❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PĂ«r 5 orĂ« pĂ«rballĂ« prokurorĂ«ve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja pĂ«r çfarĂ« u pyeta

Pas pesĂ« orĂ«ve marrje nĂ« pyetje nga prokurorĂ«t e posaçm, deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dalĂ« nga SPAK.
Ai ka thënë për mediat se nuk është marrë i pandehur, ndërsa ka zgjedhur të mos komentojë asnjë pyetje tjetër nga gazetarët.

MĂ«sohet se deputeti i PS-sĂ« Jurgis Çyrbja Ă«shtĂ« paraqitur pĂ«r njĂ« kallĂ«zim tĂ« Edi PalokĂ«s, pĂ«r kohĂ«n kur Çyrbja ka qenĂ« drejtor Hipoteke.

Deputeti socialist u kallĂ«zua nĂ« SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 pĂ«r “shpĂ«rdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i HipotekĂ«s DurrĂ«s, akuzohet pĂ«r firmosjen brenda tĂ« njĂ«jtĂ«s ditĂ« tĂ« dy praktikave pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n pronĂ«, por nĂ« dy emra tĂ« ndryshĂ«m duke realizuar kĂ«shtu mbivendosje prone”, ka deklaruar nĂ« vitin 2021, Edi Paloka.

KujtojmĂ« se deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranĂ« SPAK sot rreth orĂ«s 10:00. Cyrbja u paraqit nĂ« StrukturĂ«n e Posaçme pĂ«r njĂ« kallĂ«zim tĂ« Edi PalokĂ«s nĂ« kohĂ«n kur ishte drejtor Hipoteke.

The post PĂ«r 5 orĂ« pĂ«rballĂ« prokurorĂ«ve, del nga SPAK deputeti socialist Çyrbja: Ja pĂ«r çfarĂ« u pyeta appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk Ă«shtĂ« protesta e parĂ«â€/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme tĂ« opozitĂ«s: QĂ«llimi nuk arrihet me 2-3 orĂ«

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), ishte vetëm fillimi i mosbindjes civile.

I ftuar në një program televiziv, deputeti demokrat theksoi se qëllimi për arritjen e një qeverie teknike, nuk arritet me 2-3 orë.

Ai theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.
“Nuk Ă«shtĂ« protesta e parĂ«. Por ajo e djeshmja pati njĂ« hap ndryshe, ishte protesta e parĂ« qĂ« nuk pati nĂ« krye tĂ« protestĂ«s folĂ«s politikanĂ« tĂ« PD, nuk pati podium. Ishte fillimi i mosbindjes civile.
Ishte vetëm fillimi, nëse bëhet pyetja a i arritët pritshmëritë? Qëllimi nuk arrihet më një ditë, as me 2-3 orë. Do të fillojë derisa të realizohen kërkesat e qytetarëve.

Ata duan zgjedhje të lirshme e të ndershme, këtë e realizon një qeveri teknike. Jo një qeveri si kjo që ka dhënë prova të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme.
Duhet tĂ« shkojmĂ« nĂ« çdo institution sepse i kontrollon Rama”, tha Luan Baçi.

The post “Nuk Ă«shtĂ« protesta e parĂ«â€/ Baçi zbardh prapaskenat e bujshme tĂ« opozitĂ«s: QĂ«llimi nuk arrihet me 2-3 orĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

“QytetarĂ«t s’e morĂ«n protestĂ«n, por 
”/ 7 tetori, Baçi replikĂ« Qefalias: Do vazhdojnĂ« deri nĂ« pĂ«rmbushjen e kĂ«rkesave

Në studion e një programi televiziv ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

The post “QytetarĂ«t s’e morĂ«n protestĂ«n, por 
”/ 7 tetori, Baçi replikĂ« Qefalias: Do vazhdojnĂ« deri nĂ« pĂ«rmbushjen e kĂ«rkesave appeared first on Sot News | Lajme.

“KanĂ« marrĂ« donacione jashtĂ« rregullave”, KQZ ‘me dorĂ« tĂ« hekurt’ pĂ«r kandidatĂ«t nĂ« zgjedhjet e 14 majit (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

The post “KanĂ« marrĂ« donacione jashtĂ« rregullave”, KQZ ‘me dorĂ« tĂ« hekurt’ pĂ«r kandidatĂ«t nĂ« zgjedhjet e 14 majit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në fshatin Tale të Lezhës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një ciklomotor. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i ciklomotorit. I dëmtuari është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘LezhĂ«/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..
Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« aksidentit’, njofton policia.

The post E rëndë/ Makina përplas ciklomotorin në Lezhë, zbardhen informacionet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

BerishĂ«s iu ndĂ«rpre konferenca, reagon menjĂ«herĂ« PD: Interneti nĂ« banesĂ«n e ish-kryeministrit u shkĂ«put në 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.
“Linja e internetit u shkĂ«put nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme nga kompania qĂ« ofron kĂ«tĂ« shĂ«rbim nĂ« shtĂ«pinĂ« e kryetarit tĂ« PartisĂ« Demokratike, duket me porosi nga larg qĂ« tĂ« ndĂ«rpritet konferenca me gazetarĂ«t e kreut tĂ« PD-sĂ«, Sali Berisha”, thuhet nĂ« reagimin e PD.

The post BerishĂ«s iu ndĂ«rpre konferenca, reagon menjĂ«herĂ« PD: Interneti nĂ« banesĂ«n e ish-kryeministrit u shkĂ«put në  appeared first on Sot News | Lajme.

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Mosdeklarimi nĂ« kufi i tĂ« hollave dhe i sendeve me vlerĂ«â€, pĂ«r shtetasin R. H., 54 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«. Gjithashtu, u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 14 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq 54-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

BraktisĂ«n mbledhjen, demokratĂ«ve iu ndĂ«rpre transmetimi, Vokshi kĂ«rcĂ«non socialistĂ«t: Do t’i kallĂ«zojmĂ« penalisht

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se me urdhër nga lart, socialistët e bojkotuan mbledhjen e komisionit, ndërsa atyre iu ndërpre transmetimi live.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD u shpreh se do të kallëzohen penalisht të gjitha ata që pengojnë punën e Komisionit Hetimor.

Po ashtu, deputetja demokrate deklaroi se do të jenë përballë mazhorancës në mosbindjen e vendimeve antiligjore që ata kërkojnë të marrin.
“Me urdhĂ«r nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. KanĂ« numrat, kanĂ« votat, por ju ra skenari qĂ« kishin hartuar pĂ«r tĂ« vijuar vetĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur nĂ« shkelje tĂ« procedurave. Do jemi aty, nĂ« pĂ«rballje nĂ« mosbindje tĂ« vendimeve antiligjore.

ËshtĂ« urdhĂ«ruar qĂ« tĂ« hiqet edhe transmetimi live. Me urdhĂ«r tĂ« Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmĂ« deri nĂ« fund, kush pengon punĂ«n e Komisionit do kallĂ«zohet penalisht. ËshtĂ« shpĂ«rdorim detyre, duke u munduar qĂ« tĂ« mos bĂ«jnĂ« transparencĂ« pĂ«r dy komisionit. Jemi dhe do jemi aty nĂ« pĂ«rballje. Do jemi pĂ«rballĂ« kĂ«tyre personave”, u shpreh Albana Vokshi.

Ndersa e pyetur se si do te vijoje aksioni opozitar ne Komisione, Vokshi dha kete pergjigje: “Ne do veprojmĂ« rast pas rasti. Komisioni Hetimor ka njĂ« afat dhe brenda kĂ«tij afati duhet tĂ« ezaurohen tĂ« gjitha hapat. NĂ« kĂ«tĂ« rast, ne kemi vendosur qĂ« tĂ« jemi kĂ«tu sepse Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« publikut tĂ« bĂ«het transparencĂ« pĂ«r dy koncesionet nĂ« shĂ«ndetĂ«si”.

The post BraktisĂ«n mbledhjen, demokratĂ«ve iu ndĂ«rpre transmetimi, Vokshi kĂ«rcĂ«non socialistĂ«t: Do t’i kallĂ«zojmĂ« penalisht appeared first on Sot News | Lajme.

“ShqipĂ«ria, nĂ« kohĂ« tĂ« errĂ«ta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KAS, ja mesazhi qĂ« i pĂ«rcolli

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).
Gjekmarkaj ka shprehur falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europës, ndërsa ka evidentuar shqetësimin e PD për rrezikun që, sipas tij i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e Opozitës.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pres Me Dr Gerhard Wahlers, Zevendes Sekretar i përgjithshëm i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideratën e ndjerë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Europes!
Personalitetit tĂ« lartĂ« i shpreha gjithĂ« shqetesimin tim, tĂ« PD-sĂ« dhe tĂ« shumĂ«kujt nĂ« vendin tonĂ« per rrezikun qĂ« i kanoset demokracisĂ« e pluralizmit me agresionin qĂ« synon zhberjen e Opozites! I shpjegova gjetesisht arrestin politik tĂ« Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe tĂ« drejtuesve tĂ« tjerĂ« tĂ« opozites mbi tĂ« cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre nĂ« skadencĂ« elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!

Po kaq i shpreha vendosmerinĂ« nĂ« emer tĂ« PD pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« çdo beteje demokratike pa ndalim nĂ« emer tĂ« ekzistences sĂ« pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit tĂ« burgosjeve politike! NĂ« Gjermani as mendja mĂ« fantazioze nuk do tĂ« imagjinonte gjithĂ« lidershipin e Opozites nĂ« burg dhe opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura nĂ« zgjedhje! I kerkova mikut tĂ« shquar dhe Fondacionit KAS tĂ« behet si deri mĂ« tani zĂ«ri i PD nĂ« Gjermani dhe EuropĂ« duke u bĂ«rĂ« tĂ« ditur miqve qĂ« para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj sĂ« keqes si sherbim ndaj ShqiperisĂ« dhe vlerave Europiane qĂ« KAS institucion qĂ« mban emrin e themeluesit tĂ« Europes moderne Konrad Adenhauer perfaqeson! Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve tĂ« KAS dhe CDU nĂ« monitorimon nga afer tĂ« ngjarjeve nĂ« Shqiperi! Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve tĂ« saj e ka kthyer ShqiperinĂ« nĂ« kohe tĂ« errta, liria e tyrĂ« e kthen tek e ardhmja!

The post “ShqipĂ«ria, nĂ« kohĂ« tĂ« errĂ«ta”/ Gjekmarkaj pret Zv. Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KAS, ja mesazhi qĂ« i pĂ«rcolli appeared first on Sot News | Lajme.

I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë

Ka përfunduar në prangat e policisë së Mirditës shtetasi me inicialet Gj.Gj
Mësohet se 53-vjeçarit i është gjetur në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestrua, me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i punĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Rural”, kundĂ«r armĂ«mbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari që i posedonte këto sende, pa leje, në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.
GjatĂ« monitorimit tĂ« situatĂ«s nĂ« terren dhe punĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s policore, tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Ă«shtĂ« siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, nĂ« banesĂ«n e tij, nĂ« fshatin Kurbnesh, armĂ« zjarri.

Informacioni Ă«shtĂ« administruar menjĂ«herĂ« nga Komisariati i PolicisĂ« MirditĂ«, i cili nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Rural”, ka kryer kontrolle nĂ« banesĂ«n e sinjalizuar.
Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r rastin, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i pronarit tĂ« kĂ«saj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”

The post I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, bie në pranga 53-vjeçari në Mirditë appeared first on Sot News | Lajme.

I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik

Historia e vdekjes së dyfishtë të një nëne dhe djali të gjetur të vdekur në kopshtin e shtëpisë së tyre në fshatin Orbetello (Grosseto), Itali merr konturet e një tragjedie familjare.
Policia identifikoi viktimat si Mario Tinto, 71 vjeç dhe nëna e tij Gina Tinto, 92 vjeç. Një kalimtar i rastit pasditen e së hënës vuri re trupin e gruas të shtrirë me fytyrë poshtë në rrugën e shtëpisë, që ndodhet në një zonë të izoluar, në drejtim të fshatit San Donato. Duke menduar se ishte e sëmurë, ai thirri për ndihmë. Më pas trupi i burrit u gjet brenda një pusi artezian.

Po zbardhen shkaqet e vdekjes dhe po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore
Nga një rindërtim fillestar, megjithatë, duket se burri, një sipërmarrës bujqësor në pension, po punonte për një thyerje në fund të pusit artezian në pronën e tyre, një vilë e vogël në fshat midis San Donato dhe Osa, një vend shumë i izoluar, vend që mund të arrihet vetëm nga një rrugë lokale. Ky vend pengoi zbulimin e trupave më herët.
Vdekjet mund të datojnë të hënën në mëngjes, ose ndoshta të dielën. Në çdo rast, pista që po ndiqet aktualisht nga karabinierët e Orbetello-s dhe njësia hetimore e Grosseto-s, së bashku me magjistratin në detyrë Giovanni De Marco, shton se burri mund të ketë pësuar ndonjë atak ndërsa po riparonte pusin dhe se e ëma e moshuar, duke mos e parë të kthehej në shtëpi, shkoi ta kërkonte.

Në atë moment, 92-vjeçarja, me zbulimin e situatës, mund të jetë ndier keq dhe ka vdekur menjëherë ose ka rënë në nxitimin për të shkuar në shtëpi për të thirrur për ndihmë dhe ka pësuar trauma fatale pa ndihmë të menjëhershme. Trupi u gjet me fytyrë poshtë. Prona ndodhet në një fshat të hapur, në një rrjet rrugësh lokale jo shumë të frekuentuara, kjo është edhe arsyeja pse një person është dashur të shkojë në mënyrë specifike për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

The post I moshuari humb jetën në një pus, e ëma e sheh dhe bën veprimin tragjik appeared first on Sot News | Lajme.

“DjajtĂ« e Kuq” marrin vendimin pĂ«r fatin e Fonsecas

4 humbje në 9 ndeshje këtë sezon, 2 në Serie A dhe 2 në Champions League janë shifra që shqetësojnë jo pak në shtëpinë e Milan, por këtë herë diskutimi është ndryshe, gishti nuk drejtohet nga trajneri Fonseca por nga lojtarët.

Sipas mediave italiane, Fonseca nuk është në dyshim, por Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë kthyer vështrimin nga lojtarët duke bërë përgjegjës këta të fundit për humbjen në Firence.

The post “DjajtĂ« e Kuq” marrin vendimin pĂ«r fatin e Fonsecas appeared first on Sot News | Lajme.

Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën

Pas protestës, deputetët e PD duket se kanë bërë lëvizjen e radhës.
Deputetët demokratë por edhe ato të PL-së janë paraqitur sot në Komisionin Hetimor.

Deputetët kanë debatuar fillimisht me Gardën në hyrje tek dera.
Pas një debati të shkurtër, deputetët e opozitës janë lejuar të futen brenda.

The post Pas protestës, deputetët e PD dhe PL paraqiten në Komisionin Hetimor, përplasen me gardën appeared first on Sot News | Lajme.

Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht

Rrjeti publik televiziv gjerman, ZDF, raportoi gjithashtu për protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
“NĂ« kryeqytetin shqiptar, TiranĂ«, pati trazira serioze tĂ« martĂ«n, ku mijĂ«ra demonstrues opozitarĂ« u pĂ«rleshĂ«n nĂ« rrugĂ« me policinĂ« dhe hodhĂ«n kokteje MolotoĂ« nĂ« ndĂ«rtesat e qeverisĂ«.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Shumë forca policie ishin në veprim.

Para zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe selisë së partisë së tij socialiste, pati përleshje në të cilat demonstruesit i vunë zjarr një posteri të Ramës me koktejl molotov.
Trazirat gjithashtu u zgjeruan në zonën para Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës së Kryetarit të Tiranëve, e cila gjithashtu i përket partisë së qeverisë. Pati konfrontime të mëtejshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë, dhjetë oficerë u plagosën

Demonstruesit akuzojnĂ« PartinĂ« Socialiste nĂ« pushtet tĂ« Kryeministrit Rama pĂ«r korrupsion, nepotizĂ«m dhe pĂ«rpjekjen pĂ«r t’i mbyllur gojĂ«n opozitĂ«s.
Ata gjithashtu protestuan për arrestin shtëpiak të udhëheqësit i opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo akuzë.
Ky burgim i politikanit tĂ« opozitĂ«s konsiderohet si i motivuar politikisht,” raporton ZDF.

The post Prestigjozja gjermane ZDF:Trazira serioze në Tiranë, burgosja e liderit të opozitës konsiderohet e motivuar politikisht appeared first on Sot News | Lajme.

Gara pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« Ă«shtĂ« nĂ« “ngĂ«rç”, ja çështjet qĂ« do tĂ« vendosin fituesin e zgjedhjeve

Marsela SHYTIA

NjĂ« muaj deri nĂ« ditĂ«n e zgjedhjeve, gara mes Donald Trump dhe Kamala Harris duket ende “e ngecur”, si nĂ« nivel kombĂ«tar, ashtu edhe nĂ« shtetet e fushĂ«s sĂ« betejĂ«s, kĂ«shtu qĂ« fitorja do tĂ« vendoset me diferencat mĂ« tĂ« vogla, pra nga çdo votues i ri i angazhuar, çdo votues i pavendosur i lĂ«kundur, mund tĂ« ndihmojĂ«. “NĂ« çdo garĂ« super tĂ« ngushtĂ«, ku elektorati Ă«shtĂ« i ndarĂ« nĂ« mes, njĂ« ndryshim prej njĂ« ose dy pikĂ« pĂ«rqindjeje mund tĂ« jetĂ« vendimtar,” thotĂ« David Greenberg, njĂ« historian presidencial nĂ« Universitetin Rutgers.

NdĂ«rsa strategĂ«t e partisĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« atĂ« se si tĂ« fitojnĂ« atĂ« avantazh vendimtar, mund tĂ« jetĂ« po aq lehtĂ«sisht njĂ« ngjarje jashtĂ« kontrollit tĂ« tyre, njĂ« kthesĂ« e papritur, qĂ« pĂ«rmbys fushatĂ«n nĂ« javĂ«t e fundit. TashmĂ« ka qenĂ« njĂ« vit me valĂ« tronditĂ«se politike, nga njĂ« kandidat qĂ« i mbijetoi dy tentativave pĂ«r vrasje dhe u dĂ«nua pĂ«r njĂ« krim, tek tjetri, Presidenti Joe Biden, qĂ« u largua nga gara nĂ« favor tĂ« zĂ«vendĂ«spresidentit tĂ« tij shumĂ« mĂ« tĂ« ri. MegjithatĂ«, kur surprizat tĂ« shpalosen nĂ« tetor, nuk ka shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u rikuperuar ose pĂ«r tĂ« rifituar vrullin pas njĂ« hapi tĂ« gabuar ose ciklit tĂ« lajmeve tĂ« kĂ«qija.

Rezultatet e sondazheve

Vizita e Kamala Harris në kufi dhe fjalimi që përshkruan vizionin e saj ekonomik tërhoqi vëmendjen e një pjese të konsiderueshme të amerikanëve ndërsa shtatori po mbyllej, sipas gjetjeve të reja nga The Breakthrough, një projekt sondazhi që gjurmon se si publiku po ndjek lajmet zgjedhore. Por disa tendenca në zhvillim në të dhëna sugjerojnë shenja paralajmëruese për fushatën e zëvendëspresidentes.

PĂ«rqindja e amerikanĂ«ve qĂ« dĂ«gjojnĂ« diçka pĂ«r Harris-in ka rĂ«nĂ« çdo javĂ« qĂ« nga debati i saj presidencial me ish-presidentin Donald Trump nĂ« fillim tĂ« shtatorit, dhe gjatĂ« asaj kohe, toni qĂ« amerikanĂ«t pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar atĂ« qĂ« kanĂ« dĂ«gjuar pĂ«r tĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« negativ, duke arritur pikĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« fushatĂ«s sĂ« saj nĂ« rezultatet e fundit. Duke parĂ« atĂ« qĂ« njerĂ«zit thonĂ« se kanĂ« dĂ«gjuar, lexuar ose parĂ« pĂ«r Harris, “gĂ«njeshtra” Ă«shtĂ« shfaqur si njĂ« fjalĂ« kryesore e vazhdueshme qĂ« disa amerikanĂ« e lidhin me tĂ«. NĂ« tĂ« dhĂ«nat e fundit, ajo ishte fjala e katĂ«rt mĂ« e pĂ«rmendur pas “kufirit”, “sondazheve” dhe “fushatĂ«s”.

Fokusi i Harris

Fokusi më i gjerë në imigracionin (përmendur me 15% në lidhje me Harris) dhe ekonominë (përmendur me 13%) në të dhënat e fundit shënon një ndryshim të dukshëm në përgjigjet rreth Harris, pas përpjekjeve të fushatës së saj për të përqendruar vëmendjen në dy temat me një vizitë në kufirin jugor në Arizona dhe një fjalim për politikat ekonomike në Pittsburgh. Kjo shënon herën e parë në sondazh që tema të shumta të lidhura me politikat kanë rënë në pesëshen e parë për Harris, dhe të dhënat më të fundit panë deri tani më së shumti përmendje për fjalët e lidhura me emigracionin në lidhje me fushatën e saj që kur ajo hyri në garë në fundi i korrikut.

Diferenca me Trump

Nga ana e Trump, atentatet ndaj tij mbeten tĂ« spikatura nĂ« vĂ«mendjen e publikut, ndĂ«rsa emigracioni Ă«shtĂ« zbehur pak dhe takimi i tij muajin e kaluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tĂ«rhoqi vĂ«mendjen. PĂ«rgjigjet qĂ« e quanin ish-presidentin gĂ«njeshtar janĂ« gjithashtu vazhdimisht nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« tij. Rreth 8% nĂ« tĂ« dhĂ«nat e fundit pĂ«rdorin fjalĂ«n “gĂ«njeshtĂ«r” ose “gĂ«njeshtar” nĂ« lidhje me Trump. Edhe pse pĂ«rgjigjet rreth Harris janĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht ende mĂ« pak negative nĂ« ton sesa ato pĂ«r Trump, ka pasur njĂ« rĂ«nie tĂ« dukshme nĂ« ndjenjat e pĂ«rgjithshme nĂ« pĂ«rgjigjet e Harris, ndĂ«rsa numrat e Trump janĂ« rimĂ«kĂ«mbur pak pas njĂ« rĂ«nieje pas debatit.

Për Harris, ndryshimi negativ është i dukshëm në të gjitha partitë, me ndjenjat e shprehura nga demokratët, republikanët dhe të pavarurit që të gjithë anojnë pak më negativë në të dhënat e reja sesa në javën e mëparshme. Për Trump, megjithatë, ndjenjat janë zhvendosur pak më pak negative se sondazhi i mëparshëm midis të pavarurve dhe demokratëve.

The post Gara pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« Ă«shtĂ« nĂ« “ngĂ«rç”, ja çështjet qĂ« do tĂ« vendosin fituesin e zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë televiziv u shpreh se nuk presin që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike që opozita ka.
Zhupa theksoi gjithashtu se protesta tregoi revoltën e qytetarëve.
Zhupa: Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare.
Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit.

Sigurisht që ne nuk presim që me një protestë në të arrijmë objektivin e qeverisë teknike sepse baza për të arritur këto objektiva është qëndrueshmëria dhe serioziteti me të cilën do të vazhdojë revolta qytetare por edhe revolta multidimensionale që nga aktiviteti në parlament tek këto lloj protestash, tek protesta të tjera që mund të bëhen edhe jashtë Shqipërisë në dyert e parlamentit europian apo të komisionit evropian.

Pra ne nuk presim që me një protestë të arrihet rezultati që ne kemi vendosur për mosbindje civile.
Por dua të them me bindje të plotë se protesta dje ishte një protestë e cila tregoi në fakt stilin gjerman e atyre protestave të vendeve më demokratike ku nuk ka ndonjë ndryshim nga Tirana e ditës së djeshme ku njerëzit me akte tregonin revoltën e tyre ndaj qeverisë.

Si protestë e parë që ishte për të nisur siparin e revoltës qytetare protesta ishte një protestë që mundi që të tregonte revoltën e qytetarëve, të bënte akte të mosbindjes civile dhe qëllimi është qëllim final dhe jo ditor.
Por asnjë nuk kishte dyshim se protesta jonë do ishte masive.
Ishte thjesht një protestë e parë në këtë stil të mosbindjes civile, e ngjashme me vendet perëndimore.
Aktet civile të revoltuarit dhe të shprehurit të mosbindjes civile ishin të pritshme dhe besoj edhe qytetarët do ishin të zhgënjyer nëse nuk do ishin këto aktet.

The post A bindi mosbindja e opozitës? Ja si përgjigjet demokratja Zhupa appeared first on Sot News | Lajme.

Studimi shokues: Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike!

Një analizë e të dhënave të vdekjeve nga popullsitë më jetëgjatë në botë zbulon se përmirësimet e shpejta në jetëgjatësinë e arritur në shekullin e 20-të janë ngadalësuar në mënyrë dramatike në tre dekadat e fundit. Zbulimi sugjeron se nëse dikur mosha 100 ishte një moshë e arritshme tani mosha 80 është mosha e re e arritshme teksa nevojiten ilaçe të reja radikale që ngadalësojnë vetë procesin e plakjes, në vend të trajtimeve më të mira për vrasësit e zakonshëm si kanceri, demenca dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit, fëmijët e lindur kohët e fundit në rajonet me njerëzit më të moshuar nuk kanë gjasa të bëhen njëqindvjeçarë. Në rastin më të mirë, studiuesit parashikojnë se 15% e femrave dhe 5% e meshkujve në zonat më të vjetra të banimit do të arrijnë në 100 këtë shekull.
Përparimet në shëndetin publik dhe mjekësinë ndezën një revolucion të jetëgjatësisë në shekullin e 20-të. Në 2000 vitet e mëparshme, jetëgjatësia u rrit, mesatarisht, një vit në çdo shekull ose dy. Në shekullin e 20-të, jetëgjatësia mesatare u rrit, me njerëzit që fitonin tre vjet shtesë çdo dekadë.

Periudha e zgjatjes radikale të jetës bëri që disa studiues të studiojnë këtë prirje dhe të sugjerojnë se shumica e njerëzve të lindur pas vitit 2000 do të mbijetojnë deri në 100 vjeç. Por perspektiva u sfidua në vitin 1990 nga Olshansky dhe kolegët e tij, të cilët argumentuan se njerëzit po arrinin një tavan biologjik prej rreth 85 vjeç.
Për studimin e fundit, Olshansky u fut në statistikat kombëtare nga SHBA dhe nëntë rajone me jetëgjatësinë më të lartë, duke u fokusuar në vitet 1990 deri në 2019, përpara se të godiste pandemia Covid. Të dhënat nga Hong Kongu, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Franca, Italia, Zvicra, Suedia dhe Spanja treguan se rritja e jetëgjatësisë ishte ngadalësuar në mënyrë dramatike. Në SHBA, jetëgjatësia ra.

Duke shkruar në Nature Aging , studiuesit përshkruajnë se si mesatarisht, jetëgjatësia në rajonet më jetëgjata u rrit vetëm 6.5 vjet midis 1990 dhe 2019. Ata parashikojnë se vajzat e lindura së fundmi në rajone kanë vetëm 5.3% mundësi për të arritur moshën 100 vjeç ndërsa djemtë kanë një shans 1.8%.
Olshansky tha se do të duheshin trajtime të reja radikale që ngadalësojnë plakjen, faktorin më të madh të rrezikut për shumë sëmundje, për të arritur një tjetër revolucion të jetëgjatësisë. Hulumtimet në terren janë duke u zhvilluar me një duzinë apo më shumë ilaçe që tregojnë se rrisin jetëgjatësinë e minjve.

Në vitin 2000, Steven Austad, një profesor i plakjes së shëndetshme në Universitetin e Birminghamit në Alabama, vuri bast Olshansky se personi i parë që kishte jetuar deri në 150 vjeç kishte lindur tashmë. Falë interesit të përbërë, në kohën kur basti shlyhet, fituesi ose pasardhësit e tij do të fitojnë miliona dollarë.
Shifrat më të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se jetëgjatësia në lindje në MB nga 2020 deri në 2022 ishte 82.6 vjet për femrat dhe 78.6 për meshkujt, të cilat janë kthyer në nivelet 2010-2012 për femrat dhe nën atë nivel për meshkujt.

The post Studimi shokues: Rritja e jetëgjatësisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike! appeared first on Sot News | Lajme.

“Ne i ndihmojmĂ«, por jo ata tĂ« na hedhin hi syve”, Lala pĂ«rplaset ashpĂ«r me HoxhĂ«n pĂ«r mosbindjen civile

GazetarĂ«t Artan Hoxha dhe Klodiana Lala debatuan ashpĂ«r nĂ« njĂ« program televiziv teksa flisnin pĂ«r opozitĂ«n. NdĂ«rsa Lala u shpreh se Ă«shtĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r vendin nĂ«se nuk ka opozitĂ«, Hoxha tha se Ă«shtĂ« me opozitĂ«n, por ajo nuk mund t’u hedhĂ« hi syve duke premtuar se sot do tĂ« rrĂ«zonte qeverinĂ« dhe nuk e bĂ«ri.

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: ËshtĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r vendin nĂ«se nuk ka opozitĂ«, nĂ«se nuk ka lĂ«vizje tĂ« shĂ«ndosha tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe pushteti mund tĂ« shkatĂ«rrojĂ« gjithçka. KĂ«tĂ« duhet tĂ« diskutojmĂ«. NĂ«se ne tĂ« pestĂ« shajmĂ« opozitĂ«n, hajde ta bĂ«jmĂ«. UnĂ« i kam patur pĂ«rballĂ« eksponentĂ«t e opozitĂ«s.
Artan Hoxha: Jemi me opozitën. Flasin gjithë muajin kundër qeverisë, kundër maxhorancës. Sot opozita na tha se do të rrëzonte qeverinë. A u rrëzua qeveria sot?
Klodiana Lala: Flasim për Berishën edhe kur ishte në pushtet.
Artan Hoxha: Opozita ishte kjo që ne pamë aty dhe tha se do të rrëzonte qeverinë. A e rrëzoi qeverinë?
Klodiana Lala: Hoxha, është e dobësuar.

Artan Hoxha: Ata qĂ« ka sjellĂ« nga rrethet, a i ka ata qĂ« ka sjellĂ« nga rrethet? A e di nĂ« cilin komisariat po rrinĂ« tani? Ky Ă«shtĂ« problemi, nuk Ă«shtĂ« problemi se çfarĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« ne. Ne e bĂ«jmĂ« çdo ditĂ« punĂ«n tonĂ«, por nuk jemi ne opozita. Nuk e bĂ«jmĂ« ne opozitĂ«n. Ne i ndihmojmĂ«, por jo ata tĂ« na hedhin hi syve. Ai nuk e di ku i ka protestuesit sot. E di ti sa protestues janĂ« ndaluar sot? Jo, nuk e di. A e di opozita se sa protestues janĂ« ndaluar? Jo nuk e di. Opozita duhet ta dalĂ« nĂ«pĂ«r komisariate dhe tĂ« bĂ«rtasĂ« e tĂ« marrĂ« protestuesit e vet dhe t’i çojĂ« nĂ« shtĂ«pi. Tani po arrestohen protestuesit e opozitĂ«s.

Klodiana Lala: TĂ« lutem a mund ta mbaroj?
Artan Hoxha: Opozita tha mirupafshim, takohemi nesĂ«r. KĂ«tĂ« po them, çfarĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« ne pĂ«r protestuesit qĂ« kur tĂ« jetĂ« protesta tjetĂ«r tĂ« vijnĂ« 5 herĂ« mĂ« shumĂ« se ç’ishin sot? NĂ«se ne i thĂ«rrasim sot dhe i lĂ«mĂ« nĂ«pĂ«r komisariate, çfarĂ« u kuptua pastaj?
Klodiana Lala: Zoti Hoxha nuk e ka debatin me mua. Të pyesë opozitën.
Artan Hoxha: Nuk bëj debat me opozitën, as me maxhorancën. Unë jam me opozitën, por kjo që po thua ti se me këto po e rëndoni. Jo nuk po e rëndojmë.

Klodiana Lala: UnĂ« nuk kam pritur mĂ« shumĂ« se kjo qĂ« ka ndodhur sonte, nisur nga rrethanat, nĂ« njĂ« ShqipĂ«ri totalisht tĂ« braktisur. Ne nuk jemi pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« protestĂ«. Ne jemi pĂ«r punĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« raportuar dhe pĂ«r t’i thĂ«nĂ« faktet siç janĂ«.
Artan Hoxha: Nuk po raporton, po bën analizë politike.
Klodiana Lala: Opozita është e dobësuar dhe kjo duhet të na shqetësojë ne, sepse ne nuk mund të pranojmë si një gjë normale një pushtet që ka të gjitha në dorë dhe mund të të vijë të arrestojë në studio aty. Këtë nuk mund ta pranojmë si normalitet.

The post “Ne i ndihmojmĂ«, por jo ata tĂ« na hedhin hi syve”, Lala pĂ«rplaset ashpĂ«r me HoxhĂ«n pĂ«r mosbindjen civile appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së

Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të pragut pa e kaluar atë, do aplikohen nga administrata tatimore në sektorë të caktuar. Nga ana tjetër pritet të ndryshojë dhe procedura që ndiqet për deklarimin e TVSH-së. Duke qenë se fiskalizimi si reforma më madhore e implementuar nga administrata tatimore gjatë viteve të fundit ndryshoi rrënjësisht mënyrën e faturimit, duke sjellë faturimin dhe deklarimin pranë tatimeve në kohë reale, tashmë po punohet më tej për konsolidimin e procesit të fiskalizimit.

Konkretisht, parashikohet të bëhet funksional një moduli risku vetëm për ketë proces dhe zhvillimin e raporteve Business Intelligent që do ndihmojnë në një gjurmim më të lehtë dhe më efikas të subjekteve mospërmbushës ndaj detyrimit të TVSH-së. Administrata tatimore ka mundësuar parambushjen dhe deklarimin automatik të librave të shitjes dhe blerjes si dhe në të ardhmen e shpejtë synon parambushjen dhe deklarimin automatik të deklaratës së TVSH-së. Parambushja e deklaratës së TVSH parashikohet të bëhet brenda vitit 2026 dhe me këtë proces mbyllet cikli i deklarimit automatik që nga faturimi deri në deklarimin final të TVSH-së, duke bërë të mundur që kështu administrata tatimore të disponojë në kohë reale ecurinë e deklarimit të TVSH-së për çdo tatimpagues.

The post Ndryshojnë procedurat për deklarimin e TVSH-së appeared first on Sot News | Lajme.

MarrĂ«veshja me bashkitĂ« pĂ«r legalizimet, drejtoresha e KadastrĂ«s: ËshtĂ« firmosur nga 40% e njĂ«sive vendore

Kur kanë mbetur edhe 4 vite nga përfundimi i afatit ligjor, Qeveria vendos që të bëjë palë në proces edhe Bashkitë, të cilat do të koordinojnë punën mes qytetarëve dhe Kadastrës. Në një intervistë ekskluzive për Tv Scan, Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës Lorena Goxhobelli, tha se përfshirja e njësive të qeverisjes vendore do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit. Deri më tani marrëveshja është firmosur nga 40 për qind e bashkive.

“BashkitĂ«, si njohĂ«se shumĂ« tĂ« mira tĂ« institucionit qĂ« ato drejtojnĂ«. JanĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« zonat tĂ« cilat paraqesin njĂ« densitet mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« objekteve informale. JanĂ« ato qĂ« do udhĂ«heqin, siç e ka thĂ«nĂ« edhe kryeministri, procesin e identifikimit tĂ« zonave prioritare dhe do shĂ«rbejnĂ« si urĂ« lidhĂ«se midis qytetarĂ«ve dhe ASHK-sĂ« nĂ« plotĂ«simin e dosjes sĂ« aplikimit pĂ«r qytetarĂ«, tĂ« cilĂ«t pĂ«r njĂ« arsye ose njĂ« tjetĂ«r nuk kanĂ« arritur ta finalizojnĂ«â€,-tha drejtoresha e kadastrĂ«s NĂ« takimin prezantues tĂ« nismĂ«s, ku ishte i pranishĂ«m edhe Kryeministri Rama u tha se bashkitĂ« do tĂ« vendosin prioritetet dhe ritmin e planit tĂ« punĂ«s, ç’ka do tĂ« thotĂ« se do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ«, se cilat zona do tĂ« kenĂ« pĂ«rparĂ«si pĂ«r tĂ« pĂ«rmbyllur praktikĂ«n e legalizimit. Por, po ashtu do tĂ« asistojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r plotĂ«simin e dokumentacionit, do tĂ« koordinojnĂ« komunikimin midis palĂ«ve, si edhe do tĂ« vendosin nĂ« dispozicion burime financiare dhe njerĂ«zore shtesĂ« nĂ« rastet kur do tĂ« jetĂ« e nevojshme.

JanĂ« mĂ« shumĂ« se 230 mijĂ« ndĂ«rtesa pa leje nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, pjesa mĂ« e madhe prej tyre nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s dhe ShkodĂ«r. Drejtoresha e KadastrĂ«s tha se po shihet mundĂ«sia e unifikimit tĂ« praktikave pĂ«r pajisjen e qytetarĂ«ve me dokumentin e pronĂ«sisĂ«. “Jemi duke punuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« unifikimit tĂ« praktikave, pra Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«rbim kadastral. PavarĂ«sisht nga cila zyrĂ« trajtohet, tĂ« trajtohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«. Po punojmĂ« pĂ«r unfikimin e praktikave, mendojmĂ« se do i japĂ« njĂ« hov tĂ« ri. Po punojmĂ« gjithashtu edhe nĂ« drejtim tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« sistemit, i cili ka nevojĂ«n e vet pĂ«r t’u koaluduar. MendojmĂ« se me lĂ«vizjet e duhura, pĂ«rfshirĂ« edhe trajnimin e njerĂ«zve, sepse edhe njerĂ«zit kanĂ« nevojĂ« tĂ« mĂ«sohen me sistemin dhe tĂ« jenĂ« mĂ« familjarĂ«. MendojmĂ« se do pĂ«rmirĂ«sohemi dhe do ta kthejmĂ« ASHK-nĂ« nĂ« njĂ« institucion qĂ« Ă«shtĂ« eficent dhe qĂ« jep shĂ«rbimin kadastral nĂ« kohĂ« dhe me pĂ«rgjegjĂ«si”, tha Goxhobelli.

The post MarrĂ«veshja me bashkitĂ« pĂ«r legalizimet, drejtoresha e KadastrĂ«s: ËshtĂ« firmosur nga 40% e njĂ«sive vendore appeared first on Sot News | Lajme.

❌