Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

“Frikë” në Iran, Khamenei zhvendoset në vend të sigurt

By: fra nc
28 September 2024 at 14:02

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

Zyrtarët e Hezbollahut nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Nasrallahut. Por, një burim i afërt me Hezbollahun tha më të shtunën se e kanë humbur kontaktin me Nasrallahun nga e premtja.

“Kontakti me Sayyed Hassan Nasrallah ka humbur që nga mbrëmja e së premtes”, tha një burim anonim për AFP, pa konfirmuar nëse Nasrallah ishte vrarë.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se “nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë”, nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Frikë” në Iran, Khamenei zhvendoset në vend të sigurt appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Kosovë, vajza e mitur përdhunohet nga dy persona

By: fra nc
28 September 2024 at 13:21

Një vajzë e mitur, dyshohet se është përdhunuar nga dy persona në Kosovë. Sipas informacioneve parparake, bëhet me dije se edhe njëri nga personat e përfshirë në abuzim është i mitur.

Rasti është raportuar në polici më 26 shtator në qytetin e Suharekës. Sipas Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Policia ka mundur të arrestojë njërin nga personat e përfshirë në ngjarje, ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E rëndë në Kosovë, vajza e mitur përdhunohet nga dy persona appeared first on Euronews Albania.

Sulmi masiv i Izraelit në Bejrut, reagon lideri suprem i Iranit Ayatollah Khamenei

By: fra nc
28 September 2024 at 13:11

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar në lidhje me bombardimet masive të Izraelit në jugin e Libanit, përfshirë Beirutin.

Lideri iranian deklaroi se Libani do ta bëjë Izraelin të “pendohet për veprimet e tij”.

“Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës, me Hezbollahun në ballë”, tha Khamenei.

“Forcat e rezistencës” të cilës i referohet Khamenei, duket se janë referencë për Boshtin e Rezistencës, koalicionin e grupeve të armatosura të lidhura me Iranin, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Houthitë e Jemenit.

“Banda terroriste që sundon regjimin sionist nuk mësoi nga lufta e tyre kriminale njëvjeçare në Gaza dhe nuk arriti të kuptonte se vrasja masive e grave, fëmijëve dhe civilëve nuk mund të ndikojë në ndërtimin e fortë të organizatës së rezistencës dhe ta shkatërrojë atë” ka shtuar Khamenei.

“Tani ata po provojnë të njëjtën politikë marrëzie në Liban.”

Ai shtoi se Izraeli është “shumë i vogël” për t’i shkaktuar dëme të konsiderueshme Hezbollahut, pavarësisht se Izraeli pretendonte se kishte vrarë liderin e grupit, Hassan Nasrallah.

“Të gjitha forcat e rezistencës të rajonit janë me Hezbollahun dhe e mbështesin atë”.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e kësaj të shtune se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra gjatë sulmeve ajrore në Beirut.

“Hassan Nasrallah nuk do e shqetësojë më botën”, shkroi ushtria izraelite në platformën X.

Vdekja e Nasrallah nuk është konfirmuar ende nga grupi militant i Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi masiv i Izraelit në Bejrut, reagon lideri suprem i Iranit Ayatollah Khamenei appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

By: fra nc
28 September 2024 at 12:57

Këtë të shrtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së dhe veprimtari politik, Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpirti i tij, u prehtë në parajsën e paskaj”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Lajçak: I çmoj rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

By: fra nc
28 September 2024 at 12:39

I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se i vlerëson mendimet dhe rekomandimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për mënyrën se si Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes vete.

Ai tha se u takua me presidenten Osmani në Nju Jork për të diskutuar për gjendjen e tanishme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, megjithatë, nuk shpjegoi se cilat ishin mendimet apo rekomandimet e Osmanit për zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja.

Si Osmani ashtu edhe Lajçaku qëndruan në SHBA këtë javë, ku liderët botërorë u mblodhën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Emisari evropian u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku së bashku me të dhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, diskutuan për dialogun.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në Bruksel për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe pastaj Aneksin për zbatimin e saj në Ohër në fillim të vitit 2023.

Ajo ka mbetur e pazbatuar prej atëherë, megjithatë, edhe pse Bashkimi Evropian thotë se marrëveshja është detyrim për të dyja palët.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.

Marrëveshja e përbërë prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Ky proces mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja.

Rishtazi, SHBA-ja u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve.

Rundet e dialogut rishtazi në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë dhënë rezultate konkrete, derisa në atë më të fundit më 17 shtator, kryenegociatorët nuk zhvilluan takim trepalësh për shkak të mospajtimeve që kishin për temat e diskutimit.

Ndërsa, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt shtatorin e vitit të kaluar./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lajçak: I çmoj rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Euronews Albania.

A do të zëvendësojë Salianjin si drejtues politik në Elbasan? Flet Jorida Tabaku

By: fra nc
28 September 2024 at 12:30

Në një intervistë të dhënë këtë të shtunë në Euronews Albania, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u pyet nëse do të pranonte të zëvendësonte Ervin Salianjin si drejtues politik të Partisë Demokratike në Elbasan.

Tabaku u shpreh se vendimmarrja për drejtuesit politikë është ekskluzivitet i kryetarit të partisë, duke theksuar: “Drejtuesit politik janë një vendimmarrje statuore e kryetarit të partisë dhe le t’ia lëmë trupave të Partisë Demokratike të marrin vendimet e duhura.”

Tabaku u ndal dhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilin e cilësoi si një figurë shumë të rëndësishme dhe të zëshme në Partinë Demokratike, që do mungojë në zgjedhjet e 2025.

E pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar, Tabaku tha se do të nisin protestat ë cilat kishin kohë që diskutoheshin.

“Kjo protestë kishte kohë që diskutohej, por çdo ditë shtohen gjëra të tjera. Sepse protesta qytetare lidhet edhe me situatën ekonomike dhe sociale, por ndërkohë ndodhi burgosja e Ervin Salianjit, moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për deputeten Xhaçka, pra ndodhën faktorë të tjerë që në një moment ku ndodhet Shqipëria shpresoj të shkaktojë atë mbështetje popullore që është e nevojshme. Ka pasur shumë kohë që strukturat e PD kërkonin organizimin e një protestë dhe mendoj se është momenti për ta bërë”, tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të zëvendësojë Salianjin si drejtues politik në Elbasan? Flet Jorida Tabaku appeared first on Euronews Albania.

Moment i frikshëm në avionin që u nis nga Prishtina, shpendët i dëmtojnë motorin

By: fra nc
28 September 2024 at 11:25

Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar këtë të shtunë udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg.

Ata u rrezikuan nga dy shpendë të cilat u goditën me motorin e avionit duke shkaktuar probleme në fluturim. Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Prishtinës për shkak të dëmtimeve.

Njëri nga udhëtarët deklaroi për KosovaPress, se ata janë nisur nga Sllatina drejt Hamburgut në orën 8.40, por pas 30 minutave kanë përjetuar një moment të frikshëm.

“Ishim diku mbi malet e Shqipërisë, aeroplani filloi të dridhej, mendova që do të rrezohemi dhe e shtrëngova shumë rripin e sigurisë. Pas 30 minutave udhëtim jemi kthyer sërish në Aeroportin e Prishtinës.

The post Moment i frikshëm në avionin që u nis nga Prishtina, shpendët i dëmtojnë motorin appeared first on Euronews Albania.

Pjesë e grupit kriminal në Shqipëri, arrestohet në Suedi “skafisti” në kërkim

By: fra nc
28 September 2024 at 11:13

Klajdi Kondo alias Klajdi Meto është arestuar në Suedi për llogari të drejtësisë shqiptare.

34-vjeçari rezulton një person në kërkim  ndërkombëtar, pasi shkalla e parë e GJKKO i ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve me skaf drejt Italisë në vitet 2021-2022.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve  të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesë e grupit kriminal në Shqipëri, arrestohet në Suedi “skafisti” në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë

By: fra nc
28 September 2024 at 10:59

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Nasrallah – i cili thuhet se ishte objektivi i sulmit ajror të së premtes në Bejrut, nuk është parë në publik për vite me radhë për shkak të frikës se mund të vritet nga Izraeli.

Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin,ai  luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot , dhe mbetet i nderuar nga mbështetësit e grupit.

Ai drejtoi evolucionin e Hezbollahut nga një milici e themeluar për të luftuar trupat izraelite që pushtuan Libanin në një forcë ushtarake më të fortë se ushtria libaneze, një ndërmjetësues fuqie në politikën libaneze, dhe një pjesë kyçe e nxitjes së Iranit për supremacinë rajonale.

Në vitin 1985, Hezbollahu zyrtarisht shpalli themelimin e tij duke botuar një “letër të hapur” që identifikonte SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik si armiqtë kryesorë të Islamit dhe bëri thirrje për “zhdukjen” e Izraelit, për të cilin thoshte se po pushtonte tokat myslimane.

Nasrallah u ngjit në radhët e Hezbollahut ndërsa organizata u rrit. Ai tha se pasi shërbeu si luftëtar u bë drejtues i saj në Baalbek, pastaj në të gjithë rajonin Bekaa, pasuar nga Bejruti.

Ai u bë lider i Hezbollahut në vitin 1992 në moshën 32-vjeçare, pasi paraardhësi i tij Abbas al-Musaëi u vra në një sulm me helikopter izraelit.

Nasrallah gjithashtu menaxhoi një luftë me intensitet të ulët me forcat izraelite që përfundoi me tërheqjen e tyre nga Libani jugor në vitin 2000, megjithëse ai pësoi një humbje personale kur djali i tij i madh Hadi u vra në një përleshje me trupat izraelite.

Pas tërheqjes, Nasrallah shpalli se Hezbollahu kishte arritur fitoren e parë arabe kundër Izraelit. Ai u zotua gjithashtu se Hezbollahu nuk do të çarmatoset, duke thënë se konsideron se i gjithë territori libanez duhet të rikthehet, duke përfshirë zonën e Fermave Shebaa.

Në vitin 2006 militantët e Hezbollahut nisën një sulm ndërkufitar në të cilin u vranë tetë ushtarë izraelitë dhe dy të tjerë u rrëmbyen, duke shkaktuar një përgjigje masive izraelite.

Në vitin 2009, Nasrallah lëshoi ​​një manifest të ri politik që kërkonte të nxirrte në pah “vizionin politik” të Hezbollahut. Ai hoqi referimin për një republikë islamike të gjetur në dokumentin e vitit 1985, por mbajti një linjë të ashpër kundër Izraelit dhe SHBA-së dhe përsëriti se Hezbollahut duhej t’i mbante armët pavarësisht nga një rezolutë e OKB-së që i ndalonte ato në Libanin jugor.

Më 8 tetor 2023 – një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit që shkaktoi luftën në Gaza – luftimet sporadike më parë midis Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan.

Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Në një fjalim në nëntor, Nasrallah tha se sulmi i Hamasit kishte qenë 100 për qind palestinez në aspektin e vendimit dhe ekzekutimit”.

Megjithatë Hezbollah në solidaritet me Hamasin, lëshoi ​​më shumë se 8,000 raketa në veri të Izraelit dhe në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Ai gjithashtu gjuajti raketa antitank në automjete të blinduara dhe sulmoi objektivat ushtarake me dronë shpërthyes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u kundërpërgjigjën me sulme ajrore dhe zjarr tankesh kundër pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

Në fjalimin e tij më të fundit, Nasrallah fajësoi Izraelin për shpërthimin e mijëra aparateve radio të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut, të cilat vranë 39 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë. Ai pranoi se grupi kishte pësuar një “goditje të paprecedentë” dhe premtoi se do të hakmerrej ndaj Izraelit.

Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike sulmet ndaj Hezbollahut, duke nisur valë bombardimesh që vranë afro 800 njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë appeared first on Euronews Albania.

Gjendet i pajetë brenda banesës 60-vjeçari në Gjirokastër, dyshimet e para

By: fra nc
28 September 2024 at 10:34

Një 60-vjeçar në qytetin e Gjirokastrës është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Shërbimi zjarrfikës u njoftua rreth orës 9:15 të kësaj të shtune se 60-vjeçari Andrea Dedi ishte bllokuar në banesën e tij në lagjen “Varosh”.

Ai kishte probleme shëndetdore dhe ishte i paralizuar.

Efektivët zjarrfikës bënë të mundur hapjen e derës së banesës dhe në mjediset e brendshme u gjet 60-vjeçari i cili kishte ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

The post Gjendet i pajetë brenda banesës 60-vjeçari në Gjirokastër, dyshimet e para appeared first on Euronews Albania.

Turizmi, tranzicioni dhe roli i grave në shoqëri, Linda Rama flet për Soon Magazine

By: fra nc
28 September 2024 at 10:20

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Soon Magazine, ku ka ndarë perspektivat e saj mbi zhvillimet e fundit që kanë përfshirë vendin, duke reflektuar mbi tranzicionin historik nga izolimi komunist deri në Shqipërinë e 2024-ës.

Në intervistën e dhënë për gazetarin, Mário de Castro, Linda Rama ofron një analizë të thellë mbi arritjet e Shqipërisë në dekadat e fundit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të grave në këtë periudhë transformuese, por dhe sfidat që mbeten për të ardhmen.

Rama flet gjithashtu për rritjen e interesit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe ndan vizionin e saj për rolin dhe të ardhmen e grave në shoqëri.

Gazetari Mário de Castro flet me superlativa për gruan e kryeministrit, ku thotë se ajo ka një aftësi të veçantë për të ndikuar në mendimet e të tjerëve.

Intervista e publikuar nga Soon Magazine:

Nga Mário de Castro

Ajo ka aftësinë thelbësore për të kaluar mendimet nga një mendje tek tjetra.

E pasionuar dhe e mirë informuar, Linda Rama përherë motivohet nga ndjeshmëria që ka për grupet më të prekshme: gratë, fëmijët, shtresat më të brishta të shoqërisë, personat me aftësi të ndryshe, minoritetet…

Fjalët e Lindës janë të veçanta e kur ajo ju drejtohet, duket si një ftesë për të ardhur dhe për të zbuluar Shqipërinë.

Kush është Linda Rama, gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama?

Linda është ekonomiste, e diplomuar në vitin 1987 në Universitetin e Tiranës, Diplomë Master i Arteve në Ekonomi, dhënë nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Universiteti i Evropës Qendrore (1993), Doktor i Shkencave Ekonomike (1996). Ka qenë Lektore e Financave Ndërkombëtare dhe Financave Publike në Universitetin e Tiranës dhe Lektore e Politikave Publike dhe Menaxhimit të Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës.

Nga viti 1993 deri në vitin 1999, Linda ishte Drejtore e Privatizimit të Kompanive të Mëdha dhe Strategjike dhe Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit me një kontribut të shquar në përshtatjen e reformës së privatizimit masiv, teknikat e privatizimit për kompanitë e mëdha dhe strategjike duke përfshirë ristrukturimin e tyre financiar dhe menaxhimin e rrezikut, krijimin e Regjistrit të Aksioneve dhe Bursës së Tiranës.

Linda është bashkëthemeluese e një prej grupeve të para “think-tank” në Shqipëri: “Qendra e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor” (HDPC) dhe ka qenë një kontribuuese për një kohë të gjatë në aktivitetet e tyre. Ajo është autore, bashkautore dhe eksperte në shumë studime, kërkime dhe dokumente politikash në fushën e Qeverisjes, Zhvillimit Njerëzor, Tregut të Punës, Arsimit, Mirëqenies Sociale, Zhvillimit të Sektorit Privat në Shqipëri dhe rajonin përreth.

Linda Rama është gjithashtu një nga bashkëthemelueset e Aleancës së Fëmijëve Shqiptarë dhe Avokate e “Sky Say Yes For Children” dhe ka një përfshirje të gjatë në aktivizëm për çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, veçanërisht ato të fokusuara në të drejtat e fëmijëve dhe grave.

Linda Rama, si mund ta shpjegoni këtë valë simpatie dhe interesi për Shqipërinë që në fakt po rritet jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën? Shqiptarët dhe solidariteti ecin së bashku dorë për dore?

Në këto 35 vite tranzicion, ne shqiptarët kemi mundur të përballemi me dy sfida historike, të hapim dyert e botës për ne dhe ta sjellim botën në derën tonë.

Etapa e parë filloi në korrik 1990 me mijëra shqiptarë që mbushën oborret e ambasadave në Tiranë dhe hipën në anijet në Durrës për t’i shpëtuar izolimit dhe varfërisë komuniste. Më pas dhe për shumë vite, dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë çdo vit u hodhën në mal, det dhe ajër me padurim për të jetuar ëndrrën evropiane apo amerikane. Ndërmjet përpjekjeve të panumërta, ata ia dolën të fitonin të drejtën e shtetësisë në vendet që zgjodhën të jetonin duke kapërcyer malet dhe detet e paragjykimeve.

Teorikisht, në vitin 1990, së bashku me rënien e izolimit komunist, Shqipëria hapi edhe derën e saj drejt botës. Të parët që erdhën këtu janë institucionet e huaja ndërkombëtare, por dhe pak të huaj që erdhën për punë. Për më tepër, për më shumë se një çerek shekulli, të vetmit turistë në Shqipëri ishin shqiptarët në emigracion kur vizitonin familjet e tyre apo shqiptarët e rajonit. Më kujtohet një bisedë mes kolegëve rreth vitit 2008. Të shqetësuar se bota thuajse nuk na njihte apo edhe kur u përmendëm në mediat ndërkombëtare ishte për shkak të disa keqbërjeve aty-këtu përtej kufirit, po përpiqeshim të zbulonim se si të ndryshoni këtë imazh. Biseduam dhe biseduam derisa një nga kolegët e mi tha: “Mos u mundoni të gjeni një zgjidhje, imazhi i Shqipërisë do të ndryshojë kur Shqipëria të ndryshojë”.

Shqipëria ka ndryshuar. Sot Shqipëria është e vizitueshme, e reklamueshme, e jetueshme. Rritja e valës së simpatisë dhe interesit për Shqipërinë në Evropë dhe në botë për Shqipërinë është sepse Shqipëria sot ofron natyrë, histori, kulturë, shërbime, sport, argëtim, rehati, aventurë, infrastrukturë, arkitekturë, punë dhe siguri. Në Shqipëri je i sigurt kudo dhe nuk ke arsye të ndihesh i pasigurt. Të sjellësh botën në derën e Shqipërisë dhe të bësh të njohur Shqipërinë e vogël në botë, besoj se ka qenë rrugëtimi më i paimagjinueshëm, më i vështirë dhe më i dhimbshëm i tranzicionit, që ka shënuar edhe fundin e izolimit ekstrem komunist. Deri para një dekade ne vazhdonim të ishim në rastin më të mirë një potencial, sot jemi një realitet turistik me shumë potenciale të tjera të pashfrytëzuara ende. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është produkt i prekshëm i vizionit zhvillimor të lidershipit politik dhe i punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë në këto tre dekada postkomuniste.

Si një grua e lindur dhe edukuar në Shqipëri, ju keni bërë një tranzicion të suksesshëm postkomunist. Cili është vizioni juaj për të ardhmen e grave në Shqipëri?

Unë u rrita me një gjyshe që punonte me kohë të plotë në shtëpi, e cila investoi të gjithë talentin, inteligjencën dhe autoritetin e saj në familje pa pasur kurrë mundësinë për të provuar veten përtej atyre mureve. Nëna ime është gruaja tipike e realizmit socialist. Ajo punonte në punë dhe në shtëpi, pa e hequr kurrë vëmendjen dhe kujdesin për mirëqenien tonë, duke na inkurajuar të arsimohemi dhe duke na rrënjosur ndjenjën e punës dhe përgjegjësisë. Jeta për gratë në komunizëm ishte e vështirë dhe e mundimshme deri në atë pikë sa çdo grua në ato dekada meritonte të quhej heroinë. Nëna ime ka bërë vetëm një punë gjatë gjithë jetës së saj, punën e zgjedhur nga shteti për të. Ndërsa e shoh sot, që është mbi të tetëdhjetat, sesi arrin të përfitojë të gjitha avantazhet që krijon teknologjia për informacion, komunikim dhe zgjidhje, më vjen keq që nuk pati mundësinë të zbulonte veten dhe të përdorte të gjithë potencialin e saj.

Megjithatë, mamaja ime pati fatin t’i shihte vajzat e saj më të arsimuara se ajo, që bënin punën që zgjodhën të bënin dhe jo çfarë shteti apo ideologjie do të kishte zgjedhur për to dhe që ia dolën të përballonin një tranzicion jashtëzakonisht të vështirë në çdo kuptim. Ndërsa, për vajzën time dhe dy mbesat, spektri i të drejtave është i pakrahasueshëm dhe po aq i pakrahasueshëm është ai i mundësive ku mund të lundrojnë dhe të jetojnë ëndrrat dhe pasionet e tyre. Ajo që përshkrova shumë shkurt më sipër është zhvilluar në kontekste shumë komplekse dhe të vështira me përpjekje gjigante për të arritur botën e qytetëruar duke luftuar çdo ditë me të kaluarën e komplikuar otomano-komuniste.

Sot ka ende vajza dhe gra që përdridhen në kthetrat e kësaj të shkuare, ashtu siç ka një ushtri të madhe vajzash dhe grash të angazhuara në arsim, shëndetësi, shërbime sociale, drejtësi, art e kulturë dhe deri në nivelet më të larta të administratës publike, qeverisjes dhe politikëbërjes. Një përparim kaq i qartë dhe një fuqi kaq e madhe e kësaj ushtrie më bën të besoj se të gjitha vajzat dhe gratë e së ardhmes do të kenë kaluar pragun e nënshtrimit dhe do të jenë të afta të bëjnë jetën që zgjodhën dhe jo atë të zgjedhur për to. Ndërkohë, asnjë vizion për të ardhmen e grave nuk mund të ndahet nga vizioni i të ardhmes për djemtë. Ka ardhur koha të flasim njëlloj si për të ardhmen e vajzave ashtu edhe të djemve.

The post Turizmi, tranzicioni dhe roli i grave në shoqëri, Linda Rama flet për Soon Magazine appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

By: fra nc
27 September 2024 at 17:11

Të gjithë e dimë se magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë procesesh që ndodhin në organizëm.

Ai ka rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit kockor, ndikon pozitivisht në funksionimin normal të zemrës, parandalon krizat e migrenës dhe përmirëson humorin. Shpesh, në ditët e sotme dëgjojmë kudo: merr suplemente me magnez, konsumoni ushqime që përmbajnë magnez; magnezi është i mirë për këtë, magnezi është i mirë për atë.

Më në fund, vjen Magne D’Oro nga Fortex, një suplement ushqimor që kombinon magnezin me një sërë vitaminash të nevojshme për proceset në organizëm.

Magne D’Oro kontribuon në:

  • metabolizmin dhe prodhimin normal të energjisë;
  • rikthimin e ekuilibrit elektrolitik;
  • sintezën normale të proteinave;
  • reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes;
  • funksionimin normal të muskujve, përfshirë në rastet e ngërçeve muskulore pas ushtrimeve fizike;
  • funksionimin normal të sistemit nervor;
  • ruajtjen e funksionit normal mendor;
  • funksionimin normal të veshkave;
  • ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe dhëmbëve;
  • funksionimin optimal të sistemit imunitar.

Magne D’Oro rekomandohet të pihet një bustinë në ditë. Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara, dhe gjendet në çdo farmaci.

The post Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro appeared first on Euronews Albania.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë

By: fra nc
27 September 2024 at 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje për ngritjen e standardeve zgjedhore në të dyja vendet, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës institucionale dhe modernizimit të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe komisionari shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëra-tjetrën me logjistikë zgjedhore, organizimi i punëtorive të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit për praktikat dhe teknologjitë inovative me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore.

KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të vazhdojnë ta mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore, si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre, thuhet në njoftim.

The post Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat

By: fra nc
27 September 2024 at 15:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar i zemëruar ndaj lajmeve se anëtarësimi i vendit të tij në BE do të hasë një pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.

Hristijan Mickoski ka deklaruar se BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se Brukseli kishte vendosur të avanconte procesin me Shqipërinë, veçmas nga Maqedonia e Veriut.

BE i nisi bisedimet e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit në 2022-shin, por përpjekja e Shkupit u bllokua nga përplasja me Bullgarinë për historinë, gjuhën dhe kulturën.

Për të tejkaluar ngërçin, ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.

Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “në kufijtë e ekzistencës”.

“Nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë ne presim mirëkuptim dhe një proces të drejtë e të lirë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona të pasqyruara në dokumentin e Kushtetutës”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Rruga evropiane e vendit u bllokua disa vite më parë edhe nga Greqia, për shkak të përplasjeve mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore. Kontesti u zgjidh në 2018-n me Maqedoninë që ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat appeared first on Euronews Albania.

PL deklaratë për dënimin e Salianjit: Më 6 tetor të tregojmë se populli s’dorëzohet

By: fra nc
27 September 2024 at 15:03

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj dënimit të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e cilësuar këtë vendim si një hakmarrje politike dhe një goditje të pluralizmit në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratën e dhënë akuzoi qeverinë dhe sistemin e drejtësisë si të kontrolluar nga interesat kriminale.

Blushi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 6 tetorit, që opozita pritet të organizojë kundër vendimit për dënimin e deputetit demokrat.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Edi Rama është faktuar se korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal dhe pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas dhe në anën tjetër pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur në flagrancë, vijon me firmë të kundraligjshme dhe i pashqetësuar nga “drejtësia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

LEXONI GJITHASHTU:

The post PL deklaratë për dënimin e Salianjit: Më 6 tetor të tregojmë se populli s’dorëzohet appeared first on Euronews Albania.

Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit

By: fra nc
27 September 2024 at 14:47

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, ku është diskutuar reagimi opozitar për arrestimin e Ervin Salianjit, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli i Jurisdiksionit të Përgjithshëm.

Burime bëjnë me dije se në mbledhje u diskutua ngujimi i deputetëve të PD-së në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit.

Parimisht, deputetët janë shprehur dakord për ndërmarrjen e këtij akti politik, por ende nuk ka një vendim grupi në lidhje me këtë çështje.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është Ervin Salianji ai që nuk është bindur deri më tani për ngujimin e deputetëve në seli për të mos lejuar arrestimin e tij.

Deputetët e PD-së nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi e cilësojnë dënimin e Salianjit si një hakmarrje nga maxhoranca pas denoncimit të vëllait të deputetit Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit appeared first on Euronews Albania.

​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

By: fra nc
27 September 2024 at 13:54

Grupi i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët,” ka reaguar ashpër pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2027.

Në reagimin e tyre, ndër të tjera, ata kanë thënë se “po shkelet me dy këmbë mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane.”

Ky është reagimi i plotë i “Dardanëve” pa ndërhyrje:

Dikush ka vendosur që ta normalizojë bashkëpunimin me të ashtuquajturit serbë dhe të ashtuquajturën Serbi si kurrgjë hiç, duke shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane.

Pak ditë pasi kujtuam si popull rënien në detyrë të heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale të çetnikëve të furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur të bashkëpunojnë me Serbinë për bashkëorganizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Bashkëpunojnë me federatën e atyre që nuk shqiptojnë asnjë dënim kur çdo javë klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e Serbisë apo kur tifozët e klubeve të Beogradit bëhen nxitës e motivues për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, gjë që më pas u përpoq të ndodhë me një grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike të Republikës, të cilët treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë në çdo pëllëmbë të tij. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje.

Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë!

The post ​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21 appeared first on Euronews Albania.

Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici

By: fra nc
27 September 2024 at 13:19

Një vajzë e moshës 20-vjeçare ka humbur kontaktete me familjarët ditën e enjte.

Rasti është kallëzuar në polici nga e ëma e 20-vjeçares e cila ka pohuar përpara uniformave blu se e bija është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas saj 20-vjeçarja vuan nga problem të shëndetit mendor.

Policia vijon punën për gjejen e 20-vjeçares, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici appeared first on Euronews Albania.

Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro

By: fra nc
27 September 2024 at 12:53

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës ka vizituar një burg në Gjilan të Kosovës ku vendi i tij synon të dërgojë deri në 300 të burgosur për të lehtësuar mbipopullimin në sistemin e burgjeve daneze.

Duke folur së bashku me homologen e tij  Albulena Haxhiu,  Hummelgaard  e vlerësoi marrëveshjen një “bashkëpunim të frytshëm” midis dy vendeve.

“Ne kemi ardhur në Kosovë për të asistuar dhe për të ndihmuar burgjet dhe objektet e paraburgimit të Kosovës. Kjo është një ndihmë shumë e madhe për Danimarkën në një kohë kur kemi burgje të mbipopulluara, cka është një sfidë në vendin tonë.Kjo vizitë shënon zbatimin praktik të projektit”, deklaroi Peter Hummelgaard, ministri i Drejtësisë së Danimarkës.

Marrëveshja, e cila fillimisht u nënshkrua në vitin 2021, u bë traktat vetëm në fillim të këtij viti kur u miratua nga parlamenti i Kosovës.

Prishtina do  t’i japë Kopenhagës 300 qeli burgu me qira. Danimarka do të jetë përgjegjëse për punën e modernizimit në mënyrë që objekti të jetë në përputhje me standardet daneze.  Nga kjo marrëveshje Kosova fiton 15 milionë euro në vit. Por vendimi për të zhvendosur të burgosurit në burgun e Kosovës ka ngritur shqetësime në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro appeared first on Euronews Albania.

Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur

By: fra nc
27 September 2024 at 11:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një deklaratë që duket se është e fundit përpara ekzekutimit të vendimit të gjykatës, që do ta çojë atë në burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji falenderon mbështetësit që i kanë qëndruar afër dhe nënvizon se beteja e tyre për një Shqipëri më të mirë do të vijojë.

Deputeti i PD e cilëson vendimin për burgosjen e tij si një vendim politik, që u mor për shkak të denoncimeve që ai i bëri pushtetit të kryeministrit.

Por sipas tij, përndjekja nuk do të mund ta mbyllë dot gojën as atij, as opozitës, për të denoncuar lidhjet e politikës me krimin, por dhe aferat korruptive të qeverisë.

Deklarata e Ervin Salianjit:

Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund për mbështetjen tuaj, për solidaritetin me praninë, telefonatat dhe mesazhet. Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë. Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar dhe për të çuar deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rendin, heshtjen dhe mbylljen e gojës.

Dhe për këtë, garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite. E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit dhe i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij; sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetin.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt dhe do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime.

The post Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur appeared first on Euronews Albania.

❌
❌