Serbi| ShqiptarĂ«t e LuginĂ«s marshojnĂ« pĂ«r âidentitet dhe dinjitetâ
Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për sç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
NjĂ« nga organizatorĂ«t e marshit tha se ânga kĂ«tu dĂ«rguam porosinĂ« se shqiptarĂ«t duan barazi, se barazia padrejtĂ«si nuk bĂ«het. KĂ«rkesat e shqiptarĂ«ve janĂ« tĂ« kamotshme, e kamotshme Ă«shtĂ« edhe heshtja e shtetit dhe padrejtĂ«sia qĂ« po ua bĂ«n shqiptarĂ«veâ.
Ajo tha se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshejve të deritashme, kthimi e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.
Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar.
Ata marshuan nĂ«pĂ«r qendrĂ«n e qytetit tĂ« PreshevĂ«s pranĂ« institucioneve duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: âStop pasivizmit selektivâ, âDuam libra shqipâ dhe âkthema adresĂ«nâ, si dhe tĂ« veshur me fanella me mbishkrimin âPĂ«r identitet dhe dinjitetâ.
Marshi, të cilit i prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, ndaloi pranë ndërtesës së komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.
Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.
PĂ«rfaqĂ«suesit e PreshevĂ«s, MedvegjĂ«s dhe Bujanocit â komuna qĂ« njihen edhe me termin Lugina e PreshevĂ«s â shpesh janĂ« ankuar se diskriminohen nga autoritetet nĂ« Serbi.
Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar, shqiptarĂ«t u LuginĂ«s u ankuan edhe pĂ«r njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« çaktivizimit tĂ« adresave tĂ« tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atĂ« se i ka fshirĂ« ato nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme, pĂ«r tâua mohuar tĂ« drejtat elementare.
Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.
Pas protestĂ«s sĂ« gushtit nĂ« Bujanoc, Qeveria e SerbisĂ«, kishte thĂ«nĂ« se ajo ishte pĂ«rpjekje e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, tĂ« udhĂ«hequr nga Albin Kurti âpĂ«r tĂ« destabilizuar rajoninâ.
Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione nuk qëndrojnë.
MĂ« 2001 u arrit njĂ« marrĂ«veshje e njohur si MarrĂ«veshja e Konçulit pĂ«r çmilitarizim e UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« PreshevĂ«s, MedvegjĂ«s dhe Bujanocit (UĂPMB) dhe pĂ«r integrimin e pakicĂ«s shqiptare pĂ«rmes njĂ« procesi demokratik.
Në korrik 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme, shkruan REL.
Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013.
The post Serbi| ShqiptarĂ«t e LuginĂ«s marshojnĂ« pĂ«r âidentitet dhe dinjitetâ appeared first on Euronews Albania.