Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Qarkullonte i armatosur në Lezhë dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 20-vjeçari/ EMRI

By: Ela
9 October 2024 at 10:50

Një 20-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Next”. Gjejson Noka u vu në pranga pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik. Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me […]

The post Qarkullonte i armatosur në Lezhë dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 20-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? FOTO që ngre dyshimet

By: Ela
9 October 2024 at 10:41

Moderatorja Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie! Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën. Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon […]

The post Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? FOTO që ngre dyshimet appeared first on BoldNews.al.

“Fshehje të pasurisë”, shpallet sërish fajtor ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

By: Ela
9 October 2024 at 10:20

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Tushe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit. Ndryshe nga SPAK, që kërkoi vetëm dënim me burg, përfundimisht […]

The post “Fshehje të pasurisë”, shpallet sërish fajtor ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe appeared first on BoldNews.al.

Vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri, si i ngritën kurth dy vëllezërit shqiptarë

By: Ela
9 October 2024 at 10:09

“Le të harrojmë. Ka ndodhur kur ishim fëmijë të vegjël”, “Nuk kemi harruar asgjë. Nuk e kemi kapërcyer dhe s’po vazhdojmë dot përpara”, ka qenë debati i fundit mes dy vëllezërve nga Shqipëria dhe kushëririt të tyre 28-vjeçar, pak para krimit në pedonalen e rrugës “Çanion” në Kypseli të Greqisë. Pas vrasjes së Denis Lokës, sipas asaj që pretendojnë dy vëllezërit, fshihet një […]

The post Vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri, si i ngritën kurth dy vëllezërit shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 36-vjeçari në Cërrik. Çfarë iu gjet në banesë

By: Ela
9 October 2024 at 09:52

Një 36-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”. Ai dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, në fshatin Liçaj. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime. Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në […]

The post Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 36-vjeçari në Cërrik. Çfarë iu gjet në banesë appeared first on BoldNews.al.

Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve

By: Ela
9 October 2024 at 09:50

Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit janë rreshtuar në një parking në periferi të Tucson-it, qyteti i dytë më i madh i Arizonës. Autokolona e madhe për Donald Trump-in do të vihet në lëvizje. Ajo organizohet nga Jorge, rreth të 50-tave, i cili emigroi nga El Salvador-i më […]

The post Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve appeared first on BoldNews.al.

Lezhë| Qarkullonte i armatosur dhe kundërshtoi Policinë, pranga 20-vjeçarit

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 10:55

Një 20-vjeçar në Lezhë është vënë pranga këtë të mërkurë pasi ka kundërshtuar kontrollin rutinë nga Policia dhe më pas i është gjetur një armë zjarri me municion luftarak.

Sipas njoftimit të Policisë, është vendosur në pranga shtetasi me iniciale Gj. N., 20 vjeç, banues në Lezhë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lezhë| Qarkullonte i armatosur dhe kundërshtoi Policinë, pranga 20-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës| Arrestohen dy shtetas, procedohen pesë të tjerë

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 10:30

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë lidhur me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së opozitës, në 7 Tetor.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të hetimeve në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka ndaluar shtetasin Sokol Bushkolaj, 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu ka ndaluar edhe shtetasin, Gentjan Tuga, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkaq, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës| Arrestohen dy shtetas, procedohen pesë të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| U konfliktuan me mjete prerëse, në pranga një shtetas, procedohen 3 të tjerë

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 10:20

Policia në Tiranë ka arrestuar një shteta dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, pasi mësohet se këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me mjete prerëse njëri-tjetrin në Shkozë.

Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar shtetasi me iniciale F.D,. 43 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë nisurprocedimin në gjendje të lirë për shtetasit I. N., 43 vjeç, V. N., 49 vjeç dhe D. E., 33 vjeç, edhe këta të tre banues në Tiranë.

Si pasojë e konfliktit mes tyre, është dëmtuar shtetasi F. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë| U konfliktuan me mjete prerëse, në pranga një shtetas, procedohen 3 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Ish-trajneri i Liverpool, Klopp emërohet kreu i futbollit për Red Bull

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 10:10

Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është emëruar kreu i futbollit botëror në Red Bull.

57-vjeçari gjerman do të fillojë rolin më 1 janar 2025.

“Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky”, tha Klopp.

“Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është nuk ka ndryshuar”.

Marka e pijeve energjike Red Bull zotëron RB Leipzig në Bundesligën e Gjermanisë, skuadrën austriake Red Bull Salzburg dhe skuadrën e Major League Soccer New York Red Bulls, si dhe skuadrën braziliane Red Bull Bragantino.

Red Bull thotë se Klopp nuk do të përfshihet në operacionet e përditshme, por do të këshillojë skuadrat për filozofinë e lojës, strategjinë e transferimeve dhe zhvillimin e stërvitjes.

“Jurgen Klopp është një nga figurat më të mëdha dhe më me ndikim në futbollin botëror, me aftësi dhe karizëm të jashtëzakonshëm”, tha Oliver Mintzlaff, CEO i kompanisë për projektet dhe investimet e korporatave.

“Në rolin e tij si kreu i futbollit, ai do të jetë një ndryshim i lojës për përfshirjen tonë në futbollin ndërkombëtar dhe zhvillimin e tij të vazhdueshëm.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-trajneri i Liverpool, Klopp emërohet kreu i futbollit për Red Bull appeared first on Euronews Albania.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 36 vjeçari në Cërrik

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 09:56

Një 36 vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj.

Shtetasi me inicialet S.S., 36 vjeç, mësohet se kishte qëlluar në ajër në gjendje të dehur me armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e 36 vjeçarit ka sekuestruar armën  e zjarrit tip pistoletë, një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 armë e ftohtë thikë, që u gjetën në banesën e tij.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 36 vjeçari në Cërrik appeared first on Euronews Albania.

Dëshmitë e rreme trondisin Hagën, avokati zbulon fabrikimet e Serbisë

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 09:43

Në Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës po zhvillohen seanca kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Stamena Jeliç ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Dëshmitarja ka treguar se si ia kanë ndryshuar deklaratat në Ministrinë e Brendshme serbe, duke shtuar fjalë që ajo nuk i ka thënë kurrë.

Në lidhje me dëshminë e Jeliç ka reaguar avokati Ardian Bajraktari, i cili ka thënë ekskluzivisht në Euronews Now se dëshmia e dëshmitares, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit.

Sipas tij, të gjitha këto deklarata janë sulme të organizuara nga Beogradi dhe Moska kundrejt krerëve të UÇK.

“Kjo deklaratë e dëshmitares dëshmon dhe një herë që është një proces i montuar nga makineria e Beogradit, me sajesa dhe në këtë drejtim kjo shpërfq më së miri së ky plan është organizuar nga kuzhina e Beogradit dhe Moskës për të njollosur UÇK-në e Kosovës dhe krerët e saj, të cilët po ballafaqohen me këto akuza të padrejta. Kjo po ashtu e determinon nevojën që pala mbrojtëse të jetë e vëmendshme në rishikimin e listës së dëshmitarëve. Ku është thënë nga ana e prokurorisë që nuk do të ftohen. Po ashtu është shumë sinjifikativ fakti që nga kjo deklaratë, të angazhohet pala mbrojtëse që të mos përdoret si provë. Çdo deklaratë e tillë shpërfaq më së miri faktin që kjo Gjykatë është e montuar,” –tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dëshmitë e rreme trondisin Hagën, avokati zbulon fabrikimet e Serbisë appeared first on Euronews Albania.

“Gjithçka në favorin tuaj”, 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat këtë tetor

By: Ela
9 October 2024 at 08:48

Tre shenja do të jenë në maksimumin e tyre këtë muaj. Tetori i pret surpriza pozitive, të cilat burojnë nga vetë ecuria e tyre e deritanishme dhe nga pranimi i situatave. Ata marrin përgjegjësi, piqen dhe pranojnë dhuratat e universit pa diskutim. Dashi Në qendër të interesit të tyre do të jenë nevojat e brendshme […]

The post “Gjithçka në favorin tuaj”, 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat këtë tetor appeared first on BoldNews.al.

Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen, partnerët kryesorë të kolumbianëve

By: Ela
9 October 2024 at 08:36

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali. Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive […]

The post Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen, partnerët kryesorë të kolumbianëve appeared first on BoldNews.al.

Itali – Kishin krijuar laborator kokaine në shtëpi, arrestohet familja shqiptare dhe mysafiri

By: Ela
9 October 2024 at 08:14

Katër anëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar në Itali pasi kishin krijuar një laborator të përgatitjes së drogës në shtëpi. Mësohet se në pranga kanë rënë burrë, grua dhe dy fëmijë, si dhe një mysafir që ndodhej në shtëpinë e tyre. Prangat u janë vënë pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre në […]

The post Itali – Kishin krijuar laborator kokaine në shtëpi, arrestohet familja shqiptare dhe mysafiri appeared first on BoldNews.al.

Marrdhëniet me Malin e Zi dhe mosnjohja e Kosovës, çfarë deklaroi Vuçiç nga Tivati

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 08:52

Serbia kurrë nuk ka gabuar për Malin e Zi, as taktikisht dhe as strategjikisht, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar gazetarëve në Tivat, ku mori pjesë në një drekë pune në një takim të nismës Brdo-Brioni.

Vuçiç deklaroi se do ta respektojë kërkesën e presidentit të Malit të Zi dhe nuk do të kthejë mbrapa deklaratat e “politikanit nga e kaluara, Milo Gjukanoviç”, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por nuk do të lejojë askënd ta trajtojë atë si një thes grushti.

Vuçiç u tha gazetarëve pas takimit të Procesit Brdo-Brioni se meqenëse të gjithë “ishin të kënaqur me vizitën e presidentit kroat Zoran Milanoviç tek njerëzit e tij në Donja Lastva”, ai së shpejti do të vizitojë serbët në territorin e Malit të Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me komente ironike “janë këto marifete nga Mynihu”, ai tha se çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme e Malit të Zi.

Duke folur për akuzat për importim të votuesve, ai pyeti se si nuk e kishte problem ardhjen e votuesve nga Bruklini për të votuar për pavarësinë e Malit të Zi.

Më tejkur është pyetur nga gazetarët për njohjen e republikës së Kosovës, preSidenti serb është përgjigjur se ky shtet, sipas tij nuk ekziston.

“Republika e Kosovës” nuk ekziston, as sipas të drejtës publike ndërkombëtare, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit malazez të TV “E. “, i cili përdori termin “Republika e Kosovës”.

“Nuk më shqetëson që ju të gëzoheni dhe të provokoni duke thënë “Republika e Kosovës”, imagjinoni se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrdhëniet me Malin e Zi dhe mosnjohja e Kosovës, çfarë deklaroi Vuçiç nga Tivati appeared first on Euronews Albania.

“Për sa e tradhëtove vendin, kryeministër?”, aktivisti ndërpret Orban në PE

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 08:34

Kryeministri hungarez Viktor Orban iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për dy orë në Parlamentin Evropian të martën pasdite.

Por, sapo kishte filluar pjesën qendrore të fjalimit të tij, Márton Gyekiczki, një aktivist dhe këshilltar bashkiak i një partie opozitare hungareze, nxitoi drejt tryezës së tij dhe bërtiti disa herë: “Për sa e tradhëtove vendin, kryeministër?”.

Ai e përsëriti këtë disa herë dhe më pas bërtiti gjatë daljes se kryeministri hungarez ia kishte shitur Hungarinë presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Kjo ngjarje ndodhi në ditën kur Hungaria konfirmoi se “do të bllokojë” një hua prej 35 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka propozuar për të mbështetur ekonominë e shkatërruar nga lufta të Ukrainës.

Bëhet fjalë për Hungarinë e udhëhequr nga Viktor Orban, e cila ka fituar një “reputacion” për bllokimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Për sa e tradhëtove vendin, kryeministër?”, aktivisti ndërpret Orban në PE appeared first on Euronews Albania.

Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan: Është më e mira për të gjithë

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 08:25

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin.

Hill në një intervistë për N1 ka thënë se ShBA-të dëshirojnë që të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë. Prandaj, shpresoj që procesi i udhëhequr nga ambasadori Lajçak të vazhdojë. Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë i pret e ardhmja. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të Komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet”, tha Hill.

Sakaq, ambasadori amerikan tha se pala serbe ka pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut.

“Unë nuk do t’ju jap një pamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për të, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut. dhe unë do të doja të shikoja që të vazhdojë”, tha ai.

Hill ndërsa tha se pala serbe ka ndërtuar një qasje të duhur në dialog, shton se nëse ka gjëra për t’u shqetësuar nuk i shpreh në televizion.

“Kanë punuar shumë për të ndërtuar një qasje të duhur. Megjithatë, dua të theksoj edhe një herë – nëse jam i shqetësuar për disa gjëra, nuk flas për to në televizion, por në një bisedë personale me njerëzit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan: Është më e mira për të gjithë appeared first on Euronews Albania.

“Stuhia e shekullit”, banorët në Florida përgatiten për uraganin Milton

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 07:53

Disa orë pasi policia në Florida, e përshkroi uraganin Milton si “stuhinë e shekullit”, zyrtarët e motit e përshkruan atë si një stuhi të kategorisë së pestë, pra me shpejtësi të erës deri në 270 km/h.

Banorët kanë filluar evakuimin e zonës, me presidentin Biden që tha se kjo është një “çështje jetë a vdekje”.

Një banor i Floridas, Steve Crist, foli për BBC ndërsa hipte në dritaret e operacionit të tij dentist.

“Të gjithë janë larguar. Nuk e kam parë kurrë kaq të qetë,” tha një banor i Floridas, Steve Crist, për komunitetin e tij.

Ata që qëndrojnë janë fotografuar duke marrë masat e nevojshme paraprake në shtëpi, me sinoptikanët që paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme.

Milton do të arrijë në Florida të mërkurën mbrëma, më pak se dy javë pas shkatërrimit të uraganit Helene, i cili vrau të paktën 225 njerëz në gjashtë shtete.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Stuhia e shekullit”, banorët në Florida përgatiten për uraganin Milton appeared first on Euronews Albania.

“Hezbollah, më i dobët se kurrë”, Netanyahu paralajmëron Libanin për shkatërrim

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 07:36

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë një paralajmërim të fortë për Libanin, duke thënë se vendi mund të përballet me shkatërrimin “si në Gaza”, nëse tensionet me Hezbollahun përshkallëzohen.

Vërejtjet e tij erdhën në një video-mesazh drejtuar qytetarëve libanezë, në të cilin ai gjithashtu pretendoi se Hezbollah është “më i dobët se sa ka qenë për shumë e shumë vite”.

Ushtria izraelite ka shënjestruar komandantin e lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine, në një sulm ajror në Bejrut javën e kaluar.

Megjithatë, fati i tij mbetet i paqartë, ndërsa nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga grupi i armatosur libanez lidhur me deklaratat e Netanyahut.

“Ju keni një mundësi për të shpëtuar Libanin përpara se të bjerë në humnerën e një lufte të gjatë që do të çojë në shkatërrim dhe vuajtje siç shohim në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar situatës së rëndë në enklavën e rrethuar.

Paralajmërimi i Netanyahut vjen në një kohë kur ushtria izraelite ka vendosur më shumë trupa në kufirin me Libanin dhe ka urdhëruar evakuimin e njerëzve në zonat bregdetare jugore dhe në periferitë e Beirutit, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hezbollah, më i dobët se kurrë”, Netanyahu paralajmëron Libanin për shkatërrim appeared first on Euronews Albania.

❌
❌