Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Një ditë më parë falenderoi Ramën, reagon kryebashkiaku demokrat: Nuk ka lidhje me politikën, ja pse e bëra

By: sara fuga
9 October 2024 at 12:58

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit një ditë më parë. I ftuar në një program televiziv, Curri theksoi se ky falenderim është një shenjë mirënjohjeje për miratimin e një VKM-je që mbështet zonat rurale me vështirësi, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

Ai theksoi se falenderimi për kryeministrin është një detyrë që i takon çdo funksionari publik dhe se kjo nuk ka lidhje me politikën në vetvete. Në përgjigje të pyetjeve mbi angazhimin e tij në protestën e opozitës, e organizuar më 7 tetor, Curri konfirmoi se kishte marrë pjesë dhe theksoi se si kryebashkiak, detyra e tij nuk e ndalon atë të angazhohet në aktivitete opozitare.

“Unë mendoj që pyetja që më bëre ka lidhje me panteizmin, sepse ne marrëdhëniet si kryebashkiakë i kemi të lidhura më Kryeministrinë. Për arsyen se jemi bashki me resurse natyrore. Ne bëmë dy takime, një në Shkodër, ishte takim historik. Duke ardhur nga shoqëria civile do krijoj një marrdhënie, e cila duhet që ta zhvillojë demokracinë shqiptare, pse jo dhe të përshtatet tek politikat e Bashkimit Europian. Ne u takuam pas 15 viteve për sqarim sepse kishin 15 vite që nuk bënim një mbledhje të përbashkët bashkitë e majata dhe të djathta.

Unë nuk mendoj që e dua një anëtar të komunitetit tim më pak se një kryetar i Bashkisë së Vlorës. Kështu që takimi struktural kishte takimin e caktuar për një V.K.M që ne na ka favorizuar shumë si zona. Pjesa falenderuese është pjesa që i takon një detyrë të caktuar dikujt dhe ai e kryen , në këtë rast ishte falenderimi për kryeministrin. Kjo nuk ka lidhje me politikën mendoj unë. Në protest, patjetër isha. Lirinë e votës e quaj një liri të pazëvendësueshme. Kjo është pjesa opozitare, kurse lidhja që kemi si kryebashkiakë me detyrën është krejt tjetër,” tha Curri.

The post Një ditë më parë falenderoi Ramën, reagon kryebashkiaku demokrat: Nuk ka lidhje me politikën, ja pse e bëra appeared first on Sot News | Lajme.

“Masakra e Lushnjes”/ Mbahet në GJKKO seanca ndaj Laert Haxhiut, i pranishëm në sallë edhe kreu i SPAK Altin Dumani

By: sara fuga
9 October 2024 at 12:43

Nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli si dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.
Avokati Detar Hysi: Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.
Musabelli: Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë te tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës që të njoftohen dhe ato.

The post “Masakra e Lushnjes”/ Mbahet në GJKKO seanca ndaj Laert Haxhiut, i pranishëm në sallë edhe kreu i SPAK Altin Dumani appeared first on Sot News | Lajme.

Rama i rikthehet turit me Diasporën, zbulohet destinacioni i rradhës i kryeministrit

By: sara fuga
9 October 2024 at 12:27

Kryeministri Edi Rama do të rinisë takimet me Diasporën shqiptare në botë. Pas takimeve që u zhvilluan në Athinë dhe Milano gjatë muajit maj, kreu i qeverisë në 26 tetor do të jetë në mesin e shqiptarëve të Amerikës.
Sipas njoftimit që iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, takimi do të zhvillohet në New York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadway.
Ky është takimi i parë i Ramës me shqiptarët e Amerikës, pas nisjes së turit të Diasporës.

Kujtojmë se për shkak të zgjedhjeve europiane në muajin qershor, kryeministri Edi Rama anuloi turin e takimeve me Diasporën e Gjermanisë.
Rama kishte planifikuar udhëtim edhe në Londër por që për shkak të situatës politike dhe zgjedhjeve të parakohshme atje, takimi u anulua për një datë tjetër.
Kryeministri pati njoftuar se do t’i rikthehej turit të Diasporës në vjeshtë.

The post Rama i rikthehet turit me Diasporën, zbulohet destinacioni i rradhës i kryeministrit appeared first on Sot News | Lajme.

“Babi vrau mamin”/ Motra e viktimës zbulon detaje të reja nga krimi makabër në Itali, autori kontaktoi

By: sara fuga
9 October 2024 at 12:11

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan në sy të fëmijëve të mitur.
Mësohet se autor i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci.

Mediat italiane raportojnë se ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.
“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

The post “Babi vrau mamin”/ Motra e viktimës zbulon detaje të reja nga krimi makabër në Itali, autori kontaktoi appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në Gjermani, përplasen dy autobusë, raportohet për të plagosur

By: sara fuga
9 October 2024 at 10:49

Rreth 50 persona u lënduan pasi dy autobusë u përplasën në qytetin gjerman të Regensburg të hënën.
Një zëdhënës i policisë tha se 13 persona janë lënduar rëndë, por nuk janë në rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi në urën Nibelungen mbi lumin Danub dhe autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e aksidentit, tha zëdhënësi.

Përafërsisht 30 personel policie, 110 zjarrfikës, 170 punonjës të shpëtimit dhe një helikopter shpëtimi shkuan në vendngjarje, shtoi ai.
Një autobus u rrëzua gjithashtu në qytetin lindor gjerman të Dresdenit të hënën.
Sipas zjarrfikësve, 30 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

The post Aksident i rëndë në Gjermani, përplasen dy autobusë, raportohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja ‘Babale’/ Prej ditësh në burgun e Fierit, merret sot vendimi për Ervin Salianjin

By: sara fuga
9 October 2024 at 10:41

Gjykata e Tiranes shqyrton sot ne oren 12:30 kerkesen e avokateve te deputetit Ervin Salianji per shtyrje te ekzekutimit te denimit me burg.

Kerkesa eshte depozituar me 27 shtator diten qe deputeti demokrat u vetdorezua vullnetarisht ne polici pas vendimit te formes qe prere qe e shpalli ate fajtor me 1 vit burg per kallezim te rreme lidhur me dosjen “babale”.
Salianji qe mbahet i izoluar ne burgun e fierit pritet te perfaqesohet nga avokatet dhe sipas informacioneve nuk do te jete i pranishem ne seance.

Avokatet pritet te terhiqen nga kjo kerkese pasi nuk ka me objekt.
Tashme shpresa e Salianjit qe e cileson denimin e tij politik mbetet gjykata e larte e cila me daten 15 tetor do te shqyrtoje kerkesen per pezullimin e denimit me burg.

The post Dosja ‘Babale’/ Prej ditësh në burgun e Fierit, merret sot vendimi për Ervin Salianjin appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia sulme me dronë në Ukrainë, ja kush ishte në shënjestër

By: sara fuga
9 October 2024 at 10:33

Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 21 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia herët më 9 tetor në rajonet e Kievit, Odesës dhe Vinnytsyas, tha forca ajrore ukrainase, duke shtuar se tre raketa balistike Iskander ishin lëshuar drejt rajonit të Poltavës.
Ndërkohë, autoritetet në rajonin e Kievit thanë se disa dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit ishin rrëzuar.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 47 dronë ukrainas që synonin rajonet e saj.
Rreth 24 dronë u rrëzuan mbi rajonin jugperëndimor të Bryanskut, ndërsa të tjerët u rrëzuan mbi rajonet e Belgorodit, Kurskut, Rostovit dhe Krasnodarit, si dhe Detin Azov, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.
Zyrtarët rajonalë thanë se sulmet nuk shkaktuan viktima.

Pretendimet lidhur me zhvillimet në luftën në Ukrainë nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga REL-i.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

The post Rusia sulme me dronë në Ukrainë, ja kush ishte në shënjestër appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike në Itali/ 30-vjeçari shqiptar v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, policia zbardh detajet

By: sara fuga
9 October 2024 at 08:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në provincën e Caserta-s.
Një 30-vjeccar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se 30-vjeccari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.
Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.

The post Tragjike në Itali/ 30-vjeçari shqiptar v*et gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, policia zbardh detajet appeared first on Sot News | Lajme.

“Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub shpërthen në akuza të forta kundër Bardhit

By: sara fuga
9 October 2024 at 08:45

Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”
Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

The post “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub shpërthen në akuza të forta kundër Bardhit appeared first on Sot News | Lajme.

Florida në alarm, përgatitet për uraganin Milton, pritet të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet

By: sara fuga
9 October 2024 at 08:33

Uragani Milton është ripërforcuar në një uragan të kategorisë 5 – niveli më i lartë në shkallën me pesë pikë Saffir-Simpson – dhe pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC).
Uragani Milton ndodhet rreth 400 milje (650 km) në jugperëndim të Tampa, Florida me erëra të qëndrueshme prej 160 mph (260 km/h), tha NHC me bazë në Miami.

Siç vuri në dukje CBC, një milion qytetarë që jetojnë në bregun perëndimor të Floridës janë urdhëruar të evakuohen. Guvernatori i shtetit, Ron de Sandys, tha se 8,000 anëtarë të Gardës Kombëtare ishin aktivizuar dhe kamionët me furnizime dhe pajisje ishin gati.
“Tani është koha për të zbatuar planin tuaj… por koha po mbaron”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden tha në deklaratat e tij se uragani Milton mund të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet.
“Banorët e Floridës që jetojnë në zonat nën urdhrat e evakuimit u është kërkuar të largohen menjëherë. Është çështje për jetë a vdekje”, theksoi ai.
Në zonat më kritike ku banorët duhet të largohen nga shtëpitë, policia kalon me altoparlant.

The post Florida në alarm, përgatitet për uraganin Milton, pritet të jetë stuhia më e keqe në SHBA në 100 vjet appeared first on Sot News | Lajme.

Kush ia ‘hoqi’ mërzinë Jonida Vokshit? Moderatorja ndan me ndjekësit videon që s’duhet humbur

By: sara fuga
9 October 2024 at 08:19

Aktorja si dhe moderatorja e BBVK Jonida Vokshi sëfundmi nuk po kalon aspak ditë të mira.
Pak ditë më parë Vokshi përmes statuseve në rrjete sociale bëri me dije se babai i saj nuk po kalon orë të mira me shëndetin.

Përmes një video të publikuar në ‘Insta-story’ Jonida ka ndarë me ndjekësit një moment ku e bija mundohet ta bëjë sado pak të lumtur nënën e saj e cila duket tejet e shqetësuar e me lot në sy.
Për më tepër ndiqni videon:

The post Kush ia ‘hoqi’ mërzinë Jonida Vokshit? Moderatorja ndan me ndjekësit videon që s’duhet humbur appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile, ‘dorëzohet’ Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive

By: sara fuga
9 October 2024 at 08:04

Belind Këlliçi priste më shumë nga protesta e opozitës një natë më parë, e cila u mbyll me dhjetëra bidonë molotov të hedhura drejt disa prej institucioneve kryesore si dhe me 13 të lënduar në radhët e policisë dhe protestuesve.
Teksa deklaroi se ajo duhet të ishte më e ashpër dhe më e fortë, ish-kandidati i opozitës për Tiranës, zbuloi në një program televiziv disa nga detajet sesi do të vijojë aksioni opozitar.
Sipas Këlliçit, opozita nuk ka më asnjë rrugë sesi të përballet me këtë mazhorancë dhe premtoi se jehona e mosbindjes civile do të shkojë deri në shkallët e PE.

“Nuk ishte brenda pritshmërive. Pasi pritshmëritë ishin që protesta të ishte më e ashpër më e fortë. Ishte akti i parë i mosbindjes civile. Ishte protestë e mirëfilltë, kishte zero fjalim, vetëm aksion Sigurisht që në javët në vijim do të përshkallëzohet dhe do të zgjerohet gjeografikisht. Sot në mbledhjen e drejtuesve politik u hodh ideja e zhvendosjes së protestës në 12 qarqet e vendit dhe pse jo, jo vetëm jashtë sallës së parlamentit, por edhe brenda, edhe në PE madje.

Asnjë protestues, qytetar, nuk do të dëshironte të hidhej molotov, por përballë kësaj situate politike, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër sesa përplasja me këtë mazhorancë, me këtë narkoshtet. Dhe nuk e kam thënë unë që është narkoshtet, por mediat më të mëdha botërore. Ne nuk kemi rrugë tjetër sesi të përballemi me një mazhorancë, kur ajo nuk zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese.

Në këtë vend kur kanë rënë institucionet, unë nuk e di se çfarë presin këta nga opozita. Unë garantoj qytetarët që protestat e tjera do të jenë edhe më të forta. Nuk duam pushtet në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Belind Këlliçi.

The post Mosbindja civile, ‘dorëzohet’ Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive appeared first on Sot News | Lajme.

Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit…

By: sara fuga
9 October 2024 at 07:54

Indeksi i çmimeve të konsumit (inflacioni) në muajin shtator u rrit me 1.9 për qind, niveli më i ulët që nga qershori i vitit 2021 sipas të dhënave zyrtare te INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2024, krahasuar me gusht 2024 është 0,6%.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me – 0,28 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,6% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,1%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Komunikimi” me 0,8%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9%, “mish” me 3,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,0%, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,9%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5% secili.

“Shërbimi arsimor” pësoi rritje me 0,4%, “Komunikimi” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,1%./MONITOR

The post Inflacioni i shtatorit 1,9%, niveli më i ulët nga qershori i vitit… appeared first on Sot News | Lajme.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta

By: sara fuga
8 October 2024 at 15:25

Pas pesë orëve marrje në pyetje nga prokurorët e posaçm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalë nga SPAK.
Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.

Kujtojmë se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00. Cyrbja u paraqit në Strukturën e Posaçme për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Për 5 orë përballë prokurorëve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja për çfarë u pyeta appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë

By: sara fuga
8 October 2024 at 15:08

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.

I ftuar në një program televiziv, deputeti demokrat theksoi se qëllimi për arritjen e një qeverie teknike, nuk arritet me 2-3 orë.

Ai theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
“Nuk është protesta e parë. Por ajo e djeshmja pati një hap ndryshe, ishte protesta e parë që nuk pati në krye të protestës folës politikanë të PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.
Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.

Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.
Duhet të shkojmë në çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.

The post “Nuk është protesta e parë”/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme të opozitës: Qëllimi nuk arrihet me 2-3 orë appeared first on Sot News | Lajme.

“Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:59

Në studion e një programi televiziv ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

The post “Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave appeared first on Sot News | Lajme.

“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat)

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

The post “Kanë marrë donacione jashtë rregullave”, KQZ ‘me dorë të hekurt’ për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:34

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i ciklomotorit. I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

The post E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në…

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:28

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.

The post Berishës iu ndërpre konferenca, reagon menjëherë PD: Interneti në banesën e ish-kryeministrit u shkëput në… appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari

By: sara fuga
8 October 2024 at 12:53

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌