Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Euronews

Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia

7 October 2024 at 15:40

Mbyllet programi mësimor i Ekonomiksit në universitetin e Korçës ndërkohë që rrezikohen 3 programe të tjera, si gjuha e pakicave, matematika dhe frëngjishtja.

Rektori i këtij universiteti Lorenc Ekonomi tha se reduktimi në maksimum i bursave të programeve prioritare ka ndikuar edhe në ulje e numrit të studentëve në këto programe.

Ekonomiksi është i sigurte qe mbyllet, sipas ligjit për disa vite nqs ka 0 regjistrime, I takonte senatit për gjithë programet. Ka programe të tjera, janë me pak studentë. Do mbyllen? Pedagogët do të marrim vendim për këtë. Ndihet në shifra, ato që kane qene prioritare ka ulje”,-tha Lorenc Ekonomi, rektori i universitetit të Korçës.

Këtë vit akademik në universitetin e Korçës do të studiojnë 2336 studentë të jene pjesë e 56 programeve në 4 fakultetet e këtij universiteti.

Edhe në Elbasan Universiteti “Aleksandër Xhuvani“ ka hapur dyert për studentët. Këtë vit janë regjistruar 1100 studentë, ku sipas rektores ky numër është më i madh se një vit më parë. Degët më të preferuara janë financa dhe menaxhim biznesi, por edhe mësuesia për arsimin parashkollor.

Interes të lartë ka edhe për degët shkenca mjekësore teknike, teknologjitë e informacionit dhe edukim fizik. Risi e këtij viti është regjistrimi i studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit. Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të ndërveprimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për studentët nga rajone të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia appeared first on Euronews Albania.

Vuçeviç e Mickoski nënshkruajnë marrëveshje për gazin

7 October 2024 at 15:38

Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror përmes ndërtimit të interkonektorit Maqedoni e Veriut-Greqi, u tha pas takimit të kryeministrit maqedonas, Hristian Mickoski, dhe homologut të tij serb, Milosh Vuçeviç, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp, shpjegoi se pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është tepër e rëndësishme dhe shprehu përcaktimin e qeverisë së tij që si e tillë të shndërrohet në udhëkryq rrugor, energjetik dhe hekurudhor.

“Me kryeministrin Vuçeviç biseduam për lidhjen energjetike mes dy vendeve, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do të lidhë të dyja vendet. Ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit, me të cilin më në fund do të nisë ndërtimi i interkonektorit, dhe kështu do të sigurojmë një opsion shtesë për furnizimin me gaz të Evropës Qendrore. Presim që në fund të vitit të përfundojë procedura dhe ndërtimi të fillojë në pranverë. Financimi është i siguruar”, tha Mickoski.

 

The post Vuçeviç e Mickoski nënshkruajnë marrëveshje për gazin appeared first on Euronews Albania.

Vlora e gjunjëzuar pas përmbytjeve, qytetarët: Inspektorët e dëmeve nuk po vijnë

7 October 2024 at 15:33

Kur kanë kaluar 3 ditë nga përmbytjet në qytetin e Vlorës, problematikat po dalin në sipërfaqe. Me qindra familje vlonjate janë prekur nga përmbytjet, duke i kthyer shtëpitë të pabanueshme.

Në terren kanë dalë inspektorët për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, por sërish ky proces është shumë i ngadaltë theksojnë banorët. Ata ende nuk kanë trokitur në shumicën e shtëpive të dëmtuara.

Me dhjetëra banesa janë të dëmtuara. Orenditë shtëpiake kanë dalë jashtë funksioni, ndërsa lagështia është prezente kudo. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi prej 72 orësh janë në qiell të hapur.

Ndërkohë, në ambientet publike të qytetit, ende nuk ka asnjë nismë nga bashkia për të kryer një aksion pastrimi. Shumica e rrugëve janë të mbuluara nga balta dhe mbeturinat që lanë pas përmbytjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlora e gjunjëzuar pas përmbytjeve, qytetarët: Inspektorët e dëmeve nuk po vijnë appeared first on Euronews Albania.

Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave

7 October 2024 at 15:27

Ka nisur sot viti i ri akademik për 20 mijë studentë. Degët e mjekësisë dhe IT ishin më të preferuarat, kuotat e të cilave u ezauruan që në raundin e parë. Por nga ana tjetër të tjera rrezikojnë mbylljen.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kimia, fizika kanë vetëm nga 5 të regjistruar ndërkohë që dhe matematika nuk është në shifrat më të mira, duke qenë me vetëm 23 studentë. Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit.

Ajo që del në pah është rënia e numrit të të rinjve që zgjedhin degët si Gjuhë-Letërsi.  Ende ka 65 kuota të lira, nga 120. Gjeografia, gjuhët e huaja, filozofi, punë sociale dhe psikologji, kanë ende gjysmë kuota të lira.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave appeared first on Euronews Albania.

Nis aplikimi i vaksinës së gripit, Koçiu: 280 mijë doza të shpërndara 

7 October 2024 at 15:21

Prej 7 tetorit në të gjitha qendrat shëndetësore ka nisur aplikimi i vaksinës kundër gripit. Ajo do ofrohet falas për grupet e riskut dhe do të kryhet  sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Tiranë ku pasi ka marrë edhe vetë vaksinën kundër gripit, apeloi të gjithë qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike të mos e neglizhojnë vaksinimin.

“T’i drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën e gripit dhe për të jetuar një dimër të shëndetshëm pa viroza dhe mbi të gjitha pa komplikacione që sjellin virozat. Kështu që vaksinohuni tani”, tha ministrja Koçiu.

Ministrja bëri me dije se në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280.000 doza vaksinë të shpërndara tashmë në të gjithë vendin.

Grupet për të cilët rekomandohet kryerja e vaksinës kundër gripit janë fëmijët 6 muaj -12 vjeç, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, efektivët e policisë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe qytetarët mbi 60 vjeç.

 

The post Nis aplikimi i vaksinës së gripit, Koçiu: 280 mijë doza të shpërndara  appeared first on Euronews Albania.

Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Bosnjë, Dodik fiton bindshëm në Republikën Srpska

By: fra nc
7 October 2024 at 15:18

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate.

Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.

Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiq tha për Radio Evropa e Lirë se logjika e votuesve që këtë vit votuan për kandidatë të burgosur, ose të akuzuar për korrupsion, është “e pakuptueshme dhe paradoksale”.

Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po përpiqem të vendosem në pozitën e dikujt që në qendrën e votimit zgjedh një kandidat që aktualisht është në paraburgim, ose madje i dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk mundem, sado që përpiqem, ta kuptoj me cilën logjikë udhëhiqen qytetarët në këtë rast, përveç se kjo tregon sa pak besim kanë qytetarët në institucione, edhe në ato gjyqësore”, tha Huskiq.

Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.

Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve.

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna.

The post Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Bosnjë, Dodik fiton bindshëm në Republikën Srpska appeared first on Euronews Albania.

Protesta kombëtare e opozitës, reagon ambasada amerikane

By: fra nc
7 October 2024 at 14:55

Ambasada SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga opozita, që pritet të mbahet pasditen e kësaj të hëne.

Në komunikatën e saj, ambasada këshillon personelin e saj të shmangë pjesëmarrjen në këtë demonstratë dhe u sugjeron shtetasve amerikanë të jenë vigjilentë duke monitoruar mediat lokale për informacionet më të fundit.

Qytetarët amerikanë janë këshilluar gjithashtu të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shqiptare për të minimizuar rrezikun gjatë protestës.

Protesta do të zhvillohet pranë Kryeministrisë në orën 18:00, dhe pritet që të ketë një prani të shtuar të policisë, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të qarkullimit.

MESAZHI I PLOTË i AMBASADËS AMERIKANE: 

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri
Mesazh për Qytetarët Amerikanë
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:
· Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
· Monitoroni mediat lokale
· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
· Mbani një profil të ulët

Ndihma:
Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285
+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)
[email protected]
https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
888-407-4747 ose 202-501-4444
Informacione për Shqipërinë
Regjistrohu në programin e regjistrimit të udhëtarëve inteligjentë (STEP) për të marrë përditësime të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta kombëtare e opozitës, reagon ambasada amerikane appeared first on Euronews Albania.

1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Hamasit?

By: fra nc
7 October 2024 at 14:44

Pas sulmit tronditës të 7 tetorit 2023, qeverisë së Izraelit iu desh të shkonte përtej doktrinës së saj të hakmarrjes dhe të godiste fort për të liruar pengjet dhe për të çrrënjosur Hamasin. A ia ka arritur qëllimit?

Pas muajsh të tërë luftime, në fillim të verës Forcat Mbrojtëse Izraelite morën nën kontroll Korridorin Filadelfi, një aks strategjik që shtrihet përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, në zonën e Rafahut.

Vendosja e trupave në vijën Filadelfi ka krijuar një lidhje strategjike mes Gazës dhe Libanit jugor, duke nxitur sulmet e lëvizjes Hezbollah. Në të njëjtën kohë, Izraelit i duhet korridori për të ndërprerë rrugët e furnizimit për palestinezët dhe për pastrimin e tuneleve të Hamasit.

I kapur në befasi më 7 tetor 2023, shteti hebre përjetoi një nga sulmet terroriste më fatale në histori dhe pushtimin e parë që nga formimi i territorit kombëtar në 1948n. Grupi militant palestinez sulmoi territorin izraelit nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë 1.195 persona, 815 prej të cilëve civilë dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Militantët përdorën varka të shpejta, dronë dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi për të asgjësuar njësitë izraelite përgjatë kufijve të Gazës. Ishte një sulm i shumanshëm, që në këndvështrimin e Izraelit kishte dorën e Iranit.

Të njëjtën ditë, kabineti qeveritar hebraik i dha jetë operacionit “Shpatat e Hekurta”, me synim dëbimin e agresorëve palestinezë nga territori, lirimin e pengjeve dhe objektivin final: asgjësimin e Hamasit.

Kur ka kaluar një vit, mbi 41 mijë palestinezë janë vrarë në luftime, 7 mijë e 500 prej të cilëve fëmijë. Gjithashtu, spitalet, shkollat dhe godinat civile janë shkatërruar dhe 800 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën.

Më 31 korrik, me anë të një sulmi në Teheran, Izraeli vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh dhe ndërkohë ka siguruar lirimin e më shumë se 100 pengjeve, me 70 të tjerë që janë vrarë dhe me lëvizjen islamike që nuk është çrrënjosur ende.

Qeveria hebraike është e shqetësuar nga rreziku se Hamasi mund të pushtojë edhe Bregun Perëndimor. Fakti që atje nuk mbahen zgjedhje është tregues i frikës se ekstremistët mund ta marrin zonën nën kontroll, përfshirë vendbanimet izraelite.

Nga ana e tyre, palestinezët e Bregut kanë denoncuar zgjerimin e kolonive hebraike në territoret e tyre. Nisur nga kjo, dëshpërimi i banorëve mund të favorizojë strategjinë e Hamasit për të pushtuar rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Hamasit? appeared first on Euronews Albania.

SHBA rrit ndihmat ushtarake ndaj Izarelit, ja çfarë vlere arrijnë shpenzimet

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 14:39
SHBA i ka ofruar Izraelit 17.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës vitin e kaluar.
SHBA tha se ndihma përfshinte kostot e një fushate të udhëhequr nga marina për të penguar sulmet ndaj anijeve tregtare nga Huthi të Jemenit në Detin e Kuq.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin përbëhej nga municione, duke filluar nga predha artilerie deri te bomba bunker-shpërthyese prej 2000 paund dhe municione të drejtuara me saktësi.
Ai tregoi gjithashtu se shpenzimet varionin nga 4 miliardë dollarë për të rimbushur sistemet e mbrojtjes raketore të Iron Dome të Izraelit dhe David’s Sling për të marrë para për pushkë dhe karburant avioni.
LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA rrit ndihmat ushtarake ndaj Izarelit, ja çfarë vlere arrijnë shpenzimet appeared first on Euronews Albania.

Miliarderi që solli F1 në Singapor akuzohet për korrupsion

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 14:18

Një gjykatë në Singapor ka akuzuar miliarderin Ong Beng Seng për pengim të drejtësisë dhe nxitje të veprave penale, pas arrestimit të ish-ministrit të transportit S. Iswaran, i cili u burgos për korrupsion.

Ong Beng Seng, pronari 78-vjeçar i Hotel Properties Ltd dhe mbajtësi i të drejtave të garës së Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, akuzohet se i ka dhënë dhurata me vlerë të lartë ish-ministrit S. Iswaran.

Iswaran u burgos për 12 muaj për pengim të drejtësisë dhe marrjen e pahijshme të dhuratave si nëpunës publik, me Ong një pjesë qendrore të çështjes së prokurorisë.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e madhe në një vend që njihet për qeverisjen e tij të pastër dhe për pagat e larta që ofron për të parandaluar korrupsionin.

Prokurorët kanë pretenduar se Iswaran mori dhurata që kalonin 300,000 dollarë, përfshirë bileta për ndeshje futbolli, ndihma në garat e Formula 1 dhe udhëtime me avion privat.

Ong nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi akuzat, ndërsa firma e tij ka kërkuar një ndalesë të tregtimit pas njoftimit të akuzave.

Rasti është një pjesë e një skandali më të gjerë që ka shqetësuar opinionin publik në Singapor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Miliarderi që solli F1 në Singapor akuzohet për korrupsion appeared first on Euronews Albania.

Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%

By: fra nc
7 October 2024 at 14:16

Nga muaji tetori Qeveria e Kosovës do të rris pensionit për 20%, ndërsa nga janar për 20% do të rriten pensionet për personat që përfshihen në ligjin për kategoritë e luftës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.

“Duke filluar nga ky muaj 2024 do të rrisim për 20% të gjitha pensionet si vijon , pensioni bazik i moshës, pensioni kontribuespagues i plotë dhe parcial, pension i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës. Nga muaji janar i viti 2025 pra për më pak se 3 muaj do të rritet për 20% pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20% appeared first on Euronews Albania.

Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero!

By: fra nc
7 October 2024 at 14:11

Ishte një shfaqje sa e forcës, aq edhe e mbështetjes për Matteo Salvinin. Liderët e forcave politike nga radhët e grupit ekstremist “Patriotët për Evropën” u bashkuan në takimin vjetor të Ligës italiane në Pontida, në mbrojtje të liderit që përballet me rrezikun e burgimit. Ata qëndruan së bashku në skenë nën sloganin “Mbrojtja e kufijve nuk është krim.”

“Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë, që nis nga Pontida. Ju dua dhe ju jap fjalën e nderit se unë nuk dorëzohem dhe nuk do të dorëzohem kurrë,” deklaroi Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë.

Në fjalimet e kryetarit të partisë portugeze Chega, atij të Partisë Austriake të Lirisë dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, tema e emigracionit ishte kryesore, bashkë me thirrjen drejtuar Evropës për të ndryshuar kurs.

“Hungaria e konsideron Salvinin një hero, sepse ai mbylli kufijtë dhe mbrojti shtëpitë e italianëve. Ai duhet të dekorohet për këtë, jo të dënohet,” tha Orban.

Mbështetësve të peticionit iu dha një kartë anëtarësimi në partinë e Ligës.

“Firmat po i ndihmojnë italianët të kuptojnë se çfarë duhet të bëhet kur emigrantët mbërrijnë në Itali. Nuk po them se po na pushtojnë, por po kalojmë kohë kritike. Salvini bëri gjënë e duhur dhe e bëri mirë,” dejklaroi një mbështetës.

Nëse mbështetja e Salvinit për Patriotët për Evropën, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian, do ta distancojë atë nga grupi konservator dhe reformist, si dhe nga partnerja e koalicionit, Giorgia Meloni, kjo mbetet për t’u parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salvini rrezikon 6 vite burg, ekstremistët evropianë mblidhen në Itali: Hero! appeared first on Euronews Albania.

“Gjimshiti, mungesë e madhe”- Pajaziti e Ajeti flasin përpara Nations League

By: fra nc
7 October 2024 at 14:02

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Tiranë, ku do të vijojnë përgatitjet për dy sfidat ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve. Të hënën, në konferencën e zakonshme për shtyp, folën dy futbollistë: Arlind Ajeti, një lojtar me përvojë, dhe Adrion Pajaziti, mesfushori i talentuar i Fulham, i thirrur për herë të parë në kombëtare.

“Besoj se jam shumë gati, pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të suksesshëm me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani që jam huazuar në Kroaci, ndihem në formë të mirë fizikisht dhe kam shumë besim te vetja. Po të më jepet shansi, jam gati.”, tha Pajaziti.

Pajaziti gjithashtu foli për modelin që dëshiron të ndjekë në kombëtare.

“E kam parë në Youtube. Ai [Demollari] është një legjendë e Shqipërisë dhe ndihem mirë kur dëgjoj këto komplimente. Do të përpiqem edhe unë të bëhem një legjendë si ai”, tha Pajaziti.

Nga ana tjetër, mbrojtësi që luan në Superligën turke, Arlind Ajeti, analizoi ndeshjet e radhës dhe theksoi mungesën e kapitenit Berat Gjimshiti si një goditje të madhe për ekipin.

“Gjimshiti do të jetë një mungesë e madhe për ne, si lojtar dhe si person, sepse ai gjithmonë ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe për të rinjtë. Për sa i përket formacionit, këtë e di trajneri, dhe ne të gjithë jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetëm që kombëtarja të fitojë”, Ajeti.

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa lista e ekipit do të qëndrojë me 23 lojtarë, sipas kërkesës së trajnerit Sylvinho.

The post “Gjimshiti, mungesë e madhe”- Pajaziti e Ajeti flasin përpara Nations League appeared first on Euronews Albania.

Monitorimi i protestës së opozitës, Avokati i Popullit ngre grupe pune në Tiranë

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 13:45

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të protestojnë paqësisht në aksionin e sotëm opozitar, të thirrur nga Partia Demokratike, në orën 18:00.

Në një njoftim zyrtar, Avokati i Popullit theksoi se, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare.

Për këtë qëllim, janë ngritur pesë grupe monitorimi që do të ndjekin zhvillimet nga afër në zonat e protestës, një grup tjetër do të monitorojë ngjarjet në kohë reale për mediat.

Kurse pas protestës, katër grupe do të jenë prezentë në komisariatet e Policisë për të siguruar mbikëqyrjen e të drejtave të qytetarëve që mund të shoqërohen.

Deklarata e Avokatit të Popullit:

“Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave e lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet nga opozita në Tiranë. Në këtë kuadër, do të qëndrojnë pesë grupe monitorimi që do të ndjekin zhvillimet nga afër në zonat ku do të zhvillohet protesta. Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar me monitorimin live për mediat, për të ndjekur ecurinë e ngjarjeve në kohë reale. Ndërkohë, katër grupe monitorimi pas protestës do të jenë prezentë në komisariatet e Policisë për të siguruar mbikëqyrjen e të drejtave të qytetarëve që mund të shoqërohen pas protestës.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore, sipas Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut. Çdo qytetar ka të drejtën të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim për të siguruar një protestë paqësore.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse të veprojnë me përgjegjësi për të garantuar rendin dhe sigurinë. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje protestuesve të demonstrojnë paqësisht; e drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Monitorimi i protestës së opozitës, Avokati i Popullit ngre grupe pune në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Akuzat e rënda për reperin Puff Diddy, reagon për herë të parë e ëma

By: fra nc
7 October 2024 at 13:28

Janice Smalls Combs, e ëma e reperit Sean ‘Diddy’ Combs, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që po bëhen ndaj djalit të saj, për trafikim seksual dhe abuzime seksuale.

Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se është një nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat, të cilat e trajtojnë djalin si të fajshëm pa i dhënë atij mundësinë të provojë pafajësinë.

“Është e rëndë të shoh djalin tim të gjykohet, jo për të vërtetën, por për një histori të krijuar mbi gënjeshtra,” tha Janice, duke e cilësuar këtë si një dhimbje të padurueshme. Ajo përshkroi situatën si një linçim publik, duke theksuar se është e tmerrshme të shohësh një person të akuzohet dhe të diskreditohet në publik pa pasur mundësinë të flasë për veten.

Janice e pranoi se Diddy ka bërë gabime në të kaluarën dhe se nuk ka qenë plotësisht i sinqertë për dhunën ndaj Cassie Ventura, siç dokumentohet në një video survejimi e filmuar në mars 2016, e cila u bë publike më herët këtë vit.

Video, e cila tregon një incident të dhunshëm në një hotel në Los Angeles, ka kontribuar në krijimin e një imazhi negativ për Diddy, duke shtuar tensionin në situatën ligjore që ai përballet aktualisht.

Në vazhdim, Janice komentoi se vendimi i Diddy-t për të zgjidhur me shpejtësi padinë e Cassie-t, vetëm një ditë pas paraqitjes së saj, ishte një hap që mund të ketë krijuar një precedent të dëmshëm. Ajo argumentoi se ky veprim i dha mundësi të tjerëve për të ndjekur Diddy-n për përfitime financiare, duke e përkeqësuar situatën.

“Akuzat e rreme dhe keqkuptimet ndaj djalit tim po i japin një dëm të madh reputacionit të tij dhe po pengojnë mundësinë e tij për të provuar pafajësinë,” tha ajo.

The post Akuzat e rënda për reperin Puff Diddy, reagon për herë të parë e ëma appeared first on Euronews Albania.

Përgatitjet e fundit për protestën, drejtuesit e lartë të PD mblidhen në seli

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 13:14

Në mesditën e kësaj të hëne, një grup i rëndësishëm i drejtuesve të Partisë Demokratike u mblodh në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, për të diskutuar organizimin e protestës që është thirrur për sot në orën 18:00.

Ky takim përfshinte disa nga figurat kyçe të partisë, si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka dhe Albana Vokshi, të cilët ndanë ide dhe strategji për mbarëvajtjen e protestës .

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësime brenda opozitës dhe është parë si një shenjë e “represionit politik”, ndaj PD ka vendosur të organizojë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e saj dhe për të mobilizuar mbështetje nga qytetarët.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë gjatë protestës, do të angazhohen rreth 1500 forca policie, përfshirë policinë e rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat.

Partia Demokratike ka bërë thirrje për mbështetje masive, duke e paraqitur këtë protestë si një mundësi për qytetarët që të shprehin zërin e tyre dhe të kërkojnë llogaridhënie nga qeveria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përgatitjet e fundit për protestën, drejtuesit e lartë të PD mblidhen në seli appeared first on Euronews Albania.

U fut të mbronte të ëmën nga dhuna, shqiptari qëllon me armë djalin e bashkëjetueses

By: fra nc
7 October 2024 at 13:04

Një ngjarje e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 tetorit në Sassuolo të Italisë, ku një 46-vjeçar shqiptar qëlloi me armë ndaj një 19-vjeçari ukrainas. Adoleshenti është djali i bashkëjetueses së shqiptarit, i cili ditën e ngjarjes ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij e cila po dhunohej nga 46-vjeçari.

Ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit, filloi me një debat të dhunshëm mes autorit dhe gruas 39-vjeçare. Pas një përplasjeje fizike me gruan, burri nxori armën dhe qëlloi djalin, duke e goditur me një plumb mes qafës dhe klavikulës.

I riu u transportua me urgjencë në spitalin Niguarda në Milano, ku mbërriti në gjendje kritike për jetën. Pas trajtimit mjekësor, ai u shtrua në terapi intensive dhe aktualisht është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po vlerësojnë mundësinë e daljes nga intubimi.

Arma e përdorur për këtë akt të dhunshëm ishte një Beretta e kalibrit 84, e cila ishte vjedhur në Sassuolo në vitin 2013. Karabinierët e kompanisë Rho, që ishin në vendngjarje, sekuestruan armën dhe 40 gëzhoja të tjera të të njëjtit kalibër. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e të gjithë personave të involvuar në këtë incident.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U fut të mbronte të ëmën nga dhuna, shqiptari qëllon me armë djalin e bashkëjetueses appeared first on Euronews Albania.

Situatë alarmante në Tajlandë, përmbytjet prekin 30 mijë familje

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 12:55

Përmbytjet në Tajlandë kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë prekur mbi 30,000 familje në disa provinca, me raporte për të paktën 26 viktima që nga fillimi i krizës më 16 gusht.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të ndihmuar ata që janë goditur nga kjo situatë tragjike, veçanërisht në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Një ngjarje tjetër është përmbytja në Parkun Natyror të Elefantëve në Chiang Mai, ku dy elefantë kanë humbur jetën.

Autoritetet po bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur kafshët e tjera që janë bllokuar nga uji, duke përfshirë përdorimin e helikopterëve për të mbështetur operacionin e shpëtimit.

Kjo situatë tregon jo vetëm sfidat për njerëzit, por edhe për jetën e egër në zonat e prekura.

Situata është alarmante dhe kërkon një përgjigje të shpejtë dhe efikase për të ndihmuar ata që janë prekur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situatë alarmante në Tajlandë, përmbytjet prekin 30 mijë familje appeared first on Euronews Albania.

Ulet dënimi për Pogba, francezi drejt rikthimit në fushë, Juventus ende pa vendim

By: fra nc
7 October 2024 at 12:42

Pas lajmit pozitiv për reduktimin e dënimit të tij për doping, Paul Pogba vazhdon të jetë në diskutim nga drejtuesit e Juventusit. Drejtori i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli, ka pohuar se një vendim për të ardhmen e lojtarit francez do të merret së shpejti.

Kur u duk se karriera e Pogba-s po i vinte fundi, një ditë më parë ai mori një lajm të mirë nga gjykata, e cila vendosi të reduktojë dënimin e tij nga 4 vjet në 1 vit e 8 muaj. Ky vendim ka sjellë një rikthim të buzëqeshjes për mesfushorin, i cili vazhdon të jetë në pronësi të Juventusit. Megjithatë, ky lajm nuk ka zbutur pakënaqësitë mes palëve, pasi tek bardhezinjtë po shqyrtohet mundësia e shkëputjes së kontratës.

Giuntoli ka theksuar se vendimi për Pogba-n do të merret në ditët në vijim dhe është e mundur që palët të ndajnë rrugët. Nëse çështja e kontratës zgjidhet, Pogba nuk është akoma në formën optimale për të marrë ngarkesën e plotë, por do të kthehet në stërvitje me ekipin.

Në marsin e vitit të ardhshëm, 31-vjeçari mund të luajë dhe të jetë nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta, por është ende herët për të diskutuar këtë mundësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulet dënimi për Pogba, francezi drejt rikthimit në fushë, Juventus ende pa vendim appeared first on Euronews Albania.

“SPAK ka bërë hetim jo-etik”, Berisha dorëzon në gjykatë kundërshtimin e provave

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 12:28

Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën prapsimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK ka bërë një hetim jo-etik.

Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim.

Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë Strukturës së Posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake.

Hetimet për dosjen “Partizani” u mbyllën në datë 25 shtator, ku SPAK thirri personat e pandehur për t’i komunikuar akuzat secilit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “SPAK ka bërë hetim jo-etik”, Berisha dorëzon në gjykatë kundërshtimin e provave appeared first on Euronews Albania.

❌
❌