Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim të parregullt në BE

By: user 8
3 October 2024 at 18:20

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt./ VOA

The post Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim të parregullt në BE appeared first on Lapsi.al.

Analiza/ Irani luan bixhoz me sulmin ndaj Izraelit

By: user 8
3 October 2024 at 15:19

Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), gjeneralmajor Hossein Salami, qëndroi përpara një pankarte të madhe në një dhomë lufte ndërsa përdorte një telefon për të urdhëruar lëshimin e rreth 200 raketave balistike në Izrael në të martën mbrëma, sipas një videoja të publikuar nga mediat iraniane.

Pankarta përmbante foto të tre burrave për vdekjet e të cilëve ai tha se Irani po kërkonte të hakmerrej me sulmin madhor: lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran në korrik në një sulm për të cilin Irani fajësoi Izraelin, liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe Komandantin e operacioneve të Forcave Quds të IRGC-së, gjenerali Abbas Nilforoushan, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut javën e kaluar.

Lexo më tej: Izraeli bën ‘goditjen finale’, vret liderin e Hamasit brenda Iranit 

Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se breshëria përfshinte raketa hipersonike Fattah që deshën vetëm 12 minuta për të arritur në Izrael dhe se ato goditën me sukses objektivat duke përfshirë tre baza ajrore izraelite dhe selinë e agjencisë së spiunazhit Mossad.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se shumica e raketave ishin “kapur nga Izraeli dhe një koalicion mbrojtës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara” dhe se kishte “një numër të vogël goditjesh” në Izraelin qendror dhe jugor.

Menjëherë pas sulmit, një pankartë masive u ngrit në Sheshin e Palestinës të Teheranit, ku shfaqeshin raketa që fluturonin drejt ndërtesave në formë të një Ylli të Davidit dhe fjalët “Fillimi i fundit të Sionizmit”. 

(Një pankartë që shpallte “Fillimi i fundit të Sionizmit” u var nga një ndërtesë në Teheran menjëherë pas sulmit)

Irani ishte shfaqur i përmbajtur pas vrasjes së Haniyeh, por ky mosveprim u bë një burim poshtërimi kur Izraeli i dha një sërë goditjesh shkatërruese aleatit më të afërt dhe më të gjatë rajonal të Iranit, Hezbollahut, duke kulmuar me sulmin ajror të premten që vrau Nasrallah dhe Nilforoushan.

Armët, trajnimi dhe financimi iranian kanë qenë thelbësore për transformimin e Hezbollahut në forcën më të fuqishme të armatosur dhe aktorin politik të Libanit që kur Garda Revolucionare e Iranit ndihmoi në krijimin e grupit në vitet ’80.

Përpara këtij muaji, liderët iranianë kishin shpresuar se një luftë acaruese me Hezbollahun do të ndihmonte në dobësimin e ushtrisë izraelite, e cila ende po lufton kundër Hamasit në Gaza.

Ata gjithashtu u mbështetën tek Hezbollahu dhe arsenali i tij masiv i raketave dhe bombave për të shërbyer si një pengesë kryesore kundër sulmeve të drejtpërdrejta izraelite në objektet bërthamore dhe raketore të vendit të tyre.

Lexo më tej: Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar 

Presidenti Masoud Pezeshkian, i cili u zgjodh në korrik, akuzoi Izraelin se po përpiqet të provokojë Iranin në një luftë rajonale që do të tërhiqte edhe SHBA-në.

“Ne duam gjithashtu siguri dhe paqe. Ishte Izraeli ai që vrau Haniyeh në Teheran,” u citua ai nga media iraniane të ketë thënë gjatë një vizite në Katar të mërkurën.

“Europianët dhe SHBA thanë se nëse (ne – Irani) nuk veprojmë, do të ketë paqe në Gaza brenda një jave. Ne pritëm që ata të kishin paqe, por ata shtuan vrasjen e tyre.” 

Shumë konservatorë të linjës së ashpër në Iran janë shqetësuar për mungesën e veprimeve të vendit kundër Izraelit.

Disa komentatorë në televizionin shtetëror, i cili kontrollohet nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe Garda Revolucionare e Iranit, argumentuan se vendimi për t’u frenuar nga kërkimi i hakmarrjes për vrasjen e Haniyeh i kishte shtuar guximin kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të sulmuar interesat e Iranit dhe aleatët në Liban.

Pas sulmit raketor të së martës, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Baqeri deklaroi se koha për “durim dhe përmbajtje” kishte mbaruar.

“Ne shënjestruam vendet ushtarake dhe të inteligjencës në Izrael dhe qëllimisht u përmbajtëm nga goditja e vendeve ekonomike dhe industriale,” tha ai. “Megjithatë, nëse Izraeli hakmerret, përgjigja jonë do të jetë më e fuqishme.” 

Sulmi me raketa pasqyron një shqetësim në rritje midis liderëve iranianë se heshtja pas sulmeve të Izraelit do t’i portretizonte ata si të dobët dhe të prekshëm , si brenda vendit ashtu edhe në sytë e aleatëve të tyre rajonalë në të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës”, i cili përfshin Hezbollahun dhe Hamasin.

Irani dhe Izraeli kanë zhvilluar një luftë në hije për dekada, duke iu përmbajtur politikës “pa luftë, pa paqe”. Megjithatë, tani duket se kjo status quo po merr fund.

Izraeli është zotuar të përgjigjet ashpër, me Netanyahun që paralajmëroi se “Irani bëri një gabim të madh dhe do ta paguajë për të”. 

Lexo më tej: DW: Irani dhe Izraeli, si shtetet që dikur ishin miq u bënë armiq të betuar 

Ka gjithashtu indikacione për një ndryshim në ton dhe strategji nga SHBA.

Në prill, presidenti Joe Biden kërkoi përmbajtje pasi forcat izraelite dhe ato të udhëhequra nga SHBA rrëzuan shumicën e 300 dronëve dhe raketave që Irani lëshoi ​​në Izrael në hakmarrje për një sulm ajror në konsullatën iraniane në Siri që vrau disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit. Izraeli e dëgjoi thirrjen e SHBA-së dhe u përgjigj duke lëshuar vetëm një raketë që goditi një zonë iraniane të mbrojtjes ajrore në Iranin qendror.

Por këtë herë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Biden, Jake Sullivan paralajmëroi se do të kishte “pasoja të rënda” për sulmin iranian dhe se SHBA do të “punojë me Izraelin që të ketë pasoja” të rënda për Iranin.

Mediat izraelite cituan zyrtarët izraelitë të thoshin të mërkurën se Izraeli po përgatitej për sulme hakmarrëse ndaj Iranit “brenda ditësh” dhe se ata do të synonin “vendet strategjike”, duke përfshirë objektet vitale të naftës të vendit.

Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu se objektet bërthamore të Iranit do të goditeshin nëse ai përmbushte kërcënimin e tij për të goditur Izraelin.

Zyrtarët e lartë iranianë kanë pohuar se ata e konsiderojnë hakmarrjen e tyre për vrasjen e Haniyeh, Nasrallah dhe Nilforoushan të përfunduar nëse nuk provokohen më tej.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha gjithashtu se ai i kishte përcjellë një mesazh SHBA-së përmes ambasadës zvicerane në Teheran duke e paralajmëruar atë “të mos ndërhyjë”. 

Ai paralajmëroi: “Çdo vend i tretë që ndihmon Izraelin ose lejon që hapësira e tij ajrore të përdoret kundër Iranit do të konsiderohet një objektiv legjitim”. 

SHBA ka afërsisht 40,000 trupa të stacionuara në Lindjen e Mesme, me shumë të dislokuar në Irak dhe Siri. Këto trupa mund të kërcënohen nga milicitë shiite të mbështetura nga Irani në të dy vendet.

Irani tani duhet të përgatitet për përgjigjen izraelite dhe të shpresojë që bixhozi i tij të shpërblehet.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Analiza/ Irani luan bixhoz me sulmin ndaj Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Vràsēsi i tre grave, Dan Hutra kërcênon gazetarët në sallën e gjyqit

By: user 8
3 October 2024 at 14:54

Shtyhet seanca e parë ndaj Dan Hutrës, autori i tre vrasjeve.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.

Në sallën e gjyqit Dan Hutra nuk ka nguruar të kërcënojë edhe gazetarët.

”Nuk kam dëshmuar në SPAK se s’kam ça deshmoj por do të dalë e vërteta”.

“Mos gënjeni shumë. Do vijë edhe momenti juaj”, i ka thënë Dan Hutra gazetarëve.

The post Vràsēsi i tre grave, Dan Hutra kërcênon gazetarët në sallën e gjyqit appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit

By: user 8
3 October 2024 at 13:50

Shtyhet pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit.

Me kërkesë të ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim.

Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00 ku kanë mbetur për t’u lexuar edhe 50 faqe.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Më 18 mars 2024 SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

The post Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

By: user 8
2 October 2024 at 17:12

Sot u mbajt në GJKKO gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos. Në gjyq i pranishëm edhe Leonard Duka, paraqitet sot për herë të parë në seancë, pasi u ekstradua në 2 gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri.

Në seancë ishte edhe nëna e të ndjerit, Santiango Malko. Gjyqi u shoqërua me tensione, ndërsa seanca përfundoi me mbrojtjen e Dukës.

Nëna e Malkos i drejtohet Leonard DukësO maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty? 

Duka është shprehur se kërkon më shumë kohë të njihet me aktet dhe dot japë deklarime një herë tjetër, ndërsa prokurori e a kundërshtuar këtë kërkesë.

Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.

Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.

Mamaja e SantiagoNuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.

Gjyqtarja Rudina PallojKërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.

Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.

AvokatjaSot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.

Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.

Leonard DukaProkurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.

The post Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës appeared first on Lapsi.al.

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës

By: user 8
2 October 2024 at 14:21

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% të mërkurën nga shqetësimet në rritje se tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen, duke penguar potencialisht prodhimin e papërpunuar nga rajoni, pas goditjes më të madhe ushtarake të Iranit kundër Izraelit.

Aksionet e Brent futures (Brent Crude Oil) arritën çmimet më të lartat në një muaj, duke kërcyer 2,42 dollarë, ose 3,3%, në 75,98 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) u rrit me 2,47 dollarë, ose 3,5%, në 72,30 dollarë në 1050 GMT.

Të dy standardet e naftës së papërpunuar të martën u rritën me më shumë se 5% përpara se të mbylleshin rreth 2.5% më lart.

Irani tha herët të mërkurën se sulmi i tij me raketa ndaj Izraelit kishte mbaruar duke ndaluar provokimet e mëtejshme, ndërsa Izraeli dhe SHBA premtuan të sulmojnë Teheranin pasi frika për një luftë më të gjerë u intensifikua.

“Kjo mund të përfshijë dëmtimin ose zhdukjen e objekteve të naftës të Iranit”, tha Tamas Varga nga ndërmjetësi i naftës PVM.

Teherani tha se çdo përgjigje izraelite ndaj sulmit, për të cilin Izraeli tha se përfshinte më shumë se 180 raketa balistike, do të përballej me “shkatërrim të madh”.

Varga vuri në dukje se hakmarrja e Iranit ose e aleatëve të tij mund të godasë objektet e naftës saudite si në vitin 2019 ose të shohë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. “Çdo nga këto ngjarje do të çonte në mënyrë të pakthyeshme në çmimet e naftës dukshëm më të larta,” tha ai.

Në një tjetër përshkallëzim të konfliktit, ushtria izraelite të mërkurën dërgoi njësi të rregullta këmbësorie dhe të blinduara për t’u bashkuar me operacionet tokësore në Libanin jugor kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara caktoi një takim për Lindjen e Mesme për të mërkurën dhe Bashkimi Evropian bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Prodhimi i naftës iraniane u rrit në nivelin më të lartë të gjashtë viteve prej 3.7 milionë fuçi në ditë (bpd) në gusht, thanë analistët e ANZ.

“Një përshkallëzim i madh nga Irani rrezikon të sjellë SHBA-në në luftë”, tha Capital Economics në një shënim. “Irani përbën rreth 4% të prodhimit global të naftës, por një konsideratë e rëndësishme do të jetë nëse Arabia Saudite do të rrisë prodhimin nëse furnizimet iraniane ndërpriten.”

Një panel ministrash nga OPEC+, i cili përfshin Rusinë, mblidhet më vonë të mërkurën për të shqyrtuar tregun, pa pritur asnjë ndryshim të politikës. Grupi është vendosur të rrisë prodhimin nga dhjetori me 180,000 bpd në muaj.
“Çdo sugjerim që rritja e prodhimit do të vazhdojë mund të kompensojë shqetësimet e ndërprerjeve të furnizimit në Lindjen e Mesme,” thanë analistët e ANZ, shkruan Reuters.

Megjithatë, ministri i naftës i Arabisë Saudite tha se çmimet e naftës mund të bien deri në 50 dollarë për fuçi nëse anëtarët e OPEC+ nuk i përmbahen kufijve të rënë dakord të prodhimit, raportoi Wall Street Journal të mërkurën duke cituar delegatë nga grupi i prodhuesve të naftës.

The post Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”

By: user 8
2 October 2024 at 13:00

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrim pjesë në Komision.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

The post Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana

By: user 8
1 October 2024 at 17:53

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana, 3 vite pas shkarkimit nga ana e KPK.

Vendimi për rikthimin e tij në detyrë u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

Genci Qana u përball në mars te 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Njoftim vendimi: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Genci Qana.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana appeared first on Lapsi.al.

‘Vendi është i humbur’: Frikë dhe pasiguri në Liban ndërsa Izraeli pushton

By: user 8
1 October 2024 at 17:29

Nga Hugo Bachega, korrespondent në Lindjen e Mesme 

Gjatë ditëve të fundit, në Liban kishte një ndjenjë se një pushtim tokësor izraelit në jug të vendit ishte pothuajse i pashmangshëm pasi Izraeli tregoi se fushata e tij kundër Hezbollahut nuk do të ndalej me vrasjen e Hassan Nasrallah, i cili, për tre dekada, ishte fytyra. të grupit.

Tani që kjo është konfirmuar, me atë që ushtria izraelite e përshkruan si një operacion “të kufizuar, të lokalizuar dhe specifik”, frika është se ky mund të jetë fillimi i diçkaje më të gjerë.

Historia tregon se është e lehtë për trupat izraelite të hyjnë në Liban, por e vështirë për ta të largohen.

“Vendi është i humbur,” më dërgoi një mesazh libanez. Një tjetër shkroi: “Nëse më pyet se çfarë po vjen, përgjigja ime është se do të jetë shumë e gjatë dhe ditë të vështira po vijnë”. Një i tretë tha: “Ne vetëm duhet të shpresojmë për më të mirën.” 

Ekziston një ndjenjë se historia po përsëritet, dhe ka pasiguri për atë që do të ndodhë më pas.

Mbetet e paqartë nëse Hezbollahu ende mund të organizojë ndonjë përgjigje të rëndësishme dhe të koordinuar. Ai vazhdon të lëshojë raketa drejt Izraelit, por jo me të njëjtin intensitet.

Ndërkohë, ky është një vend nën presion, duke luftuar me numrin e madh të viktimave nga sulmet ajrore izraelite dhe një milion njerëz që tashmë janë zhvendosur.

Hezbollahu, një grup mysliman shiit i armatosur dhe financuar nga Irani, konsiderohet një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe të tjerët, por është më shumë se thjesht një milici në Liban. Ajo është gjithashtu një parti politike me përfaqësim në parlament dhe një lëvizje sociale, e rrënjosur në shoqërinë libaneze, me mbështetje të konsiderueshme.

I fuqishëm dhe me ndikim, Hezbollah, që do të thotë Partia e Zotit, shpesh përshkruhet si një shtet brenda një shteti në Liban. Ajo është dobësuar nga dy javë sulme ajrore të pandërprera izraelite dhe atentate të profilit të lartë, por nuk është mposhtur.

Në një fjalim sfidues të hënën, numri dy i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se luftëtarët e tij ishin të gatshëm t’i rezistonin çdo pushtimi izraelit. Përpara këtij përshkallëzimi të fundit, krahu i armatosur i Hezbollahut, i cili përfshin një arsenal të madh armësh dhe mijëra luftëtarë të ashpër, thuhej se ishte më i fortë se ushtria libaneze dhe autoritetet e vendit kanë pak autoritet, në mos aspak, mbi veprimet e grupit.

Për gati një vit, ndërsa Hezbollahu kryente sulme thuajse ditore ndërkufitare mbi Izraelin, shumë jashtë bazës së tij mbështetëse në Liban kishin frikë se ky vend, tashmë duke luftuar për t’u rikuperuar nga vitet e krizave të njëpasnjëshme, po tërhiqej në një konflikt që nuk ka zgjedhur për të luftuar.

Ekonomia ka rënë në thelb dhe ngërçi politik do të thotë se vendi ka qenë pa president për gati dy vjet.

Këtu, ka ende kujtime të luftës së fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në vitin 2006, kur pjesë të Libanit jugor dhe Dahieh, baza e grupit në periferitë jugore të Bejrutit, u rrafshuan.

Rivalët e Hezbollahut nuk do të zhgënjehen kur shohin një grup të dobësuar, i cili, shumë thonë, është i interesuar të mbrojë interesat e veta, dhe ato të mbështetësit të tij kryesor, Iranit.

Lexo më tej: Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar 

Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në të ashtuquajturin Bosht i Rezistencës, një aleancë fraksionesh në të gjithë Lindjen e Mesme e mbështetur nga Irani që përfshin gjithashtu Houthit në Jemen dhe milici në Irak dhe Siri.

Të ketë një Hezbollah të fortë në Liban, pranë Izraelit, ka qenë gjithmonë jetike për Iranin, pjesë e frenimit të tij kundër çdo sulmi izraelit në objektet e tij bërthamore.

Dje, jashtë një ndërtese në qendër të Bejrutit të goditur nga një sulm izraelit, një banor më tha: “Unë jam kundër Izraelit, që po na vret, por jam kundër Iranit, i cili po na vret gjithashtu”. 

Kjo, padyshim, refuzohet nga mbështetësit e Hezbollahut. “Ne derdhëm lot gjaku për sulmin [izraelit] kundër Nasrallahut, Zoti i dhëntë parajsën… Ai është i pazëvendësueshëm”, tha njëri prej tyre, pasi u detyrua të largohej nga Dahieh. “Ne nuk kemi frikë [Izraelin]. Ne jemi ende në këmbë.” 

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post ‘Vendi është i humbur’: Frikë dhe pasiguri në Liban ndërsa Izraeli pushton appeared first on Lapsi.al.

Nesër vendimi/ A do të ndëshkohen deputetët e PD-së që dogjën karriget

By: user 8
1 October 2024 at 17:05

Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 15:00, ku pritet që të merren masa për deputetët e PD, lidhur me incidentet dje në Kuvend.

Grupi i PS ka kërkuar masa disiplinore, ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Lexo më tej: Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriket e djegura 

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione të forta, ku nuk munguan përplasjet fizike, ndërsa deputetët e PD dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit.

Kujtojmë se sot Policia e Tiranës referoi në SPAK materialet në ngarkim të 23 deputetë të opozitës, pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhen dje brenda dhe jashtë Kuvendit. Ata akuzohen për veprat penale: “Shkatërrimi të pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.

The post Nesër vendimi/ A do të ndëshkohen deputetët e PD-së që dogjën karriget appeared first on Lapsi.al.

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo

By: user 8
1 October 2024 at 15:38

Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo. Mësohet se Lulo akuzohet për mosdeklarim ose fshehje pasurie. Dënimi i kërkuar nga SPAK, të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në “Rrugën e Durrësit”.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

The post SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo appeared first on Lapsi.al.

Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera

By: user 8
1 October 2024 at 13:34

Policia njoftoi se ka asgjësuar 2532 bimë kanabisi dhe ka sekuestruar 23.5 kg cannabis në proces tharjeje gjatë operacionit “Territor i pastër” në Shkodër.

Policia:

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

The post Shkodra si qendër kanabisi, zbulohen plantacione të tjera appeared first on Lapsi.al.

Tension në Kuvend/ Deputetët e PD-së sulmojnë Spiropalin

By: user 8
30 September 2024 at 17:05

Tension në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike bllokojnë foltoren.

Si protestë kundër burgimit të Ervin Salianjit, deputetët demokratë po sulmojnë Elisa Spiropalin duke hedhur sende të forta në drejtim të saj.

Vijon…

The post Tension në Kuvend/ Deputetët e PD-së sulmojnë Spiropalin appeared first on Lapsi.al.

U trafikua nga Shqipëria, kapen 95 kg marijuanë në Tuz të Malit të Zi

By: user 8
30 September 2024 at 16:41

Pak ditë pas kapjes nga policia malazeze të një sasie prej 66 kg marijuanë, një tjetër ngarkesë droge e trafikuar nga Shqipëria është kapur nga këto autoritete.

Siç është njoftuar, punonjës të Sektorit të Policisë Kufitare, Stacionit Policor Kufitar Podgoricë, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në zonën e Nabom Traboin, në Tuzi, kanë kontrolluar automjetin dhe personin që e drejtonte atë, M. U. 20 vjec nga Tuzi.

Mësohet se policia ka gjetur në bagazhin e mjetit katër pako të mëdha PVC, me marijuanë me një peshë totale rreth 95 kilogramë.

Prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë është njoftuar për ngjarjen, me urdhër të së cilës M. U. i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe vendosjes në treg të drogave narkotike të paautorizuara, thuhet në njoftim.

Bëhet me dije se po ndërmerren masa dhe veprime me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të personit që dyshohet se ka transferuar drogën e përmendur nga territori i Shqipërisë në territorin e Malit të Zi, të cilin më pas e ka marrë i dyshuari M. U.

The post U trafikua nga Shqipëria, kapen 95 kg marijuanë në Tuz të Malit të Zi appeared first on Lapsi.al.

Pjesë e uniformave blu prej vitit 2005/ Kush është Ilir Proda

By: user 8
30 September 2024 at 14:49

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Kryeministri Edi Rama pritet të firmosë të mërkurën emrin e drejtorit të Policisë.

Më poshtë gjeni CV e Ilir Prodës:

2002-2005 Akademia e Policisë

-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë
-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë
-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës
-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë
-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë
-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë
-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

The post Pjesë e uniformave blu prej vitit 2005/ Kush është Ilir Proda appeared first on Lapsi.al.

Julian Meçe: Ishim në Dubai me Plarentin kur morëm vesh masat e sigurisë

By: user 8
30 September 2024 at 14:02

Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar të këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai. Ai u pyet në njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”. 

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi la pretenduar se në 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolinë me Julian Meçën ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndaj Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

The post Julian Meçe: Ishim në Dubai me Plarentin kur morëm vesh masat e sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Rama emëron sot Drejtorin e Policisë së Shtetit (Emrat që përfliten)

By: user 8
30 September 2024 at 12:14

Ministria e Brendshme i përcjell sot zyrtarisht Kryeministrit Rama emrin e propozuar nga ministri Ervin Hoxha lidhur me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryeministrit i dërgohet raporti përfundimtar me 11 kandidatët, si dhe pikët që secili prej kandidatëve është vlerësuar. Në raportin përfundimtar është edhe emri që ministri i Brendshëm i propozon Kryeministrit.

Po cili është kandidati më i favorizuar për tu emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?

Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se për këtë pozicion favorit është drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj.

Mes emrave të tjerë që fliten si potencialë janë drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, dhe zv. drejtori i Policisë së Lezhës, Altin Mema.

Një ditë më parë ka pasur një takim informal mes ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit ku mendohet se është diskutuar mbi emrin që do të propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. ©Lapsi.al

The post Rama emëron sot Drejtorin e Policisë së Shtetit (Emrat që përfliten) appeared first on Lapsi.al.

Norvegjia planifikon të ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë sipas modelit të Finlandës

By: user 8
30 September 2024 at 11:22

Norvegjia mund të vendosë një gardh përgjatë një pjese ose të gjithë kufirit 198 kilometra që ndan me Rusinë, tha një ministër, një lëvizje e frymëzuar nga një projekt i ngjashëm në fqinjin e saj nordik, Finlandën.

“Një gardh kufitar është shumë interesant, jo vetëm sepse mund të veprojë si një parandalues, por edhe sepse përmban sensorë dhe teknologji që ju lejojnë të zbuloni nëse njerëzit po lëvizin afër kufirit”, tha ministrja e Drejtësisë, Emilie Enger Mehl, në një intervistë me transmetuesin publik norvegjez NRK.

Ajo tha se qeveria norvegjeze po shikon aktualisht “disa masa” për të forcuar sigurinë në kufirin me Rusinë në veriun e Arktikut, të tilla si rrethimi, rritja e numrit të stafit kufitar ose rritja e monitorimit.

Stacioni kufitar Storskog, i cili ka dëshmuar vetëm një pjesë të vogël të përpjekjeve të kalimit të paligjshëm të kufirit në vitet e fundit, është e vetmja pikë kalimi zyrtar në Norvegji nga Rusia.

Nëse situata e sigurisë në zonën delikate të Arktikut përkeqësohet, qeveria norvegjeze është e gatshme të mbyllë kufirin brenda një njoftimi të shkurtër, tha Enger Mehl, i cili vizitoi Finlandën fqinje këtë verë për të mësuar se si i gjithë kufiri tokësor Finlandë-Rusi prej 1,340 kilometra u mbyll.

Qeveria finlandeze u nxit të mbyllte të gjitha pikat e kalimit nga Rusia në Finlandë në fund të vitit 2023, pasi më shumë se 1,300 emigrantë të vendeve të treta pa dokumentacion ose viza të duhura – një numër jashtëzakonisht i lartë – hynë në vend në tre muaj, vetëm disa muaj pasi vendi u bë një anëtar i NATO-s.

Stacioni kufitar Storskog aktualisht është i rrethuar nga një gardh 200 metra i gjatë dhe 3,5 metra i lartë i ngritur në vitin 2016 pasi rreth 5000 emigrantë dhe azilkërkues kishin kaluar nga Rusia në Norvegji vit më parë.

Norvegjia, një komb me 5.6 milionë banorë, është anëtare e NATO-s, por nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Megjithatë, ajo i përket zonës Shengen të BE-së, pjesëmarrësit e së cilës kanë hequr kontrollet kufitare në kufijtë e tyre të ndërsjellë, duke garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

The post Norvegjia planifikon të ndërtojë një gardh në kufirin me Rusinë sipas modelit të Finlandës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌