Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

By: user 2
28 September 2024 at 14:09

“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media.

Lexo më tej:

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimit.

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së referencës Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi

“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens:

Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë.

Po si arriti Rama deri këtu?

Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtarët. Aq i madh ka qenë ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë gjithçka mund t’i shkërrmoqet. Dhe kjo po ndosh së paku mediatikisht.

Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në Neë York Times e ëashington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

Neë York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtë tendenca për ndërhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartë pse raportime si ato të RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumë Edi Ramës. Jo për përsëritjen e faktetlve që këtu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës dhe tentativat e tij për të ndaluar mediat perendimore të thonë të vërtetat e tyre.

©Lapsi.al

 

The post Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama appeared first on Lapsi.al.

Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum

By: user 2
27 September 2024 at 23:18

Borussia Dortmund harron disfatën 5-1 në Shtutgart dhe kthehet te fitorja, duke mposhtur 4-2 Bochum, në ndeshjen e parë të javës së pestë të Bundesligës. Sukses që ka ardhur me përmbysje: verdhezinjtë, në disavantazh 2-0 në minutën e 21′ pas golave të Bero dhe de Wit, kthyen gjithçja në pjesën e dytë: Guirassy shënon dygolësh (44′ dhe 75′), pastaj Emre Can me penallti (62′), dhe Nmecha (81′). Sahin kalon përkohësisht në -2 nga Bayern.

Dortmund largon fantazmat e humbjes së shëmtuar të Shtutgartit dhe, pas një fillimi për t’u harruar, mundi Bochum 4-2 me përmbysje. Fillimi i verdhezinjve ishte një makth: në minutën e 21′, në fakt, vendasit ishin nën dy gola. Në minutën e 16′ Bero kombinoi me Hofmann, duke mposhtur Kobel në shtyllën e parë me të majtën. Kaluan vetëm pesë minuta dhe erdhi goli i dytë: portieri i Borussia e mbajti topin shumë dhe u dorëzua nën presionin e Boadu, i cili i dhuroi de Wit një top vetëm për ta shtyrë në rrjetë. Megjithatë, para pushimit skuadra e Sahin arriti të ngushtonte diferencën: në minutën e 44′ krosimi i Brandt u depozitua në rrjetë nga Guirassy, i cili nuk gaboi me kokë.

Lexo më tej: Dortmund në kaos mes sherreve e përjashtimeve: plas ‘lufta’ mes drejtuesve

Në pjesën e dytë, Dortmund arriti të barazojë me penalltinë e Emre Can, i cili e bëri rezultatin 2-2 në minutën e 62′. Përmbysja u kompletua në minutën e 75′ me Guirassy dhe Nmecha në minutën e 81′ që përfitoi nga një gafë tragjikomike e Drewes. Me 4-2 Dortmund ngjitet në 10 pikë dhe harron humbjen e rëndë ndaj Stuttgart, duke kaluar përkohësisht në vendin e dytë -2 pas Bayern. Bochum, ndërkohë, mbetet i fundit me vetëm një pikë.

The post Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum appeared first on Lapsi.al.

“Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 21:50

“Mëse e dukshme që kemi luajtur ndaj një ekipi të shkëlqyer dhe për ne ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Por nëse mendojmë se pas këtyre tre pikëve se jemi mirë, atëherë do të jetë problem serioz për ne. Kampionati është maratonë, jo sprint 100 metërsh. Kampionati shqiptar është i paparashikueshëm e çdokush mund të mundë çdokënd”. Alexander Veselinovic, trajneri i Partizanit, është i kënaqur me performancën e skuadrës në Rrogozhinë, pas fitores 0-2 me Egnatian. Tekniku serb tani është vënë në ndjekje të Vllaznisë, me vetëm një pikë avantazh.

Për të mundur Egnatian pas 7 ndeshjesh pa sukses nuk ka qenë e lehtë dhe Veselinovic ka dashur të evidentojë sakrificat e lojtarëve të tij për të arritur objektivin: “Publiku ndoshta nuk e di por Buxhelaj mungon për arsye dëmtimi. Mehmeti që po luan shkëlqyeshëm në një pozicion të ri për të, në dhomat e zhveshjeve para ndeshjes kishte të vjella dhe nuk ishte mirë. Hadroj luajti me temperaturë. Kemi patur problem edhe me pjesë tjetër të ekipit, por e ndjej përsëri të nevojshme të falënderoj edhe ata që hynë se ndryshuam me të vërtetë”.

Lexo më tej: Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

Në fund një saktësim, që ndoshta tifozëve të Partizanit nuk do t’i pëlqejë: “Në historinë e futbollit ekipet që kanë sukses janë ato që kanë përvojë në prapavijë. Ne kemi një ekip të ri që mbase para se të mësojë si të fluturojë, duhet të mësojë gjërat bazike, ne jemi ende në fazën se si të lëvizim krahët, por kemi potencial që në të ardhmen të fluturojmë goxha lart” e mbylli Veselinovic.

TETOVA: “MUNGONTE GJITHË MBROJTJA”

“E dinim se për hir të vërtetës ishin tre mungesa në mbrojtje, gjë që janë shumë lojtarë. U desh të vepronim duke çuar Aleksin poshtë, por humbëm në mesfushë. Lojtarët i kanë pasur mundësitë, ata që i zëvendësuan, për të treguar veten. Por është vetëm faza e parë dhe kemi ende goxha ndeshje përpara”. Edlir Tetova gjen alibinë te mungesat për këtë humbje në shtëpi me Partizanin. Tekniku ka pësuar humbjen e dytë në shtatë javët e para dhe tani e sheh veten të parakaluar nga të kuqtë e me mundësinë që Vllaznia të shkëputet në krye.

The post “Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD

By: user 2
27 September 2024 at 21:12

Dënimi skandaloz i Ervin Salianjit ka bërë si kurrë më parë bashkë edhe partitë e reja që zakonisht janë kritike me PD-në dhe gjithë klasën e vjetër politike. Në qëndrimet që ato kanë shprehur pas vendimit të burgosjes me një vit të deputetit demokrat, kanë reaguar edhe Endri Shabani i Nisma Thurje edhe Agron Shehaj i Mundësia edhe Adriatik Lapaj.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet, si një indikator për të kuptuar humorin e shoqërisë ndaj një burgosjeje politike.

Koordinatori i “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “më herët për këtë lloj vepre gjykatat nuk e kanë aplikuar dënimin me burg”, duke shtuar se ndaj Salianjit mund të ishte vendosur një ndëshkim me gjobë, pasi sipas tij denoncimi në thelb ka qenë i provuar, pasi subjekti i tij vëllai inish ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafaj shkoi dhe bëri burg në Itali, ku edhe kërkohej për trafik droge.

Gjatë një interviste për A2 CNN, drejtuesi i Nismës, Endri Shabani deklaroi se e sheh dënimin si një akt mafioz për ti mbyllur gojën kujdo që synon të denoncojë. “Mua nuk më intereson Salianji si person, as si deputet i PD-së, por si një njeri që ka pasur guximin të denoncojë. Në një shoqëri ku shkojnë në burg ata që denoncojnë dhe jo ata që vjedhin apo kryejnë krim, do të thotë se ne po i afrohemi autokracisë”, tha ai.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj shkruajti se dënimi i Salianjit është një mesazh direkt i kryeministrit Edi Rama ndaj kujtdo që guxon të denoncojë.

Shehaj tha se Salianji u dënua pasi denoncoi ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafën, i cili sipas tij mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar për trafik droge nga Italia.

Sipas Shehajt, kjo do të jetë edhe klima në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. “Kjo është klima në të cilën do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Salianji që denoncoi skandalin shkon në burg, ministri që mbronte vëllain drejton komisionin parlamentar Anti-SPAK” tha ai.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

Vetëm Dashamir Shehi, që i është bashkuar së fundi grupit më të ri parlamentar, atij të Alibeajt, e ka quajtur qesharake idenë për të lodhur njerëzit me protesta për një vit burg që do bëjë Salianji. Në një deklaratë të rimarë nga gjithë mediat e Rilindjes ai ka theksuar se “drejtësia nuk është perfekte, po ne i kemi dalë për zot asaj”.

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Ky unifikim gati total për rastin Salianji edhe nga ato forca të reja politike që s’lënë kritikë pa bërë kundër Berishës dhe PD-së, nuk tregon vetëm se në këtë rast dhuna e pushtetit e ka kapërcyer Rubikonin, por  ky unifikim ndaj një padrejtësie me sa duket ka shqetësuar edhe Edi Ramën, që me disa deklarata rresht është munduar të ndajë publikun në dysh. Në reagimin e fundit në X (ish twitter) kryeministri shfryu kundër atyre që heroizojnë një shpifës. “Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie”- shkroi Rama në reagimin e vet të premten në mbrëmje.

©Lapsi.al

The post Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD appeared first on Lapsi.al.

Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 18:39

Një hakmarrje e vogël. Kështu mund të quhet fitorja e Partizanit ndaj Egnatias, për herë të parë përballë që nga 26 maji i kaluar kur rrogozhinasit rrëmbyen titullin kampion. Të kuqtë kishin një tabu ndaj jeshilzinjve, të cilët nuk i mundnin prej 7 takimesh në kampionat, gjë që e arritën me 0-2 e javës së 7 të Superiores. Vendosën golat e shënuar nga Ismaili e Bintsouka, ndërsa vetëm në fund vendasit goditën traversën.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse. Veselinovic e kishte të qartë se duhet të fitonte, duke qenë se ndalesat radhazi ishin bërë tre. Skuadra e teknikut serb në fakt luajti më mirë dhe mori avantazhin në minutën e 20’. Ismaili mposhti Dobjanin, duke e bërë më të thjeshtë për kryeqytetasit.

Lexo më tej: Video/ Elbasani ndal edhe Egnatian: Bordin ka ndërtuar një fortesë, Tetova humb kreun

Të kuqtë administruan me qetësi, sepse edhe Egnatia nuk bëri dot shumë. Tetova tentoi të ndryshonte gjithcka të tijtë nuk po bënin mirë me një zëvendësim të trefishtë pas pushimit. Zejnullai, Kasa dhe Jahaja megjithatë nuk patën imapkt më të rëndësishëm se Bintsouka, që mori vendin e Mba të dëmtuar. Goli në kundërsulm i Bintsouka në minutën e 60’ vulosi një ndeshje që rrezikoi të hapej vetëm në shtesë kur Zejnullai goditi traversën me Qirkon të mundur.

Partizanin, me këtë goditje në transfertë, ngjitet në 12 pikë, një mbi kampionët në fuqi në humbjen e dytë sezonale dhe i bëjnë presion Vllaznisë që ka vetëm një pikë më shumë, por duhet ende të luajë kundër Dinamos.

The post Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

By: user 2
27 September 2024 at 17:04

Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti.

Lexo më tejTragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u përhap menjëherë në Zyrih dhe u konfirmua nga një deklaratë e lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI): “Me pikëllim të madh, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Rrugëve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI në Zyrih (Zvicër) mësoi sot lajmin tragjik të vdekjes së çiklistes së re zvicerane Muriel Furrer.

Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndërkombëtar i çiklizmit humbet një çikliste me një të ardhme të ndritur përpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, të enjten, 26 shtator, gjatë garës së rrugës për femra dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kokë përpara se të transportohej në spital me helikopter në gjendje shumë kritike. Fatkeqësisht Muriel Ferrer humbi jetën sot në Spitalin Universitar të Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Çiklizmit 2024 i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes, miqve dhe familjes së Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kërkon që të respektohet privatësia e saj në këtë kohë shumë të dhimbshme”.

The cycling world mourns the loss of Muriel Furrer https://t.co/o623BqxNLU pic.twitter.com/oGngEKBEqR

— UCI_media (@UCI_media) September 27, 2024

The post Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën appeared first on Lapsi.al.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

By: user 2
27 September 2024 at 15:50

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg. 

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

©Lapsi.al 

 

 

The post Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia appeared first on Lapsi.al.

Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura

By: user 2
27 September 2024 at 15:26

Përplasjet që i paraprinë derbit të Kupës së Italisë i kushtuan dy klubeve, Genoa dhe Sampdoria, një ndeshje me dyer të mbyllura. Pas përcaktimeve të Observatorit për ngjarjet sportive, ka mbërritur edhe vendimi zyrtar i prefektit të Xhenovas. Ndeshja midis kuqebluve dhe bardhezinjve (e planifikuar për nesër në orën 18:00) dhe ajo mes dorianëve dhe Juve Stabias (4 tetorin e ardhshëm) do të luhet pa publik në stadiumin Ferraris.

Por kjo nuk është e gjitha. Pas përplasjeve të zhvilluara në qytet mes ultrasve para, gjatë dhe pas derbit, u vendos edhe një stuhi e mëtejshme ndaj të dy grupeve të tifozëve. Në fakt, të dy tifozeritë, Grifone dhe Doriane, janë ndaluar të udhëtojnë në tre ndeshjet e ardhshme jashtë vendit. Prandaj, tifozët e kuqebluve do të humbasin ndeshjen kundër Atalantës më 5 tetor, ndeshjen më 27 tetor në Romë kundër Lazios dhe ndeshjen më 4 nëntor në Parma. Për Sampdorian, në anën tjetër, janë pa tifozë ndeshjet në transfertë në Modena të dielën 29 shtator, Cesena më 19 tetor dhe Cittadella më 29 tetor.

Ata që paguajnë ekzagjerimet e disa qindra tifozëve do të jenë kryesisht abonetë të dy klubeve xhenoveze. Janë 28,093 tifozë të Genoa që do të duhet të heqin dorë të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen e nesërme, në orën 18:00, kundër Juventus, një ndeshje që është gjithmonë sold out, me shumë tifozë bardhezinj që mbërrijnë në Genoa. Mbi 19,400 mbajtës të biletave sezonale të Sampdorias do të duhet të heqin dorë nga ndeshja e radhës në shtëpi më 4 tetor kundër Juve Stabia, por mbi të gjitha 3,600 tifozë të Sampdoria që tashmë kanë në dispozicion biletat për ndeshjen jashtë fushe të dielën më 29 shtator në Modena.

The post Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura appeared first on Lapsi.al.

Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd

By: user 2
27 September 2024 at 15:11

Një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe ndalim për shitjen e biletave për ndeshjen e radhës të Champions League, më 6 nëntor në Beograd. Ky është sanksioni i vendosur nga UEFA ndaj gjigantëve spanjollë, Barcelona, për një pankartë të shfaqur nga tifozët e saj në Monako, në debutimin e tyre në Champions League. ‘Flick Heil’ shkruhej në pankartën e ekspozuar nga tifozët blaugrana, me një referencë të qartë grafike për nazistin Sieg Heil.

INDINJATA

Pankarta i ishte raportuar drejtuesve të klubit Barcelona nga delegati i UEFA-s i pranishëm në Principatë. Zyrtarët blaugrana shpejtuan ta hiqnin menjëherë pankartën e inkriminuar nga sektori i miqve, por nuk mjaftoi. Kjo, pavarësisht se Elena Fort, nënkryetare e klubit me përgjegjësi për çështjet institucionale, postoi në Tëitter indinjatën e saj me shumë forcë.

Lexo më tej: Flick prezantohet te Barcelona: “Dua një futboll që të zbavisë njerëzit dhe të fitoj tituj”

PRECEDENTI

Sot erdhi vendimi penalizues nga UEFA. Ndër të tjera, duhet patur parasysh se Barcelona është një shkelës i përsëritur në këtë aspekt. Në pranverë dy tifozë culé u raportuan dhe u denoncuan se kishin kryer përshëndetje naziste në Parc des Princes. Klubi katalanas i ka pezulluar, por me sa duket në mesin e tifozëve që udhëtojnë në Evropë, mbetet një pakicë naziste që nuk humbet asnjë rast për të demonstruar ideologjinë e tyre të mbrapshtë.

FC Barcelona Statement

🔗 https://t.co/cR4LfNTy3r pic.twitter.com/k1PuTZnlQv

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 27, 2024

The post Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso

By: user 2
27 September 2024 at 14:46

Rangers kanë krijuar historinë e klubit në Europë duke mposhtur një klub suedez për herë të parë. Gjigantët skocezë luftuan për një fitore 2-0 në transferë me Malmo në stadiumin Eleda, në debutimin e tyre në Europa League të enjten. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të skuadrës së Ibrox kundër një rivali nga Suedia, ata nuk kishin arritur të fitonin: humbën në katër raste dhe barazuan dy herë.

Ishin ndeshjet më të shumta që ata kishin përballur nga një komb specifik pa dalë fitues. Katër nga ato ndeshje erdhën kundër Malmo, që kishte marrë dy fitore dhe po aq barazime në takimet evropiane mes tyre. Por miqtë e nisën në mënyrë spektakolar pasi kaluan në avantazh me sulmuesin e gjithanshëm Nedim Bajrami.

💪 pic.twitter.com/psXfQ8Jgzh

— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024

BARAZOHET REKORDI

25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 55 sekondash, kur ai dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pasi Cyriel Dessers goditi shtyllën. Dessers kaloi edhe portierin e Malmo Johan Dahlin, por nuk mundi të drejtonte tentativën e tij në rrjetë. E Bajrami nuk gaboi në mundësinë e paraqitur.

Me golin e tij është hera e parë që një lojtar i Rangers shënon brenda një minute gjatë një ndeshjeje evropiane që nga tetori 1998. Mesfushori italian Gennaro Gattuso e gjeti rrjetën në fillim të Kupës së vjetër UEFA në një fitore 4–2 kundër Beitar Jerusalem. E pabesueshme, të dy golat e fundit të shënuar nga Bajrami për klubin dhe kombëtaren kanë ardhur brenda 60 sekondave.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 23”

Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë në Euro 2024 në verë. Ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, megjithëse fatkeqësisht për Bajramin, goli i tij nuk pati rëndësi pasi Italia u rikthye për të fituar 2-1. Edhe pse fatmirësisht këtë herë, Bajrami, me golin e tij, ndihmoi Rangers të nisnin në mënyrë të përsosur në kompeticionin e nivelit të dytë të Evropës.

The post Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso appeared first on Lapsi.al.

Dybala doli nga fusha në Europa League: Roma mëson shkallën e dëmtimit të argjentinasit

By: user 2
27 September 2024 at 14:17

Një psherëtimë lehtësimi, por edhe një sinjal alarmi. Paulo Dybala, i cili doli nga fusha në fund të pjesës së parë kundër Athletic Bilbao, kreu testin e parë në përkulësin e majtë mëngjesin e sotëm. Është vetëm një lodhje e shkaktuar nga një nga kontrast loje. Kështu, dëmtimi është shmangur, megjithëse testet e mëtejshme do të kryhen në orët e ardhshme, për të mbajtur nën kontroll argjentinasin.

“Jam mirë,” tha Paulo dje në dalje nga Olimpico, që admiroi veprimet e tij në fushë, me argjentinasin thelbësor në aksionin që solli epërsinë momentale të Dovbyk. Ivan Juric sqaroi gjithashtu situatën: “Ai ndjeu një shqetësim të lehtë, më mirë të mos rrezikonte”. Një ndalesë paraprake e cila do të bëjë që Dybala të mos jetë mes titullarëve të dielën kundër Venezias.

Lexo më tej: Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin

Vetë Juric, pikërisht në prag të ndeshjes kundër Bilbaos, ishte i qartë: “Paulo është një lojtar i veçantë, por ne e dimë se duhet ta menaxhojmë atë nga tani deri në fund të sezonit”. Nga ana tjetër, problemet me muskujt nuk janë asgjë e re për ish-lojtarin e Juventus. Plani i djeshëm i trajnerit kroat ishte ta mbante Dybala në fushë për rreth një orë dhe më pas ta përdorte me kohë të pjesshme ndaj Venezias.

Të dielën në Olimpico, pra, Joya nuk do të luajë dhe maksimumi do të jetë në pankinë. Vlen të merret në konsideratë edhe udhëtimi i së enjtes së ardhshme në Suedi kundër Elfsborg. Kthimi nga 1′ në Monza, të dielën e fundit para pushimit të mesit të tetorit, ka më shumë gjasa të ndodhë.

The post Dybala doli nga fusha në Europa League: Roma mëson shkallën e dëmtimit të argjentinasit appeared first on Lapsi.al.

Nedim Bajrami e goli rekord: UEFA jep statistikat për çdo ndeshje të kuqezinjtë në Euro 2024

By: user 2
27 September 2024 at 10:32

Në raportin teknik të UEFA-s për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ka detaje interesante për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Mesatarja e mbajtjes së topit në të tre ndeshjet e grupit për Kombëtaren shqiptare është 35 %. Vlen të theksohet se mesatarja më e lartë e mbajtjes së topit për kuqezinjtë është në ndeshjen ndaj Spanjës 42%, ndërsa më e ulëta ndaj Italisë 32%.

Për pasimet e tentuara mesatarja është 363 për ndeshje. Sërish vlera më e lartë është arritur në duelin ndaj Spanjës me 407 pasime, ndërsa më e ulëta në duelin ndaj Kroacisë 311. Mesatarja e saktësisë së pasimeve është 83%. Vlen të theksohet edhe një tjetër detaj shumë interesant ku Shqipëria renditet në vendin e katërt nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Europian për pasimet e gjata të sakta, ku janë tentuar 44 të tilla.

MINUTAT E GOLAT

Mesatarja e kilometrave të përshkruar nga ekipi është 115.8 km gjatë 3 ndeshjeve të Europianit. Në sfidën ndaj Spanjës është arritur vlera më e lartë me 117.2 km, ndërsa më e ulëta në takimin ndaj Italisë 115.1 km.

Vetëm pesë lojtarë i kanë luajtur të gjitha minutat në Europian dhe ata janë: Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani.

Lexo më tejDetajet që bënë diferencën në Euro 2024: Doriva përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e UEFA-s

Klaus Gjasula, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi kanë gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa Jasir Asani ka dhënë një asist. Mosha mesatare e Kombëtares në Europian ka qenë 26.7 . Futbollistët kuqezi janë ndëshkuar me 7 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.

NUMRI MË I LARTË I PASIMEVE

Kristjan Asllani është lojtari kuqezi me numrin më të lartë të pasimeve kyçe, 8. Gjithashtu, Asllani ka tentuar numri më të lartë të pasimeve, 175 dhe ka një saktësi prej 86%, ndërsa lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve është Berat Gjimshiti 89% dhe pas tij Mario Mitaj me 88%.

Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani kanë rikuperuar nga 15 topa. Gjithashtu mbrojtësi, Mitaj ka 4 duele të fituara dhe 7 ndërprerje të aksioneve kundërshtare.

GOLAT NË SHTESË

Gjatë kampionatit Europian “Gjermani 2024” janë shënuar 12 gola në kohën shtesë, ku mes tyre është edhe goli i Klaus Gjasulës ndaj Kroacisë në minutën e 90+5.

Gjithashtu, goli më i shpejtë në historinë e kampionateve Europiane u shënua në “Gjermani 2024” nga lojtari kuqezi, Nedim Bajrami, në ndeshjen ndaj Italisë për vetëm 23 sekonda.

The post Nedim Bajrami e goli rekord: UEFA jep statistikat për çdo ndeshje të kuqezinjtë në Euro 2024 appeared first on Lapsi.al.

Egnatia e Partizani për herë të parë përballë nga finalja e 26 majit: sfida delikate në javën e shtatë

By: user 2
27 September 2024 at 10:12

Kampionati ka nisur të shfaqë ndarjet e para të renditjes dhe tani rradhët kanë filluar të shtrëngohen edhe më shumë, me pikët që bëhen fondamentale, sidomos në përplasjet mes pretendentëve. Një rivalitet i rinovuar është ai mes kampionëve e nënkampionëve të sezonit të kaluar, që për herë të parë nga koha kur u vendos që titulli të shkonte në Rrogozhinë, sfidojnë të premten njëri-tjetrin. Egnatia, e dyta me 11 pikë, është vënë në ndjekje të Vllaznisë kryesuese, por nuk dëshiron kurrësesi të humbasë terren e madje të parakalohet nga Partizani që me 9 pikë është në distancë parakalimi. Pas tre barazimesh radhazi, Veselinovic e ka të qartë se duhet të fillojë të fitojë.

SUPERIORE, JAVA E 7

27/09/2024
16:00 Egnatia – Partizani
28/09/2024
16:00 Laçi – Teuta
19:00 Dinamo City – Vllaznia
29/09/2024
16:00 Bylis – AF Elbasani
19:00 Tirana – Skënderbeu

Dy ndeshje do të luhen të shtunën dhe në Laç, vendasit ende pa fitore, do të kërkojnë pikët e para kur të kenë përballë Teutën. Martini pas barazimit me Dinamon kërkon të përfitojë nga situata e krijuar në kampin kurbinas me deklaratat e teknikut Cungu. I pamundur që kur është ulur në pankinë, Ilir Daja do të kërkojë të thotë fjalën e tij edhe për kampionatizmin, kur të gjejë në anën tjetër të fushës kryesuesit e Vllaznisë. Kuqeblutë në krahët e euforisë insistojnë për të bërë një shkëputje më domethënëse se 2 pikët që e ndajnë aktualisht nga Egnatia e Elbasani, për të përligjur fjalën titulli që ka nisur të dëgjohet gjithnjë e më shpesh në Shkodër.

Lexo më tejPartizani-Tirana ndahen në paqe, derbi dhuron spektakël vetëm në tribuna

E pikërisht Elbasani, të dielën, do të kërkojë të përfitojë nga ndeshjet e vështira të rivalëve, edhe pse në Ballsh ndaj Bylis vetëm e lehtë nuk është. Egbo nuk fiton prej 4 javësh dhe renditja është bërë e sikletshme, por një fitore do ti jepte tjetër ngjyrë, me Tiranën e Skënderbeun, respektivisht me 1 e 2 pikë më shumë që përplasen mes tyre: me Shkëmbin në kërkim të fitores së parë pas 6 barazimesh e Gvozdenovic që synon suksesin e dytë radhazi.

The post Egnatia e Partizani për herë të parë përballë nga finalja e 26 majit: sfida delikate në javën e shtatë appeared first on Lapsi.al.

Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin

By: user 2
26 September 2024 at 23:37

Europa League ka dhuruar spektaklin e saj mbrëmjen e sotme, ku interesant ka qenë frenimi i atyre skuadrave që konsiderohen si pretendente të turneut.

Kështu, Roma e ka nisur rrugëtimin e saj në Europa League me një barazim, në ndeshjen e parë të formatit të ri në grup. Skuadra e Juric nuk kaloi përtej barazimit 1-1 me Athletic Bilbao duke marrë vetëm një pikë. Në Olimpico në pjesën e parë, verdhekuqtë u munduan pak për të gjetur mekanizmat e duhur në fillim, më pas shtuan ritmin dhe e thyen ngërçin me një goditje me kokë të Dovbyk në minutën e 32′-të i ndihmuar nga Angelino. Në pjesën e dytë baskët rritën presionin edhe falë zëvendësimeve dhe barazuan rezultatin. Në minutën e 85-‘ të falë një goditjeje me kokë të Paredes shtangu Romën.

Në takimin tjetër Eintraht Frankfurt është ndalur në shtëpi përballë Viktoria Plzen. Edhe pse u duk se po e fitonte me shifrat 3-1 deri pak minuta para fundit, çekët arritën të shënonin dy gola, duke e mbyllur takimin në barazim 3-3.

Është shkërmoqur ndërkohë Beshiktashit përballë Ajax, 4-0 janë mundur turqit në Amsterdam.

Në ndeshjet e tjera:

SC BRAGA – MACCABI TEL AVIV 2-1
FCSB – RFS 4-1
LYON – OLYMPIACOS 2-0
TOTENHAM HOTSPUR– QARABAK 3-0

The post Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Aktivizuan një lojtar me identitet fals, arbitrit i thanë se ishte shurdh-memec: humbin ndeshjen në tavolinë

By: user 2
26 September 2024 at 18:36

Voința Limpeziș, skuadra e Serisë C e Rumanisë, doli në fushë me një futbollist amerikano-jugor duke u hequr si një rumun U19 e kur arbitri pyeti lojtarin për emrin, klubi e justifikoi mungesën e përgjigjes duke thënë se ishte “shurdh-memec dhe as nuk dinte të shkruante”. U hap një hetim dhe u kuptua se ishte një sportist që luante me identitet të rremë: për këtë erdhi humbja 3-0 dhe fitorja e CSM Adjud.

Një situatë surreale për një kampionat profesionist. Lajmi u raportua nga gazeta rumune GSP.ro.

LOJTARËT ME IDENTITET TË RREMË

Më 31 gusht, data e fillimit të edicionit të ri të L3, u luajt ndeshja CSM Adjud – Voința Limpeziș dhe ajo përfundoi me një fitore të ngushtë të miqve (0-1). Vendasit, megjithatë, në pjesën e parë hodhën një akuzë shumë të rëndë ndaj kundërshtarëve të tyre duke deklaruar se një lojtar i Voința Limpeziș nuk ishte i njëjti me atë të paraqitur në formacionin zyrtar. Një shkëmbim personash, në praktikë.

Kjo hipotezë u konfirmua dhe në fillim të kësaj jave CSM Adjud fitoi 3-0 me një vendim të diktuar nga Komisioni Disiplinor i FRF. Prapa kësaj historie, megjithatë, ekziston një skenar i pabesueshëm.

Drejtori sportiv i Adjud, Ciprian Vrabie, tha për gazetën GSP.ro: “Ne kishim indikacione para ndeshjes se skuadra nga Limpeziş do të përpiqej të fuste lojtarë të tjerë përveç atyre që ishin të pranishëm në listë. Kjo ishte arsyeja pse i kërkova arbitrit për një krahasim mes dokumentave dhe identitetit të lojtarëve. Doli që gjashtë prej tyre nuk përputheshin. Arbitri i dërgoi në tribunë, e pas kësaj ndeshja rifilloi me të tjera kushte”.

SHURDH-MEMECI

Ndeshja u arbitrua nga Silviu Popa, i cili pasi largoi lojtarët e futur me ‘emra të rremë’ e la Voința me 11 titullarë dhe vetëm një rezervë.

Drejtuesi i CSM Adjud vazhdoi historinë e tij si më poshtë: “Në një moment, gjatë ndeshjes, dëgjova se lojtari me numrin 21 të Limpeziș fliste një gjuhë të huaj, por në listën e ndeshjes ishte një lojtar rumun U19, i lindur në 2005. Në interval paraqita ankimimin dhe arbitri kërkoi që lojtari të shkonte në dhomë për identifikim”.

Nuk ishte e mundur sepse zyrtarët e Voința shpjeguan se futbollisti “është shurdh-memec, kështu që nuk ishte e mundur të flisje me të”. Kur atij iu kërkua vetëm të shkruante emrin e tij në një copë letër, ata u përgjigjën duke thënë se “nuk ishte e mundur, sepse ai nuk dinte as të shkruante. Ishte vërtet një skenë qesharake, por edhe shqetësuese”.

FRF vlerësoi detajet e këtij rasti dhe vendosi: ndeshja e humbur 3-0 në tavolinë për Voința Limpeziș, gjashtë pikë më pak në renditje, gjobë prej 2200 lei dhe operacionet e merkatos të ndaluara në seancën e ardhshme.

The post Aktivizuan një lojtar me identitet fals, arbitrit i thanë se ishte shurdh-memec: humbin ndeshjen në tavolinë appeared first on Lapsi.al.

Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: “E papranueshme të presësh 70′ për një intervistë”

By: user 2
26 September 2024 at 15:02

Sonte në orën 18:45 në stadiumin Sukru Saracoglu do të zhvillohet ndeshja mes Fenerbahce dhe Union Saint-Gilloise për raundin e parë të Europa League. Duke folur në konferencën për shtyp, José Mourinho e la veten të shfrynte inatin me një shpërthim shumë të ashpër në lidhje me pritjen e gjatë për konferencën e pas ndeshjes kundër Galatasaray, e humbur 1-3. Një episod që tërboi portugezin, i cili vendosi të braktiste takimin me shtypin.

MOURINHO: “PRITA MË SHUMË SE NJË ORË”

“Kam 24 vjet që jam trajner dhe gjatë karrierës sime nuk i jam shmangur asnjëherë një konference për shtyp – komentoi portugezi -. Nuk kam pasur frikë nga pyetjet e gazetarëve. Megjithatë, duhet të ketë kufij. Në fund të ndeshjes prita më shumë se një orë, sepse konferenca e kolegut tim ishte ende në zhvillim e sipër. Nuk është e mundur të presësh një kohë të pacaktuar për të folur me median”.

Lexo më tej: Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”

“SJELLJE MOSRESPEKTUESE”

“Vendimi im për të mos marrë pjesë në konferencë nuk ishte i lidhur me rezultatin – vazhdoi Murinho –. Por vetëm me këtë aspekt. E njëjta gjë do të ndodhë në ndeshjen e radhës, intervistën flash do ta bëj menjëherë pas ndeshjes, sepse kështu funksionon. Pastaj është normale të presësh 15 ose 20 minuta, por jo 70, është mungesë respekti”.

The post Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: “E papranueshme të presësh 70′ për një intervistë” appeared first on Lapsi.al.

Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante”

By: user 2
26 September 2024 at 14:49

Felipe Melo është sërish në telashe për sjelljen e tij kërcënuese, por ndryshe nga zakonisht këtë herë ngjarja e inkriminuar nuk ndodhi në fushën e lojës, të cilën ish-mesfushori i Fiorentinës, Inter dhe Juves nuk e ka parë prej disa kohësh për shkak të dëmtimit.

DENONCOHET FELIPE MELO

Të dielën në mbrëmje, një djalë 15-vjeçar po ecte i qetë nëpër rrugët e Barra da Tijuca, një lagje në Rio de Janeiro, duke shëtitur qentë e tij kur hasi përballë Felipe Melo. Djali ndaloi dhe përshëndeti mesfushorin e Fluminense, i cili nga ana e tij e pyeti se cilën skuadër mbështeste. Djali u përgjigj se mbështet Botafogo dhe në atë moment situata, sipas nënës së djalit, degjeneroi: “Djali im u desh të bënte disa hapa prapa, Melo u mbajt vetëm nga një burrë tjetër, i cili u frikësua nga mundësia e agresionit fizik”.

Lexo më tejFOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me Walker të City

Melo nuk është dakord me këtë version të ngjarjeve dhe e ka bërë të qartë këtë në polici. Forcat e rendit pranuan se do të marrin dëshmi nga të gjitha palët e përfshira dhe do të vazhdojë me hetimin. Nëna e djalit, në fakt, ka denoncuar futbollistin Felipe Melo për kanosje ndaj një të mituri. Nëse akuzat vërtetohen, mesfushori brazilian mund të ketë probleme të mëdha. Nuk është hera e parë që ai tregon një qëndrim kërcënues dhe të dhunshëm, por zakonisht e mban të kufizuar brenda fushës.

The post Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Endrick humb mendjen, godet me gju në gjenitale mbrojtësin e Alaves: Arbitri e Var e falën

By: user 2
26 September 2024 at 14:33

Një gjest i çmendur, i pamatur. Por nuk u ndëshkua siç duhet. Kthehen polemikat ndaj arbitrave në Spanjë: me Real Madrid në qendër, sërish. Ajo që shkaktoi diskutim ishte një episod i ndodhur në ndeshjen e fundit të La Liga, luajtur mbrëmjen e së martës dhe fituar me rezultatin 3-2, ndaj Alaves. Rreth dhjetë minuta nga fundi, Endrick goditi me gju në gjenitale një lojtar kundërshtar.

Një reagim i pamatur, me rrethanë rënduese se ndodhi me topin larg, që ndezi protestat e skuadrës së Luis Garcia Plaza dhe jo vetëm. E gjitha sepse talenti i ri brazilian ja hodhi vetëm me një karton të verdhë. Një vendim mjaft befasues, sidomos pas rishikimit të imazheve. Gjesti i Endrick u shfaq i qëllimshëm, për përjashtim direkt. Megjithatë, arbitri zgjodhi paralajmërimin dhe, akoma më e rëndë, VAR-i nuk ndërhyri.

VETËM E VERDHË! POLEMIKA NË SPANJË

Në minutën e 81′ të Real Madrid-Alaves, skuadra e Ancelottit po udhëheq ndeshjen me një rezultat komod 3-0, falë golave të Vazquez, Mbappé dhe Rodrygo. Ndërsa Los Blancos sulmonin në të djathtë, në qendër të zonës, me topin larg, Endrick i përgjigjet tërheqjeve të Mouriños me një reagim vërtet të ekzagjeruar. Brazilini goditi me gju mbrojtësin kundërshtar në gjenitale. Lojtari i Alaves mbeti përtokë, dhe arbitri Ruiz ndaloi lojën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndërkohë, VAR kishte kohë për të parë imazhet dhe për të kuptuar në detaje atë që ndodhi. Nga riprodhimi është e qartë se gjesti i Endrick duhet të ndëshkohej me përjashtim. E në vend të kësaj arbitri, i pa thirrur në monitor, tregoi kartonin e verdhë.

La Liga defenders think they can bully this guy man pic.twitter.com/r9S2hN5m2m https://t.co/siXkpONLP1

— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 25, 2024

TËRBIMI I TRAJNERIT TË ALAVES

Vendimi i arbitrit zemëroi Alaves, veçanërisht trajnerin Luis Garcia Plaza, i cili pas ndeshjes – siç raportohet nga FanPage – tha: “Ishte i kuq. Ishte i kuq dhe kaq. Pastaj ata mund të kishin shënuar tre gola të tjerë, kjo nuk llogaritet. Ata duhet ta kishin përfunduar ndeshjen me 10 lojtarë. Unë e kuptoj që arbitri nuk e pa, por për këtë është VAR. Është i kuq sepse është një goditje e destinuar vetëm për të bërë keq”. Një episod që ndezi polemika në të gjithë Spanjën. Me Real Madrid, sërish në qendër.

The post Video/ Endrick humb mendjen, godet me gju në gjenitale mbrojtësin e Alaves: Arbitri e Var e falën appeared first on Lapsi.al.

Superlojtari i Vlahovic: “Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtësia e Osimhen”

By: user 2
26 September 2024 at 13:56

Duhet kohë, një faktor fiziologjik për të asimiluar plotësisht kërkesat e trajnerit të ri. Te Juventus, megjithatë, koha është gjithmonë e pakët: “Sa e bukur, e këndshme dhe e lodhshme është të luash me bardhezinjtë – pranoi Vlahovic -. Këtu është ndryshe, ka një nivel më të lartë dhe Juventus përfaqëson shumë gjëra si krenarinë, familjen dhe mentalitetin fitues”.

Nëse Locatelli e ka nominuar hapur Juventus për titullin kampion, Vlahovic është i sigurt se gara do të jetë e hapur për shumë skuadra dhe lufta do të jetë e ashpër: “Ne duhet të duelojmë para së gjithash me veten, kush fiton do të vendoset nga detajet. Inter luan së bashku prej një kohe të gjatë dhe kanë mekanizma të konsoliduar, duket që e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Sigurisht zikaltrit ishin sigurisht më të mirët vitin e kaluar, por është shumë herët për të bërë parashikime”.

Lexo më tej: Juventus i vë kushte Vlahovic: përcaktohet data limit për rinovimin

Dusan Vlahovic pastaj u ndal të bënte një krahasim të vogël me sulmuesit e tjerë të mëdhenj në kampionat dhe më gjerë: “Do t’i vidhja Lautaro Martinez pozicionimin e trupit që do të më kompletonte. Ai ishte sulmuesi më i mirë vitin e kaluar dhe e respektoj shumë. Është vdekjeprurës. Nga Haaland do të merrja mënyrën e sulmit në zonë dhe fizikun, kur niset nuk e ndalon dot. Nga Osimhen shpejtësinë”.

The post Superlojtari i Vlahovic: “Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtësia e Osimhen” appeared first on Lapsi.al.

“Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home”: Roma mbushet me parrulla para sfidës me Athletic

By: user 2
26 September 2024 at 13:42

“Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home” ky është shkrimi që u shfaq këtë mëngjes në shumë postera të vendosur në Romë gjatë natës. Iniciativa anonime e disa tifozëve ka ardhur pikërisht në ditën e debutimit të verdhekuqve në Europa League, mbrëmjen e sotme kundër Athletic Bilbaos.

Posterët e dedikuar për teknikun e shkarkuar De Rossi u shfaqën në Lungotevere nga Testaccio në stadiumin Olimpico, në unazën mbi Corso Francia dhe rrugët e tjera drejt stadiumit.

PËRPLASJA ME CEO-n SOULOUKOU

Sipas asaj që u mësua, ishte CEO e klubit Lina Souloukou ajo që donte që De Rossi të largohej nga Trigoria, pasi kishte pasur tashmë disa debate me trajnerin në javët e fundit. 41-vjeçarja që mbërriti në prill 2023, kur dëgjoi intervistën e ish-kapitenit Totti në Sky, besoi se shprehja “Daniele është një rrufepritës” do të frymëzonte pikërisht teknikun De Rossi. Ky është motivi që ajo kontestoi trajnerin, edhe para rezultateve zhgënjyese të Romës së tij.

Lexo më tejÇfarë fshihet pas dorëheqjes së grekes së ‘tmerrshme’; Lina Souloukou? Kërcënimet nuk kanë lidhje

Fërkimi mes trajnerit dhe drejtueses greke kishte disa kohë që kishte lindur. Një nga diskutimet kryesore kishte qenë aktivizimi i Dybala, i cili në paraqitjen e tij të 15, do të shihte rritjen e pagës së tij në 7.5 milionë euro neto falë rinovimit automatik. Një opsion që klubi verdhekuq dëshiron ta shmangë me çdo kusht deri në fund.

KËRCËNIMI I TIFOZËVE E DORËHEQJA E LINËS

Administratorja e deleguar e klubit përfundoi në shënjestër të parrullave dhe sloganeve fyese si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugët e qytetit të përjetshëm, si pankarta “DDR deti i Romës… Lina e keqja e Romës!”. E për këtë arsye ajo u vu nën mbrojtje nga autoritet romane. Kjo nuk mjaftoi e Lina Souloukou dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.

The post “Daniele De Rossi krenaria jonë, Yankee go home”: Roma mbushet me parrulla para sfidës me Athletic appeared first on Lapsi.al.

❌
❌