❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore

Me një paraqitje surprizë në sallën e konferencave për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden komentoi zhvillimet e fundit, nga përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të nëntorit deri tek konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sa i takon procesit të ardhshëm elektoral, ai u shpreh i shqetësuar kur tha se nuk e di se si do të shkojë ai.

“Kam besim se zgjedhjet do tĂ« jenĂ« tĂ« lira dhe tĂ« ndershme, por nuk e di nĂ«se do tĂ« jenĂ« paqĂ«sore. FjalĂ«t e thĂ«na nga Donald Trump janĂ« shumĂ« tĂ« rrezikshme”, deklaroi Biden.

Ai shtoi se nuk e di me siguri kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban pezull një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në mënyrë që të influencojë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“A po pĂ«rpiqet ai tĂ« ndikojĂ« nĂ« zgjedhje? Nuk e di, por nuk besoj”, u shpreh Biden, i cili mĂ« pas i dĂ«rgoi njĂ« mesazh aleatit tĂ« tij tĂ« vjetĂ«r.

“AsnjĂ« administratĂ« nuk e ka ndihmuar Izraelin mĂ« shumĂ« se administrata ime. AsnjĂ«, asnjĂ« dhe asnjĂ«. Dhe Netanyahu duhet ta ketĂ« parasysh kĂ«tĂ«â€, vijoi Biden.

Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin se Netanyahu po injoron thirrjet e presidentit amerikan për të negociuar një marrëveshje armëpushimi, në mënyrë që të dëmtojë shanset e partisë në nëntor, duke favorizuar kështu Donald Trump.

Nga ana e tij, ky i fundit ka deklaruar se Izraeli duhet tĂ« sulmojĂ« impiantet bĂ«rthamore iraniane pĂ«r t’u hakmarrĂ« pĂ«r sulmin me raketa tĂ« RepublikĂ«s Islamike.

“PĂ«rgjigjja duhet tĂ« jetĂ«: godisni centralet nĂ« fillim dhe shqetĂ«sohuni mĂ« pas”, iu pĂ«rgjigj Trump personave qĂ« e pyesnin nĂ« njĂ« miting nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, nĂ«se ishte dakord me qĂ«ndrimin e Biden kundĂ«r njĂ« opsioni tĂ« tillĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden i shqetësuar për zgjedhjet: Do jenë të lira, por jo paqësore appeared first on Euronews Albania.

Basha takim me biznesin: Taksa e sheshtë 9% do rrisë punësimin dhe rrogat

Lulzim Basha, zhvilloi një takim me sipërmarrësit në Lezhë, ku prezantoi programin e grupimit të tij në mbështetje të biznesit dhe zhvillimit ekonomik.

Basha theksoi se programi i tij Ă«shtĂ« i fokusuar nĂ« krijimin e mundĂ«sive tĂ« reja pĂ«rmes taksĂ«s sĂ« sheshtĂ« 9%, si dhe duke eliminuar “taksĂ«n Rama” prej 240 lekĂ«sh nga çmimi i karburanteve. Ai argumentoi se kĂ«to masa do tĂ« fuqizojnĂ« prodhimin vendas, do tĂ« rrisin investimet, do tĂ« krijojnĂ« vende tĂ« reja pune dhe do tĂ« çojnĂ« nĂ« rritje tĂ« pagave pĂ«r shqiptarĂ«t.

“I dĂ«gjoj me vĂ«mendje shqetĂ«simet e sipĂ«rmarrĂ«sve dhe problematikat e panumĂ«rta me tĂ« cilat pĂ«rballen prej gjendjes nĂ« tĂ« cilin ndodhet ekonomia e vendit, pĂ«r shkak tĂ« politikave tĂ« gabuara, keqmenaxhimit, klientelizmit dhe korrupsionit. Ne jemi tĂ« bindur se ekonomia shqiptare meriton mĂ« shumĂ« dhe kemi ndĂ«rtuar njĂ« ofertĂ« qĂ« i pĂ«rgjigjet nevojave tĂ« biznesit pĂ«r tĂ« krijuar mundĂ«si tĂ« reja zhvillimi. Programi i DemokratĂ«ve EuroatlantikĂ«, fryt i punĂ«s i ekspertĂ«ve mĂ« tĂ« mirĂ« vendas e tĂ« huaj, energjizon sipĂ«rmarrjen shqiptare, nxit rritjen ekonomike, i jepĂ« frymĂ«marrje tregut tĂ« lirĂ« dhe prodhon mirĂ«qenie pĂ«r familjet shqiptare. PĂ«rmes taksĂ«s sĂ« sheshtĂ« 9%, tatim fitimin 9%, dividendin 9% dhe me eliminimin e “taksĂ«s Rama” prej 240 lekĂ«sh nga çmimi i karburanteve, do tĂ« gjenerojmĂ« njĂ« zhvillim qĂ« do tĂ« ndihet nĂ« xhepin e çdo shqiptari. Ulja e taksave do tĂ« fuqizoj prodhimin vendas dhe do çliroj potencialin e sipĂ«rmarrjeve, duke i lehtĂ«suar nga dora e rĂ«ndĂ« e njĂ« shteti arbitrar. KĂ«to masa, tĂ« shoqĂ«ruara me eliminimin e tarifave tĂ« panevojshme, e reduktimin burokracive raskapitĂ«se dhe luftĂ«n agresive ndaj korrupsionit, do prodhojnĂ« rritje tĂ« aktivitetit ekonomik, rritje tĂ« invesitmeve, rritje tĂ« punĂ«simit dhe rrijte tĂ« rrogave. ShqipĂ«ria meriton mĂ« shumĂ«!”- deklaroi Basha nĂ« postimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha takim me biznesin: Taksa e sheshtë 9% do rrisë punësimin dhe rrogat appeared first on Euronews Albania.

FIFA shkel ligjet e BE-së, Gjykata Evropiane kundër rregullave të organizatës

Disa rregulla të FIFA-s mbi transferimin ndërkombëtar të lojtarëve shkelin ligjet e BE-së, ka vlerësuar Gjykatat Evropiane e Drejtësisë.

Gjykata në fjalë dorëzoi vendimin e saj përfundimtar pas një përplasjeje 10-vjeçare, të nxitur nga denoncimi i ish-futbollistit Lassana Diarra.

Sipas institucionit, disa rregulla të FIFA-s ndalojnë lëvizjen e lirë të futbollistëve që duan të bëjnë progres në karrierën e tyre, duke luajtur për klube të reja.

Në vitin 2013, Diarra nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me ekipin rus Lokomotiva e Moskës, por marrëveshja përfundoi pasi lojtari ishte i pakënaqur nga shkurtimi i pagës.

Klubi rus aplikoi nĂ« FIFA pĂ«r kompensim, me qĂ«ndrimin e tij arbitrar se dĂ«bimi i Diarra ishte bazuar nĂ« njĂ« “kauzĂ« tĂ« drejtĂ«â€. Lojtari u detyrua t’i paguante skuadrĂ«s miliona euro.

Diarre tha se kĂ«rkimet pĂ«r njĂ« klub tĂ« ri u penguan nga rregullat e FIFA-s, qĂ« thoshin se, çdo palĂ« do tĂ« ishte pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r t’i paguar LokomotivĂ«s kompensimin.

FIFPRO, sindikata që përfaqëson futbollistët, mirëpriti vendimin e gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FIFA shkel ligjet e BE-së, Gjykata Evropiane kundër rregullave të organizatës appeared first on Euronews Albania.

“Paqe pĂ«rmes forcĂ«s”- Zelensky do t’u prezantojĂ« aleatĂ«ve planin e fitores

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se do tĂ« prezantojĂ« “planin e fitores” tĂ« UkrainĂ«s nĂ« takimin e radhĂ«s me aleatĂ«t perĂ«ndimorĂ« nĂ« Gjermani, i cili do tĂ« mbahet mĂ« 12 tetor. Ky takim, pjesĂ« e Grupit tĂ« Kontaktit pĂ«r Mbrojtjen e UkrainĂ«s, do tĂ« zhvillohet nĂ« bazĂ«n ajrore Ramshtajn dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« mĂ« shumĂ« se 50 partnerĂ«.

Zelensky e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« plan si njĂ« strategji pĂ«r “paqe pĂ«rmes forcĂ«s”, duke theksuar nevojĂ«n pĂ«r forcimin e UkrainĂ«s dhe duke pasur diskutime aktive me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor nĂ« luftĂ«. Ai pĂ«rmendi se plani pĂ«rmban katĂ«r pika kyçe, me njĂ« qĂ« duhet zbatuar pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s.

Sipas raporteve, plani pĂ«rmban kĂ«rkesa pĂ«r mĂ« shumĂ« armĂ«, pĂ«rfshirĂ« lejen pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur armĂ«t me rreze tĂ« gjatĂ« pĂ«r sulme brenda territorit rus. Takimi nĂ« Gjermani pritet tĂ« jetĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r Zelensky tĂ« diskutojĂ« detajet me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe pĂ«r tĂ« angazhuar mĂ« tej mbĂ«shtetje nga aleatĂ«t​.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Paqe pĂ«rmes forcĂ«s”- Zelensky do t’u prezantojĂ« aleatĂ«ve planin e fitores appeared first on Euronews Albania.

ǒpo ndodh në detin Adriatik? Anija pa flamur transporton eksploziv drejt Izraelit

Anija e mallrave MV Kathrin, e cila besohet se po transporton material shpërthyes drejt Izraelit, ka ngritur shqetësime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara janë ndër organizatat që kanë bërë thirrje për ndalimin e ankorimit të kësaj anijeje në porte të ndryshme, me frikën se ngarkesa e saj do të kontribuonte në kryerjen e krimeve të luftës në konfliktin izraelito-palestinez, veçanërisht në Gaza.

Sipas informacioneve të policisë namibiane, MV Kathrin është e ngarkuar me rreth 60 kontejnerë të mbushur me trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë të tjerë me eksploziv heksogen, dy materiale të përdorura gjerësisht në prodhimin e armëve ushtarake. Një pjesë e këtyre materialeve besohet të jetë e destinuar për Izraelin, ndërsa pjesa tjetër ka për destinacion disa vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë dhe Sllovakinë. Sipas autoriteteve, ngarkesa nuk do të qëndrojë në Slloveni, por do të vazhdojë si tranzit drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Anija ka kaluar nĂ«pĂ«r disa vende, pĂ«rfshirĂ« NamibinĂ«, PortugalinĂ« dhe Malin e Zi, por Ă«shtĂ« ndaluar tĂ« hyjĂ« nĂ« disa porte, si nĂ« Gjirin Walvis tĂ« NamibisĂ«, ku u ndalua hyrja e saj nĂ« fund tĂ« gushtit. Namibia ndaloi hyrjen e anijes pĂ«r shkak tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj mbĂ«shtetĂ«s ndaj popullit palestinez dhe dĂ«shirĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund dhunĂ«s nĂ« Lindjen e Mesme. Ministrja e DrejtĂ«sisĂ« e NamibisĂ«, Yvonne Dausab, deklaroi se kjo ndalesĂ« pĂ«rputhej me politikĂ«n e NamibisĂ« ndaj konfliktit izraelito-palestinez, pasi hetimet policore konfirmuan se anija po transportonte materiale shpĂ«rthyese tĂ« destinuara pĂ«r Izraelin.

Lundrimi i Kathrin ka qenë i mbushur me polemika dhe tensione ndërkombëtare. Anija, e ndërtuar në vitin 2010 dhe që mban flamurin portugez, filloi itinerarin e saj më 21 korrik nga Vietnami dhe është ndalur në disa vende gjatë rrugës së saj drejt portit slloven të Koprit. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, anija ka qëndruar për periudha të gjata në ujërat e Detit Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, pa dhënë shenja të qarta se ku do të drejtohej më pas. Autoritetet e Portit të Tivarit në Mal të Zi konfirmuan se nuk kishin marrë njoftim zyrtar për mbërritjen e anijes në portin e tyre, ndonëse ishte paralajmëruar hyrja e saj më 3 tetor.

Ndërkohë, Amnesty International ka bërë thirrje për ndalimin e ankorimit të anijes në portet e Sllovenisë dhe Malit të Zi, duke deklaruar se ngarkesa mund të përdoret për të kryer krime lufte kundër civilëve palestinezë. Ata argumentojnë se e drejta ndërkombëtare humanitare ndalon çdo transferim armësh në konflikte ku ekziston rreziku që ato të përdoren për të shkelur të drejtat humanitare. Amnesty i referohet Traktatit për Tregtinë e Armëve dhe Konventave të Gjenevës, të cilat ndalojnë shtetet që të lejojnë transferimin e armëve në një konflikt të armatosur nëse ekziston një rrezik i qartë për kryerjen e krimeve të luftës.

MV Kathrin është regjistruar në Madeira, Portugali, dhe është në pronësi të kompanisë gjermane Lubeca Marine Germany Gmbh & Co Kg, e cila ka refuzuar të komentojë për këtë çështje. Megjithatë, anija kërkoi zyrtarisht anulimin e regjistrimit të saj në Portugalinë më 27 shtator, duke hequr flamurin portugez, çka e ka bërë të vështirë hyrjen e saj në porte të tjera pa një flamur të ri.

Porti i Koprit, i cili është një nga portet më të mëdha të Sllovenisë dhe një pikë kyçe për transportin në Evropën Qendrore dhe Lindore, pritet të jetë destinacioni i fundit i MV Kathrin, ku ngarkesa do të shkarkohet dhe dërgohet drejt vendeve të tjera evropiane. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse anija do të lejohet të ankorohet në këtë port, duke qenë se autoritetet sllovene nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për mbërritjen e saj.

Në përfundim, rasti i anijes MV Kathrin reflekton tensionet ndërkombëtare dhe përgjegjësinë ligjore që shtetet kanë në parandalimin e transferimeve të armëve në konflikte të dhunshme. Kërkesat për ndalimin e ankorimit të kësaj anijeje tregojnë një përpjekje të përbashkët për të zbatuar të drejtën ndërkombëtare dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të konfliktit izraelito-palestinez.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ǒpo ndodh në detin Adriatik? Anija pa flamur transporton eksploziv drejt Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Kurti: BE, SHBA dhe MbretĂ«ria e Bashkuar t’i kushtĂ«zojĂ« benefitet aktuale tĂ« SerbisĂ«

Serbia Ă«shtĂ« shteti mĂ« hiç nĂ« kontinentin evropian, i padurueshĂ«m pĂ«r intelektualĂ«t dhe tĂ« ndershmit. KĂ«shtu tha kryeministri i KosovĂ«s Albin Kurti nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« VetĂ«vendosjes. Ai potencoi se serbĂ«t nĂ« KosovĂ« janĂ« mĂ« tĂ« sigurt se nĂ« Serbi, derisa pĂ«rmendi akuzat e presidentit tĂ« SerbisĂ«, AleksandĂ«r Vuçiç se ky ekzekutiv dĂ«shiron t’i dĂ«bojĂ« serbĂ«t.

Kurti u bĂ«ri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar qĂ« SerbisĂ« t’i kushtĂ«zohen benefitet aktuale, si dhe tĂ« sanksionohen ata qĂ« bashkĂ«punojnĂ« me personat qĂ« ndodhen nĂ« listĂ«n e zezĂ« nĂ« Ballkan.

“Serbia Ă«shtĂ« shteti mĂ« hiç nĂ« kontinentin evropian, i padurueshĂ«m pĂ«r intelektualĂ«t dhe tĂ« ndershmit. Presidenti i SerbisĂ« akuzon qeverinĂ« tonĂ« se dĂ«shirojmĂ« t’i dĂ«bojmĂ« serbĂ«t nga Kosova. NĂ« fakt serbĂ«t janĂ« shumĂ« tĂ« sigurtĂ« nĂ« KosovĂ« se nĂ« Serbi. Atje ka shumĂ« dhunĂ« vrastare nĂ« televizion, e nĂ« shtĂ«pi dhe shkolla
NĂ« KosovĂ« nuk bĂ«nĂ« tĂ« ketĂ« politikan nĂ« skenĂ«n politike qĂ« nuk distancohen nga Millosheviçi dhe Putini
Beogradi zyrtar po dĂ«shiron tĂ« dĂ«shmojĂ« qĂ« serbĂ«t dhe shqiptarĂ«t nuk mund tĂ« jetojnĂ« bashkĂ«, qĂ« ata nuk mund tĂ« jetojnĂ« as pranĂ« njĂ«ri-tjetrit
NĂ«pĂ«rmjet dhunĂ«s nĂ« veriun e KosovĂ«s ata kanĂ« synuar qĂ« tĂ« dĂ«shmojnĂ« qĂ« shqiptarĂ«t dhe serbĂ«t nuk mund tĂ« jetojnĂ« bashkĂ«, andaj edhe duhet ndarje nĂ« KosovĂ«. Sulmi terrorist nĂ« BasnjskĂ« tĂ« Zveçanit para njĂ« viti kishte pĂ«r qĂ«llim njĂ« konfliktit tĂ« gjerĂ« dhe tĂ« gjatĂ« me tĂ« gjithĂ« atĂ« armatim qĂ« e kishin sjellur paraprakisht nĂ« funksion tĂ« aneksimit tĂ« KosovĂ«s”, tha Kurti.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti vlerësoi se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë rrotull kufirit me Serbinë.

“TĂ« gjitha angazhimet tona nuk janĂ« tĂ« bazuara thjeshtĂ« nĂ« vullnetin e popullit dhe legjislacionit tĂ« tij. por edhe nĂ« vlerat perĂ«ndimore demokratike. Andaj, perĂ«ndimit demokratik, nĂ« veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar ne i bĂ«jmĂ« thirrje qĂ« SerbisĂ« t’i kushtĂ«zohen benefitet aktuale. Jo vetĂ«m ato tĂ« ardhshme nga BE, SHBA dhe MbretĂ«ria e Bashkuar. Duhet tĂ« sanksionohen nga SHBA-tĂ« , BE-ja dhe MbretĂ«ria e Bashkuar ata qĂ« bashkĂ«punojmĂ« ne personat qĂ« ndodhen nĂ« listĂ«n e zezĂ« nĂ« Ballkan. Ata qĂ« janĂ« pjesĂ«tarĂ« tĂ« organizatave tĂ« mbrojtjes civile dhe brigadave veriore qĂ« me 29 qershor tĂ« vitit tĂ« kaluar qeveria e KosovĂ«s i ka shpallur organizata terroriste
MeqenĂ«se brenda dy vjetĂ«ve, katĂ«r herĂ« Serbia e ka sjellĂ« ushtrinĂ« e saj te kufi ynĂ«, duhet tĂ« rikthyer zona tokĂ«sore e sigurisĂ«, tĂ« cilĂ«n NATO-ja e quan Ground Safe Zone nĂ« gjerĂ«sinĂ« 5 kilometra rrotull kufirit tĂ« KosovĂ«s me SerbinĂ«â€, theksoi Kurti.

PĂ«rveç kĂ«saj, kryeministri Kurti potencoi se Milan Radoiçiq dhe grupi paramilitar i tij tĂ« tĂ« akuzuar pĂ«r sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit, urgjentisht duhet t’i dorĂ«zohen autoriteteve tĂ« shtetit tonĂ«.

“Letra e 27-shĂ«s tĂ« Bashkimit Evropian nga dhjetori i vitit tĂ« kaluar nga ish kryeministrja e BĂ«rnabiq, e cila thotĂ« se nuk e respekton integritetin territorial tĂ« KosovĂ«s duhet tĂ« tĂ«rhiqet menjĂ«herĂ«. Pas fletĂ«arrestit Milan Radoiqic dhe grupi i tij paramilitar tash kanĂ« edhe aktakuzĂ« 160 faqe edhe nĂ« KosovĂ« e duhet t’i dorĂ«zohen urgjentisht autoriteteve tĂ« shtetit tonë Serbia nuk po e respekton marrĂ«veshjen bazike tĂ« cilĂ«s ia ka shkelur 8 nga 11 nene. NgjashĂ«m qysh nuk respekton dhe nuk zbatohet aneksi 7 i marrĂ«veshjes Dejtonit
Presidenti i SerbisĂ« disa herĂ« ka thĂ«nĂ« se ai nuk do ta nĂ«nshkruajĂ« kurrĂ« kapitullimin e SerbisĂ«. NĂ« fakt nuk ka nevojĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«. Kapitullimin tashmĂ« e kanĂ« nĂ«nshkruar dy gjeneralĂ« serbĂ« nĂ« KumanovĂ« mĂ« 9 qershor 1999
Vuçiç po donĂ« tĂ« kthehet prapa nĂ« kohĂ« herĂ« para vitit 1999 ku Kosova u çlirua, herĂ« para vitit 2008 ku u nĂ«nshkrua pavarĂ«sia herĂ« para vitit 2021 kur u zgjodh qeveria jonĂ«â€, tha Kurti./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurti: BE, SHBA dhe MbretĂ«ria e Bashkuar t’i kushtĂ«zojĂ« benefitet aktuale tĂ« SerbisĂ« appeared first on Euronews Albania.

Rama mesazh Kurtit: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq

NĂ« podcastin “Flasim” tĂ« kryeministrit Edi Rama, e ftuara e radhĂ«s ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit tĂ« Ibrahim RugovĂ«s.

Gjatë bisedës, Rama ndau mendimet e tij për raportet ndërkombëtare, veçanërisht duke dhënë një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama theksoi rëndësinë e miqësive strategjike për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke shtuar se mbajtja e këtyre marrëdhënieve është jetike për sigurinë dhe stabilitetin.

Ai u shpreh se “jemi shumĂ« tĂ« vegjĂ«l pĂ«r tĂ« fjetur tĂ« qetĂ«, nĂ«se nuk kemi miq tĂ« mĂ«dhenj”, duke nĂ«nkuptuar qĂ« pĂ«rkrahja ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r mbrojtjen e interesave kombĂ«tare.

Gjithashtu, Rama kritikoi mĂ«nyrĂ«n sesi opozita nĂ« ShqipĂ«ri sillet nĂ« parlament, duke argumentuar se ky Ă«shtĂ« njĂ« shembull i keq pĂ«r KosovĂ«n dhe se gjuha e pĂ«rdorur nga politikanĂ«t, si akuzat pĂ«r “kriminelĂ«â€ dhe “hajdutĂ«â€, ka degraduar debatin politik. Ai theksoi se ky stil komunikimi ka ndikuar edhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n sesi politika zhvillohet nĂ« KosovĂ«, duke sugjeruar se kjo qasje vjen nga forcat politike qĂ« nuk pranojnĂ« ndonjĂ« rrugĂ« tĂ« mesme, por vetĂ«m ekstremin e polarizimit politik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama mesazh Kurtit: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq appeared first on Euronews Albania.

Izraeli luftë në 4 fronte në Lindjen e Mesme, por pse nuk po rritet çmimi i naftës

Izraeli po përballet aktualisht me një konflikt në të paktën katër fronte, duke luftuar në Gaza kundër Hamasit, në Liban kundër Hezbollahut, në Jemen kundër Houthëve dhe përballë kërcënimeve nga Irani, që mbështet këto grupe. Pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, çmimet e naftës nuk kanë reaguar aq ashpër sa pritej, duke u treguar më të qëndrueshme.

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023, çmimet e naftës u rritën, siç ndodh shpesh në kohë krize. Brent, një nga standardet kryesore të naftës së papërpunuar, arriti në 90 dollarë për fuçi në prill 2023, pas tensioneve midis Iranit dhe Izraelit. Megjithatë, në javët e fundit, edhe pse konflikti është intensifikuar, çmimet kanë mbetur relativisht të ulëta, duke qëndruar në rreth 77 dollarë për fuçi, një rritje e vogël nga 71 dollarë në fillim të javës.

Analistët e tregut kanë theksuar disa faktorë që po ndihmojnë në mbajtjen e çmimeve të stabilizuara. Në njërën anë, ekziston frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm që mund të përfshijë infrastrukturën e naftës së Iranit, i cili është një furnizues i rëndësishëm rajonal. Megjithatë, kapaciteti i Iranit për të ndikuar ndjeshëm në tregjet globale është i kufizuar për shkak të sanksioneve të vazhdueshme nga SHBA-ja. Për më tepër, tregjet po vëzhgojnë me kujdes mundësinë që karteli i vendeve prodhuese të naftës, OPEC, të rrisë prodhimin në dhjetor, gjë që do të sillte një furnizim të shtuar dhe do të ndihmonte në uljen e presionit mbi çmimet.

Ndërkohë, situata ekonomike globale mbetet e brishtë. Ekonomia globale po përballet me pasojat e pandemisë COVID-19, inflacionit dhe rritjes së normave të interesit, çka ka ulur kërkesën për naftë. Kina, një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, ka parë një ngadalësim të ekonomisë për shkak të krizës së tregut të pasurive të paluajtshme, gjë që ka ulur kërkesën për naftë.

Kombinimi i kĂ«tyre faktorĂ«ve – frika nga konflikti, pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r rritjen e furnizimit nga OPEC dhe perspektiva e zymtĂ« ekonomike globale – ka bĂ«rĂ« qĂ« çmimet e naftĂ«s tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme sesa pritej, pavarĂ«sisht tensioneve tĂ« mĂ«dha politike dhe ushtarake nĂ« Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli luftë në 4 fronte në Lindjen e Mesme, por pse nuk po rritet çmimi i naftës appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri 33-vjeçari

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për kultivim të bimëve narkotike, është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri. 33-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dedaj, në njësinë administrative Qelëz.

Shtetasi në fjalë u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, falë informacionit të siguruar nga Policia e Pukës dhe bashkëpunimit me Policinë Kufitare.

Materialet shtesĂ« nĂ« ngarkim tĂ« tij do t’i kalojnĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m ShkodĂ«r.

“NĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r lokalizimin dhe kapjen e shtetasve nĂ« kĂ«rkim, bazuar nĂ« informacionet e siguruara nĂ« rrugĂ« operative nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PukĂ«, pĂ«r njĂ« shtetas tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim i cili do tĂ« hynte nĂ« ShqipĂ«ri nga PPK QafĂ« MorinĂ«, falĂ« bashkĂ«punimit dhe shkĂ«mbimit tĂ« informacioneve me PolicinĂ« Kufitare, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu nĂ« pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues nĂ« PukĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet sa tenton të hyjë në Shqipëri 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kurti: Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, sërish me një listë

Kryeministri Albin Kurti nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« VetĂ«vendosjes ka kĂ«rkuar nga bashkĂ«partiakĂ«t e tij qĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m, pasi qĂ« sipas tij, do tĂ« ketĂ« fushata shpifĂ«se pĂ«r ta minimizuar “mbĂ«shtetjen masive” qĂ« po gĂ«zon ekzekutivi i tij.

“Ne duhet tĂ« luftojmĂ« pĂ«r çdo votĂ« besimi tĂ« qytetarit dhe t’i bindim ata qĂ« ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« vazhduar rrugĂ«n tonĂ« tĂ« ndryshimit qĂ« e kemi nisur, tĂ« mirĂ« qeverisjes dhe transformimit rrĂ«njĂ«sor tĂ« mirĂ«qenies sĂ« qytetarit. NjĂ«mend, shumica dĂ«rmuese e popullsisĂ« vazhdon tĂ« na mbĂ«shtesĂ«, sĂ« paku sa nĂ« pranverĂ«n e vitit 2021 e mbase edhe mĂ« shumĂ« se aq. Por, pĂ«r zgjedhjet e ardhshme qĂ« tĂ« gjithĂ« fillojnĂ« nga vija qĂ« shĂ«non numrin zero
Ne duhet tĂ« jemi tĂ« vĂ«mendshĂ«m qĂ« kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje masive qĂ« po e gĂ«zon aktualisht Qeveria e KosovĂ«s nga qytetarĂ«t e pa shmangshĂ«m edhe LVV si drejtuese e saj, do tĂ« tentojnĂ« siç edhe janĂ« duke tentuar, qĂ« ta zbehin dhe minimizojmĂ« pĂ«rmes formave nga mĂ« tĂ« ndryshmet e mĂ« sĂ« shumti e mĂ« sĂ« shpeshti pĂ«rmes fushatave dhe shpifjeve tĂ« pavĂ«rtetave dhe nxitjeve dashakeqĂ«se”, theksoi Kurti.

NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«shill, Kurti shprehu mirĂ«njohjen e tij pĂ«r kĂ«to vite bashkĂ«punimi me presidenten e Vjosa Osmani, me partinĂ« “Guxo” dhe subjektin tjetĂ«r politik AlternativĂ«n.

Ai përmendi se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë sërish bashkë në garë.

“Me Guxo dhe AlternativĂ«n do tĂ« jemi bashkĂ« nĂ« koalicion ashtu siç kemi qenĂ« bashkĂ« nĂ« fushatĂ«, nĂ« fitore, nĂ« qeverisje. SĂ« bashku sĂ«rish nĂ« njĂ« listĂ« pĂ«r zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Kryeministri Kurti para bashkëpartiakëve të tij foli edhe për përparim dhe progres gjatë qeverisjes së tij.

“Po ashtu kemi rritur dy herĂ« pagĂ«n minimale
Pra, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social nuk e kemi bĂ«rĂ« nĂ« kurriz tĂ« procesit demokratik, pĂ«rkundrazi. E mĂ« tej ky progres demokratik nuk Ă«shtĂ« realizuar sepse Serbia na la tĂ« qetĂ«. Pasi qĂ« ne iu nĂ«nshtruam asaj duke ia marrĂ« listĂ«n serbe nĂ« koalicion, duke ia dhĂ«nĂ« “ZajendicĂ«n” apo premtuar rininĂ« e KosovĂ«s nĂ«n petkun e shkĂ«mbit territorial siç patĂ«n bĂ«rĂ« pararendĂ«sit tanĂ« nĂ« ekzekutiv. PĂ«rkundrazi, kĂ«rcĂ«nimet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« sigurisĂ«, tentimet mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r destabilizim i kishim pikĂ«risht ne. Mu kjo rritje ekonomike dhe pĂ«rparim demokratik. Barrikadat, dorĂ«heqjet kolektive dhe sulmet e dhunshme nĂ« veri pĂ«r tĂ« shkaktuar vakuum apo kaos e zgjerim tĂ« konfliktit qĂ« tĂ« gjitha dĂ«shtuan. Andaj, pas tri viteve e gjysmĂ« themi me krenari se patĂ«m edhe rritje ekonomike, edhe progres demokratik edhe siguri pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, potencoi Kurti./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurti: Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, sërish me një listë appeared first on Euronews Albania.

Gjendet vendi i sakrifikimit të fëmijëve në Peru

Në një zonë pranë qytetit Trujillo, në veri të Perusë, arkeologët kanë zbuluar eshtrat e disa dhjetëra fëmijëve, që mendohet se u sakrifikuan më shumë se 600 vjet më parë. Arkeologu Julio Asencio ka deklaruar se shumë nga skeletet kanë prerje në kraharor dhe disa në brinjë, duke sugjeruar se këto janë prova të sakrificave rituale.

Çdo fĂ«mijĂ« Ă«shtĂ« varrosur veçmas, ndĂ«rsa pranĂ« zonĂ«s sĂ« gĂ«rmimit janĂ« gjetur edhe eshtrat e dy tĂ« rriturve dhe kockat e nĂ«ntĂ« kafshĂ«ve lama. KĂ«to tĂ« fundit mendohet se pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« burimin e ushqimit, veshjes dhe transportit tĂ« grupit qĂ« ka bĂ«rĂ« sakrificat.

Gjetjet pĂ«rkojnĂ« me grupin lokal “Chimu”, i cili ka dominuar pjesĂ«n veriore tĂ« PerusĂ« nga vitet 700 deri nĂ« fund tĂ« viteve 1400. HistorianĂ«t besojnĂ« se sakrificat e fĂ«mijĂ«ve mund tĂ« kenĂ« pasur si qĂ«llim tĂ« qetĂ«sonin perĂ«nditĂ«, sidomos pas shirave tĂ« dendur dhe pĂ«rmbytjeve.

Përveç kësaj, një dekadë më parë, shkencëtarët zbuluan një tjetër zonë ku mendohet se janë kryer sakrifica masive të 140 fëmijëve nga grupi Chimu. Në atë vend, skeletet e gjetura gjithashtu kishin prerje në kraharor dhe besohet se u ishin hequr zemrat.

Arkeologët vazhdojnë të zbulojnë në Peru një numër të madh rrënosh të kulturave para-hispanike, duke përfshirë perandorinë Inka, e cila shtrihej nga Ekuadori jugor deri në pjesën qendrore të Kilit rreth 500 vjet më parë.

Këto gjetje ofrojnë një dritë të re mbi praktikat rituale dhe besimet e kulturave antike të Amerikës Latine.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet vendi i sakrifikimit të fëmijëve në Peru appeared first on Euronews Albania.

Ukraina vret shefin e centralit bërthamor të Zaporizhias

Shërbimi sekret ushtarak i Ukrainës ka marrë përsipër vrasjen e shefit të sigurisë në centralin atomik të Zaporizhias.

Agjencia postoi nĂ« kanalin e saj nĂ« rrjetin “Telegram”, duke treguar njĂ« makinĂ« qĂ« shpĂ«rthente. OrĂ« mĂ« vonĂ«, Komiteti Investigativ Rus konfirmoi vdekjen e Andrei Korotkij.

Pala ukrainase shtoi se zyrtari ishte një kriminel lufte dhe kishte bashkëpunuar vullnetarisht me Moskën pasi kjo e fundit mori nën kontroll centralin në javët e para të luftës.

Ndërkohë, të paktën 3 persona, përfshirë një vajzë 6-vjeçare, mbetën të vrarë kur ushtria ruse goditi një makinë që transportonte gaz të lëngshëm në fshatin verior të Hirskut.

Autoritetet lokale deklaruan se sulmi bëri që cilindrat e gazit të shpërthenin, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu edhe disa shtëpi.

Ndërsa në lindje të Ukrainës, banorët e lokalitetit Pokrovsk nisën riparimin e shtëpive pasi gjatë natës bombardimet ruse shkaktuan dëme të mëdha dhe plagosën 4 persona.

Konkretisht, ushtria ruse hodhi 6 bomba duke dëmtuar një godinë shumëkatëshe, tre shtëpi dhe një dyqan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina vret shefin e centralit bërthamor të Zaporizhias appeared first on Euronews Albania.

OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur paqeruajtësit në Liban

Forcat paqeruajtĂ«se tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« Liban thanĂ« mĂ« 5 tetor se nuk do tĂ« lĂ«nĂ« pozicionet e tyre nĂ« jug, pavarĂ«sisht se tha se Izraeli ka kĂ«rkuar qĂ« ata tĂ« “zhvendosen”.

“MĂ« 30 shtator, ushtria izraelite ka njoftuar forcat paqeruajtĂ«se pĂ«r qĂ«llimin e saj pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« inkursion tĂ« kufizuar tokĂ«sor nĂ« Liban, Ata na kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« ne tĂ« zhvendosemi nga disa pozicione”, tha Forca e PĂ«rkohshme e OKB-sĂ« nĂ« Liban.

“PaqĂ«ruejtĂ«sit vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« tĂ« gjitha pozicionet dhe flamuri i OKB-sĂ« vazhdon tĂ« valojĂ«. Ne rregullisht ndryshojmĂ« pozicionin tonĂ« dhe veprimet tona dhe kemi plane tĂ« gatshme, tĂ« cilat mund tĂ« zbatohen nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme”, u tha nĂ« njoftim.

Izraeli ka intensifikuar fushatĂ«n e tij kundĂ«r Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e jugut tĂ« Libanit – qĂ« nga 23 shtatori, duke vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 1.110 persona dhe duke detyruar qindra mijĂ«ra qĂ« tĂ« largohen nga shtĂ«pitĂ« e tyre.

Më herët gjatë kësaj jave, Izraeli njoftoi se ka nisur një ofensivë të kufizuar tokësore në jug të Libanit, kundër Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

“Ne vazhdojmĂ« t’iu bĂ«jmĂ« thirrje Libanit dhe Izraelit qĂ« tĂ« riangazhohen pĂ«r rezolutĂ«n 1701 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit – me vepra, e jo vetĂ«m me fjalĂ« – si zgjidhja e vetme pĂ«r tĂ« risjellĂ« stabilitetin nĂ« rajon”, tha forca e OKB-sĂ«.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, thotë se vetëm ushtria e Libanit dhe paqeruajtësit e OKB-së duhet të dislokohen në jug të Libanit.

The post OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur paqeruajtësit në Liban appeared first on Euronews Albania.

E leu me benzinë e i vuri flakën gruas, 45-vjeçari në lot në gjykatë: Më tradhtoi

Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

MĂ« 31 gusht, Bledar TrĂ«ndafili e spĂ«rkati me benzinĂ« dhe i vendosi flakĂ«n bashkĂ«shortes sĂ« tij, Melisa TrĂ«ndafili. Ai shprehu pendesĂ« para trupit gjykues, madje shpĂ«rtheu nĂ« lot, duke thĂ«nĂ«: “Jam penduar pĂ«r atĂ« qĂ« kam bĂ«rĂ«, por nuk jam nĂ« gjendje tĂ« shpjegoj pse shkova nĂ« atĂ« akt.”

Trëndafili ka shprehur dyshime të forta për tradhti nga ana e bashkëshortes, ndërsa pretendon se ajo i kishte ndaluar takimet me fëmijët.

“TĂ« gjitha kĂ«to e kanĂ« rĂ«nduar gjendjen time psikologjike. Madje, ditĂ«n qĂ« ndodhi ngjarja, kam shkuar pĂ«r t’i kĂ«rkuar tĂ« mĂ« lejonte tĂ« takoja fĂ«mijĂ«t,” tha ai.

Çifti ishte nĂ« proces divorci pĂ«r shkak tĂ« dhunĂ«s sĂ« ushtruar nga Bledar TrĂ«ndafili ndaj bashkĂ«shortes sĂ« tij, e cila kohĂ«t e fundit jetonte me dy fĂ«mijĂ«t e saj tĂ« mitur nĂ« njĂ« banesĂ« me qera nĂ« lagjen 1 tĂ« Korçës.

Ditën e ngjarjes, Bledar Trëndafili u rikthye për ta takuar për të disatën herë bashkëshorten, me qëllim që ta bindte të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së Melisës, krejt papritur, ai e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën. Gruaja qëndroi për ditë të tëra në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, por tani ndodhet në banesën e saj në kushte më të mira shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E leu me benzinë e i vuri flakën gruas, 45-vjeçari në lot në gjykatë: Më tradhtoi appeared first on Euronews Albania.

​Polici qĂ«llon me armĂ« nĂ«nĂ«n e tij nĂ« PrishtinĂ«

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

“PrishtinĂ« 04.10.2024-12:17. ËshtĂ« raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armĂ« viktimĂ«n femĂ«r kosovare-nĂ«nĂ«n e tij. Viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r tretman mjekĂ«sor nĂ« QKUK, PrishtinĂ«, ndĂ«rsa i dyshuari ndodhet nĂ« stacionin policor pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tutjeshme”, thuhet nĂ« raportin 24 orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Polici qĂ«llon me armĂ« nĂ«nĂ«n e tij nĂ« PrishtinĂ« appeared first on Euronews Albania.

I dënuar nga Gjykata e Elbasanit, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Vjena një shtetas shqiptar 26-vjeçar, të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Elbasanit.

I riu ndodhej nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pas dĂ«nimit pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”, kryer nĂ« bashkĂ«punim me individĂ« tĂ« tjerĂ«.

NĂ« vitin 2021,26-vjeçari ishte kapur nĂ« aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, ku transportonte, sĂ« bashku me katĂ«r tĂ« tjerĂ«, 10 emigrantĂ« sirianĂ« qĂ« kishin hyrĂ« ilegalisht nĂ« ShqipĂ«ri me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Pas ekstradimit, ai do t’i dorĂ«zohet DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve pĂ«r tĂ« vuajtur pjesĂ«n e mbetur tĂ« dĂ«nimit, rreth 2 vjet.

“Si rezultat i koordinimit tĂ« veprimeve operacionale, ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe homologĂ«ve nĂ« Austri, u finalizua procedura pĂ«r ekstradimin nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit N. A, 26 vjeç, i lindur nĂ« BulqizĂ«. Ai ishte i kĂ«rkuar ndĂ«rkombĂ«tarisht, pasi Gjykata e Elbasanit, nĂ« vitin 2022, e ka dĂ«nuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse nĂ« vitin 2021, u konstatua nĂ« aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, nĂ« vendin e quajtur “Ura e LizĂ«s”, duke transportuar me furgon, nĂ« bashkĂ«punim me 4 shtetas tĂ« tjerĂ«, 10 emigrantĂ« nga Siria qĂ« kishin hyrĂ« ilegalisht nĂ« ShqipĂ«ri dhe kishin destinacion shtetet e BE-sĂ«. Shtetasi N. A, do t’i dorĂ«zohet DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, pĂ«r tĂ« vuajtur pjesĂ«n e mbetur tĂ« dĂ«nimit me burgim, rreth 2 vjet,” thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post I dënuar nga Gjykata e Elbasanit, ekstradohet nga Vjena 26-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Floriana Garo kandidate për deputete në 2025, zëdhënësja e PD e zbulon në Euronews

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania gatishmërinë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo tha se pjesë e ambicies së saj politike është dhe kandidimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën logon e PD.

Garo apeloi që pjesë e listave të Partisë Demokratike të ketë më shumë përfaqësim të grave.

“Mendoj qĂ« gratĂ« duhet tĂ« marrin mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, mendoj se zoti Berisha do t’ia lĂ«rĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si edhe grave nĂ« hartimin e listave nĂ« zgjedhjet qĂ« do tĂ« vijnĂ« dhe do tĂ« shohim mĂ« shumĂ« prezencĂ« femĂ«rore. UnĂ« jam futur nĂ« kĂ«tĂ« parti edhe pĂ«r tĂ« shpalosur ambiciet e mia politike edhe pĂ«r tĂ« parĂ« se si ishte kjo fushĂ«. GjatĂ« kĂ«saj kohe, unĂ« kam mĂ«suar shumĂ« dhe kam dhĂ«nĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« opozitare, duke vĂ«nĂ« fytyrĂ«n time, mendjen dhe kohĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« parti. ËshtĂ« njĂ« evolucion qĂ« po shkon drejt kĂ«saj,” tha Garo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Floriana Garo kandidate për deputete në 2025, zëdhënësja e PD e zbulon në Euronews appeared first on Euronews Albania.

Garo zbulon detaje nga protesta e PD: S’do ketĂ« fjalime, do drejtohet nga qytetarĂ«t

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga protesta që Partia Demokratike pritet të mbajë më 7 tetor. Garo theksoi se në protestë nuk do të ketë dhunë, por do të përdoren metoda dhe forma demokratike të protestës.

“Rasti i zotit Berisha, i cili qĂ«ndron pa akuzĂ« i mbyllur nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij, pĂ«rveç kĂ«saj, edhe rasti i zotit Salianji, pra janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« seri komponentĂ«sh qĂ« pas protestave qĂ« vijojnĂ« nĂ« PartinĂ« Demokratike. Besoj se 7 tetori do tĂ« jetĂ« njĂ« kulm i kĂ«saj gjendjeje. Sigurisht qĂ« ne nuk flasim pĂ«r dhunĂ«, por flasim pĂ«r metoda demokratike tĂ« protestuarit. Ne nuk besojmĂ« tek armĂ«t, nuk jemi parti e tillĂ«. Por ne duam qĂ« zĂ«ri ynĂ« tĂ« dĂ«gjohet dhe tĂ« lĂ«mĂ« atĂ« shenjĂ«n se ne jemi kĂ«tu dhe duam ta mbrojmĂ« demokracinĂ« me çdo kusht”, tha Garo.

Ajo shtoi se në protestë nuk do të ketë fjalime apo persona që do ta udhëheqin, por do të jenë vetë demokratët që do ta organizojnë atë.

Sipas saj ky ndryshim në organizmin e formës së protestës nga opozita vjen për shkak së arritjes së pikës së vlimit të pakënaqësive të demokratëve.

“Ajo qĂ« mund t’ju them Ă«shtĂ« se protesta kĂ«tĂ« herĂ« do tĂ« organizohet nga vetĂ« protestuesit. Nuk do ketĂ« udhĂ«heqĂ«s nĂ« krye tĂ« protestĂ«s dhe ky Ă«shtĂ« ndryshimi nga protestat e tjera. NĂ«se nĂ« protestat e tjera ka pasur fjalime dhe njĂ« organizim mĂ« konçiz, kĂ«tĂ« herĂ« janĂ« vetĂ« demokratĂ«t qĂ« do ta organizojnĂ« protestĂ«n ashtu siç e ndiejnĂ«. Ky ndryshim ka ndodhur pasi ka ardhur pika e vlimit,” pĂ«rfundoi ajo.

Garo e përshkroi protestën si një mundësi për të mobilizuar mbështetësit dhe për të adresuar shqetësimet e qytetarëve për situatën aktuale në vend, duke theksuar se është koha për të vepruar dhe për të mbrojtur demokracinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Garo zbulon detaje nga protesta e PD: S’do ketĂ« fjalime, do drejtohet nga qytetarĂ«t appeared first on Euronews Albania.

PE-ja synon t’i shtyjĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor mĂ« pranĂ« BE-sĂ«

Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij.

Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor.

Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim.

Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

KĂ«to delegacione do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjegjĂ«se edhe pĂ«r bashkĂ«punimin me vendet e kĂ«tij rajoni – KosovĂ«n, ShqipĂ«rinĂ«, SerbinĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e HercegovinĂ«n – nĂ« kuadĂ«r tĂ« strukturave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta qĂ« parashihen me MarrĂ«veshjet e Stabilizim Asocimit (MSA).

MSA parasheh edhe dimensionin parlamentar të bashkëpunimit, andaj themelohen edhe delegacionet e përbashkëta.

Ato përbëhen nga delegacioni i PE-së për raportet me vendin përkatës në njërën anë dhe deputetët nga parlamenti kombëtar i atij vendi në anën tjetër.

Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.

Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai.

Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur njĂ« interesim mjaft tĂ« madh tĂ« deputetĂ«ve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«tyre delegacioneve, sikur edhe pĂ«r postet udhĂ«heqĂ«se nĂ« to.

Java e fundit e muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor u shĂ«nuan me njĂ« varg takimesh dhe mbledhjesh pĂ«r t’i zgjedhur kryesuesit e kĂ«tyre delegacioneve.

Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.

Stier ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kroacisë, ndërsa më herët edhe deputet i Parlamentit Evropian.

Me dosjen e Kosovës ai është marrë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka qenë shef i Grupit të Partive Popullore Evropiane.

Në mbledhjen konstituive të delegacionit për Kosovën dhe për Bosnje e Hercegovinën, Davor Ivo Stier ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit me partnerët nga Kuvendi i Kosovës në avancimin e këtij vendi në procesin e integrimeve evropiane.

“NĂ« KosovĂ«, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit ka mbajtur takime tĂ« rregullta qĂ« nga viti 2016 kur Ă«shtĂ« themeluar. Kemi parĂ« njĂ« progres inkurajues nĂ« reformat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r ta luftuar korrupsionin. MegjithatĂ«, mbetet njĂ« punĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r t’u bĂ«rĂ«, sidomos nĂ« normalizimin e raporteve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« kyç pĂ«r stabilitetin afatgjatĂ« tĂ« rajonit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Për secilin vend të rajonit ekziston një delegacion i posaçëm, ndërsa ai për Kosovën është edhe delegacion për raportet me Bosnje e Hercegovinën.

Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë.

Shef i delegacionit për Serbinë do të jetë deputeti konservator nga radhët e Partisë Popullore Evropiane nga Qiproja, Loucas Fourlas.

Thomas Waitz, deputet i Të Gjelbërve nga Austria, është zgjedhur kryesues i delegacionit për raportet me Malin e Zi.

Për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, do të jetë deputeti i Partisë Popullore Evropiane nga Kroacia, Karslo Resler.

TĂ« zgjedhurit nĂ« postet e kryesuesve tĂ« delegacioneve kanĂ« paralajmĂ«ruar se shumĂ« shpejt do t’i nisin kontaktet me kolegĂ«t e tyre nga vendet e rajonit tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor dhe me parlamentet nacionale tĂ« kĂ«tyre vendeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku nĂ« agjendĂ«n e reformave.

Deputetët e Parlamentit Evropian presin nga kolegët e tyre në rajon që të jenë maksimalisht të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre, sepse dimensioni parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e kushteve për progres në procesin e integrimeve evropiane. Kjo, për faktin se në këtë proces nevojiten shumë reforma ligjore dhe të gjitha ato duhet të kalojnë edhe përmes parlamenteve nacionale.

Tani pritet që në Komisionin e Politikës së Jashtme të ndahen edhe rolet e raportuesve për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë përgjegjësi edhe më të mëdha, sepse i hartojnë dhe negociojnë raportet vjetore për vendet e rajonit, të cilat në fund votohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.

SĂ« pari, pritet qĂ« grupet kryesore politike tĂ« ndajnĂ« mes vete se cilit grup do t’i takojĂ« roli i raportuesit pĂ«r cilin shtet. Pastaj, grupet do t’i nominojnĂ« kandidatĂ«t e tyre.

NĂ« 15 vjetĂ«t e fundit, raportuesi pĂ«r KosovĂ«n ka qenĂ« nga radhĂ«t e TĂ« GjelbĂ«rve. Raportuesja e fundit ishte deputetja gjermane, Viola von Cramon – Taubadel.

Të Gjelbërit, sipas burimeve nga Parlamenti Evropian, do të preferonin ta kenë përsëri raportuesin për Kosovën, por meqë ky grupim politik ka shënuar rënie të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nuk është ende e sigurt nëse partitë tjera do të pajtohen për një gjë të tillë.

Zgjedhja e raportuesit për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të përfundojë para fundit të muajit tetor./REL

The post PE-ja synon t’i shtyjĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor mĂ« pranĂ« BE-sĂ« appeared first on Euronews Albania.

Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli bombardon banesën ku strehohej në Liban

Një sulm ajror izraelit ka ndodhur në një kamp refugjatësh në veri të Libanit, duke lënë të vrarë një komandant të Hamasit, sipas një njoftimi të bërë nga grupi më 5 tetor. Ky incident përfaqëson herën e parë që Izraeli godet këtë zonë që nga fillimi i luftës në Gazë më 7 tetor 2023.

Saeed Attallah Ali, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre humbën jetën nga bombardimet në shtëpinë e tyre në kampin Bedavi, afër qytetit Tripoli. Ky sulm pason një seri sulmesh të përqendruara ndaj anëtarëve të Hamasit në Liban, me grupin që pretendon se të paktën 18 anëtarë të tij janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë.

Së fundmi, Hamasi konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij në Liban, Fatah Sharif Abu al-Amine, në një sulm në kampin Al-Bas në jug të Libanit. Më herët, në gusht, komandanti Samer al-Hajj u vra gjithashtu gjatë një sulmi ajror izraelit në Sidon.

Disa nga sulmet e tjera të dokumentuara përfshijnë vrasjen e zëvendësshefit të Hamasit, Saleh al-Aruri, gjatë një operacioni që dyshohet se u krye nga Izraeli në janar, ku u vranë gjithashtu gjashtë radikalë të tjerë palestinezë në jug të Bejrutit.

Libani ka shumë kampe refugjatësh palestinezë, të krijuara pas shpërnguljes masive të palestinezëve gjatë luftës së vitit 1948, kur u krijua Izraeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli bombardon banesën ku strehohej në Liban appeared first on Euronews Albania.

❌