Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Sa janë investimet turke në Shqipëri, sektorët ku shtrihen dhe bilanci tregtar

By: fra nc
9 October 2024 at 15:58

Turqia është investitori i pestë më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.

Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, me qarkullim vjetor 3.7 miliardë euro dhe me stok 1.2 miliardë euro deri në muajin qershor. Ato janë të shtrira në sektorin bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.

Sipas bilancit në Qendrën e Biznesit, sot operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz.

Turqia është gjithashtu një treg i madh për Shqipërinë dhe zë rreth 7% të vëllimit.

Vitin e kaluar, Shqipëria ka blerë atje, 830 milionë euro mallra dhe ka shitur produkte që kanë kushtuar 50 milionë euro. Bilanci tregtar është dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit, dhe dy vendet aspirojnë që ta çojnë në 1 miliard euro në vitin 2025.

Raportet politike mes dy vendeve kanë qenë pozitive këtë dekadë, veçanërisht edhe nga një miqësi e ngushtë krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan, të cilët në axhendat e tyre zyrtare në Ankara e Tiranë, kanë nënshkruar dhjetra marrëveshje bashkëpunimi.

Vetë qeveria turke i kushton një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët, dhe në vendin tonë ka ndjekur 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro përmes TIKA.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare mirpret që korporatat turke të zgjasin aktivitetin e tyre, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sa janë investimet turke në Shqipëri, sektorët ku shtrihen dhe bilanci tregtar appeared first on Euronews Albania.

Mbrojtja e Salianjit tërhiqet nga kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

By: fra nc
9 October 2024 at 14:27

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua këtë të mërkurë seanca për shqyrtimin e kërkesës së deputetit Ervin Salianji për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg. Pas përfundimit të seancës, avokati i tij njoftoi se Salianji dhe ekipi i tij ligjor janë tërhequr nga kjo kërkesë.

Avokati Braho shpjegoi se vendimi për tërheqjen erdhi për shkak të kërkesës për pezullim të dënimit që tashmë është paraqitur në Gjykatën e Lartë, e cila pritet të shqyrtohet më 15 tetor.

Braho gjithashtu deklaroi se Salianji, gjatë takimeve me të, është i qetë dhe se e konsideron çështjen e tij si një dënim politik, të cilin është i vendosur ta çojë deri në fund.

“Kërkesa e sotme ishte pa objekt dhe ne hoqëm dorë nga ajo. Në vijim presim kërkesën që kemi dorëzuar në Gjykatën e Lartë, që do të gjykohet më 15 tetor, pasi aty mjeti procedurial është i pranueshëm për t’u gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë.

Gjatë takimeve ai është i qetë, është një çështje që ai e zgjodhi vetë. Të gjithë personat kur u kufizohen liritë kanë edhe problematikën e ekzekutimit të vendimit, por duke qenë se ai po vuan një dënim politik, do ta çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin për shkak të atyre rrethanave”, tha Braho.

The post Mbrojtja e Salianjit tërhiqet nga kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit appeared first on Euronews Albania.

“Babi vrau mamin”- Si shqiptari mbyti gruan në Itali, telefonata që zbuloi krimin

By: fra nc
9 October 2024 at 14:10

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të mërkure komunitetin në San Felice a Cancello, në provincën e Casertës, Itali.

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lulzim Toçi, akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Eleonor Toçi, duke e mbytur gjatë një grindjeje mes të dyve rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë nga fakti se krimi ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të vegjël, të moshës 4 dhe 6 vjeç, të cilët kanë qenë dëshmitarë të vrasjes.

Pas aktit të brutal, Toçi është drejtuar në shtëpinë e kunatës së tij për t’i kërkuar ndihmë për ta shoqëruar në spital.

Por kjo e fundit nuk e ka besuar dhe ka marrë me videocall nipërit e saj, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë: “Babi vrau mamin”

Më pas, motra e viktimës ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur dhe e ka gjetur autorin duke u endur jashtë shtëpisë, në një gjendje konfuze.

Ende nuk dihen motivet që e çuan 30-vjeçarin drejt këtij akti tragjik.

Fëmijët janë duke marrë ndihmën e nevojshme psikologjike dhe sociale nga autoritetet përkatëse pas këtij ngjarje traumatike.

The post “Babi vrau mamin”- Si shqiptari mbyti gruan në Itali, telefonata që zbuloi krimin appeared first on Euronews Albania.

Gjykata i kthen kompanisë pronat me vlerë 1.3 mln euro që u blenë nga Oltion Bistri

By: fra nc
9 October 2024 at 13:55

Gjykata e Posaçme i ka kthyer 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim”, të cilat ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimin e pjesshëm të vendimit nr. 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij, për 5 prona, apartamente dhe dyqane.

Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga ish-shefi i Operacionales, i akuzuar për shpërdorim detyre. Çështja ishte kundërshtuar në gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. Ndërkohë që edhe nga ana e SPAK nuk pati kundërshtime.

Por çfarë ndodh me këto pasuri pas këtij vendimi?

Paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

Kjo e fundit pretendoi se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur. SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore, ku rezultoi sipas saj se pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve, 22 dyqaneve, 1 vile me sipërfaqe trualli 200m², një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012 me vlerë 3.1 milion euro.

The post Gjykata i kthen kompanisë pronat me vlerë 1.3 mln euro që u blenë nga Oltion Bistri appeared first on Euronews Albania.

“Pse mora pjesë në takimin e Ramës”- Flet kryebashkiaku demokrat i Mirditës

By: fra nc
9 October 2024 at 13:38

Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, ishte një prej kryebashkiakëve të Partisë Demokratike, i cili një ditë pas protestës së opozitës mori pjesë në takimin e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mëlyshi tha se mori pjesë në takimin me kryeministrin, pasi si i pari i qytetit duhet të përcjellë zërin e qytetarëve në nivel qëndror.
Kryebashkiaku shtoi se ishte në protestën e 7 tetorit dhe se mbështet kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Varet nga këndvështrimi i secilit kryetar bashkie apo edhe nga opinioni i publikut që e analizon këtë. Por sipas këndvështrimit tim si Albert Mëlyshi, mendoj se kryetari i bashkisë ka për detyrë të përcjellë zërin e qytetarëve të tij në takime me qeverinë. Kryetari i bashkisë e ka përgjegjësi personale dhe institucionale që të marrë pjesë në takime, në dialog, apo në analiza të caktuara që pushteti lokal bën me pushtetin qendror. Kjo për shkak se është i votëbesuar për të përcjellë problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve. Unë jam i detyruar institucionalisht të marrë pjesë në këto takime. Pavarësisht se kush do të jetë në qeveri apo se çfarë force politike jam unë, mendoj se është më e rëndësishme zëri i qytetarëve për ta ngritur me qeverinë për të kërkuar pikërisht ata që kanë nevojë nga qeveria, sesa këndvështrimi im personal apo politik, nëse dua apo jo të shkoj në takim”, tha Mëlyshi.

Ai shtoi se: “Patjetër që isha në protestë, edhe në këtë pikë mendoj se qytetarët kanë të drejtën të protestojnë për ata që mendojnë se nuk shkon mirë. Duke parë të gjitha zgjedhjet nga 2013 e këtej dhe duke parë të njëjtat problematika, duke përfshirë vjedhjen e votave, presionet dhe përfshirjen e grupeve kriminale, besoj se shumë vështirë mund të zhvillohet një proces i drejtë edhe i ndershëm.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pse mora pjesë në takimin e Ramës”- Flet kryebashkiaku demokrat i Mirditës appeared first on Euronews Albania.

Rama rikthen turin me diasporën, takimi i radhës në New York

By: fra nc
9 October 2024 at 12:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikthyer turin e tij me diasporën. Pas ndalesës disa mujore, takimet e shefit të qeverisë me shqiptarët jashtë vendit pritet të rinisin sërish më 26 tetor, kur ai do të jetë në New York.

Turi i kryeministrit Rama me diasporën nisi në maj 2024 dhe aktualisht janë mbajtur vetëm dy takime.

Takimi i parë është mbajtur në Athinë më 12 maj​, ndërkohë që takimi i dytë ka qenë në Milano më 26 maj.

Pas dy takimeve të para, takimet e kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit u ndërprenë, kjo dhe për shkak të pushimeve të verës.

Shefi i qeverisë dhe partia Socialiste po i kushtojnë një vëmendje të shtuar takimeve jashtë vendit, kjo sidomos në kontekstin e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe aplikimin për herë të parë të votës së diasporës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama rikthen turin me diasporën, takimi i radhës në New York appeared first on Euronews Albania.

Laert Haxhiu del në Apelin e GJKKO, debate në seancë: Të largohet gjyqtarja

By: fra nc
9 October 2024 at 12:32

Në Apelin e GJKKO është mbajtur këtë të mërkurë seanca për Laert Haxhiun, të dënuarin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për “Masakrën e Lushnjës”.

Haxhiu ka apeluar që e shpalli fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Në seancë ishte e pranishme prokurorja Doloreza Musabelli, si dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjyqi u ndoq gjithashtu nga babai i Haxhiut.

Në seancë ndodhej edhe vetë Laert Haxhiu, i cili përfaqësohet nga avokati Detar Hysi.

Avokati kërkoi largimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ajo ka shqyrtuar një kërkesë në themel.

Pjesë nga debati:

Detar Hysi: Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.

Musabelli: Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë të tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës që të njoftohen dhe ata.

Trupa gjykuese: Në këto kushte, do procedojmë me njoftimin për shpallje për Fatos Latifi, Marjus Xhepexhiu dhe Xhulio Shkurti.

Seanca e radhës është më 23 tetor 2024, ora 09.00.

 

The post Laert Haxhiu del në Apelin e GJKKO, debate në seancë: Të largohet gjyqtarja appeared first on Euronews Albania.

Anulohet takimi mes Ukrainës dhe aleatëve në Gjermani

By: fra nc
9 October 2024 at 12:05

Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorëve të armëve për Ukrainën është anuluar pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u detyrua ta anulonte vizitën e tij në Gjermani këtë javë për shkak të afrimit të uraganit Milton në Florida, thanë më 9 tetor dy burime nga NATO-ja për Radio Evropa e Lirë.

Grupi Ramstein, i njohur gjithashtu si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ishte planifikuar të takohej gjatë vizitës së Bidenit në Gjermani nga 10 deri më 13 tetor.

Presidenti e shtyu udhëtimin e tij më 8 tetor “për të mbikëqyrur përgatitjet dhe përgjigjen ndaj uraganit Milton, si dhe përgjigjen ndaj pasojave të uraganit Helene në juglindje”, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Parashikuesit kanë paralajmëruar se stuhia Milton, e dyta në dy javë që godet Floridën, mund të kthehet në fatkeqësinë më të madhe natyrore që ka prekur shtetin në një shekull.

Biden, dhe kryetarja e Tampas, Jane Castor, paralajmëruan njerëzit në zonat e evakuimit që të largoheshin ose do ta rrezikonin vdekjen.

Pritet që Milton të godasë Floridën më vonë më 9 tetor, ndërsa Florida perëndimore ende po përballet me pasojat e uraganit Helene, i cili përmbyti rrugë dhe shtëpi në këtë zonë dy javë më parë.

Ajo stuhi la të paktën 230 të vdekur në të gjithë jugun e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar për përgatitjet për këtë takim qysh muajin e kaluar.

Ai kishte theksuar nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë./REL

The post Anulohet takimi mes Ukrainës dhe aleatëve në Gjermani appeared first on Euronews Albania.

Debate te Sterilizimi, Vokshi shkul mikrofonët! Deputetët e PS: Thirrni ambulancën

By: fra nc
9 October 2024 at 11:54

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin u shoqërua këtë të mërkrurë me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe kryetares së komisionit nga radhët e PD, Albana Vokshi.

Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, për shkak se Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të merrnin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, nisi mbledhjen pa prezencën e kryetares, Albana Vokshi.

Kjo bëri që mbledhja të kthehej në një arenë përplasjesh të forta verbale.

Vokshi kërkoi largimin e dëshmitarit, shkuli mikrofonin dhe hodhi sendet e Ndrecës në tokë si kundërpërgjigje. Kjo bëri që deputetët e PS të kërkonin me ironi një ambulancë, duke thënë se kryetarja e komisionit ka nevojë për kujdes mjekësor.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Garda nxirrni dëshmitarin po mbroni vjedhjen edhe krimin e 250 milionë eurove. Kush jeni ju? Unë isha të dera edhe ju nisët seancën pa mua. Keni shkelur rregulloren.

Ndreca: Unë e nisa në bazë të rregullores. Kolegët që hedhin molotovë nuk i mbrojmë ne.

Vokshi: Radhën e ke ti! Ke guxon ti thuash ti o rrugaç!

Ndreca: Nuk të thashë rrugaç, të thashë se keni sjelljen e një rrugaçi me hedhjen e molotovëve!

The post Debate te Sterilizimi, Vokshi shkul mikrofonët! Deputetët e PS: Thirrni ambulancën appeared first on Euronews Albania.

Mbahet seanca për sulmin në Banjskë, të akuzuarit nuk pranojnë pafajësinë

By: fra nc
9 October 2024 at 11:39

Tre të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të ndodhur më 23 shtator 2023. Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç kanë thënë në seancën gjyqësore se janë të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Pas deklarimit të trye ka përfunduar seanca.

Fillimisht në seancë, prokurori special, Naim Abazi teksa ka lexuar aktakuzën tha se të akuzuarit të udhëhequr nga Milan Radoiçiç e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.

“Në role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketa hedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë, pastaj janë fshehur dhe kanë zënë pozicionet e tyre dhe pasi që kanë ardhur zyrtarët policorë të Republikës së Kojsovës, për t’i hequr kamionët dhe liruar rrugën, në atë moment i kanë sulmuar me eksplozivë dhe armë të rënda, me ç’rast tek ura e fshatit ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti e janë lënduar zyrtarë të tjerë policorë Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi, sulm ky i cili ka vazhduar deri në orën 15:00 kur shumica dërrmuese e këtij grupi janë arratisur në drejtim të rrugëve malore për në Republikën e Serbisë, e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, “Kryerja e veprës terroriste”, thuhej në aktakuzë.

Tutje, aktakuza thotë se ‘tre të akuzuarit duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Me këto veprime të akuzuarit me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet seanca për sulmin në Banjskë, të akuzuarit nuk pranojnë pafajësinë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli gati “hakmarrjen” për Iranin, Netanyahu konsultohet sot me Biden

By: fra nc
9 October 2024 at 11:25

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportuan mediat, ndërsa forcat izraelite intensifikuan ofensivën e tyre tokësore kundër militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit.

Raportet nga Reuters dhe Axios, të cilat citojnë burime që folën nën kushte anonimiteti, thanë se bisedimet do të përfshijnë edhe planet e mundshme për ta goditur Iranin si përgjigje ndaj sulmit me raketa, kryesisht joefektiv, të Teheranit ndaj Izraelit javën e kaluar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nga Izraeli.

Këto bisedime do të jenë hera e parë që Biden dhe Netanyahu komunikojnë drejtpërdrejt që nga gushti.

Hezbollah, një grup dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit, është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë, e cila ka vende në parlamentin libanez.

Më 9 tetor, Hezbollah deklaroi se luftëtarët e tij kishin përdorur artileri dhe raketa kundër trupave izraelite pranë fshatit kufitar libanez Labbouneh.

Në një deklaratë tjetër, grupi tha se kishte përfshirë në luftim forcat izraelite, ndërsa ato “u përpoqën të depërtonin në qytetin kufitar të Blidës”, në juglindje të Libanit.

Ushtria izraelite tha herët më 9 tetor se kishte interceptuar dy predha të lëshuara nga Libani, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në dhe rreth qytetit bregdetar Caesarea, në jug të Haifës.

Luftimet e fundit ndodhin ndërsa rriten frikërat për një konflikt më të madh në rajon, pasi Izraeli gjithashtu pretendoi se pasardhësi i Nasrallah ka të ngjarë të jetë “eliminuar”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më 8 tetor tha se Hezbollah ishte një “organizatë pa një kryetar”.

“Nasrallah u eliminua. Pasuesi i tij ndoshta është eliminuar gjithashtu”, tha Gallant para oficerëve në qendrën e komandës veriore të ushtrisë, pa dhënë më shumë detaje.

“Hezbollahu nuk ka askënd që të marrë vendime, askënd që të veprojë”, shtoi ai.

Netanyahu më pas përsëriti ato komente, duke thënë: “Ne kemi ulur aftësitë e Hezbollahut”.

“Ne kemi eliminuar mijëra terroristë, përfshirë vetë Nasrallahun dhe pasardhësin e Nasrallahut, dhe pasardhësin e pasardhësit”, tha Netanyahu.

Hashem Safieddine, një zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej gjerësisht të emërohej në postin kryesor të grupit, por vendndodhja dhe gjendja e tij mbeten të panjohura që nga një sulm izraelit më 2 tetor ndaj një takimi të dyshuar të udhëheqjes së Hezbollahut.

Hezbollahu nuk ka komentuar për fatin e Safieddine, megjithëse anëtarë të paidentifikuar kanë thënë për media të ndryshme se grupi ka humbur kontaktet me të që nga sulmi.

Safieddine është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Më 8 tetor, ushtria izraelite tha se kishte vrarë një tjetër komandant të lartë të Hezbollahut, Suhail Husseinin, i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e logjistikës, buxhetit dhe menaxhimit të Hezbollahut.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS TV, nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se e konsideronte Iranin si kundërshtarin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Irani ka gjak amerikan në duart e tyre”, tha ajo. “Dhe ajo që pamë në lidhje me këtë sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani kurrë të mos arrijë aftësinë për të qenë një fuqi bërthamore — kjo është një nga prioritetet e mia më të larta”.

Harris — kandidatja presidenciale demokrate që do të përballet me republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit — refuzoi të spekulojë nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime ushtarake nëse zbulohen prova që Irani po ndërton një armë bërthamore.

Teherani ka mohuar ndërtimin e armëve të tilla dhe thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Komentet u bënë ndërsa udhëheqësia e Hezbollahut, e lodhur dhe e gjakosur, sugjeroi se mund të jetë e gatshme të negociojë një armëpushim me Izraelin.

Zëvendësudhëheqësi Naim Qassem, në një fjalim të transmetuar në televizion, për herë të parë nuk sugjeroi që përfundimi i luftës në Gazë ishte një parakusht për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin në Liban.

Qassem tha se grupi mbështeste një përpjekje nga kryetari i parlamentit libanez, Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, për të arritur një marrëveshje për t’i ndaluar luftimet.

Vonë më 8 tetor, qeveria siriane tha se shtatë civilë u vranë në një sulm ajror izraelit në Damask. Një monitorues lufte tha se sulmi kishte shënjestruar një ndërtesë të përdorur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe Hezbollahu.

Izraeli nuk ka komentuar këto zhvillime dhe raportet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

The post Izraeli gati “hakmarrjen” për Iranin, Netanyahu konsultohet sot me Biden appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, gjykata shqyrton kërkesën e Salianjit

By: fra nc
9 October 2024 at 10:25

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë këtë të mërkurë, në orën 12:30, kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg. Kjo kërkesë u depozitua më 27 shtator, ditën kur deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në polici, pasi vendimi i formës së prerë e shpalli fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë, në lidhje me çështjen “Babale”.

Aktualisht, Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit dhe pritet të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi, sipas informacioneve, ai nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Avokatët e tij pritet të tërhiqen nga kjo kërkesë, pasi ajo nuk ka më objekt.

Tani, shpresa e Salianjit mbetet tek Gjykata e Lartë, e cila më 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.

Salianji ka cilësuar vendimin e dënimit të tij si të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, gjykata shqyrton kërkesën e Salianjit appeared first on Euronews Albania.

Raporti i anti-drogës në Itali: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen

By: fra nc
9 October 2024 at 10:07

Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Antidrogës Italiane për vitin 2024, që analizon të dhënat e vitit 2023, organizatat kriminale shqiptare që veprojnë në Itali po përjetojnë një rritje të ndjeshme të ndikimit dhe fuqisë në trafikun e drogës. Ky raport thekson se “trafikantët shqiptarë po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të lëndëve narkotike në Itali”.

Gjatë vitit 2023, 171 organizata kriminale shqiptare u identifikuan nga policia italiane si të përfshira në trafikun e drogës, dhe 1,432 shqiptarë u hetuan për krime të lidhura me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Këta përbëjnë 16.44% të të gjithë të huajve të raportuar për vepra të drogës. Në renditjen e të huajve të përfshirë në veprat penale të drogës, shqiptarët zënë vendin e dytë pas marokenëve, me 1,604 raste të raportuara në vitin 2023, duke shënuar një rritje nga 1,574 raste që ishin raportuar në vitin 2022.

Raporti vë në dukje se pjesa më e madhe e aktivitetit të këtyre grupeve shqiptare lidhet me trafikun e kokainës. Në vitin 2023, 1,263 shqiptarë u raportuan për përfshirje në trafikun e kokainës, krahasuar me 1,211 persona të raportuar në vitin 2022. Organizatat kriminale shqiptare kanë aftësi të lëvizin sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës, duke kontrolluar çdo fazë të zinxhirit të furnizimit – nga blerja e drogës në vendet e prodhimit, deri te shpërndarja në Itali.

Një aspekt i veçantë i strategjisë së këtyre organizatave është përfshirja në të ashtuquajturën “Rruga Ballkanike”, një rrugë transporti për heroinën afgane që kalon përmes Turqisë dhe arrin në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës. Për kokainën, organizatat shqiptare janë përfshirë në blerjen e drogës nga Amerika Latine, duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Kolumbi, Holandë dhe Belgjikë, dhe duke përdorur mjete të modifikuara për transportin e saj.

Raporti thekson se Shqipëria është bërë një partner strategjik për grupe të fuqishme të krimit të organizuar, përfshirë kartelet meksikane dhe ato braziliane të cilat kanë lidhje të forta me rrjetet kolumbiane të trafikut të drogës. Ky bashkëpunim përfshin gjithashtu organizata të njohura italiane si ‘Ndrangheta dhe Camorra, që kanë historikisht lidhje me trafikimin nga Kolumbia.

Një faktor që ka lehtësuar këtë bashkëpunim është afërsia gjeografike midis Shqipërisë dhe Italisë, që ka bërë më të lehtë krijimin e rrjeteve kriminale midis grupeve puliane dhe shqiptare. Këto rrjete janë veçanërisht aktive në tregtinë e marijuanës dhe kanë filluar të veprojnë gjithnjë e më shumë në struktura të ngjashme me ato mafioze, duke përdorur metoda frikësuese për të kontrolluar tregjet e drogës në Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raporti i anti-drogës në Itali: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen appeared first on Euronews Albania.

Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon për herë të dytë Fatos Tushen

By: fra nc
9 October 2024 at 09:53

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Tushe u akuzua për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Gjykata vendosi të konvertojë dënim me 1 vit e gjysmë burg në 2 vite shërbim prove, duke shmangur kështu prangosjen e ish-kryebashkiakut.

Ky vendim vjen pas hetimeve që zbuluan se Tushe kishte dështuar të deklaronte të gjitha pasuritë e tij, një detyrim ligjor për zyrtarët e lartë publikë. Ish-kryebashkiaku ishte nën hetim prej kohësh për shkelje të ligjit lidhur me transparencën financiare pasi kishte fshehur një apartament në bregdet.

Tushe do të jetë nën mbikëqyrje për një periudhë dyvjeçare, duke iu nënshtruar kushteve të vendosura nga autoritetet për këtë lloj dënimi.

Dënimi i tij për fshehjen e pasurisë vjen pak muaj pasi Fatos Tushe shlyeu dënimin prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ndërsa akuzat për shkelje të barazisë në tendera mbetën pa vendim, ndonëse SPAK kishte kërkuar një dënim prej 5 vjetësh. Në mars të vitit të kaluar, Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit, duke e rikthyer në burg për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon për herë të dytë Fatos Tushen appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Itali| 30-vjeçari shqiptar mbyt gruan në prani të fëmijëve të mitur

By: fra nc
9 October 2024 at 09:43

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin në San Felice a Cancello, në provincën e Casertës, në Itali. Një 30-vjeçar shqiptar raportohet ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur gjatë një gindjeje mes të dyve rreth orës 05:00 të mëëngjesit të kësaj të mërkure.

Ajo që e bën tragjedinë edhe më të rëndë është fakti që akti brutal ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tyre të vegjël, vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Autori i krimit është ndaluar menjëherë nga forcat e rendit, dhe është dërguar në komisariat, ku po mbahet në pritje të hetimeve nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme për motivet që çuan shqiptarin më mbytjen e bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, fëmijët, që u bënë dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm, po u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe sociale nga autoritetet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E rëndë në Itali| 30-vjeçari shqiptar mbyt gruan në prani të fëmijëve të mitur appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

LISTA| KQZ gjobit disa nga kandidatët e 14 majit: Morën donacione të parregullta

By: fra nc
8 October 2024 at 15:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë masa ndaj disa kandidatëve të zgjedhjeve të 14 majit, duke i gjobitur për shkelje të rregullave lidhur me pranimin e donacioneve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se këta kandidatët kishin pranuar financime jashtë rregullave dhe jo nëpërmjet kanaleve bankare.

Ndër ata që u ndëshkuan janë:

  • Arif Tafani, kryebashkiaku i Belshit, me 206 mijë lekë.
  • Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, me 138 mijë lekë.
  • Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, me 75 mijë lekë.
  • Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, me 500 mijë lekë.
  • Majlinda Bufi, nga Roskoveci, me 243 mijë lekë.
  • Mariglen Dishë, nga Librazhdi, me 125 mijë lekë.
  • Agron Malaj, nga Burreli, me 80 mijë lekë.
  • Bukurosh Maçi, nga Peqini, me 70 mijë lekë.
  • Albert Mlyshi, nga Mirdita, me 300 mijë lekë.
  • Bardh Spahia, kandidati i PD në Shkodër, me 445 mijë lekë.

Përveç individëve, subjektet politike si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë gjobitur përkatësisht me 300 mijë lekë dhe 200 mijë lekë. Celibashi nënvizoi se të gjitha shumave të gjobave duhet t’u kthehen KQZ-së.

The post LISTA| KQZ gjobit disa nga kandidatët e 14 majit: Morën donacione të parregullta appeared first on Euronews Albania.

Rrëzohet nga biçikleta, dëmtohet rëndë në kokë shtetasja amerikane

By: fra nc
8 October 2024 at 15:33

Një shtetase amerikane, 67 vjeçare, ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti në aksin rrugor Podgorie – Zvezdë, afër fshatit Koritë në bashkinë Maliq.

Ajo po udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale që lidh Devollin me Pogradecin në momentin që u rrëzua nga biçikleta dhe u lëndua në pjesë të ndryshme të trupit.

67-vjeçarja ndodhej në këtë ekspeditë e shoqëruar nga miqtë e saj të huaj.

Sipas burimeve nga spitali i Korçës, plaga e saj është e rëndë, veçanërisht në zonën e kokës. Për këtë arsye, ajo do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet nga biçikleta, dëmtohet rëndë në kokë shtetasja amerikane appeared first on Euronews Albania.

Meta reagon për protestën: Nuk do të ketë më asnjë minutë paqe

By: fra nc
8 October 2024 at 15:08

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët ku u ndal dhe te protesta kombëtare e opozitës.

Kreu i PL tha se protesta ishte një shprehje legjitime e revoltës ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Meta theksoi se përballja me atë që e cilësoi si “Narkoshteti” është një mision i rëndësishëm për të rivendosur demokracinë dhe sigurinë për familjet shqiptare, duke bërë thirrje për një përshkallëzim të protestave deri në arritjen e objektivave të vendosur.

“Mirënjohje dhe falenderim për dhjetëra mijëra qytetarë dinjitozë, kurajozë dhe guximtarë, që folën qartë me protestën dhe zemëratën e tyre legjitime kundër Narkoshtetit të Edi Ramës, i provuar tanimë si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të dinjitetit njerëzor, por edhe të interesave kombëtare të mbarë shqiptarëve.

Ngritja e qytetarëve dhe përshkallëzimi i domosdoshëm i protestës qytetare dhe përballja pa kthim dhe me çdo çmim me Narkoshtetin është tanimë e vetmja rrugë dhe alternativë që ka mbetur për të rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhënien, për të mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, të demokracisë dhe njëkohësisht sigurinë e familjeve shqiptare.

Narkoshteti nuk do të ketë më asnjë minutë paqe dhe ai e kuptoi qartë se beteja e tij me qytetarët nuk do të fitohet kurrë duke helmuar popullin me gaz dhe as duke përdorur dhunën dhe provokimet e Narkopolicisë.

Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e NarkoPushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por dihet botërisht se këtu mafia ka shtetin e vet dhe një falenderim të veçantë për të gjitha mediat botërore për pasqyrimin e jashtëzakonshëm që i kanë bërë protestës së mbrëmshme. Ndaj, shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Ramës, është objektivi dhe misioni kryesor për të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë dhe me dinjitet!”- tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meta reagon për protestën: Nuk do të ketë më asnjë minutë paqe appeared first on Euronews Albania.

Helmim masiv i qytetarëve në zonën e Dibrës, mes të shtruarve dhe fëmijë

By: fra nc
8 October 2024 at 14:59

Një helmim masiv i qytetarëve ka ndodhur sërish në zonën e Dibrës. Sipas informacioneve paraprake raportohet se disa persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë paraqitur me simptoma të njëjta helmimi në spitalin e Peshkopisë.

Analizat fiziko-kimike të ujit janë kryer, por rezultatet nuk kanë dhënë ndonjë informacion të qartë për shkakun e helmimit.

Ndërkohë, pritet një analizë bakteriologjike nga Tirana për të hetuar më thellë situatën.

Aktualisht, pesë persona po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin rajonal të Peshkopisë, ku janë duke u trajtuar për simptomat e helmimit.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe kanë nisur hetimet për të gjetur burimin e mundshëm të kontaminimit.

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Helmim masiv i qytetarëve në zonën e Dibrës, mes të shtruarve dhe fëmijë appeared first on Euronews Albania.

Ndryshime në listën e Kombëtares, Silvinjo fton mesfushorin e Shpresave

By: fra nc
8 October 2024 at 14:42

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndryshime në listën e Kombëtares, Silvinjo fton mesfushorin e Shpresave appeared first on Euronews Albania.

❌
❌