Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun

16 September 2024 at 17:09

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]

The post Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nertila Ndregjoni – Gjykata e Lartë

By: BIRN
16 September 2024 at 10:22

Këshilltarja ligjore e Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni do të përballet të hënën më 16 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja. Nertila Ndregjoni e ka filluar karrierën në vitin 2010 si këshilltare ligjore në Gjykatën […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Nertila Ndregjoni – Gjykata e Lartë appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani

12 September 2024 at 15:58

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të […]

The post KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani appeared first on Reporter.al.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Ndihmësja ligjore, Alma Troshani konfirmohet në detyrë

9 September 2024 at 13:27

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani u konfirmua në detyrë të hënën më 9 shtagtor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore që zgjati rreth gjysmë ore, gjatë së cilës ajo kundërshtoi barrat e provës për pamundësitë finanicare të konstatuara në kriterin e pasurisë. Ajo u vlerësua pozitivisht […]

The post Ndihmësja ligjore, Alma Troshani konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Troshani – Gjykata Administrative e Apelit

By: BIRN
8 September 2024 at 15:04

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani do të përballet të hënën më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi. Alma Troshani ka përfunduar studimet në fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Troshani – Gjykata Administrative e Apelit appeared first on Reporter.al.

Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të ndihmësin ligjor, Saimir Nazifi

19 August 2024 at 14:55

Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 25 qershor për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për kriterin e profesionalizmit. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Nazifi dhe vjehrra e tij kishin çelur një depozitë në shumën 23 mijë […]

The post Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të ndihmësin ligjor, Saimir Nazifi appeared first on Reporter.al.

KPK konfirmoi në detyrë ndihmësen ligjore Albana Palaj

25 July 2024 at 11:16

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.  Një ditë më parë, të mërkurën më 24 korrik, Palaj dha shpjegime për bilance negative të konstatuara për periudhën përpara fillimit të detyrës. Palaj deklaroi në seancë se është në pamundësi […]

The post KPK konfirmoi në detyrë ndihmësen ligjore Albana Palaj appeared first on Reporter.al.

Ndihmësja ligjore, Albana Palaj jep shpjegime për burimet e pasurisë

24 July 2024 at 19:56

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj u përball të mërkurën më 24 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur dha shpjegime për bilance negative të konstatuara për periudhën përpara fillimit të detyrës. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për […]

The post Ndihmësja ligjore, Albana Palaj jep shpjegime për burimet e pasurisë appeared first on Reporter.al.

Këshilltarja ligjore, Jonida Kondili konfirmohet në detyrë

23 July 2024 at 10:04

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën në 23 korrik vendimin e konfirmimit në detyrë të këshilltares ligjore pranë Gjykatën Kushtetuese, Jonida Kondili. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Alma Faskajn. Gjatë seancës dëgjimore të hënën nuk u […]

The post Këshilltarja ligjore, Jonida Kondili konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Jonida Kondili – Gjykata Kushtetuese

By: BIRN
22 July 2024 at 09:59

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Jonida Kondili do të përballet të hënën më 22 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj. Jonida Kondili është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 2007 dhe mban gradën “Doktor […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Jonida Kondili – Gjykata Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

❌
❌