Kullat e reja të Tiranës/ Rama në pazar si pronari i tokave shtetërore
Që nga viti 2017, në Tiranë janë ndërtuar 10 milion metër katrorë hapësira, ndaj kompanitë ndërtuese e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë një shesh ndërtimi për të hapur themelet e një pallati të ri. Për këtë arsye, futja në treg e Edi Ramës si njeriu që ka në dorë disa prej pronave më të lakmuara shtetërore vjen në një moment tejet të leverdisshëm.
Kryeministrit i njihet publikisht trashëgimia që i lanë prindërit, një studio e vogël arti në lagjen Ali Demi, por në tregun e pronave të paluajtshme që ka shpërthyer si asnjëherë më parë me qindra miliona euro në qarkullim, Rama futet si pronari de facto i tokave shtetërore.
Ădo truall mbi tĂ« cilin Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« godinĂ« shtetĂ«rore, sot mund tĂ« jepet pĂ«r ndĂ«rtim nga kryeministri Rama. PĂ«r kĂ«tĂ«, ai krijoi AgjencinĂ« e Zhvillimit tĂ« Pronave qĂ« ka gati projektet pĂ«r katĂ«r sheshe ndĂ«rtimi nĂ« TiranĂ«.
Kuptohet se nĂ« fillim janĂ« zgjedhur tĂ« jepen godina tĂ« vjetra shtetĂ«rore, zyra tĂ« lĂ«na pas dore, ndĂ«rtesa tĂ« vjetĂ«ruara apo hapĂ«sira qĂ« pĂ«rdoren si parkingje etj. Por kur tâu kalojnĂ« ndĂ«rtuesve pĂ«r kulla, apartamente, dyqane etj, vlera e tyre shumĂ«fishohet. Procesi ndiqet nĂ« detaje nga Rama.
Lexo edhe: Kontratat sekrete dhe tenderat pa garë që sollën në Tiranë arkitektët e famshëm
KatĂ«r pronat e para qĂ« do tâi jepen ndĂ«rtuesve janĂ« nĂ« disa nga zonat mĂ« tĂ« shtrenjta tĂ« TiranĂ«s. Fituesit e konkursit pĂ«r arkitekturĂ«n e godinave u shpallĂ«n nga njĂ« juri e kryesuar nga Edi Rama. NĂ« truallin ku do tĂ« investojnĂ«, njĂ« pjesĂ« tĂ« ndĂ«rtesĂ«s, kompanitĂ« e ndĂ«rtimit do tâia kthejnĂ« shtetit pĂ«r zyra.
MARRĂ«VESHJA E PARE, TOKE TEK KOMUNA E PARISIT DHE TEK ISH-ATSH
9400 metër katrorë truall tek komuna e Parisit
Edi Rama ofron për ndërtuesit një truall në të majtë të hyrjes së Komunës së Parisit, që përdoret sot si parkim i automjeteve shtetërore. Janë 9400 metra katrorë në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, shumë afër ish-bllokut dhe e aksesueshme lehtësisht nga qendra.
Trualli është një pasuri e vërtetë. Në këtë zonë do të akomodohen 18 institucione të ndryshme.
Në këto 9400 metra katrorë truall do të ndërtohet një kompleks ku do të ngrihen disa godina. Pallatet që do të ndërtohen këtu nuk janë shumë të larta.
Arkitekti që ka punuar projektin tha se Tirana ishte një qytet shumë i dendur dhe i mbushur plot makina. Katet e poshtme janë konceptuar si një qendër tregtare, me dyqane dhe lokale, një pjesë e të cilave mund të kalojnë në administrim të shtetit, për mirëmbajtjen e zyrave. Gjithsej parashikohet që ndërtimi të shkojë rreth 30 mijë metra katrorë.
Në keto ambjente do të akomodohen 22 institucione shtetërore, që përfshijnë (sipas akronimeve): MIA | DSHQ | KPK | AAPAA | SASPAC | AZHT | AMBU | AKPT | AKUK | HSH | AKISA | AAC | AKM | ARM-Tirana | AKZM | AdZM-Tirana | AKB | AKP| AKT | DPAP | QShA | ZVAP.
2840 metra katrorë për ndërtim tek ish-ATSH
I njëjti ndërtues do të marrë nga Edi Rama edhe 2840 metra katrorë truall tek ish-ATSH. Kjo është një pronë me fitime të garantuara në ndërtim. Siç shihet në foton më poshtë, godina shtetërore që do të shembet është pranë urës së Tabakëve, me pamje nga Lana dhe ka dalje direkt në unazë, që e bën këtë tepër të aksesueshme, 10 minuta larg qendrës.
Kullat qĂ« do tĂ« ndĂ«rtohen kĂ«tu janĂ« diku tek 35-41 kate. Projekti Ă«shtĂ« konceptuar pĂ«r njĂ« zhvillim âmulti-funksionalâ me njollĂ« ndĂ«rtimi 1,200 deri nĂ« 1,500 m2 dhe me njĂ« sipĂ«rfaqe totale ndĂ«rtimi nga 48 mijĂ« deri nĂ« -52 mijĂ« metĂ«r katrorĂ«. Fitimet janĂ« dhjetĂ«ra miliona euro.
Ndërtimi gjigand sipas arkitektëve të huaj që dolën fitues në konkurs do të ketë formën e dy kullave sipas projektit që duket në foton më poshtë.
Sipas dokumentit shoqërues, administrata kërkon të ketë rreth 80 tualete në godinat e këtyre projekteve.
GRUPI I DYTE, SHTESĂ« TEK GODINA TE KADASTRA DHE KULLE TEK INXHINIERIA E NDERTIMIT
5 mijë metër katrorë tek Kadastra
Pas Kadastrës, nga ana e shkollës Harri Fulc në Tiranë është një godinë që përdoret aktualisht nga administrata. Duke qenë se godina është rinovuar kohët e fundit, pas dëmtimeve që mori nga tërmeti, Edi Rama ka menduar që përreth saj ka disa hapësira që mund të shfrytëzohen nga ndërtuesit.
Godina më lart ka përfituar një mbulesë dhe disa shtesa në të dyja anët e saj. Në mes është godina aktuale, e rinovuar rishtas.
Këtu do të futen tre institucione Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Të tre institucione kanë rreth 1 mijë punonjës.
Në këmbim të restaurimit më lart, Edi Rama ofron për ndërtim një truall tjetër.
3 mijĂ« metĂ«r katrorĂ« truall tek âInxhinieria e ndĂ«rtimitâ
Rama ofron pĂ«r ndĂ«rtim edhe 3 mijĂ« metra katrorĂ« nĂ« rrugĂ«n Muhamet Gjollesha. Mbi kĂ«tĂ« truall do tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« kullĂ« e lartĂ« qĂ« mund tĂ« shkojĂ« deri nĂ« 40 kate dhe ku ndĂ«rtuesi mund tĂ« nxjerrĂ« gati 40 mijĂ« metra katrorĂ«. âAktualisht, siti Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ« nga njĂ« ndĂ«rtesĂ« institucionale qĂ« do tĂ« shembet pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« mĂ«dha nga tĂ«rmeti i nĂ«ntorit 2019âł shkruhet nĂ« dokumentin qĂ« detajon projektin.
Projekti fitues ishte një kullë aq e lartë sa arkitekti e konsideroi si Don Kishoti gjatë prezantimit, duke e krahasuar me godinën e administratës shtetërore që ishte si Sanço Panço. (foto më poshtë).
ĂfarĂ« kĂ«rkon shteti nĂ« kĂ«mbim nga ndĂ«rtuesit?
Zyra, salla mbledhjesh, tualete, dhoma ngrënie. Administrata e Shqipërisë është një nga më të shumtat në numër në botë, në raport me popullsinë. Sa herë ka zgjedhje, numri i punonjësve të administratës shtohet, ndaj nevoja për ambjente të reja është domosdoshmëri.
Në një nga kërkesat që kanë pasur institucione të caktuara kërkohet edhe palestër, edhe kopshte fëmijësh. Në këtë mënyrë është menduar që punonjësit e administratës do të shkojnë në palestër pas orarit zyrtar të punës dhe do të marrin fëmijët nga kopshti, pasi të kenë mbaruar palestrën.
Një nga shembujt e parë që përmenden në dokumentin që detajon projektet është ai për MIA, Agjencia për Media dhe Informim. Kjo agjenci merret me prodhimin e videove propagandistike dhe reklamave që publikohen çdo ditë në profilin e Edi Ramës.
Në pallatet e reja që do të ndërtohen te Komuna e Paristi, agjencia që lindi fillimisht si televizioni ERTV kërkon zyra dhe ambjente të reja. Ish-ERTV ka gjithsej 55 punonjës, nga 10 ose 15 gjatë ditës ndjekin Edi Ramën dhe garantojnë sinjalin që ritransmetojnë televizionet e tjera. Të tjerët janë montazhierë, arkivistë, etj dhe qëndrojnë gjatë ditës në zyrat e tyre.
KĂ«rkesa e tyre pĂ«rfshin ânjĂ« zyrĂ« tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m me sipĂ«rfaqe 75 mÂČ, njĂ« zyrĂ« nĂ«n-drejtorit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m me sipĂ«rfaqe 25 mÂČ, tre zyra pĂ«r 2 persona me sipĂ«rfaqe 25 mÂČ secila, pesĂ« zyra 6 persona me sipĂ«rfaqe 35 mÂČ secila, njĂ« sallĂ« mbledhjesh tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r 20 persona me sipĂ«rfaqe 50 mÂČ, njĂ« dhomĂ« arkivi-protokolli me sipĂ«rfaqe 30 mÂČ, njĂ« depo me sipĂ«rfaqe 40 mÂČ dhe dy dhoma post-produksioni video me sipĂ«rfaqe 40 mÂČ secila.
SipĂ«rfaqja totale Ă«shtĂ« 616 mÂČ.
Kërkesa të veçanta:
⹠55 punonjës ku 20-30% janë të angazhuar në terren
⹠I duhet një dhomë për xhirime, dhe një hapësirë post-produksioni për videot dhe reklamat
⹠Një kuzhinë të ndarë brenda hapësirave së agjencisë zyra, salla mbledhje
Njësoj si Agjencia që bën ERTV, janë edhe disa institucione të tjera që kërkojnë hapësira më të mira pune në kullat që do të ndërtohen në tokë shtetërore.
Prona e shtetit si pronë private
Edi Rama është akuzuar shpesh se i ndan pasuritë dhe pronat shtetërore sipas dëshirave të tij për miqtë dhe klientët e qeverisë. Por deri dje këto marrëveshje bëheshin fshehurazi. Ndonjëherë vendimet kompromentuese tentonin të kalonin mes rreshtash në vendimet kolegjiale të qeverisë.
Por pas 12 vitesh në pushtet, Rama nuk ka më nge as të fshihet. Përkundrazi, nëse gjithçka bekohet nga një konkurs me arkitektë ndërkombëtarë, duket sikur kalon më lehtë. Tani pritet të negociojë truallin shtetëror njësoj si çdo pronar toke që e ka të trashëguar pronën nga babai apo nëna e tij. Për të bindur se nuk do të përfitojë asgjë vetë, ka premtuar të bëjë garë të hapur.
âKatĂ«r projektet do tĂ« hidhen nĂ« garĂ« tĂ« hapurâ premtoi ai ndĂ«rsa shihte nga afĂ«r kullat nĂ« miniaturĂ«, pasi arkitektĂ«t e huaj ishin larguar nga Tirana. Video mĂ« poshtĂ«:
The post Kullat e reja të Tiranës/ Rama në pazar si pronari i tokave shtetërore appeared first on Lapsi.al.