❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

Një numër oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar, akuzuar apo dënuar për përfshirje në rrjetet e krimit të organizuar, pasi një aplikacion telefoni i botës së nëndheshme u hakerua. BIRN analizon se çfarë dihet për të dyshuarit deri më tani.

Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të mëparshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili qëndroi në detyrë për gati dy vjet. Ka qenë një periudhë e vështirë për Policinë e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar nga disa oficerë të lartë të arrestuar, akuzuar apo dënuar për krime të rënda, duke përfshirë edhe ndihmesën e rrjeteve të krimit të organizuar për të ekzekutuar rivalët, lejimin e kultivimit të drogës dhe pastrimin e parave. Disa oficerë akuzohet se kanë qenë të përfshirë vetë drejtpërdrejt në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Kreu i ri i Policisë,  u përball gjithashtu me probleme, përpara se të merrte detyrën zyrtarisht. Prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e tij bashkë me telefonat e vartësve të tjerë të Prodës si pjesë e një hetimi mbi dekonspirimin e mundshëm të një operacioni kundër një grupi të dhunshëm kriminal. Proda nuk përballet aktualisht me asnjë akuzë dhe rezultatet e hetimit janë të panjohura.

Disa deputetë të opozitës pretendojnë se rrjetet e krimit të organizuar janë në gjendje të ndikojnë tek oficerët e lartë të policisë në zonat e kontrolluara prej tyre, duke u ofruar rryshfete në vlera të mëdha. Në një incident muajin e kaluar, deputeti i opozitës, Gazment Bardhi pretendoi se drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ishte vendosur në këtë detyrë me kërkesë të Pëllumb Gjokës, një figurë lokale e krimit që përballet me akuzë për vrasje. Sulaj i mohon akuzat si shpifje dhe tha se po bënte një kallëzim penal ndaj deputetit Bardhi.

Shkalla në të cilën  ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY/ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, punonjësve të policisë në Shqipëri iu tha që të plotësonin një pyetësor nëse kishin përdorur apo jo ndonjë telefon të inkriptuar. Askush nuk pranoi që e kishte bërë diçka të tillë. Megjithatë, hetimet e bazuara në mesazhet e SKY/ ECC sollën si rezultat arrestimin e një numri oficerësh të policisë si të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

 Oficerët e dyshuar të policisë

 Oltion Bistri   Ish-shefi i Forcës Operacionale, departamentit që ekzekuton urdhër-arrestet, u arrestua në korrik të vitit 2023 me akuzën se kishte rrjedhur informacion sekret në drejtim të rrjeteve të krimit të organizuar në abuzim me detyrën. Si pjesë e operacionit Metamorfoza, prokurorët sekuestruan prona me vlerë 3 milionë euro, përfshirë 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe shtatë makina.

 Ish-zv. drejtori i Policisë së Shkodrës është nën akuzë për dhënien e ndihmës ndaj një grupi të krimit të organizuar, ndërsa anëtarë të tij përpiqeshin që të vrisnin rivalët e tyre.

 Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është nën akuzë për episode të kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit, pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, lojëra ilegale fati dhe shpërdorim të detyrës.

 NjĂ« ish-oficer i RENEA-s, ForcĂ«s Speciale tĂ« PolicisĂ«, Morina po pĂ«rballet me akuza pĂ«r kultivim kanabisi dhe pjesmarrje tĂ« organizatĂ« kriminale. Çështja kundĂ«r tij tregon se ai vepronte si agjent pĂ«r Durim Bamin, njĂ« figurĂ« e krimit tĂ« organizuar nĂ«n akuzĂ« pĂ«r vrasje, duke u ofruar qĂ« tĂ« zgjidhte problemet e Bamit dhe shokĂ«ve tĂ« tij me policinĂ«, tĂ« tilla si pagesat e rryshfeteve pĂ«r oficerĂ«t e tjerĂ« tĂ« policisĂ«. Morina ishte gjithashtu njĂ« investitor nĂ« parcelat e kanabisit nĂ« FushĂ«-KrujĂ«.

 Ish-punonjĂ«si i PolicisĂ« sĂ« DurrĂ«sit akuzohet pĂ«r pĂ«rdorimin e burimeve shtetĂ«rore, pĂ«rfshirĂ« sistemin TIMS, pĂ«r tĂ« gjurmuar rivalĂ«t e gangsterit Franc Çopja, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«ta tĂ« fundit tĂ« vriteshin.

 NjĂ« ish-oficer policie nĂ« Elbasan dhe zv.drejtor burgu Ă«shtĂ« akuzuar pĂ«r ndihmĂ«n e dhĂ«nĂ« nga grupit Çopja nĂ« planet e tyre pĂ«r tĂ« vrarĂ« armiqtĂ«. Ai u arrestua nĂ« korrik 2024.

Dedan Gjoni Një ish-shef policie në Tiranë dhe Shijak u arrestua në nëntor 2023 dhe akuzohet për dhënie informacioni në funksion të planeve për vrasje. Ai ka gjithashtu akuzë për trafik droge. Gjoni u arrestua së bashku me Erzen Breçanin, një ish-shef policie në Tiranë i përfshirë gjithashtu në sipërmarrje. Breçani akuzohet për veprën e pastrimit të parave.

 Ish-shefi i policisë së Kurbinit, një rajon në veri të Tiranës, u arrestua në tetor 2023 me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj një grupi kriminal për të shmangur arrestimin.

 dhe  Të dy ishin pjesë e grupit të sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas prokurorëve, ata dyshohet se organizuan transportin e një ton kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2016.

Oficerë të paidentifikuar Dosjet e Prokurorisë kundër grupeve të krimit të organizuar përmendin një duzinë me raste ku oficerët e policisë bashkëpunojnë me kriminelët, po rata nuk janë identifikuar ende. /birn

The post Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare? appeared first on Lapsi.al.

Taksistin e grabisin në mes të ish-bllokut

Një taksist ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të paidentifikuar.

Këta të fundit i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Ngjarja është shënuar në zonën e Ish-Bllokut, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Detaje nga policia: 

Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

The post Taksistin e grabisin në mes të ish-bllokut appeared first on Lapsi.al.

Edhe Fieri i paralizuar nga reshjet e shiut

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Sipas burimeve të informacionit moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të energjisë elektrike.

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve ndërsa tokat kane ujëra sipërfaqësore të cilat po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.

Ne akset me prezence të lartë të ujit, ekipet e punës së ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, po punojnë për zhbllokimin e të gjithë mbedhësve të shiut.

The post Edhe Fieri i paralizuar nga reshjet e shiut appeared first on Lapsi.al.

Përmbytje në Vlorë

Pas reshjeve të fundit të shiut, me intensitet të lartë qyteti i Vlorës është përballur me përmbytje të reja. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit.

Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janĂ« tĂ« pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shkakĂ« tĂ« pĂ«rmbytjes.

Ndërkohë bashkia apo strukturat e saj janë inegzistente.

The post Përmbytje në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Austri/ Protesta kundër qeverisë potenciale të ekstremit të djathtë

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Vjenës për të protestuar kundër përfshirjes së mundshme të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) të ekstremit të djathtë në qeveri.

Organizatorët vlerësuan se rreth 25 000 njerëz morën pjesë, ndërsa policia nuk dha numra zyrtarë.

Partia populiste FPO fitoi zgjedhjet parlamentare të Austrisë të dielën me rreth 29% të votave.

Shumica e partive të tjera politike kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një koalicioni me populistët e krahut të djathtë.

Partia Konservatore Popullore Austriake (OVP), e udhëhequr nga kancelari Karl Nehammer, ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar, me kusht që kreu i FPO, Herbert Kickl, i njohur për retorikën e tij ekstreme, të mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi qeveritare.

Megjithatë, Kickl po konkurron për rolin e kancelarit.

Marshimi i protestës në qendër të qytetit përfundoi para parlamentit.

PjesĂ«marrĂ«sit mbanin tabela me mesazhe tĂ« tilla si “Jo koalicion me nazistĂ«t”.

Një poster tregonte Kickl si një kukull të kontrolluar nga presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar pozicioneve pro Kremlinit të liderit të FPO.

Të premten, presidenti austriak Alexander Van der Bellen do të nisë bisedimet eksploruese me të gjithë liderët e partive, duke filluar nga Kickl.

The post Austri/ Protesta kundër qeverisë potenciale të ekstremit të djathtë appeared first on Lapsi.al.

Meta për protestën e 7 tetorit: Qytetarët do shpërthejnë trimërisht

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, i ka drejtuar një apel qytetarëve që të dalin dhe protestojnë në 7 tetor, ndërsa shprehu bindjen se trimërisht ata do të shpërthejnë në protestën e thirrur në Tiranë.

Meta tha se në 7 tetor do të protestohet edhe për pensionistët, sikundër do të protestohet nga çdo shqiptar që ndjen peshën e rëndë të kostove tepër të larta të jetesës, rritjes së çmimeve, mungesës së kujdesit shëndetësor etj.

Kreu i PL-së u pyet lidhur me emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa u shpreh se ajo drejtohet nga Edi Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për instalimin e regjimit policesk.

Lidhur me tensionet dhe pĂ«rplasjet nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«, Meta tha se qĂ«llimi i Edi RamĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« mos ketĂ« opozitĂ« reale. “Burgosja e Ervin Salianjit jo vetĂ«m qĂ« nuk do tĂ« ndĂ«rpresĂ« denoncimet e opozitĂ«s, por do tĂ« rrisĂ« zemĂ«ratĂ«n e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« prej kohĂ«sh nga flakĂ«t e njĂ« korrupsioni skizofrenik dhe krimit tĂ« organizuar ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Meta.

The post Meta për protestën e 7 tetorit: Qytetarët do shpërthejnë trimërisht appeared first on Lapsi.al.

Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim të parregullt në BE

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt./ VOA

The post Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim të parregullt në BE appeared first on Lapsi.al.

Analiza/ Irani luan bixhoz me sulmin ndaj Izraelit

Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), gjeneralmajor Hossein Salami, qëndroi përpara një pankarte të madhe në një dhomë lufte ndërsa përdorte një telefon për të urdhëruar lëshimin e rreth 200 raketave balistike në Izrael në të martën mbrëma, sipas një videoja të publikuar nga mediat iraniane.

Pankarta përmbante foto të tre burrave për vdekjet e të cilëve ai tha se Irani po kërkonte të hakmerrej me sulmin madhor: lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran në korrik në një sulm për të cilin Irani fajësoi Izraelin, liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe Komandantin e operacioneve të Forcave Quds të IRGC-së, gjenerali Abbas Nilforoushan, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut javën e kaluar.

Lexo mĂ« tej: Izraeli bĂ«n ‘goditjen finale’, vret liderin e Hamasit brenda Iranit 

Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se breshëria përfshinte raketa hipersonike Fattah që deshën vetëm 12 minuta për të arritur në Izrael dhe se ato goditën me sukses objektivat duke përfshirë tre baza ajrore izraelite dhe selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad.

MegjithatĂ«, Forcat e Mbrojtjes tĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se shumica e raketave ishin “kapur nga Izraeli dhe njĂ« koalicion mbrojtĂ«s i udhĂ«hequr nga Shtetet e Bashkuara” dhe se kishte “njĂ« numĂ«r tĂ« vogĂ«l goditjesh” nĂ« Izraelin qendror dhe jugor.

MenjĂ«herĂ« pas sulmit, njĂ« pankartĂ« masive u ngrit nĂ« Sheshin e PalestinĂ«s tĂ« Teheranit, ku shfaqeshin raketa qĂ« fluturonin drejt ndĂ«rtesave nĂ« formĂ« tĂ« njĂ« Ylli tĂ« Davidit dhe fjalĂ«t “Fillimi i fundit tĂ« Sionizmit”. 

(NjĂ« pankartĂ« qĂ« shpallte “Fillimi i fundit tĂ« Sionizmit” u var nga njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« Teheran menjĂ«herĂ« pas sulmit)

Irani ishte shfaqur i përmbajtur pas vrasjes së Haniyeh, por ky mosveprim u bë një burim poshtërimi kur Izraeli i dha një sërë goditjesh shkatërruese aleatit më të afërt dhe më të gjatë rajonal të Iranit, Hezbollahut, duke kulmuar me sulmin ajror të premten që vrau Nasrallah dhe Nilforoushan.

ArmĂ«t, trajnimi dhe financimi iranian kanĂ« qenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r transformimin e Hezbollahut nĂ« forcĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme tĂ« armatosur dhe aktorin politik tĂ« Libanit qĂ« kur Garda Revolucionare e Iranit ndihmoi nĂ« krijimin e grupit nĂ« vitet ’80.

Përpara këtij muaji, liderët iranianë kishin shpresuar se një luftë acaruese me Hezbollahun do të ndihmonte në dobësimin e ushtrisë izraelite, e cila ende po lufton kundër Hamasit në Gaza.

Ata gjithashtu u mbështetën tek Hezbollahu dhe arsenali i tij masiv i raketave dhe bombave për të shërbyer si një pengesë kryesore kundër sulmeve të drejtpërdrejta izraelite në objektet bërthamore dhe raketore të vendit të tyre.

Lexo më tej: Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar 

Presidenti Masoud Pezeshkian, i cili u zgjodh në korrik, akuzoi Izraelin se po përpiqet të provokojë Iranin në një luftë rajonale që do të tërhiqte edhe SHBA-në.

“Ne duam gjithashtu siguri dhe paqe. Ishte Izraeli ai qĂ« vrau Haniyeh nĂ« Teheran,” u citua ai nga media iraniane tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Katar tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

“EuropianĂ«t dhe SHBA thanĂ« se nĂ«se (ne – Irani) nuk veprojmĂ«, do tĂ« ketĂ« paqe nĂ« Gaza brenda njĂ« jave. Ne pritĂ«m qĂ« ata tĂ« kishin paqe, por ata shtuan vrasjen e tyre.” 

Shumë konservatorë të linjës së ashpër në Iran janë shqetësuar për mungesën e veprimeve të vendit kundër Izraelit.

Disa komentatorĂ« nĂ« televizionin shtetĂ«ror, i cili kontrollohet nga UdhĂ«heqĂ«si Suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe Garda Revolucionare e Iranit, argumentuan se vendimi pĂ«r t’u frenuar nga kĂ«rkimi i hakmarrjes pĂ«r vrasjen e Haniyeh i kishte shtuar guximin kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pĂ«r tĂ« sulmuar interesat e Iranit dhe aleatĂ«t nĂ« Liban.

Pas sulmit raketor tĂ« sĂ« martĂ«s, shefi i shtabit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« Iranit, gjeneral-major Mohammad Baqeri deklaroi se koha pĂ«r “durim dhe pĂ«rmbajtje” kishte mbaruar.

“Ne shĂ«njestruam vendet ushtarake dhe tĂ« inteligjencĂ«s nĂ« Izrael dhe qĂ«llimisht u pĂ«rmbajtĂ«m nga goditja e vendeve ekonomike dhe industriale,” tha ai. “MegjithatĂ«, nĂ«se Izraeli hakmerret, pĂ«rgjigja jonĂ« do tĂ« jetĂ« mĂ« e fuqishme.” 

Sulmi me raketa pasqyron njĂ« shqetĂ«sim nĂ« rritje midis liderĂ«ve iranianĂ« se heshtja pas sulmeve tĂ« Izraelit do t’i portretizonte ata si tĂ« dobĂ«t dhe tĂ« prekshĂ«m , si brenda vendit ashtu edhe nĂ« sytĂ« e aleatĂ«ve tĂ« tyre rajonalĂ« nĂ« tĂ« ashtuquajturin “Boshti i RezistencĂ«s”, i cili pĂ«rfshin Hezbollahun dhe Hamasin.

Irani dhe Izraeli kanĂ« zhvilluar njĂ« luftĂ« nĂ« hije pĂ«r dekada, duke iu pĂ«rmbajtur politikĂ«s “pa luftĂ«, pa paqe”. MegjithatĂ«, tani duket se kjo status quo po merr fund.

Izraeli Ă«shtĂ« zotuar tĂ« pĂ«rgjigjet ashpĂ«r, me Netanyahun qĂ« paralajmĂ«roi se “Irani bĂ«ri njĂ« gabim tĂ« madh dhe do ta paguajĂ« pĂ«r tĂ«â€. 

Lexo më tej: DW: Irani dhe Izraeli, si shtetet që dikur ishin miq u bënë armiq të betuar 

Ka gjithashtu indikacione për një ndryshim në ton dhe strategji nga SHBA.

NĂ« prill, presidenti Joe Biden kĂ«rkoi pĂ«rmbajtje pasi forcat izraelite dhe ato tĂ« udhĂ«hequra nga SHBA rrĂ«zuan shumicĂ«n e 300 dronĂ«ve dhe raketave qĂ« Irani lĂ«shoi ​​nĂ« Izrael nĂ« hakmarrje pĂ«r njĂ« sulm ajror nĂ« konsullatĂ«n iraniane nĂ« Siri qĂ« vrau disa komandantĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« GardĂ«s Revolucionare tĂ« Iranit. Izraeli e dĂ«gjoi thirrjen e SHBA-sĂ« dhe u pĂ«rgjigj duke lĂ«shuar vetĂ«m njĂ« raketĂ« qĂ« goditi njĂ« zonĂ« iraniane tĂ« mbrojtjes ajrore nĂ« Iranin qendror.

Por kĂ«tĂ« herĂ«, KĂ«shilltari i SigurisĂ« KombĂ«tare i Biden, Jake Sullivan paralajmĂ«roi se do tĂ« kishte “pasoja tĂ« rĂ«nda” pĂ«r sulmin iranian dhe se SHBA do tĂ« “punojĂ« me Izraelin qĂ« tĂ« ketĂ« pasoja” tĂ« rĂ«nda pĂ«r Iranin.

Mediat izraelite cituan zyrtarĂ«t izraelitĂ« tĂ« thoshin tĂ« mĂ«rkurĂ«n se Izraeli po pĂ«rgatitej pĂ«r sulme hakmarrĂ«se ndaj Iranit “brenda ditĂ«sh” dhe se ata do tĂ« synonin “vendet strategjike”, duke pĂ«rfshirĂ« objektet vitale tĂ« naftĂ«s tĂ« vendit.

Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu se objektet bërthamore të Iranit do të goditeshin nëse ai përmbushte kërcënimin e tij për të goditur Izraelin.

Zyrtarët e lartë iranianë kanë pohuar se ata e konsiderojnë hakmarrjen e tyre për vrasjen e Haniyeh, Nasrallah dhe Nilforoushan të përfunduar nëse nuk provokohen më tej.

Ministri i JashtĂ«m Abbas Araghchi tha gjithashtu se ai i kishte pĂ«rcjellĂ« njĂ« mesazh SHBA-sĂ« pĂ«rmes ambasadĂ«s zvicerane nĂ« Teheran duke e paralajmĂ«ruar atĂ« “tĂ« mos ndĂ«rhyjĂ«â€. 

Ai paralajmĂ«roi: “Çdo vend i tretĂ« qĂ« ndihmon Izraelin ose lejon qĂ« hapĂ«sira e tij ajrore tĂ« pĂ«rdoret kundĂ«r Iranit do tĂ« konsiderohet njĂ« objektiv legjitim”. 

SHBA ka afërsisht 40,000 trupa të stacionuara në Lindjen e Mesme, me shumë të dislokuar në Irak dhe Siri. Këto trupa mund të kërcënohen nga milicitë shiite të mbështetura nga Irani në të dy vendet.

Irani tani duhet të përgatitet për përgjigjen izraelite dhe të shpresojë që bixhozi i tij të shpërblehet.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Analiza/ Irani luan bixhoz me sulmin ndaj Izraelit appeared first on Lapsi.al.

VrĂ sēsi i tre grave, Dan Hutra kĂ«rcĂȘnon gazetarĂ«t nĂ« sallĂ«n e gjyqit

Shtyhet seanca e parë ndaj Dan Hutrës, autori i tre vrasjeve.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.

Në sallën e gjyqit Dan Hutra nuk ka nguruar të kërcënojë edhe gazetarët.

”Nuk kam dĂ«shmuar nĂ« SPAK se s’kam ça deshmoj por do tĂ« dalĂ« e vĂ«rteta”.

“Mos gĂ«njeni shumĂ«. Do vijĂ« edhe momenti juaj”, i ka thĂ«nĂ« Dan Hutra gazetarĂ«ve.

The post VrĂ sēsi i tre grave, Dan Hutra kĂ«rcĂȘnon gazetarĂ«t nĂ« sallĂ«n e gjyqit appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit

Shtyhet pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit.

Me kërkesë të ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim.

Seanca e radhĂ«s u la mĂ« 10 tetor nĂ« orĂ«n 10:00 ku kanĂ« mbetur pĂ«r t’u lexuar edhe 50 faqe.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Më 18 mars 2024 SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

The post Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

Sot u mbajt në GJKKO gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos. Në gjyq i pranishëm edhe Leonard Duka, paraqitet sot për herë të parë në seancë, pasi u ekstradua në 2 gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri.

Në seancë ishte edhe nëna e të ndjerit, Santiango Malko. Gjyqi u shoqërua me tensione, ndërsa seanca përfundoi me mbrojtjen e Dukës.

Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty? 

Duka është shprehur se kërkon më shumë kohë të njihet me aktet dhe dot japë deklarime një herë tjetër, ndërsa prokurori e a kundërshtuar këtë kërkesë.

Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.

Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.

Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.

Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.

Gjykata: MeqenĂ«se i pandehuri shfaqi pĂ«lqim pĂ«r tu pyetur por kĂ«rkoi kohĂ«, vlerĂ«son se nuk mund ta detyrojĂ« atĂ« tĂ« pyetet. ËshtĂ« çështje vullneti. NĂ« kĂ«to kushte do i jepet kohĂ«.

Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.

Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.

Leonard Duka: Prokurori Ă«shtĂ« i njĂ«anshĂ«m, mĂ« akuzon si organizator i vrasjes sĂ« Santiago Malkos. Dhe kam venĂ« re qe do tĂ« mĂ« dĂ«nojë Prokurori mos tĂ« korruptohet nga kriminelĂ«t e vendit por tĂ« bĂ«jĂ« detyrĂ«n. Prokurori po kĂ«rkon tĂ« mĂ« dĂ«nojĂ« pa fakt pa asgjĂ«.

The post Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës appeared first on Lapsi.al.

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n me mĂ« shumĂ« se 3% tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga shqetĂ«simet nĂ« rritje se tensionet nĂ« Lindjen e Mesme mund tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohen, duke penguar potencialisht prodhimin e papĂ«rpunuar nga rajoni, pas goditjes mĂ« tĂ« madhe ushtarake tĂ« Iranit kundĂ«r Izraelit.

Aksionet e Brent futures (Brent Crude Oil) arritën çmimet më të lartat në një muaj, duke kërcyer 2,42 dollarë, ose 3,3%, në 75,98 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) u rrit me 2,47 dollarë, ose 3,5%, në 72,30 dollarë në 1050 GMT.

Të dy standardet e naftës së papërpunuar të martën u rritën me më shumë se 5% përpara se të mbylleshin rreth 2.5% më lart.

Irani tha herët të mërkurën se sulmi i tij me raketa ndaj Izraelit kishte mbaruar duke ndaluar provokimet e mëtejshme, ndërsa Izraeli dhe SHBA premtuan të sulmojnë Teheranin pasi frika për një luftë më të gjerë u intensifikua.

“Kjo mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« dĂ«mtimin ose zhdukjen e objekteve tĂ« naftĂ«s tĂ« Iranit”, tha Tamas Varga nga ndĂ«rmjetĂ«si i naftĂ«s PVM.

Teherani tha se çdo pĂ«rgjigje izraelite ndaj sulmit, pĂ«r tĂ« cilin Izraeli tha se pĂ«rfshinte mĂ« shumĂ« se 180 raketa balistike, do tĂ« pĂ«rballej me “shkatĂ«rrim tĂ« madh”.

Varga vuri nĂ« dukje se hakmarrja e Iranit ose e aleatĂ«ve tĂ« tij mund tĂ« godasĂ« objektet e naftĂ«s saudite si nĂ« vitin 2019 ose tĂ« shohĂ« mbylljen e NgushticĂ«s sĂ« Hormuzit. “Çdo nga kĂ«to ngjarje do tĂ« çonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakthyeshme nĂ« çmimet e naftĂ«s dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta,” tha ai.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« konfliktit, ushtria izraelite tĂ« mĂ«rkurĂ«n dĂ«rgoi njĂ«si tĂ« rregullta kĂ«mbĂ«sorie dhe tĂ« blinduara pĂ«r t’u bashkuar me operacionet tokĂ«sore nĂ« Libanin jugor kundĂ«r Hezbollahut tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara caktoi një takim për Lindjen e Mesme për të mërkurën dhe Bashkimi Evropian bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Prodhimi i naftës iraniane u rrit në nivelin më të lartë të gjashtë viteve prej 3.7 milionë fuçi në ditë (bpd) në gusht, thanë analistët e ANZ.

“NjĂ« pĂ«rshkallĂ«zim i madh nga Irani rrezikon tĂ« sjellĂ« SHBA-nĂ« nĂ« luftĂ«â€, tha Capital Economics nĂ« njĂ« shĂ«nim. “Irani pĂ«rbĂ«n rreth 4% tĂ« prodhimit global tĂ« naftĂ«s, por njĂ« konsideratĂ« e rĂ«ndĂ«sishme do tĂ« jetĂ« nĂ«se Arabia Saudite do tĂ« rrisĂ« prodhimin nĂ«se furnizimet iraniane ndĂ«rpriten.”

Një panel ministrash nga OPEC+, i cili përfshin Rusinë, mblidhet më vonë të mërkurën për të shqyrtuar tregun, pa pritur asnjë ndryshim të politikës. Grupi është vendosur të rrisë prodhimin nga dhjetori me 180,000 bpd në muaj.
“Çdo sugjerim qĂ« rritja e prodhimit do tĂ« vazhdojĂ« mund tĂ« kompensojĂ« shqetĂ«simet e ndĂ«rprerjeve tĂ« furnizimit nĂ« Lindjen e Mesme,” thanĂ« analistĂ«t e ANZ, shkruan Reuters.

Megjithatë, ministri i naftës i Arabisë Saudite tha se çmimet e naftës mund të bien deri në 50 dollarë për fuçi nëse anëtarët e OPEC+ nuk i përmbahen kufijve të rënë dakord të prodhimit, raportoi Wall Street Journal të mërkurën duke cituar delegatë nga grupi i prodhuesve të naftës.

The post Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrim pjesë në Komision.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

The post Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” appeared first on Lapsi.al.

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, 3 vite pas shkarkimit nga ana e KPK.

Vendimi pĂ«r rikthimin e tij nĂ« detyrĂ« u mor nga trupa e pĂ«rbĂ«rĂ« nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anĂ«tare.

Genci Qana u përball në mars te 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Njoftim vendimi: 

Trupi gjykues i Kolegjit tĂ« Posaçëm tĂ« Apelimit, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anĂ«tare, shpalli vendimin pĂ«r çështjen nr. 50/2021, datĂ« 01.09.2021, qĂ« i pĂ«rket ankimit tĂ« subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Genci Qana kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit nr. 362, datĂ« 31.03.2021.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit nĂ« dhomĂ« kĂ«shillimi, trupi gjykues, bazuar nĂ« nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “PĂ«r rivlerĂ«simin kalimtar tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 362, datĂ« 31.03.2021 tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit dhe konfirmimin nĂ« detyrĂ« tĂ« subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Genci Qana.

– Ky vendim Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtar dhe ka efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana appeared first on Lapsi.al.

‘Vendi Ă«shtĂ« i humbur’: FrikĂ« dhe pasiguri nĂ« Liban ndĂ«rsa Izraeli pushton

Nga Hugo Bachega, korrespondent në Lindjen e Mesme 

Gjatë ditëve të fundit, në Liban kishte një ndjenjë se një pushtim tokësor izraelit në jug të vendit ishte pothuajse i pashmangshëm pasi Izraeli tregoi se fushata e tij kundër Hezbollahut nuk do të ndalej me vrasjen e Hassan Nasrallah, i cili, për tre dekada, ishte fytyra. të grupit.

Tani qĂ« kjo Ă«shtĂ« konfirmuar, me atĂ« qĂ« ushtria izraelite e pĂ«rshkruan si njĂ« operacion “tĂ« kufizuar, tĂ« lokalizuar dhe specifik”, frika Ă«shtĂ« se ky mund tĂ« jetĂ« fillimi i diçkaje mĂ« tĂ« gjerĂ«.

Historia tregon se është e lehtë për trupat izraelite të hyjnë në Liban, por e vështirë për ta të largohen.

“Vendi Ă«shtĂ« i humbur,” mĂ« dĂ«rgoi njĂ« mesazh libanez. NjĂ« tjetĂ«r shkroi: “NĂ«se mĂ« pyet se çfarĂ« po vjen, pĂ«rgjigja ime Ă«shtĂ« se do tĂ« jetĂ« shumĂ« e gjatĂ« dhe ditĂ« tĂ« vĂ«shtira po vijnĂ«â€. NjĂ« i tretĂ« tha: “Ne vetĂ«m duhet tĂ« shpresojmĂ« pĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ«n.” 

Ekziston një ndjenjë se historia po përsëritet, dhe ka pasiguri për atë që do të ndodhë më pas.

Mbetet e paqartë nëse Hezbollahu ende mund të organizojë ndonjë përgjigje të rëndësishme dhe të koordinuar. Ai vazhdon të lëshojë raketa drejt Izraelit, por jo me të njëjtin intensitet.

Ndërkohë, ky është një vend nën presion, duke luftuar me numrin e madh të viktimave nga sulmet ajrore izraelite dhe një milion njerëz që tashmë janë zhvendosur.

Hezbollahu, një grup mysliman shiit i armatosur dhe financuar nga Irani, konsiderohet një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe të tjerët, por është më shumë se thjesht një milici në Liban. Ajo është gjithashtu një parti politike me përfaqësim në parlament dhe një lëvizje sociale, e rrënjosur në shoqërinë libaneze, me mbështetje të konsiderueshme.

I fuqishëm dhe me ndikim, Hezbollah, që do të thotë Partia e Zotit, shpesh përshkruhet si një shtet brenda një shteti në Liban. Ajo është dobësuar nga dy javë sulme ajrore të pandërprera izraelite dhe atentate të profilit të lartë, por nuk është mposhtur.

NĂ« njĂ« fjalim sfidues tĂ« hĂ«nĂ«n, numri dy i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se luftĂ«tarĂ«t e tij ishin tĂ« gatshĂ«m t’i rezistonin çdo pushtimi izraelit. PĂ«rpara kĂ«tij pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« fundit, krahu i armatosur i Hezbollahut, i cili pĂ«rfshin njĂ« arsenal tĂ« madh armĂ«sh dhe mijĂ«ra luftĂ«tarĂ« tĂ« ashpĂ«r, thuhej se ishte mĂ« i fortĂ« se ushtria libaneze dhe autoritetet e vendit kanĂ« pak autoritet, nĂ« mos aspak, mbi veprimet e grupit.

PĂ«r gati njĂ« vit, ndĂ«rsa Hezbollahu kryente sulme thuajse ditore ndĂ«rkufitare mbi Izraelin, shumĂ« jashtĂ« bazĂ«s sĂ« tij mbĂ«shtetĂ«se nĂ« Liban kishin frikĂ« se ky vend, tashmĂ« duke luftuar pĂ«r t’u rikuperuar nga vitet e krizave tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, po tĂ«rhiqej nĂ« njĂ« konflikt qĂ« nuk ka zgjedhur pĂ«r tĂ« luftuar.

Ekonomia ka rënë në thelb dhe ngërçi politik do të thotë se vendi ka qenë pa president për gati dy vjet.

Këtu, ka ende kujtime të luftës së fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në vitin 2006, kur pjesë të Libanit jugor dhe Dahieh, baza e grupit në periferitë jugore të Bejrutit, u rrafshuan.

Rivalët e Hezbollahut nuk do të zhgënjehen kur shohin një grup të dobësuar, i cili, shumë thonë, është i interesuar të mbrojë interesat e veta, dhe ato të mbështetësit të tij kryesor, Iranit.

Lexo më tej: Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar 

Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në të ashtuquajturin Bosht i Rezistencës, një aleancë fraksionesh në të gjithë Lindjen e Mesme e mbështetur nga Irani që përfshin gjithashtu Houthit në Jemen dhe milici në Irak dhe Siri.

Të ketë një Hezbollah të fortë në Liban, pranë Izraelit, ka qenë gjithmonë jetike për Iranin, pjesë e frenimit të tij kundër çdo sulmi izraelit në objektet e tij bërthamore.

Dje, jashtĂ« njĂ« ndĂ«rtese nĂ« qendĂ«r tĂ« Bejrutit tĂ« goditur nga njĂ« sulm izraelit, njĂ« banor mĂ« tha: “UnĂ« jam kundĂ«r Izraelit, qĂ« po na vret, por jam kundĂ«r Iranit, i cili po na vret gjithashtu”. 

Kjo, padyshim, refuzohet nga mbĂ«shtetĂ«sit e Hezbollahut. “Ne derdhĂ«m lot gjaku pĂ«r sulmin [izraelit] kundĂ«r Nasrallahut, Zoti i dhĂ«ntĂ« parajsĂ«n
 Ai Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m”, tha njĂ«ri prej tyre, pasi u detyrua tĂ« largohej nga Dahieh. “Ne nuk kemi frikĂ« [Izraelin]. Ne jemi ende nĂ« kĂ«mbĂ«.” 

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post ‘Vendi Ă«shtĂ« i humbur’: FrikĂ« dhe pasiguri nĂ« Liban ndĂ«rsa Izraeli pushton appeared first on Lapsi.al.

Nesër vendimi/ A do të ndëshkohen deputetët e PD-së që dogjën karriget

Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 15:00, ku pritet që të merren masa për deputetët e PD, lidhur me incidentet dje në Kuvend.

Grupi i PS ka kĂ«rkuar masa disiplinore, ndaj deputetĂ«ve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Lexo mĂ« tej: ÇfarĂ« ua ka zĂ«nĂ« sytĂ« ambasadave qĂ« shohin vetĂ«m karriket e djegura 

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione të forta, ku nuk munguan përplasjet fizike, ndërsa deputetët e PD dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit.

KujtojmĂ« se sot Policia e TiranĂ«s referoi nĂ« SPAK materialet nĂ« ngarkim tĂ« 23 deputetĂ« tĂ« opozitĂ«s, pas ngjarjeve tĂ« dhunshme qĂ« ndodhen dje brenda dhe jashtĂ« Kuvendit. Ata akuzohen pĂ«r veprat penale: “ShkatĂ«rrimi tĂ« pronĂ«s me zjarr” dhe “Goditjet pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 tĂ« Kodit Penal.

The post Nesër vendimi/ A do të ndëshkohen deputetët e PD-së që dogjën karriget appeared first on Lapsi.al.

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo

Prokuroria e Posaçme kĂ«rkoi 1 vit burg pĂ«r ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo. MĂ«sohet se Lulo akuzohet pĂ«r mosdeklarim ose fshehje pasurie. DĂ«nimi i kĂ«rkuar nga SPAK, tĂ« pezullohet dhe tĂ« konvertohet nĂ« 2 vjet shĂ«rbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ tĂ« tĂ« ardhurave nĂ« dy pasuri, njĂ« apartament nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« njĂ« zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar nĂ« “RrugĂ«n e DurrĂ«sit”.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin nĂ« “RrugĂ«n e DurrĂ«sit” nĂ« TiranĂ«, me vlerĂ« 120 mijĂ« euro, ia ka bĂ«rĂ« dhuratĂ« motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijĂ« euro, ndĂ«rsa ka marrĂ« hua edhe 480 mijĂ« euro. Por, komisionet e Vetingut kanĂ« konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur tĂ« ardhura tĂ« ligjshme financiare pĂ«r tĂ« blerĂ« dhe mĂ« pas dhuruar dyqanin me vlerĂ« 120 mijĂ« euro.

The post SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo appeared first on Lapsi.al.

Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera

Policia njoftoi se ka asgjĂ«suar 2532 bimĂ« kanabisi dhe ka sekuestruar 23.5 kg cannabis nĂ« proces tharjeje gjatĂ« operacionit “Territor i pastĂ«r” nĂ« ShkodĂ«r.

Policia:

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

The post Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera appeared first on Lapsi.al.

❌