Magjia e Champions League, luhen 9 duele interesante
9 duele të tjera që premtojnë futboll të bukur luhen këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, aty ku më të mirët e Evropës synojnë të marrin pikët e radhës në rrugën drejt trofeut. Nga Bayerni, Reali dhe Liverpooli te Sturm Graz e Club Brugge, të gjithë dëshirojnë rezultate pozitive në këtë pikë të garës. Pas fitores së thellë ndaj Dinamo Zagreb, Bayerni dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Aston Villas, por këtë herë kundërshtari është më cilësor, për më tepër ka marrë 3 pikë në duelin e parë.
Lille Ă«shtĂ« kundĂ«rshtari i radhĂ«s pĂ«r Carlo Ancelottin dhe Realin e tij, njĂ« pĂ«rballje qĂ« pritet tâi hapĂ« jo pak probleme italianit. Edhe pse u mposhtĂ«n nga Sporting dy javĂ« mĂ« parĂ«, francezĂ«t nuk duhen nĂ«nvlerĂ«suar nĂ« pĂ«rballjet nĂ« shtĂ«pi. Liverpooli bĂ«het gati pĂ«r festĂ« nĂ« Anfield, ku pĂ«rballĂ« ka Bolognan, debutuesen e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve. Fitorja Ă«shtĂ« detyrim pĂ«r Arne Slot dhe tĂ« kuqtĂ«, qĂ« cilĂ«sohen si favoritĂ« tĂ« padiskutueshĂ«m.
Për Juventusin, gjërat nuk janë aq të thjeshta, edhe pse bardhezinjtë ndihen të sigurt pas triumfit në ndeshjen e parë. Këtë herë udhëtojnë drejt Leipzig, një skuadër që, edhe pse rezultatet nuk i ka shumë pozitive, në fushë gjithçka e bën të vështirë. Benfica-Atletico Madrid dhe Dinamo Zagreb-Monaco po ashtu janë ndeshje interesante në mbrëmje, pa harruar Sturm Graz-Club Brugge. Në orën 18:45, është radha e Gironës, e cila nuk pati fat dy javë më parë, që do të ndeshet me Feyenoord, ndërsa Shakhtari do të luajë përballë Atalantës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë
- Bayern-Dinamo Zagreb njĂ« âçmenduriâ, shĂ«nohen 11 gola! Juventus rikthehet me fitore
The post Magjia e Champions League, luhen 9 duele interesante appeared first on Euronews Albania.