Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Parashikimi i Osmanit: Shqipëria copëtohet nëse dhe sunitët kërkojnë shtetin e tyre

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 22:52

Eksperti i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani  ishte i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, mbrëmjën e kësaj të hëne për diskutuar skenarët e mundshëm të planit të kryeministrit rama për ndërtimin e një shteti bektashi.

Sipas tij, lëvizja ishte shumë e qartë dhe e adresuar në dy palë, për presidentin turk, Erdogan dhe gjithashtu presidentin serb, Vuçiç, mesazhin ndaj të cilëve Osmani e komentoi kështu:

“Mendimi është që Rama i ak thënë Erdoganit që mua nuk më lënë ameriaknët që tit ë kësh pushtet politik mbi myslimanët e Shqipërisë. Rama i thotë Erdoganit që ata që do kesh ti në kontroll janë myslimanët e këqinj, sepse myslimanët e mirë janë ata të Baba Mondit, në shtetin sovran bektashi. Erdogani do të luajë në Ballkan me myslimanët sunitë, pjesë e të cilëve është dhe ai vetë dhe mesazh që Rama i jep mesazhin që këta myslimanët që do të kontrollosh ti janë ata që nuk jap dot garanci për ta. Kurse për Vuçiçin janë mesazhi i qartë që këtu entitete ligjore të kenë hapësirë që të krijojnë një derë nga ku të kërkojnë shkëputjen nga Shqipëria.”

Më tej, në fjalën e tij ai u shpreh se rreziku që Shqipëria të copëtohet territorialisht është shumë i madh, kjo sepse nëse sunitët do të kërkonin shtetin e tyre, si sekt fetar, shtrirja e tyre në një pjesë shumë të madhe të vendit, përfshirë vende si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lushnja, do rriste përçarjen në vend.

“Precedenti është i rrezikshëm. Besimtarët që besojnë tek thirrjet e Haxhi Qamilit mund të kërkojnë një shtet sunit, Tirana, Elbasani, Lushnja, Durrësi, enklavë sunite, me kalifat që drejtohet nga një drejtues që ka udhëheqës shpirtëror Erdoganin. Gjysma e Shqipërisë janë sunitë, Tirana, Durrësi, Elbasani, ne e kemi zemrën në Stamboll tek presidenti turk. Një pjesë e jugut kalon me Greqinë, pensionet jua shpërndajnë, Rama i rregulloi punët me Mitcotaqis, Beleri u shpall Eurodeputet etj. Kryeministri ka konsumuar aktin e tradhëtisë kombëtare,” –tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashikimi i Osmanit: Shqipëria copëtohet nëse dhe sunitët kërkojnë shtetin e tyre appeared first on Euronews Albania.

Liban| Shkon në 356 numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite të së hënës

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 22:26

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite të së hënës në Libanin jugor dhe lindor është rritur në 356, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kjo sipas shifrave të reja zyrtare. 

Në mesin e të vrarëve janë 42 gra dhe 24 fëmijë, përveç 1,246 të tjerëve që u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Ministri i Shëndetësisë Firas Abiad tha më herët se sulmet ajrore izraelite detyruan mijëra njerëz të largoheshin nga Libani jugor, veçanërisht ata pranë zonave kufitare, drejt veriut.

Autoritetet libaneze thanë se hapën shkolla dhe institucione të tjera për të akomoduar civilët e zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite në jug të vendit.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm libanez, Bassam Mawlawi tha se ai i udhëzoi guvernatorët që të bashkëpunojnë plotësisht me evakuimin masiv nga rajonet jugore.

Ushtria izraelite të hënën në mbrëmje pretendoi se kishte goditur mbi 1,100 objektiva të Hezbollahut në 24 orët e fundit në Libanin jugor dhe lindor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liban| Shkon në 356 numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite të së hënës appeared first on Euronews Albania.

KFOR rrit patrullimet në veri të Kosovës

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 21:42
Komanda Rajonale në Lindje e misionit KFOR e udhëhequr nga NATO ka shtuar patrullimet, së bashku me Policinë e Kosovës në veri të Kosovës.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i është struktua e  tretë e sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.
LEXONI GJITHASHTU:

The post KFOR rrit patrullimet në veri të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… E zbulon Vangjeli

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 21:30

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar këtë të hënë në emission Now me Erla Mëhillin ku analizoi disa ndër qëllimet e mundshme të kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi brenda vendit tonë.

Ky plan, i cili konsiston në krijimin e një shteti sipas modelit të Vatikanit, sipas analistit është një “luftë” për imazh e kryeministrit dhe në rastin më të keq një operacion të jashtëzakonshëm marketingu për turizmin, politikën dhe marrdhëniet me ndërkombëtarët.

“Pra në këtë botë që rend pas imazhit, kam përshtypjen se edhe kjo është diçka e tillë. Bie dakord që pasi Rama nuk sheh betejë për vitin që vjen, e hedh këtë ide, një burim drite që në mënyrë paradoksale fsheh këto hallet e errëta të shtëpisë sonë, fsheh hallet e problemet. Ky është një gur që fluturon që vret 3, 4 e 15 zogj. Burri matet me shumë e armiqve të vetë, ideja e tij që do të marr kaq shumë armiq edhe nga grupe të tjera fetare, i rrit peshën. Në rastin më të keq është operacion i jashtëzakonshëm marketing politik, i marrëdhënieve ndërkombëtare, i turizmit etj,”-u shpreh Vangjeli.

Sipas analistit, në kuptimin jurudik ky plan është i pamundur për t’u realizar dhe pavarësisht kësaj, Rama po e përdor këtë strategji për krijimin e një shteti shumë utopik për sytë e ndërkombëtarëve.

“Kjo është një histori që shihet nga disa kënde dhe në varësi të këndit që e shikon të jep të vërteta të ndryshme. E para sa e mundur është të realizohet kjo gjë? Kushtetuta nuk lë absolutisht asnjë shtrat të tillë, qoftë nëse bëhet fjalë për disa hektarë apo më shumë. Kjo është një monedhë në valutë të huaj, që ka tjetër kurs këmbimi në tregun tonë të vogël. Kudo që të shkosh nëpër konfliktet nëpër botë ka material të këtij shtrati, mëllefi të mbajtur. Ajo çka Rama hedh është krijimi i një shteti utopik që thotë se mund të jetë edhe shumë ndryshe,” -tha Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… E zbulon Vangjeli appeared first on Euronews Albania.

Lufthansa anulon fluturimet në Tel Aviv deri në 14 tetor, shkak tensionet rajonale

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 20:57
Lufthansa po anulon fluturimet për në Tel Aviv dhe Teheran deri më 14 tetor, ndërsa fluturimet për në Bejrut mbeten të pezulluara deri më 26 tetor, tha kompania të hënën.
“Për arsye operacionale, Lufthansa Airline tashmë ka vendosur të pezullojë fluturimet drejt Teheranit deri më 26 tetor”, shtoi linja ajrore, e cila tha se vazhdon të monitorojë situatën nga afër dhe do të vlerësojë më tej ngjarjet në ditët në vijim.
Ndërkohë, Jordania ka pezulluar fluturimet e linjave ajrore të saj për në Bejrut deri në njoftimin e mëtejshëm, sipas një deklarate nga Komisioni Rregullator i Aviacionit Civil të mbretërisë.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufthansa anulon fluturimet në Tel Aviv deri në 14 tetor, shkak tensionet rajonale appeared first on Euronews Albania.

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:53

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – që ka rritur rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, nuk ofroi detaje se sa trupa shtesë do të dërgohen apo se çfarë detyrash do të kenë. SHBA-ja aktualisht ka afër 40.000 trupa në rajon.

“Në dritë të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për shkak të kujdesit të shtuar, ne po dërgojmë një numër të vogël shtesë të personelit ushtarak amerikan për të rritur numrin e forcave tona që tashmë janë në rajon. Por, për arsye të sigurisë operacionale, nuk mund të komentoj apo të jap specifika”, tha Ryder.

Dislokimi i ri vjen pas sulmeve ajrore nga forcat izraelite brenda Libanit që kanë vrarë qindra persona dhe në kohën kur Izraeli po përgatitet të kryejë operacione të tjera.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga Libani, teksa rreziku për një luftë rajonale po rritet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

“Nismë e pakonsultuar”, Komuniteti Mysliman kundër planit të “Shtetit Bektashi”

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:27

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur mosdakordësi për këtë plan në një deklaratë, e cila vijon si më poshtë:

“Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nismë e pakonsultuar”, Komuniteti Mysliman kundër planit të “Shtetit Bektashi” appeared first on Euronews Albania.

“Nuk lëmë askënd pas”, krerët botëror në Samitin e 79-të të Asamblesë së OKB

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:23

Asambleja e 79-të e Përgjithshme e OKB-së, e cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha diplomatike globale, do të nisë mbledhjet të martën në New York.

Asambleja e Përgjithshme mbahet çdo vit në selinë e OKB-së në NewYork, ku bashkohen krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare.

Ai do të zhvillohet nga 24-30 shtator.

Sesioni i 79-të do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe do të kryesohet nga Presidenti i Kamerunit, Philemon Yong.

Të paktën 133 krerë shtetesh dhe qeverish, tre nënkryetarë, 80 zëvendëskryeministra dhe 45 ministra pritet të marrin pjesë.

Në një traditë të mbajtur që nga viti 1955, Brazili do të mbajë fjalimin e parë pas presidentëve. Pas Brazilit, fjalën do ta marrë vendi pritës, SHBA.

Pritet që liderët të fokusohen në Gaza, të cilën OKB-ja e ka përshkruar më parë si “ferr në tokë”.

Këtë vit, tema kryesore e diskutimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është “Të mos lëmë askënd pas: të veprojmë së bashku për avancimin e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dinjitetit njerëzor për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”.

Udhëheqësit pritet gjithashtu të zhvillojnë konsultime për çështje të ndryshme si qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, rezistenca antimikrobike dhe çarmatimi bërthamor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk lëmë askënd pas”, krerët botëror në Samitin e 79-të të Asamblesë së OKB appeared first on Euronews Albania.

Shiu i dendur shkakton përmbytje në Kanë të Francës, nuk raportohet për viktima

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:12

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Kanë, Francë, thuhet në një deklaratë nga komuna të hënën.

“Stuhitë intensive, të shoqëruara herë pas here me breshër, janë duke u zhvilluar në zonën tonë”, thuhet në X, duke u bërë thirrje të gjithëve që “të qëndrojnë të informuar dhe të jenë vigjilentë kur udhëtojnë”.

Zona të shumta, duke përfshirë Rrugën Mimont, Komandantin e Sektorit Maria dhe Lower Avenue të Marechal Gallieni, “janë të mbyllura për trafikun për shkak të balotazhit të madh dhe kushteve shumë të vështira të trafikut,” vuri në dukje deklarata.

“Është raportuar dëmtime në disa bodrume dhe dyqane në République”, tha bashkia, duke shtuar: “Nuk ka viktima apo të lënduar në këtë moment”.

“Situata po kthehet në normalitet,” thuhet më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shiu i dendur shkakton përmbytje në Kanë të Francës, nuk raportohet për viktima appeared first on Euronews Albania.

Kryeparlamentarja Spiropali takim me Mickoskin, zbardhen temat e diskutimit

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 18:25

Në vijim të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentarja Spiropali u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin  e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe˝, theksoi kryeparlamentarja.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE.

Pra, në mënyrë të përmbledhur pikat kryesore të cilat ishin pjesë e diskutimeve ishin këto:

– Të avancohet me bashkëpunimin dypalësh dhe partneritetin në NATO;

– Anëtarësimi në BE;

– ⁠Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe;

– ⁠Të përfitohet nga qenia e vendeve në zemër të Korridorit VIII

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeparlamentarja Spiropali takim me Mickoskin, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

Reagon Edi Rama për “Shtetin Bektashi”: Një thesar për shqiptarët…

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 18:16

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij në X lidhur me krijimin e shtetit të ri bektashi në Tiranë, lajm i cili është bërë fillimisht i ditur përmes një artikulli në New York Times.

Në foton krah librit të autorit kanadez Robert Elsie, me titullin “Bektashiu Shqiptar, Historia dhe Kultura e Urdhërit Dervishian në Ballkan”, kryeministri shkruan:

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Shtabi i Botës Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”

Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reagon Edi Rama për “Shtetin Bektashi”: Një thesar për shqiptarët… appeared first on Euronews Albania.

Sondazh i Euronews: 66% e shqiptarëve kundër ‘Shtetit Bektashi’ në Tiranë

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 17:58

Një artikull në New York Times për krijimin e një shteti bektashi brenda vendit tonë ka ngjallur debat në perceptimin publik lidhur me qëllimin real të këtij plani.

Ky shtet, i ngjashëm me modelin e Vatikanit, ka ngritur pikëpyetje për sigurinë, simbolikën e tij, pjesën ekonomike etj.

Euronews Albania ka zhvilluar një sondazh, duke pyetur për këtë çështje 7 mijë qytetarë, ku nga të dhënat rezulton se:

  • 24% e tyre ishin PRO
  • 66% e tyre ishin KUNDËR
  • 10% u shprehën; Nuk e di

Këta 7 mijë qytetarë kanë mundur të shprehin mendimin e tyre përmes këtij sondazhi të hapur në faqen e Youtube të Euronews Albania, lidhur me idenë e kryeministrit Rama për një shtet të ri mysliman.

Sakaq ky sondazh vijon të mbetet i hapur në faqen e Youtube-it, në mënyrë që të kenë mundësinë të përfshihen edhe qytetarë të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazh i Euronews: 66% e shqiptarëve kundër ‘Shtetit Bektashi’ në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Zelensky për luftën Rusi-Ukrainë: Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 17:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se muajt e ardhshëm në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë do të jenë “vendimtare”.

“Nuk kemi shumë kohë. Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë”, tha presidenti ukrainas në një fjalim në Nju Jork të mbajtur nga Akademia Amerikane e Arritjeve, ku atij iu dha çmimi Golden Plate.

“Duhet të jemi më të shpejtë. Ne nuk duhet të humbasim muajt e ardhshëm në luftë, në mënyrë që të mos humbasim dekadat e ardhshme”, shtoi ai.

Mw tej tha se Ukraina ka një “plan për fitore”, duke shtuar se do t’ia paraqesë atë administratës aktuale të SHBA, kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, dhe aleatëve të Kievit.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas tha në një intervistë me CNN se “plani i fitores” i vendit përmban katër pika themelore dhe një pikë tjetër që ai tha se Kievit do t’i duhet pas luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky për luftën Rusi-Ukrainë: Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë appeared first on Euronews Albania.

Rritja e popullsisë në Tiranë, Peleshi: Korça rrezikon të ketë një mandat më pak

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 17:07

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka bërë me dije nga Erseka se për shkak të rritjes së popullsisë në kryeqytet, Korça rrezikon të mos ketë 11, por 10 mandate.

Edhe në rast se ndodh kjo, PS sipas Peleshit do të kërkojë të ketë 6 mandate në vitin 2025.

“Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, edhe pse Korça ishte më numrin më të pakët të largimit të popullsise referuar Census-it. Synimi ynë do jetë i njëjtë, duam të ruajmë 6 mandate me dy deputetë diferencë nga PD, por duke patur parasysh potencial e ri që i ofrohet politikës me këtë kod të ri zgjedhor, që është votë e diasporës, objektivat mund të rriten, sepse kemi aq votues në diasporë sa në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo bashki është dhe organizimi për votën e diasporës. Në rast se janë 10 deputetë do të ketë 3 mandate të mbyllura, në rast se janë 11 deputetë do të ketë 4 mandate të mbyllura,” -tha ai.

Sakaq, lidhur me proceset e mandateve të deputetes Xhaçka dhe deputetit Sinaj, Peleshi u shpreh kështu:

“Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është votuar në seancë, ka hyrë në proces mandati i deputeti Sinaj, do marrë kohën e vet, është duke u shqyrtuar. Do vazhdojë procesi deri sa të ketë një vendim të këshillit të mandateve.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritja e popullsisë në Tiranë, Peleshi: Korça rrezikon të ketë një mandat më pak appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Kolumbisë dënon heshtjen e mediave për gjenocidin izraelit në Gaza

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:52

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro denoncoi heshtjen për luftën e Izraelit në Gaza, duke këmbëngulur se një gjenocid po ndodh në Palestinë.

“Kushdo që mbron këtë gjenocid ose hesht përballë tij, ka shkatërruar anën e tij njerëzore.Duket sikur (ministri i propagandës naziste Joseph) Goebbels është ai që drejton komunikimet në botë, në mënyrë që dhjetëra mijëra gazetarë të heshtin përballë kolegëve të tyre të vrarë dhe 20,000 foshnjave të copëtuara nga bombat,” tha Petro të dielën në X.

Ai denoncoi gjithashtu sulmin e ushtrisë izraelite në zyrën e rrjetit televiziv Al Jazeera në Bregun Perëndimor në Ramallah të dielën, në të cilën ata urdhëruan mbylljen e saj për 45 ditë.

Komentet e presidentit vijnë një ditë pasi e dërguara speciale e SHBA-së për Monitorimin dhe Luftimin e Antisemitizmit, Deborah Lipstadt, vuri në pikëpyetje kritikat e Petro ndaj ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Pas kësaj presidenti i është përgjigjur Lipstadt në një postim në X.

“Zonja ambasadore, palestinezët janë semitë.Është antisemite të vrasësh fëmijë duke hedhur bomba në Gaza dhe të mos e kundërshtosh atë. Gjëja më antisemitike sot është të përsëritet holokausti i Hitlerit mbi njerëzimin dhe veçanërisht mbi popullin palestinez,” –tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Kolumbisë dënon heshtjen e mediave për gjenocidin izraelit në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Goditën me mjet prerës 42 vjeçarin, arrestohen dy shtetas

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:38

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të cilët dyshohet se kanë goditur me mjet prerës një shtetas tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasit me inicialet V. M., 30 vjeç dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedural i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë| Goditën me mjet prerës 42 vjeçarin, arrestohen dy shtetas appeared first on Euronews Albania.

Java Kultuore Kineze, hapet në Tiranë ekspozita “Miqtë, arti dhe historia”

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:31

Këtë të hënë ka hapur siparin e të gjitha aktiviteteve Java Kulturore e Kinës, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita “Miqtë, Art dhe Histori”, kuruar nga piktori Helidon Haliti, ndërsa i pranishëm ishte dhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri.

“Kjo ekspozitë përkon me 75 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Në ekspozitë kemi më shumë se 60 piktura nga më shumë se 20 piktorë nga Kina dhe Shqipëria. Besoj se kjo ekspozitë do të luajë një rol pozitiv në forcimin e miqësisë midis njerëzve të dy vendeve. Në epokën e re, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Pala kineze dëshiron të forcoje koordinimin me palën shqiptare për të forcuar marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen”, tha ambasadorja e Kinës në Shqipëri,” –u shpreh ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Çunxue.

Veprat e ekspozuara janë të realizuara në mediumin e akuarelit, nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaoçeng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing etj.

Në telajot e këtyre artistëve mbizotron natyra, folklori dhe pejzashi.

“Kemi disa muaj që po punojmë. Kemi ftuar absolutisht artisët më me zë ndërkombëtarisht. Janë punime që i kanë bërë gjatë udhëtimit në Shqipëri. Është një ekspozitë e mbajtur kryesisht në teknikën e akuarelit. Do jetë një ekspozitë që do të qëndroje një javë e hapur,” –tha kuratori Helidon Haliti.

Java kulturore Kineze do të zgjasë deri më 28 shtator ndërkohë përgjatë ditëve do të zhvillohen koncerte, lojëra argëtuese, demonstrime të kaligrafisë kineze, ndërsa do të ofrohet një gamë e gjerë pjatash tradicionale kineze.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Java Kultuore Kineze, hapet në Tiranë ekspozita “Miqtë, arti dhe historia” appeared first on Euronews Albania.

Trump apo Harris? Sondazhi i zgjedhjeve në SHBA, kush kryeson

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:21

Votuesit në SHBA do të shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Pyetja kryesore është – Amerikën do ta qeverisë një presidente grua, apo Trump do të ketë fatin të marrë një mandat të dytë?

Në muajt përpara vendimit të Biden për t’u larguar, sondazhet treguan vazhdimisht se ai ishte pas ish-presidentit Trump. Por gara u bë më e egër kur Harris zbriti në fushëbetejë.

Tani për tani, sondazhet tregojnë se Trump dhe Harris janë në kufinj shumë të ngushtë në shtatë shtete, gjë që e bën të vështirë të dihet se kush është në të vërtetë duke udhëhequr garën.

Sondazhet e fundit tregojnë se Harris kryeson me 48%, kundrejt Trump me 46%.

Harris ka arritur disa fitore të vogla dhe ndërkohë që mesatarja e saj në sondazhe nuk ka lëvizur shumë, epërsia e saj u rrit pak nga 2.5 përqind në ditën e debatit me Trump, në 2.9 përqind një javë më vonë.

Kjo fitore e vogël përfshin Pensilvaninë, e cila është thelbësore pasi ka numrin më të madh të votave elektorale të ofruar dhe për këtë arsye e bën më të lehtë për fituesin të arrijë 270 votat e nevojshme.

Pensilvania, Michigani dhe Wisconsin kishin qenë të gjitha bastionet e demokratëve, kjo përpara se Trump t’i kthente “të kuqe” në rrugën e tij për të fituar presidencën në 2016.

Biden i rimori ato në 2020 dhe nëse Harris mund të bëjë të njëjtën gjë këtë vit, atëherë ajo do të jetë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump apo Harris? Sondazhi i zgjedhjeve në SHBA, kush kryeson appeared first on Euronews Albania.

Sarandë | Mungesat në industrinë e turizmit, nxënësit drejt arsimit profesional

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 16:05

Kërkesa e tregut të punësnë Sarandë,  për më shumë profesionist në industrinë e turizmit, po nxit të rinjtë që mbarojnë arsimin e detyruar 9 vjeçar t’i drejtohen gjithnjë e më shumë arsimit të mesëm profesional.

Pasioni për kuzhinën dhe mundësitë e punësimit me paga të kënaqshme ne sektorin e turizmit   e shtynë Kristinën që këtë vit shkollor të zgjidhte degën e “Hoteleri Turizmit” , në shkollën e mesme profesionale Antoni Athanas.

“Erdha këtu sepse më shtyhu kuzhina dhe hoteleria, ngaqë kam pasionet si hoteleria , kuzhina, recepsion, kamarjere, janë punët që mua më kanë pëlqyer gjithmonë, dhe kam pasur dëshirë të vija në këtë shkollë sepse më jep mundësi shumë të mira për një punë shumë të mirë që të kem në të ardhmen,” –u  shpreh një nxënëse.

“Ky vit shkollor ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi rritje rreth 30% të numrit të nxënësve që janë regjistruar në vitin e parë dhe një pjesë e mirë janë vajza të cilat sivjet janë 50% më shumë se viti i kaluar të vajzave që na kanë ardhur në vitin e parë dhe është një kënaqësi sepse duam ti afrojmë sa më shumë vajzat në arsimin profesional. Edhe në klasa të tjera ka nxënës që për një arsye ose një tjetër kishin ndërprerë studimet, janë rikthyer rreth 7 veta në klasat e tjera,”- tha Rudina Liçaj, drejtoresha e shkollës së mesme “Antoni Athanas”.

Rritja e numrit të nxënësve ka rritur edhe nevojën për zgjerim të degëve profesionale. Për vitin shkollor 2024-2025 është hapur dega 2 vjecare pas arsimit të mesëm “ Ndërmjetesim i pasurive të paluajtshme”, dhe deri më tani numri i rregjistrimeve është i kënaqshëm.

Shkolla e mesme profesionalë në Sarandë po synon të kthehet në një qendër të formimit  profesional.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sarandë | Mungesat në industrinë e turizmit, nxënësit drejt arsimit profesional appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Serbi| Vetura ushtarake përplas mjetin, humbin jetën 5 persona, lëndohet një tjetër

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në të cilin janë përplasur një veturë e ushtrisë serbe dhe një veturë pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pesë persona dhe një është lënduar rëndë.

Drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerët,  D.L. 33 vjeç , L.L. 10 vjeç, L.L. 7 vjeç, M.L. 1 vjeç dhe D.K. 27 vjeç, kanë mbetur të vdekur, ndërsa M.L. 32vjeç ka pësuar lëndime të rënda.

Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në publik, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike ndaluan shoferin M.V (54), i cili drejtonte veturën e  ushtrisë.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës .

Pas disa orësh ndërprerjeje, rruga është rihapur për qarkullim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbi| Vetura ushtarake përplas mjetin, humbin jetën 5 persona, lëndohet një tjetër appeared first on Euronews Albania.

❌
❌