❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Serbi| ShqiptarĂ«t e LuginĂ«s marshojnĂ« pĂ«r “identitet dhe dinjitet”

By: rom ario
23 September 2024 at 14:32

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për sç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

NjĂ« nga organizatorĂ«t e marshit tha se “nga kĂ«tu dĂ«rguam porosinĂ« se shqiptarĂ«t duan barazi, se barazia padrejtĂ«si nuk bĂ«het. KĂ«rkesat e shqiptarĂ«ve janĂ« tĂ« kamotshme, e kamotshme Ă«shtĂ« edhe heshtja e shtetit dhe padrejtĂ«sia qĂ« po ua bĂ«n shqiptarĂ«ve”.

Ajo tha se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshejve të deritashme, kthimi e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar.

Ata marshuan nĂ«pĂ«r qendrĂ«n e qytetit tĂ« PreshevĂ«s pranĂ« institucioneve duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Duam libra shqip” dhe “kthema adresĂ«n”, si dhe tĂ« veshur me fanella me mbishkrimin “PĂ«r identitet dhe dinjitet”.

Marshi, të cilit i prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, ndaloi pranë ndërtesës së komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

PĂ«rfaqĂ«suesit e PreshevĂ«s, MedvegjĂ«s dhe Bujanocit – komuna qĂ« njihen edhe me termin Lugina e PreshevĂ«s – shpesh janĂ« ankuar se diskriminohen nga autoritetet nĂ« Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar, shqiptarĂ«t u LuginĂ«s u ankuan edhe pĂ«r njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« çaktivizimit tĂ« adresave tĂ« tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atĂ« se i ka fshirĂ« ato nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme, pĂ«r t’ua mohuar tĂ« drejtat elementare.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas protestĂ«s sĂ« gushtit nĂ« Bujanoc, Qeveria e SerbisĂ«, kishte thĂ«nĂ« se ajo ishte pĂ«rpjekje e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, tĂ« udhĂ«hequr nga Albin Kurti “pĂ«r tĂ« destabilizuar rajonin”.

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione nuk qëndrojnë.

MĂ« 2001 u arrit njĂ« marrĂ«veshje e njohur si MarrĂ«veshja e Konçulit pĂ«r çmilitarizim e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« PreshevĂ«s, MedvegjĂ«s dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe pĂ«r integrimin e pakicĂ«s shqiptare pĂ«rmes njĂ« procesi demokratik.

Në korrik 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme, shkruan REL.

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013.

The post Serbi| ShqiptarĂ«t e LuginĂ«s marshojnĂ« pĂ«r “identitet dhe dinjitet” appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta kundër krijimit të shtetit Bektashi: Precedent i rrezikshëm për rajonin!

By: rom ario
23 September 2024 at 14:23

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ideja e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Urdhërit Bektashi brenda Shqipërisë është e pakonsultuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, e cila sanksionon se Shqipëria është shtet sovran dhe i pandashëm.

Komentet Meta i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se kjo ide e kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si grabitësin më të madh të tokave të komuniteteve fetare, ka qëllime elektorale, pasi vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlametare të vitit 2025.

Ai tha gjithashtu se kjo ide e kryeministrit mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për rajonin e Ballkanit, ku ende gëlojnë zërat për ndryshimin e kufijve me qëllim cënimin e paqes.

“GrabitĂ«si mĂ« i madh nĂ« kĂ«to 34 vite i pronave tĂ« bektashinjve dhe gjithĂ« komuniteteve fetare nĂ« vendin tonĂ«, hodhi idenĂ« pĂ«r krijimin e shtetit sovran tĂ« UrdhĂ«rit Bektashi nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve elektorale, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme, tĂ« pakonsultuar, tĂ« paqartĂ« dhe nĂ« kundĂ«rshtim me frymĂ«n e KushtetutĂ«s qĂ« sanksionon se Republika e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« shtet sovran dhe i pandashĂ«m.

Kjo është një shashkë gjithashtu për të hequr vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë Edi Rama dhe problemet e rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij.

Çdo pĂ«rpjekje politike dhe diplomatike pĂ«r tĂ« promovuar jo vetĂ«m njĂ« nga vlerat tona kombĂ«tare qĂ« Ă«shtĂ« toleranca fetare, Ă«shtĂ« e mirĂ«pritur, por nuk mund tĂ« pĂ«rdoret nĂ« funksion tĂ« axhendave elektorale tĂ« momentit dhe ku rrezikojnĂ« tĂ« kthehen nĂ« njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r rajonit tonĂ«, kur ende gĂ«lojnĂ« idetĂ« ogurzeza tĂ« ndryshimit tĂ« kufijve me qĂ«llim cĂ«nimin e paqes”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Meta kundër krijimit të shtetit Bektashi: Precedent i rrezikshëm për rajonin! appeared first on Euronews Albania.

Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre

By: rom ario
23 September 2024 at 13:44

Një varkë me të cilën udhëtonin 33 emigrantë është fundosur në brigjet e Greqisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave hetimet nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese për Kërkim Shpëtim (EKSED) po kryhen në zonën detare të Agios Isidoros, në veriperëndim të Samos, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e të huajve që ndodheshin në bordin e varkës.

Sipas informacioneve, në bordin e anijes ndodheshin 33 persona. Deri më tani janë gjetur 5 persona, ndërsa tre janë nxjerrë pa shenja jete. Numri i personave të zhdukur është 25.

Në operacion janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme:

– NjĂ« mjet PatrullĂ« L.S.-EL.AKT.

– NjĂ« mjet patrullues nĂ« det tĂ« hapur (PATH)

– NjĂ« mjet patrullues L.S.-EL.AKT.

– Mjete Private EOD Samos

– Mjet PatrullĂ« LS-EL.AKT nga toka

Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore është ngritur për të ndihmuar në kërkimin nga ajri.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e fuqishme nga veriperëndimi po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Begaj takim me Lordin britanik Stuart Peach, zbardhen temat e diskutimit

By: rom ario
23 September 2024 at 13:03

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një njoftimi Presidenca bëri të ditur se biseda mes tyre u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

Po ashtu bëhet me dije se rëndësi në bisedë iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

Presidenca bën të ditur gjithashtu se një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj shprehu për kontributin britanik të dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Begaj takim me Lordin britanik Stuart Peach, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit vret katër fëmijë në Gaza, 10 të vdekur në total

By: rom ario
23 September 2024 at 12:54

Mëngjesin e sotëm forcat izraelite kanë vrarë në 2 sulme të ndryshme të paktën 10 palestinezë në Gaza.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Reuters, mjekët bënë të ditur se një grua dhe katër fëmijë vdiqën në një sulm në një shtëpi në qytetin Deir Al-Balah.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm të ushtrisë izraelite për incidentin në fjalë.

Shtetasit e GazĂ«s tĂ« zhvendosur qĂ« jetojnĂ« nĂ« tenda po ashtu tani duhet tĂ« pĂ«rballen me pĂ«rmbytjet, veç mungesĂ«s sĂ« ushqimit dhe ilaçeve – pasi kanĂ« ardhur shirat e parĂ« tĂ« sezonit tĂ« ftohtĂ«.

Kujtojmë se ditët e fundit, ashtu si edhe këtë mëngjes, ka pasur shumë fokus në bombardimet e Izraelit ndaj Libanit, ndërsa Tel Avivi kërkon të zhdukë objektivat e Hezbollahut, megjithëse civilët janë paralajmëruar se ata mund të jenë gjithashtu në rrezik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret katër fëmijë në Gaza, 10 të vdekur në total appeared first on Euronews Albania.

Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje

By: rom ario
23 September 2024 at 12:35

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përgatitur një projektvendim, ku shpjegon si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje dhe si do të përgatitet lista zgjedhore.

Sipas projektvendimit të KQZ, zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas  procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj, mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER (Platforma Elektronike e Regjistrimit).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

Gjermani| Partia e Scholz fiton zgjedhjet në Brandenburg, lë pas ekstremin e djathtë

By: rom ario
23 September 2024 at 12:26

Derisa është larg kapërcimit të vështirësive, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, mund të ndihet i lumtur së paku pas zgjedhjeve të së dielës në Brandenburg, landin e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, i cili kufizohet me kryeqytetin federal, Berlin.

Partia e tij e Socialdemokratëve (SPD), e cila e ka udhëhequr këtë land që nga ribashkimi i Gjermanisë, ia doli të zërë vendin e parë përsëri, pasi kishte ngelur mbrapa partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pothuajse gjatë gjithë fushatës.

Në fund, SPD-ja i fitoi 30.9 për qind të votave, duke shënuar përmirësim krahasuar me 26 për qind sa i kishte fituar para pesë vjetëve, dhe e la AfD-në mbrapa në vendin e dytë me 29.2 për qind të votave.

Ky rezultat është lehtësim afatshkurtër për Scholzin në shumë mënyra. Ai jeton në Potsdam, kryeqytetin e Brandenburgut, dhe partia e tij më në fund shënoi një fitore pas rezultateve të tmerrshme në Turingi dhe Saksoni, dy landët e ish-Gjermanisë Lindore, para tri javëve, ku mezi mbijetoi.

Në javët e fundit ka pasur seç herë e më shumë pikëpyetjet për atë se sa gjatë mund të udhëheqë Qeveria federale pas rezultateve kaq të dobëta. Megjithatë, tani duket se të paktën mund të arrijë disi në zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara për shtatorin e vitit 2025.

Çështja, megjithatĂ«, Ă«shtĂ« se sa shumĂ« merita duhet tĂ« marrĂ« Scholzi pĂ«r kĂ«tĂ« rezultat. Ai e ka ndryshuar tonin nĂ« javĂ«t e fundit, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i adresuar druajtjet rreth emigrimit dhe skepticizmit pĂ«r UkrainĂ«n, tĂ« cilat mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« pjesĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« elektoratit, kryesisht nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« vendit.

Ai ka folur më zëshëm rishtazi për bisedime për paqe, në të cilat duhet të përfshihet edhe Rusia, ndërsa në fillim të shtatorit, ai i riktheu kontrollet kufitare në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, në tentim për ta luftuar emigracionin pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin perëndimor, Solingen, në gusht, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Prapëseprapë, në shumë aspekte, rezultati përfundimtar duket të jetë arritur falë një kombinimi mes njerëzve që kanë votuar për partinë e tij si zgjidhja e fundit për ta parandaluar AfD-në nga fitorja dhe popullaritetit të kryeministrit të tanishëm të Brandenburgut, Dietmar Woidke, i cili, edhe pse është bashkëpartiak i Schozlit, e shpërfilli atë gjatë fushatës dhe e kritikoi Qeverinë federale.

Gjithashtu, ia vlen tĂ« theksohet se dy partnerĂ«t e koalicionit federal, tĂ« GjelbĂ«rit dhe Partia Liberale FDP, dĂ«shtuan plotĂ«sisht nĂ« Brandenburg. E para i mori 4.1 pĂ«r qind tĂ« votave dhe kĂ«shtu dĂ«shtoi ta kalojĂ« pragun prej 5 pĂ«r qind pĂ«r t’u pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« parlamentin e landit, ndĂ«rsa FDP-ja i mori 0.8 pĂ«r qind tĂ« votave, qĂ« Ă«shtĂ« rezultati mĂ« i dobĂ«t ndonjĂ«herĂ« nĂ« zgjedhje rajonale.

Dhe, derisa AfD-ja dështoi të dalë e para në Brandenburg, ajo shënoi rritje përsëri. Nuk ka dyshim se kjo parti është prapëseprapë fituesi më i madh pas zgjedhjeve në landët lindore në shtator.

Ajo përfundoi në vendin e dytë shumë pranë fituesit në dy prej tyre dhe u bë partia e parë e ekstremit të djathtë prej Luftës së Dytë Botërore që e fiton një land, Turinginë. Natyrisht, pjesë lindore e vendit dallon shumë, sepse një pjesë e madhe e elektoratit është kundër emogracionit dhe kanë ndjenja më të ngrohta karshi Moskës.

Kjo u pasqyrua nga suksesi i partisë së re majtiste, BSW (Sahra Wagenknecht Alliance), e cila doli e treta në Brandenburg me 13.5 për qind të votave të fituara, dhe ka qëndrime shumë të ngjashme politike me AfD-në.

NĂ« nivel federal, partitĂ« e ekstremit tĂ« majtĂ« dhe ato tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« mund t’i fitojnĂ« njĂ« tĂ« tretat e votave. Ato, megjithatĂ«, do tĂ« kenĂ« ndikim nĂ« lojtarin mĂ« tĂ« madh ekonomik tĂ« BE-sĂ« para zgjedhjeve, duke i bĂ«rĂ« trysni pĂ«r emigracionin dhe UkrainĂ«n.

Dhe, kjo nuk po ndodh vetĂ«m nĂ« Gjermani. Populisti çek, Andrej Babis, doli mirĂ« nĂ« zgjedhjet rajonale tĂ« mbajtura fundjavĂ«n e njĂ«jtĂ« si votimi nĂ« Brandenburg, dhe ai duket tĂ« jetĂ« nĂ« pozitĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kryeministĂ«r i vendit vitin e ardhshĂ«m. Austria do tĂ« mbajĂ« zgjedhje parlamentare fundjavĂ«n e ardhshme, shkruan REL.

Atje, partia populiste e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) është duke prirë bindshëm në sondazhe. Evropa është duke i shikuar interesat e veta tani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermani| Partia e Scholz fiton zgjedhjet në Brandenburg, lë pas ekstremin e djathtë appeared first on Euronews Albania.

42-vjeçari paraqitet në Urgjencën e QSUT i plagosur: Dikush më goditi me mjet prerës

By: rom ario
23 September 2024 at 12:17

Një 42-vjeçar në Tiranë është paraqitur sot për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT, pasi ishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 42-vjeçari është banues në Shkozë dhe sipas deklarimit të tij, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 42-vjeçari paraqitet në Urgjencën e QSUT i plagosur: Dikush më goditi me mjet prerës appeared first on Euronews Albania.

Ukraina: ParashutistĂ«t e Kievit ‘thyen’ kufirin me Kursk-un nĂ« njĂ« pikĂ« tjetĂ«r

By: rom ario
23 September 2024 at 12:09

Parashutistët ukrainas kanë thyer kufirin me rajonin rus Kursk në një pikë të re.

Sipas mediave tĂ« huaja, kĂ«tĂ« e raporton RBC-Ukraina, duke cituar departamentin e komunikimit tĂ« komandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« UkrainĂ«s nĂ« Telegram ku thuhet: “NjĂ«sitĂ« e brigadĂ«s sĂ« sulmit ajror 957 kanĂ« thyer njĂ« pjesĂ« tĂ« frontit nĂ« kufirin rus nĂ« rajonin Kursk.

ËshtĂ« operacioni i dytĂ« i suksesshĂ«m pĂ«r tĂ« thyer kufirin rus qĂ« nga fillimi i operacionit nĂ« territorin e rajonit rus Kursk”, thuhej nĂ« mesazh.

Departamenti i komunikimeve nuk specifikon saktësisht se ku në rajonin e Kursk është thyer fronti.

Kujtojmë se Ukraina nisi ofensivën e saj brenda territorit të Rusisë, ku deri më tani ka kapur disa mijëra km katror tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina: ParashutistĂ«t e Kievit ‘thyen’ kufirin me Kursk-un nĂ« njĂ« pikĂ« tjetĂ«r appeared first on Euronews Albania.

Situata e krimit në vend, Ministri i Brendshëm raporton në Komisionin e Sigurisë

By: rom ario
23 September 2024 at 10:53

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë një bilanc të punës së Policisë, por edhe të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në vendin tonë gjatë vitit 2024.

Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Hoxha tha se sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023.

Po ashtu ai tha se përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre. Hoxha shtoi se gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Sjellim në vëmendje se në Komision u zhvillua seancë dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me:

—gjendjen e rendit nĂ« vend,

—ngjarjet e rĂ«nda kriminale tĂ« ndodhura gjatĂ« verĂ«s,

—numrin e ulĂ«t tĂ« arrestimeve tĂ« personave tĂ« kĂ«rkuar nga organet e drejtĂ«sisĂ«

—dhe lĂ«vizjet e fundit nĂ« kupolĂ«n drejtuese tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Mbrojtja e jetës dhe e sigurisë së qytetarëve është detyra kryesore dhe e padiskutueshme e Policisë së Shtetit. Prandaj, çdo statistikë, sado pozitive të jetë, mbart në vetvete një peshë, një përgjegjësi për secilin nga ne, pasi siguria kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse nga çdo segmet i shoqërisë.

Përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Kjo padyshim është dëshmi e një pune të mirë të strukturave të policisë.

Sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023.

Arrestimi i personave të kërkuar nga organet e drejtësisë

Një nga çështjet e parashtruara nga ju është dhe numri i ulët i personave të arrestuar.

Dua të saktësoj se, numri i personave të arrestuar, krahasuar me një vit më parë është më i lartë, si për ata të shpallur në kërkim kombëtar, dhe për ata në kërkim ndërkombëtar.

Më konkretisht, për personat në kërkim kombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, janë kapur 209 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose e thënë ndryshe 17% më shumë.

Për personat në kërkim ndërkombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024 janë kapur 61 më shumë se vitin e kaluar, ose 43% më shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situata e krimit në vend, Ministri i Brendshëm raporton në Komisionin e Sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet se ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

By: rom ario
23 September 2024 at 09:56

Një 46-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu bëhet me dije se në pranga gjatë orëve të fundit ranë edhe 4 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pasi ka shkelur masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pasi u kap duke drejtuar automjetin nĂ« gjendje tĂ« dehur;

– M. K., 41 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pasi u kap duke drejtuar motomjetin nĂ« gjendje tĂ« dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet se ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Zelensky mbĂ«rrin nĂ« SHBA, viziton fabrikĂ«n e municioneve “Scranton Army”

By: rom ario
23 September 2024 at 09:48

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Euronews, lajmin e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur vetĂ« Presidenti Zelensky nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin social ‘X’, ku shkruan se qĂ«llimi kryesor i vizitĂ«s sĂ« tij Ă«shtĂ« forcimi i UkrainĂ«s.

“Kjo luftĂ« mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« vetĂ«m me njĂ« paqe tĂ« drejtĂ« pĂ«rmes pĂ«rpjekjeve globale
 Plani i fitores sĂ« UkrainĂ«s do tĂ« jetĂ« nĂ« tryezĂ«n e tĂ« gjithĂ« aleatĂ«ve tanĂ«,” tha Zelensky.

Ai vizitoi fabrikĂ«n e municioneve “Scranton Army” nĂ« shtetin amerikan tĂ« PensilvanisĂ«, e cila prodhon komponentĂ« pĂ«r predha artilerie dhe mortajash dhe diskutoi me menaxhmentin e fabrikĂ«s mundĂ«sinĂ« e investimeve amerikane nĂ« industrinĂ« e mbrojtjes ukrainase, njoftoi uebfaqja e Zelensky.

Kujtojmë se që prej shkurtit të vitit 2022, mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë pas nisjes në agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të vet Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky mbĂ«rrin nĂ« SHBA, viziton fabrikĂ«n e municioneve “Scranton Army” appeared first on Euronews Albania.

Izraeli paralajmëron civilët libanezë që të evakuohen

By: rom ario
23 September 2024 at 09:39

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve në Liban që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë dhe ndërtesat e tjera ku Hezbollahu ruan armë.

Sipas mediave të huaja, Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore herët në mëngjes në Libanin jugor.

Një shtëllungë e madhe tymi mund të shihej duke u ngritur mbi kufirin Libano-Izraelit.

Një sulm izraelit në një periferi të Bejrutit të premten vrau të paktën 45 persona, ndërsa zjarri u shkëmbye përtej kufirit gjatë fundjavës.

Ndërkohë, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant thotë se ka folur me sekretarin amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin për sulmet e fundit të ushtrisë kundër Hezbollahut.

“Ne diskutuam gjithashtu situatĂ«n mĂ« tĂ« gjerĂ« rajonale dhe kĂ«rcĂ«nimet e paraqitura nga Irani dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tij,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli paralajmëron civilët libanezë që të evakuohen appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Nëse ai flet 25 minuta, mund ta bëj edhe unë

By: rom ario
23 September 2024 at 09:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë para gazetarëve se duhet të trajtohet njësoj me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në OKB.

Sipas Euronews, Komentet Vuçiç i bëri para mbledhjes në OKB, ku tha se dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta, njësoj si Biden dhe se askush nuk mund ta ndalojë.

“NĂ«se Biden mund tĂ« flasĂ« pĂ«r 25 minuta, mundem edhe unĂ«. S’kam problem me kĂ«tĂ«, s’do tĂ« mĂ« ndalojnĂ« dot, tĂ« gjithĂ« jemi tĂ« barabartĂ«.”, tha Vuçiç.

“Serbia do tĂ« jetĂ« e barabartĂ«, nĂ«se Lavrov dhe Erdogan mund tĂ« flasin mĂ« gjatĂ«, edhe unĂ«. Nuk do tĂ« mund tĂ« mĂ« pĂ«rjashtojnĂ« mua”, tha mĂ« tej Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin pĂ«r thirrjen e ushtarĂ«ve serb nĂ« West Point dy ditĂ« mĂ« parĂ« mbi KosovĂ«n. Ai iu referua faktit tĂ« ndodhur gjatĂ« pĂ«rshĂ«ndetjes me presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ku ushtarĂ«t amerikan bĂ«rtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mĂ«suar me kĂ«tĂ«, do tĂ« durojmĂ«. Do tĂ« kem takime me zyrtarĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m amerikanĂ« dhe do t’i pyes se si e interpretojnĂ« ata shkeljen e rezolutĂ«s 1244″, pĂ«rfundoi Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Nëse ai flet 25 minuta, mund ta bëj edhe unë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Asabella tregon trendin: Adoleshentët marrin shtëpi me qira dhe konsumojnë drogë

By: rom ario
21 September 2024 at 21:44

Lediona Asabella, punonjĂ«se sociale nĂ« Gjimnazin ‘Besnik Sykja’ nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« shprehur se Ă«shtĂ« pĂ«rhapur njĂ« trend i ri te gjimnazistĂ«t, tĂ« cilĂ«t bĂ«hen grupe nga 10 veta dhe marrin shtĂ«pi me qira ditore, ku konsumojnĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« ndryshme narkotike.

Komentet Asabella i bĂ«ri nĂ« emisionin ‘Review’ nĂ« Euronews Albania, ku tha se kjo metodĂ« e bĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« ata tĂ« kuptohen nga prindĂ«rit apo tĂ« afĂ«rmit qĂ« po konsumojnĂ« drogĂ«.

Ajo tha gjithashtu se nĂ« kĂ«to raste prindĂ«rit janĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ«se duhet t’i lejojnĂ« ose jo, duke menduar se nĂ«se nuk i lejojnĂ« tĂ« shkojnĂ« nĂ« kĂ«to ambiente, do i ndajnĂ« nga shoqĂ«ria.

“GjimnazistĂ«t pĂ«rveçse vijnĂ« me ato bebet e syrit qĂ« janĂ« fare tĂ« papĂ«rqĂ«ndruar dhe qĂ« zyshat i kuptojnĂ« dhe thonĂ« ‘shiko se filan nxĂ«nĂ«s e shikoj tĂ« shpĂ«rqĂ«ndruar dhe ka ndryshim tĂ« sjelljes’. Ajo qĂ« vĂ« re Ă«shtĂ« se njĂ« trend i ri i tĂ« rinjve sot Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« marrin ambiente me qira, kur e kanĂ« mundĂ«sinĂ« ekonomike.

Bashkohen 10 veta dhe e bĂ«jnĂ« festĂ«n nĂ« njĂ« ambient tĂ« mbyllur ku dikush i sjell kĂ«to karamele dhe tĂ« gjitha gjĂ«rat dhe nuk kuptohet shumĂ«. Pra sado tĂ« jetĂ« prindi i vĂ«mendshĂ«m, ajo nuk tregtohet lirshĂ«m. Ajo vjen nĂ« forma tĂ« ndryshme. Marrin njĂ« shtĂ«pi me qira, mblidhen 20 veta. Aty mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« njĂ« natĂ«. Prindi Ă«shtĂ« nĂ« atĂ« dyzimin, ‘ta lej, mos t’ja prish, se grupi e kĂ«rkon, gjithĂ« grupi shkon, nuk po e lĂ« vetĂ«m’.

Kjo Ă«shtĂ« e njĂ«jta gjĂ« me telefonin qĂ« thonĂ« ‘t’ja blej se gjithĂ« grupi e ka’ dhe fillon varĂ«sia. Ajo qĂ« mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« trend sĂ«fundmi. Marrin njĂ« ambient, ose vilĂ« qĂ« Ă«shtĂ« larg qĂ« Policia tĂ« ndĂ«rhyjĂ« dhe i marrin kĂ«to ambiente dhe si fillim i nisin kĂ«to gjĂ«ra”, tha Asabella.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Asabella tregon trendin: Adoleshentët marrin shtëpi me qira dhe konsumojnë drogë appeared first on Euronews Albania.

Trump refuzon ftesĂ«n: ËshtĂ« tepĂ«r vonĂ« pĂ«r njĂ« tjetĂ«r debat presidencial me Harris

By: rom ario
21 September 2024 at 21:24

Donald Trump ka thënë se është tepër vonë për një tjetër debat presidencial, teksa po iu drejtohej turmave në një tubim të fushatës në shtetin fushëbetejë të Karolinës së Veriut.

Sipas mediave të huaja, ish-presidenti kritikoi kundërshtaren e tij Kamala Harris, duke e quajtur atë të paaftë, teksa shtoi se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër presidencial të sugjeruar nga CNN.

Më herët këtë mbrëmje, zonja Harris pranoi një ftesë nga media për të marrë pjesë në debatin presidencial në tetor.

Trump u thotë mbështetësve të tij se ai tashmë ka marrë pjesë në dy debate, një kundër Joe Biden në qershor dhe një kundër zonjës Harris në ABC në fillim të këtij muaji.

“Problemi me njĂ« debat tjetĂ«r Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« vonĂ«. Votimi tashmĂ« ka filluar,” shtoi ai.

Ai thotĂ« se Harris “po humbet keq” dhe krahasohet me njĂ« luftĂ«tar qĂ« do tĂ« eliminohet dhe kĂ«rkon njĂ« revansh.

“Ajo ka bĂ«rĂ« njĂ« debat. UnĂ« kam bĂ«rĂ« dy. ËshtĂ« tepĂ«r vonĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« tjetĂ«r,” thotĂ« ai.

Karolina e Veriut votoi ngushtë për zotin Trump mbi Biden në vitin 2020, me më pak se 100,000 vota në garë për këtë shtet, popullsia e të cilit është më shumë se 10 milionë banorë.

Sondazhet e fundit kanë zonjushën Harris që kryeson në Karolinën e Veriut, por vetëm pak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump refuzon ftesĂ«n: ËshtĂ« tepĂ«r vonĂ« pĂ«r njĂ« tjetĂ«r debat presidencial me Harris appeared first on Euronews Albania.

Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve

By: rom ario
21 September 2024 at 21:15

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha tĂ« shtunĂ«n se pĂ«rfundimi i luftĂ«s me RusinĂ« varet nga “vendosmĂ«ria” e aleatĂ«ve perĂ«ndimorĂ« tĂ« Kievit nĂ« sigurimin e armĂ«ve tĂ« nevojshme. Ai tha se PerĂ«ndimi duhet ta lejojĂ« UkrainĂ«n qĂ« t’i pĂ«rdorĂ« armĂ«t e fuqishme pĂ«r tĂ« goditur thellĂ« brenda RusisĂ«, veprim qĂ« kundĂ«rshtohet nga Uashingtoni.

Presidenti ukrainas tha se takimet e tij nĂ« Shtetet e Bashkuara, javĂ«n e ardhshme, mund tĂ« jenĂ« “vendimtare” pĂ«r ndalimin e agresionit rus ndaj vendit tĂ« tij dhe pĂ«rfundimin e luftĂ«s.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha të shtunën se Rusia po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës në prag të dimrit. Kryediplomati ukrainas, Andriy Sybiha, u bëri thirrje vendeve aleate dhe organizatës së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore që të krijojnë misione të përhershme vëzhgimi në centralet bërthamore të Ukrainës.

“Sipas organeve ukrainase tĂ« zbulimit, Kremlini po pĂ«rgatitet tĂ« sulmojĂ« objektet kritike tĂ« energjisĂ« bĂ«rthamore tĂ« UkrainĂ«s pĂ«rpara dimrit”, shkroi nĂ« rrjetin X kryediplomati ukrainas. “NĂ« veçanti, ka tĂ« bĂ«jĂ« me nĂ«nstacionet e transmetimit tĂ« energjisĂ« elektrike, kritike pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« centralit bĂ«rthamor”.

Ai nuk dha detaje se pse Kievi besonte në përgatitjen e sulmeve të tilla. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga Moska.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për një përgjigje të shpejtë globale ndaj kërcënimit të supozuar rus për sulme ndaj një objekti bërthamor.

“Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r njĂ« skenar tĂ« mundshĂ«m fatkeqĂ«sie bĂ«rthamore. Rusia Ă«shtĂ« terroriste”, shkroi ai nĂ« rrjetin Telegram, shkruan VOA.

Rusia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë bombardimesh të rrjetit elektrik të Ukrainës që nga vjeshta e vitit 2022. Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapaciteteve prodhuese të energjisë termike. Bombardimet ruse madje kanë goditur edhe diga por predhat e saj ende nuk kanë vënë në shënjestër centralet bërthamore të kontrolluara nga Ukraina.

Në vitin 2022 Ukraina e akuzoi Rusinë për shantazh bërthamor pasi forcat e Kremlinit pushtuan centralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Moska e ka hedhur poshtë akuzën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve appeared first on Euronews Albania.

Drogat haluçinante, kokaina, heroina| Thoma shpjegon pasojat: Si ndikojnë në tru

By: rom ario
21 September 2024 at 21:07

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma ka treguar nĂ« emisionin ‘Review’ nĂ« Euronews Albania efektet e drogave tĂ« ndryshme, si kokaina, heroina, metamfetamina, si dhe tĂ« drogave haluçinante si kĂ«rpudhat, LSD dhe Ketamina.

Thoma tha se heroina futet në grupin e drogave depresive, ndërsa kokaina dhe metamfetamina në grupin e drogërave psikostimuluese, të cilat sipas saj japin te njeriu eufori dhe entuziazëm.

Ndërsa drogat haluçinante sipas saj kanë si efekt humbjen e sensit real të vendit dhe kohës.

“Personat me mbidozĂ« kokaine zĂ«nĂ« vendin e parĂ« qĂ« paraqiten nĂ« UrgjencĂ«, pas atyre qĂ« paraqiten nga alkooli. Numri i rasteve qĂ« vijnĂ« nĂ« urgjencĂ« nga alkooli Ă«shtĂ« shumĂ« i lartĂ«. Kokaina zĂ« vendin e dytĂ«. Mbidozimet me kokainĂ« ose rastet e varĂ«sisĂ« nga kokaina. PĂ«rsa i pĂ«rket heroinĂ«s, metamfetaminĂ«s dhe kokainĂ«s, heroina i pĂ«rket njĂ« grupi tĂ« caktuar drogĂ«rash, qĂ« janĂ« drogĂ«ra depresive, ndĂ«rsa kokaina dhe metamfetamina janĂ« drogĂ«ra psikostimuluese.

Që do të thotë heroina jep në momentin e parë të konsumimit një lloj euforie, e cila zhduket shumë shpejt pastaj dhe problemet që vijnë më pas janë ato të frenimit apo reduktimit të të gjitha funksioneve të trupit, duke nisur nga sistemi nervor qëndror dhe më poshtë. Ndërsa drogërat psikostimuluese janë drogëra që kanë efektin e shtimit të madh të euforisë, entuziazmit. Pra janë drogëra eksituese.

Çdo sistem i trupit Ă«shtĂ« i pĂ«rshpejtuar. Truri reagon mĂ« shpejt, ata janĂ« gjithĂ« kohĂ«s duke folur, duke lĂ«vizur. Ka rritje tĂ« tensionit arterial. Dhe nĂ« fakt nĂ« rastet e mbidozimeve me kĂ«to dy drogĂ«ra, vdekja vjen si pasojĂ« e infarktit tĂ« miokardit, pra nga ngarkesa e madhe qĂ« i ushtrohet zemrĂ«s, ose nga aksidentet vaskolare, qĂ« vijnĂ« si pasojĂ« e ngushtimit tĂ« enĂ«ve tĂ« gjakut.

NĂ«se flasim pĂ«r LSD, KĂ«rpudhĂ«n, KetaminĂ«n, kĂ«to janĂ« njĂ« tjetĂ«r grup drogĂ«rash, qĂ« janĂ« drogĂ«ra haluçinante. KĂ«to humbasin senset reale tĂ« vendit, tĂ« hapĂ«sirĂ«s. KanĂ« disa lloje perceptimesh. Sensi qĂ« u kalon diçka nĂ«pĂ«r trup, ose shikojnĂ« ose dĂ«gjojnĂ« gjĂ«ra jo tĂ« vĂ«rteta”, tha Thoma.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drogat haluçinante, kokaina, heroina| Thoma shpjegon pasojat: Si ndikojnë në tru appeared first on Euronews Albania.

Sulmi ukrainas me dron, shpërthim i madh në depon e armëve brenda Rusisë

By: rom ario
21 September 2024 at 18:28

Një zjarr ka shpërthyer në një depo raketore ruse në rajonin Tver thellë brenda vendit, pasi ajo u shënjestrua nga një sulm me dron ukrainas, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë një sulm të dytë ukrainas me dron në rajonin jugperëndimor rus të Krasnodarit, i cili gjithashtu shkaktoi një zjarr dhe shkaktoi një seri shpërthimesh.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se forcat e saj kanë rrëzuar 101 dronë ukrainas mbi territorin rus gjatë natës.

Sulmet me dron u kryen pasi udhĂ«heqĂ«si ukrainas Volodymyr Zelenskky tha se shpreson tĂ« takohet me Donald Trump javĂ«n e ardhshme, kur ai tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r nĂ« SHBA, ku do t’i prezantojĂ« presidentit amerikan Joe Biden njĂ« “plan fitoreje” nĂ« lidhje me luftĂ«n.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Rusia duket se po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës para dimrit.

Postimet nĂ« kanalet lokale Telegram thanĂ« se njĂ« sulm me dron ukrainas goditi njĂ« depo armĂ«sh pranĂ« qytetit Toropets, nĂ« rajonin Tver tĂ« RusisĂ« – qĂ« Ă«shtĂ« rreth 380 kilometra (240 milje) nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« MoskĂ«s dhe rreth 500 kilometra (300 milje) nga kufiri ukrainas.

Autoritetet ruse mbyllën një shtrirje prej 100 kilometrash (62 milje) të një autostrade dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë.

Depoja dukej se ishte vetëm disa milje larg një arsenali rus të armëve që ruan raketa, bomba dhe municione në Tver që u godit nga dronët ukrainas herët të mërkurën, duke plagosur 13 persona dhe gjithashtu duke shkaktuar një zjarr të madh.

Ndërkohë, të paktën 1,200 njerëz u evakuuan nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë pasi një depo municioni dhe arsenal raketash u goditën në sulmin e dytë me dron gjatë natës, tha guvernatori lokal.

Shumica e të evakuuarve qëndronin me miqtë dhe të afërmit, tha Veniamin Kondratyev, guvernatori i rajonit të Krasnodarit, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima as në Tver e as në Krasnodar.

Këto zhvillime vijnë pasi Kievi po i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe aleatëve të Ukrainës që të krijojnë misione të përhershme monitoruese në centralet bërthamore të vendit, pasi paralajmëron se ato mund të jenë në shënjestër të sulmeve ruse.

“NĂ« veçanti, ka tĂ« bĂ«jĂ« me pajisjet e hapura tĂ« shpĂ«rndarjes nĂ« centralet bĂ«rthamore dhe nĂ«nstacionet e transmetimit, kritike pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« energjisĂ« bĂ«rthamore,” shkroi ministri i JashtĂ«m Andriy Sybiha nĂ« rrjetin social ‘X’.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi ukrainas me dron, shpërthim i madh në depon e armëve brenda Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Humbi burrin e 2 djemtë në Luftën e Kosovës, rrëfimi i Luljetës për familjen Sharani

By: rom ario
21 September 2024 at 18:07

Luljeta Sharani, nĂ«na qĂ« humbi 2 djemtĂ« dhe bashkĂ«shortin nĂ« LuftĂ«n e KosovĂ«s, ka rrĂ«fyer pĂ«r emisionin ‘Real People’ nĂ« Euronews Albania historinĂ« e dhimbshme tĂ« familjes sĂ« saj.

Luljeta ka treguar me detaje jetën e saj pas martese dhe sjelljen në jetë të tre fëmijëve, ditëlindjet e të cilëve i mban mend edhe sot.

Ajo tha se fëmijëria e saj ishte e bukur dhe martesa e saj me Skifer Sharanin ishte një fat i madh për të, pasi sipas saj, ata ishin familje shumë e mirë.

“Kemi jetuar sĂ«bashku. UnĂ« kĂ«tu erdha nuse nĂ« vitin 1976. Isha vajzĂ« Gjakove dhe u martova nĂ« GjakovĂ«. Kisha lindur nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit. Fillimet e fĂ«mijĂ«risĂ« time kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« mira. FatmirĂ«sisht edhe u martova me familje shumĂ« tĂ« mirĂ«. Kishin edukatĂ« dhe kulturĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme. Skiferi ka lindur pas 2 vajzave, pas motrave dhe si nĂ« traditĂ«n e shqiptarĂ«ve kur qĂ« presin çunin, ato organizuan njĂ« ceremoni shumĂ« tĂ« madhe.

Fabrikat mĂ« tĂ« shumta kanĂ« qenĂ« nĂ« GjakovĂ«. Skiferi ka qenĂ« inxhinier i makinerisĂ«. Por disa vite pa filluar lufta filluan t’i largojnĂ« nga puna. Por Skiferi si njeri i ngritur, si drejtor tha ‘mĂ« vjen inat qĂ« tĂ« mĂ« largojnĂ« ata nga puna, kĂ«shtu qĂ« po iki vetë’. NĂ«nĂ« u bĂ«ra mĂ« 23 korrik 1977 me Valonin, djalin e parĂ«.

Skiferi vetĂ« ja vuri emrin se ka qenĂ« nĂ« shĂ«rbimin ushtarak. E vendosi Valon pĂ«r valimin e flamurit. Skiferi gjatĂ« shĂ«rbimit ushtarak ka qenĂ« nĂ« Beograd dhe njĂ« muaj nĂ« Shkup. Ai ikte nĂ« fundjavĂ« dhe kur ka lindur Valoni Skiferi ka qenĂ« vetĂ« kĂ«tu. FĂ«mija i dytĂ« nĂ« 15 janar 1979, Visari. 1 vit e gjysmĂ« diferencĂ«. Vajza, Arjeta, ka lindur nĂ« 25 korrik 1983. Me Valonin kishte 6 vite, me Visarin 4 e gjysmĂ«â€, tha Luljeta Sharani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbi burrin e 2 djemtë në Luftën e Kosovës, rrëfimi i Luljetës për familjen Sharani appeared first on Euronews Albania.

❌
❌