Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta e opozitës, Policia ndalon 2 shtetas për akte dhune dhe shkatërrim prone

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të cilët akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim prone, gjatë protestës së opozitës më 7 tetor.

Gjithashtu Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së rendit publik si dhe një shtetas të mitur 17 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 7 tetor ndaloi shtetasin S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Si dhe shtetasin G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, Policia e Tiranës nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

The post Protesta e opozitës, Policia ndalon 2 shtetas për akte dhune dhe shkatërrim prone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Do vijojë me të gjitha format”/ Boçi zbulon se ku do zhvendoset protesta dhe mosbindja civile

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçjano Boçi tha në emisionin tha se mosbindja civile do vijojë me të gjitha format të cilat do të vendosen në mbledhjen e grupit të PD. Ai tregoi se një protestë do të zhvillohet edhe para Parlamentit Evropian, ku siç tha nuk do të ketë vetëm deputetë.

“Do ketë forma të tjera të mosbindjes civile, të gjitha janë opsion, edhe bllokimet e rrugëve, edhe ngujimet. Detajet do të zbulohen në ditët në vijim, nuk mund t’i zbuloj se ky është vendimi ynë dhe do t’i zbulojmë në ditët në vijim. Mosbindja vetë ka edhe kreativitetin brenda, mund të krijohen rrethana për një veprim të paparashikuar, grupi parlamentar do të mblidhet nesër dhe do të vendosë. Do kemi edhe një protestë në Parlamentin Evropian, ku do ketë edhe njerëz të tjerë, jo vetë deputetë”, tha Boçi.

The post “Do vijojë me të gjitha format”/ Boçi zbulon se ku do zhvendoset protesta dhe mosbindja civile appeared first on Sot News | Lajme.

S’kanë shkollë, banorët e Niklës në protestë, bllokojnë rrugën

Dhjetëra banorë te Niklës janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugët kryesore pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar Ramazan Karaj. Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim […]

The post S’kanë shkollë, banorët e Niklës në protestë, bllokojnë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Protesta e 7-tetorit/ Tedi Blushi: Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar me çdo çmim ‘narkoshtetin’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, të thirrur nga opozita. Blushi shkruan se efektivët e policisë mbrojnë Ramën dhe kanë tentuar të djegin protestuesit, teksa e shoqëron postimin e tij me pamje nga protesta ku pati dhe episode tensioni mes protestuesve e efektivëve.

Postimi i plotë i Blushit:

Fytyra e vërtetë kriminale e Narkopolicisë që tentoi mbrëmë të digjte të gjallë protestuesin paqësor!

Këta kriminelë me uniformë, që tentojnë të marrin jetë njerëzish për të mbajtur me gjak në pushtet, Kryehajdutin, Kryebanditin dhe Kryetradhëtarin e kombit, Edi Rama, e kanë personale me qytetarët dhe me opozitën.

Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar pa mëshirë dhe me çdo çmim Narkoshtetin.

The post Protesta e 7-tetorit/ Tedi Blushi: Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar me çdo çmim ‘narkoshtetin’ appeared first on Sot News | Lajme.

Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se përshkallëzimi i protestës qytetare është e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor.

Duke folur për protestën e mbrëmshme të opozitës, në një konferencë për mediet, Meta tha se “ngritja e qytetarëve dhe përshkallëzimi i domosdoshëm i protestës qytetare dhe përballja pa kthim dhe me çdo çmim me narkoshtetin është tanimë e vetmja rrugë dhe alternativë që ka mbetur për të rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhënien, për të mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, të demokracisë dhe njëkohësisht sigurinë e familjeve shqiptare”.

Meta gjithashtu akuzoi Policinë se përdori gazin lotsjellës në mënyrë joproporcionale.

“Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e narkopushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Kreu i PL foli edhe për pensionet duke u shprehur se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të dyfishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

“Dyfishimi i pensioneve, për të arritur në mesataren e rajonit është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Po kështu, duke garantuar indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve”, theksoi Meta.

Meta u shpreh se, “do të garantojmë rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”.

The post Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka pësuar djegie së bashku me babain e saj, nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet. I ati i aktores u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve. Aktorja shprehet se së bashku me protestues të tjerë shkuan për të shuar flakët në trupin e të atit, por pësoi djegie edhe vetë.

Ajo u shpreh se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj u shua pas disa minutash, ndërsa thekson se efektivët “për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit”.

“Babi mund të kishte vdekur sot”, shkruan aktorja, krahas një video ku tregon djegiet në trupit e të atit.

The post “Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit appeared first on Sot News | Lajme.

‘Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet’/ Gazetari jep detaje: Protesta dje një risi, do ‘pushojë’ jeta normale…

Një ditë pas protestës të opozitës të një dite më parë, gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje të reja në lidhje me atë që pritet të ndodhë me aksionin e PD. Stafa raportoi se aksioni opozitar pritet që të ashpërsohet. Ai tha se protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan pranë selisë së PS-së. Stafa u shpreh se pritet që të ‘pushojë’ edhe jeta normale parlamentare.

Osman Stafa: Funksionarët e lartë të Partisë Demokratike thonë se qëllimi i tyre është arritur, derisa tubimi shkoi në institucionet kryesore, që i akuzojnë se nuk iu shërbejnë qytetarëve. Protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan tek selia e PS. Një protestues u dogj në këmbë.

PD e ka cilësuar protestën dje si paralajmërim, në raport me kërkesën kryesore të opozitës, qeverinë teknike. Mosbindja civile do të vazhdojë. Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet akoma më tej. Edhe në seanca, pritet të mos ketë jetë normale parlamentare.

The post ‘Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet’/ Gazetari jep detaje: Protesta dje një risi, do ‘pushojë’ jeta normale… appeared first on Sot News | Lajme.

1 i arrestuar, 3 në procedim penal e 9 në kërkim për dhunë në protestën e opozitës

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se në lidhje me protestën e djeshme të opozitës në vijim të veprimeve hetimore dhe  procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Po ashtu, Policia njoftoi procedimin në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, sipas policisë, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

The post 1 i arrestuar, 3 në procedim penal e 9 në kërkim për dhunë në protestën e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës

Policia ka sekuestruar molotovë, flakadanë, çanta me bidona me lëndë djegëse pas protestës së dhunshme të opozitës të hënën, ku mbetën të lënduar disa efektivë dhe protestues. Për dhunën dhe zjarrin është vënë në pranga një person ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht. Mes të proceduarve janë edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

The post Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat)

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali protestuesi: Kam marrë djegie të shkallës 3, policia mungesë profesionalizmi

Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme. Pamjet nga momenti kur ai është i rrethuar nga flakët kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa sot Kujtim Ymeri ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ymeri në një intervistë telefonike për foli nga spitali i Traumës ku dha detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënën në protestën e opozitës dhe përballjen e protestuesve me policinë. Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit së policisë. Ai shtoi se dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve. Ymeri u shpreh se aktualisht po merr mjekim te Trauma, për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie. Ai shtoi se një nga infermieret i ka thënë se çfarë iu desh të shkonte në protestë.

“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protest.

Në shumë zona ka arrit në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrën e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.

Më vjen keq nga deklaratat e ministrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonin, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njërëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërashtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë që njëri iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët që ishte më mirë e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim,” tha ai.

The post U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali protestuesi: Kam marrë djegie të shkallës 3, policia mungesë profesionalizmi appeared first on Sot News | Lajme.

E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuara paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA-së dhe ministrit Hoxha vjen një ditë pas protestës së opozitës. Opozita protestoi dje për 3 orë kundër qeverisë Rama. Gjatë tubimit të 7 Tetorit, protestuesit hodhën flakadanë dhe molotovë në institucionet e qeverisë.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov. Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 21:30, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime. Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë. Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje. Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

The post E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër (Emri)

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së vendit, policia ka nisur procedimet, arrestimet dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personave që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune.

Policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës. Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë. Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

Sipas tij, mosbindja civile e opozitës nuk do të prodhojë asgjë, ndërsa thekson efektivët e policisë kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd.

“Pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike.

Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme”, shkruan ministri.

The post Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Gruaja lindi në makinë për shkak të protestës, reagon ministrja Koçiu: Ja si paraqitet gjendja e nënës dhe vogëlushes

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë të ditur se gruaja, e cila solli në jetë fëmijën në makinë për shkak se u bllokua prej protestës së opozitës, dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë. “, njofton ministrja.

The post Gruaja lindi në makinë për shkak të protestës, reagon ministrja Koçiu: Ja si paraqitet gjendja e nënës dhe vogëlushes appeared first on Sot News | Lajme.

Zhupa: Nuk presim që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa u shpreh se nuk presin që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike që opozita ka. Zhupa theksoi gjithashtu se protesta tregoi revoltën e qytetarëve. “Dje ishte protesta e parë e kësaj revolte qytetare. Nuk ishte as e vetmja dhe as e fundit. Sigurisht që ne nuk presim […]

The post Zhupa: Nuk presim që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike appeared first on BoldNews.al.

Pamje tronditëse/ Ja si është dje*gur protestuesi nga molotovët. Gaz Bardhi reagon ndaj ministrit Hoxha (Video)

Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës. Gazetari Isa Myzyraj, ka siguruar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi. Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili i është drejtuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!”, shprehet Bardhi.

The post Pamje tronditëse/ Ja si është dje*gur protestuesi nga molotovët. Gaz Bardhi reagon ndaj ministrit Hoxha (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën

Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.

Lapsi.al mëson se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.

Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.

Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës. ©LAPSI.al

The post Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës, Klosi: Jo për Salianjin, këtë javë hapim negociatat me BE

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se protesta e zhvilluar nga opozita sot, vjen në një moment kur Shqipëria pritet të hedhë një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, siç është çelja e negociatave për grupkapitullin e parë, më 15 tetor.

Në një intervistë në media, Klosi u shpreh se opozita ka bërë të njëjtën gjë edhe më parë.

“Protesta e sotme nuk u bë për burgosjen e kolegut Salianji, që për hir të së vërtetës mori përsipër të çonte përpara një mashtrim të bërë në atë seli dhe ai mashtrim e çoi atë në një gjykim. Salianji ka një vit i dënuar. Për dënimin nuk u ndje fare Partia Demokratike. Nuk u bë atëherë protesta, por po bëhet tani që po zbatohet dënimi. Ndërkohë, që duke i lidhur të dyja bashkë, këtë javë ne marrim një proces shumë të rëndësishëm, atë të hapjes së negociatave. Në këtë javë ne firmosim hapjen e negociatave, këtë javë ne bëjmë mbledhjen ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE për të hapur negociatat”, tha Klosi.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve, dhe përfaqësuesve të opozitës dhe si gjithmonë kur ka një moment të përafrimit të raporteve me BE, që kanë qenë të bllokuara jo për arsye të Shqipërisë, por për arsye rajonale. E dimë shumë mirë, qoftë rastin e bllokimit që erdhi nga çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, qoftë bllokimin që na bëri Greqia. Tani ia kemi dalë ta bëjmë këtë proces, që është një nga më të rëndësishëm për vendin, dhe pikërisht tani bëhen këto protesta”, theksoi Klosi.

“Protesta më e fortë, përpara kësaj që u bë sot, ishte ajo kur u godit Berisha në rrugët e Tiranës, veprim që duhet dënuar. Dhe ajo ishte dita që kur të gjithë përfaqësuesit më të lartë kanë qenë në Tiranë”, tha Klosi.

/r.e//a.f/

The post Protesta e opozitës, Klosi: Jo për Salianjin, këtë javë hapim negociatat me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet në trafik gjatë protestës, gruaja lind foshnjën në makinë

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.

Mediet raportuan se radhët kilometrike e makinave në dhjetëra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

Mësohet se pasi ka lindur foshnjën, gruaja është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar.

/a.f/r.e/

The post Bllokohet në trafik gjatë protestës, gruaja lind foshnjën në makinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌