Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e opozitës, mjekja tregon gjendjen e nënës me foshnjën

8 October 2024 at 15:27

Një grua shtatzënë e ka kryer dje procesin e lindjes në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës.

Eliona Demaliaj drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ tregon gjendjen shëndetësore të nënës dhe vajzës së porsalindur. Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.

“Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.

Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj. Po ashtu drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Gerladinë thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord.

Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet. Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël.

The post Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e opozitës, mjekja tregon gjendjen e nënës me foshnjën appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e 7-tetorit/ Tedi Blushi: Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar me çdo çmim ‘narkoshtetin’

8 October 2024 at 15:25

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, të thirrur nga opozita. Blushi shkruan se efektivët e policisë mbrojnë Ramën dhe kanë tentuar të djegin protestuesit, teksa e shoqëron postimin e tij me pamje nga protesta ku pati dhe episode tensioni mes protestuesve e efektivëve.

Postimi i plotë i Blushit:

Fytyra e vërtetë kriminale e Narkopolicisë që tentoi mbrëmë të digjte të gjallë protestuesin paqësor!

Këta kriminelë me uniformë, që tentojnë të marrin jetë njerëzish për të mbajtur me gjak në pushtet, Kryehajdutin, Kryebanditin dhe Kryetradhëtarin e kombit, Edi Rama, e kanë personale me qytetarët dhe me opozitën.

Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar pa mëshirë dhe me çdo çmim Narkoshtetin.

The post Protesta e 7-tetorit/ Tedi Blushi: Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar me çdo çmim ‘narkoshtetin’ appeared first on Sot News | Lajme.

Konkursi për drejtorët e Policisë, ja kriteri që duhet të kenë për t’u bërë pjesë

8 October 2024 at 15:21

Të mërkurën pritet të miratohet udhëzimi i përgjzgjedhjes së 12 drejtuesvë të rinj të policisë në qarqe. Sipas burimeve, edhe drejtuesit aktual që duan të mbajnë postin e tyre duhet të konkurojnë. Bëhet me dije se edhe drejtuesit e departamenteve do t’i nënshtrohen të njëjtit proces dhe në fund do të jetë një komision me zyrtarët e policisë, ai që do të vendosi.

Kriteret për të marrë pjesë në konkursin për drejtues policie janë: Pastertia e Figurës, Pasja e Gradës, Eksperienca si dhe Prezantimi me Intervistë. Po ashtu, nëpërmjet këtij konkursi u zgjodh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut në shtator të këtij viti.

The post Konkursi për drejtorët e Policisë, ja kriteri që duhet të kenë për t’u bërë pjesë appeared first on Sot News | Lajme.

Java e dytë e tetorit do sjellë ‘skandale’ dhe…/ Astrologu Pulla bën parashikimin e bujshëm, ja cfarë thonë yjet

8 October 2024 at 15:15

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor për të 12 shenjat e zodiakut për periudhën 7-13 tetor. ”Kjo javë lidhet shumë me Plutonin që do dhe 250 vite të tjera të përsëritet si moment dhe parashikohen ndryshime të mëdha për të gjithë ata që kanë pushtet, çështje ekonomike, skandale, apo dashuri” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se kjo periudhë është shumë fitimprurëse për ata që punojnë drejtë dhe e dinë çfarë bëjnë. Parashikohet një javë me ndryshime drastike apo problematike, por pa bërë panik.

Por si parashikohet kjo javë konkretisht për shenjat?

Dashi

Kjo javë duket disi stresuese për ata që kanë të bëjnë me paranë, apo për ata që janë në role drejtuese. Duhet të keni kujdes në lidhje me firmosje dokumentacioni. Në çëshjet shpirtërore, ka një ndikim të madh të Hënës. Me hyrjen e Mërkurit në Akrep. Dashi do ketë një mundësi në çështjet e financave.

Demi

Kjo javë duket se ka të bëjë shumë me ekonominë, me një ndryshim apo me një blerje. Një çështje ligjore do të zgjidhet javën që vjen, por është mirë që të bisedojnë me personin përgjegjës dhe të zgjidhin problemin. Duhet të kenë kujdes nga fërkime që mund të kenë me njerëz të rëndësishëm. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes mos nxitohen në blerje.

Binjakët

Duhet të jenë të vëmendshëm këtë javë, pasi ndikimi i Jupiterit kthehet në retrogradë dhe do qëndrojë gati katër muaj. Duhet të keni kujdes nga bisedat e bëra privatisht që nuk kanë nevojë të ekspozohen në publik. Në çështjet e punës dhe vazhdimësisë, në këtë javë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Në fushën shpirtërore, është bërë një ndarje, e cila gabimisht mund të ketë ardhur nga thashethemet. Është një moment i mirë për punën dhe karrierën.

Gaforrja

Kjo javë sjell disa pengesa në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën apo probleme që kanë patur në muajin korrik. Tani keni kohën e duhur për të zgjidhur disa probleme, pasi shtatori ka qenë shumë i vështirë për ju. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, çështjet nga e kaluara duhet të zgjidhen në këtë javë, ditën e martë dhe të mërkurë ku koha ka treguar se jeni me fat dhe nuk humbisni njeriun e zemrës.

Luani

Duhet të jenë të vëmendshëm nëse kanë të bëjnë me një çështje kontrate. Duhet të kenë kujdes me firmosjet e kontratave! Është një moment shumë i mirë për ju edhe pse mund të keni probleme, por e drejta do triumfojë, por duhet të jeni të kujdesshëm në banka dhe në kredi. Në çështjet shpitërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe Ujor janë shumë pozitive dhe madje mund të kemi një fejesë.

Virgjëresha

Virgjëreshat duhet të kenë pak kujdes me shëndetin. Janë në një fazë kalimtare që nuk janë aty ku ato do duan të jenë. Duhet të bëjnë as sa duhet, jo më tepër, pra duhet të shohin mirë mundësitë. Është një moment i pafavorshëm me Uranin shpërthyes, por do ia dalin. Duhet të kenë kujdes në çështjet e tyre emocionale në këtë javë. Para që u mungojnë, këtë javë do përpiqen t’i zëvendësojnë. Në anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Peshk, Gaforre dhe Bricjap.

Peshorja

Kjo javë ka nisur pak me dhimbje koke për një problematikë ekonomike, por këto janë gjëra kalimtare. Koha dhe momenti është tani sa i takon ndryshimeve dhe stabilizimit. Në fushën e biznesit, do nisin një biznes të ri, por duhet të bëjnë më parë një studim tregu. Në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Dash janë ideale.

Akrepi

Fillojnë të kenë tani një ndikim shumë favorizues, pasi fillojnë nga zero dhe arrijnë majat. Është momenti më i mirë i Akrepit për çështjet ekonomike-financiare, para të papritura, një llotari e fitojnë, zgjidhet një çështje ligjore. Është momenti më i mirë i mundshëm, por ajo që do kenë pak kujdes ëahtë fundjava, ndësa kanë mundësi për të shlyer disa detyrime. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Ujor janë perfekte.

Shigjetari

Këtë javë duhet të kenë kujdes nga financat dhe borxhet. Mund të shlyejnë disa detyrime apo mund të marrin një punë të re pikërisht tani. Duhet të jenë të vëmendshëm ditën e mërkurë. Në çështje shpirtërore, lidhjet me Gaforre dhe Ujor janë perfekte. Pak vëmendje nga një udhëtim që do të bëjnë, le ta mendojnë njëherë para se të nisen.

Bricjapi

Janë pak të shqetësuar në lidhje me punën e tyre, por nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi gjërat janë pozitive. Në anën ekonomike-financiare mundësitë janë perfekte. Kanë fatin e madh në ekonomi, në stabilizim dhe në dashuri. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, Shigjetar janë perfekte.

Ujori

Kjo javë është shumë e favorshme, por duket se ka të bëjë me takime e bisedime. Kanë një lodhje ditore, por pa ndonjë problem të madh. Mos u shqetësoni, pasi kjo periudhë është më e mira e mundshme në çdo aspekt. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, një lidhje me Dem dhe Akrep edhe pse ka patur probleme, do të zgjidhet, por qëndroni larg thashethemeve.

Peshqit

Kanë mundësi për disa ndryshime që lidhen me anën ekonomike-financiare, por duhet të kenë kujdes në partneritete. Janë shumë intuitivë në fushën e punës së tyre. Ata që janë në diasporë do të kenë një dritë jeshile në çështje dokumentacioni dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Ata që janë të palidhur kanë një mundësi të mirë për njohjet e reja, sidomos me Dash dhe Virgjëreshë.

The post Java e dytë e tetorit do sjellë ‘skandale’ dhe…/ Astrologu Pulla bën parashikimin e bujshëm, ja cfarë thonë yjet appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi ‘thyen’ heshtjen: Secili merr atë që…

8 October 2024 at 15:10

Këngëtarja e njohur Fifi ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë mendimet e saj për vlerësimin në skenën muzikore dhe estradën shqiptare. Në përgjigje të një pyetje nga ndjekësit, ajo thekson se secili merr atë që i takon, duke përmendur konceptin e “rriskut”. Fifi shton se ajo meriton më shumë, por që vetëm Zoti i Madh e di nëse do të marrë atë që meriton.

Pyetja që ndezi këtë reagim ishte: “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton? Me zërin që e ki ti!”. Përgjigja e saj tregon një qëndrim të qetë dhe besim tek fati, duke lënë të kuptohet se suksesi do të vijë kur të jetë koha e duhur. Ajo u shpreh:

“Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

The post Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi ‘thyen’ heshtjen: Secili merr atë që… appeared first on Sot News | Lajme.

Vladimir Putin feston ditëlindjen, ja urimi që mori nga shoku i tij ngushtë, Kim Jong Un, sa vjeç mbushi presidenti rus

8 October 2024 at 15:08

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin për ditëlindjen e tij të 72-të, duke e cilësuar atë “shok të ngushtë”. Kim shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmirësohen dhe ngrihen në një nivel të ri.

Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Moskës janë forcuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një zhvillim që ka shqetësuar Perëndimin. Kim njoftoi se vendi i tij do të përshpejtojë përpjekjet për t’u bërë një superfuqi ushtarake me armë bërthamore.

The post Vladimir Putin feston ditëlindjen, ja urimi që mori nga shoku i tij ngushtë, Kim Jong Un, sa vjeç mbushi presidenti rus appeared first on Sot News | Lajme.

Helmohen disa banorë në Dibër, mes tyre dhe të mitur, ja detajet e para

8 October 2024 at 15:01

Disa banorë në Dibër kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë shtruar në spital. Sipas burimeve zyrtare, Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

The post Helmohen disa banorë në Dibër, mes tyre dhe të mitur, ja detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Dy vëllezërit shqiptarë vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht, zbardhet dëshmia e babait: Denisi e pranoi, më tha…

8 October 2024 at 14:56

Dy vëllezërit shqiptar që vranë kushëririn e tyre në Kypseli të Greqisë kanë treguar para hetuesve grek se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç.

I mituri Enis Loka, që ka marrë përsipër krimin duke pohuar se goditi kushëririn me thikë në qafë, dhe vëllai i tij 19-vjeçar, Aleksandros, kanë deklaruar abuzimi seksual ndaj tyre ishte arsyeja pse ndërmorën aktin e rëndë.

Gjithashtu është marrë në pyetje edhe babai i dy vëllezërve. Ai është shprehur se kishte kontaktuar me 28-vjeçarin dhe e kishte pyetur nëse ishin të vërteta. Sipas tij, Denis Loka i kishte pranuar akuzat dhe tha se “ishin gabime që i bëmë kur ishim fëmijë…”

Krimi ndodhi rreth orës 22:50, mbrëmjen e së hënës, ndërsa i riu u gjet në tokë mbuluar me gjak nga efektivët e Policisë Rrugore në Patisiot.

The post Dy vëllezërit shqiptarë vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht, zbardhet dëshmia e babait: Denisi e pranoi, më tha… appeared first on Sot News | Lajme.

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos? (Video)

8 October 2024 at 14:46

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund të mos jem dakord me juve tjerave, por me Heidin mund të jem shumë herë e njëjtit mendim ngaqë këtë e kam më afër’.

Andaj kjo deklaratë e saj ka bërë bujë në rrjete sociale duke reaguar një numër i madh i ndjekësve. Sipas tyre kjo ishte një deklaratë ku Bora zbuloi indirekt se Romeo dhe Heidi nuk janë ndarë. Se sa është e vërtetët kjo mbetët për të parë.

The post Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos? (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

‘Fjala të dua më ra si gëzhojë…’/ Çfarë ndodhi? Kjo video e Romeos po bën ‘namin’ në rrjet

8 October 2024 at 14:40

Romeo dhe Heidi, çifti që po bën buj në media rozë. Një video e Romeos teksa po e lexon një poezi po bënë xhiron e rrjetit.

Po pëlqehet dhe komentohet nga ndjekësit e tij dhe jo vetëm. Ndonëse kjo video është nga emisioni i kaluar që Romeo ka bërë, njerëzit tekstin e thënë po ia dedikojnë Heidit. Si qëndron raporti mes tyre ende nuk dihet.

The post ‘Fjala të dua më ra si gëzhojë…’/ Çfarë ndodhi? Kjo video e Romeos po bën ‘namin’ në rrjet appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasjet e “21 Janarit”/ Artan Hoxha flet për përmbajtjen e kasetës: Jepet urdhër, ‘kur të them unë, do qëlloni në mish’

8 October 2024 at 14:36

Artan Hoxha ka folur në “Shqipëria Live” në lidhje me “21 Janarin” dhe dorëzimin e kasetës me audioregjistrim në SPAK. Ai ka folur për përmbajtjen që ka kaseta, dhe sipas tij për urdhrin që është dhënë për të qëlluar me armë ndaj protestuesve.

“Vrasjet nuk erdhën nga policia, materiali tregon cili është instruktazhi që jep drejtuesi i Gardës, që vjen me shkallëzim, ata kanë qenë të instruktuar më parë.

Në momentin kur thotë “bëni armët gati kur t’u them unë do qëlloni në mish”, po të kishte zgjatur dhe 10 sekonda të tjera do ishte bërë kasaphanë. Dhe kaq sa janë vrarë ka qenë dhe kjo me fat, se mund të ishin vrarë dhe 13 të tjerë që kanë qenë të plagosur rëndë. Zjarri është hapur në një gjerësi për të krijuar një kordon sigurie. Nuk e kuptoj pse duhej hapur zjarr në atë momentin, kur protesta ishte në shuarje, protestuesit kishin nisur të largohen.

Kishte shumë elementë që dëshmonin se protesta ishte drejt rënies së intensitetit të saj. Në momentin kur i jepet urdhri ‘qëllo’ komandantit të njësisë speciale, para urdhrit komandanti i Gardës thotë ‘bëni armët gati dhe kur të them unë do qëlloni në mish’, dhe i thotë ‘ky është urdhër’. Për 7 sekonda dëgjohen breshëritë MP5, 8 të shtëna, dhe pastaj jep urdhër ‘ndaloni’ dhe me gjakftohtësi nuk flitet fare për pasoja, dhe kërkron municion shtesë sepse e kanë konsumuar.

Pse Berisha është përgjegjës? Sepse pas ngjarjes doli dhe tha ‘vrasjet janë bërë nga opozita, Garda nuk përdor armë të tilla’. Mjekët e spitalit të Traumës që dolën menjëherë, thanë që vrasjet janë bërë nga afër dhe me armë që nuk i ka policia… ç’punë kishin mjekët?”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

The post Vrasjet e “21 Janarit”/ Artan Hoxha flet për përmbajtjen e kasetës: Jepet urdhër, ‘kur të them unë, do qëlloni në mish’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Kam një ‘Glock’ në shtëpi”/ Shokon Kamala Harris: Kam qëlluar me armë në…

8 October 2024 at 14:30

Kamala Harris po përforcon ndjeshëm pozitat e saj në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA dhe duket se disa pikë i ka fituar edhe me deklaratat e saj pro përdorimit të armëve. Harris së fundmi ka pranuar se di të qëllojë me armë – fjalë për fjalë ka thënë kështu dhe jo në thonjëza – pasi zv/Presidentja rrëfeu se ka armën e regjistruar në emër të saj.

Zv/Presidentja demokrate në një intervistë për “60 Minutes” të CBS zbuloi të hënën se zotëron një armë gjysmë automatike të llojit “Glock”, me të cilën pranoi se ka qëlluar në mënyrë të sigurt në një poligon qitjeje.

“Unë kam një Glock që e mbaj prej disa kohësh”, tha Harris, teksa iu përgjigj një gazetari që e pyeti nëse ajo posedonte armë.

“A ke qëlluar me të?”, e pyeti gazetari. “Sigurisht që po, në poligonin e qitjes”, u përgjigj ajo duke qeshur dhe duke kujtuar të kaluarën e saj si prokurore.

Deri kohët e fundit, Kamala Harris ishte përpjekur të fshihte faktin se zotëronte një armë, duke u rreshtuar me kampin demokrat që tenton të favorizojë rregullore më të forta për përdorimin e tyre. Më pas në mesin e shtatorit, zv/presidentja e zbuloi në një intervistë për Oprah Winfrey se ajo zotëron një armë, pa specifikuar se cilën, dhe u shpreh asokohe se do të qëllonte çdo person që mund të shkelte në banesën e saj.

Me zgjedhjet e 5 nëntorit në prag, një proces që shihet si garë kokë më kokë me rivalin e saj republikan Donald Trump, ajo është detyruar të mbajë tashmë një qëndrim në një vend si SHBA që ka më shumë armë se sa njerëz në qarkullim.

The post “Kam një ‘Glock’ në shtëpi”/ Shokon Kamala Harris: Kam qëlluar me armë në… appeared first on Sot News | Lajme.

Kaseta e 21 Janarit, në SPAK/ Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’: Serveri para se të fshihej, është kopjuar

8 October 2024 at 14:19

Gazetari Artan Hoxha foli për kasetën e fshehtë që dorëzoi në SPAK. Hoxha bëri deklaratën e fortë, ku tha se serveri para se të fshihej është kopjuar. Në lidhje me vrasjet e katër protestuese të 21 janarit, ai tha se nuk janë kryer nga pakujdesia, ndërsa shtoi se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është e drejtë.

“Është një audio regjistrim një person që ka pasur akses në komunikimin e kanalit të sigurt, të drejtuesve të lartë të Gardës. Ata kishin një kanal të veçante që komunikonin, një person ka pasur akses dhe ka regjistruar atë. Janë regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna.

Garda e Republikës… edhe dje që ishte protesta kanë komunikuar në radio. Kjo për të verifikuar nëse urdhrat kanë qenë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe Kryeministria u mbush dje me kamera. U lyen dhe shtyllat me graso, se protestuesit ngjiteshin atje dhe i hiqnin.

Serverat e 21 janarit u fshinë. Ata e panë, bënë një kopje dhe e fshinë. Serveri i Gardës u tha se nuk filmonte. Kjo është një masë sigurie. Thuhet se vrasjet janë kryer nga pakujdesia. Kur ka qëlluar komandanti i Gardës, kur ka qëlluar shefi i shtabit, që janë të stërvitur… kjo do të thotë që nuk kanë qenë vrasje nga pakujdesia. Vrasjet nuk janë nga pakujdesia, vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është i duhuri”, u shpreh Hoxha.

The post Kaseta e 21 Janarit, në SPAK/ Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’: Serveri para se të fshihej, është kopjuar appeared first on Sot News | Lajme.

Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri?

8 October 2024 at 12:55

Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Në intervistën për “Canape”, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.

Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”. Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.

Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

The post Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri? appeared first on Sot News | Lajme.

“Putin kërcënon Perëndimin”/ Analiza: Çfarë ndodh nëse Rusia ndal eksportet e metaleve të rralla?

8 October 2024 at 12:50

Vladimir Putin po kërcënon Perëndimin të kufizojë eksportet e metaleve të rralla ruse. Cila është rëndësia e këtyre metaleve për BE e SHBA dhe sa e madhe është varësia prej tyre?

Presidenti rus, Putin po kërcënon të kufizojë eksportet e lëndëve të para të rëndësishme si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore. Kjo do të ishte e dhimbshme për SHBA-në dhe BE-në – sepse këto shtete janë pjesërisht të varura nga Rusia. “Furnizimi me një numër mallrash tek ne po kufizohet, dhe ndoshta ne duhet të mendojmë për kufizime të caktuara, për shembull me uranium, titan dhe nikel”, tha presidenti rus Vladimir Putin në mesin e shtatorit dhe udhëzoi qeverinë të shqyrtojë kufizimet e eksportit.

Në vitin 2022, Kremlini u përpoq të ushtronte presion mbi Evropën për dërgesat e gazit. Qëllimi ishte të minonte ndihmën perëndimore për Ukrainën, e cila i reziston luftës agresiore të Rusisë. Kërcënimet e reja nuk janë krejtësisht të parrezikshme, pasi SHBA dhe BE i importojnë lëndët e para të lartpërmendura në sasi të mëdha nga Rusia.

Çfarë roli luan uraniumi rus?

Nuk është rastësi që Putini përmendi të parin uraniumin. Kompania shtetërore Rosatom zotëron mbi 40 për qind të tregut global të uraniumit të pasuruar për termocentralet bërthamore. Askush tjetër nuk ofron uranium të tillë me cilësi të lartë dhe me pasurim të ulët për reaktorët e gjeneratës së re. Kompania amerikane Centrus Energy ishte e para që filloi pasurimin e uraniumit vetë në fund të vitit të kaluar, por vëllimet e prodhimit do të mbeten modeste për një kohë të gjatë. Biznesi kryesor i Centrus Energy është furnizimi me uranium të pasuruar, të cilin e merr nga Rosatom.

Në tregun amerikan Rosatom zotëron më shumë se 20 përqind, në BE rreth 30 përqind. Si blerësi më i madh i uraniumit të pasuruar nga Rusia, SHBA i sjell Rosatom gjysmën e xhiros së fitimit jashtë, rreth dy miliardë dollarë amerikanë në vit. Furnizimet me uranium të Rosatom në BE arrijnë në rreth 500 milionë dollarë amerikanë. Rosatom gjithashtu furnizon karburantin e gatshëm për termocentralet bërthamore të tipit sovjetik dhe rus si edhe ofron shërbime të ndryshme. Sipas informacioneve të saj, kompania nga shitjet globale nRusia,Bota,SHBA,BE,lëndët e para, metalet e rralla,uraniumi,nikeli,titani,varësia nga Rusia total prej 16.4 miliardë dollarë amerikanë mbi katër miliardë dollarë amerikanë i gjeneroi në vendet perëndimore në vitin 2023.

Mënjanohen sanksionet?

Anulimi i biznesit do të ishte i dhimbshëm për të dyja palët. Deri vonë, Rosatom ishte një nga kompanitë e pakta ruse që nuk i nënshtroheshin sanksioneve perëndimore. Në të njëjtën kohë, megjithatë në Perëndim e kanë të qartë se varësitë nga Rusia në drejtim të energjisë bërthamore duhet të reduktohen. Vetëm presidenti hungarez Viktor Orban e sheh ndryshe këtë. Përveç Rosatom-it, uranium në sasi të mëdha pasurojnë edhe dy kompanitë evropiane Urenco dhe Orano. Të dyja po zgjerojnë kapacitetin e tyre për të rritur furnizimet në tregun e rëndësishëm amerikan. Nëse kjo do të ketë sukses, SHBA mund të heqë dorë nga dërgesat ruse në rreth pesë vjet dhe BE-ja pak më vonë, thotë Dmitry Gorchakov, ekspert bërthamor në organizatën ndërkombëtare mjedisore Bellona.

Kohët e fundit, kompanitë amerikane kanë importuar gjithnjë e më shumë uranium të pasuruar nga Kina. Ky është ndoshta uraniumi rus që rishitet, pasi dërgesat e Rusisë për partnerin e saj më të rëndësishëm tregtar Kinën janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022. Kjo tregon se pavarësisht sanksioneve, lëndët e para ruse mund të arrijnë në tregun amerikan edhe nëpërmjet Kinës ose vendeve të tjera.

Si qëndron puna me prodhimin e titanit?

Prodhimi i titanit në Rusi është pothuajse tërësisht në duart e VSMPO-Avisma, një kompani me bazë në qytetin Verkhnyaya Salda në Ural, lidere në këtë fushë. Ajo zotëron rreth 15 për qind të prodhimit global të sfungjerit të titanit, një lëndë e parë nga e cila derdhen shufrat e titanit. Megjithatë, më shumë se gjysma e sfungjerit të titanit të disponueshëm në mbarë botën prodhohet në Kinë, pak më pak se një e katërta në Japoni dhe pothuajse dhjetë për qind në Kazakistan.

Ashtu si Rosatom, VSMPO-Avisma gjithashtu preket nga sanksionet e SHBA-së, por jo nga sanksionet e BE-së. Para luftës në Ukrainë, klientët kryesorë të VSMPO-Avisma jashtë vendit ishin kompania amerikane Boeing dhe prodhuesi evropian i avionëve Airbus. Kompania ruse mbuloi rreth një të tretën e nevojave të Boeing për titan dhe më shumë se gjysmën e nevojave të Airbus. Pas fillimit të luftës në pranverën e vitit 2022, Boeing njoftoi se do të ndërpresë bashkëpunimin me VSMPO-Avisma, dhe Airbus e bëri këtë në dhjetor të atij viti.

Më parë, kreu i Airbus, Guillaume Faury, ishte shprehur kundër masave ndëshkuese pasi kjo do të përbënte sanksione kundër tij. Duke pasur parasysh proceset komplekse të prodhimit në industrinë e hapësirës ajrore dhe varësitë ekzistuese, është pothuajse e pamundur të kalosh pa probleme tek furnizues të tjerë.

Megjithatë, në kushte të caktuara, kompanitë amerikane lejohen të bashkëpunojnë me VSMPO-Avisma. Edhe sanksionet e Kanadasë kundër kompanisë ruse parashikojnë përjashtime, si për prodhuesit e avionëve Bombardier dhe Airbus. Shumë furnizues të Boeing, duke përfshirë prodhuesin francez të komponentëve Safran dhe prodhuesin britanik të motorëve Rolls-Royce, vazhdojnë gjithashtu të marrin titan nga Rusia. Airbus e bëri këtë të paktën deri në nëntor 2023, të dhënat më të fundit tregtare nga baza e të dhënave ImportGenius nuk janë të disponueshme. Eksportet e VSMPO-Avisma në Evropë arritën në 345 milionë dollarë në 2023 krahasuar me 370 milionë dollarë vitin e mëparshëm.

Në kontrast me BE-në, SHBA mund të zvogëlojë më lehtë varësitë nga Rusia, sepse ka kompani që përpunojnë sfungjer titani të importuar, shpjegon Andy Home, ekspert për metalet e rralla dhe kolumnist për agjencinë Reuters. Realisht BE-ja është gjithnjë e më e varur nga SHBA-ja për titan, gjë që bie ndesh me ligjin e BE-së për lëndët e para kritike të miratuar këtë vit. Por BE-ja nuk ka zgjidhje tjetër për momentin.

Kush ka nevojë për nikelin rus?

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në botë, kompania ruse Norilsk Nikel shpëtoi nga sanksionet për një kohë të gjatë. SHBA dhe Britania e Madhe vendosën kufizime vetëm një muaj më parë, diçka që BE-ja nuk e ka bërë ende.

Por eksportet e kësaj kompanie kishin ndryshuar që me fillimin e luftës. Në vitin 2021, mbi 50 për qind e shitjeve të Norilsk Nickel shkonin për Evropën dhe 16 për qind të tjera për Amerikën Veriore dhe Jugore. Pjesa e Azisë ishte vetëm 27 për qind. Në vitin 2023, pjesa e shitjeve për Evropën ra në 24 për qind dhe ajo e Amerikës së Veriut dhe e Jugut ra në dhjetë për qind. Kurse shitjet në Azi u rritën në 54 përqind.

Por riorientimi nga Perëndimi në Lindje nuk është sfida e vetme për këtë kompani ruse. Kërkesa për nikel është rritur ndjeshëm vitet e fundit pasi lënda e parë nevojitet për të prodhuar bateritë litium-jonike për automjetet elektrike. Luhatjet e çmimeve ndodhën jo vetëm për shkak të frikës së sanksioneve kundër eksporteve ruse. Sot çmimi është më i ulët se sa ishte përpara fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Një arsye për këtë është se Indonezia, e cila ka rezerva dukshëm më të mëdha të nikelit se Rusia, hyri papritur në këtë treg.

Për këtë arsye perspektivat e kompanisë ruse, Norilsk Nikel në biznesin e nikelit janë të paqarta, thotë Andy Home nga Reuters. Putin e paralajmëroi qeverinë e tij që të jetë e kujdesshme që të mos bëjë asgjë në dëm të vetin, kur shqyrton kufizimet e mundshme të eksportit për lëndët e para ruse. Të paktën përsa i përket nikelit, Rusia nuk do të jetë në gjendje ta përdorë këtë lëndë të parë si një armë gjeopolitike./DW

The post “Putin kërcënon Perëndimin”/ Analiza: Çfarë ndodh nëse Rusia ndal eksportet e metaleve të rralla? appeared first on Sot News | Lajme.

Kryebashkiakët e Berishës ‘tradhtojnë’ mosbindjen civile, shkojnë në takimin e Ramës

8 October 2024 at 12:43

Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.

Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhëtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?

The post Kryebashkiakët e Berishës ‘tradhtojnë’ mosbindjen civile, shkojnë në takimin e Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Biseda në ‘SKY’ të grupit Bajri-Gjoka/ Njëri do vdesi, se kujt do t’i bi lapsi s’e di, por dikush do iki, Niklaqurët…

8 October 2024 at 12:36

Mes shumë bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, flitet për një seri ngjarje kriminale dhe planet e Bajrit, për të hequr nga qarkullimi Bardhok Pllanaj dhe Dorian Dulin. Komunikimi nis në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, kur SPAK nisi operacionin “Asgjë nuk harrohet”, duke u arrestuar Viktor Imerin e Vlorës dhe persona të tjerë, përfshirë dhe Emiljano Shullazin, për ngjarjen e vrasjes së Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin.

Behari dhe Gjoka, komentojnë operacionin e SPAK duke u shprehur se: “…Viktor Imeri, paska shkuar me kamt e veta në polici…”. Më tej ata vijojnë bisedën duke folur për Dorian Dulin, një personazh ky që Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka e duan të vdekur. Në bisedat e zhviluara në aplikacioknin “Sky”, Behar Bajri shprehet se ka ka ndërtuar një strategji të qartë që ka vetëm një pikësynim, duke treguar se Dorian Duli votimet nuk i ha, pasi i është prerë bileta. Madje Bajri tregon se kanë për t’u vrarë dhe “Niklaqurët e Tomës, pasi me ta mburret ai”.

“…kam qef t’i çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët e Tomës kan me u vra, se këta ka Toma dhe me ta mburret Toma. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

Ndërsa më tej Behari i thotë biznesmenit Pëllumb Gjokës se:

“…por nji ditë, kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai (Ardjani). Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell, e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do t’i bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

Gjoka-Bajri, flasin së bashku duke u shprehur se Dorian Dulit ka mundësi t’ja heqin liçencën e pikave kazinove dhe pikave të basteve, që ka në Shkodër.

Në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Bajrit duke i thënë se: “…Dorit ka mundësi me ja hek liçencën, por mos i thuaj gja “Bushetës…(Nofka e një personazhi të Politikës Shqiptare)”.

Mirëpo sipas kontekstin të bisedës që zhvillohet mes këtyre dy personazheve, duket se Behar Bajrit, nuk i intereson shumë heqja e liçencës Dorian Dulit, por arrestimi i tij.

Behari i shkruan Pëllumbit: “…A thu po e arrestojnë Dorin, se më kan than info këta të shtetit. Tesh nji muaj ka si më kanë thënë. A po e arrestojnë Dorin, këtë p*** motren, se nuk po laj vend me mujt me zen…Kishte ken tesh tek ky “Leksi i Druve…”.

“…Se di…” – i thotë Beharit, Pëllumb Gjoka duke shtuar se: “…ka kush mbron Dorin…”.

Behari ia kthen: “…Kush po e mbron Dorin…?”.

Pëllumbi: “…Pse nuk e di ti…?”

Behari: “…Jo nuk e di…por di që Toma Bardhokun e don të vdekur, kyt e di unë…për Bardhokun se Toma e don të vdekun”.

Pëllumbi: “…Nuk po flasim për Bardhokun…”.

Por Behar Bajri ia kthen se: “…jo kyt nuk e di, Ardjani e di ma mir…se tek ai parkohet më shpesh dhe ato që i ke thënë ti ka shkuar Ardjani ja ka thënë fill Tomës…Dhe Ardjani nuk man gja për vedi, fill me fol…”.

Por Pëllumbi ia kthen: “…E di, por nuk ja kam thanë unë…m’i ka thanë Ardjani…”.

Kurse Behar Gjoka i shkruan më tej se: “…a e ke shok apo asht në dy krahët ai?…se nuk e kuptoj hiq punën e tij…Për Benin (Arben Ndoka), s’kam çfarë flas por Ardjani asht me dy fytyra…”.

Sërish Pëllumbi i thotë Beharit se: “…ai (Ardjan Nikulaj) asht shok me mua, por kur e lyp Toma shkon e rrin me Tomën. Sa i jep naj tokë a naj garazh, bahet me Tomën…Po shok më ka prap…”.

Behari: “…Po e di, jama…. …Jo mu mi ka dhanë dy garazhë dhe nji hymje por me të, nuk jam shok. Veç me dit, e me ble e kam, se për mu kurvë ashtë e kurvë do mbetet…dhe nuk ashtë se i veshi këpucët për të as për vota as për asgja…”.

Pëllumbi: “…Unë nuk rri me dy palë njerëz që nuk shkojnë, unë maj një krah…”.

Por Behari ia kthen se: “…kush man dy krahë…? Ti nuk din gja, se ça asht tu sjell dhe flet në ajër…”.

Ndërsa biznesmeni Gjoka vijon t’i shkruajë Behar Bajrit duke i thënë se: “…Po mirë më shpjego ti që mos të rri në ajër unë….Bardhoku i lyp Dorit me u prish me Tomën…Dori thotë nuk prishem me ta, se e kam për gjithçka…”.

Njëherësh Behar Bajri ia kthen se: “…kam qef ti çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët e Tomës kan me u vra, se këta ka Toma dhe me ta mburret Toma. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se unë votë nuk ka prej meje. Dhe sa për ty nuk jam bukëshkelës dhe nuk rrij kurrë me hasmin tënd as mik nuk e baj kurrë, por janë disa gjara se do ti shpjegoj, se nuk janë ashtu ku ta realizoj, atëherë ke me kuptu. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

Por Behari ia kthen shkurt: “…Hap syt ti për vetin…”.

Ndërsa Behari i thotë: “…unë sytë e hapun i kam tan ditën, i njoh kurvat mirë se kush janë…i haj tan këta kurva. Por ke me i kuptu shumë shpejt dhe nuk të kam cilësu ma pak se vëllai jem dhe nuk të cilësoj ndryshe, por nuk du me të përzi, se këto i kam personale dhe dua ti qoj deri në fund, por nuk dua të dal në s’kenë me ty për asgja. Dhe përsa i përket votive fol ti me kë të duash dhe mua mrapa më ke…se nuk ta kam s’jedh shpinën se nuk jam Ardjani unë. Në muaj të fundit më ke mas vedit, se nuk jam me dy fytyra unë…”.

Pëllumbi ia kthen: “…O vëlla ti e din që unë dua me të pa sipër tanve…”. Unë kur të flas, të flas për të mirë. Me ba me kamngul unë as Ardiani nuk ma sjell shpinën…”.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…nese të vijn këto kurva…O nuk më intereson Ardjani, të baj qa të dojn të rrin dhe me Dorin, s’ka problem se po fiton prej tejet dhe prej vllasë së tij dhe kështu i mbydhi sytë. Por nji ditë kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai. Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do ti bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

Kurse Pëllumbi ia kthen: “…o vëlla hap prej shitjeve, ishalla…”.

Por sërish Behari vijon: “…o vëlla, Bardhokun do vras të parin i her, se i kam planifikuar tana nëse nuk më del në shteg deri në fund të Janarit…”. (Në fakt Bardhok Pllanaj u ekzekutua nga klani “Bajri” në 4 Prill në “Dobraç”). Veç Ardjanit mos i thuaj se pin i gotë, e nuk din ça flet…se ta blen Toma shumë…”.

Pëllumbi: “…Joooo, nuk flas unë, ca më duhet me fol…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…i kyt muj ta po vij e të takoj një natë për qejf e rrijmë, se nuk jam tu lëviz kërkund…”.

“…po hajde të rrimë e flasim, po hap sytë…”- i thotë Pëllumbi, Behar Bajrit.

Ndërsa ky i fundit ia kthen se: “…jam tu nejt veç këtej në qytet ku rrim, po nuk flej gjumë unë jo, i njoh këto kurva. Dhe hala nuk i kam vesh këpucët si me pa këta sa dorën e rand e kam, veç jam tu ble dhe tu pa terren. Kyt vit ta hajn…në janar e mrapa atë herë do të ndryshojë loja, ok…Natën…”.

Pëllumbi: “…shumë mirë je aty, flasim kur të takojm, natën e hap sytë…”./

The post Biseda në ‘SKY’ të grupit Bajri-Gjoka/ Njëri do vdesi, se kujt do t’i bi lapsi s’e di, por dikush do iki, Niklaqurët… appeared first on Sot News | Lajme.

“Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit

8 October 2024 at 12:29

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka pësuar djegie së bashku me babain e saj, nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet. I ati i aktores u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve. Aktorja shprehet se së bashku me protestues të tjerë shkuan për të shuar flakët në trupin e të atit, por pësoi djegie edhe vetë.

Ajo u shpreh se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj u shua pas disa minutash, ndërsa thekson se efektivët “për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit”.

“Babi mund të kishte vdekur sot”, shkruan aktorja, krahas një video ku tregon djegiet në trupit e të atit.

The post “Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit appeared first on Sot News | Lajme.

‘Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet’/ Gazetari jep detaje: Protesta dje një risi, do ‘pushojë’ jeta normale…

8 October 2024 at 12:23

Një ditë pas protestës të opozitës të një dite më parë, gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje të reja në lidhje me atë që pritet të ndodhë me aksionin e PD. Stafa raportoi se aksioni opozitar pritet që të ashpërsohet. Ai tha se protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan pranë selisë së PS-së. Stafa u shpreh se pritet që të ‘pushojë’ edhe jeta normale parlamentare.

Osman Stafa: Funksionarët e lartë të Partisë Demokratike thonë se qëllimi i tyre është arritur, derisa tubimi shkoi në institucionet kryesore, që i akuzojnë se nuk iu shërbejnë qytetarëve. Protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan tek selia e PS. Një protestues u dogj në këmbë.

PD e ka cilësuar protestën dje si paralajmërim, në raport me kërkesën kryesore të opozitës, qeverinë teknike. Mosbindja civile do të vazhdojë. Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet akoma më tej. Edhe në seanca, pritet të mos ketë jetë normale parlamentare.

The post ‘Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet’/ Gazetari jep detaje: Protesta dje një risi, do ‘pushojë’ jeta normale… appeared first on Sot News | Lajme.

Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës

8 October 2024 at 11:43

Policia ka sekuestruar molotovë, flakadanë, çanta me bidona me lëndë djegëse pas protestës së dhunshme të opozitës të hënën, ku mbetën të lënduar disa efektivë dhe protestues. Për dhunën dhe zjarrin është vënë në pranga një person ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht. Mes të proceduarve janë edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

The post Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌