❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Llogaria juaj mund tĂ« mbyllet”, ja skema e mesazheve tĂ« maskuara si kompania Meta

By: Fia Nelaj

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë  ka konstatuar raste kur në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur  mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms.

Këto sms drejt numrave të tyre të telefonit, kërkonin konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook.

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar në menyrë të padrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Llogaria juaj mund tĂ« mbyllet”, ja skema e mesazheve tĂ« maskuara si kompania Meta appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« saj sot nĂ« TiranĂ«, Colleen Hyland, Drejtuese e ZyrĂ«s pĂ«r EuropĂ«n Jugore dhe Qendrore nĂ« Departamentin e Shtetit tĂ« SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland pĂ«rsĂ«riti mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r SPAK dhe institucionet e pavarura tĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke theksuar rolin kyç tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si nĂ« pĂ«rparimin e rrugĂ«timit tĂ« ShqipĂ«risĂ« drejt aspiratave tĂ« saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranĂ« 20 persona dhe plagosĂ«n 76 tĂ« tjerĂ« nĂ« tre “masakra” tĂ« familjeve nĂ« 24 orĂ«t e fundit”, tha ministria.

“ShumĂ« njerĂ«z janĂ« ende tĂ« bllokuar nĂ«n rrĂ«noja dhe nĂ« rrugĂ« pasi shpĂ«timtarĂ«t nuk janĂ« nĂ« gjendje t’i arrijnĂ« ata,” thuhet mĂ« tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve tĂ« fundit, marrĂ«veshja gjithashtu vjen me njĂ« opsion pĂ«r t’u zgjatur edhe pĂ«r njĂ« vit tjetĂ«r, deri nĂ« verĂ«n e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur

By: Fia Nelaj

Perlat e muzikĂ«s turke u prezantuan nĂ« njĂ« koncert nĂ« DurrĂ«s nĂ« Teatrin e “AleksandĂ«r Moisiu”.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionier në fushën e kompozimit të muzikes turke, u interprentuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar.

Pjesët muzikore përfshin melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

“Jam shumĂ« i lumtur qĂ« nĂ« ditĂ«n e dytĂ« tĂ« JavĂ«s sĂ« KulturĂ«s Turke,  jam mes qytetarĂ«ve tĂ« DurrĂ«sit. ArtistĂ« nga Teatri i OperĂ«s dhe Baletit tĂ« Stambollit kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet tĂ« veçantĂ«. NjĂ« nga arsyet kryesore qĂ« zgjodhĂ«m DurrĂ«sin Ă«shtĂ« historia e tij e lashtĂ« dhe rrĂ«njĂ«t e thella kulturore. Siç keni parĂ« nĂ« broshurat pranĂ« jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikĂ«s turke’, ku kemi kĂ«naqĂ«sinĂ« t’ju prezantojmĂ« me veprat e dy prej kompozitorĂ«ve mĂ« tĂ« njohur turq,”-u shpreh ambasadori turk.

Ndërsa violinisti Murat Anil Erginol u shpreh se kultura turke ka ngjashmëri me popujt e Ballkanit, ndërsa theksoi se në Shqipëri ndihet si në shtëpi.

“I gjithĂ« programi pĂ«rfshin muzikĂ« tĂ« dy kompozitorĂ«ve tĂ« njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. PĂ«r ne Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« tĂ« interpretojmĂ« kĂ«tĂ« muzikĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. Tenori i mirĂ«njohur, Zafer Erdas, do tĂ« performojĂ« disa kĂ«ngĂ«, ndĂ«rsa unĂ« dhe kolegĂ«t e mi do tĂ« luajmĂ« disa pjesĂ« nga kuartetet e kompozitorĂ«ve. Shpresoj tĂ« rikthehem sĂ«rish nĂ« ShqipĂ«ri. Kemi shumĂ« ngjashmĂ«ri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ« kĂ«tu, ndaj Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e madhe tĂ« ndajmĂ« muzikĂ«n tonĂ« me ju,” –tha violinisti.

Koncertet erdhën në kuadër të javës kulturore turke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur appeared first on Euronews Albania.

“O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla pĂ«rballet me producentin nga Kosova

By: Fia Nelaj

At Nikolla Xhufka dhe producenti Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika janë përballur live në emisionin People pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

At Nikolla Xhufka: Po je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla dhe i ke mashtruar e u ke marrë lekët. Po kush të beson ty, tio je një antishqiptar. Pu pu çfarë surrati.

Producenti: Faleminderit shumë juve për hapësirën, por mos përdorni persona të tjerë në këtë mes.

At Nikolla Xhufka: Ke ardhur tek Kisha si përfaqësues i Behxhet Pacollit, kam kamerat me zë dhe me figurë, që do bëje investimin tek Kisha. Ato do shkojnë në Prokurori, unë nuk jam si ty që merresh me montazhe, që hyn nëpër burgje për mashtrime me femra.

Producenti: At Nikolla as nuk e merr guximin që ti drejtohet Prokurorisë sepse e di që del i fundosur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla pĂ«rballet me producentin nga Kosova appeared first on Euronews Albania.

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve

By: Fia Nelaj

Festivali NdĂ«rkombĂ«tar i Filmit pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut vjen nĂ« edicionin e tij tĂ« 19-të  te “Marubi”.

Tema e sivjetshme Ă«shtë  “Vepro gjelbĂ«r tani dhe nĂ« tĂ« ardhmen” dhe i kushtohet mjedisit bashkĂ« e efektet qĂ« kanĂ« veprimet e njeriut nĂ« tĂ«.

Nga rreth 3500 aplikime, festivali ka pĂ«rzgjedhur 41 filma, tĂ« cilĂ«t do tĂ« shfaqen te Akademia “Marubi” nĂ« AkademinĂ« e SigurisĂ«, nĂ« COD te kinemaja “Maks Velo” nĂ« LaprakĂ« etj.

Luftrat dhe konfliktet nĂ« tĂ« cilat Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« bota, nga Ukraina, nĂ« Gaza vijnĂ« tĂ« trajtuara me filma si “Bliks not Bombs”, apo “TĂ« pĂ«rgjuarit”.

 “MĂ« pas trajton çdo gjĂ« qĂ« ndodhi me irakun dhe vjen çdo gjĂ« me aktualitetin nĂ« UkrainĂ« dhe ngre njĂ« dilemĂ« tĂ« madhe. NĂ«se diplomacia Ă«shtĂ« nĂ« gjendje qĂ« tĂ« zgjidh luftrat. Luftrat shpeshĂ«herĂ« krijojnĂ« dhe patologji kolektive,” –u shpreh drejtori i festivalit, Kujtim Çashku.

PĂ«rballĂ« nesh, festivali shtron njĂ« sĂ«rĂ« pyetjesh dhe ngre njĂ« sĂ«rĂ« dilemash, qĂ« shpesh gjejnĂ« paralele me shoqĂ«rinĂ« shqiptare, e cila pĂ«r Çashkun Ă«shtĂ« ende e papĂ«rgatitur.

 “Politikat, i ngrenĂ« fenomenet e heronjve thjesht duke i motivuar ato pĂ«r vrasjet qĂ« kryejnĂ«. Ta vĂ« njeriun nĂ« pozicione reflektimi.  Mendoj se jemi akoma larg kulturĂ«s qytetare dhe kulturĂ«s sĂ« reflektimit,” –tha Çashku.

Duke besuar se filmi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« formĂ« argĂ«timi, por edhe njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« treguar tĂ« vĂ«rtetat, Festivali i Filmit tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut  ka si qĂ«llim dhe mision tĂ« vetin, t’i sjellim spektatorit tonĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«rteta, qĂ« vijnĂ« pĂ«rmes artit tĂ« filmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve appeared first on Euronews Albania.

Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të

By: Fia Nelaj

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Bëhet fjalë për producentin Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euronews Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.

“At Nikolla Xhufka Ă«shtĂ« duke gĂ«njyer dhe veshja e njĂ« prifti nuk e lejon tĂ« gĂ«njejĂ«. At Nikolla Xhufka e di mirĂ« psĂ« ka ftuar KikĂ«n nĂ« takim, e di mirĂ« pse ka fol me KikĂ«n dhe e di mirĂ« pse Ă«shtĂ« drejtuar te Kika. At Nikolla nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk ka pse tĂ« pĂ«rziej fenĂ« ortodokse dhe as klerikĂ«t ortodoksĂ«, tĂ« cilĂ«t vijnĂ« e flas po ashtu. PĂ«r mĂ« tepĂ«r nĂ« emisionin e tĂ« premtes do dali qĂ« ka pasur njĂ« muhabet me KikĂ«n dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka  ka shpreh interes pĂ«r tĂ« pasur lidhje me KikĂ«n. E konfirmoj qĂ« kam qenĂ« nĂ« atĂ« intervistĂ«, e kam bĂ«rĂ« me qĂ«llim, sepse At Nikolla ka deklaruar qĂ« Ă«shtĂ« kundra. Imagjinoni qĂ« i veshur nĂ«n petkun e KishĂ«s ortodokse shkon e ngacmon persona publik, pĂ«r mĂ« tepĂ«r ata qĂ« shkon e jep intervista.”

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

Më tej, Kika u shpreh kështu:

“PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« e kam takuar nĂ« orĂ«n 22:50 nĂ« Elbasan, me ftesĂ«n e At Nikolla XhufkĂ«s. Kemi shkruar nĂ« Snapchat, shkruajtĂ«m nĂ« Whats App dhe mĂ« pastaj mĂ« shprehu nĂ« mĂ«nyrĂ« sentimentale nĂ« Snapchat.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të appeared first on Euronews Albania.

Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon nĂ« ceremoninĂ« e kĂ«tij viti

By: Fia Nelaj

Të dielën u mbajt ceremonia e 76-të e çmimeve fituese të Emmy në Los Angeles.

Emmy’s Awards njihet si ceremonia mĂ« prestigjioze e çmimeve nĂ« industrisĂ« televizive.

Seriali i shekullit tĂ« 17-tĂ« “Shogun” ka bĂ«rĂ« historinĂ« si seriali i parĂ« nĂ« gjuhĂ«n jo anglisht qĂ« fitoi pĂ«r dramĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ«. Seriali u nominua pĂ«r 25 çmime, ndĂ«rsa Sanada mori çmimin e aktorit mĂ« tĂ« mirĂ«.

“Ishte njĂ« projekt i Ă«ndrrĂ«s sime. Shogun mĂ« mĂ«soi se kur njerĂ«zit punojnĂ« sĂ« bashku ne mund tĂ« bĂ«jmĂ« mrekulli,” –u shprhe Sanada.

Liza ColĂłn-Zayas nga drama “The Bear” fitoi aktoren mĂ« tĂ« mirĂ« dytĂ«sore nĂ« njĂ« serial komedi ndĂ«rsa nĂ« fjalimin e saj pĂ«rmendi dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale tĂ« SHBA-sĂ«.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« latinĂ«t qĂ« mĂ« shikojnĂ«, vazhdoni tĂ« besoni dhe tĂ« votoni. Votoni pĂ«r tĂ« drejtat tuaja,” –tha ColĂłn-Zayas.

NdĂ«rsa filma tĂ« tjerĂ« qĂ« morĂ«n çmime ishte seriali komedi HBO Max “Hacks” dhe komedia e errĂ«t e Netflix “Baby Reindeer”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon nĂ« ceremoninĂ« e kĂ«tij viti appeared first on Euronews Albania.

Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët

By: Fia Nelaj

Prodhimet bujqësore të sezonit të vjeshtës kanë qenë të mbara për fermerët e zonës së Gjirokastrës kryesisht në vreshtari dhe frutikultura.

Tashmë prodhimet bio të zonës së Lunxhërisë, Cepos, Antigonesë, janë të kërkuara në sektorin e agroturizmit por problem për fermerët mbetet mungesa e tregut përgjatë gjithë vitit.

Për të shitur pjesën më të madhe të produkteve të stinës fermerët I drejtohen tregut të pakicës në qytetin e Gjirokastrës por kjo është një mundësi e kufizuar në krahasim me sasinë që prodhojnë.

“KĂ«rkesa ka por Ă«shtĂ« problem i transportit dhe nuk mund tĂ« arrijmĂ« dot me mjet, prodhojmĂ« dhe rreth 3 dynim pjepĂ«r qĂ« mbollĂ«m sivjet e shitĂ«m nĂ« qytet, kĂ«tu nĂ« GjirokastĂ«r,” –shprehet njĂ« fermer.

Gjirokastra është një zonë me traditë përsa i përket produkteve bujqësore në vreshtari, kryesisht rrushit që përdoret për prodhimin e rakisë dhe verës karakteristike, mjaft të kërkuara nga turistët.

Mbështetja e fermerëve lokalë do të rriste të ardhurat ekonomike të tyre si dhe do të ndikonte pozitivisht për prodhimin bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët appeared first on Euronews Albania.

Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në gjithë vendin

By: Fia Nelaj

200 kabinete dentare janë të instaluara në shkollat 9 vjecare në të gjithë vendin, në to shërbejnë rreth 400 mjek dhe infermier,  të cilët kryejnë jo vetëm depistime tek dhëmbët e fëmijëve, por edhe ofrojnë shërbimet që ato kanë nevojë.

“ Ne konstajmĂ« problematikat fillestare dhe lajmĂ«rojmĂ« prindin, e marrin nĂ« shkollĂ« shumica dhe njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r ka dentistin e familjes,” –shprehet stomatologia Irida Xhangolli.

Edhe pse fëmijët dhe prindërit janë ndërgjegjësuar për nëvojën që i duhet kushtuar higjenës orale, sërish problemet me dhëmbët nuk mungojnë.

“Tek fĂ«mijĂ«t 6-10 vjec dhĂ«mbĂ«t e qumĂ«shtit prishen mĂ« shpejt, ndĂ«rsa 10-15 vjec jan karies grad e parĂ« apo e dytĂ«,”-thotĂ« stomatologia.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, gjatë një interviste për Euronews Albania, zbulon se për herë të parë për mjekët stomatolog do të ketë një njësi matëse të punës së tyre, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa shërbim.

“KĂ«tĂ« vit tĂ« gjithĂ« kĂ«ta mjek stomatolog do tju pĂ«rgjigjen rreth 238 mijĂ« fĂ«mijĂ«ve qĂ« filluan shkollĂ«n, ka dicka tĂ« re qĂ« ne kemi vendosur pĂ«r tĂ« gjithĂ« kĂ«ta mjek, do tĂ« kenĂ« njĂ« kartĂ« perfromace ne do tĂ« verifikojmĂ« sa depistime pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« janĂ« kryer sa pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« dhe masim dhe punĂ«n e tyre,” –tregon Deda.

Studimet e kryera nga organziata botërore e shëndetësisë kanë faktuar se shëndeti oral, është një problem global.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në gjithë vendin appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi i Barometrit tĂ« Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem nĂ« rajon

By: Fia Nelaj

Paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike. Këto janë dy problemet me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë.

E dhëna e dalë nga Barmoteri i Ballkanit, përfshin analizën e një sondazhi i cili bashkon zërat e mbi 6 mijë qytetarëve dhe 1200 sipërmarrjeve në të gjashtë vendet e rajonit.

Në të fundit të realizuar, për 2024-ën, në listën e problemeve që shqetëson qytetarët e Ballkanit Perëndimor është inflacioni dhe rritja e çmimeve.

Nëse ndalemi me shifra te Shqipëria, 75 për qind e të pyeturve thonë se jetesa është bërë më e shtrenjtë.

Korrupsioni shtetëror edhe pse në një përqindje jo aq të lartë sa kushtet ekonomike në të cilat ndodhen familjet shqiptare, mbetet një shqetësim.

“Rritja e çmimeve dhe inflacioni pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« mĂ« pak e pĂ«rballueshme sesa nĂ« vendet e Bashkimit Europian, ndĂ«rkohĂ« qĂ« inflacioni nĂ« vendet tona Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa dyfishi i atij tĂ« vendeve tĂ« Bashkimit Europian,”- shprehet Majlinda Bregu, Sekretare e PĂ«rgjithshme e KĂ«shillit tĂ« BashkĂ«punimit Rajonal.

E thënë në shifra më pak se 50 për qind e qytetarëve mendojnë, se po ai përbën një problem.

“Problemi tjetĂ«r qĂ« tĂ« rinjtĂ« evidentuan Ă«shtĂ« çështja e korrupsionit, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ka njĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sim tĂ« tĂ« rinjve pĂ«r parimet e njĂ« shteti demokratik,” –analizon mĂ« tej Bregu.

Papunësia dhe emigrimi, e veçmas e të ashtuquajturës ikja e trurit janë dy çështje që të anketuarit i rendisin si shqetësim, çështje që lidhen drejpërdrejt me mungesës e besimit ndaj partive politike sot dhe në të shkuarën e afërt.

Përtej pesë shqetësimeve që vërejnë ballkanasit pra nga rritja e Kostos së jetesws e deri të emigrimi ata mbeten më së shumti besnikë të procesit të anëtarësimit të vendeve përkatëse në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi i Barometrit tĂ« Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem nĂ« rajon appeared first on Euronews Albania.

Piloti i Ditës: Piastri rrëmbeu votën e tifozëve

By: Fia Nelaj

Një e dielë për tu mbajtur mend nga Oscar Piastri, ajo që lamë pas në Baku.

Pas nisjes sĂ« rregullt, ai parakaloi Charles Leclerc nĂ« mesin e garĂ«s dhe i rezistoi presionit nga rivali i Ferrari’t dĂ«ri nĂ« fund.

Një performancë e jashtëzakonshme e përkthyer me fitoren e dytë në karrierë pas asaj në Hungari.

Piloti i McLaren star u votua edhe mĂ« i Miri nga tifozĂ«t duke lĂ«nĂ« pas shokun e skuadrĂ«s qĂ« pĂ«rfundoi nĂ« zonĂ«n e pikĂ«ve pas nisjes nga vendi 15’tĂ«.

Ky ishte klasifikimi i Top5 pilotĂ«ve tĂ« pĂ«rzgjedhur nga tifozĂ«t nĂ« pĂ«rfundim tĂ« “Azerbaijan Grand Prix” qĂ« u transmetua nĂ« Euronews Albania dhe IN Radio:
1. Oscar Piastri – 29.6%
2. Lando Norris – 14.2%
3. Charles Leclerc – 12.3%
4. Sergio Perez – 9.3%
5. Franco Colapinto – 7.8%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Piloti i Ditës: Piastri rrëmbeu votën e tifozëve appeared first on Euronews Albania.

Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu

By: Fia Nelaj

Meteorologët në Austri presin reshje të mëdha në ditët në vijim me përmbytje dhe rrëshqitje të mundshme të dheut, sipas Institutit shtetëror meteorologjik Geosphere Austria.

Shërbimet e urgjencës përgjatë Danubit po përgatiten për nivele të rralla përmbytjesh, të cilat zakonisht ndodhin një herë në dekadë ose më pak, sipas autoriteteve.

Njerëzit ngritën sisteme të lëvizshme të mbrojtjes nga përmbytjet dhe mbushën thasë me rërë.

Pasagjerëve iu tha të prisnin vonesa në aeroportin e Vjenës.

“PĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« kĂ«qija aktuale tĂ« motit nĂ« vende tĂ« ndryshme evropiane dhe nĂ« VjenĂ«, aktualisht ka vonesa tĂ« izoluara nĂ« nisje nga Aeroporti i VjenĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Për shkak të stuhive u anuluan disa koncerte në natyrë dhe lojëra futbolli.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu appeared first on Euronews Albania.

Studimi: Mega-tsunami në Grenlandë bëri që Toka të vibrojë për nëntë ditë

By: Fia Nelaj

Një mega-tsunam i shkaktuar nga një rrëshqitje dheu në Grenlandë bëri që Toka të vibronte për nëntë ditë, kjo sipas një studimi të ri.

Rënia e një maje mali 1.2 km të lartë (0.7 milje) shtatorin e kaluar bëri që uji në fjord më poshtë të lëvizte, duke shkaktuar dridhje drejt kores së Tokës, zbuluan studiuesit.

Për të demonstruar se si spërkatja e ujit vazhdoi për nëntë ditë, studiuesit rikrijuan këndin e rrëshqitjes së dheut duke përdorur një model matematikor.

Uji do të kishte lëvizur përpara dhe mbrapa çdo 90 sekonda, duke dërguar dridhje përmes kores së Tokës rreth planetit, duke shkaktuar një nga cunami më të mëdhenj në historinë e fundit.

“Studimi ynĂ« i kĂ«saj ngjarjeje nxjerr nĂ« pah nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« mahnitshme ndĂ«rlidhjet  midis ndryshimit tĂ« klimĂ«s nĂ« atmosferĂ«, destabilizimit tĂ« akullit tĂ« akullnajave nĂ« kriosferĂ«, lĂ«vizjeve tĂ« trupave ujorĂ« nĂ« hidrosferĂ« dhe kores sĂ« ngurtĂ« tĂ« TokĂ«s nĂ« litosferĂ«,” -tha njĂ« prej studiuesve.

Fenomeni i ri i la shkencĂ«tarĂ«t “plotĂ«sisht tĂ« hutuar”, tha bashkĂ«autori i studimit Dr Stephen Hicks.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studimi: Mega-tsunami në Grenlandë bëri që Toka të vibrojë për nëntë ditë appeared first on Euronews Albania.

Eksperti pĂ«r fjalimin e Vuçiç: Me kĂ«tĂ« lĂ«vizje ja hodhi “topin e nxehtĂ«â€ PrishtinĂ«s

By: Fia Nelaj

Studiuesi i Marrdhënieve Ballkanike, Agon Maliqi shprehu qasjen e tij në emisionin Balkan Talks lidhur me epilogun e krijuar nga mediat serbe, por në efektin domino edhe në mediat në Kosovë e Tiranë.

Bëhet fjalë për raportimet e mediave serbe, të cilat ngritën alarmin se presidenti serb do mund të shpallte Veriun e Kosovës një zonë të pushtuar, në konferencën e tij të jashtëzakonshme.

Mirëpo, sipas studiuesit, kjo retorikë e përdorur e Vuçiç ishte e pritshme, kjo për shkak se ky i fundit shpesh herë ka përdorur një taktikë të tillë, e cila fillimisht mund të ketë ngjallur shqetësim, por më vonë të ketë rezultuar ndryshe.

“Strategjia e Vuçiç Ă«shtĂ« kjo, t’i ngrejĂ« tensionet e t’i fik vetĂ«. Dy ishin elementet shqetĂ«sues, narrativa e spastrimit etnik dhe paralajmĂ«rimi se do shpallej gjendje e okupimit. Rrezikon njĂ« rrezik prej kĂ«saj qĂ« bĂ«ri, pra tĂ« shihet si nje njĂ«ri konstruktiv nĂ« PerĂ«ndim, Ă«shtĂ« ai qĂ« e krijon krizĂ«n e mĂ« pas Ă«shtĂ« konstruktiv e i qetĂ«. Filloi me njĂ« valĂ« kritikash e viktimizimi ndaj PerĂ«ndimit dhe pastaj tha do jem prapĂ« i hapur pĂ«r dialog. Listoi dhe disa kĂ«rkesa, gjĂ«ra qĂ« do tĂ« tingĂ«llojnĂ« mirĂ« nĂ« veshĂ«t e perĂ«ndimit. Me kĂ«tĂ« lĂ«vizje e hedh topin e nxhetĂ« nĂ« PrishtinĂ«,” – u shpreh studiuesi.

Maliqi u shpreh se pavarësisht se Vuçiç në sytë e Kosovës po duket si i dobët politikisht apo se ka ulur armët, duhet pasur kujdes pasi në të vërtetë diskursi që ai përdori sot, u bë vetëm që ai të dukej mirë në sytë e Perëndimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti pĂ«r fjalimin e Vuçiç: Me kĂ«tĂ« lĂ«vizje ja hodhi “topin e nxehtĂ«â€ PrishtinĂ«s appeared first on Euronews Albania.

“Rritja e pagave nĂ« shtet do sjellĂ« ‘bishta’ nga pas”, ja arsyeja sipas Guxhollit

By: Fia Nelaj

Pedagogia dhe ekonomistja, Sara Guxholli është shprehur në emisionin People të Euronews Albania se pavarësisht rritjes së pagave për administratën, duhen vlerësuar edhe faktorë të tjerë që vijnë pas saj.

Kjo sepse, sipas Guxhollit, në dukje mund të duket si një progres në aspektin ekonomik të vendit, megjithatë nuk duhet harruar fakti se rritja e pagave për sektorin e administratë përkthehet në rritje të taksave për qytetarët e vendit.

“Nuk Ă«shtĂ« lajm i keq qĂ« shteti vendosi tĂ« rris rrogat, por janĂ« bishtat qĂ« vinĂ« nga pas, qĂ« duhet ti dimĂ«. Po rriten pagat e sektorit tĂ« shtetit, qĂ« paguhen me paratĂ« tona. NĂ«se biznesi i rrit pagat nga rritja e produktivitetit, e oaguan taksa mĂ« shumĂ«. KĂ«tu paratĂ« tona qĂ« janĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« destinuara pĂ«r zhvillim tĂ« fushave si arsimi apo shĂ«ndetĂ«sia, arsimi, shkojnĂ« pĂ«r rritjen e pagave. Administrata Ă«shtĂ« njĂ« lloj paraziti, pĂ«r nga mĂ«nyra se si gjenerohen kĂ«to tĂ« ardhura pĂ«r ata. Prandaj rritja e pagave me kĂ«tĂ« hov kaq shumĂ« tĂ« madh, lidhet me rritjen e taksave,” -u shpreh pedagogia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rritja e pagave nĂ« shtet do sjellĂ« ‘bishta’ nga pas”, ja arsyeja sipas Guxhollit appeared first on Euronews Albania.

“DĂ«shira e tyre, zhdukja e popullit serb”, Vuçiç nga konferenca e jashtĂ«zakonshme

By: Fia Nelaj

NĂ« konferencĂ«n e jashtĂ«zakonshme, presidenti i SerbisĂ« AleksandĂ«r Vuçiç Ă«shtĂ« shprehur se e vetmja formĂ« qĂ« Kosova tĂ« “mbijetojĂ«â€, do tĂ« ishte zhdukja e serbĂ«ve.

Duke ironizuar edhe shqiptarët, Vuçiç u shpreh se kjo dëshirë qëndron nga të dyja palët kudrejt Serbisë.

Në vazhdim të kësaj, presidenti serb u shpreh se për shkak të politikave të dyanshme të Perëndimit. ku Kosova trajtohet ndryshe nga Serbia, populli serb nuk mund të dëshpërohet e se do të priten lajme të këqija në vijimësi.

“DĂ«shira e tyre  ështĂ« qĂ« me çdo çmim , tĂ« zhduken serbĂ«t, sepse Ă«shtĂ« e vetmja garanci qĂ« Kosova tĂ« mbijetojĂ«, ose siç e konsiderojnĂ« shqiptarĂ«t si tĂ« nevojshme. Vihet re nĂ« kohĂ«n e Albin Kutit dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye bĂ«het hero i tyre dhe i politikave tĂ« tij. Mund ta them qĂ« nĂ« periudhĂ«n e ardhshme do presim vetĂ«m lajme tĂ« kqĂ«ija. SidoqoftĂ« nuk mund tĂ« jemi tĂ« dĂ«shpĂ«ruar me tĂ« gjitha ato qĂ« kemi pĂ«rjetuar,por duhet ta kuptojmĂ« qĂ« interesat e tyre pĂ«r KosovĂ«n janĂ« shumĂ« tĂ« ndryshme,” – u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “DĂ«shira e tyre, zhdukja e popullit serb”, Vuçiç nga konferenca e jashtĂ«zakonshme appeared first on Euronews Albania.

“Kosova, fjala mĂ« e shtrenjtĂ« e çdo serbi”, Vuçiç mban konferencĂ«n e jashtĂ«zakonshme

By: Fia Nelaj

Presdienti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo ka nisur të mbajë fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Më herët, mediat serbe kanë raportuar se Vuçiç pritet që të shpallë veriun e Kosovës si një zonë të pushtuar, deklaratë kjo e ciula nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalimin e tij, Vuçiç thotë:

“Para se tĂ« flasim pĂ«r masat konkrete, dua me disa fjali tĂ« ua tregoj kontekstin pĂ«r masat qĂ« do tĂ« marrim sot. Kosova Ă«shtĂ« fjala mĂ«e shtrenjĂ«t pĂ«r çdo serb e njĂ«kohĂ«sisht njĂ« fjalĂ« qĂ« pĂ«rmendet mĂ« sĂ« lehti dhe shumĂ« shpesh me njĂ« papĂ«rgjegjesi tĂ« tmerrshme. Pra çfarĂ«do qĂ« propozojmĂ«, askush nuk ka pĂ«r tĂ« mbetur i kĂ«naqur, askush, pĂ«rveç njĂ« rrethi tĂ« vogĂ«l me njerĂ«z racional qĂ« duan tĂ« jenĂ« tĂ« drejtĂ« ndaj vetes e tĂ« tjerĂ«ve pĂ«r tĂ« kuptuar situatĂ«n nĂ« KosovĂ«. ÇfarĂ«do qĂ« ne kemi propoziuar kanĂ« qenĂ« kundĂ«r, ata qĂ« sot bĂ«jnĂ« thirrje pĂ«r armĂ«.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kosova, fjala mĂ« e shtrenjtĂ« e çdo serbi”, Vuçiç mban konferencĂ«n e jashtĂ«zakonshme appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër dhe Tepelenë, shirat bllokojnë rrugët rurale, ndërhyet me mjete të rënda

By: Fia Nelaj

Reshjet intesive të shiut, të cilat gjatë ditës së sotme kanë përfshirë zonën e Gjirokastrës kanë sjellë vështirësi për qarkullimin e automjeteve në disa rrugë rurale, kryesisht në zonat malore.

Si shkak i rrëshkitjes së dherave dhe depozitimit të materialeve inerte u bllokua lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor që lidh zonën e Golemit me qendrën si dhe në fshatin Labovë, Odrie.

Strukturat e emergjencës në Bashkinë Gjirokastër ndërhynë me mjete të rënda për largimin e dherave dhe zhbllokimin e këtyre segmenteve.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve si shkak i reshjeve intesive ka patur dhe në segmentin Bënçë-Lekdush, në Bashkinë Tepelenë ku është punuar për zhbllokimin e rrugës si dhe rikthimin në normalitet të lëvizjes së automjeteve përgjatë saj.

Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve në rrugët kombëtare në Qarkun Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër dhe Tepelenë, shirat bllokojnë rrugët rurale, ndërhyet me mjete të rënda appeared first on Euronews Albania.

❌