❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

”BeqarĂ«t do kenĂ« mundĂ«si pĂ«r takime”/ Ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju, e diel 22 shtator

By: D Marku

Dashi

Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuruar, por papritur do gjendjen balle për balle me një person mjaft interesant. Nëse doni qe financat te mos kenë probleme mos filloni operacione te rrezikshme
Demi

PĂ«r njĂ« jete sa me te bukur ne çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisĂ« sot. Largojeni rutinĂ«n e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. beqaret do jene me te disponueshem ndaj takimeve dhe do argĂ«tohen pa fund me personat qe do i ftojnĂ«. Ne planin financiar gjithçka mund te shkoje me se miri nĂ«se ju arrini ta kontrolloni veten pĂ«r sa ju pĂ«rket shpenzimeve.

Binjaket

Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e tyre te kaltër, por nuk do kenë te reja. Ne planin financiar do e dini shume mire atë qe duhet te bëni ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Gaforrja

Dialogu dhe mirëkuptimi do jene fjalët kyçe te kësaj dite. Gjithçka pritet te shkoje me se miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohen e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te destabilizohet qe te merrni masat e duhura.

Luani

Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm për te rikthyer alegrinë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Priten momente te papërshkrueshme. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni disi me te qete.

Virgjeresha

Saturni do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxite te jeni me kokëfortë me atë qe keni ne krah dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kalojnë momente te këndshme pranë miqve dhe disa shokëve te tyre. Mund te ketë edhe flirte me disa. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Ne këtë mënyrë mund te kryeni edhe disa investime.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit te lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sesa te fillojnë një lidhje qe do i lëndojë dhe do ju sjelle probleme. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime ne këtë sektor.

Akrepi

Sot do e keni te vĂ«shtirĂ« t’i qĂ«ndroni besnik personit qe keni ne krah sepse personat qe do ju joshin do jene te shumte. Kujdes sepse nĂ«se hidhni ndonjĂ« hap te gabuar do pendoheni pĂ«r gjithĂ« jetĂ«n. Klima yjore do jete e pĂ«rshtatshme qe beqaret te kenĂ« takime te mrekullueshme. Financat do pĂ«rmirĂ«sohen ndjeshĂ«m nga njĂ« trashĂ«gimi qe do merrni.

Shigjetari

Dite e ndĂ«rlikuar kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Mundohuni qe here pas here te hapni rruge dhe te mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Beqaret duhet te dĂ«gjojnĂ« me shume zemrĂ«n sesa arsyen. VetĂ«m ne kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« do mund te krijojnĂ« lidhjen e duhur. Ne planin financiar duhet te prisni edhe disa dite pĂ«r t’u pĂ«rballur seriozisht me problemet.

Bricjapi

Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht pozitive. Beqaret do lodhen se kërkuari, por pa fat. Mendoni te qëndroni me tepër me miqtë dhe te argëtoheni. Ne planin financiar duhet te hiqni dore sa me shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni qe te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Ujori

Me ne fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli se bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla qe keni pasur prej kohesh. Beqaret duhet ta harrojnë turpin nëse duan te gjejnë një person për ta pasur ne krah përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te domosdoshme.

Peshqit

Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e qëndrueshme. Vetëm ata qe kane pasur probleme serioze para disa kohesh do jene ne një periudhe reflektimi. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dike. Ndihen mire dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe situata mund te filloje te stabilizohet.

The post ”BeqarĂ«t do kenĂ« mundĂ«si pĂ«r takime”/ Ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju, e diel 22 shtator appeared first on Albeu.com.

“Ky ishte derbi mĂ« i lehtĂ«â€, Mici: Tirana po luan mirĂ«, por na mungojnĂ« pikĂ«t

By: D Marku

Derbi mes Partizanit dhe TiranĂ«s e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 6-tĂ« tĂ« Superiores ka pĂ«rfunduar nĂ« barazim. Supersfida e zhvilluar nĂ« stadiumin “Air Albania”, u mbyll me rezultatin 0-0.
Në mungesë të Përgjonit, Gledi Mici, ishte kapiteni i Tiranës në derbi teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi fierak u shpreh:
“Kapiten Ă«shtĂ« PĂ«rgjoni, unĂ« jam zĂ«vendĂ«s, deri sa ai tĂ« kthehet. Mbrojtja me 3 me pĂ«rshtatet, kam dĂ«shirĂ« tĂ« eci me topin. Ndihem komod, po zhvillojmĂ« lojĂ«ra tĂ« mira, por na mungojnĂ« pikĂ«t. NĂ« futboll pikĂ«t kanĂ« mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si. 

Edhe kritikat edhe fjalët e mira, unë gjithmonë i dëgjoj. Dihet që derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim të kujdesshëm në anën difensive, prandaj isha më i limituar përpara. Nga një mos mbyllje apo mos përqendrim ndëshkohesh.

E kishim përgatitur ndeshjen për presing lart dhe të fitonim topat e dytë. E kishim përgatitur shumë mirë. 

Derbit gjithmonĂ« i kemi pritur tĂ« vĂ«shtira. Sot Partizani na u duk mĂ« i lehtĂ« se derbet e tjera”, deklaroi Mici pĂ«r emisionin “Super Gol” nĂ« RTSH Sport.  

The post “Ky ishte derbi mĂ« i lehtĂ«â€, Mici: Tirana po luan mirĂ«, por na mungojnĂ« pikĂ«t appeared first on Albeu.com.

Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve?

By: D Marku

Psikologia Graciela Mana tregoi se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m nĂ« pĂ«rdorimin e substancave. Rastet e kĂ«tyre drogave tĂ« reja janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r t’u menaxhuar pĂ«r shkak tĂ« humbjes sĂ« koshiencĂ«s, kokaina, heroina koshienca Ă«shtĂ« prezente, nuk flasim pĂ«r mbidozim.

Reagimi varet nga toleranca e organizmit të individit. Me kalimin e kohës shtohet toleranca, duhen doza më të larta për të arritur efektin që duan, për shemull euforia.

Doza Ă«shtĂ« e ndryshme nĂ« varĂ«si tĂ« tolerancĂ«s”, shpjegoi psikologia nĂ« emisionin Review nĂ« Euronews Albania.

The post Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? appeared first on Albeu.com.

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

By: D Marku

TĂ« dy skuadrat mendonin mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« mos humbur dhe kjo u pa qartĂ« nga fakti se prodhuan pak futboll duke luajtur me shumĂ« forca mbrapa. Gabime tĂ« shumta, faulle tĂ« panevojshme nĂ« çdo cep tĂ« fushĂ«s dhe shumĂ« pak futboll, bĂ«nĂ« qĂ« ndeshja tĂ« kalonte pa shumĂ« raste pĂ«r t’u kujtuar, duke dekretuar njĂ« barazim qĂ« zgjat serinĂ« e ndeshjeve pa fitore tĂ« tĂ« dy ekipeve nĂ« kĂ«tĂ« kampionat.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.
PARTIZANI-TIRANA 0-0

 NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0

90’+5’ Karton i verdhĂ« pĂ«r Mba.

90’+3’ Cara bllokohet nga Selmani pas njĂ« goditje nga kĂ«ndi, por sulmuesi mĂ« pas sinjalizohet nĂ« pozicion jashtĂ« loje.

90’+2’ Mehmeti nga distanca tenton portĂ«n, sfera kalon mbi traversĂ« e devijuar nga Selmani.

(VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesĂ«.

The post Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës. appeared first on Albeu.com.

Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar

By: D Marku

GjatĂ« njĂ« interviste tĂ« zhvilluar sĂ« fundmi, ish banorja e “BBV3” Julia Ilirjani ka rrĂ«fyer detaje lidhur me fillimet e karrierĂ«s sĂ« saj. Ashtu sikurse dhe çdo tjetĂ«r dhe fillimet e Julias kanĂ« qenĂ« tĂ« vĂ«shtira.

Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

“Kishte kĂ«rcĂ«nime, nuk ishte thjesht njĂ« ngacmim nĂ« rrugĂ«, me ngacmimet jam mĂ«suar. Por nuk mĂ« kanĂ« ndodhur gjĂ«ra tĂ« tejskajshme, kam qenĂ« e frikĂ«suar.

Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por nĂ« forma tĂ« tjera. ShumĂ« gjĂ«rave u kam thĂ«nĂ« Jo. Humba disa role, por nuk mĂ« mĂ«rzit kjo gjĂ«.”-Ă«shtĂ« shprehur ajo.

The post Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar appeared first on Albeu.com.

Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

By: D Marku

PĂ«rkushtimi i GjermanisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur. KĂ«shtu u tha nĂ« shĂ«nimin e 25 vjetorit tĂ« bashkĂ«punimit zhvillimor ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe GjermanisĂ«, me ç’rast Ă«shtĂ« prezantuar edhe dizajni i “Buddy Bear”, si simbol i miqĂ«sisĂ« mes dy shteteve.
Zëvendës Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Matthias Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt.

Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka i investuar afër një miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera.

Conrad shtoi se mbĂ«shtesin dĂ«shirĂ«n e KosovĂ«s pĂ«r t’u integruar nĂ« familjen euroatlantike.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën.

Përveç kësaj, ajo tha se shteti gjerman është partneri kryesor për investime dhe për sigurinë e Kosovës.

Hajdari potencoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shteti gjerman ishte ndër donatoret më të drejtë, duke ofruar zotimet të reja për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendin tonë

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh mirënjohës për gjithçka që shteti gjerman ka bërë për Kosovën.

Ai tha se prezantimi i  “Buddy Bear”, Ă«shtĂ« simbol i partneritetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe miqĂ«sisĂ« ndĂ«rmjet GjermanisĂ« dhe KosovĂ«s.

Simboli “Buddy Bear”, i prezantuar sot nĂ« 25 vjetorin e bashkĂ«punimit mes dy vendeve, Ă«shtĂ« punuar nga artisti Taulant Qerkinaj i njohur si Taki.

The post Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« i ndodhi? Don Xhoni poston FOTO nga spitali

By: D Marku

NjĂ« problem shĂ«ndetĂ«sor e ka detyruar Don Xhonin t’i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje.

Reperi i njohur ka postuar njĂ« foto nĂ« rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet nĂ« spital. Fotoja duket se Ă«shtĂ« realizuar pas ndĂ«rhyrjes. Duket se gjithçka ka shkuar mirĂ« pasi Don Xhoni Ă«shtĂ« shfaqur i buzĂ«qeshur dhe mirĂ«njohĂ«s.
“Faleminderit Zotit dhe doktorit Qerim me ekipin qĂ« kjo ndĂ«rhyrje u krye me sukses”, shkroi ai nĂ« rrjetet sociale.

The post ÇfarĂ« i ndodhi? Don Xhoni poston FOTO nga spitali appeared first on Albeu.com.

Balliu: Tirana është pushtuar nga plehrat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt

By: D Marku

Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, përmes një videoje në rrejtet sociale ka treguar kazanet e mbeturinave të tejmbushura në Tiranë.

Ballu shprehet se Tirana është pushtuar nga plehar si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt.
Postimi i Balliut:
Tirana është pushtuar nga plehat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt. Ku kanë shkuar parat e qytetarëve?

https://www.facebook.com/share/r/QrJsoHpfhueaHnXB/?mibextid=J7ZoRX

 

The post Balliu: Tirana është pushtuar nga plehrat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës

By: D Marku

Fero ia ka dalë të fitojë kujdestarinë e së bijës për 1 vit, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Sipas vendimit, vajza e tij dhe Arbenitës, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën.
Ai konfirmoi lajmin gjatĂ« intervistĂ«s sĂ« tij nĂ« “Nacionale”, ku ndĂ«r tĂ« tjera u shpreh:

FalĂ«nderoj GjykatĂ«n Themelore tĂ« Gjilanit pĂ«r drejtĂ«si dhe korrektĂ«si. Po, mua mĂ« Ă«shtĂ« besuar vajza, pĂ«r njĂ« vit”.

Fero ka postuar një seri me video në Instagram, ku vogëlushja duket e lumtur teksa luan me lodrat e saj.

Vendimi vjen pas akuzĂ«s publike qĂ« Fero ka bĂ«rĂ« nĂ« Instagram dhe nĂ« emisionin “Compass”. Ai u shpreh:

“UnĂ« si prind i vajzĂ«s time ka kohĂ« qĂ« mĂ« bĂ«het padrejtĂ«si si nĂ« aspektin e vendimeve, po ashtu edhe nĂ« aspektin e mospĂ«rfilljes dhe tĂ« asaj qĂ« vetĂ« Gjykata ka marrĂ« vendim dhe ka kohĂ« qĂ« pres ta shoh vajzĂ«n time.

Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet.

Dhe mĂ« tragjike ka qenĂ« ndodhia e sotme, ku unĂ« e konsideroj se vajza mĂ« Ă«shtĂ« rrĂ«mbyer nĂ« njĂ« lloj mĂ«nyre, pĂ«r shkak se enti social mĂ« ka njoftuar se nĂ« orĂ«n 4:00 tĂ« shkoja tĂ« merrja vajzĂ«n e nĂ« momentin qĂ« kam shkuar nĂ« orĂ«n e caktuar, qĂ« ata mĂ« kanĂ« caktuar, nuk mĂ« japin asnjĂ« detaj se ç’drejtim ka marrĂ« vajza.

VetĂ«m mĂ« thonĂ« se vajza ka ikur”.

The post Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

By: D Marku

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur sot për fjalimin që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, ku sipas kryedemokratit do flasë si Maduro i Venezuelës.

‘Rama do flasĂ« nĂ« OKB si Maduro i VenezuelĂ«s. Do flasĂ« si pĂ«rfaqĂ«sues i njĂ« regjimi qĂ« ka konfiskuar votĂ«n e shqiptarĂ«ve’, theksoi Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.

Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.

Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.
Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj.
Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim.

Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër.

Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.
Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut.

Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.
Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies.

Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.
Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës.

Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë.

Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri.

Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri!
Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike.

ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« apartament nĂ« kryeqytetin e tyre, duhet tĂ« punojnĂ« 105 vite.
ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r pensionistĂ«t shqiptarĂ« qĂ« numĂ«rojnĂ« kafshatat dhe paguhen sot nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« qesharake.

ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r tĂ« sĂ«murĂ«t shqiptarĂ« qĂ« mjekohen masivisht me ilaçe tĂ« skaduara dhe qĂ« mafia e Edi RamĂ«s vjedh paratĂ« e ilaçeve tĂ« tyre, tĂ« aparaturave tĂ« tyre dhe ka katandisur shĂ«ndetĂ«sinĂ« nĂ« njĂ« bursĂ« vdekje pĂ«r shqiptarĂ«t.

Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar.

ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r kthimin e pasurive pĂ«rrallore publike tĂ« kĂ«tij vendi nĂ« mirĂ«si pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«.
ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer nĂ« ShqipĂ«ri qindra e mijĂ«ra shqiptare pĂ«r tĂ« investuar djersĂ«n e tyre, mundin e tyre nĂ« dheun e tyre tĂ« dashur.

ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r t’i kthyer ShqipĂ«risĂ« dinjitetin, pĂ«r tĂ« ecur tĂ« sigurt nĂ« rrugĂ«n e integrimit evropian.
ËshtĂ« betejĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur KosovĂ«n, nĂ« rrugĂ«n e saj drejt EuropĂ«s, anĂ«tarĂ«simit nĂ« NATO.

Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Le tĂ« bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri nĂ« vetvete pĂ«rfaqĂ«son njĂ« kalbĂ«sirĂ« qĂ« nuk mund t’i rezistojĂ« as dy ditĂ« vrullit tĂ« fuqishĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve, guximit tĂ« betejĂ«s sĂ« tyre pĂ«r qeveri teknike, votĂ«n e lirĂ«, fitoren e opozitĂ«s, fitoren e ShqipĂ«risĂ«.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

“Do fitojmĂ« pĂ«r tĂ«!”/ Nis derbi i kryeqytetit. FutbollistĂ«t e TiranĂ«s nderojnĂ« Gert Bogdanit

By: D Marku

Partizani dhe Tirana do tĂ« luajnĂ« mbrĂ«mjen e sotme supersfidĂ«n e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 6-tĂ« tĂ« “Abissnet Superiore”.

Derbi i kryeqytetit qĂ« do tĂ« luhet nĂ« stadiumin “Air Albania” dhe startoi nĂ« orĂ«n 20:00.

Klubi i Tiranës ka mbajtur homazhe për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ataku kardiak.

44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

Siç duket edhe në pamje, fotot e Bogdanit janë shfaqur në stadium, teksa para ndeshjes ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

“Ne si klub shprehim ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« thella pĂ«r familjen Bogdani, e dimĂ« qĂ« ka qenĂ« tifoz i TiranĂ«s. BesojmĂ« se sot do fitojmĂ« pĂ«r tĂ«. KĂ«to janĂ« ndeshje tĂ« cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikĂ«t janĂ« 3 pikĂ«. PĂ«r kĂ«to ndeshje nuk kanĂ« nevojĂ« tĂ« motivohen lojtarĂ«t, derbi duhet fituar”, tha ai.

The post “Do fitojmĂ« pĂ«r tĂ«!”/ Nis derbi i kryeqytetit. FutbollistĂ«t e TiranĂ«s nderojnĂ« Gert Bogdanit appeared first on Albeu.com.

“KĂ«tĂ« vit kam vuajtur shumĂ«â€/ Dedikimi i Dea Mishel me rastin e ditĂ«lindjes sĂ« saj

By: D Marku

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bĂ«rĂ« njĂ« dedikim vetes me rastin e ditĂ«lindjes.

Blogerja e njohur, e cila iu nĂ«nshtrua njĂ« operacioni kĂ«tĂ« vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea shton se ka qenĂ« njĂ« makth pĂ«r tĂ«, duke theksuar se Ă«shtĂ« lutur çdo natĂ«. Ajo vijon duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« optimiste dhe e lumtur.
“Sot festojmĂ« ditĂ«n qĂ« unĂ« rashĂ« nga qielli organizuam njĂ« photoshoot qĂ« tĂ« shkruaja kĂ«tĂ« caption
 KĂ«tĂ« vit kam vuajtur, nuk gjej dot njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kĂ«ndshme ose poetike pĂ«r ta thĂ«nĂ«, ka qenĂ« njĂ« makth. Jam lutur shumĂ«, çdo natĂ«. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjĂ« poetike nĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ«, prandaj dhe fjalĂ«t janĂ« tĂ« vogla. Jam e lumtur qĂ« shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase Ă«shtĂ« gjĂ«ja qĂ« vlerĂ«soj mĂ« shumĂ« te vetja. Jam optimiste, jam mirĂ«njohĂ«se qĂ« kam mundĂ«sinĂ« tĂ« festoj! GĂ«zuar ditĂ«lindjen pĂ«r mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive tĂ« postuara nĂ« rrjetet sociale.

 

The post “KĂ«tĂ« vit kam vuajtur shumĂ«â€/ Dedikimi i Dea Mishel me rastin e ditĂ«lindjes sĂ« saj appeared first on Albeu.com.

Xhixho: Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve

By: D Marku

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.

Postimi i Xhixhos:

Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.Turp!
Asnjë reflektim mbi çështjen e studentëve të mjekësisë, të cilëve Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë.

Maxhoranca miratoi me nxitim një ligj të ri, të arnuar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri tre vjet pas diplomimit.

Sërish, ai që dëshiron të largohet, do të paguajë tarifën e studimit, ende e papërcaktuar.
AsgjĂ« nuk ka ndryshuar pĂ«r t’i mbajtur nĂ« vend mjeket e rinj.

Nuk janë rritur pagat e mjekëve, nuk janë përmirësuar kushtet e punës, nuk luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe sistemi gëlon nga skandalet.

Në vend të incentivave për të qëndruar në Shqipëri, qeveria u jep të rinjve vetëm arsye për të ikur.

E kemi mbështetur fuqimisht kauzën e studentëve të mjekësisë sepse besojmë se ikja e trurit dhe shpopullimi ndalen vetëm duke investuar fort te arsimi.

Por qeveria e inceneratorëve dhe skandaleve të korrupsionit nuk i ka pasur kurre prioritet te rinjt.

Duke investuar te kapitali njerëzor, duke investuar në arsim, duke luftuar korrupsionin dhe duke vendosur meritokracinë mund të luftojmë shpopullimin dramatik të vendit.

The post Xhixho: Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve appeared first on Albeu.com.

Shqiptarja Laura Fetahu lĂ« pa fjalĂ« jurinĂ« e “X Factor” nĂ« Itali (VIDEO)

By: D Marku

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhĂ«nĂ« njĂ« perormancĂ« tĂ« shkĂ«lqyer nĂ« Itali, teksa ka lĂ«nĂ« pa fjalĂ« dhe jurinĂ« e “X FACTOR”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një stage presence pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion. Gjatë performancës, e cila është e paraqitur dhe në videon e mëposhtme, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

@skyitalia

Boom, badoom, boom, boom, badoom, boom, bass YEAH, THAT’S THAT SUPER BASS 🔊 Laura ha spaccato tutto con Super Bass đŸ”„ #XF2024 #davedere

♬ suono originale – Sky Italia

 

The post Shqiptarja Laura Fetahu lĂ« pa fjalĂ« jurinĂ« e “X Factor” nĂ« Itali (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forza Italia

By: D Marku

Zgjedhjet e pĂ«rgjithshme tĂ« 2025-Ă«s po afrojnĂ« dhe demokratĂ«t e diasporĂ«s nĂ« Itali kanĂ« ndezur motorĂ«t pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r fushatĂ«n zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degĂ«s sĂ« PD nĂ« Forli.

Ditën e sotme ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës.

Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga.
Nga videot e ardhura, dallohet se gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

The post Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forza Italia appeared first on Albeu.com.

Si do tĂ« funksionojĂ« “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman nĂ« ShqipĂ«ri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me SelinĂ« e ShenjtĂ« tĂ« Katolicizmit nĂ« RomĂ«

By: D Marku

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti të stilit të Vatikanit për komunitetin bektashi. Sipas një artikulli të fundit në New York Times, ky projekt ka për qëllim të promovojë tolerancën fetare dhe të ofrojë një enklavë sovrane për anëtarët e këtij besimi, duke e bërë atë shtetin më të vogël në botë, brenda territorit shqiptar.

Roli i Baba Mondit

Baba Mondi, udhĂ«heqĂ«si i bektashinjve, do tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç nĂ« kĂ«tĂ« mikroshtet. Ai Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« me ndikim, jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n bektashiane. Plani i tij pĂ«r tĂ« menaxhuar njĂ« territor prej 27 hektarĂ«sh nĂ« TiranĂ« synon tĂ« krijojĂ« njĂ« ambient tĂ« lirĂ« dhe tolerant, ku çdo individ mund tĂ« shprehi besimin e tij pa frikĂ« nga ndĂ«shkimi. “Zoti nuk ndalon asgjĂ«; prandaj na dha mendjen,” shprehet ai, duke theksuar qasjen e tij liberale ndaj fesĂ«.

Baba Mondi ka shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« komunitet qĂ« nxit bashkĂ«jetesĂ«n dhe harmoni ndĂ«rfetare. Kryeministri Rama thekson se ky entitet do tĂ« dĂ«rgojĂ« njĂ« mesazh tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« sfiduar stereotipet mbi islamin, duke ofruar njĂ« model tĂ« moderuar qĂ« promovon bashkĂ«jetesĂ«n dhe harmoni. “Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje pronĂ«sie, por njĂ« çështje shpirtĂ«rore,” deklaron ai, duke nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e vlerave shpirtĂ«rore mbi interesat materiale.

Krahasimi me Vatikanin
Të ngjashme me Selinë e Shenjtë, që qeverisët nga Papa si një monark absolut, shteti bektashi do të ketë autoritetin e tij dhe do të administrojë territorin me rregulla të veçanta që reflektojnë vlerat e tij. Ndryshe nga Vatikanit, i cili është i njohur për traditat e tij të ngurta dhe strukturën hierarkike, Baba Mondi shpreh një qasje më liberale. Ai planifikon të lejojë alkoolin, të mbështesë stilin e jetesës dhe të inkurajojë gratë të veshin çfarë të dëshirojnë, duke i dhënë atyre lirinë për të shprehur identitetin e tyre.

Kjo qasje e hapur Ă«shtĂ« nĂ« kontrast tĂ« theksuar me disa nga interpretimet mĂ« tĂ« ngurta tĂ« Islamit, dhe Baba Mondi shprehet se Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar ekstremizmin. “EkstremistĂ«t myslimanĂ« qĂ« vendosin bomba dhe pĂ«rdorin dhunĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rhapur versionin e tyre tĂ« besimit, janĂ« thjesht kauboj,” thotĂ« ai.

Megjithatë, ndryshe nga Vatikanin, i cili ka një histori të gjatë të njohjes ndërkombëtare, shteti i ri bektashi mund të përballet me sfida në krijimin e legjitimitetit dhe njohjes globale.

Një vend që ka shumë pak gjasa ta njohë atë është Irani, i cili ka shumë ndjekës kryesisht të fshehtë të islamit sufi, duke përfshirë disa bektashinj, por e sheh veten si rojtar i Islamit shiit, raporton New York Times.

“IranianĂ«t janĂ« sinqerisht mendimi im i fundit,” thotĂ« Rama, pavarĂ«sisht kĂ«saj duke theksuar se ShqipĂ«ria ka ndĂ«rprerĂ« marrĂ«dhĂ«niet diplomatike me Iranin nĂ« vitin 2022 pas sulmit kibernetik ndaj qeverisĂ« shqiptare.
Krijimi i kĂ«tij mikroshteti do tĂ« kĂ«rkojĂ« kohĂ« dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« realizuar, duke pĂ«rfshirĂ« negociata tĂ« mundshme pĂ«r pronat dhe mbĂ«shtetje nga aleatĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Rama pranon se “ndoshta tĂ« gjithĂ« do tĂ« thonĂ«: ‘Ky Ă«shtĂ« i çmendur’”, por ai Ă«shtĂ« i vendosur tĂ« vazhdojĂ« pĂ«rpara me kĂ«tĂ« nismĂ«, duke shpresuar qĂ« tĂ« ofrojĂ« njĂ« model tĂ« ri tĂ« bashkĂ«jetesĂ«s. Ai shprehet se grindjet mbi pronĂ«sinĂ« e pronave, vetĂ«m do tĂ« minonin qĂ«llimin e shtetit si njĂ« “model bashkĂ«jetese”.

The post Si do tĂ« funksionojĂ« “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman nĂ« ShqipĂ«ri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me SelinĂ« e ShenjtĂ« tĂ« Katolicizmit nĂ« RomĂ« appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Sherr mes tifozëve në Kosovë, 2 të lënduar dhe 5 të arrestuar

By: D Marku

Dy të lënduar e pesë të arrestuar sot në përleshjen mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Ndeshja e zhvilluar nĂ« stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi pĂ«rleshje mes dy tifozerive, shkruan Gazeta Express.
Njoftimi i policisë së rajonit të Prishtinës

“Sot rreth orĂ«s 15:00, nĂ« Stadiumin “Ekrem Grajçevci” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, gjatĂ« njĂ« ndeshje futbolli, ka ndodhĂ« njĂ« incident, ku tifozĂ«t janĂ« pĂ«rleshur gjuajtur mes vete me mjete tĂ« forta,  me  ç ‘ rast janĂ« lĂ«nduar 2 prej tyre.

Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin.

Deri tani janĂ« arrestuar pesĂ« persona tĂ« dyshuar”.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.

Në fund, Vushtrria shënoi fitore me rezultatin 1-3.

The post FOTO/ Sherr mes tifozëve në Kosovë, 2 të lënduar dhe 5 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Derbi Tirana-Partizani/ AtmosferĂ« elektrizuese, tifozĂ«t ‘’pushtojnë’’ rrugĂ«n dhe nisen drejt stadiumit (VIDEO)

By: D Marku

Në 20:00 merr jetë derbi numër 175 mes Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë kanë afro dy vite, ose shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Emocionet kanĂ« nisur nĂ« kryeqytet, teksa tifozĂ«t e dy skuadrave i janĂ« drejtuar stadiumit “Air Albania”.
Në pamje dallohen tifozët e shumtë që kanë pushtuar rrugën duke krijuar edhe trafik.

 

The post Derbi Tirana-Partizani/ AtmosferĂ« elektrizuese, tifozĂ«t ‘’pushtojnë’’ rrugĂ«n dhe nisen drejt stadiumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tronditëse në Itali, nëna qëllon djalin e saj të mitur me armë dhe më pas vret veten

By: D Marku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku nëna 58-vjeçare ka qëlluar me armë zjarri djalin e saj 15-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Vago di Lavagno, rreth 10 kilometra larg Veronas, rreth orës 14:30. Sipas prokurorisë Alessandra Spiazzi ka qëlluar në shtëpi djalin e saj në kokë, i cili mbeti i plagosur, por në gjendje shumë të rëndë, ndërsa nëna humbi jetën. Sipas mediave vendase ajo vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore.
Në shtëpi ndodheshin vetëm ata të dy. Alarmi u ngrit nga babai i të miturit, i cili lajmëroi autoritetet. Fqinjët kanë dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Feltre, duke vënë re se diçka nuk po shkonte mirë. Më pas u dëgjuan dy të shtëna, ku nënë e bir ranë në tokë.
Burri 50-vjeçar i gruas, u zbulua se nuk ishte i përfshirë në ngjarjen që tronditi shtetin fqinj. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë, e cila më parë ishte në pronësi të babait të ndjerë të gruas, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, dhe hetimet për rastin janë duke u zhvilluar.

The post Ngjarje tronditëse në Itali, nëna qëllon djalin e saj të mitur me armë dhe më pas vret veten appeared first on Albeu.com.

Sherifi vret gjykatësin në zyrën e tij pas debatit në Kentucky, SHBA

By: D Marku

Hetuesit në SHBA po përpiqen të përcaktojnë motivet e sakta të një sherifi të Kentucky që ka qëlluar për vdekje dje ndaj një gjykatësi të rrethit, pas një debati në zyrën e viktimës, tha policia e Kentucky.

Gjykatësi Kevin Mullins, 54 vjeç u gjet i vdekur dje pasdite me plagë arme zjarri në gjykatën e  Whitesburg.
Sherifi 43 vjeçar Shawn M. Stines, roli i të cilit përfshin dhe sigurinë personale të gjykatësve, ka qëlluar për vdekje Mullins pas një argumenti brenda zyrës, mësohet prej hetimeve paraprake.

Stines ishte dorëzuar pas ngjarjes dhe u arrestua pa incidente, thane zyrtaret.

Vrasja vjen vetëm dy javë pasi komuniteti në Kentucky u shokua nga një shkëmbim zjarri në autostradë ku mbetën pesë njerez të plagosur, ndërsa tre ditë më parë një oficer i policisë së Russell County u qëllua për vdekje gjatë detyrës, njoftonin zyrtarët vendas.

Në kohën e ngjarjes kishte njerëz të tjerë në ndërtesë por jo në dhomat e gjykatësit, ndersa nuk u raportua për të tjerë të plagosur. Hetimet vijojnë, shkruan rrjeti CNN.

The post Sherifi vret gjykatësin në zyrën e tij pas debatit në Kentucky, SHBA appeared first on Albeu.com.

❌