Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Përfshihet nga flakët magazina në Lezhë, shkrumbohet e gjitha

By: user7
8 October 2024 at 14:31

Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës. Mësohet se magazina shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar. Nga raportimet në terren bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët magazina në Lezhë, shkrumbohet e gjitha appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin

By: user7
8 October 2024 at 13:42

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dje ishte aksioni i parë ndërsa shtoi se mosbindja ka shumë forma.

Ai tha se kanë ngujime përpara, greva dhe bllokime permanente rrugësh. Sipas tij ka 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin.

Fjala e Berisha:

Mbrëmë ishte aksioni i parë. Por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. Që do ta shkërmoqin narkodiktaturën. Dhe nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë Edi Rama. Se së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën.

Pastaj Durrësin. Vlorën. Kukësin. Tepelenën. Lezhën. E kështu me radhë, mbarë Shqipërinë. Se nuk ke lënë qytet pa masakruar me shpopullimin e tij. Nuk ke lënë qytetarë pa varfëruar me vjedhjet e tua. Nuk ke lënë familje shqiptare pa gjymtuar. Dhe i gjithë vreri që ke derdhë mbi shqiptarët, do plasë mbi ty javët që vijnë. Të dashur qendrestare dhe qendrestarë. Rikujtoj dhe një herë, që jemi në misionin më të rëndësishëm të jetës sonë. Zoti do bekojë gjithë ata guximtarë që dje drodhën narkoshtetin. Mediat e gjithë botës dje i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme guximit, heroizmit të opozitarëve shqiptarë.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse ne Europë, në SHBA dhe ne mbare vendet e lira ne kemi shume miq, mijëra e mijëra herë me shumë se sa mendojmë. Sepse nuk ka gjë më frymëzuese, më fisnike, se një popull që reagon ndaj tiranisë së bandave, ndaj padrejtësisë. Që sulmon krimin. Që djeg korrupsionin. Që lufton për votën e lirë.

The post Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të kalonte mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari

By: user7
8 October 2024 at 13:18

Një 54-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Kakavijë. Mësohet se 54-vjeçari ka tentuar të kalojë në dalje të Shqipërisë një shumë prej 14500 euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se 54-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të kalonte mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Babai iu dogj me molotov gjatë protestës, reagon aktorja: Mund të kishte vdekur

By: user7
8 October 2024 at 12:45

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar në lidhje me plagosjen e babait të saj gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Në një reagim në “Facebook” Emiri ka ndarë video nga plagët që ka marrë babai saj ndërsa tha se një polic i hodhi flakëhedhësin babait të saj te këmbët.

Ajo shtoi se bashkë më protestues të tjerë shkuan për të fikur zjarrin dhe pas disa minutash i shuan të gjithë flakët.
Postimi i plotë:

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

The post Babai iu dogj me molotov gjatë protestës, reagon aktorja: Mund të kishte vdekur appeared first on Lapsi.al.

U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali Kujtim Ymeri: Kam marrë djegie të shkallës 3

By: user7
8 October 2024 at 12:05

Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme. Pamjet nga momenti kur ai është i rrethuar nga flakët kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa sot Kujtim Ymeri ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ymeri në një intervistë telefonike për “Syri Tv” foli nga spitali i Traumës ku dha detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënën në protestën e opozitës dhe përballjen e protestuesve me policinë. Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit së policisë. Ai shtoi se dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve.

Ymeri u shpreh se aktualisht po merr mjekim te Trauma, për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie. Ai shtoi se një nga infermieret i ka thënë se çfarë iu desh të shkonte në protestë.

“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protest.

Në shumë zona ka arrit në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrën e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.

Më vjen keq nga deklaratat e ministrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonin, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njërëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërashtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë që njëri iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët që ishte më mirë e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim,” tha ai.

The post U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali Kujtim Ymeri: Kam marrë djegie të shkallës 3 appeared first on Lapsi.al.

Rama kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi, kam kërkuar një plan pune

By: user7
8 October 2024 at 11:08

Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit lidhur me përballimin e situatës së zjarreve dhe përmbytjeve në zona të ndryshme.

Rama tha se zjarret e rëna gjatë verës, nxorrën në pah disa dobësi që sipas tij duhen parë me sy kritik. Kryeministri tha se është e domosdoshme që të ketë fokus të veçantë trajnimi dhe organizimi i strukturës reaguese në këto situata. Kritika ka pasur për bashkinë e Korçës ku tha se ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca.

Po ashtu bëri me dije se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengut një plan pune, sipas tij për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E domosdoshme ketë fokus të veçantë te organizimi, detajimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes nuk ka ca bën askush, në momentin e parë e gjithë struktura të vihet në funksion.

E domosdoshme që pjesë e këtij procesi dialogu inovativ, të jetë edhe mënyra se si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e koordinimit me strukturat e qeverisë qendrore. Në sferën e emergjencave civile, Italia është një nga vendet e ekselencës. Kjo kërkon vëmendje të posaçme.

Duke ardhur te zjarret, ka pasur rezistencë pozitive por ka pasur shfaqje dobësish që janë për t’u parë me sy kritik. E para, të gjitha prefekturat bëjnë deklarim forcash në dispozicion. Prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetjee nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70 përqind të forcave që ka deklaruar si aktive. Prefektura e Shkodrës që ka pasur po ashtu disa emergjenca, është me angazhim më të lartë të kapaciteteve dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar në pak raste specifike.

Ajo që pastaj është shumë domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korcës ku FA janë kërkuar vazhdimisht dhe aktivizimi i forcave të brendshme të deklaruara aty ka qenë i dobët pavarësisht shpenzimit të madh të energjive dhe rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër. Kërkon strukturim, koordinim dhe trajtim të vazhdueshëm për këtë punë. S’mundemi dot ne të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por ne duhet t’i luftojmë për çdo metër katror. Për këtë i kam kërkuar ministrit të mbrojtjes që të ndërtohet një plan pune tani që jemi në fazë qetësie, për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes emergjencave kombëtare dhe atyre lokale.

The post Rama kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi, kam kërkuar një plan pune appeared first on Lapsi.al.

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në SPAK

By: user7
8 October 2024 at 10:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas raportimeve, deputeti demokrat është thirrur nga prokurorët e SPAK për dosjen e Toyota Auris.

Pak ditë më parë Çela dhe kolegët e tij demokrat, u kallëzuan para pak ditës nga policia për kaosin e krijuar dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancëne e 30 shtatorit.

The post Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Pas protestës së opozitës/ Rama mbledh sot kryetarët e bashkive në kryeministri

By: user7
8 October 2024 at 10:10

Kryeministri Edi Rama i është kthyer takimeve politike, pas ndërhyrjes së kryer para pak ditëve në QSUT. Sipas raportimeve kreu i qeverisë do të zhvillojë sot në orën 10:00 në një takim me kryetarët e Bashkive të vendit.

Takimi do të mbahet në kryeministri, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza pas sezonit veror dhe porosia e lënë nga mbledhja e fundit për legalizimet

The post Pas protestës së opozitës/ Rama mbledh sot kryetarët e bashkive në kryeministri appeared first on Lapsi.al.

Protesta/ Arrestohet një person, në kërkim ish-komandanti i FNSH-së Shkodër

By: user7
8 October 2024 at 09:35

Disa orë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë. Gjithashtu janë shpallur në edhe 9 persona të tjerë. Mes tyre është shpallur në kërkim edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Protesta e djeshme kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.

The post Protesta/ Arrestohet një person, në kërkim ish-komandanti i FNSH-së Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike

By: user7
8 October 2024 at 09:12

Një analizë e të dhënave të vdekjeve nga popullsitë më jetëgjatë në botë zbulon se përmirësimet e shpejta në jetëgjatësinë e arritur në shekullin e 20-të janë ngadalësuar në mënyrë dramatike në tre dekadat e fundit. Zbulimi sugjeron se nëse dikur mosha 100 ishte një moshë e arritshme tani mosha 80 është mosha e re e arritshme teksa nevojiten ilaçe të reja radikale që ngadalësojnë vetë procesin e plakjes, në vend të trajtimeve më të mira për vrasësit e zakonshëm si kanceri, demenca dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit, fëmijët e lindur kohët e fundit në rajonet me njerëzit më të moshuar nuk kanë gjasa të bëhen njëqindvjeçarë. Në rastin më të mirë, studiuesit parashikojnë se 15% e femrave dhe 5% e meshkujve në zonat më të vjetra të banimit do të arrijnë në 100 këtë shekull.

Përparimet në shëndetin publik dhe mjekësinë ndezën një revolucion të jetëgjatësisë në shekullin e 20-të. Në 2000 vitet e mëparshme, jetëgjatësia u rrit, mesatarisht, një vit në çdo shekull ose dy. Në shekullin e 20-të, jetëgjatësia mesatare u rrit, me njerëzit që fitonin tre vjet shtesë çdo dekadë.

Periudha e zgjatjes radikale të jetës bëri që disa studiues të studiojnë këtë prirje dhe të sugjerojnë se shumica e njerëzve të lindur pas vitit 2000 do të mbijetojnë deri në 100 vjeç. Por perspektiva u sfidua në vitin 1990 nga Olshansky dhe kolegët e tij, të cilët argumentuan se njerëzit po arrinin një tavan biologjik prej rreth 85 vjeç.

Për studimin e fundit, Olshansky u fut në statistikat kombëtare nga SHBA dhe nëntë rajone me jetëgjatësinë më të lartë, duke u fokusuar në vitet 1990 deri në 2019, përpara se të godiste pandemia Covid. Të dhënat nga Hong Kongu, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Italia, Zvicra, Suedia dhe Spanja treguan se rritja e jetëgjatësisë ishte ngadalësuar në mënyrë dramatike. Në SHBA, jetëgjatësia ra.

Duke shkruar në Nature Aging , studiuesit përshkruajnë se si mesatarisht, jetëgjatësia në rajonet më jetëgjata u rrit vetëm 6.5 vjet midis 1990 dhe 2019. Ata parashikojnë se vajzat e lindura së fundmi në rajone kanë vetëm 5.3% mundësi për të arritur moshën 100 vjeç ndërsa djemtë kanë një shans 1.8%.

Olshansky tha se do të duheshin trajtime të reja radikale që ngadalësojnë plakjen, faktorin më të madh të rrezikut për shumë sëmundje, për të arritur një tjetër revolucion të jetëgjatësisë. Hulumtimet në terren janë duke u zhvilluar me një duzinë apo më shumë ilaçe që tregojnë se rrisin jetëgjatësinë e minjve.

Në vitin 2000, Steven Austad, një profesor i plakjes së shëndetshme në Universitetin e Birminghamit në Alabama, vuri bast Olshansky se personi i parë që kishte jetuar deri në 150 vjeç kishte lindur tashmë. Falë interesit të përbërë, në kohën kur basti shlyhet, fituesi ose pasardhësit e tij do të fitojnë miliona dollarë.

Shifrat më të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se jetëgjatësia në lindje në MB nga 2020 deri në 2022 ishte 82.6 vjet për femrat dhe 78.6 për meshkujt, të cilat janë kthyer në nivelet 2010-2012 për femrat dhe nën atë nivel për meshkujt.

The post Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike appeared first on Lapsi.al.

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

By: user7
8 October 2024 at 08:46

Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmuar dolomit – material ndërtimor – prej një guroreje rreth 500 metra prej shtëpive në vendbanimin Donja Jabllanica, ku, sipas të dhënave të fundit, kanë vdekur 16 persona. Ata kanë humbur jetën në ditët e fundit si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara prej reshjeve të mëdha të shiut. Ndërkohë uji është tërhequr, por shenjat e gurit të bardhë kanë mbetur.

Sipas banorëve lokalë, me të cilët ka biseduar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, kompania që ka gërmuar gurin, ka përdorur edhe lëndë shpërthyese. Dyshimeve se puna e bërë nga gurëthyesit mund të jetë shkaktare e tragjedisë në Jabllanicë, u ka dhënë së pari jehonë kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Nermin Nikshiç.

Ai ka thënë se dëmi në Donja Jabllanicë nuk do të kishte qenë kaq i madh, dhe as nuk do të kishte kaq shumë viktima, nëse pjesa rreth gurores nuk do të ishte shembur. Këto deklarata kanë nxitur Zyrën e Prokurorit në kantonin Neretva të Hercegovinës, që të nisë një rast dhe të angazhojë disa prokurorë në këtë lëndë.

“Po ndërmarrim të gjitha masat, me qëllim të vërtetimit të ndonjë përgjegjësie dhe rolit të faktorit njeri në këtë tragjedi në Jabllanicë”, është thënë në deklaratën e Zyrës së Prokurorit, duke shtuar se janë duke analizuar aktivitetet e gurores që gjendet në atë zonë.

Puna në këtë gurore është menaxhuar prej kompanisë familjare “Sani doo Jablanica”, në pronësi të Xhenan Hongjas, i cili nuk u është përgjigjur thirrjeve të Radios Evropa e Lirë. Kompania e tij merret me prerje, formësim dhe përpunim të gurit. Në bazën e të dhënave të agjencisë për vlerësime kreditore, LRC, shihet që të hyrat e kompanisë së Hongjas shkojnë në mbi 217.000 euro dhe që ajo i ka pesë punëtorë.

“Fajin e ka shteti që e ka lënë atë të gërmojë për 25 vjet. Fajin e kanë edhe zyra e inspektimit, edhe komuna, edhe kantoni. Edhe policia që ia ka toleruar makinat dhe kamionët e paregjistruar”, ka thënë Gjenan Imamoviq, banor i Donje Jabllanicës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka humbur nëntë anëtarë të familjes si pasojë e vërshimeve.

Qeveria federale e kësaj zone ka thënë se kompania që ka në pronësi guroren, është themeluar më 2001, dhe që nuk është në regjistrat e Ministrisë së Federatës apo të kantonit Hercegovina – Neretva, ku gjendet Jabllanica.

“Nuk është lëshuar asnjë dokumentacion për koncesion, apo miratim të eksploatim”, ka thënë kryeministri i Federatës, Nermin Nikshiq.

Në dokumentacionin e Administratës Federale për Çështje të Gjeodezisë, përmendet që rruga hyrëse për në gurore është gërmuar disa herë nga subjekte private.

“Të gjitha këto shtëpi u vërshuan, ato e kanë lënë atë të kalojë nëpër tokat e tyre, ua kanë shitur tokat, unë nuk ia kam dhënë tokën atij”, ka thënë Gjenan Imamoviq, banor i zonës.

Kryetari i Jabllanicës është në pushtet që katër vjet. Kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse inspektorët komunalë e kanë kontrolluar guroren, Damiq Shabanoviq, nuk ka pranuar të flasë.

“Do të merremi me pasojat, pyesni inspektorët nëse kanë qenë në gurore”, ka thënë Shabanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Inspektorët komunalë dhe ata të kantonit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë kontrolluar punimet në gurore. Edhe Kenan Shashiq, këshilltar i kryetarit të komunës, nuk ka dashur të flasë në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Ekonomisë në kantonin Hercegovina – Neretva, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ai nuk mund të deklarojë asgjë për guroren, “sepse ashtu ka urdhëruar Qeveria e kantonit Hercegovina – Neretva”. Ai ka thënë se është duke u përgatitur një raport i detajuar, i cili do t’iu dorëzohet autoriteteve më të larta.

Ndërkohë, dokumentacioni për kompaninë veçse është dorëzuar në Qeveri. Në të thuhet se kompania që ka kryer aktivitete gurthyese ka kërkuar vazhdimisht koncesion, por që Qeveria nuk e ka miratuar kërkesën. Sipas dokumentacionit të publikuar në faqen e Qeverisë në pasditen e 7 tetorit, inspektorët e kantonit kanë kryer inspektime në gurore disa herë prej vitit 2009, dhe që në atë vit janë ndaluar punimet aty.

Sipas dokumentacionit, dy vjet më vonë, inspektorët e kantonit kanë lëshuar urdhër kundërvajtës për kompaninë, në vlerë të 2.500 eurove. Inspektimet e fundit janë kryer tre vjet më parë dhe atëherë është thënë se aty nuk ka pasur as makineri, dhe as punëtorë, dhe që nuk ka pasur shenja të kryerjes së punimeve.

Pas vitit 2021, nuk është kryer asnjë inspektim në atë zonë. Vitin e kaluar, Qeveria e kantonit Hercegovina – Nerentva pati marrë vendim që nga buxheti të ndajë rreth 7.000 euro për kryerje të disa punimeve nga kompania e Hongjës, por jo për eksploatim të gurit.

Më 2020, pothuajse 3.500 euro janë ndarë nga fondet publike në nivel federal për kompaninë e Gjenan Hongjas. Fondet janë ndarë si ndihmë prej Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Bosnjës, për kompanitë eksportuese në sektorin e industrisë./ REL

The post Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës appeared first on Lapsi.al.

Turistët nuk do të mund të hedhin më monedha në shatërvanin e Trevit

By: user7
8 October 2024 at 08:16

Një masë që nuk do t’i pëlqejë shumë njerëzve u njoftua të hënën nga kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri dhe nënkryetari i Bashkisë së Kulturës, Gianluca Honorato, në një përpjekje për të kufizuar mbiturizmin rreth shatërvanit Trevi me famë botërore. Shatërvani tani do të mbrohet nga ndarje transparente, ndërsa do të krijohet një “kalim” i ngritur, një lloj pasarele gjysmë rrethore, që do t’i lejojë vizitorët të afrohen shumë pranë ujit.

Qasja në shtartëvan nuk do të jetë e pakufizuar, por do të ketë një numër maksimal vizitorësh të cilët, shumë shpejt, nuk do të mund të hedhin më monedha në Shatërvan. Kjo besohet se do të jetë një praktikë më e sigurt, por sigurisht më pak mbresëlënëse.

Siç është paralajmëruar, ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi nga muajt e parë të vitit 2025 dhe do të ketë një periudhë eksperimentale të zbatimit të rregullave të reja. Në të ardhmen, është e mundur të merret në konsideratë vendosja e një çmimi të ulët bilete, për të qenë në gjendje të admironi nga afër shatërvanin e shekullit të 18-të. Rezervimi online nuk do të jetë i disponueshëm në këtë moment.

Hyrja në pjesën e përparme të shatërvanit të Trevit do të rregullohet nga zyrtarë të cilët do të sigurojnë që të mos ketë mbipopullim, me një kufizim në numrin e hyrjeve. Më në fund, së shpejti turistët do të ndalohen të hanë sanduiçe dhe të pinë pije joalkoolike ndërsa janë ulur në shkallët në majë të shatërvanit.

The post Turistët nuk do të mund të hedhin më monedha në shatërvanin e Trevit appeared first on Lapsi.al.

Kredia për biznesin e madh rritet/ Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve

By: user7
8 October 2024 at 07:54

Kredia për biznesin e madh po rritet me ritëm të shpejtë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, kredia për këtë segment arriti vlerën e 246 miliardë lekëve.

Në një vit, kredia për korporatat është rritur me 46 miliardë lekë ose 23%. Ky ritëm rritjeje është pothuajse dy herë më i lartë se rritja mesatare e kredisë për ekonominë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit.

Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 36%, për një vlerë totale prej 111 miliardë lekësh. Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për pasuri të paluajtshme. Në fund të gushtit, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme për bizneset arriti në 56%.

Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015.

Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.

Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Këtë verë, katër banka tregtare shqiptare kanë firmosr me me kompaninë Ayen AS Energji kontratën kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar.

Raiffeisen Bank (banka udhëheqëse e sindikatës), Banka OTP Albania, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri dhe Tirana Bank do të disbursojnë një kredi në vlerën e 110 milionë eurove në favor të kompanisë koncesionare të sektorit energjetik. Qëllimi i kredisë do të jetë rifinancimi i një kredie ekzistuese që kompania në fjalë ka marrë nga banka turke Türkiye İş Bankasi (İş Bank).

Banka Intesa Sanpaolo gjithashtu ka vendosur të financojë e vetme një kredi prej 26 milionë eurosh për grupin Balfin, me qëllim ndërtimin Mgallery Hotel në Palasë. Projekti do të mbështetet megjithatë edhe nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që ka marrë përsipër ndarjen e riskut me bankën huadhënëse, deri në 50% të shumës së investimit.

Vitin e kaluar, Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank miratuan një linjë kredie të përbashkët shoqërinë Dragobia Energy, në pronësi të Gener 2, subjekti kontraktor për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Kredia kishte fillimisht vlerën e 26 milion eurove, ndërsa në mars të këtij viti palët nënshkruan edhe një shtesë prej 4 milionë eurosh në kontratën e huasë.

Dragobia Energy do t’i përdorë fondet e kredisë si borxh për aksionerin e vet, me qëllim financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ndërkohë në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Edhe në rastin kur kreditë shërbejnë për të financuar projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP-ve), qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë./MONITOR

The post Kredia për biznesin e madh rritet/ Arriti vlerën e 246 miliardë lekëve appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Pamje lufte/ Policia hedh pafund gaz lotsjellës drejt protestuesve

By: user7
7 October 2024 at 21:20

Policia nuk ka lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit të Shqipërisë.

Ndërsa protestuesit duket se kishin plan për të qëlluar me molotov parlamentin, policia ka hedhur gaz lotsjellës me pushkë.

Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Lapsi.al, gazi është hedhur në mënyrë të pakontrolluar drejt turmës, duke bërë që këto pamje të ngjajnë si në luftë.

Qytetarët janë shpërndarë me shpejtësi për shkak të sasisë së përdorur.

The post Pamje lufte/ Policia hedh pafund gaz lotsjellës drejt protestuesve appeared first on Lapsi.al.

Qytetarët drejt Parlamentit/ Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

By: user7
7 October 2024 at 21:02

Qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama ne godinën e Parlamentit. Qytetarët janë mbledhur në Parlament, ndërkohë që Policia ka bërë kordon rrethues.

Ndërkohë që për tu kundërpërgjigjur policia ka hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

The post Qytetarët drejt Parlamentit/ Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës appeared first on Lapsi.al.

Video/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, nuk kursejnë as fëmijët

By: user7
7 October 2024 at 20:23

Një vajzë e mitur është lënduar nga gazi lotsjellës në protestën e sotme.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, vajza është duke qarë për shkak të gazit lotsjellës. Në ndihmë i vjen një zotëri që e udhëzon që të lajë sytë me ujë për të hequr ndjesinë që i shkaktohet nga gazi lotsjellës.

Sigurisht që këto imazhe janë prekëse dhe tregojnë që uniformat blu, nuk po kursejnë as fëmijët.

Ndërkohë që një veprim i tillë ka ngjallur urrjetje ndaj efektivëve të Policisë që kanë hedhur gaz losjellës pranë një fëmije.

The post Video/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, nuk kursejnë as fëmijët appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos

By: user7
7 October 2024 at 14:24

Nesër do të mblidhet Komisioni Qendror Zgjedhor, ku pritet t’i japë mandatin Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji që është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Kryetarja e Kuvendit gjatë seancës, e cila u zhvillua me shumë tensione për shkak të protestës së opozitës, tha se për të marrë një vendim ndaj ish-deputetit Salianji nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Menjëherë pas burgosjes së kolegut të tyre, deputetët e opozitës kanë ndërmarrë një sërë aksionesh.

Ata protestuan gjatë mbledhjes së Kuvendit më 29 shtator, ku dogjën karriget në oborr dhe gjuajtën me sende drejt Spiropalit. Pas kësaj u mblodh Sekretariati i Etikës, ku vendosi përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës deri më 60 ditë. Opozita sot ka bërë thirrje për mosbindje civile që do të fillojë në orën 18:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 22:00.

The post Dënimi i Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ Vendosen kamera monitorimi, shtyllat lyhen me graso

By: user7
7 October 2024 at 13:57

Në shtyllat përballë me kryeministrinë janë vendosur kamera monitorimi me rezolucion të lartë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Ndërkohë, me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat, shtyllat janë lyer me graso.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës. Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Protesta e opozitës/ Vendosen kamera monitorimi, shtyllat lyhen me graso appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete

By: user7
7 October 2024 at 13:42

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.

Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasoje e goditjes së fortë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit por edhe për të drejtuar automjetet nga trafiku.

The post Aksident në aksin rrugor Fier- Patos, përplasen dy automjete appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani:/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën e SPAK

By: user7
7 October 2024 at 12:38

Avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Mësohet se avokatët e Malltezit kanë bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale ndërsa për pasuritë ata pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre. SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin dhe seancën paraprake.

The post Dosja “Partizani:/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën e SPAK appeared first on Lapsi.al.

❌
❌