çdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve. Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë. Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë”, theksoi ndër të tjera Mediu.

The post Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%/ Kurti jep detajet: Ja kush përfiton

7 October 2024 at 14:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nga ky muaj kanë rritur pensionet me 20 për qind. Kurti përmes një konference për media ka bërë të ditur se pensionet që do të rriten nga muaji tetor do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve.

“Duke filluar nga ky muaj do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut – pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegji, pensioni familjarë, pensioni invalidor i punës, dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se nga janari i vitit 2025 do të rriten me 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

The post Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%/ Kurti jep detajet: Ja kush përfiton appeared first on Sot News | Lajme.

Partitë në Bosnje publikojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale, ja forcat politike që dominojnë

7 October 2024 at 14:10

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës. Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviç, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave. Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviç, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate. Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave. Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiç tha për Radio Evropa e Lirë se logjika e votuesve që këtë vit votuan për kandidatë të burgosur, ose të akuzuar për korrupsion, është “e pakuptueshme dhe paradoksale”. Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po përpiqem të vendosem në pozitën e dikujt që në qendrën e votimit zgjedh një kandidat që aktualisht është në paraburgim, ose madje i dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk mundem, sado që përpiqem, ta kuptoj me cilën logjikë udhëhiqen qytetarët në këtë rast, përveç se kjo tregon sa pak besim kanë qytetarët në institucione, edhe në ato gjyqësore”, tha Huskiç.

Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit. Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve. Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna./REL

The post Partitë në Bosnje publikojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale, ja forcat politike që dominojnë appeared first on Sot News | Lajme.

“Më thonin qorr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e trishtë: Më kanë bullizuar në shkollë

7 October 2024 at 14:06

Moderatori i së “Dielës Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka treguar historinë e tij me bullizmin. Ai ka treguar se ka vuajtur të njëjtin fenomen për një nga detajet më karakteristike të pamjes së tij: syzet. Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin duke përdorur epitete të pahijshme, por karma ka bërë punën e saj sepse sot ia ka arritur t’ia dalë mbanë.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë”.

The post “Më thonin qorr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e trishtë: Më kanë bullizuar në shkollë appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi? KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

7 October 2024 at 13:58

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Xhemal Saliaj, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 tetor. KPK e mori vendimin për subjektin e rivlerësimit me shumicë votash. Xhemal Saliaj mbante detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

The post Çfarë ndodhi? KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj appeared first on Sot News | Lajme.

Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar

7 October 2024 at 13:52

Rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun po vazhdon të japë një efekt negativ mbi madhësinë e bilancit të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti forcimi i lekut ka pasur një efekt negativ prej rreth 28 miliardë lekësh në totalin e aktiveve të sektorit bankar, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se gjatë vitit të fundit, vlera e ndikimit statistikor negativ të kursit të këmbimit ka ardhur në rënie.

Në krahun e aktiveve, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (për rreth 10 miliardë lekë, për secilin). Në anën e pasivit, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 21 miliardë lekë. Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndjerë edhe për pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, për një vlerë rreth 15 miliardë lekë.

Në fund të muajit qershor 2024, kursi i këmbimit euro-lek zbriti në nivelin e 100.3 lekëve, nga 106.4 lekë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia me 5.8% e kursit të euros rrjedhimisht ka vazhduar të reflektohet në një tkurrje të vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar. Në terma vjetorë, aktivet dhe detyrimet në valutë u rritën me nga 4%, por të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 9% dhe 10%.

Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 50% dhe 49% të totalit të bilancit. Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe janë investimet në kredi dhe ato në titujt e qeverisë. Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë. Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e kufizuar të sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti ishte 2.03 trilionë lekë, në rritje me 7.2% (136 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i aktivitetit kreditues me 11.3% (85 miliardë lekë) dhe i investimeve në tituj me 9.3% (68 miliardë lekë). Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti aktivet e sektorit bankar përbënin rreth 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./ Monitor

The post Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë…

7 October 2024 at 13:38

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës së paralajmëruar pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku do mbahet tubimi. Gazetarja Etleva Delia, duke komentuar planin e masave nga policia, tha se ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë.

“Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedent, mund të jenë dhe personazhe të proceduar ose të rinj që policia kriminale mund t’i ketë skeduar. Si rregull kjo duhet të jetë sfida kryesore për të ndaluar ngjarje të tilla për më tepër kur ka info për skenarë të caktuar, që të mos përshkallëzojë situata për ngjarje dhe incidente më të rënda. Çështja është që plani i masave në letër është ndryshe se çfarë mund të ndodhë gjatë tubimit.

Mund të ketë personazhe të futur enkas mes turmës që mund të ketë protestues paqësor, dhe personazhe të caktuar krijojnë rrëmujën. Kanë ardhur edhe nga rrethet të Forcave Shqiponja, ata që angazhohen rreth protestës janë në strukturat e rendit. Forcat Renea qëndrojnë nëpër struktura të larta, jo të përfshira, por për të mbajtur nën vazhgim situatën nga larg.

Drejtori i policisë së Tiranës do të ketë pas vetes dy punonjës të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo drejtues të tjerë në krye për t’i orientuar se ku duhet të vendosen”, tha mes të tjerash gazetarja.

The post Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard

7 October 2024 at 13:28

Nga ora 18:00 deri në 22:00 të kësaj të hëne, Partia Demokratike do të protestojë në kryeqytet, në të parin akt të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama, sipas kryetarit të tyre, Sali Berisha. PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që të ketë një itinerar ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Me shumë gjasë do të ketë marshim në drejtim të Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa pika të tjera kyçe që mund të bllokohen janë edhe kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi, përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.

Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Mësohet se stafi i sigurisë së Gardës do të dislokohet në ambientet e brendshme të Kryesisë dhe Parlamentit duke nisur nga ora 16:00, ndërsa perimetri i jashtëm do të mbulohet nga policia. Në krahun tjetër, te Kryeministria ku pritet edhe të nisë protesta, janë marrë masa për fortifikimin e dyerve kryesore të godinës, që janë mbuluar me veshje metalike. Po ashtu punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka nisur lyerjen me graso të shtyllave të ndriçimit pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, e përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

The post Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha i bashkohet sot protestës? Boçi ‘shuan’ pikëpyetjet: Është vendimmarrje që…

7 October 2024 at 13:18

“Përplasje ballore me regjimin që vetëkërkon të bëjë luftë për zhdukjen e opozitës!”, kështu e cilësoi protestën e sotme nënkryetari i PD Luçiano Boçi. I ftuar në një studio ai u shpreh se Partia Demokratike gjithnjë ka pasur mbështetjen e qytetarëve në tubime.

“Protestat e PD kanë qenë të suksesshme sepse janë format kryesore të komunikimit me njerëzit dhe forma më e lartë është fushata zgjedhore. Ne nuk kemi kërkuar ta stimulojmë publikun sepse mbart pak atë pjesën artificiale, ne kërkojmë besimin që të na atashohen sepse beteja është për qëllimet më të larta. Jemi në front lufte dhe kemi përballë të njëjtin armik, që ka afektuar jetën sociale e politike në vend. Realiteti është ky! Ne kemi mbështetje reale sepse protestat kanë pasur zë nga shqetësimet e qytetarëve dhe qëllimet janë të tyre por të shprehura në formë të koncentruar politike.”

Boçi mohoi të ketë më ndasi brenda kësaj force politike.

“Demokratët në bazë janë më të bashkuar se pjesa lart, por tanimë po konkretizohet bashkimi edhe në pjesën e organizimit kapilar të partisë, në nivel grup seksioni dhe seksioni.”

I pyetur se a ekziston mundësia që kryedemokrati Sali Berisha të thyejë sot masën e sigurisë e t’i bashkohet protestës, ai u shpreh: Kemi aksion përpara dhe kërkesat tona janë shumë të thjeshta e konkrete. Sinqeriteti i kauzës tonë nuk varet a do dalë Berisha apo jo, është vendimmarrje që i takon atij. Shoh mënyrën si shpërndahet propaganda, me interpretime të tilla. Marrja e iniciativës për mosbindje civile është bërë nga PD dhe Sali Berisha që është në arrest shtëpie.

“Rama do të detyrohet të heqë dorë nga menaxhimi i pisët i pushtetit, nga presioni qytetar dhe reagime të tjera që do vijnë. Do jetë vullneti i qytetarëve ai që vendos se kush do e marrë drejtimin e e vendit”, përfundoi Boçi.

The post Berisha i bashkohet sot protestës? Boçi ‘shuan’ pikëpyetjet: Është vendimmarrje që… appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbytjet/ KLSH “mësyn” Vlorën nis auditimin e disa institucioneve për zbulimin e shkaqeve

7 October 2024 at 12:42

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës. Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës.

The post Përmbytjet/ KLSH “mësyn” Vlorën nis auditimin e disa institucioneve për zbulimin e shkaqeve appeared first on Sot News | Lajme.

Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, ja kur pritet që KQZ-ja t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos

7 October 2024 at 12:26

Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti jap mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish deputetin Ervin Salianji, raporton gazetarja Esiona Konomi. Ky i fundit sipas vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë do të vuajë dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Burgosja e Salianjit u bë shkas që edhe opozita të ndërmarrë një aksion parlamentar fillimisht me djegie karrigesh e manekinash duke fajësuar Ramën dhe mazhorancën për vënien pas hekurave të Salianjit.Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget e saj, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti. Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.

The post Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, ja kur pritet që KQZ-ja t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike/ Bllokohet në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja

7 October 2024 at 12:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Glavki në Larisa, Greqi, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune në një fabrikë xhinsesh. Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit.

Për ta nxjerrë nga situata e rrezikshme, kanë qenë të nevojshëm 12 punonjës të zjarrfikëses. Megjithatë, kur ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe e ka transportuar atë në spital, fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

The post Tragjike/ Bllokohet në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌