Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream
Before yesterdayMain stream

Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa

16 September 2024 at 18:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën qëndrimet e palëve në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova të reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësorë ndërsa i ftoi palët të përgatisnin qëndrimet përfundimtare. […]

The post Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa appeared first on Reporter.al.

Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun

16 September 2024 at 17:09

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]

The post Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun appeared first on Reporter.al.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

10 September 2024 at 19:43

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën.  “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo […]

The post SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

10 September 2024 at 17:38

Organizata të medias reaguan të alarmuara të hënën dhe të martën, pas publikimit të një serie mesazhesh kërcënuese që Driant Zeneli, i cili sëbashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Ajola Xoxe, është bashkëthemelues i fondacionit “Harabel” bëri ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei. Mesazhet kërcënuese nisën pas publikimit të një shkrimi nga van […]

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei appeared first on Reporter.al.

Kryetarja e AMA-s deklaron se ligji i ka dhënë fuqi mbi rrjetet sociale

4 September 2024 at 19:43

Pasi i tronditi deputetët e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me pamje nga video të publikuara në rrjetin social TikTok – përmbajtja e të cilave siç u kuptua kishte të bënte me përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme, kryetarja e Autoriteti të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi këmbënguli se bashkëpunimi me […]

The post Kryetarja e AMA-s deklaron se ligji i ka dhënë fuqi mbi rrjetet sociale appeared first on Reporter.al.

Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’

3 September 2024 at 11:51

Pak ditë pasi njoftoi nisjen e një bashkëpunimi me rrjetin social TikTok për të denoncuar dhe fshirë “video të dëmshme”, Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi për dhjetëra denoncime që sollën fshirjen nga platforma të 112 videove me përmbajtje piraterie. Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi shkroi në rrjetin social në Facebook se ata nuk e kishin […]

The post Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’ appeared first on Reporter.al.

Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’

29 August 2024 at 10:34

Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh në një takim jashtë radhe më 12 gusht për t'i hapur rrugë transferimit të mbi 21 mijë metrave kullotë në Gjilekë për llogari të projektit strategjik “White Roads Hotel” nën administrimin e Florenc Gjikurisë. Vendimi i Këshillit Bashkiak, i propozuar […]

The post Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’ appeared first on Reporter.al.

Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika

15 August 2024 at 18:42

Në muaj gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik. Përmes draftit të hedhur për […]

The post Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika appeared first on Reporter.al.

EuroNatur ngre alarmin për vrasjen masive të shkurtëzës nga gjuetia e paligjshme

12 August 2024 at 18:07

Në një njoftim të shpërndarë të hënën organizata EuroNatur dhe partnerë të saj në Ballkan vunë alarmin se gjuetia e paligjshme gjatë sezonit të shtegtimit të shkurtëzës drejt Afrikës, rrezikonte seriozisht këtë zog të rrallë. Organizata thotë se çdo vit llogaritet se të paktën 160 mijë shkurtëza vriten ilegalisht në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, […]

The post EuroNatur ngre alarmin për vrasjen masive të shkurtëzës nga gjuetia e paligjshme appeared first on Reporter.al.

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 34 vjeçari

9 August 2024 at 17:55

Një 34-vjeçar, i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës.  Minatori i identifikuar me inicialet N.A, punonte në këtë galeri për nxjerrjen e kromit. “Më datë 09.08.2024, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës shtetasi  […]

The post Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 34 vjeçari appeared first on Reporter.al.

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

9 August 2024 at 17:26

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri […]

The post Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit appeared first on Reporter.al.

Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK

7 August 2024 at 18:00

Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]

The post Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK appeared first on Reporter.al.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe grupit të trafikut të drogës

7 August 2024 at 15:27

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën se kishte mbyllur hetimet dhe se ka dërguar në gjyq çështjen penale ndaj 11 personave, mes të cilëve tre ish-oficerët e policisë Erzen Breçani, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto. Veç tre ish-oficerëve të policisë për gjykim u dërguan çështja ndaj Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Bajram Grabova, […]

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe grupit të trafikut të drogës appeared first on Reporter.al.

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka

2 August 2024 at 18:46

Një prej personave të kërkuar nga drejtësia në Shqipëri, u ekstradua nga Belgjika të premten pasi ishte arrestuar në shkurt. Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-oficerit të policisë Santiago Malko u ekstradua përmes Rinasit. Duka, 37 vjeç, dyshohet si i përfshirë në konfliktet mes grupeve kriminale në Tiranë dhe ishte shpallur në kërkim […]

The post Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka appeared first on Reporter.al.

Trafikonin armë për në Britani, tre të arrestuar 3 në kërkim ndërkombëtar

1 August 2024 at 19:07

Tre persona të akuzuar si të përfshirë në trafikun e armëve u arrestuan të enjten pas urdhërave të arrstit lëshuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tyre që nuk u gjetën në Shqipëri u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, njoftoi se hetimet kishin filluar në […]

The post Trafikonin armë për në Britani, tre të arrestuar 3 në kërkim ndërkombëtar appeared first on Reporter.al.

Pritet ‘koka e Meduzës’ për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja

1 August 2024 at 19:02

Një prej organizatave kriminale më të përfolura në vend është goditur të enjten nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjencitë homolege në Hollandë, Belgjikë e Francë. Operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre. Në një […]

The post Pritet ‘koka e Meduzës’ për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë, pas 7 vitesh hetim dosjen ndaj Klubit të Futbollit Tirana

1 August 2024 at 15:30

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten se kishte dërguar në gjykatë çështjen ndaj presidentit të Klubit të Futbollit Tirana Refik Halili për fshehje të ardhurash. Në akuzës është edhe vetë Klubi i Futbollit Tirana. Në njoftim për shtyp prokuroria thotë se hetimet në këtë rast kanë filluar në vitin 2017 dhe janë mbyllur vetëm pas […]

The post Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë, pas 7 vitesh hetim dosjen ndaj Klubit të Futbollit Tirana appeared first on Reporter.al.

❌
❌