❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve

By: Fia Nelaj

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajo dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët.

“Ky dialog nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« domosdoshmĂ«ri politike, por edhe njĂ« imperativ moral pĂ«r hir tĂ« brezave tĂ« ardhshĂ«m”, tha Ulutash.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.

“FatkeqĂ«sisht, ka ende shumĂ« sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve qĂ« po pengojnĂ« pĂ«rparimin. Dialogu politik mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« vazhdon tĂ« pĂ«rballet me pengesa. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, NATO dhe KFOR mbĂ«shtet plotĂ«sisht dialogun e ndĂ«rmjetĂ«suar nga Bashkimi Evropian si kornizĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje afatgjatĂ« pĂ«r çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, pĂ«rkushtim dhe qasje konstruktive nga tĂ« dyja palĂ«t, kĂ«to pengesa mund tĂ« tejkalohen”, tha ai.

Ulutash tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Ky bashkĂ«punim mbetet kritik pĂ«r tĂ« mirĂ«n e sigurisĂ« nĂ« mbarĂ« KosovĂ«n dhe pĂ«r stabilitetin e rajonit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve appeared first on Euronews Albania.

SHBA| Grupi i të drejtave civile myslimane kërkon dorëheqjen e Blinken, ja shkaku

By: Fia Nelaj

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) i bëri thirrje të martën Sekretarit të Shtetit të vendit, Antony Blinken që të japë dorëheqjen pas një raporti që tregonte se ai mashtronte Kongresin mbi bllokadën e Izraelit të ndihmës humanitare në Gaza.

Raporti i së martës nga ProPublica, një faqe interneti investigative e lajmeve, zbuloi se si Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ashtu edhe Byroja e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit e Departamentit të Shtetit kishin arritur në përfundimin se Izraeli kishte penguar qëllimisht dërgimin e ndihmave në Gaza.

ProPublica citoi një memo të USAID-it që detajonte ndërhyrjen izraelite në përpjekjet e ndihmës, duke përfshirë sulmet ndaj punonjësve të ndihmës dhe bllokimin e furnizimeve në një port izraelit.

CAIR, organizata mĂ« e madhe e tĂ« drejtave civile myslimane nĂ« AmerikĂ«, akuzoi administratĂ«n Biden pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« “gjenocidin izraelit nĂ« Gaza”.

Ligji amerikan parashikon që ndihma ushtarake mund të ndërpritet nëse zbulohet se një vend po pengon ndihmën humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA| Grupi i të drejtave civile myslimane kërkon dorëheqjen e Blinken, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme

By: Fia Nelaj

Presidenti Joe Biden ka deklaruar kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« se “lufta e gjithanshme” Ă«shtĂ« ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janĂ« duke u pĂ«rshkallĂ«zuar dita-ditĂ«s.

MegjithatĂ« presidenti amerikan Ă«shtĂ« shprehur nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« ABC “The View” se ende shpreson se mund tĂ« gjendet njĂ« strategji pĂ«r ndalimin e luftĂ«s.

“Lufta e gjithanshme Ă«shtĂ« e mundur, por unĂ« mendoj se ka gjithashtu mundĂ«si, ne jemi ende nĂ« lojĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« zgjidhje qĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« rrĂ«njĂ«sisht tĂ« gjithĂ« rajonin,” tha Biden nĂ« “The View” pĂ«r ABC.

Komentet e tij vijnë pas ditëve të tëra sulmesh midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban.

Këto sulme kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë rindezur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme appeared first on Euronews Albania.

Karta e Adriatikut| Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës

By: Fia Nelaj

Në mëngjesin e punës së organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur për të promovuar paqen, nxitjen e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne qĂ«ndrojmĂ« gjithashtu si avokatĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r integrimin evropian dhe euroatlantik tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor”, tha Ministri Hasani.

Për Shqipërinë, si kryesuese e Kartës së Adriatikut, zbatimi i politikës së dyerve të hapura mbetet prioritet kyç.

“NjĂ« pĂ«rgjigje pozitive ndaj kĂ«rkesĂ«s sĂ« kahershme tĂ« KosovĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«sim Ă«shtĂ« njĂ« hap vendimtar dhe i vonuar qĂ« duhet tĂ« zgjidhet sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur”, u shpreh ai.

Në takim morën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria,  Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, SHBA-të, Kosova (vëzhgues), Serbia (vëzhgues) dhe Sllovenia (e ftuar).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karta e Adriatikut| Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës appeared first on Euronews Albania.

“Venecia” pranon kĂ«rkesĂ«n e Kuvendit pĂ«r mandatin e XhaçkĂ«s, ja kur do tĂ« shqyrtohet

By: Fia Nelaj

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së këtij Komisioni, Claire Bazy Malaurie në 13 Shtator për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Nëpërmjet saj kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias ka shrkuar se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.

“E dashur Kryetare,

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024).

DĂ«shiroj t’ju shpreh mirĂ«njohjen time pĂ«r besimin ndaj Komisionit tĂ« Venecias.

Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Venecia” pranon kĂ«rkesĂ«n e Kuvendit pĂ«r mandatin e XhaçkĂ«s, ja kur do tĂ« shqyrtohet appeared first on Euronews Albania.

Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri

By: Fia Nelaj

Në fshatin Shënmëri , është zbuluar një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare.

Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone.

Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale.

Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave.

Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës Arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Përmet, duke treguar për një shpërndarje të gjerë kulturore në Shqipëri.

Për herë të parë gjetjet e kulturës Arbërore zbulohen në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlerë të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri appeared first on Euronews Albania.

Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës

By: Fia Nelaj

Një ligj me të cilin ish-pjesëtarët e ushtrisë maqedonase që kanë luftuar gjatë konfliktit të vitit 2001 në RMV do të merrnin pako sociale, punë, mjete financiare dhe benefite të tjera, ka ndarë politikën në shqiptarë dhe maqedonas.

Pala shqiptare nuk lejon qĂ« tĂ« rregullohet statusi i ushtarĂ«ve maqedonas, pa pasur njĂ« ligj kompensimi edhe pĂ«r pjesĂ«tarĂ«t e UÇK-sĂ«, duke e ka bllokuar ligjin nĂ« Parlament, ndĂ«rsa pala maqedonase Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« bashkĂ« pĂ«r ta çuar procesin para, madje edhe duke propozuar shkarkimin e deputetes shqiptare Ilire Dauti e cila Ă«shtĂ« kryetare e Komisionit i cili duhet ti jape jetĂ« ligjit.

Deputetët e VMRO DPMNE-së ju bën thirrje deputetëve të LSDM-së që të nënshkruajnë kërkesën deri tek zonja Ilire Dauti për thirrjen e seancës së komisionit me pikë të rendit të ditës.

“Ndryshim dhe plotĂ«sim tĂ« ligjit pĂ«r tĂ« drejtat e posaçme pĂ«r pjesĂ«tarĂ«t e forcave tĂ« sigurisĂ« sĂ« RMV-sĂ« dhe familjeve tĂ« tyre, me procedurĂ« tĂ« shkurtuar,” – u shpreh deputetja e VMRO DPME-sĂ«, Marija Miteva.

Pala shqiptare e ka quajtur këtë ligj, tentim për destabizilim ndërsa koalicioni i partive shqiptare në Qeveri, VLEN, ka kërcënuar se do të prishë koalicionin qeverisës.

“Dilema dhe çështja Ă«shtĂ« se pse LSDM-ja, e cila deri dje luftonte pĂ«r njĂ« koncept qytetar e qĂ« arriti rezultate edhe me votat e shqiptarĂ«ve, ndĂ«rsa nĂ« strukturat e saja ka anĂ«tarĂ« tĂ« shquar shqiptarĂ«, pse nuk bĂ«ri asgjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« sa ishte nĂ« pushtet gjatĂ« tetĂ« viteve tĂ« fundit? Dhe pse pikĂ«risht tani kanĂ« propozim pĂ«r “Branitellat”? Mendoj se kjo Ă«shtĂ« politikĂ« ditore dhe i shĂ«rben destabilizimit tĂ« proceseve dhe shtetit. Pra, janĂ« nĂ« sinkron me BDI-nĂ«, vetĂ«m qĂ« tĂ« mos pĂ«rgjigjen,”-deklaroi zĂ«vendĂ«skryeministri i RMV, Izet Mexhiti.

PĂ«rgjigja e kryeministrit, Hristijan Mickoski ndaj kĂ«rcĂ«nimeve pĂ«r largimin nga Qeveria ka qenĂ« e shkurtĂ«r dhe ironike ku Ă«shtĂ« shprehur saktĂ«sisht “PĂ«rhajer nga qoftĂ«â€.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM ka thënë se ligji nuk ka për qëllim destabilizimin por vetëm përmirësimin e jetës së ushtarëve që kanë sakrifikuar për shtetin.

“Ky projektligj nuk Ă«shtĂ« provokim, as tentativĂ« destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetĂ«m pĂ«r pjesĂ«tarĂ«t e forcave tĂ« sigurisĂ« qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« konfliktin ushtarak nĂ« vitin 2001, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« vdiqĂ«n duke kryer detyrat e tyre nĂ« interes dhe mbrojtje tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ«,”-sqaroi deputetja e LSDM-sĂ«, Sllavjanka Petrovska.

Me propozimin e Petrovskës parashikohet rritje e kompensimit financiar për invalidët dhe familjet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, që humbën jetën në konfliktin e vitit 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës appeared first on Euronews Albania.

GjirokastĂ«r| FermerĂ«t e lajthisĂ« kĂ«rkojnĂ« mbĂ«shtetje nga shteti: S’ka fuqi punĂ«tore

By: Fia Nelaj

Në këtë sezon fermerët që kultivojnë sipërfaqet e mbjella me lajthi në zonën e Gjirokastrës përballen me veshtirësi për sigurimin e fuqisë punëtore dhe gjetjen e tregut.

Mihal Nasi, një prej kultivuesve shprehet se megjithëse prodhimi është i mbarë lajthia u dëmtua nga temperaturat tejet të larta të stinës së verës.

“Kam mbjellĂ« rreth 8 mijĂ« metĂ«r katror  sipĂ«rfaqe, janĂ« rreth 1 200 rrĂ«njĂ« jemi nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit tĂ« vjeljes dhe njĂ«kohĂ«sisht edhe bĂ«jmĂ« pastrimin e tyre pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« magazinimin. Prodhimi ka qenĂ« i mirĂ« por jo nĂ« masĂ«n qĂ« mendonim dhe shpresonim  pĂ«r arsye sepse temperatura ajrore ishte e tillĂ« qĂ« i pĂ«rcĂ«lloi pavarĂ«sisht se ne ja kemi bĂ«rë  tĂ« tĂ«ra llojet e shĂ«rbimeve,” –shprehet Nasi.

Aktualisht fermrët janë në përfundim të procesit të vjeljes ndërsa po punojnë për pastrimin dhe bërjen gati për tregëtim të prodhimit.

Kultivuesit e lajthisë shprehen se përballen me vështirësi përsa i përket sigurimit të fuqisë punëtore.

“Çdo punĂ« ka vĂ«shtirĂ«sitĂ« e saj dhe kjo do krasitjen, vaditjen, plehĂ«rimin, do spĂ«rkatjet, ka shumĂ« procese pune, marr punĂ«torĂ« por sa vete edhe bĂ«het mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«,” –thotĂ« Nasi.

Fermerët kërkojnë mbështetjen nga shteti për ngritjen e pikave për grumbullimin e lajthisë në mënyrë që çmimi i tregëtimit të saj të jetë i përshtatashëm për të përballuar kostot e kultivimit të sipërfaqeve bujqësore me lajthi.

Përgjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje interesimi i fërmerëve për kultivimin e arrorëve dhe lajthisë në zonën e Gjirokastrës por mbështetja nga shteti do të mundësontë ndihmesën për agropërpunuesit dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post GjirokastĂ«r| FermerĂ«t e lajthisĂ« kĂ«rkojnĂ« mbĂ«shtetje nga shteti: S’ka fuqi punĂ«tore appeared first on Euronews Albania.

Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor

By: Fia Nelaj

11% e adoleshentëve raportojnë përdorim problematik të rrjeteve sociale, ndërsa 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat dixhitale.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH, e cila jep alarmin për ndikimin negativ të teknologjisë digjitale në shëndetin mendor  dhe mirëqënien e adoleshenteve.

Studimi i kryer në 44 vende përfshirë dhe Shqipërinë që përfshiu pothuajse 280,000 adoleshentë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, nxorri në pah se përqindja e adoleshentëve me përdorim problematik të rrjeteve sociale është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022.

Të dhënat flasin për 34% të adoleshentëve të cilët luajnë lojëra dixhitale çdo ditë, dhe 22% prej tyre kalojnë të paktën 4 orë duke luajtur në ditët kur angazhohen në lojëra.

Ndërsa shumica e adoleshentëve nuk përjetojnë probleme, 12% janë në rrezik për varësi nga lojërat, me djemtë më të prirur sesa vajzat.

Këto shifra ngrejnë shqetësime të mëdha për ndikimin e teknologjisë dixhitale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e adoleshentëve, duke kërkuar veprime të menjëhershme për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përdorimin e shëndetshëm të këtyre teknologjive.

Tabelë studimi

Përdorimi i rjeteve sociale nga adoleshentët:

Viti 2018   7%

Viti 2022 11%

PĂ«rdorimi i lojrave digjitale:

34% luajnë çdo ditë

22% luajnë të paktën 4 orë në ditë

LEXONI GJITHASHTU:

The post Varësia nga video-lojërat, OBSH: 12% e të rinjve në rrezik, preket shëndeti mendor appeared first on Euronews Albania.

Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë

By: Fia Nelaj

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në një intervistë se lufta me Rusinë mund të përfundojë më shpejt se sa mendohet.

“UnĂ« mendoj se ne jemi mĂ« afĂ«r paqes sesa mendojmĂ«. Ne vetĂ«m duhet tĂ« jemi shumĂ« tĂ« fortĂ«, shumĂ« tĂ« fortĂ«,” -theksoi ai pĂ«r median ABC News.

Zelensky tha gjithashtu se plani i fitores qĂ« ai do t’i paraqesĂ« presidentit amerikan Joe Biden kĂ«tĂ« javĂ« do tĂ« kĂ«rkojĂ« nga aleatĂ«t e UkrainĂ«s qĂ« tĂ« “forcojnĂ«â€ ushtrinĂ« ukrainase.

Sipastij, ky plan nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me negociatat me RusinĂ«, por pĂ«rkundrazi Ă«shtĂ« “njĂ« urĂ« pĂ«r njĂ« rrugĂ«dalje diplomatike, pĂ«r tĂ« ndaluar luftĂ«n”.

Ai shtoi se Ukraina mund ta shtyjĂ« presidentin rus Vladimir Putin qĂ« t’i japĂ« fund konfliktit vetĂ«m nĂ«se Kievi vjen nga njĂ« “pozicion i fortĂ«â€.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po tregohej e kujdesshme në lidhje me raportet e mediave për një plan ukrainas dhe shtoi se konflikti do të përfundonte vetëm kur të arriheshin synimet e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë appeared first on Euronews Albania.

Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit

By: Fia Nelaj

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe me shkrim që u ishin dërguar njerëzve në vendin skandinav, në të cilët bëhej thirrje për hakmarrje ndaj atyre që e digjnin librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, në vitin 2023.

Autoritetet nĂ« Stokholm pretendojnĂ« se Garda Revolucionare e Iranit “e theu bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave” dhe ia doli t’i dĂ«rgojĂ« “rreth 15.000 mesazhe nĂ« suedisht” gjatĂ« kohĂ«s kur ndodhi njĂ« valĂ« e djegieve tĂ« Kuranit.

Prokurori i lartĂ« Mats Ljungqvist tha se nga njĂ« hetim  i kryer nga agjencia suedeze e sigurisĂ« SAPO, thuhet se “ishte shteti iranian ai qĂ«, pĂ«rmes GardĂ«s Rebolucionare Islamike, IRGC, e theu bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave tĂ« njĂ« kompanie suedeze qĂ« kryen shĂ«rbime tĂ« SMS-ve”.

Emri i kompanisë suedeze për dërgimin e mesazheve me shkrim nuk u bë i ditur.

Autoritetet iraniane nuk i kanë komentuar deri tani akuzat e bëra nga Suedia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit appeared first on Euronews Albania.

Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim

By: Fia Nelaj

Nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në aktivitetet e nivelit të lartë përgjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se rritja e antisemitizmit kërcënon stabilitetin e shoqërive në mbarë botën, teksa bëri thirrje për vigjilencë.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« nĂ« ballĂ« tĂ« pĂ«rpjekjeve ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« adresuar keqkuptimet, gjuhĂ«n e urrejtjes dhe diskriminimin,” tha ai, duke rikujtuar se ShqipĂ«ria adoptoi pĂ«rkufizimin e antisemitizmit nga IHRA nĂ« vitin 2020, dhe u bĂ« vendi i parĂ« me shumicĂ« myslimane qĂ« e bĂ«ri kĂ«tĂ«.

Gjatë fjalës së tij në eventin e Nivelit të Lartë Ministror mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.

“Ajo qĂ« shohim sot Ă«shtĂ« thjesht e papranueshme. Ne shprehim shqetĂ«sim serioz pĂ«r narrativat, online dhe offline, qĂ« mohojnĂ« ose shtrembĂ«rojnĂ« krimet e kryera,” nĂ«nvizoi ai.

Takimi i organizuar nga Franca, mblodhi liderë globalë për të diskutuar rritjen alarmante të incidenteve antisemitike në mbarë botën, të përkeqësuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim appeared first on Euronews Albania.

Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën

By: Fia Nelaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetari i PArtisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar këtë të martë, ku në focus ishin zgjedhet e vitit të ardhshëm.

Ky takim mes dy aleatëve opozitarë, pati fokus procesin zgjedhor në vitin 2025 sepse do të duhet që të dyja palët të arrijnë dakordësi sa i takon modaliteteve se si do të nfahen kandidatët në listat zgjedhore.

Diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se pak ditë më pare kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

NdĂ«rkohĂ«, javĂ«n e ardhshme pritet tĂ« ketĂ« njĂ« tjetĂ«r takim mes PD e PL pĂ«r t’u dakordĂ«suar pĂ«r marrĂ«veshjen parazgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën appeared first on Euronews Albania.

Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë

By: Fia Nelaj

Policia e TiranĂ«s ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga njĂ« shtetas dhe ka proceduar penalisht dy tĂ« tjerĂ«, tĂ« dyshuar pĂ«r shitje tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nĂ« rrugĂ«n “Petro Nini Luarasi”.

Si rezultat  u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet H. H., 26 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këtyre dy të fundit gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari

By: Fia Nelaj

Bashkimi Evropian (BE) ka thĂ«nĂ« se pret nga Serbia tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r t’u siguruar qĂ« tĂ« dyshuarit pĂ«r kryerjen e sulmit vdekjeprurĂ«s kundĂ«r PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« fshatin BanjskĂ« tĂ« japin llogari.

“BE, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur, ka shprehur pritjet qĂ« Serbia duhet tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat e domosdoshme pĂ«r tĂ« kapur dhe pĂ«r t’i sjellĂ« shpejt para drejtĂ«sisĂ« kryesit e akteve tĂ« dhunĂ«s nga ana e protestuesve serbĂ« tĂ« KosovĂ«s ndaj qytetarĂ«ve, pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« KFOR-it, organeve tĂ« rendit dhe mediave, mĂ« 29 maj tĂ« vitit 2023. Gjithashtu edhe pĂ«r sulmet e dhunshme mĂ« 24 shtator 2023 nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s”, tha ZĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ«, Peter Stano.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të, mirëpo kjo e funditr i ka mohuar akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

NĂ« aktakuzĂ«n e ngritur nga prokuroria kosovare, Radoiçiç cilĂ«sohet si “kreu i grupit terrorist”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari appeared first on Euronews Albania.

Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici

By: Fia Nelaj

Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të cilët po luftojnë në Ukrainë, përballen me aktakuzë për organizimin e një aktiviteti publik të paautorizuar.

Kjo vjen pas protestës së tyre në fundjavë përballë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, ku kërkuan që burrat e tyre të kthehen në shtëpi.

Gratë u thirrën në një stacion policor dhe u morën në pyetje pasi shpalosën pankarta me kërkesat e tyre.

Ndaj dy prej tyre, Anna Bogatchenko dhe Anastasia Slavik, u ngrit aktakuzë, raporton OVD-Info, një organizatë që vëzhgon shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi.

Protesta nĂ« kryeqytetin rus mĂ« 21 shtator pĂ«rkoi me datĂ«n e dy vjetĂ«ve mĂ« parĂ«, kur presidenti i RusisĂ«, Vladimir Putin, nĂ«nshkroi njĂ« dekret pĂ«r thirrjen e burrave nĂ« atĂ« qĂ« zyrtarĂ«t rusĂ« e quajnĂ« “operacioni i posaçëm ushtarak” nĂ« UkrainĂ«.

Këto gra kërkuan takim me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, dhe kthimin e të dashurve të tyre nga lufta në Ukrainë.

Pasi ato thanë se do të qëndronin pranë ndërtesës së Ministrisë gjatë natës, policia i shpërndau me forcë, duke i ndaluar përkohësisht disa prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici appeared first on Euronews Albania.

Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin

By: Fia Nelaj

Një fitues i çmimit Grammy iranian tha të hënën se ai u fal nga vuajtja e një dënimi tre-vjeçar për këngën e tij që u bë himn i protestave të vitit 2022 për iranianen Mahsa Amini.

Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini, ishte një grua iraniane e cila u arrestua e mëpas humbi jetën në Teheran për kundërshtimin e hixhabit të detyrueshëm.

Shervin Hajipour, tĂ« cilit iu dha Grammy nĂ« vitin 2023 nga Zonja e ParĂ« e SHBA-sĂ« Jill Biden, ngarkoi njĂ« video nĂ« Instagram, duke u dukur i pushtuar nga emocionet dhe duke thĂ«nĂ«: “NjĂ« urdhĂ«r i ri ishte lĂ«shuar nĂ« lidhje me amnistinĂ«, dhe pĂ«rfshinte rastin tim”.

Dy muaj më parë, Hajipour njoftoi se ishte urdhëruar të shkonte në burg për të vuajtur një dënim prej tre vjetësh e tetë muajsh, të cilin gjykata ia dha në mars . Ai kishte vuajtur tashmë disa kohë burgu, por ishte liruar me kusht në 2023 në pritje të vendimit të gjykatës.

KĂ«nga e tij, “Baraye”, fillon me: “PĂ«r kĂ«rcimin nĂ« rrugĂ«, pĂ«r frikĂ«n qĂ« ndjejmĂ« kur puthemi”.

Biden i dha Hajipour çmimin e veçantë të meritës për këngën e re të Grammy-t për ndryshime sociale gjatë ceremonisë vitin e kaluar dhe deklaroi: Kjo këngë u bë himni i protestave të Mahsa Amini, një thirrje e fuqishme dhe poetike për liri dhe të drejtat e grave.

Shervin u arrestua, por kjo këngë vazhdon të rezonojë në mbarë botën me temën e saj të fuqishme: Gratë, jeta, liria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin appeared first on Euronews Albania.

“Duket si njĂ« dragua!” Hardhuca nĂ« pistĂ« ndĂ«rpret stĂ«rvitjen e F1 nĂ« Singapor

By: Fia Nelaj

Ndërhyrjet e kafshëve në garat e sportit nuk janë të rralla, qofshin qentë në fusha në lojërat e futbollit apo macet në ndeshjet e NFL.

MirĂ«po ajo nĂ« seancĂ«n e fundit tĂ« stĂ«rvitjes tĂ« shtunĂ«n pĂ«rpara Çmimit tĂ« Madh tĂ« Singaporit tĂ« sĂ« dielĂ«s,ishte mĂ« e veçantĂ«, pasi njĂ« hardhucĂ« ​ ndaloi garĂ«n.

Zvarraniku u fut në qarkun e rrugës Marina Bay, ndërsa makinat kalonin me shpejtësi me shpejtësi të frikshme.

Për të mbrojtur shoferët dhe hardhucën sesioni ishte me flamur të kuq, që do të thotë se të gjithë shoferët duhej të ktheheshin në pistë ndërsa zvarraniku hiqej.

Llogaria zyrtare e Formula 1 X e quajti atĂ« “flamuri i kuq mĂ« i çuditshĂ«m ndonjĂ«herĂ«â€, ndĂ«rsa disa nga shoferĂ«t ishin tĂ« hutuar nga hardhuca.

Shoferi i Mercedesit, George Russell mund tĂ« dĂ«gjohej duke pyetur: “ÇfarĂ« nĂ« tokĂ« Ă«shtĂ« kjo gjĂ«?” Pasi inxhinierĂ«t e tij e informuan se ishte njĂ« hardhucĂ«, shoferi britanik u pĂ«rgjigj: “ÇfarĂ«?! Duket si njĂ« dragua!”

Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« njĂ« hardhucĂ« ​​ndĂ«rpret garat nĂ« Singapor.

NĂ« vitin 2016, Max Verstappen duke qeshur u ankua pĂ«r njĂ« hardhucĂ« ​​gjigante nĂ« pistĂ« gjatĂ« stĂ«rvitjes, pĂ«rpara se ajo tĂ« largohej nga makinat me shpejtĂ«si.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duket si njĂ« dragua!” Hardhuca nĂ« pistĂ« ndĂ«rpret stĂ«rvitjen e F1 nĂ« Singapor appeared first on Euronews Albania.

Scholz thotĂ« se Gjermania s’do t’i japĂ« leje UkrainĂ«s pĂ«r armĂ«t me rreze tĂ« gjatĂ«

By: Fia Nelaj

Kancelari i GjermanisĂ«, Olaf Scholz, ka ngulur kĂ«mbĂ« se vendi i tij nuk do t’i heqĂ« kufizimet ndaj UkrainĂ«s nĂ« lidhje me pĂ«rdorimin e armĂ«ve gjermane me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi kundĂ«r RusisĂ«.

“Qeveria i ka marrĂ« disa vendime nĂ« lidhje me mbĂ«shtetjen ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n, tĂ« cilat janĂ« shumĂ« tĂ« qarta pĂ«r mua”, -tha Scholz tĂ« hĂ«nĂ«n mbrĂ«ma nĂ« Nju Jork.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me qĂ«ndrimin tim personal
 Ne nuk do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« dhe kemi arsye tĂ« mirĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€, shtoi Scholz, i cili ndodhet nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara.

Zelensky u ka kĂ«rkuar vazhdimisht partnerĂ«ve perĂ«ndimorĂ« ta lejojnĂ« UkrainĂ«n t’i pĂ«rdorĂ« raketat e tyre me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi pĂ«r t’i goditur shĂ«njestrat thellĂ« brenda tokĂ«s ruse, pĂ«rfshirĂ« fushat ajrore dhe depot e naftĂ«s tĂ« pĂ«rdorura nga ushtria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Scholz thotĂ« se Gjermania s’do t’i japĂ« leje UkrainĂ«s pĂ«r armĂ«t me rreze tĂ« gjatĂ« appeared first on Euronews Albania.

Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë

By: Fia Nelaj

Banka Qendrore e Kinës ka zbuluar një paketë masash që synojnë ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng njoftoi planet për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të lejuar bankat të rrisin kreditimin e tyre.

Kjo vjen pasi një sërë të dhënash kanë rritur pritshmëritë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të humbasë objektivin e saj të rritjes prej 5% këtë vit.

Masat që synojnë të nxisin tregun e pronave të goditur nga kriza e Kinës, që përfshijnë uljen e normave të interesit për hipotekat ekzistuese dhe uljen e parapagimeve minimale për të gjitha llojet e shtëpive në 15%.

Industria e pasurive të paluajtshme në vend po lufton me një rënie që nga viti 2021, duke lënë një numër të madh shtëpish të pashitura dhe projekte ndërtimi të papërfunduara.

Masat e reja stimuluese ekonomike të PBOC vijnë vetëm disa ditë pasi Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit për herë të parë në më shumë se katër vjet me një ulje më të madhe se zakonisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë appeared first on Euronews Albania.

❌