Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfundon seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt të mërkurën seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën dy të akuzuar, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, nuk pranuan të deklarohen për fajësinë në këtë fazë të procesit. Gjykatësi i rastit konstatoi se me ligj, ky veprim do të thotë se ata nuk e […]

The post Përfundon seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë appeared first on BoldNews.al.

“Babi vrau mamin”, detaje të reja nga krimi makabër në Itali, autori kontaktoi kunatën – EMRAT

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan në sy të fëmijëve të mitur. Mësohet se autor i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci. Mediat italiane raportojnë […]

The post “Babi vrau mamin”, detaje të reja nga krimi makabër në Itali, autori kontaktoi kunatën – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Shpallen 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel, këtë të mërkurë çmimi në kimi iu dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”. Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për […]

The post Shpallen 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit firmos ndryshime në radhët e uniformave blu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur ndryshimin e ri në radhët e uniformave blu. Dhimitraq Ziu, deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës, emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo […]

The post Drejtori i ri i Policisë së Shtetit firmos ndryshime në radhët e uniformave blu appeared first on BoldNews.al.

Nuk iu “bind” mosbindjes civile, flet kryebashkiaku i PD që falenderoi Ramën

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now, ku diskutoi mbi falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit një ditë më parë.

Curri theksoi se ky falenderim është një shenjë mirënjohjeje për miratimin e një VKM-je që mbështet zonat rurale me vështirësi, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

Ai theksoi se falenderimi për kryeministrin ishte për një detyrë që kreu Rama si funksionar publik dhe se kjo nuk ka lidhje me politikën në vetvete.

Në përgjigje të pyetjeve mbi angazhimin e tij në protestën e opozitës, e organizuar më 7 tetor, Curri konfirmoi se kishte marrë pjesë dhe theksoi se si kryebashkiak, detyra e tij nuk e ndalon atë të angazhohet në aktivitete opozitare.

“Unë mendoj që pyetja që më bëre ka lidhje me panteizmin, sepse ne marrëdhëniet si kryebashkiakë i kemi të lidhura më Kryeministrinë. Për arsyen se jemi bashki me resurse natyrore. Ne bëmë dy takime, një në Shkodër, ishte takim historik. Duke ardhur nga shoqëria civile do krijoj një marrdhënie, e cila duhet që ta zhvillojë demokracinë shqiptare, pse jo dhe të përshtatet tek politikat e Bashkimit Europian. Ne u takuam pas 15 viteve për sqarim sepse kishin 15 vite që nuk bënim një mbledhje të përbashkët bashkitë e majata dhe të djathta. Unë nuk mendoj që e dua një anëtar të komunitetit tim më pak se një kryetar i Bashkisë së Vlorës. Kështu që takimi struktural kishte takimin e caktuar për një V.K.M që ne na ka favorizuar shumë si zona. Pjesa falenderuese është pjesa që i takon një detyrë të caktuar dikujt dhe ai e kryen , në këtë rast ishte falenderimi për kryeministrin. Kjo nuk ka lidhje me politikën mendoj unë. Në protest, patjetër isha. Lirinë e votës e quaj një liri të pazëvendësueshme. Kjo është pjesa opozitare, kurse lidhja që kemi si kryebashkiakë me detyrën është krejt tjetër,” –tha kryebashkiaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nuk iu “bind” mosbindjes civile, flet kryebashkiaku i PD që falenderoi Ramën appeared first on Euronews Albania.

Mbi 400 mijë njerëz “të bllokuar” në veri të Gazës. Zyrtari i OKB: Nuk ka fund ferri

Mbi 400.000 palestinezë janë të “bllokuar” në Gazën veriore, pasi nuk kanë asnjë vend të sigurt ku mund të strehohen. Kjo shifër është konfirmuar nga Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, i cili përmes në postimi në rrjetet sociale tha se në këtë zonë “nuk ka fund ferri”.

Zyrtari i lartë i OKB-së nënvizoi se shumë njerëz, veçanërisht në kampin e refugjatëve Jabalia, që është më i madhi nga tetë kampet të Rripit të Gazës, tani po refuzojnë të zbatojnë urdhrat e evakuimit të Izraelit.

Ushtria izraelite ka rrethuar Jabalian që nga e diela, si dhe lagje të tjera aty pranë, duke urdhëruar banorët të largohen drejt “zonava humanitare”  të al-Mawasi,  edhe pse ajo shpesh ka qenë në shënjestër të sulmeve ajrore dhe është shumë e mbipopulluar.

Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj janë në Jabalia për të luftuar militantët e Hamasit , për të çmontuar infrastrukturën ushtarake dhe për të parandaluar rigrupimin e grupit terrorist.

“Ky operacion i fundit ushtarak kërcënon edhe zbatimin e fazës së dytë të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit për fëmijët. Fëmijët janë si kurrë më parë, të parët dhe më të shumtët që vuajnë. Ata meritojnë shumë më mirë, ata meritojnë një armëpushim tani, ata meritojnë një të ardhme.” shkruan ndër të tjera Philippe Lazzarini.

The post Mbi 400 mijë njerëz “të bllokuar” në veri të Gazës. Zyrtari i OKB: Nuk ka fund ferri appeared first on Euronews Albania.

Kaloi me sukses 255 nivele, adoleshenti shpallet fitues i video-lojës “Tetris”

Një adoleshent amerikan është personi i parë i njohur që e ka vendosur videolojën klasike Tetris në nivelin 0 pasi e ka mposhtur.

Atij iu deshën 82 minuta për të hequr me sukses nivelin 255 në Tetris, më i larti i lojës.

“A po ëndërroj, vëlla?” ai pyeti shikuesit, duke thënë se ishte në “mosbesim” për rezultatin e lojës.

Adoleshenti vazhdoi të luante dhe përfundimisht përfundoi me 29.4 milionë pikë.

“Jam shumë i lumtur që ajo lojë mbaroi,” shtoi ai, ndërsa përgatitej të përfundonte transmetimin e tij.

“Nuk dua ta luaj më kurrë këtë lojë”.

Adoleshenti i Oklahomas, Willis “Blue Scuti” Gibson pretendoi se ishte i pari që fitoi lojën në fillim të këtij viti , kur fillimisht arriti nivelin 157 në 38 minuta përpara se ajo të rrëzohej.

Tetris u krijua për herë të parë në 1984 nga inxhinieri sovjetik Alexey Pajitnov dhe është shfaqur në qindra versione.

Videoloja klasike ka mbetur e njohur që atëherë për thjeshtësinë e saj, por vështirësinë zhgënjyese.

Lojtarët duhet të rregullojnë forma të ndryshme që bien, secila e përbërë nga katër blloqe, për t’i bërë ato të përshtaten së bashku si një bashkim pjesësh figure në vija horizontale që zhduken kur përfundojnë.

Nëse nuk arrini të pastroni linjat e blloqeve, të cilat bien më shpejt ndërsa lojtarët përparojnë nëpër nivele, përpara se të grumbullohen në krye të dritares, keni humbur lojën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaloi me sukses 255 nivele, adoleshenti shpallet fitues i video-lojës “Tetris” appeared first on Euronews Albania.

Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkenctarët

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel , kët të mërkurë çmimi në kimi ju dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”.

Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura.

David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja.

Që prej vitit 18901 e deri më sot janë dhënë 115 çmime Nobel në Kimi, ku laureati më i ri në moshë ishte Frederic Joliot, 35 vjeç.

Ndërsa laureatimë i vjetër në moshë në Kimi ishte 97 vjeçari, John B. Goodenough, në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkenctarët appeared first on Euronews Albania.

GJKKO i rrëzoi kërkesën, Mediu: Demontimi do të vijonte! Nëse duan të zbulojnë të vërtetën, të bënin aktin e ekspertimit! 

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një ri-ekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. 

“Akoma do vijonim demontimin sipas ekspertëve në 2038. Por sipas marrëveshjes se MAS ishte vendosur ndërprerja në 2010. 

Gjykata tha që është ajo që çmon aktin e ekspertimit. Ndaj ne vijuam debatin pyetje për pyetje përgjigje për përgjigje. Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duna të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit. 

Mjafton të kuptojnë matematikën skandaloze që të kuptonin të vërtetën. 

Për një gjykim minimal profesional dhe logjik, kuptohet që gjithçka është bërë për të ngritur akuza politike që për fat të keq vijojnë edhe sot”,-u shpreh ish-ministri. 

Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës, takimi i radhës me shqiptarët në Nju Jork 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës, që nisi pak muaj më parë. 

Kreu i qeverisë ka njoftuar se takimi me diasporën në Nju Jork do të mbahet me 26 tetor. 

“Me shqiptarët e Amerikës”, shkruan Rama, i cili njofton se aktiviteti do te zhvillohet në “Gotham Hall” në orën 11:00. 

Tetovë/ Nënë e bijë u gjetën pajetë nga gjyshja, shkoi në banesë si mjeke pasi mori telefonatën në urgjencë 

Të tjera detaje tragjike janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur dje në Tetovë ku humbën jetën nënë e bijë. 

Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë gjetur nga gjyshja, nëna e viktimës, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. 

Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Tashmë janë publikuar edhe pamje të kufomave të nënës dhe të bijës së saj, teksa janë dërguar për autopsi në Tetovë. 

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e këtyre vdekjeve të dyshimta, ndërsa në raportin e policisë thuhet se bashkëshorti 50-vjeçar i viktimës dhe babai i vajzës së mitur, u arrestua dhe do të merret në pyetje. 

Del para gjykatës portugezi i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj 

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj është paraqitur paraditen e të mërkurës në gjykatën e Lezhës, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij. 

Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkon masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim. 

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. 

Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit. 

Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti “Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar” 

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” do të ketë nga sot në krye një drejtuese të re, Freskida Halilajn, për të çuar më para projektet e nisura. Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar. 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi drejtuesen e re, në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës. 

“Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”. Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike”, theksoi ministri Hoxha. 

Historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009. Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror. 

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Ajo prodhoi gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri. 

Emrat/ “Babi vrau mamin”, si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi! Tentoi ta fshihte krimin duke… 

Një tragjedi është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. 

Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.  

Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci. 

Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet. 

Ka qenë motra e viktimës e cila ka njoftuar policinë, ndërsa raportohet se pas krimit, 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e kunatës dhe i tha ta shoqëronte në spital. Por ajo ka komunikuar me nipin, i cili i ka thënë se “babai ka vrarë mamin”, e më pas ka njoftuar policinë. 

Rama: Argjinatura në lumin Osum, në ndihmë të fermerëve të Dimalit

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Banorët e Dimalit do të shpëtojnë nga përmbytjet e tokave sa herë që lumi Osum dilte nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse në të dy krahët e lumit Osum, investim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u vjen në ndihmë  banorëve të Dimalit në Berat, duke evituar përmbytjet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga argjinatura e re e cila garanton një barrierë mbrojtëse edhe për tokat bujqësore.

Rama tha se ky investim eviton përmbytjet në qindra hektarë tokë bujqësore të fshatrave përreth, përmes të cilave banorët e këtyre zonave mbajnë në këmbë ekonominë e tyre familjare”.

Argjinatura në të dyja krahët e lumit Osum konsiderohet si investim me rëndësi për banorët e kësaj zone bujqësore, të cilët prekeshin nga përmbytjet e përvitshme të tokave dhe dëmtimit të prodhimeve bujqësore. /m.m/

The post Rama: Argjinatura në lumin Osum, në ndihmë të fermerëve të Dimalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harroni Dolomitet italiane të mbushura me njerëz dhe vizitoni Bjeshkët e Namuna të izoluara në Shqipëri

Kur bëhet fjalë për pushime aventureske në natyrë, Dolomitet janë një nga destinacionet më befasuese të ecjes në Europë. Por edhe pse bukuria dramatike natyrore e këtij vargmali italian është me famë botërore dhe me më shumë se 12 vendpushime skish (duke përfshirë një vend dy herë të Lojërave Olimpike Dimërore) dhe mbi 30 milionë vizitorë në vit, ai mund të jetë i mbipopulluar në disa nga shpatet.

Për fat të mirë për adhuruesit e mëdhenj të natyrës, ekziston një varg tjetër malor në Europë që ofron një alternativë më të largët, më të veçuar ndaj turmave turistike të Dolomiteve ose Alpeve Zvicerane. Bjeshkët e Nemuna mbulojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore dhe shtrihen përtej kufijve të Kosovës fqinjë dhe Malit të Zi.

Këto maja mbresëlënëse janë perfekte për udhëtarët që duan të eksplorojnë një perlë të vërtetë të fshehur, një vend ku jeta moderne ende nuk ka zënë vend me të vërtetë. Si një destinacion turistik, Shqipëria mbetet nën radar, por po e kap shpejt hapin dhe ofron disa arratisje idilike pa turmat e Greqisë apo Italisë.

Spektri i së kaluarës së tij komuniste duket ende i madh, por vendi tashmë po u ofron një mirëseardhje të ngrohtë vizitorëve dhe është e lehtë të kuptohet pse konsiderohet si një nga thesaret sekrete më të bukura të Europës nga ata që e dinë. Me plazhet mahnitëse të Adriatikut, qytetet dhe qytezat e mrekullueshme mesjetare dhe një miksim i lezetshëm i kulturës ballkanike, greke dhe madje edhe të kulturës turke, Shqipëria është një destinacion i veçantë.

Eksplorimi i Alpeve Shqiptare

Bjeshkët e Nemuna janë vendi i përsosur për të shpëtuar nga turmat dhe për të gjetur izolim të përsosur dhe ajër të pastër malor. Shumica e vizitorëve mbërrijnë në kryeqytet, Tiranë, dhe nisen në veri për në qytetin e Shkodrës, i cili shërben si një kamp bazë për të eksploruar majat e thepisura dhe luginat e thella pyjore të Alpeve Shqiptare. Shkodra është një nga qytetet më të vjetra në Europë dhe është një vend i mrekullueshëm për t’u eksploruar, plot me muze dhe shtëpi të stilit italian me ngjyra pastel, dhe me Rozafën, kalanë e lashtë dhe të fuqishme, të vendosur në sfond.

Megjithatë, bukuria dhe argëtimi i vërtetë i Bjeshkëve të Nemuna gjendet (pa çudi) në vetë malet. Fshatrat e vegjël prej guri dhe kullotat e thepisura të mbuluara me lule ua lënë vendin majave dhe shkëmbinjve të ashpër, që kulmojnë në majën e Malit të Jezercës.

Ka ujëvara piktoreske dhe pamje panoramike mahnitëse kudo që të ktheheni, dhe është plotësisht e mundur të kalosh orë të tëra pa parë një person tjetër. Fshati i vogël i Thethit është një nga vendet më të mira për të qëndruar nëse planifikoni të eksploroni malet tërësisht. Vetëm për të arritur atje është një përvojë – një udhëtim i mrekullueshëm mbi kalimet e larta malore dhe përgjatë një dyshemeje të thellë lugine.

Fshati krenohet me një kullë historike ‘izoluese’ (Kulla e Ngujimit) dhe një kishë prej guri dhe është pika fillestare për një sërë rrugësh ecjeje, duke përfshirë ujëvarën e bukur të Syrit të Kaltër dhe dy parqe kombëtare.

Eksplorimi i Alpeve Shqiptare

Një aventurë në Bjeshkët e Nemuna është paksa si të kthehesh pas në kohë në një botë me karroca me kuaj, barinj dhe gjakmarrje, dhe është e rëndësishme të menaxhosh pritshmëritë – ky nuk është një vend për të gjetur një sinjal të fortë Wi-Fi! Por nëse jeni të gatshëm të shkëputeni dhe të përqafoni një mënyrë jetese më të ngadaltë, më tradicionale, atëherë ju presin disa përvoja spektakolare. Alpet shqiptare krenohen me disa nga shtigjet më të mira të ecjes në Europë, kështu që të lidhësh mirë këpucët e ecjes dhe të nisesh për të zbuluar malet në këmbë është një plan fantastik.

Majat e Ballkanit është një nga rrugët më të famshme, një udhëtim epik me 10 faza që fillon dhe përfundon në Theth dhe ju çon nëpër majat më të larta në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë.

Pavarësisht peizazhit të saj dramatik alpin, Shqipëria nuk është e njohur për mundësitë e saj të skijimit dhe vendpushimet e saj të vetme zyrtare ndodhen në jug, pranë Dardhës. Megjithatë, Heliski Albania ka hapur mundësi të jashtëzakonshme skijimi në veri, me mbi 1500 kilometra katrorë terren të paprekur skish për t’u eksploruar. Bjeshkët e Nemuna janë një vend shumë më emocionues dhe më i bukur për t’u zbuluar sesa mund të sugjerojë emri i tyre shqetësues./Islands

The post Harroni Dolomitet italiane të mbushura me njerëz dhe vizitoni Bjeshkët e Namuna të izoluara në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Qarkullonte i armatosur në Lezhë dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 20-vjeçari/ EMRI

Një 20-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Next”. Gjejson Noka u vu në pranga pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik. Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me […]

The post Qarkullonte i armatosur në Lezhë dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 20-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? FOTO që ngre dyshimet

Moderatorja Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie! Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën. Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon […]

The post Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? FOTO që ngre dyshimet appeared first on BoldNews.al.

“Fshehje të pasurisë”, shpallet sërish fajtor ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Tushe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit. Ndryshe nga SPAK, që kërkoi vetëm dënim me burg, përfundimisht […]

The post “Fshehje të pasurisë”, shpallet sërish fajtor ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe appeared first on BoldNews.al.

Vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri, si i ngritën kurth dy vëllezërit shqiptarë

“Le të harrojmë. Ka ndodhur kur ishim fëmijë të vegjël”, “Nuk kemi harruar asgjë. Nuk e kemi kapërcyer dhe s’po vazhdojmë dot përpara”, ka qenë debati i fundit mes dy vëllezërve nga Shqipëria dhe kushëririt të tyre 28-vjeçar, pak para krimit në pedonalen e rrugës “Çanion” në Kypseli të Greqisë. Pas vrasjes së Denis Lokës, sipas asaj që pretendojnë dy vëllezërit, fshihet një […]

The post Vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht në fëmijëri, si i ngritën kurth dy vëllezërit shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

❌