Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta

By: sara fuga
8 October 2024 at 15:25

Pas pesë orëve marrje në pyetje nga prokurorët e posaçm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalë nga SPAK.
Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.

Kujtojmë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë

By: sara fuga
8 October 2024 at 15:08

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.

I ftuar në një program televiziv, deputeti demokrat theksoi se qëllimi për arritjen e një qeverie teknike, nuk arritet me 2-3 orë.

Ai theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
“Nuk është protesta e parë. Por ajo e djeshmja pati një hap ndryshe, ishte protesta e parë që nuk pati në krye të protestës folës politikanë të PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.
Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.

Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.
Duhet të shkojmë në çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.

The post “Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë appeared first on Sot News | Lajme.

“Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:59

Në studion e një programi televiziv ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

The post “Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave appeared first on Sot News | Lajme.

“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat)

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

The post “Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:34

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i ciklomotorit. I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

The post E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në…

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:28

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.

The post Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në… appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari

By: sara fuga
8 October 2024 at 12:53

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Braktisën mbledhjen, demokratëve iu ndërpre transmetimi, Vokshi kërcënon socialistët: Do t’i kallëzojmë penalisht

By: sara fuga
8 October 2024 at 12:38

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se me urdhër nga lart, socialistët e bojkotuan mbledhjen e komisionit, ndërsa atyre iu ndërpre transmetimi live.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD u shpreh se do të kallëzohen penalisht të gjitha ata që pengojnë punën e Komisionit Hetimor.

Po ashtu, deputetja demokrate deklaroi se do të jenë përballë mazhorancës në mosbindjen e vendimeve antiligjore që ata kërkojnë të marrin.
“Me urdhër nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. Kanë numrat, kanë votat, por ju ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur në shkelje të procedurave. Do jemi aty, në përballje në mosbindje të vendimeve antiligjore.

Është urdhëruar që të hiqet edhe transmetimi live. Me urdhër të Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmë deri në fund, kush pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre, duke u munduar që të mos bëjnë transparencë për dy komisionit. Jemi dhe do jemi aty në përballje. Do jemi përballë këtyre personave”, u shpreh Albana Vokshi.

Ndersa e pyetur se si do te vijoje aksioni opozitar ne Komisione, Vokshi dha kete pergjigje: “Ne do veprojmë rast pas rasti. Komisioni Hetimor ka një afat dhe brenda këtij afati duhet të ezaurohen të gjitha hapat. Në këtë rast, ne kemi vendosur që të jemi këtu sepse është në interes të publikut të bëhet transparencë për dy koncesionet në shëndetësi”.

The post Braktisën mbledhjen, demokratëve iu ndërpre transmetimi, Vokshi kërcënon socialistët: Do t’i kallëzojmë penalisht appeared first on Sot News | Lajme.

“Shqipëria, në kohë të errëta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, ja mesazhi që i përcolli

By: sara fuga
8 October 2024 at 12:27

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).
Gjekmarkaj ka shprehur falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europës, ndërsa ka evidentuar shqetësimin e PD për rrezikun që, sipas tij i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e Opozitës.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pres Me Dr Gerhard Wahlers, Zevendes Sekretar i përgjithshëm i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideratën e ndjerë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europes!
Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetesimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë per rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhberjen e Opozites! I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!

Po kaq i shpreha vendosmerinë në emer të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit të burgosjeve politike! Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozites në burg dhe opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura në zgjedhje! I kerkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të behet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS institucion që mban emrin e themeluesit të Europes moderne Konrad Adenhauer perfaqeson! Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afer të ngjarjeve në Shqiperi! Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohe të errta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!

The post “Shqipëria, në kohë të errëta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, ja mesazhi që i përcolli appeared first on Sot News | Lajme.

I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë

By: sara fuga
8 October 2024 at 12:13

Ka përfunduar në prangat e policisë së Mirditës shtetasi me inicialet Gj.Gj
Mësohet se 53-vjeçarit i është gjetur në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestrua, me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Rural”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari që i posedonte këto sende, pa leje, në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.
Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri.

Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar.
Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

The post I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë appeared first on Sot News | Lajme.

I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik

By: sara fuga
8 October 2024 at 11:41

Historia e vdekjes së dyfishtë të një nëne dhe djali të gjetur të vdekur në kopshtin e shtëpisë së tyre në fshatin Orbetello (Grosseto), Itali merr konturet e një tragjedie familjare.
Policia identifikoi viktimat si Mario Tinto, 71 vjeç dhe nëna e tij Gina Tinto, 92 vjeç. Një kalimtar i rastit pasditen e së hënës vuri re trupin e gruas të shtrirë me fytyrë poshtë në rrugën e shtëpisë, që ndodhet në një zonë të izoluar, në drejtim të fshatit San Donato. Duke menduar se ishte e sëmurë, ai thirri për ndihmë. Më pas trupi i burrit u gjet brenda një pusi artezian.

Po zbardhen shkaqet e vdekjes dhe po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore
Nga një rindërtim fillestar, megjithatë, duket se burri, një sipërmarrës bujqësor në pension, po punonte për një thyerje në fund të pusit artezian në pronën e tyre, një vilë e vogël në fshat midis San Donato dhe Osa, një vend shumë i izoluar, vend që mund të arrihet vetëm nga një rrugë lokale. Ky vend pengoi zbulimin e trupave më herët.
Vdekjet mund të datojnë të hënën në mëngjes, ose ndoshta të dielën. Në çdo rast, pista që po ndiqet aktualisht nga karabinierët e Orbetello-s dhe njësia hetimore e Grosseto-s, së bashku me magjistratin në detyrë Giovanni De Marco, shton se burri mund të ketë pësuar ndonjë atak ndërsa po riparonte pusin dhe se e ëma e moshuar, duke mos e parë të kthehej në shtëpi, shkoi ta kërkonte.

Në atë moment, 92-vjeçarja, me zbulimin e situatës, mund të jetë ndier keq dhe ka vdekur menjëherë ose ka rënë në nxitimin për të shkuar në shtëpi për të thirrur për ndihmë dhe ka pësuar trauma fatale pa ndihmë të menjëhershme. Trupi u gjet me fytyrë poshtë. Prona ndodhet në një fshat të hapur, në një rrjet rrugësh lokale jo shumë të frekuentuara, kjo është edhe arsyeja pse një person është dashur të shkojë në mënyrë specifike për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

The post I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik appeared first on Sot News | Lajme.

“Djajtë e Kuq” marrin vendimin për fatin e Fonsecas

By: sara fuga
8 October 2024 at 11:32

4 humbje në 9 ndeshje këtë sezon, 2 në Serie A dhe 2 në Champions League janë shifra që shqetësojnë jo pak në shtëpinë e Milan, por këtë herë diskutimi është ndryshe, gishti nuk drejtohet nga trajneri Fonseca por nga lojtarët.

Sipas mediave italiane, Fonseca nuk është në dyshim, por Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë kthyer vështrimin nga lojtarët duke bërë përgjegjës këta të fundit për humbjen në Firence.

The post “Djajtë e Kuq” marrin vendimin për fatin e Fonsecas appeared first on Sot News | Lajme.

Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën

By: sara fuga
8 October 2024 at 11:20

Pas protestës, deputetët e PD duket se kanë bërë lëvizjen e radhës.
Deputetët demokratë por edhe ato të PL-së janë paraqitur sot në Komisionin Hetimor.

Deputetët kanë debatuar fillimisht me Gardën në hyrje tek dera.
Pas një debati të shkurtër, deputetët e opozitës janë lejuar të futen brenda.

The post Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën appeared first on Sot News | Lajme.

Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht

By: sara fuga
8 October 2024 at 11:12

Rrjeti publik televiziv gjerman, ZDF, raportoi gjithashtu për protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pati trazira serioze të martën, ku mijëra demonstrues opozitarë u përleshën në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje Molotoë në ndërtesat e qeverisë.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Shumë forca policie ishin në veprim.

Para zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe selisë së partisë së tij socialiste, pati përleshje në të cilat demonstruesit i vunë zjarr një posteri të Ramës me koktejl molotov.
Trazirat gjithashtu u zgjeruan në zonën para Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës së Kryetarit të Tiranëve, e cila gjithashtu i përket partisë së qeverisë. Pati konfrontime të mëtejshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë, dhjetë oficerë u plagosën

Demonstruesit akuzojnë Partinë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Rama për korrupsion, nepotizëm dhe përpjekjen për t’i mbyllur gojën opozitës.
Ata gjithashtu protestuan për arrestin shtëpiak të udhëheqësit i opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo akuzë.
Ky burgim i politikanit të opozitës konsiderohet si i motivuar politikisht,” raporton ZDF.

The post Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht appeared first on Sot News | Lajme.

Gara për Shtëpinë e Bardhë është në “ngërç”, ja çështjet që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve

By: sara fuga
8 October 2024 at 09:57

Marsela SHYTIA

Një muaj deri në ditën e zgjedhjeve, gara mes Donald Trump dhe Kamala Harris duket ende “e ngecur”, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në shtetet e fushës së betejës, kështu që fitorja do të vendoset me diferencat më të vogla, pra nga çdo votues i ri i angazhuar, çdo votues i pavendosur i lëkundur, mund të ndihmojë. “Në çdo garë super të ngushtë, ku elektorati është i ndarë në mes, një ndryshim prej një ose dy pikë përqindjeje mund të jetë vendimtar,” thotë David Greenberg, një historian presidencial në Universitetin Rutgers.

Ndërsa strategët e partisë janë të përqendruar në atë se si të fitojnë atë avantazh vendimtar, mund të jetë po aq lehtësisht një ngjarje jashtë kontrollit të tyre, një kthesë e papritur, që përmbys fushatën në javët e fundit. Tashmë ka qenë një vit me valë tronditëse politike, nga një kandidat që i mbijetoi dy tentativave për vrasje dhe u dënua për një krim, tek tjetri, Presidenti Joe Biden, që u largua nga gara në favor të zëvendëspresidentit të tij shumë më të ri. Megjithatë, kur surprizat të shpalosen në tetor, nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar ose për të rifituar vrullin pas një hapi të gabuar ose ciklit të lajmeve të këqija.

Rezultatet e sondazheve

Vizita e Kamala Harris në kufi dhe fjalimi që përshkruan vizionin e saj ekonomik tërhoqi vëmendjen e një pjese të konsiderueshme të amerikanëve ndërsa shtatori po mbyllej, sipas gjetjeve të reja nga The Breakthrough, një projekt sondazhi që gjurmon se si publiku po ndjek lajmet zgjedhore. Por disa tendenca në zhvillim në të dhëna sugjerojnë shenja paralajmëruese për fushatën e zëvendëspresidentes.

Përqindja e amerikanëve që dëgjojnë diçka për Harris-in ka rënë çdo javë që nga debati i saj presidencial me ish-presidentin Donald Trump në fillim të shtatorit, dhe gjatë asaj kohe, toni që amerikanët përdorin për të përshkruar atë që kanë dëgjuar për të është bërë më negativ, duke arritur pikën më të ulët të fushatës së saj në rezultatet e fundit. Duke parë atë që njerëzit thonë se kanë dëgjuar, lexuar ose parë për Harris, “gënjeshtra” është shfaqur si një fjalë kryesore e vazhdueshme që disa amerikanë e lidhin me të. Në të dhënat e fundit, ajo ishte fjala e katërt më e përmendur pas “kufirit”, “sondazheve” dhe “fushatës”.

Fokusi i Harris

Fokusi më i gjerë në imigracionin (përmendur me 15% në lidhje me Harris) dhe ekonominë (përmendur me 13%) në të dhënat e fundit shënon një ndryshim të dukshëm në përgjigjet rreth Harris, pas përpjekjeve të fushatës së saj për të përqendruar vëmendjen në dy temat me një vizitë në kufirin jugor në Arizona dhe një fjalim për politikat ekonomike në Pittsburgh. Kjo shënon herën e parë në sondazh që tema të shumta të lidhura me politikat kanë rënë në pesëshen e parë për Harris, dhe të dhënat më të fundit panë deri tani më së shumti përmendje për fjalët e lidhura me emigracionin në lidhje me fushatën e saj që kur ajo hyri në garë në fundi i korrikut.

Diferenca me Trump

Nga ana e Trump, atentatet ndaj tij mbeten të spikatura në vëmendjen e publikut, ndërsa emigracioni është zbehur pak dhe takimi i tij muajin e kaluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tërhoqi vëmendjen. Përgjigjet që e quanin ish-presidentin gënjeshtar janë gjithashtu vazhdimisht në krye të listës së tij. Rreth 8% në të dhënat e fundit përdorin fjalën “gënjeshtër” ose “gënjeshtar” në lidhje me Trump. Edhe pse përgjigjet rreth Harris janë përgjithësisht ende më pak negative në ton sesa ato për Trump, ka pasur një rënie të dukshme në ndjenjat e përgjithshme në përgjigjet e Harris, ndërsa numrat e Trump janë rimëkëmbur pak pas një rënieje pas debatit.

Për Harris, ndryshimi negativ është i dukshëm në të gjitha partitë, me ndjenjat e shprehura nga demokratët, republikanët dhe të pavarurit që të gjithë anojnë pak më negativë në të dhënat e reja sesa në javën e mëparshme. Për Trump, megjithatë, ndjenjat janë zhvendosur pak më pak negative se sondazhi i mëparshëm midis të pavarurve dhe demokratëve.

The post Gara për Shtëpinë e Bardhë është në “ngërç”, ja çështjet që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa

By: sara fuga
8 October 2024 at 09:41

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë televiziv u shpreh se nuk presin që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike që opozita ka.
Zhupa theksoi gjithashtu se protesta tregoi revoltën e qytetarëve.
Zhupa: Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare.
Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit.

Sigurisht që ne nuk presim që me një protestë në të arrijmë objektivin e qeverisë teknike sepse baza për të arritur këto objektiva është qëndrueshmëria dhe serioziteti me të cilën do të vazhdojë revolta qytetare por edhe revolta multidimensionale që nga aktiviteti në parlament tek këto lloj protestash, tek protesta të tjera që mund të bëhen edhe jashtë Shqipërisë në dyert e parlamentit europian apo të komisionit evropian.

Pra ne nuk presim që me një protestë të arrihet rezultati që ne kemi vendosur për mosbindje civile.
Por dua të them me bindje të plotë se protesta dje ishte një protestë e cila tregoi në fakt stilin gjerman e atyre protestave të vendeve më demokratike ku nuk ka ndonjë ndryshim nga Tirana e ditës së djeshme ku njerëzit me akte tregonin revoltën e tyre ndaj qeverisë.

Si protestë e parë që ishte për të nisur siparin e revoltës qytetare protesta ishte një protestë që mundi që të tregonte revoltën e qytetarëve, të bënte akte të mosbindjes civile dhe qëllimi është qëllim final dhe jo ditor.
Por asnjë nuk kishte dyshim se protesta jonë do ishte masive.
Ishte thjesht një protestë e parë në këtë stil të mosbindjes civile, e ngjashme me vendet perëndimore.
Aktet civile të revoltuarit dhe të shprehurit të mosbindjes civile ishin të pritshme dhe besoj edhe qytetarët do ishin të zhgënjyer nëse nuk do ishin këto aktet.

The post A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa appeared first on Sot News | Lajme.

Studimi shokues: Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike!

By: sara fuga
8 October 2024 at 09:27

Një analizë e të dhënave të vdekjeve nga popullsitë më jetëgjatë në botë zbulon se përmirësimet e shpejta në jetëgjatësinë e arritur në shekullin e 20-të janë ngadalësuar në mënyrë dramatike në tre dekadat e fundit. Zbulimi sugjeron se nëse dikur mosha 100 ishte një moshë e arritshme tani mosha 80 është mosha e re e arritshme teksa nevojiten ilaçe të reja radikale që ngadalësojnë vetë procesin e plakjes, në vend të trajtimeve më të mira për vrasësit e zakonshëm si kanceri, demenca dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit, fëmijët e lindur kohët e fundit në rajonet me njerëzit më të moshuar nuk kanë gjasa të bëhen njëqindvjeçarë. Në rastin më të mirë, studiuesit parashikojnë se 15% e femrave dhe 5% e meshkujve në zonat më të vjetra të banimit do të arrijnë në 100 këtë shekull.
Përparimet në shëndetin publik dhe mjekësinë ndezën një revolucion të jetëgjatësisë në shekullin e 20-të. Në 2000 vitet e mëparshme, jetëgjatësia u rrit, mesatarisht, një vit në çdo shekull ose dy. Në shekullin e 20-të, jetëgjatësia mesatare u rrit, me njerëzit që fitonin tre vjet shtesë çdo dekadë.

Periudha e zgjatjes radikale të jetës bëri që disa studiues të studiojnë këtë prirje dhe të sugjerojnë se shumica e njerëzve të lindur pas vitit 2000 do të mbijetojnë deri në 100 vjeç. Por perspektiva u sfidua në vitin 1990 nga Olshansky dhe kolegët e tij, të cilët argumentuan se njerëzit po arrinin një tavan biologjik prej rreth 85 vjeç.
Për studimin e fundit, Olshansky u fut në statistikat kombëtare nga SHBA dhe nëntë rajone me jetëgjatësinë më të lartë, duke u fokusuar në vitet 1990 deri në 2019, përpara se të godiste pandemia Covid. Të dhënat nga Hong Kongu, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Italia, Zvicra, Suedia dhe Spanja treguan se rritja e jetëgjatësisë ishte ngadalësuar në mënyrë dramatike. Në SHBA, jetëgjatësia ra.

Duke shkruar në Nature Aging , studiuesit përshkruajnë se si mesatarisht, jetëgjatësia në rajonet më jetëgjata u rrit vetëm 6.5 vjet midis 1990 dhe 2019. Ata parashikojnë se vajzat e lindura së fundmi në rajone kanë vetëm 5.3% mundësi për të arritur moshën 100 vjeç ndërsa djemtë kanë një shans 1.8%.
Olshansky tha se do të duheshin trajtime të reja radikale që ngadalësojnë plakjen, faktorin më të madh të rrezikut për shumë sëmundje, për të arritur një tjetër revolucion të jetëgjatësisë. Hulumtimet në terren janë duke u zhvilluar me një duzinë apo më shumë ilaçe që tregojnë se rrisin jetëgjatësinë e minjve.

Në vitin 2000, Steven Austad, një profesor i plakjes së shëndetshme në Universitetin e Birminghamit në Alabama, vuri bast Olshansky se personi i parë që kishte jetuar deri në 150 vjeç kishte lindur tashmë. Falë interesit të përbërë, në kohën kur basti shlyhet, fituesi ose pasardhësit e tij do të fitojnë miliona dollarë.
Shifrat më të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se jetëgjatësia në lindje në MB nga 2020 deri në 2022 ishte 82.6 vjet për femrat dhe 78.6 për meshkujt, të cilat janë kthyer në nivelet 2010-2012 për femrat dhe nën atë nivel për meshkujt.

The post Studimi shokues: Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike! appeared first on Sot News | Lajme.

“Ne i ndihmojmë, por jo ata të na hedhin hi syve”, Lala përplaset ashpër me Hoxhën për mosbindjen civile

By: sara fuga
8 October 2024 at 09:09

Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala debatuan ashpër në një program televiziv teksa flisnin për opozitën. Ndërsa Lala u shpreh se është fatkeqësi për vendin nëse nuk ka opozitë, Hoxha tha se është me opozitën, por ajo nuk mund t’u hedhë hi syve duke premtuar se sot do të rrëzonte qeverinë dhe nuk e bëri.

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: Është fatkeqësi për vendin nëse nuk ka opozitë, nëse nuk ka lëvizje të shëndosha të shoqërisë civile dhe pushteti mund të shkatërrojë gjithçka. Këtë duhet të diskutojmë. Nëse ne të pestë shajmë opozitën, hajde ta bëjmë. Unë i kam patur përballë eksponentët e opozitës.
Artan Hoxha: Jemi me opozitën. Flasin gjithë muajin kundër qeverisë, kundër maxhorancës. Sot opozita na tha se do të rrëzonte qeverinë. A u rrëzua qeveria sot?
Klodiana Lala: Flasim për Berishën edhe kur ishte në pushtet.
Artan Hoxha: Opozita ishte kjo që ne pamë aty dhe tha se do të rrëzonte qeverinë. A e rrëzoi qeverinë?
Klodiana Lala: Hoxha, është e dobësuar.

Artan Hoxha: Ata që ka sjellë nga rrethet, a i ka ata që ka sjellë nga rrethet? A e di në cilin komisariat po rrinë tani? Ky është problemi, nuk është problemi se çfarë do të bëjmë ne. Ne e bëjmë çdo ditë punën tonë, por nuk jemi ne opozita. Nuk e bëjmë ne opozitën. Ne i ndihmojmë, por jo ata të na hedhin hi syve. Ai nuk e di ku i ka protestuesit sot. E di ti sa protestues janë ndaluar sot? Jo, nuk e di. A e di opozita se sa protestues janë ndaluar? Jo nuk e di. Opozita duhet ta dalë nëpër komisariate dhe të bërtasë e të marrë protestuesit e vet dhe t’i çojë në shtëpi. Tani po arrestohen protestuesit e opozitës.

Klodiana Lala: Të lutem a mund ta mbaroj?
Artan Hoxha: Opozita tha mirupafshim, takohemi nesër. Këtë po them, çfarë do të bëjmë ne për protestuesit që kur të jetë protesta tjetër të vijnë 5 herë më shumë se ç’ishin sot? Nëse ne i thërrasim sot dhe i lëmë nëpër komisariate, çfarë u kuptua pastaj?
Klodiana Lala: Zoti Hoxha nuk e ka debatin me mua. Të pyesë opozitën.
Artan Hoxha: Nuk bëj debat me opozitën, as me maxhorancën. Unë jam me opozitën, por kjo që po thua ti se me këto po e rëndoni. Jo nuk po e rëndojmë.

Klodiana Lala: Unë nuk kam pritur më shumë se kjo që ka ndodhur sonte, nisur nga rrethanat, në një Shqipëri totalisht të braktisur. Ne nuk jemi për të dalë në protestë. Ne jemi për punën tonë për të raportuar dhe për t’i thënë faktet siç janë.
Artan Hoxha: Nuk po raporton, po bën analizë politike.
Klodiana Lala: Opozita është e dobësuar dhe kjo duhet të na shqetësojë ne, sepse ne nuk mund të pranojmë si një gjë normale një pushtet që ka të gjitha në dorë dhe mund të të vijë të arrestojë në studio aty. Këtë nuk mund ta pranojmë si normalitet.

The post “Ne i ndihmojmë, por jo ata të na hedhin hi syve”, Lala përplaset ashpër me Hoxhën për mosbindjen civile appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së

By: sara fuga
8 October 2024 at 08:20

Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut pa e kaluar atë, do aplikohen nga administrata tatimore në sektorë të caktuar. Nga ana tjetër pritet të ndryshojë dhe procedura që ndiqet për deklarimin e TVSH-së. Duke qenë se fiskalizimi si reforma më madhore e implementuar nga administrata tatimore gjatë viteve të fundit ndryshoi rrënjësisht mënyrën e faturimit, duke sjellë faturimin dhe deklarimin pranë tatimeve në kohë reale, tashmë po punohet më tej për konsolidimin e procesit të fiskalizimit.

Konkretisht, parashikohet të bëhet funksional një moduli risku vetëm për ketë proces dhe zhvillimin e raporteve Business Intelligent që do ndihmojnë në një gjurmim më të lehtë dhe më efikas të subjekteve mospërmbushës ndaj detyrimit të TVSH-së. Administrata tatimore ka mundësuar parambushjen dhe deklarimin automatik të librave të shitjes dhe blerjes si dhe në të ardhmen e shpejtë synon parambushjen dhe deklarimin automatik të deklaratës së TVSH-së. Parambushja e deklaratës së TVSH parashikohet të bëhet brenda vitit 2026 dhe me këtë proces mbyllet cikli i deklarimit automatik që nga faturimi deri në deklarimin final të TVSH-së, duke bërë të mundur që kështu administrata tatimore të disponojë në kohë reale ecurinë e deklarimit të TVSH-së për çdo tatimpagues.

The post Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së appeared first on Sot News | Lajme.

Marrëveshja me bashkitë për legalizimet, drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore

By: sara fuga
8 October 2024 at 08:18

Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe Bashkitë, të cilat do të koordinojnë punën mes qytetarëve dhe Kadastrës. Në një intervistë ekskluzive për Tv Scan, Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës Lorena Goxhobelli, tha se përfshirja e njësive të qeverisjes vendore do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit. Deri më tani marrëveshja është firmosur nga 40 për qind e bashkive.

“Bashkitë, si njohëse shumë të mira të institucionit që ato drejtojnë. Janë në gjendje të përcaktojnë zonat të cilat paraqesin një densitet më të lartë të objekteve informale. Janë ato që do udhëheqin, siç e ka thënë edhe kryeministri, procesin e identifikimit të zonave prioritare dhe do shërbejnë si urë lidhëse midis qytetarëve dhe ASHK-së në plotësimin e dosjes së aplikimit për qytetarë, të cilët për një arsye ose një tjetër nuk kanë arritur ta finalizojnë”,-tha drejtoresha e kadastrës Në takimin prezantues të nismës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama u tha se bashkitë do të vendosin prioritetet dhe ritmin e planit të punës, ç’ka do të thotë se do të përcaktojnë, se cilat zona do të kenë përparësi për të përmbyllur praktikën e legalizimit. Por, po ashtu do të asistojnë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit, do të koordinojnë komunikimin midis palëve, si edhe do të vendosin në dispozicion burime financiare dhe njerëzore shtesë në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Janë më shumë se 230 mijë ndërtesa pa leje në të gjithë vendin, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Drejtoresha e Kadastrës tha se po shihet mundësia e unifikimit të praktikave për pajisjen e qytetarëve me dokumentin e pronësisë. “Jemi duke punuar në kuadër të unifikimit të praktikave, pra është një shërbim kadastral. Pavarësisht nga cila zyrë trajtohet, të trajtohet në mënyrë të njëjtë. Po punojmë për unfikimin e praktikave, mendojmë se do i japë një hov të ri. Po punojmë gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të sistemit, i cili ka nevojën e vet për t’u koaluduar. Mendojmë se me lëvizjet e duhura, përfshirë edhe trajnimin e njerëzve, sepse edhe njerëzit kanë nevojë të mësohen me sistemin dhe të jenë më familjarë. Mendojmë se do përmirësohemi dhe do ta kthejmë ASHK-në në një institucion që është eficent dhe që jep shërbimin kadastral në kohë dhe me përgjegjësi”, tha Goxhobelli.

The post Marrëveshja me bashkitë për legalizimet, drejtoresha e Kadastrës: Është firmosur nga 40% e njësive vendore appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌