Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK: Ja për çfarë u thirra

By: Ela
9 October 2024 at 14:41

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho. Kacidhja konfirmoi për gazetarët se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Kujtojmë që Kacidhja është […]

The post Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK: Ja për çfarë u thirra appeared first on BoldNews.al.

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

By: Ela
9 October 2024 at 14:37

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku do të shqyrtohej kërkesa për pezullimin e ekzekutimit me burg të deputetit Ervin Salianji. Braho u shpreh se për sa kohë objekti i kërkesës nuk qëndronte më pas dorëzimit të Salianjit, ata u tërhoqën nga kërkesa. “Ne u tërhoqëm nga […]

The post “Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit appeared first on BoldNews.al.

U dhunua nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

By: Ela
9 October 2024 at 14:01

Marinela dhe Antonel Berisha, të cilat dhunuan disa muaj më parë më sende të forta Klea Prengen, vijojnë të jenë të lira. Dëmtimi që i është shkaktuar Klea Prenges sipas Instituti i Mjekësisë Ligjore IML është i pa rikuperueshëm çka e rrit përgjegjësinë penale ndaj motrave Berisha. Sipas raportit të siguruar nga gazetari Ora News […]

The post U dhunua nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme appeared first on BoldNews.al.

SPAK: Bisedat e pretenduara në SKY për Gazment Bardhin janë te sajuara. Po hetojmë

By: Ela
9 October 2024 at 13:28

SPAK ka reaguar pas letrës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi për mesazhet e ardhura në adresë të tij në aplikacionin Signal, ku përmendeshin emrat e disa personazheve të krimit. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kërcënuese në apklikacionin Signal, të nisura drejt figurave politike në vend […]

The post SPAK: Bisedat e pretenduara në SKY për Gazment Bardhin janë te sajuara. Po hetojmë appeared first on BoldNews.al.

Liderët e Ballkanit mblidhen në Dubrovnik në përkrahje të Ukrainës

By: Ela
9 October 2024 at 13:00

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të mërkurën në Kroaci për një samit me liderët e Ballkanit – përfshirë presidenten e Kosvoës, Vjosa Osmanin – ndërsa vendi i tij përpiqet të ndalë avancimet ruse në lindje të Ukrainës, me Kievin që kërkon më shumë ndihmë ushtarake. Zelensky tha në platformën X se kishte mbërritur në […]

The post Liderët e Ballkanit mblidhen në Dubrovnik në përkrahje të Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e atentatit ndaj Agron Pukës, arrestohet 31-vjeçari në Laç

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 14:47

Një 31 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje, është vendosur në pranga në ambientet e një lokali në Laç.

Amarildo Ndreca ( Kola ) akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Kevin Ndokën dhe Vinçens Tukun, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin Agron Puka.

Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.

Ndërkaq Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin Amarildo Ndreca, konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesë e atentatit ndaj Agron Pukës, arrestohet 31-vjeçari në Laç appeared first on Euronews Albania.

“Mziu shtyu Ekonomin”- Përplasjet në Kuvend, çfarë ndodhi jashtë kamerave

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 14:32

Përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës vijuan edhe pas mbledhjes të Komisionin të Sterilizimit.

Në një video të siguruar nga ambientet e brendshme të Kuvendit, shihet një tjetër përplasje mes ligjvënësve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka shtyrë kolegen socialiste Milva Ekonomi.

 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, ngjarje të cilën e ka cilësuar si cënim fizik ndaj koleges së tij dhe një akt të papranueshëm.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.” -shkruan Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Mziu shtyu Ekonomin”- Përplasjet në Kuvend, çfarë ndodhi jashtë kamerave appeared first on Euronews Albania.

Kush e kërcënoi? Flet Gaz Bardhi: SPAK konfirmoi SMS-të, të zbulohen autorët

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 14:10

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që mberritën pak ditë më parë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në aplikacionin SIGNAL, duke i cilësuar ato si të falsifikuara.

Në një dalje për mediat, Bardhi u shpreh se personave që janë përfshirë në këto sajime do t’ju përgjigjet në rrugë institucionale dhe sipas tij kjo ngjarje, e përdorur nga mazhoranca për dëmtimin e imazhit të tij, fatmirësisht vërtetoi të kundërtën.

“Të dënosh deputetët pa ligj, të përjashtosh gjysmën e grupit parlamentar të opozitës nga Kuvendi, t’i detyrosh që në dy muaj të mos kenë mundësi të ushtrojnë për dy muaj mandatin e tyre është një akt anitkushtetues që ne kemi vendosur të mos nënshtrohemi. E kështu kemi vendosur që padsikutim të jemi në seancë plenare. Grupi parlamentar do paraqitet nesër në seancë plenbare, pa dyshim që Rama mund të na vendosë para ushtrinë, policinë, siç ja ka vendosur çdo qytetari që nuk i ushtrohet urdhërave të kësaj mazhorance. Një Kuvend në në një vend anëtar të NATO-s, që pengon hyrjen e deputetëve të opozitës të hyjnë në vendine punës, praktikisht shfaq në sytë e çdo qytetari dhe opinionit publik, kombëtar e ndërkombëtar, tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Edi Rama. Do ju përgjigjem me rrugë institucionale. Ajo që kam thënë që kur kam dalë nga zyra e prokurorëve që mesazhet janë të falsifikuara, sot SPAK fatmirësisht ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. Padyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihen për lidhej e tyre me krimin dhe  janë vërtetë në dosjet e SPAK-ut. Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës kur kryeministri upërball me përgjime reale të SKY, për të bërë pis cilindo që ka vendosur të thotë të vërtetën. Gjëja e mirë e kësaj që u shpërnda për propagandë, brenda një jave mori përgjigjen e merituar,” –tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush e kërcënoi? Flet Gaz Bardhi: SPAK konfirmoi SMS-të, të zbulohen autorët appeared first on Euronews Albania.

SPAK: SMS-të që i mbërritën Bardhit, fabrikime, të manipuluara

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 13:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që mberritën pak ditë më parë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në aplikacionin SIGNAL.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC , janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

Kjo strukturë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi  Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”.

Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.

Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.

Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizoi se mesazhet ishin një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkoi nga SPAK hetimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK: SMS-të që i mbërritën Bardhit, fabrikime, të manipuluara appeared first on Euronews Albania.

Prindër të një djali një vjeç, Al Pacino ndahet nga e dashura e tij 54 vite më e re

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 13:11

Al Pacino ka “ndarë rrugët” me të dashurën e tij 54 vite më të re, Noor Alfallah pasi pritën një djalë vitin e kaluar .

Aktori 84-vjeçar dhe producentja e filmave, 30 vjeç, filluan të takoheshin në vitin 2022, me djalin e tyre Roman të lindur në qershor 2023.

Megjithatë, spekulimet për lidhjen e tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe Pacino së fundmi ka sqaruar situatën.

Kur u pyet nëse ai ishte aktualisht në një lidhje, ylli i Hollivudit thjesht u përgjigj: “Jo, kam miqësi”.

Ylli i Godfather nuk ka qenë kurrë i martuar, megjithëse ai ka pasur marrëdhënie të profilit të lartë me Diane Keaton .

Një mik i afërt me Pacino shtoi: “Al dhe Noor janë miq shumë të mirë, kanë qenë prej vitesh dhe janë bashkëprindër të djalit të tyre Roman”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prindër të një djali një vjeç, Al Pacino ndahet nga e dashura e tij 54 vite më e re appeared first on Euronews Albania.

Emri/ Atentati ndaj Agron Pukës në Lezhë, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohen 6 të tjerë 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:55

Mesditën e kësaj të mërkure është vënë në pranga 31-vjeçari, Amarildo Ndreca (Kola), i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 

Më datë 6 mars, 31-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasin Agron Puka, para një shkolle në fshatin Rrilë të Lezhës. 

Sipas njoftimit të policisë, janë vënë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. 

“Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari. 

I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P.. 

Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. 

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash. 

Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi. 

Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P.. 

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,-njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme. 

SPAK konfirmoi manipulimin e bisedave, Bardhi: Të zbulohen autorët e sajimeve të SMS-ve! Politikanë të PS të lidhur me krimin 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:51

Pasi SPAK konfirmoi se mesazhet shantazhuese në drejtim të Gazment Bardhit kanë qenë të manipuluara, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar duke kërkuar që të zbulohen autorët që sajuan ato biseda. 

Gazment Bardhi u shpreh për gazetaret pas përfundimit te mbledhjes se grupit, se ka politikanë të qeverisë që janë të lidhur me krimin e organizuar. 

“Ajo që kam thënë ditën që kam dalë nga SPAK që prokurorët më konfirmuan që bisedat janë të sajuara, sot SPAK ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. 

Pa dyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihet për lidhjet e tyre me krimin, që janë në dosjet e SPAK të përmendur për bashkëpunim me krimin e organizuar. 

Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës ku Rama u përball me përgjime reale të Sky për të bërë pis cilindo që ka vendosur të thotë të vërtetën. 

Brenda një jave mori përgjigjen e merituar. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës dhe eksponentëve të tij me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i transmetuar ato në media që paguhen po nga paratë e krimit të organizuara si mesazhe të vërteta. 

Të zbulohen autorët e sajimeve të mesazheve. Institucionet të vërtetojnë faktet. SPAK ta analizojë siç duhet rastin”, tha Bardhi. 

BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:41

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit. 

Komisioni Evropian tha se janë planifikuar tre fluturime fillestare për të transportuar ndihma nga Italia dhe Dubai drejt vendit të shkatërruar nga konflikti, me fluturimin e parë që pritet të mbërrijë në Bejrut të premten. 

“BE-ja qëndron pranë njerëzve të prekur nga kriza në Liban”, shkroi në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

“Që nga batanijet deri te pakot e strehimit dhe ilaçet. Më shumë ndihma do të vijnë”. 

Javën e kaluar, BE-ja tha se do ta shtonte ndihmën humanitare për Libanin për 30 milionë euro në përgjigje të dhunës në zhvillim. 

Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj bazave të Hezbollahut në Liban që nga 23 shtatori, duke lënë mbi 1.150 të vdekur dhe duke detyruar mbi një milion njerëz të largohen. 

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit. 

Hezbollahu hodhi predha drejt Izraelit të mërkurën dhe tha se kishte penguar inkursionet tokësore, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Libani mund të përballet me shkatërrim si Gaza. 

Brukseli tha se, që nga java e kaluar, po koordinonte dërgesat e ndihmave për Libanin nga shtetet anëtare Belgjika, Franca, Polonia, Sllovakia dhe Spanja./REL

Tensione në Komisionin Hetimor/ Reagon kreu i Grupit të PS: Opozita kaloi çdo kufi, u cenua fizikisht Milva Ekonomi 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:32

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës së krijuar sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. 

Ai shprehet ndër të tjera se “është cenuar fizikisht deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi, nga Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”. 

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. 

Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. 

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, shprehet Peleshi. 

U përjashtuan dy muaj, Bardhi: Antikushtetuese! Na kanë shpallur luftë dhe do t’i përgjigjemi 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:56

Pavarësisht vendimit të Sekretariatit të Etikës, i gjithë grupi parlamentar i PD do jetë nesër në seancë plenare. Kështu deklaroi para gazetarëve kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.  

Ai u shpreh se është antikushtetuese që deputetët të mos lejohen në vendin e tyre të punës. 

“Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare. Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e cdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama”,-tha Bardhi. 

Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:19

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel , kët të mërkurë çmimi në kimi ju dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”. 

Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura. 

David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja. 

Që prej vitit 18901 e deri më sot janë dhënë 115 çmime Nobel në Kimi, ku laureati më i ri në moshë ishte Frederic Joliot, 35 vjeç. 

Ndërsa laureatimë i vjetër në moshë në Kimi ishte 97 vjeçari, John B. Goodenough, në vitin 2019. 

Opinion – Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës? (8 Tetor 2024) 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:12

Të martën, në emisionin “Opinion” u diskutua rreth temës “Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës?” 

Post-protesta e opozitës. Sot Sali Berisha pasi nuk foli dje gjatë protetës sepse ia la në orë reagimit popullor, i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta Ramës. Çfarë ka paralajmëruar ai në ditët në vijim për opozitën shqiptare? 

Të ftuar në studio: Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj. 

Në pjesën e dytë të emisionit u fol për një punë të veçantë për një ore dore të përgatitur nga argjendari Pirro Ruço. Kjo orë i ka kushtuar 7 vjet dhe çmimi i saj është 1.4 milionë dollarë. Është një orë e rrallë, tërësisht e punuar me dorë. Secila prej statujazëve të valltarëve me kostume popullore është një orë e caktuar, kanë përmasa prej 9 mm dhe janë prej ari. Në zemër, ku ndodhen edhe akrepat, është shqiponja. Fyelli i muzikantit është më i hollë se një qime floku. Gjithçka është punuar brenda orës që është 12 mm, ndërsa baza është e përbërë nga 1500 copa qelqi Murano. Ora është gdhendur në ar, është unike dhe është përzgjedhur për në konkursin e orëve artistike. 

Në pjesën e fundit të emisionit ishte Drita Ziri, 19-vjeçarja e kurorëzuar si Miss Earth 2023 është e para shqiptare që fiton çmimin e parë në një konkurs prestigjioz bukurie. Në javët në vijim, ajodo të dorëzojë kurorën në Filipine. Kurora ka një vlerë prej 550 mijë eurosh dhe është ruajtur në një bankë në Shqipëri./Opinion.al 

Peleshi: Opozita tejkaloi çdo kufi, cenim fizik ndaj deputetes Ekonomi

9 October 2024 at 14:44

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi reagoi sot, pas cenimit fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Deputetët e opozitës nuk lejuan Ekonomin të marrë pjesë në punimet e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD-së për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”, u shpreh Peleshi.

Opozita, sipas tij, po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend.

“Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme”, shtoi Peleshi.

Peleshi i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut.

“Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, theksoi ai.

Deputetët e opozitës janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të akteve të dhunës në seancë plenare dhe nuk janë lejuar të hyjnë në komisionin hetimor. Kryetarja e këtij komisioni hetimor për Shëndetësinë hyri në mbledhje ku pati debate të ashpra me nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca.

/m.m/

The post Peleshi: Opozita tejkaloi çdo kufi, cenim fizik ndaj deputetes Ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor, Roland Agolli

9 October 2024 at 14:11

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Roland Agollin, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Firdes Shuli relatore, Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

/m.m/

The post KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor, Roland Agolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indeksi i Inovacionit, Shqipëria në vitin më të keq, humb 4 pozicione

9 October 2024 at 13:16

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është përkeqësuar me 4 vende në indeksin e Inovacionit, duke u renditur e 84-ta në 133 vende të analizuara. Kjo është pozita më e keqe e Shqipërisë në 4 vitet e fundit. Në 39 ekonomitë e  Europës, Shqipëria renditet e 38-a.

Pika më e fortë e Shqipërisë është infrastruktura, ku renditet në vendin e 31, ndjekur nga institucionet 60 dhe sofistikimi i biznesit 64. “Thembra e Akilit” për Shqipërinë janë burimet njerëzore ku ajo qëndron në rendin e 101, ndjekur nga prodhimi kreativ 99 dhe sofistikimi i tregjeve 91.

Shqipëria prodhon më pak inovacion në krahasim me nivelin e saj të investimeve në inovacion, thotë raporti i WIPO, Organizata për Pronësinë Intelektuale.

Përparësitë kryesore të inovacionit të Shqipërisë janë përdorimi i energjisë me karbon të ulët, (renditja 5), ​​përdorimi i energjisë në raport me PBB-në, (renditja 12) dhe flukset neto të IHD-ve ndaj PBB ( 14).

Indeksi i Inovacionit është një renditje e aftësive dhe rezultateve të inovacionit të ekonomive botërore. Ai mat inovacionin bazuar në kritere që përfshijnë institucionet, kapitalin njerëzor dhe kërkimin, infrastrukturën, kredinë, investimet, lidhjet; krijimi, përthithjen dhe përhapjen e njohurive; dhe prodhimin kreativ.

The post Indeksi i Inovacionit, Shqipëria në vitin më të keq, humb 4 pozicione appeared first on Gazeta Si.

❌
❌