Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet
E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe në atentatin e organizuar në muajin shkurt 2024, kundër biznesmenit Ardjan Gjeloshi në Kurbin.
Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra në vend, ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana.
Indiciet e policisë dhe prokurorisë se në dy ngjarjet kriminale të rregjistruara përkatësisht në 10 shkurt dhe 15 Mars 2024, kanë të njëjtë skuadër vrasësish, erdhën pasi të dyja ngjarjet kishin të njëjtën dinamikë veprimi.
KatĂ«r autorĂ«t kanĂ« qĂ«lluar me armĂ« kallashnikovi nĂ« drejtim tĂ« Ardjan Gjeloshi, por pa mundur ta vrasin objektivin. Ata pĂ«rdorĂ«n njĂ« automjet âRange Roverâ, tĂ« cilin i kishin vendosur fenelina policie dhe hynĂ« nĂ« oborrin e zyrave, ku ushtron biznes Ardjan Gjeloshi, nga ku qĂ«lluan mĂ« pas me 4 armĂ« automatike.
Policia gjeti poshtë urës së lumit Mat makinën e djegur dhe 4 automatikët, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e autorëve.
Por e njĂ«jta skemĂ« ka ndodhur gati 1 muaj mĂ« pas nĂ« fshatin Larushk tĂ« FushĂ«-KrujĂ«s, ku dyshohet se e njĂ«jta skuadĂ«r e pĂ«rbĂ«rĂ« nga 4 vetĂ«, tĂ« hipur nĂ« njĂ« makinĂ« âRange-Roverâ, hyjnĂ« nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« sĂ« Gentjan Bejtjas dhe vrasin me 45 plumba kĂ«tĂ« tĂ« fundit.
Dy kanë qëlluar në drejtim të Bejtjas, njëri prej tyre ka mbajtur nën kërcënimin e armës gruan dhe dy fëmijët, ndërsa personi i 4 ka qëndruar në timonin e makinës.
Pas ngjarjes policia gjeti makinĂ«n âRange-Roverâ tĂ« djegur sĂ« bashku me 4 automatikĂ«t. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, kĂ«to janĂ« indiciet kryesore qĂ« kanĂ« krijuar dyshime tĂ« forta pĂ«r pjesĂ«marrjen e tĂ« njĂ«jtit grup nĂ« dy ngjarje kriminale.
Pritet që në ditët në vijim, kjo dosje t`i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme.
E teksa për ngjarjen e 10 shkurtit 2024, ku mbeti i vrarë gabimisht Selman Mihana dhe u plagos objektivi Ardjan Gjeloshi, nuk ka asnjë person të arrestuar, për ngjarjen e 15 marsit 2024 ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja janë arrestuar Ilirjan Beqaraj, Edison Haxhiu dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar njëri nga gjuajtësit Florind Plaku nga Vlora.
Tashmë për Plakun, kërkimet janë shtrirë në Spanjë, vend në të cilin dyshohet se fshihet.
The post Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet appeared first on Albeu.com.