Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjike në Itali/ 30-vjeçari shqiptar v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, policia zbardh detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në provincën e Caserta-s.
Një 30-vjeccar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se 30-vjeccari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.
Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.

The post Tragjike në Itali/ 30-vjeçari shqiptar v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, policia zbardh detajet appeared first on Sot News | Lajme.

“Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub shpërthen në akuza të forta kundër Bardhit

Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”
Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

The post “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub shpërthen në akuza të forta kundër Bardhit appeared first on Sot News | Lajme.

Florida në alarm, përgatitet për uraganin Milton, pritet të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet

Uragani Milton është ripërforcuar në një uragan të kategorisë 5 – niveli më i lartë në shkallën me pesë pikë Saffir-Simpson – dhe pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC).
Uragani Milton ndodhet rreth 400 milje (650 km) në jugperëndim të Tampa, Florida me erëra të qëndrueshme prej 160 mph (260 km/h), tha NHC me bazë në Miami.

Siç vuri në dukje CBC, një milion qytetarë që jetojnë në bregun perëndimor të Floridës janë urdhëruar të evakuohen. Guvernatori i shtetit, Ron de Sandys, tha se 8,000 anëtarë të Gardës Kombëtare ishin aktivizuar dhe kamionët me furnizime dhe pajisje ishin gati.
“Tani është koha për të zbatuar planin tuaj… por koha po mbaron”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden tha në deklaratat e tij se uragani Milton mund të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet.
“Banorët e Floridës që jetojnë në zonat nën urdhrat e evakuimit u është kërkuar të largohen menjëherë. Është çështje për jetë a vdekje”, theksoi ai.
Në zonat më kritike ku banorët duhet të largohen nga shtëpitë, policia kalon me altoparlant.

The post Florida në alarm, përgatitet për uraganin Milton, pritet të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet appeared first on Sot News | Lajme.

Kush ia ‘hoqi’ mërzinë Jonida Vokshit? Moderatorja ndan me ndjekësit videon që s’duhet humbur

Aktorja si dhe moderatorja e BBVK Jonida Vokshi sëfundmi nuk po kalon aspak ditë të mira.
Pak ditë më parë Vokshi përmes statuseve në rrjete sociale bëri me dije se babai i saj nuk po kalon orë të mira me shëndetin.

Përmes një video të publikuar në ‘Insta-story’ Jonida ka ndarë me ndjekësit një moment ku e bija mundohet ta bëjë sado pak të lumtur nënën e saj e cila duket tejet e shqetësuar e me lot në sy.
Për më tepër ndiqni videon:

The post Kush ia ‘hoqi’ mërzinë Jonida Vokshit? Moderatorja ndan me ndjekësit videon që s’duhet humbur appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile, ‘dorëzohet’ Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive

Belind Këlliçi priste më shumë nga protesta e opozitës një natë më parë, e cila u mbyll me dhjetëra bidonë molotov të hedhura drejt disa prej institucioneve kryesore si dhe me 13 të lënduar në radhët e policisë dhe protestuesve.
Teksa deklaroi se ajo duhet të ishte më e ashpër dhe më e fortë, ish-kandidati i opozitës për Tiranës, zbuloi në një program televiziv disa nga detajet sesi do të vijojë aksioni opozitar.
Sipas Këlliçit, opozita nuk ka më asnjë rrugë sesi të përballet me këtë mazhorancë dhe premtoi se jehona e mosbindjes civile do të shkojë deri në shkallët e PE.

“Nuk ishte brenda pritshmërive. Pasi pritshmëritë ishin që protesta të ishte më e ashpër më e fortë. Ishte akti i parë i mosbindjes civile. Ishte protestë e mirëfilltë, kishte zero fjalim, vetëm aksion Sigurisht që në javët në vijim do të përshkallëzohet dhe do të zgjerohet gjeografikisht. Sot në mbledhjen e drejtuesve politik u hodh ideja e zhvendosjes së protestës në 12 qarqet e vendit dhe pse jo, jo vetëm jashtë sallës së parlamentit, por edhe brenda, edhe në PE madje.

Asnjë protestues, qytetar, nuk do të dëshironte të hidhej molotov, por përballë kësaj situate politike, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër sesa përplasja me këtë mazhorancë, me këtë narkoshtet. Dhe nuk e kam thënë unë që është narkoshtet, por mediat më të mëdha botërore. Ne nuk kemi rrugë tjetër sesi të përballemi me një mazhorancë, kur ajo nuk zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese.

Në këtë vend kur kanë rënë institucionet, unë nuk e di se çfarë presin këta nga opozita. Unë garantoj qytetarët që protestat e tjera do të jenë edhe më të forta. Nuk duam pushtet në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Belind Këlliçi.

The post Mosbindja civile, ‘dorëzohet’ Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive appeared first on Sot News | Lajme.

Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit…

Indeksi i çmimeve të konsumit (inflacioni) në muajin shtator u rrit me 1.9 për qind, niveli më i ulët që nga qershori i vitit 2021 sipas të dhënave zyrtare te INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2024, krahasuar me gusht 2024 është 0,6%.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me – 0,28 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,6% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,1%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Komunikimi” me 0,8%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9%, “mish” me 3,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,0%, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,9%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5% secili.

“Shërbimi arsimor” pësoi rritje me 0,4%, “Komunikimi” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,1%./MONITOR

The post Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit… appeared first on Sot News | Lajme.

Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta

Pas pesë orëve marrje në pyetje nga prokurorët e posaçm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalë nga SPAK.
Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.

Kujtojmë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.

I ftuar në një program televiziv, deputeti demokrat theksoi se qëllimi për arritjen e një qeverie teknike, nuk arritet me 2-3 orë.

Ai theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
“Nuk është protesta e parë. Por ajo e djeshmja pati një hap ndryshe, ishte protesta e parë që nuk pati në krye të protestës folës politikanë të PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.
Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.

Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.
Duhet të shkojmë në çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.

The post “Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë appeared first on Sot News | Lajme.

“Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave

Në studion e një programi televiziv ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

The post “Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave appeared first on Sot News | Lajme.

“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

The post “Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i ciklomotorit. I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

The post E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.

The post Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në… appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Braktisën mbledhjen, demokratëve iu ndërpre transmetimi, Vokshi kërcënon socialistët: Do t’i kallëzojmë penalisht

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se me urdhër nga lart, socialistët e bojkotuan mbledhjen e komisionit, ndërsa atyre iu ndërpre transmetimi live.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD u shpreh se do të kallëzohen penalisht të gjitha ata që pengojnë punën e Komisionit Hetimor.

Po ashtu, deputetja demokrate deklaroi se do të jenë përballë mazhorancës në mosbindjen e vendimeve antiligjore që ata kërkojnë të marrin.
“Me urdhër nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. Kanë numrat, kanë votat, por ju ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur në shkelje të procedurave. Do jemi aty, në përballje në mosbindje të vendimeve antiligjore.

Është urdhëruar që të hiqet edhe transmetimi live. Me urdhër të Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmë deri në fund, kush pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre, duke u munduar që të mos bëjnë transparencë për dy komisionit. Jemi dhe do jemi aty në përballje. Do jemi përballë këtyre personave”, u shpreh Albana Vokshi.

Ndersa e pyetur se si do te vijoje aksioni opozitar ne Komisione, Vokshi dha kete pergjigje: “Ne do veprojmë rast pas rasti. Komisioni Hetimor ka një afat dhe brenda këtij afati duhet të ezaurohen të gjitha hapat. Në këtë rast, ne kemi vendosur që të jemi këtu sepse është në interes të publikut të bëhet transparencë për dy koncesionet në shëndetësi”.

The post Braktisën mbledhjen, demokratëve iu ndërpre transmetimi, Vokshi kërcënon socialistët: Do t’i kallëzojmë penalisht appeared first on Sot News | Lajme.

“Shqipëria, në kohë të errëta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, ja mesazhi që i përcolli

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).
Gjekmarkaj ka shprehur falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europës, ndërsa ka evidentuar shqetësimin e PD për rrezikun që, sipas tij i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e Opozitës.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pres Me Dr Gerhard Wahlers, Zevendes Sekretar i përgjithshëm i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideratën e ndjerë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europes!
Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetesimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë per rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhberjen e Opozites! I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!

Po kaq i shpreha vendosmerinë në emer të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit të burgosjeve politike! Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozites në burg dhe opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura në zgjedhje! I kerkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të behet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS institucion që mban emrin e themeluesit të Europes moderne Konrad Adenhauer perfaqeson! Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afer të ngjarjeve në Shqiperi! Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohe të errta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!

The post “Shqipëria, në kohë të errëta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, ja mesazhi që i përcolli appeared first on Sot News | Lajme.

I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë

Ka përfunduar në prangat e policisë së Mirditës shtetasi me inicialet Gj.Gj
Mësohet se 53-vjeçarit i është gjetur në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestrua, me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Rural”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari që i posedonte këto sende, pa leje, në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.
Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri.

Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar.
Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

The post I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë appeared first on Sot News | Lajme.

I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik

Historia e vdekjes së dyfishtë të një nëne dhe djali të gjetur të vdekur në kopshtin e shtëpisë së tyre në fshatin Orbetello (Grosseto), Itali merr konturet e një tragjedie familjare.
Policia identifikoi viktimat si Mario Tinto, 71 vjeç dhe nëna e tij Gina Tinto, 92 vjeç. Një kalimtar i rastit pasditen e së hënës vuri re trupin e gruas të shtrirë me fytyrë poshtë në rrugën e shtëpisë, që ndodhet në një zonë të izoluar, në drejtim të fshatit San Donato. Duke menduar se ishte e sëmurë, ai thirri për ndihmë. Më pas trupi i burrit u gjet brenda një pusi artezian.

Po zbardhen shkaqet e vdekjes dhe po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore
Nga një rindërtim fillestar, megjithatë, duket se burri, një sipërmarrës bujqësor në pension, po punonte për një thyerje në fund të pusit artezian në pronën e tyre, një vilë e vogël në fshat midis San Donato dhe Osa, një vend shumë i izoluar, vend që mund të arrihet vetëm nga një rrugë lokale. Ky vend pengoi zbulimin e trupave më herët.
Vdekjet mund të datojnë të hënën në mëngjes, ose ndoshta të dielën. Në çdo rast, pista që po ndiqet aktualisht nga karabinierët e Orbetello-s dhe njësia hetimore e Grosseto-s, së bashku me magjistratin në detyrë Giovanni De Marco, shton se burri mund të ketë pësuar ndonjë atak ndërsa po riparonte pusin dhe se e ëma e moshuar, duke mos e parë të kthehej në shtëpi, shkoi ta kërkonte.

Në atë moment, 92-vjeçarja, me zbulimin e situatës, mund të jetë ndier keq dhe ka vdekur menjëherë ose ka rënë në nxitimin për të shkuar në shtëpi për të thirrur për ndihmë dhe ka pësuar trauma fatale pa ndihmë të menjëhershme. Trupi u gjet me fytyrë poshtë. Prona ndodhet në një fshat të hapur, në një rrjet rrugësh lokale jo shumë të frekuentuara, kjo është edhe arsyeja pse një person është dashur të shkojë në mënyrë specifike për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

The post I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik appeared first on Sot News | Lajme.

“Djajtë e Kuq” marrin vendimin për fatin e Fonsecas

4 humbje në 9 ndeshje këtë sezon, 2 në Serie A dhe 2 në Champions League janë shifra që shqetësojnë jo pak në shtëpinë e Milan, por këtë herë diskutimi është ndryshe, gishti nuk drejtohet nga trajneri Fonseca por nga lojtarët.

Sipas mediave italiane, Fonseca nuk është në dyshim, por Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë kthyer vështrimin nga lojtarët duke bërë përgjegjës këta të fundit për humbjen në Firence.

The post “Djajtë e Kuq” marrin vendimin për fatin e Fonsecas appeared first on Sot News | Lajme.

Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën

Pas protestës, deputetët e PD duket se kanë bërë lëvizjen e radhës.
Deputetët demokratë por edhe ato të PL-së janë paraqitur sot në Komisionin Hetimor.

Deputetët kanë debatuar fillimisht me Gardën në hyrje tek dera.
Pas një debati të shkurtër, deputetët e opozitës janë lejuar të futen brenda.

The post Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën appeared first on Sot News | Lajme.

Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht

Rrjeti publik televiziv gjerman, ZDF, raportoi gjithashtu për protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pati trazira serioze të martën, ku mijëra demonstrues opozitarë u përleshën në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje Molotoë në ndërtesat e qeverisë.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Shumë forca policie ishin në veprim.

Para zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe selisë së partisë së tij socialiste, pati përleshje në të cilat demonstruesit i vunë zjarr një posteri të Ramës me koktejl molotov.
Trazirat gjithashtu u zgjeruan në zonën para Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës së Kryetarit të Tiranëve, e cila gjithashtu i përket partisë së qeverisë. Pati konfrontime të mëtejshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë, dhjetë oficerë u plagosën

Demonstruesit akuzojnë Partinë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Rama për korrupsion, nepotizëm dhe përpjekjen për t’i mbyllur gojën opozitës.
Ata gjithashtu protestuan për arrestin shtëpiak të udhëheqësit i opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo akuzë.
Ky burgim i politikanit të opozitës konsiderohet si i motivuar politikisht,” raporton ZDF.

The post Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht appeared first on Sot News | Lajme.

❌