Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Ishte duke parkuar, si grabitësit i thyen xhamin e i morën çantën me para taksistit

By: fra nc
4 October 2024 at 16:49

Një taksist ka rënë pre e nje grabitjeje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë teksa ishte duke parkuar automjetin e tij. Sipas informacioneve paraprake, autorët thyen xhamin e pasëm të taksisë dhe morën një qese me një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja ndodhi ndërsa taksisti, i cili punon dhe si korrier, ishte duke parkuar afër Presidencës. Ai merrte paratë nga një ex-change për t’i dërguar më pas në bankë.

Pasi morën paratë autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ishte duke parkuar, si grabitësit i thyen xhamin e i morën çantën me para taksistit appeared first on Euronews Albania.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune në Suedi

By: fra nc
4 October 2024 at 14:56

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Stokholm, Suedi, ku u shoqërua nga ambasadorja e Shqipërisë në Suedi, Albana Dautllari, dhe delegacioni i ILD-së. Gjatë kësaj vizite, Metani zhvilloi takime me përfaqësues të Parlamentit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Jashtme të Suedisë. Në këto takime, ai prezantoi funksionin dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe kontributin e këtij institucioni në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimin me komisionin për çështje të BE në Parlamentin suedez, Metani u takua me kryetarin e komisionit, Erik Ottoson, dhe deputetët me origjinë shqiptare, Aida Birinxhiku dhe Arbër Gashi, duke diskutuar mbi pavarësinë e institucioneve dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri.

Gjithashtu, në takimin me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, përfshirë Cecilia Ruhström-Ruin dhe Björn Linderfalk, u shqyrtua progresi i reformës në drejtësi dhe roli i ILD-së në këtë proces. Në Ministrinë e Drejtësisë, bisedimet me Anna-Carin Svensson u përqendruan në standardet e punës së magjistratëve, besimin publik tek sistemi i drejtësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune në Suedi appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi masë më të butë sigurie, merret vendimi për Ilir Beqjan

By: fra nc
4 October 2024 at 14:45

Ish-drejtori i Agjencisë Saspac, Ilir Beqaj, së bashku me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn, do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në burg,” vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi u konfirmua të premten, pasi Prokuroria e Posaçme lexoi informacionin e përditësuar të kërkuar nga avokatët në seancën e kaluar.

Beqaj, Kurtulaj dhe Elton Martini kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata.

Në korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzim me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Bashkimit Europian. Përveç Beqajt, në burg përfunduan edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj, ndërsa për Gazmend Haxhinë dhe Elton Martinin gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi.”

Ndërkohë, për Bledar Lekën dhe Bjona Ziajn, gjykata ka caktuar masën më të lehtë, “detyrim paraqitjeje.”

Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar  për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës

Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.

Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi masë më të butë sigurie, merret vendimi për Ilir Beqjan appeared first on Euronews Albania.

Dy amerikanë për Skënderbeun, basketbolli korçar synon elitën

By: fra nc
4 October 2024 at 14:26

Dy basketbollistë amerikanë kanë vendosur t’i bashkohen ekipit të Skënderbeut për sezonin e ri, si përforcime që pritet të rrisin ndjeshëm nivelin e skuadrës. Daniel Nlandu Kieli dhe Mark Terson Xhunior do të jenë nën urdhrat e trajnerit Ilir Nika, me shpresën se i gjithë ekipi do t’i përgjigjet ideve të teknikut.

Ashtu si skuadrat e tjera, edhe klubi korçar kërkon të krijojë një grup kompetitiv, dhe lojtarët e huaj mund të bëjnë diferencën. Krahas volejbollit të femrave, korçarët synojnë që të ngrenë edhe nivelin e basketbollit të meshkujve, duke kryer investime cilësore.

The post Dy amerikanë për Skënderbeun, basketbolli korçar synon elitën appeared first on Euronews Albania.

Rritet kostoja e jetesës në Shqipëri, sa shpenzon mesatarisht një familje në muaj

By: fra nc
4 October 2024 at 14:00

Një familje me 4 anëtarë shpenzon 92 mijë lekë në muaj. Nga këto, 36 mijë lekë ose 40% të totalit, i harxhon vetëm për ushqime.

Kostoja e jetesës për një familje me 4 anëtarë në vend është rritur vitin e kaluar. INSTAT raporton se shpenzimet arritën mesatarisht 92 mijë lekë në muaj, ose 4% më shumë se në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e tyre, sërish shkoi për ushqime, për të cilat mesatarisht në një muaj familjet harxhuan 36 mijë lekë. Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka, si edhe perimet.

Nga ana tjetër, për faturat e ujit dhe energjisë, shpenzimet në rang vendi ishin 8,900 lekë.

Në ndryshim nga viti 2022, vitin e kaluar familjet rritën shpenzimet për higjienë personale, trajtime estetike dhe për shërbime parukerie. Po ashtu, më shumë u shpenzua edhe për pije alkoolike, për mobilim banesash dhe për blerje pajisjesh për gatim.

Tri janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, me 102 mijë lekë në muaj, e cila është qarku i vetëm mbi mesataren, ndjekur nga Korça dhe Durrësi.

Ndërsa Kukësi dhe Dibrës vijojnë të mbeten qarqet ku shpenzimet mesatare mujore për konsum janë më të ulëta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet kostoja e jetesës në Shqipëri, sa shpenzon mesatarisht një familje në muaj appeared first on Euronews Albania.

Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh

By: fra nc
4 October 2024 at 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku mes të tjerash foli dhe për refuzimin e komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë.

Berisha e cilësoi refuzimin si një tregues të kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika. Ai tha se ky refuzim është pjesë e një “luftë klanesh” për të treguar një pavarësi të rreme të gjyqësorit nga qeveria.

Berisha shtoi se Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejtësisë më të përgjegjshëm dhe transparent.

“Nuk them unë se Skapi është i kapur.

Që Skapi është i kapur nga Edi Rama, fakton një seri dosjesh me firmën e Edi Ramës, djegësi i Tiranës, 130 milionë euro që nuk ekziston as nam as nishan, dhe që ka firmën e paligjshme të Edi Ramës për 8 përqind bonus për një kompani që nuk ekzistonte.

Nuk ka asnjë qëndrim ndaj Ilir Beqës dhe Edi Ramës për sterilizimin rreth 80 milionë euro që rriti çmimin e sterilizimit të paketës kirurgjikale 83 herë.

Nuk ka asnjë qëndrim për ndrikull Nushin, bashkëshorten e kushëririt të Edi Ramës, të cilës ata që nuk marrin dot ilaçet për sëmundjet më të rrezikshme, i paguajnë për analiza që nuk janë bërë kurrë për mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Nuk hapi çështje për Amant Josifin, që ka vjedhur 2 miliardë euro qytetarëve perëndimorë nën ombrellën e Edi Ramës.

Nuk jam unë, por këto janë të vërteta që kanë nisur të kundërmojnë edhe në kancelaritë e mëdha perëndimore.

Por e vërteta nuk ka shpejtësinë e gënjeshtrës.

Për sa u përket këtyre, këto janë një përpjekje për të treguar, janë një luftë klanesh, me të cilat duan të provojnë se janë të pavarur nga Edi Rama.

Por unë nuk marr për bazë këto. Marr për bazë veprimet e tyre antikushtetuese, veprimet e tyre antiligjore me të cilat ato kanë damkosur përfundimisht sistemin e drejtësisë!”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh appeared first on Euronews Albania.

Fshehu apartamentin në bregdet, SPAK kërkon dënim me burg për ish-kryebashkiakun

By: fra nc
4 October 2024 at 13:22

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të përfitojë një zbritje të dënimit me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shlyeu dënimin prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që lidhet me pasurinë e tij. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin ai nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ndërsa akuzat për shkelje të barazisë në tendera mbetën pa vendim, ndonëse SPAK kishte kërkuar një dënim prej 5 vjetësh. Në mars të vitit të kaluar, Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit, duke e rikthyer në burg për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Gjithashtu, prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, ka kërkuar edhe konfiskimin e apartamentit të fshehur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fshehu apartamentin në bregdet, SPAK kërkon dënim me burg për ish-kryebashkiakun appeared first on Euronews Albania.

Rikthehet Muçi dhe mungon Manaj, Silvinjo shpjegon zgjedhjet e lojtarëve

By: fra nc
4 October 2024 at 12:58

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare, që nis zyrtarisht të hënën e 6 tetorit, trajneri Silvinjo shpalli sot për mediat dhe opinionin publik edhe listën me 24 futbolllistët e thirrur për këto dy ndeshje, ku risi është mesfushori i Rijekës, Adrion Pajaziti.

Në konferencën zyrtare për media tekniku brazilian komentoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, foli për rikthimet e lojtarëve Muçi e Ajeti, pse mungon Rei Manaj, risinë “Adrion Pajaziti”, shpjegoi si është gjendja e kapitenit Gjimshiti ndërsa vlerësoi edhe dy kundërshtarët e muajit tetor.

Rikthimi i Muçit, Abrashi, Pajaziti dhe pse mungon Manaj – Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. E njëjta gjë ndodh edhe me Medon Berishën dhe Keidi Baren. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren. Kemi shumë lojtarë të rinj në Kombëtare si Asllani, Mitaj, Muçi, të cilët kanë nevojë për futbollistët me eksperiencë si Gjimshiti, Ajeti, Abrashi të cilët e njohin mirë skuadrën dhe mund të nevojiten. Abrashi është një lojtar me të cilin mund të luaj. Kam besim te ky lojtar.

Pse nuk morët një tjetër sulmues qendre dhe a e konsideroni Albion Ademin? – Sa i përket lojtarit Tuci, e kam parë me Spartën e Pragës. Kam qenë edhe në qendren sportive të këtij klubi, e kam takuar. Është pjesë e listës dhe është njësoj si Çuni, si Vrioni që luan në Amerikë. Ne në staf kemi bërë zgjedhje. Kur nuk kemi lojtarë si Daku apo Manaj, që luajnë si sulmues qendrore kemi lojtarë të tjerë si Seferi apo Uzuni, mbase edhe Muçi që mund ta bëjë atë rol. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar përpara, por ka shumë ekipe që nuk e kanë një 9-sh të qartë në ekipet e tyre. Futbolli është i tillë dhe duhet të përshtatemi. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol dhe kemi 2-3 lojtarë që i gjejmë dhe jemi pas tyre për t’i provuar. Në rastin e Asanit, Laçi është lojtari që është përshtatur më shumë deri tani në rolin e tij. Unë besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Zeka dhe Spahiu për shembull janë dy lojtarë që u është dhënë mundësia të jenë pjesë e Kombëtares dhe mund të rikthehen sërish me Kombëtaren pasi dera është e hapur. Deri para 3 muajsh zëvendësuesi i Asanit ishte teknikisht Muçolli. Por ne si staf do duhet të jemi pas lojtarëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Lojtarët shikohen në stërvitje jo vetëm gjatë ndeshjeve. Kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë hapësirë për t’u rikthyer. Albion Ademi? – Sipas nesh nuk është ende momenti i këtij lojtari.

A është tani momenti i Muçit? – Që unë të marr 2-3 lojtarë, sigurisht që do të më duhet të lë ndonjë lojtar tjetër jashtë. Në këtë rast kemi rikthimin e Muçit që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i ri dhe ka një rrugë të bukur përpara. Por duhet të kuptoni që kur një lojtar ndryshon klubin, ka një lloj ndryshim edhe në jetë. Ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Fjala që unë zgjedh në këtë rast është ‘durim’. Ai po bën mirë, mund të ketë mundësi dhe minuta edhe me ekipin. Nga 24 lojtarë që ne përzgjedhim, secili lojtar ka mundësinë e tij për të luajtur. Qoftë 10 apo 90 minuta, është një mundësi shumë e madhe për lojtarin, pasi mund t’i ndryshojë jetën. Por edhe stërvitja, jo vetëm ndeshje. Duhet të kujtojmë që lojtarët do të luajnë në fundjavë me klubet e tyre dhe do të bëjmë rivlerësimet tona se si do të jetë gjendja e tyre. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë jam i lumtur me to dhe shpresoj të ketë një lloj vazhdimësie.

Grumbullimi i Spahiut & Zekës në ndeshjet e kaluara dhe rikthimi në Çeki – Sa i përket Zekës dhe Spahiut, grumbullimi i tyre nuk është një eksperiment. Kombëtarja të jep mundësi dhe ne kemi pasur mundësi që t’i shohim këta lojtarë për 10 ditë. Spahiu pati hapësirë të luajë disa minuta edhe me Gjeorgjinë. Të dy janë lojtarë që luajnë në të djathtë, por janë mëngjarashë. I dhamë hapësirën për të qenë pjesë e skuadrës. Ne kemi 45-50 lojtarë që i kemi vazhdimisht në monitorim. I kemi parë dhe Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Sa i përket ndeshjes me Çekinë rikthehemi me 11 tetor në Pragë. Kemi dy ndeshje të vështira në transfertë. Çekia është një ekip i fortë, fiton centimetra. Luan teknikisht dhe ka 4-5 lojtarë me të cilët mund të luajë në ajër. Ka një tranzicion të shpejtë dhe ka lojtarë fizikë. Do jenë dy ndeshje të vështira dhe është një grup i vështirë.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 –  Është  e vërtetë që FSHF është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U-21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi marrë shumë lojtarë të fortë aty, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje e trajnerit. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U-21 vijnë te ne në kondicion të mirë.

Armando Broja, keni folur me klubin e Everton për gjendjen e tij? – Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt.

Si është gjendja e lojtarëve që nuk kanë shumë minuta me klubet e tyre? – Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 – 50 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë lotjarët kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Ne duhet të bëjmë një listë të ekulibruar dhe të mirë. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët, pasi pavarësisht minutave kanë dhënë gjithçka me fanellën e Kombëtares. Luajnë apo jo në Champions, me minuta apo 0 minuta për mua është e rëndësishme të japin zemrën dhe shpirtin në fushë.

Gjendja e Berat Gjimshitit? – Kemi folur me doktorin e Atalantës. Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Një eksperiencë e bukur njerëzore dhe futbollistike. Nuk ishte në Euro 2016, pastaj u kthye ishte në Euro 2024 dhe ishte kapiten. Jeta është e bukur, jeta shkon para, jam i lumtur për të. Duhet të presim sot, nëse ftohet apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Për të tjerat flas me doktorin, si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne, nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot.

Mitaj i vetëm në krahun e majtë? – Ne ndjekim shumë lojtarë, edhe majtas. Por mos harroni që Hysaj e Balliu kanë bërë shumë kohë mbrojtësin e majtë, edhe Balliu në dy ndeshjet e fundit ka bërë mbrojtësin e majtë. Ai është një lojtar me eksperiencë, luan me këmbën e kundërt. Hadroj ka bërë një rrugëtim në të kaluarën si mbrojtës i krahut të majtë, e ka eksperiencën. Ne duhet të kuptojmë çfarë të bëjmë në mbrojtje nëse ndodh ndonjë gjë me Marion, por sipas nesh të tre mund të bëjnë të majtin. E vërtetë, janë karakteristika të ndryshme, por nëse është e nevojshme duhet të kuptojmë dhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve do të vendosim. Për ne të tre mund të luajnë në të majtë Hadroj, Hysaj dhe Balliu. Hadroj vjen dhe stërvitet te ne si i majtë. Të djathtën e bën lehtësisht, pastaj nëse ndodh, në ndeshje ne duhet të zgjedhim.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në kompeticionin “Liga e Kombeve” ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja këto sfida në transfertë.

The post Rikthehet Muçi dhe mungon Manaj, Silvinjo shpjegon zgjedhjet e lojtarëve appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Reshje intensive shiu në Tiranë, përmbyten disa rrugë

By: fra nc
4 October 2024 at 12:50

Qyteti i Tiranës është përballur parditen e kësaj të premteje me kushte të këqija moti. Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Prezenca e shtuar e ujit ka shkaktuar probleme në infrastrukturën e qytetit me disa rrugë të cilat kalohen me vështirësi.

Siç shihet dhe në videon e mësipërme, rruga e cila ndodhet te zona e ish-parkut të autobusëve është e mbuluar nga uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Moti është karakterizuar këtë të premte nga rebeshe instensive shiu në disa rajone, reshjet priten të intensifikohen duke sjellë mundësi për përmbytje lokale.

Temperaturat pritet të jenë mesatare, duke arritur rreth 15-20 gradë Celsius në shumicën e vendeve, ndërsa në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulta.

Në bregdet, era do të jetë e fortë, duke krijuar dallgë të larta, gjë që mund të shkaktojë vështirësi për lundrimin e mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Reshje intensive shiu në Tiranë, përmbyten disa rrugë appeared first on Euronews Albania.

Kryebashkiaku socialist paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: fra nc
4 October 2024 at 12:00

Kryebashkiaku socialist i Burrelit, Agron Malaj, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.

Për momentin nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në organin e akuzës, por burime bëjnë me dije se ai nuk është thirrur në kuadër të hetimeve për “21 janarin”.

Malaj ka qenë pjesë e Gardës në viin 2011 dhe ndodhej në ruajtjen e perimetrit të sigurisë së kryeministrisë në momentin kur ndodhi demostrata e Partisë Socialiste, ku u vranë 4 protestues.

Lajm në përditësim…

The post Kryebashkiaku socialist paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Euronews Albania.

Mbahet seanca për Laert Haxhiun, kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm

By: fra nc
4 October 2024 at 11:48

Në Apelin e Posaçëm është mbajtur këtë të premte, seanca për Laert Haxhiun, të dënuarin me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë, që e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa për herë të parë në këtë seancë merr pjesë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu, gjyqi ndiqet nga babai i Haxhiut.

Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Laert Haxhiu ka kërkuar që prokurorja Doloreza Musabelli të hiqet nga çështja, për shkak të një konflikti interesi. Ky konflikt ndërlidhet me deklaratën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka shprehur se do të vrasë prokuroren që po merret me këtë rast. Si pasojë, Komisioni i Posaçëm ka vendosur të forcojë masat e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun në prill të vitit 2024. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet seanca për Laert Haxhiun, kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulm masiv në Bejrut, objektiv pasardhësi i Nasrallah: S’dihet gjendja e tij

By: fra nc
4 October 2024 at 10:46

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Hashem Safieddine, i cili konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, thuhet se ishte një nga objektivat e sulmeve izraelite gjatë natës së djeshme në Bejrut, që shkaktuan shpërthime masive.

Neë York Times citon zyrtarë izraelitë që thonë se ushtria kishte informacione që sugjeronin se Safieddine, kushëriri i Nasrallah, dhe udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, po takoheshin në një bunker në lagjen jugore Dahieh të kryeqytetit libanez.

Sipas Axios, një zyrtar izraelit ka thënë se Safieddine ishte në një bunker të thellë nën tokë, dhe ende nuk është e qartë nëse ai u vra nga sulmet. Mediat libaneze raportojnë se sulmi izraelit ishte shumë më i madh se ai që vrau Nasrallah javën e kaluar.

Deri më tani, Hezbollahu nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar për ngjarjen.

The post Izraeli sulm masiv në Bejrut, objektiv pasardhësi i Nasrallah: S’dihet gjendja e tij appeared first on Euronews Albania.

Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:33

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Euronews Albania.

Surpriza në Europa League: Tjetër barazim për Man United, Roma mposhtet në Suedi

By: fra nc
4 October 2024 at 10:27

Europa League mund të konsiderohet gjithnjë e më e paparashikueshme me rezultatet të cilat gjithmonë janë surprizë, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe të enjten në kontinentin e vjetër. Manchester United mori një tjetër barazim në transfertën me Porton, duel i mbyllur në shifrat 3-3, Roma u mposht nga Elfsborg në Suedi me rezultat minimal, ndërsa Lazio e Tottenham shijuan 3 pikët e radhës. Në Dragao ekipi i Ten Hag e nisi mirë duelin me dy gola të shpejtë, por u përmbys nga Porto në rezultat 3-2, e më pas u ndëshkua me kartonin e kuq. Në limite ishte mbrojtësi Harry Maguire që barazoi shifrat, e i tha 1 pikë djajve të kuq.

Eksperimenti i Romës nuk funksioni, me lojtarë stoli nuk ia doli të marrë dot pikë ndaj Elfsborg në Suedi e në 2 përballje ka vetëm 1 pikë. E enjtja ishte e suksesshme për Tottenham që edhe pse jo me titullarët në fushë ia doli të mposhtë Ferencvarosin 1-2 e duke grumbulluar 6 pikë pas 2 sfidave.

Lazio duket ekipi më në formë, 2 ndeshje 2 fitore, 7 gola të shënuar dhe 1 të pësuar në kreun e klasifikimit. Ndeshja e radhës ishte ajo ndaj Nice, e fituar në shfrat 4-1 me një dominim absolut në fushë. Të enjten poashtu u luajtën dhe 16 sfida në Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Surpriza në Europa League: Tjetër barazim për Man United, Roma mposhtet në Suedi appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë

By: fra nc
4 October 2024 at 10:17

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Enea Themollari ka shkaktuar një valë trishtimi dhe dhimbjeje në Elbasan, duke tronditur thellë komunitetin lokal. Enea, i cili ishte një viktimë e pafajshme e shpërthimit të tritolit më 14 korrik 2024, ndërroi jetë pas tre muajsh luftë për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.

Fqinji i tij, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se është e papranueshme që një ngjarje e tillë mund të ndodhë në shtëpinë e dikujt, ku ai duhet të ndihet i sigurt.

Fqinji tha se Enea ishte i vetmi që punonte në familje, duke mbajtur dhe dy prindërit e sëmurë.

“Shumë djalë i mirë, i veçantë nga të tjerët, nuk ka pasur fjalë. Është e pabesueshme. Tre muaj në gjendje kome. As e mendonim të ndodhte një gjë e tillë. Dhimbje e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për ne gjithë lagjen. I ati sakat, e ëma e sëmurë, ai punonte dhe mbante gjithë shtëpinë. Katastrofë e madhe për ta. Për çfarë arsye të ikë ky djalë? Ku është shteti, çfarë po bën? I pafajshëm, pa asnjë lloj arsyeje, në shtëpinë e vet. Ka gjë më të rëndë se të jesh në shtëpinë tënde dhe të ikësh? E pabesueshme!”- tha fqinji.

29-vjeçari ishte viktimë e pafajshme e shpërthimit me tritol që u vendos në portën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.

Në media dhe rrjete sociale motrat Nikollai kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Pavarësisht deklaratave të tyre ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e Enea Themollarit, fqinji: I pafajshëm! Punëtor, mbante prindërit e sëmurë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj

By: fra nc
3 October 2024 at 16:28

Ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion. Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e  gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.

Megjithatë në letër theksohet gatishmëria e Gjykatës së Lartë për të ndihmnuar me opinone Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion.

Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë. Ky grup do të përgatisë materiale përkatëse mbi sfidat që hasin ky institucion dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Gjykata thekson: “Duke marrë parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, nuk është në përputhje me misionin e saj. Si e tillë, kjo kërkesë nuk vlerësohet si një zgjidhje e përshtatshme për përmbushjen e detyrave të Komisionit.”

Gjykata e Lartë shpreh gatishmërinë për të ofruar opinione lidhur me projektligjet që prekin funksionin e saj. Ajo ka vlerësuar se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për ndryshime në ligjet procedurale, të miratuara nga Kuvendi me kontributin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të saj, kanë ndikuar pozitivisht në shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimeve.

Në fund, Gjykata e Lartë thekson se është e vetëdijshme për rëndësinë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe se, si një institucion i rëndësishëm në shtetin e së drejtës, është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, duke ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas SPAK dhe Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë refuzon komisionin Xhafaj appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë

By: fra nc
3 October 2024 at 16:12

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiç.

Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiç ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.

Avokati i saj, Musa Damati, ka konfirmuar për KosovaPress, se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiç është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.

“Nuk ekziston asnjë provë e vetme përmes së cilës mund të formulohen eventualisht veprime të cilat do ta krijonin figurën e posaçme të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Klientja ime është tërësisht e pafajshme, dhe njëkohësisht ajo është cak dhe shënjestër e sulmeve politike tash e një kohë të gjatë. I gjithë ky hetim ka të bëjë me spektakël politik dhe ne do të arrijmë të vërtetojmë pafajësinë e klientes time shumë shpejt”, ka thënë për KosovaPress Damati.

Burimet e KosovaPress-it brenda policisë, bëjnë të ditur se hetimet janë komplekse dhe kanë filluar rreth dy vjet më parë ndaj disa ish zyrtarëve komunalë të Mitrovicës Veriore, një numër i të cilëve është intervistuar sot nga Departamenti i krimeve ekonomike , ndërsa intervistimi ndaj ish zyrtarëve tjerë do të vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe, politikanja kosovare me përkatësi etnike boshnjake, njihet për angazhimin dhe kontributin e saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, sidomos në Mitrovicë, gjatë viteve të ‘nxehta’ dhe me përplot tensione në periudhën e pasluftës./KosovaPress/

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi

By: fra nc
3 October 2024 at 15:47

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e radhës të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit, i marrë i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”.

Ky vendim u mor gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi. Malltezi ankimoi veprimet ligjore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme, që lidhet me administrimin e provave dhe kërkesat e palëve.

Po ashtu, Malltezit i është referuar edhe nenit 43 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat lidhen me procesin e rregullt ligjor.

Më herët, Malltezi ka ngritur pretendime se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të dorëzuara nga ana e tij, si dhe dokumente të tjera që ai ka paraqitur për të mbështetur mbrojtjen e tij. Ai theksoi se ka ofruar një ekspertizë private që kundërshton akuzat e ngritura nga organi procedues, por këto prova nuk janë pranuar nga gjykatat përkatëse.

Sipas Malltezit, kjo refuzim për të pranuar materialet e tij të paraqitura përbën një shkelje të të drejtave të tij ligjore. Aktualisht, ai është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për krime të tilla si korrupsioni dhe pastrimi i parave.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi appeared first on Euronews Albania.

Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundër ish-presidentit për trazirat

By: fra nc
3 October 2024 at 15:34

Donald Trump ‘kreu krime’ kur u përpoq të përmbyste humbjen në zgjedhjet e 2020-s dhe nuk duhet t’u shpëtojë akuzave. Një dokument i ri gjyqësor e sfidon pretendimin e Trump se ai duhet ta shmangë gjyqin falë një vendimi të marrë së fundmi nga Gjykata Supreme, që thotë se presidentët duhet të jenë imun nga procedimet penale kur veprojnë në bazë të kompetencave zyrtare.

Trump ishte president në kohën kur krimet për të cilat akuzohet u kryen, por prokurorët thonë se ai po vepronte privatisht dhe jo zyrtarisht.

Duke reaguar, Trump ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020-s ishin të manipuluara dhe ka sugjeruar se koha e ngritjes së akuzave të reja synon të dëmtojë fushatën e tij për zgjedhjet e 2024-s.

Në një intervistë, ai kritikoi edhe hetuesin e posaçëm Jack Smith, prokurori që po udhëheq hetimet mbi ndërhyrjen në zgjedhje, që dorëzoi dokumentin e ri.

Kjo është një nga 4 çështjet penale me të cilat Trump është përballur që pas zgjedhjeve të 2020-s, një prej të cilave çoi në dënimin historik të tij në Nju Jork.

Ai akuzohet se u përpoq të bllokonte certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden, por mohon që të ketë kryer veprime që bien ndesh me ligjin.

Çështja ka ende rëndësinë e vet edhe pse 4 vjet më vonë, për faktin se vendi ndodhet përpara zgjedhjeve të nëntorit, ku Trump do të ketë përballë Kamala Harris.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Donald Trump ‘kreu krime’, dosje e re kundër ish-presidentit për trazirat appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar

By: fra nc
3 October 2024 at 14:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:15 të kësaj të enjteje në aksin “Korçë-Pogradec”.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 48 vjeçar, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, mjeti tip BMW ka përfunduar disa metra larg nga karaxhata dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit, A. Gj., dhe pasagjerja J. Gj., të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| BMW-ja përfundon jashtë rruge në Pogradec, dy të lënduar appeared first on Euronews Albania.

❌
❌