Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

PAMJE/ Vjosa Osmani dhuron abetare për nxënësit e shkollave shqipe në Nju Jork

By: D Marku
22 September 2024 at 20:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me nxënës e mësues të shkollave shqipe në Nju Jork, pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA.

Osmani ka dhuruar abetare për nxënësit shqiptarë për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

“Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaren tonë, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Osmani në facebook.

Presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare.

The post PAMJE/ Vjosa Osmani dhuron abetare për nxënësit e shkollave shqipe në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Shteti i bektashinjve, Tare ironizon propozimin e Ramës: Interesante për turizmin

By: Mirgen
22 September 2024 at 20:27

Në këtë hapësire prej afro 11 ha toka e prona të komunitetit bektashi pritet të krijohet një shtet i ri, ndoshta shteti më i vogël në botë. Ky është të paktën projekti që ka shpalosur kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku publikohet se shteti i ri do […]

The post Shteti i bektashinjve, Tare ironizon propozimin e Ramës: Interesante për turizmin appeared first on BoldNews.al.

Betohen për shtetësinë shqiptare 15 qytetarë, Veliaj: Jemi në ditët tona më të mira, qyteti pret 1 milion turistë në muaj

22 September 2024 at 16:55
15 qytetarë janë betuar për shtetësinë shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh se ky është një moment ideal për t’u bashkuar me qytetin, i cili sot është në ditët më të mira dhe numëron rreth 1 milion turistë në muaj. “Krejt

A i lejon e drejta ndërkombëtare shpërthimet në Liban?

By: So Nila
22 September 2024 at 12:37

Pak është vërtet e faktuar pas shpërthimeve të pagerëve dhe Walkie-Talkiet në Liban këtë javë. Ajo që është e qartë deri më tani është se të paktën 37 persona janë vrarë dhe mbi 3000 janë plagosur dhe se lufta mes Izraelit dhe milicive në Liban po përshkallëzohet sërish.

Pagerët janë transmentues që përdorin luftëtarët e Hezbollahut islamik. Hezbollahu është i klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Organizata përdor telekomanda dhe pager sepse ndryshe nga telefonat celularë, ato nuk mund të gjurmohen. Në Tajvan, zyra e prokurorit publik lokal ka hapur një hetim kundër prodhuesit të pajisjeve të tilla.

New York Times raportoi më parë se shërbimi sekret izraelit kishte instaluar eksplozivë në dërgesat që kompania bënte për Hezbollahun.

Radiomarrëset si armë në një luftë? Si mund të vlerësohet kjo lloj lufte sipas ligjit ndërkombëtar? Qeveria izraelite nuk ka komentuar ende shpërthimet dhe as nuk i ka pranuar sulmet. Raportimet janë të paqarta dhe konfuze, si psh. ai që thuhet se një kompani në Bullgari është përfshirë edhe në prodhimin e radiomarrëseve që më pas shpërthyen në Liban.

Helmut Aust është ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Berlinit. Në një intervistë për DW, ai e bën të qartë se sa e vështirë është të vlerësohen ngjarjet e fundit nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare: “Në të drejtën ndërkombëtare, së pari duhet të përcaktoni se çfarë lloj konflikti është ky?

A është ky një konflikt ndërkombëtar apo një konflikt i armatosur jo ndërkombëtar? Pavarësisht karakterit ndërkufitar, kjo nuk është plotësisht e qartë sepse konflikti i armatosur ndërkombëtar është në të vërtetë midis forcave të armatosura të dy shteteve.” Për këtë është e vështirë të flitet në konfliktin e Lindjes së Mesme. Sidoqoftë Hezbollahu nuk është forca e armatosur e Libanit. ”

Një gjë është e qartë: Izraeli u shpreh se ka të drejtën e vetëmbrojtjes që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Në atë kohë, grupi terrorist islamik Hamas filloi një sulm masiv kundër Izraelit nga Rripi i Gazës. Por a vlen kjo e drejtë për vetëmbrojtje edhe për sulmet e supozuara ndaj Hezbollahut në Liban, i cili mbështetet nga Irani? Helmut Aust shprehet se “e drejta e vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare presupozon që të mbrohesh kundër një sulmi të armatosur, i cili ende vijon. Sigurisht që ka raketa të Hezbollahut në territorin izraelit. Por ka pasur edhe operacione ushtarake izraelite në Liban prej një kohe të gjatë. Është e vështirë në përgjithësi të gjesh pikënisjen e konfliktit aktual. Në mjegullën e luftës, shumë gjëra mbeten të paqarta.”

Por sidoqoftë, thekson studiuesi, ligji ndërkombëtar humanitar ndalon të ashtuquajturat “sulme pa dallim”. Sipas Aust, kur “ato konsistojnë në zgjedhjen e metodave ose mjeteve luftarake që nuk drejtohen kundër një objektivi ushtarak. Ose efekti i të cilave nuk mund të kufizohet. Sulmet janë të ndaluara edhe kur pritet që të ketë humbje dhe plagosje në mesin e civilëve e kur nuk janë në asnjë proporcion me avantazhin e pritur ushtarak”.

Ky mund të jetë rasti në shpërthimin e pagerëve dhe radiomarrëseve. Ka pasur raportime, për shembull, se nga shpërthimet janë dëmtuar edhe fëmijë. Megjithatë eksperti për të drejtën ndërkombëtare i Bonnit, Stefan Talmon beson se një parim i tjetër rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare është se sulmet ushtarake duhet të drejtohen edhe kundër bashkëluftëtarëve. Dhe sa më saktë që të jetë e mundur.

Talmon tha për “Süddeutsche Zeitung”: “Luftëtarët e Hezbollahut në thelb mbeten objektiva legjitime ushtarake edhe jashtë fushës së betejës, edhe nëse tërhiqen në kazermat e tyre ose në strehimin e tyre. Edhe nëse nuk janë në front, por janë të zënë me plane jashtë frontit, Izraeli lejohet t’i sulmojë ata.”

Eksperti, Marco Sassoli nga Universiteti i Gjenevës e sheh këtë në mënyrë të ngjashme. Ai i tha radios zvicerane, SRF: “Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare humanitare, pyetja kryesore është nëse të vrarët ishin objektiva legjitime. Këta do duhej të ishin ose luftëtarë në një konflikt të armatosur ose një grup i armatosur. Kushdo që ka një rol të përhershëm luftarak mund të sulmohet. Dhe unë besoj se Izraeli mund të pretendojë se është në konflikt të armatosur me Hezbollahun.”

Por eksperti Helmut Aust nga Berlini përmend edhe një dispozitë të së drejtës ndërkombëtare që gjithashtu luan një rol në vlerësimin e sulmeve: “Ka rregulla të veçanta në të drejtën ndërkombëtare pikërisht për armë të tilla. Kjo rezulton nga Protokolli 2 i Konventës së OKB-së për Armët i vitit 1996. Edhe Izraeli duheta ta respektojë këtë protokoll. Protokolli përmban gjithashtu një dispozitë që ndalon përdorimin e grackave eksplozive të përbëra nga objekte të lëvizshme në dukje të padëmshme por të projektuara dhe të ndërtuara posaçërisht për të mbajtur eksploziv.

Aust është i bindur, se nuk mendohet që Izraeli, Hamasi ose Hezbollahu do të përmbahen nga përdorimi i formave gjithnjë e më drastike të luftës, sepse po paralajmërohen nga shkelja e ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, studiuesi këmbëngul në rëndësinë e rregulloreve ndërkombëtare, edhe nëse ato shpërfillen në mënyrë të përsëritur në shumë raste konkrete: “Nuk duhet të presësh fuqi magjike nga e drejta ndërkombëtare.

Përcaktimi i veprimeve të Izraelit si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare sigurisht që nuk do të çojë në atë që qeveria ndryshon qëndrimin, por respektimi i standardeve ligjore mbetet një vlerë më vete. Nëse kjo do të hiqej plotësisht, do të kishte edhe më pak mundësi për të pasur një kriter relativisht objektiv për veprime shtetërore në luftë.”

Për shembull, thotë Aust, partnerët ndërkombëtarë mund të bëjnë vazhdimisht presion mbi palët ndërluftuese për të moderuar veprimet e tyre duke iu referuar ligjit ndërkombëtar./dw

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey

By: user 10
22 September 2024 at 11:05

Mariah Carey është rikthyer në skenë pas ndarjes nga jeta së nënës dhe motrës së saj.

Këngëtarja performoi të gjitha këngët e saj hit në Allianz Parque në São Paulo, Brazil, më 20 shtator.  Kjo performancë vjen pasi Mariah u kthye në mediat sociale më 8 shtator për të njoftuar se ishte “rikthyer në punë” dhe do performonte në Kinë dhe Brazil.

Ajo shkroi në video: “U ktheva në punë. Kam  kaluar disa javë të vështira, por e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe mezi pres të shoh fansat e mi në Kinë dhe Brazil. Të dua!”

Këngëtarja e We Belong Together performoi në Kinë më 15 dhe 16 shtator. Ajo ka një tjetër shfaqje në Brazil më 21 shtator dhe është gjithashtu e vendosur të kryesojë festivalin vjetor të njohur të vendit Rock in Rio për të festuar 40 vjetorin e tij më 22 shtator.

Ndërsa Mariah i është rikthyer performancës, muajin e kaluar në fund të gushtit nëna e saj Patricia dhe motra Alison u ndanë nga jeta  në të njëjtën ditë. Lajmin tragjik ajo e e bëri  të ditur për PEOPLE me një deklaratë.

Fituesja 55-vjeçare e Grammy-t shkroi: “Zemra ime është thyer që kam humbur nënën dhe motrën time fundjavën e kaluar. Ndihem e bekuar që  kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se të vdiste, vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin për privatësinë time gjatë kësaj kohe .”

 

The post Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë

22 September 2024 at 09:07

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku në “shënjestër” kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se të plagosurit janë shtetasit Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në […]

The post EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy shqiptarë në Itali, autorët e maskuar i zënë pritë, i thyejnë xhamin e makinës, më pas….(DETAJET)

22 September 2024 at 08:35
Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të së premtes  (20 shtator), por vetëm mbrëmë është bërë publik në mediat italiane. Të plagosurit janë Indrit Lleshaj 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të
Before yesterdayMain stream

Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë

By: Ela
21 September 2024 at 15:00

Tregtarët e Bleshit kanë protestuar sërish ditën e sotme për shkak se janë larguar nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnë aktivitetin prej 32 vitesh. Ata kundërshtojnë largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Tregtarët nuk pranojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga […]

The post Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë appeared first on BoldNews.al.

“Do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”- Kryeministri Rama për New York Times: Po planifikojmë një shtet të ri mysliman brenda Tiranës, synon promovimin e tolerancës fetare

21 September 2024 at 12:31
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për New York Times, ka rrëfyer se Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda Tiranës. Kreu i qeverisë ka deklaruar se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kryeministri Rama tha se në të

Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni fotografohet me bashkëshortin dhe djalin

By: Ela
21 September 2024 at 09:03

Aktorja Ana Lika dhe ish-banori i “BBV” Bjordi Meziri kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Patjetër që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi […]

The post Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni fotografohet me bashkëshortin dhe djalin appeared first on BoldNews.al.

BBC nxjerr shifrën/ Sa ushtarë ka humbur Rusia deri tani në Ukrainë

By: user 6
20 September 2024 at 22:24

Më shumë se 70 mijë persona që kanë luftuar në ushtrinë ruse kanë humbur jetën deri tani në Ukrainë. Shifra del nga të dhënat e analizuara nga BBC. Për herë të parë, vullnetarët civilë që iu bashkuan forcave të armatosura pas fillimit të luftës tashmë përbëjnë numrin më të madh të njerëzve të vrarë në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në vitin 2022.

Moska nuk jep të dhëna për viktimat e luftës, por çdo ditë, emrat e të vrarëve në Ukrainë, nekrologjitë e tyre dhe fotografitë e funeraleve të tyre publikohen në të gjithë Rusinë në media dhe në rrjetet sociale. BBC Russian dhe faqja e pavarur e internetit Mediazona i kanë mbledhur këta emra, së bashku me emrat nga burime të tjera të hapura, duke përfshirë raportet zyrtare.

BBC thotë se ka kontrolluar informacionet me autoritetet ose të afërmit e viktimave dhe është konfirmuar se ata kishin vdekur në luftë. Varret e reja në varreza kanë ndihmuar gjithashtu në dhënien e emrave të ushtarëve të vrarë në Ukrainë. Ata shënohen zakonisht me flamuj dhe kurora të dërguara nga ministria e mbrojtjes.

BBC ka identifikuar emrat e 70 112 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, por numri real besohet të jetë dukshëm edhe më i lartë. Disa familje nuk i bëjnë publike detajet e vdekjeve të të afërmve të tyre. “Analiza jonë nuk përfshin emra që nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim, apo vdekjet mes milicëve në Donetsk dhe Luhansk të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore” – deklaron BBC.

13781 viktima ishin vullnetarë, (rreth 20%) duke bërë që vdekjet e tyre të tejkalojnë kategoritë e tjera. Ish-të burgosurit, të cilët iu bashkuan luftës në këmbim të faljes për krimet e tyre, kishin më parë numrin më të lartë, por tani ata përbëjnë 19% të të gjitha vdekjeve të konfirmuara. Ushtarët e mobilizuar apo qytetarë të thirrur për të luftuar përbëjnë 13%.

Që nga tetori i vitit të kaluar, vdekjet javore të vullnetarëve nuk kanë rënë nën 100 dhe në disa javë janë regjistruar më shumë se 310 vdekje vullnetarësh. Sa për Ukrainën, ajo rrallë komenton shkallën e vdekjeve të saj në fushën e betejës. Në shkurt, presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, tha se 31 000 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por vlerësimet e bazuara në inteligjencën amerikane sugjerojnë humbje më të mëdha.

Historia e Rinat Khusniyarov është tipike për shumë prej ushtarëve rusë vullnetarë që vdiqën. Ai ishte nga Ufa në Bashkortostan dhe bënte dy punë për të përballuar jetesën, në një depo tramvaji dhe në një fabrikë kompensate. Ai ishte 62 vjeç kur nënshkroi kontratën me ushtrinë ruse në nëntor të vitit të kaluar. Ai i mbijetoi më pak se 3 muaj luftimesh dhe u vra më 27 shkurt. Nekrologjia e tij, në një faqe interneti lokale përkujtimore në internet, e quajti atë thjesht “një njeri punëtor, i mirë”.

“Sipas të dhënave që ne analizuam, shumica e burrave që regjistrohen vijnë nga qytete të vogla në pjesë të Rusisë ku është e vështirë të gjesh punë të qëndrueshme dhe të mirëpaguar. Shumica duket se janë bashkuar me dëshirë, megjithëse disa në republikën e Çeçenisë u kanë thënë aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe avokatëve për shtrëngim dhe kërcënime.

Disa nga vullnetarët kanë thënë se nuk e kuptonin se kontratat që ata po nënshkruan nuk kishin datë përfundimi dhe që atëherë u janë drejtuar gazetarëve pro-Kremlinit për t’u kërkuar, pa sukses, ndihmë për t’i dhënë fund shërbimit të tyre” – shkruan BBC.

Getty Images Russian military helicopters flying near a cemetery close to a military airfield outside Taganrog, Rostov in July 2022.

Pagat në ushtri mund të jenë 5 deri në 7 herë më të larta se pagat mesatare në pjesë më pak të pasura të vendit, plus ushtarët marrin përfitime sociale, duke përfshirë kujdesin falas për fëmijët dhe lehtësira tatimore. Pagesat e menjëhershme për njerëzit që regjistrohen ushtarë janë rritur vazhdimisht në vlerë në shumë pjesë të Rusisë.

Shumica e vullnetarëve që vdesin në front janë të moshës nga 42 deri në 50 vjeç. Ata numërojnë 4100 burra në listën prej më shumë se 13 000 vullnetarësh. Vullnetari më i vjetër i vrarë ishte 71 vjeç. Gjithsej janë 250 vullnetarë rusë mbi moshën 60 vjeç që kanë vdekur në luftë.

Ushtarët i kanë thënë BBC-së se viktimat në rritje mes vullnetarëve janë pjesërisht për shkak të vendosjes së tyre në zonat më sfiduese operacionale në vijën e frontit, veçanërisht në rajonin e Donetskut në lindje, ku ata formojnë shtyllën kurrizore të përforcimit për njësitë e varfëruara.

“Sipas ushtarëve rusë me të cilët kemi biseduar, strategjia ruse e “mullirit të mishit” vazhdon e pandërprerë. Termi është përdorur për të përshkruar mënyrën se si Moska dërgon valët e ushtarëve përpara në mënyrë të pamëshirshme në përpjekje për të rraskapitur forcat ukrainase dhe për të ekspozuar vendndodhjet e tyre ndaj artilerisë ruse. Pamjet me dron të shpërndara në internet tregojnë forcat ruse që sulmojnë pozicionet ukrainase me pak ose aspak pajisje ose mbështetje nga artileria ose automjetet ushtarake” – citon BBC.

Rinat Khusniyarov via ok.ru Montage of photographs of Rinat Khusniyarov in civilian life with a child, having fun and separately in army camouflage clothing

Ndonjëherë, qindra burra janë vrarë në një ditë të vetme. Në javët e fundit, ushtria ruse ka bërë përpjekje të dëshpëruara, por të pasuksesshme, për të kapur qytetet e Ukrainës lindore të Chasiv Yar dhe Pokrovsk me taktika të tilla. Një studim zyrtar nga drejtoria kryesore mjekësore ushtarake e ministrisë ruse të mbrojtjes thotë se 39% e vdekjeve të ushtarëve janë pasojë e lëndimeve të gjymtyrëve dhe se shkalla e vdekshmërisë do të përmirësohej ndjeshëm nëse ndihma e parë dhe kujdesi mjekësor pasues do të ishin më të mira.

Që nga viti 2022, të burgosurit e dënuar janë inkurajuar të bashkohen në këmbim të lirimit të tyre, por tashmë një politikë e re nënkupton që njerëzit që përballen me ndjekje penale mund të pranojnë një marrëveshje për të shkuar në luftë në vend që të përballen me gjykatën. Në këmbim, rastet e tyre janë ngrirë dhe potencialisht mund të anulohen fare.

Një numër i vogël i vullnetarëve të vrarë kanë qenë nga vende të tjera. BBC ka identifikuar emrat e 272 burrave të tillë, shumë prej të cilëve ishin nga Azia Qendrore: 47 nga Uzbekistani, 51 nga Taxhikistani dhe 26 nga Kirgistani.

Vitin e kaluar dolën raporte të Rusisë që rekrutonte njerëz në Kubë, Irak, Jemen dhe Serbi. Të huajve që tashmë jetojnë në Rusi pa leje pune ose viza të vlefshme, të cilët pranojnë të “punojnë për shtetin”, u premtohet se nuk do të dëbohen dhe u ofrohet një rrugë e thjeshtuar drejt shtetësisë nëse i mbijetojnë luftës. Shumë janë ankuar më vonë se nuk i kuptonin dokumentet dhe njëlloj si qytetarët rusë, ata u janë drejtuar mediave për ndihmë.

Qeveritë e Indisë dhe Nepalit i kanë bërë thirrje Moskës të ndalojë dërgimin e qytetarëve të tyre në Ukrainë dhe të riatdhesojë trupat e të vdekurve. Deri më tani kërkesat nuk janë zbatuar. Shumë rekrutë të rinj që janë bashkuar me ushtrinë ruse kanë kritikuar trajnimin që kanë marrë. Një burrë që nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse në nëntor të vitit të kaluar i tha BBC-së se i ishte premtuar dy javë stërvitje në një poligon qitjeje përpara se të vendosej në front.

“Në realitet, njerëzit thjesht u hodhën jashtë në terren dhe u shpërndanë disa pajisje. Na ngarkuan në trena, pastaj në kamionë dhe na dërguan në front. Rreth gjysma prej nesh u hodhën në betejë direkt nga rruga. Si rezultat, disa njerëz shkuan nga zyra e rekrutimit në vijën e parë në vetëm një javë” – tha ai.

Një tjetër ushtar i tha gjithashtu BBC-së se pajisjet janë një problem. “Një jelek antiplumb i rastësishëm dhe një helmetë e lirë. Është e pamundur të luftosh me këto. Nëse do të mbijetosh, duhet të blesh pajisje” – tha ai. ©BBC, LAPSI.al

The post BBC nxjerr shifrën/ Sa ushtarë ka humbur Rusia deri tani në Ukrainë appeared first on Lapsi.al.

Skandali në Greqi/ Shkolla përjashton të miturën me origjinë shqiptare! Ja arsyeja

By: Oldi
20 September 2024 at 21:42

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit. Sipas masave të reja të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave në shkolla me maksimun 25 nxënës, Drejtoria e Arsimit lokal ka vendosur të […]

The post Skandali në Greqi/ Shkolla përjashton të miturën me origjinë shqiptare! Ja arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

20 September 2024 at 21:39

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë pjesë e një rivaliteti të ashpër në botën e futbollit për 15 vite, por gara mes kësaj dyshe tani është zhvendosur edhe jashtë futbollit, thënë më saktë në garën për blerjen e një veture jashtëzakonisht të rrallë.

Që të dy lojtarët u largunan nga kontinenti i Evropës në perëndim të karrierës së tyre, me Messin që tashmë luan në MLS tek Inter Miami ndërsa Ronaldo në Superligën e Arabisë tek Al Nassr.

Dyshja ndajnë mes vete 13 Topa të Artë të fituar, me Messin që e ka fituar këtë çmim tetë herë ndërsa Ronaldo pesë herë.

Messi ka fituar 10 tituj të La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij tek Barcelona së bashku me ligën tek PSG-ja.

Ronaldo në ndërkohë ka fituar tituj tek Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi, duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve nga koha e tij në ‘Old Trafford’ dhe ‘Santiago Bernabeu’.

 

Por kjo konkurrencë mes tyre tashmë është zgjatur përtej fushës së futbollit pasi dyshja kanë garuar me njëri-tjetrin në një ankand për blerjen e një veture jashtëzakonisht të rrallë.

Në vitin 2016 në ankandin e Retromobile në Paris, dyshja kishin hyrë në një ‘luftë ofertash’ për një Ferrari të tipit 335 S Spider Scaglietti.

Kjo veturë është jashtëzakonisht e rrallë, pasi vetëm katër modele janë krijuar mes viteve 1957 dhe 1958.

Vetura ka një motor V12, me një shpejtësi prej 186 kilometra në orë dhe mban ngjyrën e kuqe.

Dhe kjo veturë për të cilën dyshja hynë në një ‘luftë ofertash’ u shit për 27 milionë euro, me Messin që e bleu atë duke parakaluar Ronaldon./Telegrafi/

The post Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro appeared first on Telegrafi.

“Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës” – Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

20 September 2024 at 19:57

I ftuari i radhës në një podcast për Telegrafin ka qenë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Debatik Curri, i cili ka treguar për vështirësitë që kishte kaluar gjatë kohës sa kishte luajtur në Ukrainë.

Curri ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafi Sport, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollistë, por edhe si trajner.

Fillimisht ai ka rrëfyer se si në gjashtë muajt e tij të parë të aventurës në Ukrainë ka luajtur pa para, kjo për shkak se sponsori i klubit gjatë asaj kohe ishte larguar duke e dërguar klubin në bankrotim.

“Edhe pse gjashtë muajt e parë që kemi qenë në Ukrainë ka qenë vështirësi sepse momentin që firmosa unë sponsori i klubit u largua dhe klubi bankrotoi”, ka thënë fillimisht Curri.

“Në shtëpi kam kërkuar para, m’i dërgonin nga 50 euro, 100 euro kështu duke e shty, tri herë kam qenë duke u kthy”.

“E mbaj mend Afrim Muçiçin në telefon më thoshte kur në Prishtinë erdhi kryesia e re, po ta paguaj biletën eja çfarë po bën atje pa pare pa asgjë. Babai im më thoshte ‘rri, se të sheh dikush’, ndonjë klub tjetër, luaja mirë”.

“Thënë të drejtën kjo, nga pak më ndihmonin familja sepse nuk kemi pasur asnjë cent, vetëm ushqimin e kishim dhe jetonim në bazën e klubit, bile ata të klubit bënin hajgare nëse doni me i marr karriget e restaurantit me i shit se nuk keni asnjë pare, asnjë të ardhur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Në fund, Curri tregoi se si gjithçka u bë më e lehtë kur në klub arriti sponsori i ri dhe ai pagoi të gjitha borxhet dhe pagat e futbollistëve.

“Kur erdhi sponsori i ri i shylejti të gjitha borxhet, u stabilizua klubi. Pastaj e spastruan aty dhe unë iu tregova se kemi mbetur vetëm unë dhe një tjetër dhe trajneri i ri formoi një ekip të ri, morën huazim shumë futbollistë të shkollës së Dinamo Kievit dhe vazhduam pastaj që patëm edhe suksese”, përfundoi Curri.

Më poshtë mund ta ndiqni gjithë podcastin e Debatik Currit në Telegrafi Sport.

/Telegrafi/

The post “Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës” – Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick

20 September 2024 at 19:19

Neymar ka treguar talentin brazilian për të cilin ai mendon se është më i mirë se Endrick.

Endrick Felipe Moreira da Sousa, i njohur shkurtimisht si Endrick, ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur që prej se u transferua në Madrid këtë verë. 18-vjeçari e hapi llogarinë e tij të golave në Ligën e Kampionëve këtë javë ku shënoi në fitoren me rezultat 3-1 të ‘Los Blancos’ ndaj Stuttgartit.

Endrick cilësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit dhe besohet se do të dominojë këtë sport në të ardhmen së bashku me Lamine Yamal të Barcelonës.

Sidoqoftë, duke folur më herët gjatë këtij viti, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, Neymar, kishte ‘injoruar’ Endrickun kur kishte përzgjedhur lojtarin i cili pritet të ‘shpërthejë’ tek Brazili.

“Mendoj se Estevao i Palmeiras është një talent i madh që po zhvillohet në futbollin brazilian. Unë mendoj se ai do të jetë një gjeni”, kishte thënë Neymar.

17-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat verën e ardhshme pasi u pajtuan për një marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Palmeirasi për 28 milionë euro.

Në fakt, Neymar nuk është braziliani i vetëm që ka thënë fjalë të tilla për Estevaon, pasi edhe ish-fituesi i Kupës së Botës, Branco beson se Estevao është lojtari më i mirë sipas tij që ka lindur në Brazil që prej kohës së Neymarit.

“Ka qenë një kohë e gjatë që prej se i kemi pasur këta fëmijë këtu dhe Brazili ka një gjeneratë spektakolare”.

“Estevao, për mua, me gjithë respektin për të tjerët, kjo është diçka serioze, diçka që nuk e kam thënë kurrë dhe do ta them, që prej Neymar, ai është lojtari më i madh që kam parë që ka lindur në Brazil”, ka thënë Branco./Telegrafi/

The post Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick appeared first on Telegrafi.

Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe

20 September 2024 at 15:20

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare, një iniciativë e përbashkët me OSCE-në dhe prijësit fetarë të qytetit, për të promovuar vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar në Pejë.

Në këtë edicion, tema qendrore e diskutimeve ishte “Edukimi, Arti dhe Kultura”, në përputhje me frymën e harmonisë ndërfetare që karakterizon komunitetin e Pejës.

Komuna e Pejës ka organizuar edicionin e VII-të të Ditës së Tolerancës Ndërfetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet prijësve fetarë, komunës dhe organizatave ndërkombëtare si OSCE-ja, për të mbështetur dialogun ndërfetar dhe për të forcuar ndjenjën e unitetit mes qytetarëve.

Toleranca Fetare/ Foto Komuna e Pejës, Facebook

Kryetari Muhaxheri e theksoi iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare, komunës dhe OSCE-së dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare. Po ashtu, Kryetari Muhaxheri falënderoj OSCE-në për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë në sferën e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës”, ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri, transmeton Telegrafi.

Toleranca Fetare/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Ndërsa nga ana tjetër, prijësit fetarë përçuan mesazhe të qarta për rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës mes komuniteteve. /Telegrafi/

The post Peja feston Ditën e Tolerancës Ndërfetare: Bashkëjetesë dhe dialog për paqe appeared first on Telegrafi.

Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Debatik Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve

20 September 2024 at 13:44

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Debatik Curri, i cili ka qenë edhe reprezentues i Shqipërisë për shumë vite gjatë kohës sa ishte futbollistë aktiv, në një podcast për Telegrafin, ka treguar një histori interesante, kur në fillimet e karrierës është lidhur me një transferim te klubi serb, Partizani i Beogradit.

Curri ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafi Sport, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollistë, por edhe si trajner.

Megjithatë, llapjani ka vendosur në fillim të podcastit të tregojë një histori interesante të karrierës së tij, sa ishte futbollist i Prishtinës.

Në interesimin e gazetarëve të Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, rreth ofertave të tij të hershme, Curri tregoi se interesim kishte pasur edhe nga Partizani i Beogradit për një transferim të mundshëm të tij.

“Unë personalisht ofertë nuk kam pasur prej atij klubi [Partizanit të Beogradit], por si informacion më ka ardhur kur kam qenë duke luajtur në Prishtinë, në kohën kur legjenda Fadil Vokrri ka qenë drejtor në atë kohë”, ka thënë fillimisht Curri në podcastin e Telegrafi Sport.

“Një ditë ai më thirr në zyre dhe më thotë: një klub dhe një lojtar që nuk po më kujtohet emri, me numër 6 [Katanec] që luan para mbrojtjes, shumë përngjan me të dhe iu ke pëlqyer shumë”.

 

Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve#TelegrafiSport #DebatikCurri pic.twitter.com/EEN5yL4cTb

— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) September 20, 2024

“Nuk është që hapur si transferim shkaku edhe i rrethanave politike që kanë qenë, por që e kanë përmend ata për mua “që mos të kishte me qenë situata kështu”. Por, normalisht nuk është diskutuar puna e transferimit apo diçka sepse nuk ish bo fjalë me kalua në atë pjesë, por interesimi dhe pëlqyeshmëria që e kanë pas, pasi kanë thënë që shumë po ngjan në atë futbollistë”.

“Normalisht nuk bëhet fjalë, nuk ka qenë as opsion sidomos në atë kohë edhe gjithmonë shkaku i historisë qysh e kemi pas me ta, kurrë nuk është bë fjalë me kalua ose me i than që jam i interesuar me shku ose diçka. Nuk ka qenë interesim i imi”, shtoi ndër tjerash Curri. /Telegrafi/  

Më poshtë mund ta ndiqni gjithë podcastin e Debatik Currit në Telegrafi Sport. 

 

The post Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Debatik Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve appeared first on Telegrafi.

Dorëheqja e habitshme e Elsa Toskës shton njollat e errëta mbi Gjykatën Kushtetuese

By: Ela
20 September 2024 at 11:33

Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese e pas-Reformës në Drejtësi nuk është një institucion që shquhet për integritet të lartë profesional, sidomos në çështjet me karakter dhe përplasje politike. Një mori e gjatë vendimesh të trupës gjyqësore kanë favorizuar deri në skaj interesat e maxhorancës së kryeministrit Edi Rama. Edhe në ndonjë rast sporadik, kur, vetëm në […]

The post Dorëheqja e habitshme e Elsa Toskës shton njollat e errëta mbi Gjykatën Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Kontrollet në kufij pasqyrojnë shqetësimin mbi emigracionin para zgjedhjeve në Gjermani

By: M C
19 September 2024 at 20:49

Gjermania ka zgjeruar kontrollet në pikat kufitare tokësore pas dy sulmeve me thikë që dyshohet se janë kryer nga emigrantët. Masat jane marrë në një kohë politikanë të djathtës së skajshme shënuan fitore të konsiderueshme në zgjedhjet rajonale të vendit. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina njofton mbi qëndrimet që kanë votueist para zgjedhjeve kyçe që pritet të mbahen në 22 shtator në landin verior të Gjermanisë, Branderburg.

Të hënën, Gjermania nisi kontrollet në pikat kufitare tokësore me Belgjikën, Danimarkën, Francën, Luksemburgun dhe Holandën. Zyrtarët gjermanë thonë se kontrollet janë pjesë e përpjekjeve për të ndaluar migrimin e paligjshëm pas dy sulmeve vdekjeprurëse me thikë gjatë këtij viti, që policia thotë se janë kryer nga emigrantë. Analistët thonë se qeveria i mori këto masa për shkak të rritjes së trysnisë së opinionit publik.

“Emigracioni ka qenë prej vitesh një çështje e nxehtë, por vazhdon të jetë e tillë sepse shumë komunitete locale, në rajone besojnë se qeveria qëndrore në Berlin duhet të zbatojë një qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për emigrantët”, thotë Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall.

Gjermania forcoi kontrollet në kufijtë e saj me Austrinë, Çekinë, Poloninë dhe Zvicrën vitin e kaluar. Por masat e reja pasqyrojnë shqetësimet në rritje të votuesve. Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë shënoi fitore në zgjedhjet e fundit në dy lande gjermane. Partia e ka lidhur rritjen e kriminalitetit me emigrantët, diçka që kundërshtohet nga autoritetet.

“Shumica e atyre që kanë sulmuar me thikë janë të huaj ose emigrantë nga vende si Afganistani dhe Siria dhe shumica kanë fituar statusin e azilantit ose janë këtu në mënyrë të jashtëligjshme dhe ata duhet të deportohen”, thotë deputeti i partisë Alternativa për Gjermaninë, Norbert Kleinwächter.

Policia gjermane i tha Zërit të Amerikës se nuk ka të dhëna në bazë kombësie mbi sulmet me thikë. Krimi në Gjermani ka shënuar rritje. Të dhënat e policisë thonë se 41 përqind e të dyshuarve për krime në përgjithësi ishin të huaj dhe krimi i dhunshëm u rrit me më shumë se 8 për qind në vitin 2023, duke arritur nivelin më të lartë në 15 vjet.

Politikanët e moderuar e pranojnë problemin, por akuzojnë AfD-në se po i kriminalizon të gjithë emigrantët për përfitime politike.

“Ajo që na mungon në Gjermani është një diskutim pozitiv mbi shoqërinë tonë. Se si mund të ecim përpara si shoqëri? Si mund të ndërtojmë një sens të ri bashkësie këtu në Gjermani? Besoj se emigrantët janë pjesë e kësaj, por aktualisht kjo nuk po ndodh. Diskutimi mbi frikën ndaj emigrantëve I ka zënë vendin debatit se kush duam të jemi dhe si mund të jetojmë së bashku?”, thotë Mathias Ecke nga partia Social Demokrate e qendrës së majtë.

Zgjedhjet e 22 shtatorit në Brandenburg do të pasqyrojnë ndjenjat mes njerëzve në vetëm një pjesë të vendit. Por ato po ashtu mund të jenë një sinjalizues se si shumica e Gjermanisë do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme vitin tjetër dhe po ashtu mund të përcaktojnë se si do jetë politika mbi emigracionin në të ardhmen./ VOA

The post Kontrollet në kufij pasqyrojnë shqetësimin mbi emigracionin para zgjedhjeve në Gjermani appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gjyqtarja shqiptare që arbitron ndeshjet e Champions-it: Më kanë mërzitur mesazhet se*ksiste

By: D Marku
19 September 2024 at 18:54

Gjyqtarja femër Emanuela Rusta ka zbuluar se është e ngopur duke u referuar si ‘arbitja seksi’ pas gjykimit në Ligën e Kampionëve për femra.

Rusta, 30 vjeç, nga Shqipëria, u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Superligës shqiptare, ndërsa ajo ka bërë hapin në skenën evropiane muajt e fundit.

Ajo ka qenë më parë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto magjepsëse me bikini dhe duke ushtruar në palestër, por tani ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve seksiste në platformë.

Rusta, e cila do të gjykojë sonte ndeshjen e femrave të Ligës së Kampionëve mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, beson se mbulimi mediatik i pamjes së saj e ka bërë të vështirë, që ajo të arrijë të njëjtin nivel me homologët e saj meshkuj.

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera”, tha ajo për AFP.

Rusta, i është dashur të durojë titujt si ‘arbitrja seksi që ngre temperaturën’, ndërsa një raport tjetër në 2022 pretendonte se ajo ‘vodhi shfaqjen’ në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se ishte vetëm gjyqtarja e katërt.

Pavarësisht se duhet të përballet me komentet jashtë fushës për pamjen e saj fizike, Rusta ndjen se është e respektuar në fushë dhe shpreson të ketë më shumë mundësi emocionuese në profesionin e saj të zgjedhur.

“Arbitërimi nuk është çështje gjinie, por kompetence”, tha ajo.

The post FOTO/ Gjyqtarja shqiptare që arbitron ndeshjet e Champions-it: Më kanë mërzitur mesazhet se*ksiste appeared first on Albeu.com.

❌
❌