Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

“Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 20:07

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë  ka konstatuar raste kur në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur  mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms.

Këto sms drejt numrave të tyre të telefonit, kërkonin konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook.

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar në menyrë të padrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:39

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:27

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:54

Perlat e muzikës turke u prezantuan në një koncert në Durrës në Teatrin e “Aleksandër Moisiu”.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionier në fushën e kompozimit të muzikes turke, u interprentuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar.

Pjesët muzikore përfshin melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

“Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke,  jam mes qytetarëve të Durrësit. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq,”-u shpreh ambasadori turk.

Ndërsa violinisti Murat Anil Erginol u shpreh se kultura turke ka ngjashmëri me popujt e Ballkanit, ndërsa theksoi se në Shqipëri ndihet si në shtëpi.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju,” –tha violinisti.

Koncertet erdhën në kuadër të javës kulturore turke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur appeared first on Euronews Albania.

“O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:20

At Nikolla Xhufka dhe producenti Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika janë përballur live në emisionin People pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

At Nikolla Xhufka: Po je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla dhe i ke mashtruar e u ke marrë lekët. Po kush të beson ty, tio je një antishqiptar. Pu pu çfarë surrati.

Producenti: Faleminderit shumë juve për hapësirën, por mos përdorni persona të tjerë në këtë mes.

At Nikolla Xhufka: Ke ardhur tek Kisha si përfaqësues i Behxhet Pacollit, kam kamerat me zë dhe me figurë, që do bëje investimin tek Kisha. Ato do shkojnë në Prokurori, unë nuk jam si ty që merresh me montazhe, që hyn nëpër burgje për mashtrime me femra.

Producenti: At Nikolla as nuk e merr guximin që ti drejtohet Prokurorisë sepse e di që del i fundosur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “O antishqiptar, pu pu ça surrati”-At Nikolla përballet me producentin nga Kosova appeared first on Euronews Albania.

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:07

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut vjen në edicionin e tij të 19-të  te “Marubi”.

Tema e sivjetshme është  “Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen” dhe i kushtohet mjedisit bashkë e efektet që kanë veprimet e njeriut në të.

Nga rreth 3500 aplikime, festivali ka përzgjedhur 41 filma, të cilët do të shfaqen te Akademia “Marubi” në Akademinë e Sigurisë, në COD te kinemaja “Maks Velo” në Laprakë etj.

Luftrat dhe konfliktet në të cilat është përfshirë bota, nga Ukraina, në Gaza vijnë të trajtuara me filma si “Bliks not Bombs”, apo “Të përgjuarit”.

 “Më pas trajton çdo gjë që ndodhi me irakun dhe vjen çdo gjë me aktualitetin në Ukrainë dhe ngre një dilemë të madhe. Nëse diplomacia është në gjendje që të zgjidh luftrat. Luftrat shpeshëherë krijojnë dhe patologji kolektive,” –u shpreh drejtori i festivalit, Kujtim Çashku.

Përballë nesh, festivali shtron një sërë pyetjesh dhe ngre një sërë dilemash, që shpesh gjejnë paralele me shoqërinë shqiptare, e cila për Çashkun është ende e papërgatitur.

 “Politikat, i ngrenë fenomenet e heronjve thjesht duke i motivuar ato për vrasjet që kryejnë. Ta vë njeriun në pozicione reflektimi.  Mendoj se jemi akoma larg kulturës qytetare dhe kulturës së reflektimit,” –tha Çashku.

Duke besuar se filmi nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mënyrë për të treguar të vërtetat, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut  ka si qëllim dhe mision të vetin, t’i sjellim spektatorit tonë sa më shumë të vërteta, që vijnë përmes artit të filmit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zgjidhen 41 filma mes 3500 aplikimeve appeared first on Euronews Albania.

Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 17:59

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Bëhet fjalë për producentin Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euronews Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.

“At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka  ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

Më tej, Kika u shpreh kështu:

“Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Whats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të appeared first on Euronews Albania.

Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 17:24

Të dielën u mbajt ceremonia e 76-të e çmimeve fituese të Emmy në Los Angeles.

Emmy’s Awards njihet si ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive.

Seriali i shekullit të 17-të “Shogun” ka bërë historinë si seriali i parë në gjuhën jo anglisht që fitoi për dramën më të mirë. Seriali u nominua për 25 çmime, ndërsa Sanada mori çmimin e aktorit më të mirë.

“Ishte një projekt i ëndrrës sime. Shogun më mësoi se kur njerëzit punojnë së bashku ne mund të bëjmë mrekulli,” –u shprhe Sanada.

Liza Colón-Zayas nga drama “The Bear” fitoi aktoren më të mirë dytësore në një serial komedi ndërsa në fjalimin e saj përmendi dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.

“Për të gjithë latinët që më shikojnë, vazhdoni të besoni dhe të votoni. Votoni për të drejtat tuaja,” –tha Colón-Zayas.

Ndërsa filma të tjerë që morën çmime ishte seriali komedi HBO Max “Hacks” dhe komedia e errët e Netflix “Baby Reindeer”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet Emmy 2024, seriali “Shogun” triumfon në ceremoninë e këtij viti appeared first on Euronews Albania.

Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:58

Prodhimet bujqësore të sezonit të vjeshtës kanë qenë të mbara për fermerët e zonës së Gjirokastrës kryesisht në vreshtari dhe frutikultura.

Tashmë prodhimet bio të zonës së Lunxhërisë, Cepos, Antigonesë, janë të kërkuara në sektorin e agroturizmit por problem për fermerët mbetet mungesa e tregut përgjatë gjithë vitit.

Për të shitur pjesën më të madhe të produkteve të stinës fermerët I drejtohen tregut të pakicës në qytetin e Gjirokastrës por kjo është një mundësi e kufizuar në krahasim me sasinë që prodhojnë.

“Kërkesa ka por është problem i transportit dhe nuk mund të arrijmë dot me mjet, prodhojmë dhe rreth 3 dynim pjepër që mbollëm sivjet e shitëm në qytet, këtu në Gjirokastër,” –shprehet një fermer.

Gjirokastra është një zonë me traditë përsa i përket produkteve bujqësore në vreshtari, kryesisht rrushit që përdoret për prodhimin e rakisë dhe verës karakteristike, mjaft të kërkuara nga turistët.

Mbështetja e fermerëve lokalë do të rriste të ardhurat ekonomike të tyre si dhe do të ndikonte pozitivisht për prodhimin bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vjeshta në Gjirokastër me prodhime të mbara, problem mungesa e tregut për fermerët appeared first on Euronews Albania.

Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në gjithë vendin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:50

200 kabinete dentare janë të instaluara në shkollat 9 vjecare në të gjithë vendin, në to shërbejnë rreth 400 mjek dhe infermier,  të cilët kryejnë jo vetëm depistime tek dhëmbët e fëmijëve, por edhe ofrojnë shërbimet që ato kanë nevojë.

“ Ne konstajmë problematikat fillestare dhe lajmërojmë prindin, e marrin në shkollë shumica dhe një pjesë tjetër ka dentistin e familjes,” –shprehet stomatologia Irida Xhangolli.

Edhe pse fëmijët dhe prindërit janë ndërgjegjësuar për nëvojën që i duhet kushtuar higjenës orale, sërish problemet me dhëmbët nuk mungojnë.

“Tek fëmijët 6-10 vjec dhëmbët e qumështit prishen më shpejt, ndërsa 10-15 vjec jan karies grad e parë apo e dytë,”-thotë stomatologia.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, gjatë një interviste për Euronews Albania, zbulon se për herë të parë për mjekët stomatolog do të ketë një njësi matëse të punës së tyre, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa shërbim.

“Këtë vit të gjithë këta mjek stomatolog do tju përgjigjen rreth 238 mijë fëmijëve që filluan shkollën, ka dicka të re që ne kemi vendosur për të gjithë këta mjek, do të kenë një kartë perfromace ne do të verifikojmë sa depistime për herë të parë janë kryer sa për herë të dytë dhe masim dhe punën e tyre,” –tregon Deda.

Studimet e kryera nga organziata botërore e shëndetësisë kanë faktuar se shëndeti oral, është një problem global.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Stomatologu brenda në shkolla, 200 kabinete të reja dentare në gjithë vendin appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem në rajon

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:33

Paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike. Këto janë dy problemet me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë.

E dhëna e dalë nga Barmoteri i Ballkanit, përfshin analizën e një sondazhi i cili bashkon zërat e mbi 6 mijë qytetarëve dhe 1200 sipërmarrjeve në të gjashtë vendet e rajonit.

Në të fundit të realizuar, për 2024-ën, në listën e problemeve që shqetëson qytetarët e Ballkanit Perëndimor është inflacioni dhe rritja e çmimeve.

Nëse ndalemi me shifra te Shqipëria, 75 për qind e të pyeturve thonë se jetesa është bërë më e shtrenjtë.

Korrupsioni shtetëror edhe pse në një përqindje jo aq të lartë sa kushtet ekonomike në të cilat ndodhen familjet shqiptare, mbetet një shqetësim.

“Rritja e çmimeve dhe inflacioni për vendet e Ballkanit Perëndimor është më pak e përballueshme sesa në vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që inflacioni në vendet tona është më shumë sesa dyfishi i atij të vendeve të Bashkimit Europian,”- shprehet Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E thënë në shifra më pak se 50 për qind e qytetarëve mendojnë, se po ai përbën një problem.

“Problemi tjetër që të rinjtë evidentuan është çështja e korrupsionit, që do të thotë se ka një ndërgjegjësim të të rinjve për parimet e një shteti demokratik,” –analizon më tej Bregu.

Papunësia dhe emigrimi, e veçmas e të ashtuquajturës ikja e trurit janë dy çështje që të anketuarit i rendisin si shqetësim, çështje që lidhen drejpërdrejt me mungesës e besimit ndaj partive politike sot dhe në të shkuarën e afërt.

Përtej pesë shqetësimeve që vërejnë ballkanasit pra nga rritja e Kostos së jetesws e deri të emigrimi ata mbeten më së shumti besnikë të procesit të anëtarësimit të vendeve përkatëse në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Çmimet e larta dhe infalcioni, problem në rajon appeared first on Euronews Albania.

Piloti i Ditës: Piastri rrëmbeu votën e tifozëve

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 16:08

Një e dielë për tu mbajtur mend nga Oscar Piastri, ajo që lamë pas në Baku.

Pas nisjes së rregullt, ai parakaloi Charles Leclerc në mesin e garës dhe i rezistoi presionit nga rivali i Ferrari’t dëri në fund.

Një performancë e jashtëzakonshme e përkthyer me fitoren e dytë në karrierë pas asaj në Hungari.

Piloti i McLaren star u votua edhe më i Miri nga tifozët duke lënë pas shokun e skuadrës që përfundoi në zonën e pikëve pas nisjes nga vendi 15’të.

Ky ishte klasifikimi i Top5 pilotëve të përzgjedhur nga tifozët në përfundim të “Azerbaijan Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio:
1. Oscar Piastri – 29.6%
2. Lando Norris – 14.2%
3. Charles Leclerc – 12.3%
4. Sergio Perez – 9.3%
5. Franco Colapinto – 7.8%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Piloti i Ditës: Piastri rrëmbeu votën e tifozëve appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 22:10

Meteorologët në Austri presin reshje të mëdha në ditët në vijim me përmbytje dhe rrëshqitje të mundshme të dheut, sipas Institutit shtetëror meteorologjik Geosphere Austria.

Shërbimet e urgjencës përgjatë Danubit po përgatiten për nivele të rralla përmbytjesh, të cilat zakonisht ndodhin një herë në dekadë ose më pak, sipas autoriteteve.

Njerëzit ngritën sisteme të lëvizshme të mbrojtjes nga përmbytjet dhe mbushën thasë me rërë.

Pasagjerëve iu tha të prisnin vonesa në aeroportin e Vjenës.

“Për shkak të kushteve të këqija aktuale të motit në vende të ndryshme evropiane dhe në Vjenë, aktualisht ka vonesa të izoluara në nisje nga Aeroporti i Vjenës”, thuhet në raport.

Për shkak të stuhive u anuluan disa koncerte në natyrë dhe lojëra futbolli.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu appeared first on Euronews Albania.

Studimi: Mega-tsunami në Grenlandë bëri që Toka të vibrojë për nëntë ditë

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 21:56

Një mega-tsunam i shkaktuar nga një rrëshqitje dheu në Grenlandë bëri që Toka të vibronte për nëntë ditë, kjo sipas një studimi të ri.

Rënia e një maje mali 1.2 km të lartë (0.7 milje) shtatorin e kaluar bëri që uji në fjord më poshtë të lëvizte, duke shkaktuar dridhje drejt kores së Tokës, zbuluan studiuesit.

Për të demonstruar se si spërkatja e ujit vazhdoi për nëntë ditë, studiuesit rikrijuan këndin e rrëshqitjes së dheut duke përdorur një model matematikor.

Uji do të kishte lëvizur përpara dhe mbrapa çdo 90 sekonda, duke dërguar dridhje përmes kores së Tokës rreth planetit, duke shkaktuar një nga cunami më të mëdhenj në historinë e fundit.

“Studimi ynë i kësaj ngjarjeje nxjerr në pah në mënyrë të mahnitshme ndërlidhjet  midis ndryshimit të klimës në atmosferë, destabilizimit të akullit të akullnajave në kriosferë, lëvizjeve të trupave ujorë në hidrosferë dhe kores së ngurtë të Tokës në litosferë,” -tha një prej studiuesve.

Fenomeni i ri i la shkencëtarët “plotësisht të hutuar”, tha bashkëautori i studimit Dr Stephen Hicks.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studimi: Mega-tsunami në Grenlandë bëri që Toka të vibrojë për nëntë ditë appeared first on Euronews Albania.

Eksperti për fjalimin e Vuçiç: Me këtë lëvizje ja hodhi “topin e nxehtë” Prishtinës

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 21:33

Studiuesi i Marrdhënieve Ballkanike, Agon Maliqi shprehu qasjen e tij në emisionin Balkan Talks lidhur me epilogun e krijuar nga mediat serbe, por në efektin domino edhe në mediat në Kosovë e Tiranë.

Bëhet fjalë për raportimet e mediave serbe, të cilat ngritën alarmin se presidenti serb do mund të shpallte Veriun e Kosovës një zonë të pushtuar, në konferencën e tij të jashtëzakonshme.

Mirëpo, sipas studiuesit, kjo retorikë e përdorur e Vuçiç ishte e pritshme, kjo për shkak se ky i fundit shpesh herë ka përdorur një taktikë të tillë, e cila fillimisht mund të ketë ngjallur shqetësim, por më vonë të ketë rezultuar ndryshe.

“Strategjia e Vuçiç është kjo, t’i ngrejë tensionet e t’i fik vetë. Dy ishin elementet shqetësues, narrativa e spastrimit etnik dhe paralajmërimi se do shpallej gjendje e okupimit. Rrezikon një rrezik prej kësaj që bëri, pra të shihet si nje njëri konstruktiv në Perëndim, është ai që e krijon krizën e më pas është konstruktiv e i qetë. Filloi me një valë kritikash e viktimizimi ndaj Perëndimit dhe pastaj tha do jem prapë i hapur për dialog. Listoi dhe disa kërkesa, gjëra që do të tingëllojnë mirë në veshët e perëndimit. Me këtë lëvizje e hedh topin e nxhetë në Prishtinë,” – u shpreh studiuesi.

Maliqi u shpreh se pavarësisht se Vuçiç në sytë e Kosovës po duket si i dobët politikisht apo se ka ulur armët, duhet pasur kujdes pasi në të vërtetë diskursi që ai përdori sot, u bë vetëm që ai të dukej mirë në sytë e Perëndimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti për fjalimin e Vuçiç: Me këtë lëvizje ja hodhi “topin e nxehtë” Prishtinës appeared first on Euronews Albania.

“Rritja e pagave në shtet do sjellë ‘bishta’ nga pas”, ja arsyeja sipas Guxhollit

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 19:39

Pedagogia dhe ekonomistja, Sara Guxholli është shprehur në emisionin People të Euronews Albania se pavarësisht rritjes së pagave për administratën, duhen vlerësuar edhe faktorë të tjerë që vijnë pas saj.

Kjo sepse, sipas Guxhollit, në dukje mund të duket si një progres në aspektin ekonomik të vendit, megjithatë nuk duhet harruar fakti se rritja e pagave për sektorin e administratë përkthehet në rritje të taksave për qytetarët e vendit.

“Nuk është lajm i keq që shteti vendosi të rris rrogat, por janë bishtat që vinë nga pas, që duhet ti dimë. Po rriten pagat e sektorit të shtetit, që paguhen me paratë tona. Nëse biznesi i rrit pagat nga rritja e produktivitetit, e oaguan taksa më shumë. Këtu paratë tona që janë më shumë të destinuara për zhvillim të fushave si arsimi apo shëndetësia, arsimi, shkojnë për rritjen e pagave. Administrata është një lloj paraziti, për nga mënyra se si gjenerohen këto të ardhura për ata. Prandaj rritja e pagave me këtë hov kaq shumë të madh, lidhet me rritjen e taksave,” -u shpreh pedagogia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rritja e pagave në shtet do sjellë ‘bishta’ nga pas”, ja arsyeja sipas Guxhollit appeared first on Euronews Albania.

“Dëshira e tyre, zhdukja e popullit serb”, Vuçiç nga konferenca e jashtëzakonshme

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 18:36

Në konferencën e jashtëzakonshme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se e vetmja formë që Kosova të “mbijetojë”, do të ishte zhdukja e serbëve.

Duke ironizuar edhe shqiptarët, Vuçiç u shpreh se kjo dëshirë qëndron nga të dyja palët kudrejt Serbisë.

Në vazhdim të kësaj, presidenti serb u shpreh se për shkak të politikave të dyanshme të Perëndimit. ku Kosova trajtohet ndryshe nga Serbia, populli serb nuk mund të dëshpërohet e se do të priten lajme të këqija në vijimësi.

“Dëshira e tyre  është që me çdo çmim , të zhduken serbët, sepse është e vetmja garanci që Kosova të mbijetojë, ose siç e konsiderojnë shqiptarët si të nevojshme. Vihet re në kohën e Albin Kutit dhe për këtë arsye bëhet hero i tyre dhe i politikave të tij. Mund ta them që në periudhën e ardhshme do presim vetëm lajme të kqëija. Sidoqoftë nuk mund të jemi të dëshpëruar me të gjitha ato që kemi përjetuar,por duhet ta kuptojmë që interesat e tyre për Kosovën janë shumë të ndryshme,” – u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dëshira e tyre, zhdukja e popullit serb”, Vuçiç nga konferenca e jashtëzakonshme appeared first on Euronews Albania.

“Kosova, fjala më e shtrenjtë e çdo serbi”, Vuçiç mban konferencën e jashtëzakonshme

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 18:16

Presdienti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo ka nisur të mbajë fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Më herët, mediat serbe kanë raportuar se Vuçiç pritet që të shpallë veriun e Kosovës si një zonë të pushtuar, deklaratë kjo e ciula nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalimin e tij, Vuçiç thotë:

“Para se të flasim për masat konkrete, dua me disa fjali të ua tregoj kontekstin për masat që do të marrim sot. Kosova është fjala mëe shtrenjët për çdo serb e njëkohësisht një fjalë që përmendet më së lehti dhe shumë shpesh me një papërgjegjesi të tmerrshme. Pra çfarëdo që propozojmë, askush nuk ka për të mbetur i kënaqur, askush, përveç një rrethi të vogël me njerëz racional që duan të jenë të drejtë ndaj vetes e të tjerëve për të kuptuar situatën në Kosovë. Çfarëdo që ne kemi propoziuar kanë qenë kundër, ata që sot bëjnë thirrje për armë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kosova, fjala më e shtrenjtë e çdo serbi”, Vuçiç mban konferencën e jashtëzakonshme appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër dhe Tepelenë, shirat bllokojnë rrugët rurale, ndërhyet me mjete të rënda

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 17:42

Reshjet intesive të shiut, të cilat gjatë ditës së sotme kanë përfshirë zonën e Gjirokastrës kanë sjellë vështirësi për qarkullimin e automjeteve në disa rrugë rurale, kryesisht në zonat malore.

Si shkak i rrëshkitjes së dherave dhe depozitimit të materialeve inerte u bllokua lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor që lidh zonën e Golemit me qendrën si dhe në fshatin Labovë, Odrie.

Strukturat e emergjencës në Bashkinë Gjirokastër ndërhynë me mjete të rënda për largimin e dherave dhe zhbllokimin e këtyre segmenteve.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve si shkak i reshjeve intesive ka patur dhe në segmentin Bënçë-Lekdush, në Bashkinë Tepelenë ku është punuar për zhbllokimin e rrugës si dhe rikthimin në normalitet të lëvizjes së automjeteve përgjatë saj.

Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve në rrugët kombëtare në Qarkun Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër dhe Tepelenë, shirat bllokojnë rrugët rurale, ndërhyet me mjete të rënda appeared first on Euronews Albania.

❌
❌