❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Protesta nuk ishte ajo qĂ« u pompua”- Gazetari: ParalajmĂ«rimi qĂ« u dha, qĂ«llimi i PD

Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« emisionin “Now” me Erla MĂ«hillin, ku komentoi protestĂ«n kombĂ«tare tĂ« opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«.

Gjatë intervistës, Kikia vuri në dukje se protesta ishte më e madhe se ato të mëparshmet, por nuk përmbushi pritshmëritë e krijuara. Sipas tij Partia Demokratike pompoi fort opinionin publik se do të ndodhte diçka e madhe, gjë e cila nuk u arrit.

“Prisnim tĂ« ndodhte njĂ« konfrontim me policinĂ«, por ky nuk ndodhi nĂ« asnjĂ« moment,” tha ai, duke shprehur habi pĂ«r faktin qĂ« policia pĂ«rdori gaz lotsjellĂ«s, pavarĂ«sisht se, sipas tij, protesta nuk ishte aq e dhunshme sa pritej.

Ai theksoi se kjo mund të jetë pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendje ose për të dhënë një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

Gazetari shtoi se është hera e parë që protestat e opozitës kanë një kauz reale që është arritja e një marrëveshjeje për një qeveri teknike.

“Ishte diçka mĂ« shumĂ« se protestat e mĂ«parshme, por nuk ishte ajo qĂ« u pompua. Prisnim tĂ« ndodhte konfrontimi me policinĂ«, i cili nuk ndodhi nĂ« asnjĂ« moment. Nuk e di pse policia shkoi nĂ« pĂ«rdorimin e gazit lotsjellĂ«s. Protesta e sotme nuk ishte ajo qĂ« u kĂ«rkua nĂ« opinionin publik qĂ« do tĂ« ndodhte, diçka qĂ« do t’i pĂ«rgjigjeshim me dhunĂ« dhe konspiracioni i madh qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« popullit. U sulmuan tĂ« gjitha institucionet me bomba molotov, por te bashkia u hodhĂ«n mĂ« pak se çfarĂ« ndodhi te Kryeministria. UnĂ« besoj se kjo ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« skenari pĂ«r tĂ« mos çuar te ekstremi i dhunĂ«s. Ndoshta kjo ka qenĂ« njĂ« strategji pĂ«r tĂ« marrĂ« vĂ«mendje, por ndoshta pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r atĂ« qĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nĂ« tĂ« ardhmen. Policia nuk Ă«shtĂ« njĂ« film aksion, por ka njĂ« qĂ«llim dhe ky qĂ«llim Ă«shtĂ« arritja e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r njĂ« qeveri teknike. ËshtĂ« pĂ«r t’u shĂ«nuar se pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« protesta e PD-sĂ« Ă«shtĂ« me njĂ« kauzĂ« konkrete”, tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protesta nuk ishte ajo qĂ« u pompua”- Gazetari: ParalajmĂ«rimi qĂ« u dha, qĂ«llimi i PD appeared first on Euronews Albania.

“JanĂ« dĂ«mtuar 10 efektivĂ«â€, policia-protestuesve: Ndaloni molotovin

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar në një përplasje të fortë mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe uniformave blu.

Policia e Shtetit bën me dije se si pasojë e sulmeve me molotov dhe lëndë plasëse kanë mbetur të dëmtuar 10 efektivë të Policisë së Shtetit.

Gjithahstu bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur dhe dy protestues, babë e bir.

Policia ka bërë thirrje për ndalimin e akteve të dhunshme dhe njofton se ka marrë masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore

LEXONI GJITHASHTU:

The post “JanĂ« dĂ«mtuar 10 efektivĂ«â€, policia-protestuesve: Ndaloni molotovin appeared first on Euronews Albania.

Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov mes efektivëve: Merr flakë dhe një qytetar

Situata në protestën e opozitës ka përshkallëzuar, me përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të forcave speciale të vendosura jashtë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën një bombë molotov mes turmës, duke shkaktuar që forcat e rendit të përgjigjen me gaz lotsjellës. Gjatë këtyre incidenteve, policia gjithashtu hodhi molotov drejt protestuesve, duke shkaktuar lëndimin e dy personave nga flakët. Një grua është raportuar e dëmtuar dhe po i jepet kujdesi i nevojshëm mjekësor.

Bomba molotov që goditi protestuesit dyshohet se fillimisht u hodh nga protestuesit në drejtim të forcave të rendit, por në momentin e fundit u kthye mbrapsht nga këta të fundit. Pas përshkallëzimit të situatës dhe hedhjes së gazit lotsjellës, situata duket se u qetësua, dhe protestuesit filluan të shpërndahen. Megjithatë, tubimi i demokratëve vazhdon ende.

Protestuesit e opozitës e nisën sulmin me bombat molotov fillimisht te Kryeministria, për të vazhduar më pas drejt selisë së Partisë Socialiste. Atje, ata i vunë flakë banerit në hyrje të godinës si pasojë e sulmeve intensive me lëndë plasëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov mes efektivëve: Merr flakë dhe një qytetar appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Sulmohet me lëndë plasëse selia e PS-së, merr flakë godina

Protestuesit e opozitës, pas goditjes me molotov të Kryeministrisë, u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste.

Gjatë zhvendosjes së tyre, ata i vunë flakën një stacioni autobusi dhe disa kazanëve të plehrave.

Ashtu sikurse edhe Kryeministria, selia e PS u bë target i goditjeve masive me lëndë piroteknike dhe molotov.

Në ambientet e jashtme të selisë rozë pati përplasje dhe incidente mes uniformave blu që kishin krijuar një kordon sigurie dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për të shuar zjarrin, hedhja intensive e bombave molotov shkaktoi djegien e banerit të Partisë Socialiste në hyrje të godinës.

Një nga bombat molotov raportohet se shpërtheu mes efektivëve të policisë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave speciale. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, duke shpërndarë turmën dhe detyruar protestuesit të zhvendosen.

Pas sulmit ndaj godinës së PS, protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës.

The post VIDEO| Sulmohet me lëndë plasëse selia e PS-së, merr flakë godina appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë ka përshkallëzuar në përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Ishin fillimisht, deputetët e Partisë Demokratike dhe disa mbështetës të PD që u konfrontuan me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.
Më pas, protesta u përkeqësua me hedhjen masive të bombave molotov dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Zëdhënësi i Policisë u ka bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të ndalojnë aktet e dhunës dhe të shmangin sulmet ndaj forcave të rendit.
Për shkak të shpërthimeve, pema përpara Kryeministrisë ka marrë flakë, por zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë zjarrin në kohë.
Pasi qëndruan disa minuta përpara Kryeministrisë, aty ku u shënuan dhe konfrontimet e para, grupi i deputetëve të PD u zhvendosën së bashku me mbështetësit në drejtim të sheshit Skënderbej.

 

Vijon
.

The post VIDEO| Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta appeared first on Euronews Albania.

“U ngritĂ«m si luanĂ«â€- Netanyahu pĂ«r 7 tetorin: “Lufta e ringjalljes” do tĂ« vazhdojĂ«

Benjamin Netanyahu foli sot nĂ« njĂ« mbledhje tĂ« posaçme tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« shĂ«nuar pĂ«rvjetorin e masakrĂ«s sĂ« 7 tetorit, njĂ« ngjarje qĂ« ai e pĂ«rshkroi si “ditĂ«n mĂ« tĂ« zezĂ«â€ dhe “sulmin mĂ« tĂ« tmerrshĂ«m ndaj popullit hebre qĂ« nga Holokausti”. GjatĂ« kĂ«saj ceremonie, kryeministri izraelit theksoi se, ndryshe nga Holokausti, populli hebre u ngrit kundĂ«r armiqve tĂ« tij dhe nisi njĂ« luftĂ« tĂ« ashpĂ«r pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat e kohĂ«s.

Netanyahu nĂ«nvizoi se “lufta e ringjalljes” do tĂ« vazhdojĂ« derisa tĂ« pĂ«rmbushen objektivat e Izraelit, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« zhdukjen e Hamasit, kthimin e pengjeve nĂ« shtĂ«pi dhe parandalimin e çdo kĂ«rcĂ«nimi tĂ« ardhshĂ«m nga Gaza. Ai shprehu angazhimin e tij pĂ«r tĂ« siguruar kthimin e izraelitĂ«ve nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre dhe pĂ«r tĂ« ndryshuar realitetin e sigurisĂ« nĂ« rajon. “PĂ«r hir tĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«, pĂ«r hir tĂ« sĂ« ardhmes sonĂ«, ne duam tĂ« sigurojmĂ« qĂ« asnjĂ«herĂ« mĂ« tĂ« mos ndodhin tragjedi si ajo e 7 tetorit,” tha ai.

Kryeminiztri izraelit bĂ«ri gjithashtu homazhe  nĂ« njĂ« memorial nĂ« Jerusalem pĂ«r viktimat e sulmeve tĂ« Hamasit, ku ai pĂ«rsĂ«riti angazhimin e tij pĂ«r tĂ« sjellĂ« pengjet nĂ« shtĂ«pi. Pas ndezjes sĂ« qirinjve nĂ« memorial, ai theksoi: “Kemi kaluar njĂ« masakĂ«r tĂ« tmerrshme njĂ« vit mĂ« parĂ« dhe jemi ngritur si popull si luanĂ«.” KĂ«to fjalĂ« shprehin njĂ« forcĂ« dhe njĂ« unitet tĂ« thellĂ« nĂ« mesin e sfidave tĂ« vazhdueshme qĂ« Izraeli po pĂ«rballet.

The post “U ngritĂ«m si luanĂ«â€- Netanyahu pĂ«r 7 tetorin: “Lufta e ringjalljes” do tĂ« vazhdojĂ« appeared first on Euronews Albania.

“DeputetĂ«t tĂ« mos ikin” – Thirrja e protestuesit: TĂ« nxjerrim BerishĂ«n nĂ« shesh

Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të bashkohen me drejtuesit e PD-së në selinë blu.

Në një prononcim për media, një protestues i veshur me kostum tradicional i bën thirrje deputetëve që të mos ikin nga protesta, por të qëndrojnë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.

“Do qĂ«ndrojmĂ« natĂ« e ditĂ«. U bĂ«j thirrje deputetĂ«ve tĂ« mos ikin, por tĂ« rrinĂ« me popullin aty deri sa tĂ« ikĂ« Edi Rama,” tha protestuesi.

Madje, ai shkoi mĂ« tej kur propozoi nxjerrjen e BerishĂ«s nga arresti shtĂ«piak nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i bashkohet protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s. “Kam shumĂ« dĂ«shirĂ« qĂ« zotin Berisha tĂ« shkojmĂ« ta marrim dhe ta nxjerrim nĂ« protestĂ«,” shtoi protestuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “DeputetĂ«t tĂ« mos ikin” – Thirrja e protestuesit: TĂ« nxjerrim BerishĂ«n nĂ« shesh appeared first on Euronews Albania.

“Para Laçi” – Me flamujt e PD nĂ« makina, protestuesit nga rrethet mblidhen nĂ« TiranĂ«

Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Me flamujt e Partisë Demokratike nëpër makina, mbështetësit e opozitës kanë mbërritur në kryeqytet për të nisur atë që drejtuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si fillimin e mosbindjes civile.

“Para Laçi, rroftĂ« Sali Berisha,” dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« njĂ« nga protestuesit nga makina e tij, teksa i drejtohet qendrĂ«s sĂ« TiranĂ«s nĂ« rrethrrotullimin e Zogut tĂ« Zi.

Protesta Ă«shtĂ« parashikuar tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 18:00 nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit,” pĂ«rpara godinĂ«s sĂ« kryeministrisĂ«, dhe mĂ« pas pritet tĂ« shtrihet nĂ« disa prej akseve kryesore brenda kryeqytetit. PĂ«r kĂ«tĂ«, nĂ« hyrjen kryesore tĂ« godinĂ«s sĂ« qeverisĂ« janĂ« vendosur pjesĂ« metalike. Ndryshe nga protestat e tjera, kĂ«tĂ« radhĂ« nuk do tĂ« jetĂ« njĂ« protestĂ« me fjalime, por me aksione nĂ« terren, tĂ« cilĂ«t organizatorĂ«t kanĂ« zgjedhur ende tĂ« mos i zbulojnĂ«.

Për protestën, selia blu ka kërkuar 4 orë leje në policinë e Tiranës, leje e cila i është aprovuar. Prej pasdites së të dielës, policia ka kaluar në gatishmëri, dhe për këtë protestë janë angazhuar 1500 efektivë, të cilët do të jenë në terren për protestën dhe mbrojtjen e disa prej godinave shtetërore, duke përfshirë Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Para Laçi” – Me flamujt e PD nĂ« makina, protestuesit nga rrethet mblidhen nĂ« TiranĂ« appeared first on Euronews Albania.

Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Bosnjë, Dodik fiton bindshëm në Republikën Srpska

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Lideri i partisĂ« mĂ« tĂ« madhe kroate nĂ« BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar nĂ« shumicĂ«n e komunave pĂ«r pozitat e kryetarĂ«ve tĂ« komunave.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate.

Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.

Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiq tha pĂ«r Radio Evropa e LirĂ« se logjika e votuesve qĂ« kĂ«tĂ« vit votuan pĂ«r kandidatĂ« tĂ« burgosur, ose tĂ« akuzuar pĂ«r korrupsion, Ă«shtĂ« “e pakuptueshme dhe paradoksale”.

Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po pĂ«rpiqem tĂ« vendosem nĂ« pozitĂ«n e dikujt qĂ« nĂ« qendrĂ«n e votimit zgjedh njĂ« kandidat qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« paraburgim, ose madje i dĂ«nuar me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«. Nuk mundem, sado qĂ« pĂ«rpiqem, ta kuptoj me cilĂ«n logjikĂ« udhĂ«hiqen qytetarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« rast, pĂ«rveç se kjo tregon sa pak besim kanĂ« qytetarĂ«t nĂ« institucione, edhe nĂ« ato gjyqĂ«sore”, tha Huskiq.

Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.

Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve.

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna.

The post Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Bosnjë, Dodik fiton bindshëm në Republikën Srpska appeared first on Euronews Albania.

Protesta kombëtare e opozitës, reagon ambasada amerikane

Ambasada SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga opozita, që pritet të mbahet pasditen e kësaj të hëne.

Në komunikatën e saj, ambasada këshillon personelin e saj të shmangë pjesëmarrjen në këtë demonstratë dhe u sugjeron shtetasve amerikanë të jenë vigjilentë duke monitoruar mediat lokale për informacionet më të fundit.

Qytetarët amerikanë janë këshilluar gjithashtu të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shqiptare për të minimizuar rrezikun gjatë protestës.

Protesta do të zhvillohet pranë Kryeministrisë në orën 18:00, dhe pritet që të ketë një prani të shtuar të policisë, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të qarkullimit.

MESAZHI I PLOTË i AMBASADËS AMERIKANE: 

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri
Mesazh për Qytetarët Amerikanë
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:
· Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
· Monitoroni mediat lokale
· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
· Mbani një profil të ulët

Ndihma:
Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285
+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)
[email protected]
https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
888-407-4747 ose 202-501-4444
Informacione për Shqipërinë
Regjistrohu në programin e regjistrimit të udhëtarëve inteligjentë (STEP) për të marrë përditësime të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta kombëtare e opozitës, reagon ambasada amerikane appeared first on Euronews Albania.

1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Hamasit?

Pas sulmit tronditës të 7 tetorit 2023, qeverisë së Izraelit iu desh të shkonte përtej doktrinës së saj të hakmarrjes dhe të godiste fort për të liruar pengjet dhe për të çrrënjosur Hamasin. A ia ka arritur qëllimit?

Pas muajsh të tërë luftime, në fillim të verës Forcat Mbrojtëse Izraelite morën nën kontroll Korridorin Filadelfi, një aks strategjik që shtrihet përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, në zonën e Rafahut.

Vendosja e trupave në vijën Filadelfi ka krijuar një lidhje strategjike mes Gazës dhe Libanit jugor, duke nxitur sulmet e lëvizjes Hezbollah. Në të njëjtën kohë, Izraelit i duhet korridori për të ndërprerë rrugët e furnizimit për palestinezët dhe për pastrimin e tuneleve të Hamasit.

I kapur në befasi më 7 tetor 2023, shteti hebre përjetoi një nga sulmet terroriste më fatale në histori dhe pushtimin e parë që nga formimi i territorit kombëtar në 1948n. Grupi militant palestinez sulmoi territorin izraelit nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë 1.195 persona, 815 prej të cilëve civilë dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Militantët përdorën varka të shpejta, dronë dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi për të asgjësuar njësitë izraelite përgjatë kufijve të Gazës. Ishte një sulm i shumanshëm, që në këndvështrimin e Izraelit kishte dorën e Iranit.

TĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, kabineti qeveritar hebraik i dha jetĂ« operacionit “Shpatat e Hekurta”, me synim dĂ«bimin e agresorĂ«ve palestinezĂ« nga territori, lirimin e pengjeve dhe objektivin final: asgjĂ«simin e Hamasit.

Kur ka kaluar një vit, mbi 41 mijë palestinezë janë vrarë në luftime, 7 mijë e 500 prej të cilëve fëmijë. Gjithashtu, spitalet, shkollat dhe godinat civile janë shkatërruar dhe 800 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën.

Më 31 korrik, me anë të një sulmi në Teheran, Izraeli vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh dhe ndërkohë ka siguruar lirimin e më shumë se 100 pengjeve, me 70 të tjerë që janë vrarë dhe me lëvizjen islamike që nuk është çrrënjosur ende.

Qeveria hebraike është e shqetësuar nga rreziku se Hamasi mund të pushtojë edhe Bregun Perëndimor. Fakti që atje nuk mbahen zgjedhje është tregues i frikës se ekstremistët mund ta marrin zonën nën kontroll, përfshirë vendbanimet izraelite.

Nga ana e tyre, palestinezët e Bregut kanë denoncuar zgjerimin e kolonive hebraike në territoret e tyre. Nisur nga kjo, dëshpërimi i banorëve mund të favorizojë strategjinë e Hamasit për të pushtuar rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Hamasit? appeared first on Euronews Albania.

Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%

Nga muaji tetori Qeveria e Kosovës do të rris pensionit për 20%, ndërsa nga janar për 20% do të rriten pensionet për personat që përfshihen në ligjin për kategoritë e luftës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.

“Duke filluar nga ky muaj 2024 do tĂ« rrisim pĂ«r 20% tĂ« gjitha pensionet si vijon , pensioni bazik i moshĂ«s, pensioni kontribuespagues i plotĂ« dhe parcial, pension i aftĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe pĂ«r tĂ« rritur, pensioni pĂ«r personat e verbĂ«r, pensioni pĂ«r personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punĂ«s. Nga muaji janar i viti 2025 pra pĂ«r mĂ« pak se 3 muaj do tĂ« rritet pĂ«r 20% pensionet e pĂ«rcaktuara me ligjin pĂ«r kategoritĂ« e luftĂ«s”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20% appeared first on Euronews Albania.

Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero!

Ishte njĂ« shfaqje sa e forcĂ«s, aq edhe e mbĂ«shtetjes pĂ«r Matteo Salvinin. LiderĂ«t e forcave politike nga radhĂ«t e grupit ekstremist “PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n” u bashkuan nĂ« takimin vjetor tĂ« LigĂ«s italiane nĂ« Pontida, nĂ« mbrojtje tĂ« liderit qĂ« pĂ«rballet me rrezikun e burgimit. Ata qĂ«ndruan sĂ« bashku nĂ« skenĂ« nĂ«n sloganin “Mbrojtja e kufijve nuk Ă«shtĂ« krim.”

“Ata nuk mund ta ndalin aleancĂ«n e shenjtĂ« tĂ« popujve evropianĂ«, qĂ« nis nga Pontida. Ju dua dhe ju jap fjalĂ«n e nderit se unĂ« nuk dorĂ«zohem dhe nuk do tĂ« dorĂ«zohem kurrĂ«,” deklaroi Matteo Salvini, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i ItalisĂ«.

Në fjalimet e kryetarit të partisë portugeze Chega, atij të Partisë Austriake të Lirisë dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, tema e emigracionit ishte kryesore, bashkë me thirrjen drejtuar Evropës për të ndryshuar kurs.

“Hungaria e konsideron Salvinin njĂ« hero, sepse ai mbylli kufijtĂ« dhe mbrojti shtĂ«pitĂ« e italianĂ«ve. Ai duhet tĂ« dekorohet pĂ«r kĂ«tĂ«, jo tĂ« dĂ«nohet,” tha Orban.

Mbështetësve të peticionit iu dha një kartë anëtarësimi në partinë e Ligës.

“Firmat po i ndihmojnĂ« italianĂ«t tĂ« kuptojnĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«het kur emigrantĂ«t mbĂ«rrijnĂ« nĂ« Itali. Nuk po them se po na pushtojnĂ«, por po kalojmĂ« kohĂ« kritike. Salvini bĂ«ri gjĂ«nĂ« e duhur dhe e bĂ«ri mirĂ«,” dejklaroi njĂ« mbĂ«shtetĂ«s.

NĂ«se mbĂ«shtetja e Salvinit pĂ«r PatriotĂ«t pĂ«r EvropĂ«n, grupi i tretĂ« mĂ« i madh nĂ« Parlamentin Evropian, do ta distancojĂ« atĂ« nga grupi konservator dhe reformist, si dhe nga partnerja e koalicionit, Giorgia Meloni, kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero! appeared first on Euronews Albania.

“Gjimshiti, mungesĂ« e madhe”- Pajaziti e Ajeti flasin pĂ«rpara Nations League

KombĂ«tarja shqiptare ka nisur grumbullimin nĂ« TiranĂ«, ku do tĂ« vijojnĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r dy sfidat ndaj ÇekisĂ« dhe GjeorgjisĂ« nĂ« LigĂ«n e Kombeve. TĂ« hĂ«nĂ«n, nĂ« konferencĂ«n e zakonshme pĂ«r shtyp, folĂ«n dy futbollistĂ«: Arlind Ajeti, njĂ« lojtar me pĂ«rvojĂ«, dhe Adrion Pajaziti, mesfushori i talentuar i Fulham, i thirrur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kombĂ«tare.

“Besoj se jam shumĂ« gati, pasi jam nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ«. Kam pasur njĂ« parasezon shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shĂ«nuar gola. Tani qĂ« jam huazuar nĂ« Kroaci, ndihem nĂ« formĂ« tĂ« mirĂ« fizikisht dhe kam shumĂ« besim te vetja. Po tĂ« mĂ« jepet shansi, jam gati.”, tha Pajaziti.

Pajaziti gjithashtu foli për modelin që dëshiron të ndjekë në kombëtare.

“E kam parĂ« nĂ« Youtube. Ai [Demollari] Ă«shtĂ« njĂ« legjendĂ« e ShqipĂ«risĂ« dhe ndihem mirĂ« kur dĂ«gjoj kĂ«to komplimente. Do tĂ« pĂ«rpiqem edhe unĂ« tĂ« bĂ«hem njĂ« legjendĂ« si ai”, tha Pajaziti.

Nga ana tjetër, mbrojtësi që luan në Superligën turke, Arlind Ajeti, analizoi ndeshjet e radhës dhe theksoi mungesën e kapitenit Berat Gjimshiti si një goditje të madhe për ekipin.

“Gjimshiti do tĂ« jetĂ« njĂ« mungesĂ« e madhe pĂ«r ne, si lojtar dhe si person, sepse ai gjithmonĂ« ka fjalĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ«. PĂ«r sa i pĂ«rket formacionit, kĂ«tĂ« e di trajneri, dhe ne tĂ« gjithĂ« jemi gati. Nuk ka rĂ«ndĂ«si kush luan, rĂ«ndĂ«si ka vetĂ«m qĂ« kombĂ«tarja tĂ« fitojĂ«â€, Ajeti.

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e grumbullimit pĂ«r dy ndeshjet ndaj ÇekisĂ« dhe GjeorgjisĂ«, ndĂ«rsa lista e ekipit do tĂ« qĂ«ndrojĂ« me 23 lojtarĂ«, sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« trajnerit Sylvinho.

The post “Gjimshiti, mungesĂ« e madhe”- Pajaziti e Ajeti flasin pĂ«rpara Nations League appeared first on Euronews Albania.

Akuzat e rënda për reperin Puff Diddy, reagon për herë të parë e ëma

Janice Smalls Combs, e Ă«ma e reperit Sean ‘Diddy’ Combs, ka reaguar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« lidhje me akuzat qĂ« po bĂ«hen ndaj djalit tĂ« saj, pĂ«r trafikim seksual dhe abuzime seksuale.

Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se është një nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat, të cilat e trajtojnë djalin si të fajshëm pa i dhënë atij mundësinë të provojë pafajësinë.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ« tĂ« shoh djalin tim tĂ« gjykohet, jo pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n, por pĂ«r njĂ« histori tĂ« krijuar mbi gĂ«njeshtra,” tha Janice, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« dhimbje tĂ« padurueshme. Ajo pĂ«rshkroi situatĂ«n si njĂ« linçim publik, duke theksuar se Ă«shtĂ« e tmerrshme tĂ« shohĂ«sh njĂ« person tĂ« akuzohet dhe tĂ« diskreditohet nĂ« publik pa pasur mundĂ«sinĂ« tĂ« flasĂ« pĂ«r veten.

Janice e pranoi se Diddy ka bërë gabime në të kaluarën dhe se nuk ka qenë plotësisht i sinqertë për dhunën ndaj Cassie Ventura, siç dokumentohet në një video survejimi e filmuar në mars 2016, e cila u bë publike më herët këtë vit.

Video, e cila tregon një incident të dhunshëm në një hotel në Los Angeles, ka kontribuar në krijimin e një imazhi negativ për Diddy, duke shtuar tensionin në situatën ligjore që ai përballet aktualisht.

Në vazhdim, Janice komentoi se vendimi i Diddy-t për të zgjidhur me shpejtësi padinë e Cassie-t, vetëm një ditë pas paraqitjes së saj, ishte një hap që mund të ketë krijuar një precedent të dëmshëm. Ajo argumentoi se ky veprim i dha mundësi të tjerëve për të ndjekur Diddy-n për përfitime financiare, duke e përkeqësuar situatën.

“Akuzat e rreme dhe keqkuptimet ndaj djalit tim po i japin njĂ« dĂ«m tĂ« madh reputacionit tĂ« tij dhe po pengojnĂ« mundĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« provuar pafajĂ«sinĂ«,” tha ajo.

The post Akuzat e rënda për reperin Puff Diddy, reagon për herë të parë e ëma appeared first on Euronews Albania.

U fut të mbronte të ëmën nga dhuna, shqiptari qëllon me armë djalin e bashkëjetueses

Një ngjarje e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 tetorit në Sassuolo të Italisë, ku një 46-vjeçar shqiptar qëlloi me armë ndaj një 19-vjeçari ukrainas. Adoleshenti është djali i bashkëjetueses së shqiptarit, i cili ditën e ngjarjes ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij e cila po dhunohej nga 46-vjeçari.

Ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit, filloi me një debat të dhunshëm mes autorit dhe gruas 39-vjeçare. Pas një përplasjeje fizike me gruan, burri nxori armën dhe qëlloi djalin, duke e goditur me një plumb mes qafës dhe klavikulës.

I riu u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda në Milano, ku mbërriti në gjendje kritike për jetën. Pas trajtimit mjekësor, ai u shtrua në terapi intensive dhe aktualisht është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po vlerësojnë mundësinë e daljes nga intubimi.

Arma e përdorur për këtë akt të dhunshëm ishte një Beretta e kalibrit 84, e cila ishte vjedhur në Sassuolo në vitin 2013. Karabinierët e kompanisë Rho, që ishin në vendngjarje, sekuestruan armën dhe 40 gëzhoja të tjera të të njëjtit kalibër. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e të gjithë personave të involvuar në këtë incident.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U fut të mbronte të ëmën nga dhuna, shqiptari qëllon me armë djalin e bashkëjetueses appeared first on Euronews Albania.

Ulet dënimi për Pogba, francezi drejt rikthimit në fushë, Juventus ende pa vendim

Pas lajmit pozitiv për reduktimin e dënimit të tij për doping, Paul Pogba vazhdon të jetë në diskutim nga drejtuesit e Juventusit. Drejtori i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli, ka pohuar se një vendim për të ardhmen e lojtarit francez do të merret së shpejti.

Kur u duk se karriera e Pogba-s po i vinte fundi, një ditë më parë ai mori një lajm të mirë nga gjykata, e cila vendosi të reduktojë dënimin e tij nga 4 vjet në 1 vit e 8 muaj. Ky vendim ka sjellë një rikthim të buzëqeshjes për mesfushorin, i cili vazhdon të jetë në pronësi të Juventusit. Megjithatë, ky lajm nuk ka zbutur pakënaqësitë mes palëve, pasi tek bardhezinjtë po shqyrtohet mundësia e shkëputjes së kontratës.

Giuntoli ka theksuar se vendimi për Pogba-n do të merret në ditët në vijim dhe është e mundur që palët të ndajnë rrugët. Nëse çështja e kontratës zgjidhet, Pogba nuk është akoma në formën optimale për të marrë ngarkesën e plotë, por do të kthehet në stërvitje me ekipin.

Në marsin e vitit të ardhshëm, 31-vjeçari mund të luajë dhe të jetë nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta, por është ende herët për të diskutuar këtë mundësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulet dënimi për Pogba, francezi drejt rikthimit në fushë, Juventus ende pa vendim appeared first on Euronews Albania.

Grabitet 18-vjeçari në Shkodër, 2 persona i marrin me dhunë portofolin dhe celularin

Një shtetas rumun, 19-vjeçar, është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një bashkëmoshatari të tij.

Adoleshenti rumun, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« shtetas tjetĂ«r, tĂ« cilin policia ende nuk e ka identifikuar, e ndaluan 18-vjeçarin nĂ« bulevardin “Zogu i ParĂ«â€ dhe i grabitĂ«n me dhunĂ« sendet personale.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti te 19-vjeçari celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij në këtë vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, pas marrjes sĂ« njoftimit se njĂ« shtetas kishte rĂ«nĂ« pre e njĂ« vjedhjeje nĂ« bulevardin “Zogu i ParĂ«â€, organizuan menjĂ«herĂ« punĂ«n pĂ«r kapjen e autorĂ«ve. FalĂ« veprimeve tĂ« shpejta, u identifikua dhe u arrestua njĂ«ri nga autorĂ«t e dyshuar, D. L., 19 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r.

Nga hetimet rezulton se ai, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme i kanë vjedhur me dhunë 18-vjeçarit, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.

GjatĂ« kontrollit fizik, D. L. kishte me vete celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe njĂ« sasi tĂ« vogĂ«l lĂ«nde narkotike tĂ« dyshuar cannabis sativa, tĂ« cilat u sekuestruan si prova materiale”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Grabitet 18-vjeçari në Shkodër, 2 persona i marrin me dhunë portofolin dhe celularin appeared first on Euronews Albania.

Përkujtohet 7 tetori në Izrael, familjarët e pengjeve protestë para kryeministrisë

Më 7 tetor, Izraeli shënon njëvjetorin e sulmit të Hamasit, gjatë të cilit militantët palestinezë vranë mbi 1,200 njerëz dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore që nisi në orën 6:29, momenti kur filloi sulmi, në Kibbutz Reim, vendndodhja e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit.

TĂ« afĂ«rmit e rreth 100 pengjeve qĂ« mbahen ende peng nga Hamasi, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve besohet se kanĂ« tĂ« vdekur, u mblodhĂ«n pranĂ« rezidencĂ«s sĂ« kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Ata qĂ«ndruan nĂ« heshtje nĂ« shenjĂ« proteste ndaj dĂ«shtimit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r t’i liruar mĂ« tĂ« dashurit e tyre.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë në Gaza, ku ka vrarë afro 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përkujtohet 7 tetori në Izrael, familjarët e pengjeve protestë para kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.

“Ule muzikĂ«n, se mbaj zi”- Si u vra 65-vjeçari nĂ« SarandĂ«, miku e qĂ«lloi me shishe

Një 65-vjeçar i identifikuar si Gëzim Bizoni është vrarë brutalisht në oborrin e banesës së tij, mbrëmjen e të dielës në Sarandë. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë miku i tij.

Viktima, i divorcuar, kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë dhe kishte marrë 42-vjeçarin Admir Beqiri për të jetuar aty. Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Bizioni dhe Beqiri kishin pasur konflikte së fundmi, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa. Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri, në gjendje të alkolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.

Gjatë një konflikti me tone të ashpra, Admir Beqiri e goditi viktimën në fytyrë me një shishe qelqi, duke e lënë të vdekur në vend, dhe vazhdoi ta dhunonte edhe pasi 65-vjeçari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit ndodhej edhe e dashura e 42-vjeçarit, e cila u largua me nxitim, ndërsa pak minuta më vonë u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë. Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ule muzikĂ«n, se mbaj zi”- Si u vra 65-vjeçari nĂ« SarandĂ«, miku e qĂ«lloi me shishe appeared first on Euronews Albania.

❌