Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:58

Në fshatin Shënmëri , është zbuluar një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare.

Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone.

Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale.

Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave.

Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës Arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Përmet, duke treguar për një shpërndarje të gjerë kulturore në Shqipëri.

Për herë të parë gjetjet e kulturës Arbërore zbulohen në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlerë të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri appeared first on Euronews Albania.

Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:47

Një ligj me të cilin ish-pjesëtarët e ushtrisë maqedonase që kanë luftuar gjatë konfliktit të vitit 2001 në RMV do të merrnin pako sociale, punë, mjete financiare dhe benefite të tjera, ka ndarë politikën në shqiptarë dhe maqedonas.

Pala shqiptare nuk lejon që të rregullohet statusi i ushtarëve maqedonas, pa pasur një ligj kompensimi edhe për pjesëtarët e UÇK-së, duke e ka bllokuar ligjin në Parlament, ndërsa pala maqedonase është bërë bashkë për ta çuar procesin para, madje edhe duke propozuar shkarkimin e deputetes shqiptare Ilire Dauti e cila është kryetare e Komisionit i cili duhet ti jape jetë ligjit.

Deputetët e VMRO DPMNE-së ju bën thirrje deputetëve të LSDM-së që të nënshkruajnë kërkesën deri tek zonja Ilire Dauti për thirrjen e seancës së komisionit me pikë të rendit të ditës.

“Ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e forcave të sigurisë së RMV-së dhe familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar,” – u shpreh deputetja e VMRO DPME-së, Marija Miteva.

Pala shqiptare e ka quajtur këtë ligj, tentim për destabizilim ndërsa koalicioni i partive shqiptare në Qeveri, VLEN, ka kërcënuar se do të prishë koalicionin qeverisës.

“Dilema dhe çështja është se pse LSDM-ja, e cila deri dje luftonte për një koncept qytetar e që arriti rezultate edhe me votat e shqiptarëve, ndërsa në strukturat e saja ka anëtarë të shquar shqiptarë, pse nuk bëri asgjë për këtë sa ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë propozim për “Branitellat”? Mendoj se kjo është politikë ditore dhe i shërben destabilizimit të proceseve dhe shtetit. Pra, janë në sinkron me BDI-në, vetëm që të mos përgjigjen,”-deklaroi zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti.

Përgjigja e kryeministrit, Hristijan Mickoski ndaj kërcënimeve për largimin nga Qeveria ka qenë e shkurtër dhe ironike ku është shprehur saktësisht “Përhajer nga qoftë”.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM ka thënë se ligji nuk ka për qëllim destabilizimin por vetëm përmirësimin e jetës së ushtarëve që kanë sakrifikuar për shtetin.

“Ky projektligj nuk është provokim, as tentativë destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetëm për pjesëtarët e forcave të sigurisë që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001, por për të gjithë ata që vdiqën duke kryer detyrat e tyre në interes dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë,”-sqaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.

Me propozimin e Petrovskës parashikohet rritje e kompensimit financiar për invalidët dhe familjet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, që humbën jetën në konfliktin e vitit 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër| Fermerët e lajthisë kërkojnë mbështetje nga shteti: S’ka fuqi punëtore

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:36

Në këtë sezon fermerët që kultivojnë sipërfaqet e mbjella me lajthi në zonën e Gjirokastrës përballen me veshtirësi për sigurimin e fuqisë punëtore dhe gjetjen e tregut.

Mihal Nasi, një prej kultivuesve shprehet se megjithëse prodhimi është i mbarë lajthia u dëmtua nga temperaturat tejet të larta të stinës së verës.

“Kam mbjellë rreth 8 mijë metër katror  sipërfaqe, janë rreth 1 200 rrënjë jemi në përfundim të procesit të vjeljes dhe njëkohësisht edhe bëjmë pastrimin e tyre për të bërë magazinimin. Prodhimi ka qenë i mirë por jo në masën që mendonim dhe shpresonim  për arsye sepse temperatura ajrore ishte e tillë që i përcëlloi pavarësisht se ne ja kemi bërë  të tëra llojet e shërbimeve,” –shprehet Nasi.

Aktualisht fermrët janë në përfundim të procesit të vjeljes ndërsa po punojnë për pastrimin dhe bërjen gati për tregëtim të prodhimit.

Kultivuesit e lajthisë shprehen se përballen me vështirësi përsa i përket sigurimit të fuqisë punëtore.

“Çdo punë ka vështirësitë e saj dhe kjo do krasitjen, vaditjen, plehërimin, do spërkatjet, ka shumë procese pune, marr punëtorë por sa vete edhe bëhet më e vështirë për punëtorë,” –thotë Nasi.

Fermerët kërkojnë mbështetjen nga shteti për ngritjen e pikave për grumbullimin e lajthisë në mënyrë që çmimi i tregëtimit të saj të jetë i përshtatashëm për të përballuar kostot e kultivimit të sipërfaqeve bujqësore me lajthi.

Përgjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje interesimi i fërmerëve për kultivimin e arrorëve dhe lajthisë në zonën e Gjirokastrës por mbështetja nga shteti do të mundësontë ndihmesën për agropërpunuesit dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Fermerët e lajthisë kërkojnë mbështetje nga shteti: S’ka fuqi punëtore appeared first on Euronews Albania.

Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:22

11% e adoleshentëve raportojnë përdorim problematik të rrjeteve sociale, ndërsa 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat dixhitale.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH, e cila jep alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë digjitale në shëndetin mendor  dhe mirëqënien e adoleshenteve.

Studimi i kryer në 44 vende përfshirë dhe Shqipërinë që përfshiu pothuajse 280,000 adoleshentë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, nxorri në pah se përqindja e adoleshentëve me përdorim problematik të rrjeteve sociale është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022.

Të dhënat flasin për 34% të adoleshentëve të cilët luajnë lojëra dixhitale çdo ditë, dhe 22% prej tyre kalojnë të paktën 4 orë duke luajtur në ditët kur angazhohen në lojëra.

Ndërsa shumica e adoleshentëve nuk përjetojnë probleme, 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat, me djemtë më të prirur sesa vajzat.

Këto shifra ngrejnë shqetësime të mëdha për ndikimin e teknologjisë dixhitale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e adoleshentëve, duke kërkuar veprime të menjëhershme për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përdorimin e shëndetshëm të këtyre teknologjive.

Tabelë studimi

Përdorimi i rjeteve sociale nga adoleshentët:

Viti 2018   7%

Viti 2022 11%

Përdorimi i lojrave digjitale:

34% luajnë çdo ditë

22% luajnë të paktën 4 orë në ditë

LEXONI GJITHASHTU:

The post Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 13:46

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në një intervistë se lufta me Rusinë mund të përfundojë më shpejt se sa mendohet.

“Unë mendoj se ne jemi më afër paqes sesa mendojmë. Ne vetëm duhet të jemi shumë të fortë, shumë të fortë,” -theksoi ai për median ABC News.

Zelensky tha gjithashtu se plani i fitores që ai do t’i paraqesë presidentit amerikan Joe Biden këtë javë do të kërkojë nga aleatët e Ukrainës që të “forcojnë” ushtrinë ukrainase.

Sipastij, ky plan nuk ka të bëjë me negociatat me Rusinë, por përkundrazi është “një urë për një rrugëdalje diplomatike, për të ndaluar luftën”.

Ai shtoi se Ukraina mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund konfliktit vetëm nëse Kievi vjen nga një “pozicion i fortë”.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po tregohej e kujdesshme në lidhje me raportet e mediave për një plan ukrainas dhe shtoi se konflikti do të përfundonte vetëm kur të arriheshin synimet e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë appeared first on Euronews Albania.

Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 13:05

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe me shkrim që u ishin dërguar njerëzve në vendin skandinav, në të cilët bëhej thirrje për hakmarrje ndaj atyre që e digjnin librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, në vitin 2023.

Autoritetet në Stokholm pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit “e theu bazën e të dhënave” dhe ia doli t’i dërgojë “rreth 15.000 mesazhe në suedisht” gjatë kohës kur ndodhi një valë e djegieve të Kuranit.

Prokurori i lartë Mats Ljungqvist tha se nga një hetim  i kryer nga agjencia suedeze e sigurisë SAPO, thuhet se “ishte shteti iranian ai që, përmes Gardës Rebolucionare Islamike, IRGC, e theu bazën e të dhënave të një kompanie suedeze që kryen shërbime të SMS-ve”.

Emri i kompanisë suedeze për dërgimin e mesazheve me shkrim nuk u bë i ditur.

Autoritetet iraniane nuk i kanë komentuar deri tani akuzat e bëra nga Suedia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit appeared first on Euronews Albania.

Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 12:49

Nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në aktivitetet e nivelit të lartë përgjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se rritja e antisemitizmit kërcënon stabilitetin e shoqërive në mbarë botën, teksa bëri thirrje për vigjilencë.

“Shqipëria është në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar keqkuptimet, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin,” tha ai, duke rikujtuar se Shqipëria adoptoi përkufizimin e antisemitizmit nga IHRA në vitin 2020, dhe u bë vendi i parë me shumicë myslimane që e bëri këtë.

Gjatë fjalës së tij në eventin e Nivelit të Lartë Ministror mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.

“Ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne shprehim shqetësim serioz për narrativat, online dhe offline, që mohojnë ose shtrembërojnë krimet e kryera,” nënvizoi ai.

Takimi i organizuar nga Franca, mblodhi liderë globalë për të diskutuar rritjen alarmante të incidenteve antisemitike në mbarë botën, të përkeqësuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim appeared first on Euronews Albania.

Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 12:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetari i PArtisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar këtë të martë, ku në focus ishin zgjedhet e vitit të ardhshëm.

Ky takim mes dy aleatëve opozitarë, pati fokus procesin zgjedhor në vitin 2025 sepse do të duhet që të dyja palët të arrijnë dakordësi sa i takon modaliteteve se si do të nfahen kandidatët në listat zgjedhore.

Diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se pak ditë më pare kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën appeared first on Euronews Albania.

Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 11:20

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Si rezultat  u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet H. H., 26 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këtyre dy të fundit gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 11:11

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se pret nga Serbia të ndërmarrë hapa të nevojshëm për t’u siguruar që të dyshuarit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të japin llogari.

“BE, në mënyrë të përsëritur, ka shprehur pritjet që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të kapur dhe për t’i sjellë shpejt para drejtësisë kryesit e akteve të dhunës nga ana e protestuesve serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj të vitit 2023. Gjithashtu edhe për sulmet e dhunshme më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës”, tha Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të, mirëpo kjo e funditr i ka mohuar akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria kosovare, Radoiçiç cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari appeared first on Euronews Albania.

Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 10:45

Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të cilët po luftojnë në Ukrainë, përballen me aktakuzë për organizimin e një aktiviteti publik të paautorizuar.

Kjo vjen pas protestës së tyre në fundjavë përballë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, ku kërkuan që burrat e tyre të kthehen në shtëpi.

Gratë u thirrën në një stacion policor dhe u morën në pyetje pasi shpalosën pankarta me kërkesat e tyre.

Ndaj dy prej tyre, Anna Bogatchenko dhe Anastasia Slavik, u ngrit aktakuzë, raporton OVD-Info, një organizatë që vëzhgon shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi.

Protesta në kryeqytetin rus më 21 shtator përkoi me datën e dy vjetëve më parë, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për thirrjen e burrave në atë që zyrtarët rusë e quajnë “operacioni i posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Këto gra kërkuan takim me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, dhe kthimin e të dashurve të tyre nga lufta në Ukrainë.

Pasi ato thanë se do të qëndronin pranë ndërtesës së Ministrisë gjatë natës, policia i shpërndau me forcë, duke i ndaluar përkohësisht disa prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici appeared first on Euronews Albania.

Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 09:52

Një fitues i çmimit Grammy iranian tha të hënën se ai u fal nga vuajtja e një dënimi tre-vjeçar për këngën e tij që u bë himn i protestave të vitit 2022 për iranianen Mahsa Amini.

Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini, ishte një grua iraniane e cila u arrestua e mëpas humbi jetën në Teheran për kundërshtimin e hixhabit të detyrueshëm.

Shervin Hajipour, të cilit iu dha Grammy në vitin 2023 nga Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, ngarkoi një video në Instagram, duke u dukur i pushtuar nga emocionet dhe duke thënë: “Një urdhër i ri ishte lëshuar në lidhje me amnistinë, dhe përfshinte rastin tim”.

Dy muaj më parë, Hajipour njoftoi se ishte urdhëruar të shkonte në burg për të vuajtur një dënim prej tre vjetësh e tetë muajsh, të cilin gjykata ia dha në mars . Ai kishte vuajtur tashmë disa kohë burgu, por ishte liruar me kusht në 2023 në pritje të vendimit të gjykatës.

Kënga e tij, “Baraye”, fillon me: “Për kërcimin në rrugë, për frikën që ndjejmë kur puthemi”.

Biden i dha Hajipour çmimin e veçantë të meritës për këngën e re të Grammy-t për ndryshime sociale gjatë ceremonisë vitin e kaluar dhe deklaroi: Kjo këngë u bë himni i protestave të Mahsa Amini, një thirrje e fuqishme dhe poetike për liri dhe të drejtat e grave.

Shervin u arrestua, por kjo këngë vazhdon të rezonojë në mbarë botën me temën e saj të fuqishme: Gratë, jeta, liria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin appeared first on Euronews Albania.

“Duket si një dragua!” Hardhuca në pistë ndërpret stërvitjen e F1 në Singapor

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 09:11

Ndërhyrjet e kafshëve në garat e sportit nuk janë të rralla, qofshin qentë në fusha në lojërat e futbollit apo macet në ndeshjet e NFL.

Mirëpo ajo në seancën e fundit të stërvitjes të shtunën përpara Çmimit të Madh të Singaporit të së dielës,ishte më e veçantë, pasi një hardhucë ​ ndaloi garën.

Zvarraniku u fut në qarkun e rrugës Marina Bay, ndërsa makinat kalonin me shpejtësi me shpejtësi të frikshme.

Për të mbrojtur shoferët dhe hardhucën sesioni ishte me flamur të kuq, që do të thotë se të gjithë shoferët duhej të ktheheshin në pistë ndërsa zvarraniku hiqej.

Llogaria zyrtare e Formula 1 X e quajti atë “flamuri i kuq më i çuditshëm ndonjëherë”, ndërsa disa nga shoferët ishin të hutuar nga hardhuca.

Shoferi i Mercedesit, George Russell mund të dëgjohej duke pyetur: “Çfarë në tokë është kjo gjë?” Pasi inxhinierët e tij e informuan se ishte një hardhucë, shoferi britanik u përgjigj: “Çfarë?! Duket si një dragua!”

Nuk është hera e parë që një hardhucë ​​ndërpret garat në Singapor.

Në vitin 2016, Max Verstappen duke qeshur u ankua për një hardhucë ​​gjigante në pistë gjatë stërvitjes, përpara se ajo të largohej nga makinat me shpejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duket si një dragua!” Hardhuca në pistë ndërpret stërvitjen e F1 në Singapor appeared first on Euronews Albania.

Scholz thotë se Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:46

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

“Qeveria i ka marrë disa vendime në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat janë shumë të qarta për mua”, -tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për t’i goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Scholz thotë se Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë appeared first on Euronews Albania.

Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:34

Banka Qendrore e Kinës ka zbuluar një paketë masash që synojnë ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng njoftoi planet për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të lejuar bankat të rrisin kreditimin e tyre.

Kjo vjen pasi një sërë të dhënash kanë rritur pritshmëritë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të humbasë objektivin e saj të rritjes prej 5% këtë vit.

Masat që synojnë të nxisin tregun e pronave të goditur nga kriza e Kinës, që përfshijnë uljen e normave të interesit për hipotekat ekzistuese dhe uljen e parapagimeve minimale për të gjitha llojet e shtëpive në 15%.

Industria e pasurive të paluajtshme në vend po lufton me një rënie që nga viti 2021, duke lënë një numër të madh shtëpish të pashitura dhe projekte ndërtimi të papërfunduara.

Masat e reja stimuluese ekonomike të PBOC vijnë vetëm disa ditë pasi Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit për herë të parë në më shumë se katër vjet me një ulje më të madhe se zakonisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë appeared first on Euronews Albania.

24 fëmijë u vranë në Liban, UNICEF ngre alarmin në botë për sulmet izraelite

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:17

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka shprehur shqetësim të madh për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Liban, veçanërisht pas sulmeve që morën jetën e të paktën 24 fëmijëve.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell shprehu shqetësimin e saj të thellë në një deklaratë për përshkallëzimin e dhunës në Liban dhe Izrael.

“Jam thellësisht e alarmuar nga rritja e vazhdueshme e sulmeve në Liban dhe Izrael, të cilat më herët sot thuhet se kanë marrë jetën e të paktën 24 fëmijëve në Libanin jugor,” tha ajo, duke theksuar se dhuna e intensifikuar përfaqëson një “përshkallëzim të rrezikshëm” për civilët në rajonin.

Ajo vuri në dukje se fëmijët si në Liban ashtu edhe në Izrael po përjetojnë trauma të rënda psikologjike për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe zhvendosjes nga shtëpitë e tyre.

Russell u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët, infrastrukturën, punonjësit humanitarë dhe personelin mjekësor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 24 fëmijë u vranë në Liban, UNICEF ngre alarmin në botë për sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Lindje e Mesme| Izraeli shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 shtator

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:09

Qeveria izraelite të hënën në mbrëmje njoftoi shpalljrn e një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare deri më 30 shtator, kjo mes të sulmeve të saj të përshkallëzuara në Liban dhe zgjerimit të parashikuar të raketave të Hezbollahut në drejtim të Izraelit. 

Ministrat e kabinetit izraelit votuan për të shpallur këtë gjendje në të gjithë Izraelin.

Votimi u bë me telefon, siç u propozua nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.

Ushtrisë i jepen kompetenca për të lëshuar udhëzime për publikun izraelit, duke e lejuar atë të ndalojë tubimet dhe të nxjerrë “udhëzime shtesë të nevojshme për të shpëtuar jetë”.

Radioja e ushtrisë izraelite citoi më herët burime nga ushtaria të thonin se sulmet ajrore në një periferi jugore të Bejrutit kishin shënjestruar Karakin.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të tjera për fatin e tij.

Autoritetet shëndetësore libaneze thanë se të paktën 274 njerëz, përfshirë 21 fëmijë, ishin vrarë dhe 1,024 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite që nga mëngjesi i së hënës, me mijëra civilë të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindje e Mesme| Izraeli shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 shtator appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Parashikimi i Osmanit: Shqipëria copëtohet nëse dhe sunitët kërkojnë shtetin e tyre

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 22:52

Eksperti i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani  ishte i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, mbrëmjën e kësaj të hëne për diskutuar skenarët e mundshëm të planit të kryeministrit rama për ndërtimin e një shteti bektashi.

Sipas tij, lëvizja ishte shumë e qartë dhe e adresuar në dy palë, për presidentin turk, Erdogan dhe gjithashtu presidentin serb, Vuçiç, mesazhin ndaj të cilëve Osmani e komentoi kështu:

“Mendimi është që Rama i ak thënë Erdoganit që mua nuk më lënë ameriaknët që tit ë kësh pushtet politik mbi myslimanët e Shqipërisë. Rama i thotë Erdoganit që ata që do kesh ti në kontroll janë myslimanët e këqinj, sepse myslimanët e mirë janë ata të Baba Mondit, në shtetin sovran bektashi. Erdogani do të luajë në Ballkan me myslimanët sunitë, pjesë e të cilëve është dhe ai vetë dhe mesazh që Rama i jep mesazhin që këta myslimanët që do të kontrollosh ti janë ata që nuk jap dot garanci për ta. Kurse për Vuçiçin janë mesazhi i qartë që këtu entitete ligjore të kenë hapësirë që të krijojnë një derë nga ku të kërkojnë shkëputjen nga Shqipëria.”

Më tej, në fjalën e tij ai u shpreh se rreziku që Shqipëria të copëtohet territorialisht është shumë i madh, kjo sepse nëse sunitët do të kërkonin shtetin e tyre, si sekt fetar, shtrirja e tyre në një pjesë shumë të madhe të vendit, përfshirë vende si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lushnja, do rriste përçarjen në vend.

“Precedenti është i rrezikshëm. Besimtarët që besojnë tek thirrjet e Haxhi Qamilit mund të kërkojnë një shtet sunit, Tirana, Elbasani, Lushnja, Durrësi, enklavë sunite, me kalifat që drejtohet nga një drejtues që ka udhëheqës shpirtëror Erdoganin. Gjysma e Shqipërisë janë sunitë, Tirana, Durrësi, Elbasani, ne e kemi zemrën në Stamboll tek presidenti turk. Një pjesë e jugut kalon me Greqinë, pensionet jua shpërndajnë, Rama i rregulloi punët me Mitcotaqis, Beleri u shpall Eurodeputet etj. Kryeministri ka konsumuar aktin e tradhëtisë kombëtare,” –tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashikimi i Osmanit: Shqipëria copëtohet nëse dhe sunitët kërkojnë shtetin e tyre appeared first on Euronews Albania.

Liban| Shkon në 356 numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite të së hënës

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 22:26

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite të së hënës në Libanin jugor dhe lindor është rritur në 356, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kjo sipas shifrave të reja zyrtare. 

Në mesin e të vrarëve janë 42 gra dhe 24 fëmijë, përveç 1,246 të tjerëve që u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Ministri i Shëndetësisë Firas Abiad tha më herët se sulmet ajrore izraelite detyruan mijëra njerëz të largoheshin nga Libani jugor, veçanërisht ata pranë zonave kufitare, drejt veriut.

Autoritetet libaneze thanë se hapën shkolla dhe institucione të tjera për të akomoduar civilët e zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite në jug të vendit.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm libanez, Bassam Mawlawi tha se ai i udhëzoi guvernatorët që të bashkëpunojnë plotësisht me evakuimin masiv nga rajonet jugore.

Ushtria izraelite të hënën në mbrëmje pretendoi se kishte goditur mbi 1,100 objektiva të Hezbollahut në 24 orët e fundit në Libanin jugor dhe lindor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liban| Shkon në 356 numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite të së hënës appeared first on Euronews Albania.

KFOR rrit patrullimet në veri të Kosovës

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 21:42
Komanda Rajonale në Lindje e misionit KFOR e udhëhequr nga NATO ka shtuar patrullimet, së bashku me Policinë e Kosovës në veri të Kosovës.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i është struktua e  tretë e sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.
LEXONI GJITHASHTU:

The post KFOR rrit patrullimet në veri të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌