Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij.
Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor.
Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim.
Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
KĂ«to delegacione do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjegjĂ«se edhe pĂ«r bashkĂ«punimin me vendet e kĂ«tij rajoni â KosovĂ«n, ShqipĂ«rinĂ«, SerbinĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje e HercegovinĂ«n â nĂ« kuadĂ«r tĂ« strukturave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta qĂ« parashihen me MarrĂ«veshjet e Stabilizim Asocimit (MSA).
MSA parasheh edhe dimensionin parlamentar të bashkëpunimit, andaj themelohen edhe delegacionet e përbashkëta.
Ato përbëhen nga delegacioni i PE-së për raportet me vendin përkatës në njërën anë dhe deputetët nga parlamenti kombëtar i atij vendi në anën tjetër.
Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.
Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetës i fuqishëm i avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Këtë e ka shprehur edhe në deklaratat e përbashkëta të delegacioneve ndërparlamentare, por edhe në raportet dhe rezolutat e miratuara nga vetë ai.
Ndonëse ka pasur disa ndryshime në përbërjen e Parlamentit Evropian në këtë mandat, pasi është rritur numri i deputetëve nga partitë e ekstremit të djathtë, shumica e deputetëve të tashëm janë të bindur se nuk do të ketë zvogëlim të mbështetjes për procesin e zgjerimit e as për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ka pasur njĂ« interesim mjaft tĂ« madh tĂ« deputetĂ«ve pĂ«r tâu bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«tyre delegacioneve, sikur edhe pĂ«r postet udhĂ«heqĂ«se nĂ« to.
Java e fundit e muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor u shĂ«nuan me njĂ« varg takimesh dhe mbledhjesh pĂ«r tâi zgjedhur kryesuesit e kĂ«tyre delegacioneve.
Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, e po ashtu edhe i delegacionit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asociimit, do të jetë deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier.
Stier ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Kroacisë, ndërsa më herët edhe deputet i Parlamentit Evropian.
Me dosjen e Kosovës ai është marrë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka qenë shef i Grupit të Partive Popullore Evropiane.
Në mbledhjen konstituive të delegacionit për Kosovën dhe për Bosnje e Hercegovinën, Davor Ivo Stier ka thënë se i gëzohet bashkëpunimit me partnerët nga Kuvendi i Kosovës në avancimin e këtij vendi në procesin e integrimeve evropiane.
âNĂ« KosovĂ«, Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit ka mbajtur takime tĂ« rregullta qĂ« nga viti 2016 kur Ă«shtĂ« themeluar. Kemi parĂ« njĂ« progres inkurajues nĂ« reformat demokratike, zhvillimin ekonomik dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r ta luftuar korrupsionin. MegjithatĂ«, mbetet njĂ« punĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tâu bĂ«rĂ«, sidomos nĂ« normalizimin e raporteve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« kyç pĂ«r stabilitetin afatgjatĂ« tĂ« rajonitâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Për secilin vend të rajonit ekziston një delegacion i posaçëm, ndërsa ai për Kosovën është edhe delegacion për raportet me Bosnje e Hercegovinën.
Deputeti Marco Tarquinio, social-demokrat nga Italia, do të jetë shef i delegacionit për Shqipërinë dhe i delegacionit të përbashkët të MSA-së me Shqipërinë.
Shef i delegacionit për Serbinë do të jetë deputeti konservator nga radhët e Partisë Popullore Evropiane nga Qiproja, Loucas Fourlas.
Thomas Waitz, deputet i Të Gjelbërve nga Austria, është zgjedhur kryesues i delegacionit për raportet me Malin e Zi.
Për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, do të jetë deputeti i Partisë Popullore Evropiane nga Kroacia, Karslo Resler.
TĂ« zgjedhurit nĂ« postet e kryesuesve tĂ« delegacioneve kanĂ« paralajmĂ«ruar se shumĂ« shpejt do tâi nisin kontaktet me kolegĂ«t e tyre nga vendet e rajonit tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor dhe me parlamentet nacionale tĂ« kĂ«tyre vendeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku nĂ« agjendĂ«n e reformave.
Deputetët e Parlamentit Evropian presin nga kolegët e tyre në rajon që të jenë maksimalisht të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre, sepse dimensioni parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmbushjen e kushteve për progres në procesin e integrimeve evropiane. Kjo, për faktin se në këtë proces nevojiten shumë reforma ligjore dhe të gjitha ato duhet të kalojnë edhe përmes parlamenteve nacionale.
Tani pritet që në Komisionin e Politikës së Jashtme të ndahen edhe rolet e raportuesve për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ata kanë përgjegjësi edhe më të mëdha, sepse i hartojnë dhe negociojnë raportet vjetore për vendet e rajonit, të cilat në fund votohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.
SĂ« pari, pritet qĂ« grupet kryesore politike tĂ« ndajnĂ« mes vete se cilit grup do tâi takojĂ« roli i raportuesit pĂ«r cilin shtet. Pastaj, grupet do tâi nominojnĂ« kandidatĂ«t e tyre.
NĂ« 15 vjetĂ«t e fundit, raportuesi pĂ«r KosovĂ«n ka qenĂ« nga radhĂ«t e TĂ« GjelbĂ«rve. Raportuesja e fundit ishte deputetja gjermane, Viola von Cramon â Taubadel.
Të Gjelbërit, sipas burimeve nga Parlamenti Evropian, do të preferonin ta kenë përsëri raportuesin për Kosovën, por meqë ky grupim politik ka shënuar rënie të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nuk është ende e sigurt nëse partitë tjera do të pajtohen për një gjë të tillë.
Zgjedhja e raportuesit për Kosovën dhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të përfundojë para fundit të muajit tetor./REL
The post PE-ja synon tâi shtyjĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor mĂ« pranĂ« BE-sĂ« appeared first on Euronews Albania.