Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: Ela
27 September 2024 at 22:57

Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental. Demi Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do […]

The post Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Salianji jep mesazhin e parë nga burgu: Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet!

By: Ela
27 September 2024 at 22:41

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë mesazhin e parë për mbështetësit e tij nga qelia e burgut të Fierit. Përmes një video-montazhi nga procesi i këtyre ditëve deri në transferimin e tij në Fier, Salianji thotë se ky është burg politik. “Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet! Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, […]

The post Salianji jep mesazhin e parë nga burgu: Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet! appeared first on BoldNews.al.

Mëniku: Gjuha dhe kultura shqipe të jenë përparësi kombëtare

By: Ela
27 September 2024 at 22:26

Pedagogia dhe autorja e librave të gjuhës shqipe Linda Mëniku thotë se gjuha dhe kultura shqipe duhet të jenë përparësi kombëtare, pasi po përballen me sfida të shumta. Ajo thotë se një pjesë e gjuhës shqipe rrezikon të zhduket dhe njëkohësisht zhvillimi I teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i anglishtes po ndikon në mënyrë të […]

The post Mëniku: Gjuha dhe kultura shqipe të jenë përparësi kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Harry Potter”/ FOTO

By: Ela
27 September 2024 at 22:10

Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në serinë e filmave Harry Potter dhe Downton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar djemtë e saj. Aktorja Maggie Smith u bë e njohur gjerësisht për performancën e saj në filmat e Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesor Minerva McGonagall. Aktorja vdiq në […]

The post Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Harry Potter”/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Reagimet pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian

By: Ela
27 September 2024 at 21:06

Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon pushtetin për politikat që ajo thotë se shkaktuan ngecje dhe për mungesë vullneti për ta çuar vendin drejt familjes evropiane. Lidhja Social Demokrate thotë se fajin oër këtë e ka në mënyrë të […]

The post Reagimet pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian appeared first on BoldNews.al.

I shoqëruar nga tre automjete, mbërrin në burgun e Fierit Ervin Salianji – VIDEO

By: Ela
27 September 2024 at 20:24

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit aty ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar. “Një betejë që nuk ka përfunduar”, u shpreh ai para se të futej në godinën e Drejtorisë. Jashtë ambienteve të burgut të Fierit ka mbërritur edhe deputeti Luan Baçi, i cili ka shprehur mbështetjen ndaj kolegut të tij. Baçi […]

The post I shoqëruar nga tre automjete, mbërrin në burgun e Fierit Ervin Salianji – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari kapet në “shtëpi bari” bashkë me gruan: Ajo nuk di gjë…/ EMRI

By: Ela
27 September 2024 at 20:08

Një shqiptar 29-vjeç është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë. Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili. 29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për […]

The post Shqiptari kapet në “shtëpi bari” bashkë me gruan: Ajo nuk di gjë…/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Rama në OKB: Dhuna nuk është zgjidhje për Palestinën e Izraelin, mbështesim dialogun

27 September 2024 at 21:58

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme e OKB, New York shprehu mbështetjen e Shqipërisë për gjetjen e dialogut dhe një zgjidhjeje paqësore mes Izraelit dhe Palestinës me dy shtete të pavarura.

Rama u shpreh se Izraeli duhet të mbështet në luftën kundër terrorizmit të Hamasit.

“Dhuna nuk është zgjidhje as për Palestinën as për Izraelin dhe duhet të ndalet, mbështesim dialogun për dy shtete të pavarura. Por Izraeli duhet mbështetur në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë që ka ende njerëz që mbahen peng nga kasapët e 7 tetorit”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama në OKB: Dhuna nuk është zgjidhje për Palestinën e Izraelin, mbështesim dialogun appeared first on Euronews Albania.

Vjosa më e fortë se Albini në SHBA? Eksperti zbulon prapaskenat

27 September 2024 at 21:29

Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave të Armatosura komentoi në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania takimet e krerëve të shtetit të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në SHBA.

Sipas tij, Kurti mund të duket i lënë mënjanë ose i nënvlerësuar në dukje por me rëndësi është objektivi i arritur nga koordinimi i veprimtarisë së dy liderëve me partnerët ndërkombëtarë, në sajë të të cilëve sot Kosovë është më e sigurt.

“Kurti nuk është i lënë mënjanë, por prezenca e tij nuk është në Asamblenë e OKB ku Kosova përfaqësohet nga presidentja, Kurti ka marrë pjesë vetëm në samitin e së ardhmes me një axhendë plotësisht të përcaktuar dhe si shtojcë e asamblesë. Në një pikëpamje Osmani është thirrur në darkën e Biden si përfaqësuese e delegacionit, asnjëherë nuk thirren të dy. Jemi në një situatë që ka një lloj neglizhence ose nënvlerësimi në dukej të Kurtit gjë që ka ndodhur periodikisht; ai ka qenë nën sanksione nga SHBA dhe BE, port unë nuk shoh retorikën, por objektivat e përbashkëta, në 1 vit pas Banjskës objektivat e Kosovës, SHBA dhe KFOR janë realizuar; Kosova sot është më e sigurt, i janë hequr Serbisë të gjitha mundësitë për të destabilizuar Kosovën. Në këtë situatë, kur palët koordinojnë aksionet, ndërkombëtar nuk do të oksigjenonin destabilizimin në Serbi”, tha Meçollari.

 

The post Vjosa më e fortë se Albini në SHBA? Eksperti zbulon prapaskenat appeared first on Euronews Albania.

Pogradec, drejtuesi i biçikletës humb kontrollin, përfundon në spital

27 September 2024 at 21:24

Një person me biçiklete është plagosur teksa kthehej në banesën e tij në Pogradec mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00.

Mësohet se teksa po tentonte të futej nga rruga kryesore për në banesë ai ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurën dhe është rrëzuar duke marrë goditje në kokë.

Pas njoftimi i plagosur u transportua për në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit. Pista që po hetohet është edhe mundësia që burri të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Ai është rrëzuar në aks nacional dhe fatmirësisht gjatë rënies nuk ka pasur mjete që kalonin në atë moment, pasi mund të kishte pasoja fatale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec, drejtuesi i biçikletës humb kontrollin, përfundon në spital appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme

27 September 2024 at 21:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York.

Në pjesën më të madhe të fjalimit të saj, ajo ka folur lidhur me raportin me Serbinë dhe tendencat e saj në Kosovë, por edhe për politikën e jashtme të Kosovës

Osmani deklaroi se Kosova është e rreshtuar 100% me politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe citoi edhe raportet e BE-së që Kosova është 100% e linjëzuar edhe me atë të BE-së, shkruajnë mediat në Kosovë.

Në këtë drejtim, ajo u pyet nga audienca nëse Kosova qëndron 100% në të njëjtën linjë si të SHBA-së edhe në Lindje të Mesme, ndërsa dikush nga audienca gabimisht deklaroi se Kosova është pjesë e iniciativës së qeverisë kineze “Belt and Road” – një strategji e Kinës e nisur më 2013 për të investuar në më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Osmani tha se Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që s’është pjesë e kësaj iniciative dhe se nuk e ka ndërmend të bëhet, duke thënë se “ne besojmë që ka një influencë malinje” nga Kina dhe se vendet e rajonit nuk kanë prosperuar nga ky ndikim kinez, por përkundrazi.

“Dhe ne absolutisht jemi në një linjë në politikën e jashtme,  si në Lindjen e Mesme (që u bë pyetja më herët), po gjithashtu edhe në pyetjen për Kinën e Rusinë. Kur është në pyetje çështja e rreshtimit kjo llogaritet për BE-në, por ne gjithashtu e rreshtojmë politikën tonë të jashtme me SHBA-në, sidomos kur bëhet fjalë për sanksione. Ne nuk bashkëpunojmë me Kinën. Ne nuk e kemi lejuar Kinën të përdorë ndonjë instrument në politikëbërje, madje edhe në krijimin e opinionit publik. Sigurisht që kanë provuar”.

 

 

The post Osmani: Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme appeared first on Euronews Albania.

Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet satelitore për sektorin privat dhe publik

27 September 2024 at 20:57

Vodafone dhe Intelsat, operatori i integruar i rrjetit satelitor dhe tokësor, zgjeruan në datë 23 shtator partneritetin e tyre për të ofruar mbulim më të gjerë me shërbime të përkohshme dhe të ashtuquajtura on-the-move, që praktikisht janë sisteme satelitore të komunikimit, të dizajnuara për të ofruar lidhje të vazhdueshme e të besueshme gjatë kohës që jemi në lëvizje. Një teknologji që iu vjen në ndihmë veçanërisht organizatave të cilat operojnë në zona të vështira për t’u arritur ose zona ku ndodhin fatkeqësi.

Marrëveshja do të plotësojë rrjetet tokësore të Vodafone, duke iu ofruar kompanive lidhje me brez të gjerë në zona të largëta e me shërbime të kufizuara. Kjo do të thotë që bizneset, qeveritë dhe organizatat bamirëse mund të përdorin aplikacione të ndryshme, si gjurmimi i ngarkesave të vlefshme, ndërlidhja në vende të reja ose të përkohshme, sigurimi i qëndrueshmërisë shtesë dhe reagimi në situata emergjente.

Shërbimi i Intelsat do të përdoret gjithashtu për të mbështetur degën e bamirësisë së Vodafone, Fondacionin Vodafone, në nismat që kanë lidhje me shëndetin dhe arsimin në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Fondacioni Vodafone është gjithashtu në gatishmëri për të ofruar ndihmë për organizatat jofitimprurëse, qeveritë dhe shërbimeve të emergjencës, në mënyrë që ata t’iu përgjigjen më shpejt dhe më mirë emergjencave natyrore e humanitare.

“Marrëveshja e Vodafone me Intelsat-in i shton thellësi dhe gjerësi rrjetit tonë global. Me këto shërbime të reja, ne mund të ofrojmë lidhje dhe qëndrueshmëri shtesë për klientët në disa nga vendet më të vështira për t’u aksesuar, si në rastet kur janë në lëvizje, edhe në rastet kur kanë nevojë të rivendosin kontaktet dhe komunikimin pas fatkeqësive mjedisore ose humanitare”, u shpreh Marika Auramo, CEO i Vodafone Business.

Ndërkohë, Philippe Gillet, drejtori i Medias, Lëvizshmërisë dhe Rrjeteve në Intelsat, shtoi se: “Mirëqenia e komuniteteve dhe qytetarëve të tyre është gjithnjë e më shumë e lidhur me aftësinë për të pasur akses në shërbime të besueshme të lidhjes. “Qëllimi i shërbimeve tona Flex është që ta bëjmë më të lehtë për klientët tanë që të shfrytëzojnë shtrirjen dhe besueshmërinë e rrjetit të Intelsat për të ofruar lidhje kudo që mund të operojnë, qofshin këto iniciativa bamirësie si Fondacioni Vodafone apo lidhje për ndërmarrjet globale, operacionet industriale apo organizatat e reagimit të shpejtë”.

Marrëveshja e Vodafone, gjigandit evropian të teknologjisë dhe komunikimit, me Intelsat-in e pozicionon sërish atë si një kompani inovatore dhe pioniere në teknologjitë më të fundit, siç është në këtë rast Teknologjia e Satelitëve të Orbitës së Ulët të Tokës (LEO).

The post Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet satelitore për sektorin privat dhe publik appeared first on Euronews Albania.

Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes

By: Ela
27 September 2024 at 19:00

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri se Maqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohësh vend anëtar i BE-së. Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisënë rrugën drejt integrimit evropian Orbani e quajti si gabim dhe i propozoi homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes. “Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për […]

The post Hungaria ofron të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on BoldNews.al.

Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën burgim i përjetshëm për Fadil Kasemin

By: Ela
27 September 2024 at 18:26

Gjykata e Larte ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi. Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin […]

The post Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën burgim i përjetshëm për Fadil Kasemin appeared first on BoldNews.al.

Salianji-Beleri/ Si po i pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia e Ramës

By: Ela
27 September 2024 at 18:24

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i […]

The post Salianji-Beleri/ Si po i pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Salianji denoncoi një fakt që u provua. Kjo situatë mban erë!

By: Ela
27 September 2024 at 18:01

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar për dënimin e deputetit Ervin Salianji, me një vit burg. Lapaj argumenton se deputeti Salianji akuzohet për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal, dhe referuar përmbajtjes së dispozitës, dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite. Sipas avokatit […]

The post Lapaj: Salianji denoncoi një fakt që u provua. Kjo situatë mban erë! appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji niset drejt burgut të Fierit, gazetarja sjell detajet

27 September 2024 at 19:16

Ervin Salianji është nisur mbrëmjen e së premtes drejt burgut të Fierit ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg me akuzën “Kallëzim i rremë”.

Salianji u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e sotme, aty ku u prit me entuziazëm nga dhjetëra mbështetës.

Gazetarja Sara Demushi raportoi se Salianji qëndroi për rreth 90 minuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në shoqërinë e avokatëve të tij Marash Logu dhe Ledio Braho.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji me akuzën “Kallëzim i rremë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ervin Salianji niset drejt burgut të Fierit, gazetarja sjell detajet appeared first on Euronews Albania.

Orban: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin në BE shumë kohë më parë

27 September 2024 at 18:59

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, vlerësoi sot në Ohër se ishte gabim historik i Brukselit që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u ndanë dhe ofroi që Budapesti zyrtar të ndërmjetësojë në zgjidhjen e marrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes.

Orban e tha këtë pas mbledhjes së qeverive të dy vendeve në Ohër dhe theksoi se BE-ja nuk sheh arsye për një vendim të tillë.

Ai solli më vëmendje se Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate për anëtarësim që nga viti 2005 dhe së bashku me Kroacinë kanë marrë një opinion pozitiv në vitin 2008. Kroacia, tha ai, tashmë është anëtare e BE-së dhe negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë filluar.

Orban tha se i ka sugjeruar kolegut të tij maqedonas që Hungaria të jetë ndërmjetëse midis Shkupit dhe Sofjes në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Kam një propozim për një mosmarrëveshje me Bullgarinë. Ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë në këtë çështje. Hungaria duhet të jetë ndërmjetëse në mosmarrëveshjen midis dy vendeve, për të gjetur një zgjidhje që i përshtatet të dyja palëve”, tha Orban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Orban: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ishin në BE shumë kohë më parë appeared first on Euronews Albania.

Sezoni i ri turistik në vjeshtë, Pogradeci i rezervuar në masën 80% në tetor

27 September 2024 at 18:08

Akomodimet në Pogradec për pjesën e mbetur të shtatorit dhe gjithë tetorin janë të rezervuara në masën 80%.

Një shifër kjo që ka kënaqur edhe operatorët turistikë në qytet. Ata tregojnë se turistët vijnë kryesisht nga Evropa, por nuk mungojnë edhe turistët nga vende të ndryshme të botës.

Gjermanët, polakët dhe çekët janë turistët që më së shumti takon përgjatë kësaj kohe në qytetin liqenor. Ata zgjedhin të vizitojnë Pogradecin në këtë stinë për shkak të qetësisë që fal.

“Jam nga Republika Çeke. Kemi ardhur me avion, kemi marrë një makinë me qira dhe duam të eksplorojmë Shqipërinë. E kemi nisur nga Pogradeci, pastaj në Tiranë. Kemi ardhur në Pogradec për të parë liqenin dhe bukuritë natyrore. Me pas do të shkojmë në Gjirokastër. Ajo që na tërheq është qetësia dhe gatimi”, thotë një turiste.

Vizitorët e huaj, sipas Gani Bego i cili punon si guidë turistike, kërkojnë më së tepërmi ecjen në natyrë dhe pedalimin me biçikleta.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024 në Pogradec janë akomoduar 95.800 vizitorë, afro 10 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sezoni i ri turistik në vjeshtë, Pogradeci i rezervuar në masën 80% në tetor appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Vlorë, një makinë përfundon në kanal, dy të plagosur

By: Ela
27 September 2024 at 17:38

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të Vlorës. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Bëhet me dije se një nga automjetet ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihen […]

The post Aksident në Vlorë, një makinë përfundon në kanal, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌